Sunday, July 23, 2006

Greqia, komision parlamentar për emigracionin

ATHINË - Parlamenti grek ka pranuar propozimin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare PASOK, Jorgo Papandreu, për krijimin e një komisioni parlamentar për emigracionin. Tani e tutje, çështjet e emigracionit do të kenë një prani të përhershme institucionale në Parlamentin grek. Kjo do të realizohet nëpërmjet funksionimit të një komisioni parlamentar, ç’ka kryetari i partisë kryesore të opozitës, PASOK, Jorgo Papandreu, e kishte kërkuar muajin e kaluar me një letër drejtuar kryetares së Parlamentit. Në propozimin e tij, zoti Papandreu theksonte se objekti dhe qëllimi i këtij komisioni do të jetë hartimi dhe sugjerimi i propozimeve për një integrim thelbësor dhe funksional të emigrantëve në shoqërinë greke, për garantimin e të drejtave individuale, sociale, dhe politike të tyre. Zoti Papandreu e argumentonte propozimin e tij me faktin se siç theksonte, masat legjislative e administrative që janë marrë deri tani, nuk u kanë dhënë zgjidhje problemeve, sipas tij kardinale për emigrantët. Në këto çështje ai rendit arsimimin, punësimin dhe mbrojtjen sociale, si dhe të drejtat politike, ku përfshin të drejtën e votës dhe të marrjes së nënshtetësisë. Zoti Papandreu kishte vënë në dukje kontributin e veçantë të më shumë se një milion emigrantëve gjatë 15 viteve të fundit. “E ardhmja e shoqërisë sonë, varet veç të tjerash edhe nga mënyra se si do të trajtojmë problemin e emigracionit”, theksonte zotit Papandreu. Komisioni parlamentar do të përbëhet nga 15 anëtarë, sipas ndarjes proporcionale, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe eurodeputetë.

Ky lajm është publikuar: 24/12/2005

Sot, 120 qirinj për Jahajn e emigrantët e vrarë

Të dielën më 15 janar manifestim i madh në Athinë ku kërkohet drejtësi përballë vrasjeve raciste

Sot Greqia vihet përballë nderit dhe dinjitetit të saj, për vrasjen e të riut 17 vjeçar shqiptar në orët e para të vitit 2006. Mjafton një pakujdesi e vogël dhe gjërat mund të marrin përmasa të papëlqyera. Në qytetin e Kretës Rrethimno, ku një grup barbarësh masakruan 17 vjeçarin Edison Jahaj, zhvillohet një protestë paqësore antiraciste. Të gjithë emigrantët, pritet të jenë në këmbë kundra racizmit, dhunës dhe ksenofobisë, në emër të mbrojtjes së jetës së njeriut. Mënyrën e marrjes së jetës së djaloshit shqiptar, nuk mund ta përmbajë asnjë llogjikë njerëzore. Edison Jahaj ishte një fëmije që i morën jetën vetëm pse ishte shqiptar. Ndizet një tjetër qiri, për një fëmijë që në moshën 13 vjeçare njohu emigracionin e egër në Greqi, një fëmijë i cili u vra pse një bashkatdhetar guxoi dhe veshi fanellën ku ishte stamposur flamuri i vëndit të tij...Një fëmi që lau me gjak tokën e huaj, nga ku nëna e tij nuk di nga t’ia filloj për ta qarë, ashtu sikur dhe babai i tij invalid nuk mundi ta mbronte nga vrasësit grek. Ndizet një qiri, për një fëmijë që asnjëherë nuk do të shohë më prindërit, shokët dhe sokakun e tij, një qiri për një “qytetar” emigrant që ëndrrat e tij u shuan shumë shpejt në vëndin fqinjë, në “djepin” ku lindi demokracia... Në një vënd të lirë e demokraci asnjë nuk ka të drejtë të vëndosë për të marrë jetën e një njeriu, sikur çfarëdo të kishte bërë shqiptari, pasi ka ligje ...Po, në të vërtetë ligje ka dhe këto zbatohen vetëm në dëm të huajve.Pak orë mbas ngjarjes, në orët e mëngjezit një kanal televiziv kishte ftuar dy deputetë nga dy partitë e mëdha, ku njeri nga këta më parë kishte qenë edhe minister i Rendit në qeverinë e mëparshme Simitis. Më pak se 5 minuta, ky kanal trajtoi këtë ngjarje ku shqetësimi më i madh për ish ministrin e rendit Kostas Gjitonas nuk ishte vrasja e djaloshit shqiptar, por mënyra dhe përcjellja e trupit të viktimës nga shumë emigrantë me arkivolin në krah mbuluar me flamurin shqiptar, se sipas tij veprimi i emigrantëve shqiptarë nuk ishte i mirë, pasi prishte imazhin Greqisë. Në mënyrë të ashpër ai ka kritikuar edhe një vajzë përfaqësuese të forumit të Rrethimnos, duke thënë se “është turp që ju përfaqësoni komunitetin shqiptar” pasi gabimi i saj ishte se e cilësoi këtë vrasje, si një veprim racist. Deputeti i partisë konservatore “Demokracia e Re” Panos Kamenos, pasi ka mbështetur kolegun e tij për gabimin që bëri, u shpreh se “fëmija mund të shpëtonte po të hidhej nga taraca në tjetrën...Sa ironi. Në kanalet televizive, apo në shtypin e përditshëm në faqet e para shikojmë të shkruara i “rrezikshëm”, i “egër”, “allvanos”, “rus” etj, por nuk është thënë kurrë se autori i krimit është grek. Çdo ditë shikojmë se drejtësia vëndase me histerizëm në emër të ligjit ka mundur të realizojë që në 50% të burgjeve të jenë të huaj, në jë kohë kur të huajt mbajnë përgjegëjsi vetëm për 2-3% të krimeve të ndryshme.Dhe së fundi. Nuk e di si do të ndjeheshin këta deputetë e ish-ministra, në qoftë se në shtëpitë e tyre do të kishin përjetuar të njëjtën ngjarje, të futeshin në të gdhirë brenda në shtëpi 7 njerëz duke të thyer derën, t’i shajnë dhe ofendojnë e t’i rrahin prindërit, të ndjekin fëmijët e tyre deri në taracë e ta therrin si kafshë? Dhe për këtë duhet të ketë turp komuniteti shqiptar...Të ndezim 120 qirinj për shqiptarët e vrarë, me shpresë se këtë radhë drejtësia greke do të veprojë njëlloj sikur emigrantët e vrarë shqiptarë të ishin qytetarë të saj. Të mërkuren të gjithë në demostratë paqësore, pasi jeta jonë varet vetëm në duart tona, në duart e të gjithë emigrantëve, jemi të vetëm që do të demostrojmë për të mbrojtur jetën, të drejtat dhe nderin tonë, për të mos lënë më raste të tjera që të vrasin fëmijët tanë. Të mos lëmë vetëm familjen e Edisonit të ndezë qirinj, por të gjithë sëbashku të zbusim sadopak dhimbjen, vetëm kështu mund të luftojmë turpin e një pjesë të shoqërisë vëndase me thirrjen “Poshtë Racizmi”.... Shoqëria vendase po paguan sot politikën e gabuar shumë vjeçare të emigracionit në këtë vend, po më shumë se kurrë po e paguan emigracioni shqiptar. Kjo vrasje e shton numrin e viktimave shqiptarë në 120, edhe pse organet e policisë akoma nuk e këtë cilësuar vrasje si një veprim racist, një problem ky që duhet të shqetësojë seriozisht Greqinë, pasi nuk ka gjë më të shtrejntë se jeta e një njeriu…Vrasja në festën e Vitit të RiEnde pa u zbardhur mirë dita e parë e vitit ti ri 2006, një viktimë tjetër shqiptar 17-vjeçar trondit opinionin vendas të ishullit të Kretës. Rreth orës pesë e gjysëm të mëngjesit, një grup grekësh pasi thyejnë derën e shtëpisë në rru­gën “Panu Koroneu”, nr. 46, në lagjen e vjetër të qytetit Rrethimno, godasin për vdekje me thikë djaloshin 17-vje­çar, Edison Zahaj. Krimineli i kësaj tragjedie është një 18-vjeçar nga i njëjti qytet, ku sëbashku me të jatin kryen krimin përpara syve të babait të viktimës, i cili prej vitesh dergjej i sëmurë në shtrat. Sipas burimeve të medias po ashtu edhe të dëshmitarëve grekë dhe shqiptarë të cilët ishin prezent, shkaku i kësaj vrasje ishte se një fëmijë shqi­ptar kishte veshur një “bluzë të kuqe”, ku simbolizonte flamurin shqiptar, për “një pjesë” raciste të këtij qyteti. Në këtë përleshje në një kafe-restorant plagoset lehtë një i ri grek. Më pas të dy palët shpërndahen të qetë, duke menduar se historia u mbyll.Por pas disa orësh, në të gdhirë, rreth orës pesë e gjysëm, një grup prej 8-9 vetësh shkojnë në shtëpinë e familjes shqiptare, me pretekstin e vetëm për të shpaguar atë që ndodhi disa orë më parë. Pasi thyejnë derën e mbyllur të shtëpisë, grupi futet brenda.

Ky lajm është publikuar: 11/01/2006

Emigrantët shqiptarët, të dielën protestë e madhe në Athinë

Të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, me anë organizmit që i përfaqëson dolën me një deklaratë të fortë proteste ku dënonin vrasjen e 17 vjeçarit Edison Zahaj, në një qytet të ishullit të Kretës. Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi bën te ditur se një tubim i madh proteste do të zhvillohet në kryeqytetin e Greqisë Athinë, më datën 15 janar. Ndërkohë që familjarët e të riut që u ther barbarisht me 17 goditje thike në trup, janë në vendlindje për ceremoninë e lamtumirës, organizatorët e tubimeve në Kretë dhe Athinë, kanë vendosur që protesta që ishullin ku ndodhi tragjedia të zhvillohet sot, ndërsa në Athinë mitingu do të zhvillohet ditën e dielë. Në deklaratën e federatës së shoqatave shqiptare të emigrantëve në Greqi, e të firmosura nga Flutura Tafilaku dhe Jovan Mëhilli, përkatësisht sekretare dhe kryetar, theksohet se “Dënojmë aktin e dhunshëm e të turpshëm që i mori jetën të riut emigrant Edison Zahaj, me banim në Rethimno të Kretës, nga persona vendas të cilët sulmuan barbarisht familjen Zahaj, duke manifestuar urrejtjen ndaj të huajve, pra atë që quhet racizëm”. Sipas organizmit që përfaqson të drejtat e shqiptarëve në Greqi, “Ky veprim i papërgjegjshëm, pavarësisht se u bë për motive të dobëta, nuk ka për të cënuar aspak marrëdhëniet e mira ndërmjet shoqërisë së përparuar greke dhe emigrantëve shqiptarë, që kanë derdhur djersën e, pse jo, edhe kanë dhënë jetë njerëzish për përparimin e begatinë e këtij vendi”. Ndërkohë, Federata e Shoqatave shqiptare në Greqi, në njoftimin për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë të Kretës, bën të ditur se ku tubim është paqësor dhe kërkon të krijojë frymën e mirëkuptimit midis grekëve dhe shqiptarëve. Sipas organizatorëve qëllimi i protestës së funsdjavës, është që të mbahet qëndrim i ashpër ndaj krimeve të kësaj natyre. Sipas organizatorëve të protestës theksohet se “për fat të keq, ka situata të shëmtuara dhe të dhimbshme që krijojnë klimë tensioni, si ajo e 1 janarit 2006 me dhunimin e banesës dhe vrasjen e të riut shqiptar Edison Latif Zahaj”.

Ky lajm është publikuar: 11/01/2006

Prej vitit 1991, në Greqi u vranë 120 shqiptarë

Bashkimi Europian nëpërmjet “Eurobaromentrit” dhe disa organizata të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar Greqinë, si vend ku shkelen rëndon të drejtat e emigrantëve dhe ku racizmi dallohet në nivel të lartë. Për këto veprime raciste kundra emigrantëve Greqia nuk ka mbetur jashtë vëmëndjes së opinionit ndërkombëtar, të cilët jçdo vit e kanë kritikuar ashpër. Vetëm për vitin 2000 ky vënd kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Ëatch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqia. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vënde të tjera vijnë në greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...Greqia, kampione në Europë për ksenofobi dhe racizëmPër ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizën kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Europian e ka renditur Greqinë në vënd të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve. Në vitin 1999 barometri vëndas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve. Gjatë emigracionit në Greqi popullit shqiptar i janë vrarë mbi 120 njerëz të pafajshëm, ku për çudinë e të gjithë shqiptarëve asnjë nga këta vrasës nuk janë dënuar nga drejtësia vëndase. Po t’i hedhim një sy statistikave të viteve të mëparshëm do të shohim se viktimat shqiptarë nuk kanë qenë vetëm të mekanizmit shtetëror, por më e keqja është se u la të lirë një pjesë të popullit të bëjnë krime.Në 50 muaj 47 emigrantë të vrarëProfili i krimeve në këtë vënd ka filluar që në vitet e para të emigracionit ku emigrantët ishin të pa mbrojtur nga askush, si nga vëndi i tyre ashtu edhe nga vëndi prites. Në periudhën nëndor 92 mars 97 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer nga mekanizmi shtetërorë(policia) kundra emigrantëve 83 sulme, nga populli 67 sulme. Lidhur me këto vrasje, kryetari i i organizatës antiraciste për Europën, Takis Janopulos është shprehur se “këto shifra nuk mund t’i kundërshtojë dot më asnjë njeri, askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përpara 120 vrasjeve makabre. Por deri kur? Përse këto vrasje vihen në arshivë dhe nuk gjykohen vrasësit.?...

Ky lajm është publikuar: 11/01/2006

Greqia paditet në Gjykatën Evropiane për emigrantët

ATHINË - Greqia së shpejti do të vihet përballë padisë së Komisionit Europian, i cili ka rezervuar të drejtën që ta padisë atë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Jo pak, por dy vite më parë, më 23 janar 2003, ka hyrë në fuqi udhëzimi i Komisionit Europian me nr. 109/2003, i cili u jep të drejta të plota emigrantëve që vinë nga vendet e “botës së tretë” të përfitojnë të njëjtat të drejta me vendasit në tregun e punës, të gëzojnë njëkohësisht lirinë e lëvizjes e të stabilizimit të plotë tyre. Sipas udhëzimit, të drejtat i përfitojnë ata emigrantë të cilët ndodhen në Greqi dhe kanë njëkohësisht mbi 5 vite qëndrim të ligjshëm dhe kanë të drejtë të shkojnë për të punuar e jetuar në çdo vend të Bashkimit Europian, përveç tre vendeve skandinave si, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandës dhe Danimarkës, të cilat në vitin 1997 janë përjashtuar nga zbatimi i disa dispozitave të Traktatit të Amsterdamit, në fushën e drejtësisë dhe të çështjeve të tjera të brendshme të këtyre vendeve.
Udhëzimi
Sipas Komisionit Europian emigrantët e ardhur nga vendet e”botës se tretë” që jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Europian, të cilët plotësojnë këto kushte arrijnë sot në numrin 10.000.000 njerëz. Komisioni bën të ditur se vendet anëtare Austria, Polonia, Lituania, Sllovenia, Sllovakia, ishin pesë vendet e para që kanë përshtatur në legjislacionin kombëtar të tyre këtë udhëzim të BE-së. Por, vendet e tjera, përfshirë këtu edhe Greqinë ende nuk kanë marrë në konsideratë këtë udhëzim të komisionit, ku duhej të ishte kryer qysh më 23 janar të vitit 2006, duke pasur në dispozicionin e tyre plot dy vite (që nga 23 janari 2003). Për shkelje dhe moszbatim të udhëzimit në lëvizjen e lirë të emigrantëve brenda kushteve të caktuara, Komisioni ka rezervuar të drejtën që të padisë Greqinë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë së bashku me vendet e tjera, që të mësohen e të disiplinohen me udhëzimin komunitar dhe këtë udhëzim t’ua bashkëngjisin legjislacionit kombëtar të tyre.
Reagimi
Refuzimi i udhëzimit të Komisionit Europian nga qeveria greke, bëhet për arsye se ajo me çdo kusht do që emigrantët të jenë pengje të interesave politike dhe ekonomike. Dihet se deri më sot vitet e punuara të emigrantëve në Greqi nuk u njihen për pension, por vetëm për legalizim një-dyvjeçar. Është një padrejtësi e një vjedhje që u është bërë emigrantëve prej vitesh, një veprim që ndodh vetëm në vendet pirate, por jo në vende europiane. Ndërkohë ndaj vendimit të qeverisë ka reaguar ashpër sekretari i Konfederatës së Sindikatës Greke për Emigrantët, Jorgos Alivizakis. Sipas tij, “një gjë e tillë është skandal. U kërkojnë nga 150 deri në 200 ensima (pulla të ditëve të punuara) në kohën që mjaftonin vetëm 50 ensimat për rinovimin e librezës së shëndetit, ashtu siç vlen për të gjithë dhe natyrisht edhe për grekët”.

Ky lajm është publikuar: 29/01/2006

“Do të shkurtojmë afatin për rinovimin e lejeve për emigrantët”

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Athinë, një nga ish-drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike, Vili Minarolli, deklaron se si detyrë kryesore të punës së tij, do të jetë zgjatja e afatit që kërkohet nga autoritetet greke për rinovimin e dokumenteve. Sipas Minarollit, aktualisht ajo që i shqetëson shqiptarët këtu, është afati i shkurtër që kërkohen rinovimi i dokumentave nga autoritetet greke. Në intervistën për “Ballkan”, ambasadori Minarolli, flet për edhe për marrëdhëniet me politikanët grekë, por dhe me problemet në shërbimin diplomatik... Zoti ambasador, ju urojmë mirëseardhjen dhe punë të mbarë në detyrën tuaj të re! Cilat do të jenë prioritetet tuaja në këtë detyrë?Ju faleminderit, edhe unë ju uroj mbarësi në këtë fillim viti, ku dëshiroj të kemi bashkëpunim të mbarë në detyrat tona reciprokë për interes të pëgjithshëm të kombit tone. Për gati 20 vjet, ju punuat në arsim me detyra të rëndësishme, por sot ju jeni një politikan i shquar i Partisë Demokratike. A kishit menduar ndonjëherë se do të merreshit me politikë, por edhe me diplomaci? Njeriu kurdoherë mendon shumë për veten e tij, që janë në varësi të vetë moshës, ku disa nga dëshirat i realizohen, ndërsa të tjerat mbeten ëndra dhe që më pas përpiqet t’i realizojë tek pasardhësit. Por unë sot, pas një eksperience dhe kariere të gjatë në fushën e arsimit, të politikës e diplomacies, them se rrjedha e jetës së njeriut është e kushtëzuar nga disa rrethana, që janë brenda tij, ose më saktë mendoj se janë të lidhur me një traditë të trashë-gueshme. Duke qenë djali i Shefki Minarollit, si dhe nipi i Qazimit, Abdylit, Engjëllit dhe i Kudret Kokoshit, të pushkatuar apo të burgosur nga rregjimi komunist si kundërshtarë politikë të rregjimit, unë jo vetëm u ushqeva me ndjenjën e antikomunizmit, por edhe politika ishte një “profesion” i familjes . Në ambientin ku u rrita flitej vetëm për politikë, sigurisht edhe për njerëz të shquar e të mëdhenjë të politikës, diplomacisë apo kulturës botërore. Në shtëpinë e tezës sime, me Ali Asllanin, unë kaloja shumë kohë sepse ditë e netë, pasi veç orendive të zakonshme e të domosdoshme kishte vetëm libra, nga enciklopeditë më të mëdha të kohës e deri tek autorët më të mëdhenjë të letërsisë dhe historisë botërore. Dua të them edhe diçka më intime: Ali Asllani që ishte babai im shpirtëror, gjithkush e njeh atë si një poet të madh, por, po kaq i madh ai ka qenë edhe në diplomaci, ku në vitet 1926-1928 ka qenë ambasador në Athinë.Për të ardhur edhe njëherë tek pyetja juaj, si dhe për të qenë i sinqertë, për çka më pyesni, para vitit 1990, unë as që e kisha menduar ndonjëherë dhe as më kishte shkuar ndërmend një gjë e tillë. Në ato vite, kur punoja në Kuçovë, apo në Institutin e Studimeve Pedagogjike, synimet e mia ishin vetëm në drejtim të shkencës, të matematiks, por në veçantitë pedagogjisë.Si e pritët emërimin tuaj në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, nisur nga fakti se më parë, në vitet ‘90, ju keni qenë ambasador edhe në Beograd?Pikërisht, nga kjo eksperiencë, propozimi i kryeministrit nuk qe si të thuash një shkreptëtimë në qiell të hapur, por pa asnjë dyshim ishte një vlerësim nga ana e zotit Berisha. Duke e njohur që herët, si një nga studentët e shkëlqyer të mjeksisë dhe si një nga shkectarët e shquar të mjeksisë, nuk mund të mos them se në fillimet e 90-tës, njoha tek zoti Berisha shumë më tepër virtute, që do të doja t’i kisha edhe unë vetë. Gjithnjë e kam konsideruar veten time si një nga bashkëpunëtorët mëtë afërt të tij dhe unë e konsiderova propouimin e Kryeministrit si një dëshirë për të bashkëpunuar përsëri shumë afër. Emërimi im në Athinë është një detyrë shumë e rëndësishme diplomatike dhe politike dhe ajo do të jetë e orientuar në zhvillimin pa asnjë kufizim të mardhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit me vendin fqinjë dhe popullin mik grek, në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Europë. Por, jo vetëm kaq. Siç dihet në Greqi jeton dhe punon një komunitet shumë i madh shqiptar dhe ambasada e Shqipërisë në Athinë do të jetë institucioni i parë shqiptar, që ata do t’i drejtohen për të zgjidhur problemet e tyre. Por nevojat e këtij komuniteti nuk lidhen vetëm me hallet e tyre. Tashmë, pas gati 15 vjetësh të integruar në shoqërinë greke, ata kanë nevojë për të ruajtur më tej interesat e tyre kulturore, shpirtërore, ekonomike e sociale. Këto të gjitha unë i shoh si pjesë të rëndësishme të detyrës time. Ju keni ardhur disa herë në Greqi, cili është imazhi juaj për këtë vend?Fakti që kam ardhur disa herë do të thotë se më ka pëlqyer. Ndjehesh krenar për atë çka ka arritur populli grek, gjatë atij gjysëm shekulli që ne u zhytëm në errësirë. Por është edhe një popull me tradita të shkëlqyera të mikpritjes. Kujtoni qindra e mijra shqiptarë që jetojnë këtu, që punojnë si të gjithë grekët, që në sajë të punës kanë përmirësuar gjëndjen e tyre ekonomike, që fëmijët ndjekin shkollat si të gjithë të tjerët. Padyshim që ndjehesh krenar, kur mendon që je në djepin e kulturës botërore, atje ku lindi demokracia, letërsia, arti, sportet e pothuajse gjithçka që ka sot njerëzimi.Sot ju jeni i vetmi ambasador ku kini të bëni me komunitetin më të madh të emigracionit shqiptar. Ç’mund të na thoni për këtë gjë lidhur me shërbimin konsullor. Cili do të jetë prioriteti dhe filozofia juaj?Shërbimi konsullor i ambasadës është pjesë e rëndësishme e veprimtarisë këtu. Kjo për vetë faktin se kërkesat e autoriteteve greke për rinovimin e dokumentacionit të emigrantëve kërkojnë miratimin dhe vertetimin nga autoritet shqiptare, rol që e kryejmë ne. Së dyti është problemi i paisjes të qytetarëve shqiptarë me pasaporta të reja, ku kryen një sërë proçedurash, si plotësimi i formularëve, apo hartimi i prokurave, etj. Ajo që i shqetëson shqiptarët këtu, është afati i shkurtër që kërkohen rinovimi i dokumentave nga autoritetet greke, për dhënien e lejeve të qëndrimit dhe me gjithë përmirësimet në vazhdimësi të legjislacionit grek, klima e marrëdhënieve, por sidomos reputacioni i mirë në rritje e vetë shqiptarëve këtu do të jetë faktori kryesor që këto afate të jenë më të gjata. Së dyti, synimi im është që emigrantët këtu të kenë sa më shumë lehtësi, duke shërbyer në kohën që përshtatet me rrethanat e tyre dhe në mënyrë sa më ligjore dhe profesionale.

Ky lajm është publikuar: 15/02/2006

Ambasadori në nëntor: Do japim asistencë ligjore për emigrantët

Në intervistën e dhënë për gazetën “Ballkan”, më 12 nëntor, Minalolli, premtonte se problemi i emigrantëve shqiptarë, do të ishte një nga prioritetet e punës së tij. Sipas diplomatit shqiptar në Athinë, “problemi i emigrantëve, padyshim, ka qenë prioritar edhe në punën e paraardhësve dhe progresi që është arritur është edhe rezultat i kësaj pune. Pra, është arritur një standard, që shprehet në integrimin e gati 90 për qind të shqiptarëvë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Unë jam njohur me këtë progress dhe dëshiroj të shpreh vlerësimin për masat e marra nga Qeveria greke dhe mirëkuptimin për bashkëjetesë të shoqërisë greke. Ka probleme që duhet të avancohen, për standarde të reja, siç është problematika e lehtësimit të procedurave të legalizimit, i lehtësirave në periudhën e lëvizjeve për në atdhe, e mësimit të gjuhës amtare, etj. Por, ne duhet të shkojmë edhe më tej. Unë mendoj se ne kemi mundësi për më shumë asistencë ligjore për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, më shumë asistencë ekonomike dhe financiare, që të mund t’i drejtojnë kapitalet e tyre edhe në drejtim të vendit të vet, për veprimtari më të gjera kulturore e shkencore si mënyra rëndësishme të afrimit më të ngushtë të dy popujve tanë etj.

Ky lajm është publikuar: 15/02/2006

Shqipëria, më aktive në mbrojtjen e drejtave të emigrantëve

Emigrantët janë njerëz, që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e jashtme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinj deri tani ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen masave e policore në ruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përballë varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë. E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjesë e popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vendi, të jenë të bashkuar dhe jo të veçuar. Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot, ka dalë e humbur në raport me vendet e tjera të botës. Forca dhe zëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtes së të drejtave të njeriut etj., kanë qenë të pafuqishëm për të kërkuar llgari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo. Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinj, helen. Shteti Shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, nëse u sigurohen të drejtat, që u takojnë konform ligjit ndërkombëtar Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Lind pyetja, çfarë do të ndodhte në rast se policia shqiptare do të keqtrajtonte një grek apo shtetas të ndonjë vendi tjetër? Menjëherë përfaqësia e atij vendi do të kërkonte llogari, ashtu siç veproi dy vite më parë Ambasada Ruse për keqtrajtimin e një bashkëqytetari të saj në Omonia...

Ky lajm është publikuar: 04/04/2006

Emigrantët, sa të izoluar në burgjet greke

Grekët e dinë shumë më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë emigracion dhe kurbet, nga ku akoma mbetet në kujtesën e tyre. Shumë njerëz përparimtarë vendas ëndërronin prej shumë vitesh për një Greqi demokratike pa dallime raciale, ku garantimi i të drejtave ekonomike, sociale dhe politike të garantonin integrimin thelbësor dhe pjesëmarrjen e organizuar të emigrantëve në shoqërinë greke. Po në fakt...Greqia e sotme është krejtësisht ndryshme nga ajo e dekadave 60 - 70, nga një vend i madh eksportues emigrantësh grekë, u shnëdrrua në një vend të madh importues dhe shfrytëzues emigrantësh. Sot, kalimi i shoqërisë vendase në shoqëri multikulturore nuk ishte i thjeshtë dhe as kalimtar ashtu siç mendohej, por e gjeti shoqërinë vendase fare të papërgatitur për të jetuar sëbashku me të huajt. Politika ndikoi negativisht Politika e jo e drejtë shtetit grek ndikoi negativisht në popull. Zhvillimi i mentaliteteve mbrojtëse nga emigrantët, niveli i ulët ideologjik, reflekset frikësuese të mbarsura nga media, përshtypja se emigracioni është një fenomen fatkeqësie kombëtare, që mund të mbizotërojë mbi shoqërinë greke. Emigrantët, në përgjithësi, gjetën në këtë vend një popull me një arsimim më të ulët se ata, si dhe një vend tepër fanatik të besimit fetar, ku një grek i vërtetë është vetëm ai i fesë së besimit ortodoks dhe askush tjetër...Përfundimi i këtyre mentaliteteve në popull, si edhe në mekanizmin drejtues në Greqi bëri që një sërë masash dhe ligjesh të konsiderohen nga mekanizmat ndërkombëtare si jorezultative, pa zgjidhje për emigrantët e izoluar prej vitesh në këtë vend demokratik, në djepin ku lindi demokracia...Kryeministri i sotëm, Karamanlis, kur ishte në opozitë kishte kritikuar Simitisin, kryeministrin e mëparshëm se: Duhet respekt nga të gjithë për emigrantët, duam një politikë njerëzore e të kohës, të hapur, ku të respektohen e të mbrohen të drejtat... . Po me gjithë këto nuk ka asnjë ndryshim nga e kaluara, emigrantët ishin, janë dhe mbeten jo vetëm pengje të sistemit politik, por dhe viktima të tij...Greqia dhe izolimi i të huajve nga sistemi politikGjatë 15 viteve emigracioni në Greqi, emigrantët përbëjnë një forcë të madhe organike të fuqisë punëtore, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Greqisë. Një realitet është se emigrantët përbëjnë 7.1 përqind të popullsisë (sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2001) kryesisht emigrantët e ligjshëm , ku dhe aktualisht fatkeqësisht ndodhet edhe një brez i dytë emigrantësh, nga fëmijët që u lindën dhe u rritën në këto 15 vjet emigracioni, të cilët përbëjnë mbi 10 përqind të popullsisë. Lind pyetja, si ka mundësi që në Greqinë demokratike gjithë kjo masë e popullsisë të jetë e izoluar nga sistemi politik i vendit? Të izoluar për të shkuar në atdheun e tyre, të izoluar nga shoqëria, të izoluar në të drejtat sociale dhe politike, që garantojnë integrimin thelbësor dhe pjesëmarrjen e organizuar të emigrantëve në shoqërinë greke. Pse vallë ky sistem politik u ndalon emigrantëve integrimin social, që këta të kenë mundësi të integrohen funksionalisht në shoqërinë greke, gjë që garanton barazinë dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, të cilat përbëjnë themelin e vetëm për një shoqëri të sigurtë? Ka ardhur koha që sistemi politik në Greqi duhet të ketë qartë se integrimi social i emigrantëve nuk është një kuptim apo një shprehje e thjeshtë, pasi ka të bëjë me fatin e familjeve të qindra e mijëra emigrantëve. Mbi të gjitha për këtë duhet krijimi i infrastrukturave të përcaktuara qartë, funksionimi i programeve mbështetës, duke investuar për të ardhmen. Janë këto investime thelbësore, që duhen bërë për të ardhmen e një Greqie multikulturore. Integrimi i emigrantëve varet, në radhë të parë, nga vetë integrimi i sistemit politik të vendit...Greqia, vendi më armik i të huajveKy rezultat doli nga sondazhi i zhvilluar dy vite më parë nga Qëndra e Kërkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) në vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantët dhe botuar në gazetën e përditshme angleze, The Guardian . Sipas këtij raporti të përgatitur me përfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetëm që nuk ishte tolerant ndaj emigrantëve dhe të huajve në përgjithësi, por mbi të gjitha është cilësuar vendi më armik i të huajve në Evropë, në një kohë kur prej shumë vitesh të huajt janë përballur të vetëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistë të djathtë. Sipas gazetës The Guardian , mbështetur në studimin e mësipërm thuhet se dy shtresa janë në Greqi, ku përballen më shumë me racizmin dhe konservatorizmin grek. Këta janë emigrantët shqiptarë dhe minoritarët turq në Thrakinë Lindore, dhe shton se këtyre dy lloj shtresash nuk u shërbehet në spitale dhe nuk u jepet shtëpi me qera, ndërsa shtypi grek shkruan herë pas herë kundër emigrantëve, duke nxjerrë në pah vetëm anët negative. Kjo gjë ndodh çdo vit në shkollat greke, ku gjendja është si jo më keq me mbajtjen e flamurit në festën kombëtare në 28 Tetor (rasti i Odise Cenajt, pasuar nga të tjerë shqiptarë). Më së fundi sondazhi i mësipërm tregon se Greqia, edhe pse është anëtare e familjes evropiane, ka shumë për të bërë, pasi mbizotëron akoma mentaliteti i feudalizmit otoman për të ndryshuar e për t u integruar në kuptimin e plotë të fjalës në Evropë. Pa dashur, vetvetiu lind pyetja: A e meriton Greqia vendin që ka në Bashkimin Evropian me keqtrajtimin e të huajve, a mund të jenë të vërteta pretendimet e Greqisë se pakicat e huaja në Shqipëri keqtrajtohen?... Një realitet është se Greqia çdo vit ndodhet përballë kritikave të njëpasnjëshme të organizmave ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Emigrantët për shkelje të ligjit mbajnë përgjegjësi vetëm në 2 përqind, ndërsa grekët zenë 98 përqind, por në burgjet e këtij vendi emigrantët zenë 42 përqind të numrit të përgjithshëm të të burgosurve, nga ku 45 përqind e zenë shqiptarët me 2190 të burgosur, ku afërsisht 40 përqind e tyre akoma nuk janë gjykuar nga drejtësia vendase. Në burgjet greke me kapacitet prej 4700 vendesh, sot ndodhen 9500 të burgosur, në një kohë kur shqiptarët, në krahasim me komunitetet e vendeve të huaja, kanë përqindjen më të vogël në kryerjen e kriminalitetit. Duhet theksuar se nëqoftëse do të veprohej me të gjithë emigrantët e tjerë, siç veprohet me shqiptarët, atëherë Greqisë patjetër do t i duhet që të ndërtojë me dhjetëra burgje... Jo vetëm në Greqi e në Shqipëri, por në mbarë botën...

Ky lajm është publikuar: 04/04/2006

Greqia paditet në Gjykatën Evropiane

Edhe njëherë tjetër Greqia, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 1981, së shpejti do të vihet përballë padisë së Komisionit Evropian, i cili ka rezervuar të drejtën që ta padisë atë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Jo pak, por dy vjet më parë, më 23 janar 2003, ka hyrë në fuqi udhëzimi i Komisionit Evropian, me nr.109/2003, i cili u jep të drejta të plota emigrantëve, që vinë nga vendet e botës së tretë , të përfitojnë të njëjtat të drejta me vendasit në tregun e punës, të gëzojnë, njëkohësisht, lirinë e lëvizjes e të stabilizimit të plotë tyre. Këto të drejta i përfitojnë ata emigrantë, të cilët ndodhen në Greqi dhe kanë mbi 5 vjet qëndrim të ligjshëm dhe kanë të drejtë të shkojnë për të punuar e jetuar në çdo vend të Bashkimit Evropian, përveç tri vendeve skandinave, si Mbretëria e Bashkuar (Anglisë - Irlandës së Veriut), Irlandës dhe Danimarkës, të cilat në vitin 1997 janë përjashtuar nga zbatimi i disa dispozitave të Traktatit të Amsterdamit, në fushën e drejtësisë dhe të çështjeve të tjera të brendshme të këtyre vendeve.Kushtet Sipas udhëzimit të Komisionit Evropian, për t u arritur kjo duhet të plotësojë këto kushte:-Emigrantët e ardhur nga vendet e botës së tretë , siç u theksua më lart, duhet të kenë një qëndrim të vazhdueshëm (i ligjshëm) mbi 5 vjet në një shtet anëtar të BE-së, ku nga njëra anë të dëshmojnë se ka të ardhura të nevojshme, si dhe, nga ana tjetër, kanë një siguracion (sigurimet shoqërore) në vendin, ku kanë punuar (për këtë rast në Greqi). Në plotësimin e plotë të kushteve të vëna nga Komisioni, shteti pritës është i detyruar t u ofrojë të njëjtat kushte e avantazhe, që kanë njëkohësisht edhe qytetarët vendas, si të drejtën e punës, arsimimit të fëmijëve të tyre etj. Sipas Komisionit Evropian, emigrantët e ardhur nga vendet e botës së tretë , që jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Evropian, të cilët plotësojnë këto kushte, arrijnë sot numrin e 10.000.000 njerëz. Komisioni bën të ditur se vendet anëtare: Austria, Polonia, Lituania, Sllovenia, Sllovakia, ishin pesë vendet e para, që kanë përshtatur në legjislacionin kombëtar të tyre këtë udhëzim të BE-së. Por vendet e tjera, përfshirë këtu edhe Greqinë, ende nuk kanë marrë në konsideratë këtë udhëzim të Komisionit, ku duhej të ishte kryer qysh më 23 janar të vitit 2006, duke patur në dispozicionin e tyre plot dy vjet (qysh nga 23 janari 2003), për shkelje dhe mos zbatim të udhëzimit në lëvizjen e lirë të emigrantëve brenda kushteve të caktuara.Padia Komisioni ka rezervuar të drejtën që të padisë Greqinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë së bashku me vendet e tjera, që të mësohen e të disiplinohen me udhëzimin komunitar dhe këtë udhëzim t ua bashkëngjisin legjislacioneve kombëtare të tyre. Padyshim, Greqia duhet të mësohet se Evropa nuk bën shaka në këto drejtime, përsa u përket të drejtave të emigrantëve. Ajo duhet të bëjë atë që duhet të kishte bërë dy vite më parë, pasi emigrantët në këtë vend duhet të fitojnë këtë të drejtë, që ua jep Evropa Demokratike. Refuzimi i udhëzimit të Komisionit Evropian nga qeveria greke bëhet për arsye se ajo, me çdo kusht, do që emigrantët të jenë pengje të interesave politike dhe ekonomike. Politika e vendit mendon, nga njëra anë, se me zbatimin e udhëzimit të Komisionit Evropian mund të largohen të gjithë emigrantët nga Greqia për në vendet e tjera të Evropës, një gjë që nuk i intereson ekonomisë së vendit. Emigrantët Nga ana tjetër, emigrantët, duke u larguar, do të tërheqin paratë e tyre nga arkat e kursimeve, ku nuk janë pak, po ashtu një dëm i madh i sillet këtij vendi me Ensimat e emigrantëve, të cilëve vitet e punës deri tani nuk u janë njohur në këtë vend, në bazë të legjislacionit grek. Por, në qoftëse se emigrantët shkojnë në vendet e tjera europiane, padyshim atyre patjetër do t u njihen vitet e punës në Greqi, pasi tashmë emigrantët largohen nga një vend evropian në tjetrin... Dihet se deri më sot vitet e punës së emigrantëve në Greqi nuk u njihen për pension, por vetëm për legalizim një ose dyvjeçar. Është një padrejtësi e një vjedhje, që u është bërë emigrantëve prej vitesh, një veprim që ndodh vetëm në vendet pirate, por jo në vende evropiane... Ndërkohë, ndaj vendimit të qeverisë greke ka reaguar në mënyrë shumë të ashpër sekretari i Konfederatës së Sindikatës Greke për Emigrantët, Jorgos Alivizakis. Ky është skandal. U kërkojnë nga 150 deri në 200 ensima (pulla të ditëve të punuara) në kohën që mjaftonin vetëm 50 ensimat për rinovimin e librezës së shëndetit, ashtu siç vlen për të gjithë dhe, natyrisht, për grekët , ka reaguar Alivizakis, i cili ka dalë në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve.Qytetarët grekë nuk do arrinin të plotësonin numrin e lartë të ensimaveSipas studimit të Observatorit Mesdhetar për Emigracionin, z. Martin Baldwin-Edwars, edhe vetë qytetarët vendas nuk i sigurojnë dhe e kanë shumë të vështirë për të siguruar numrin e plotë të ensimave, në rast se viheshin grekët në rolin e emigrantëve. Në një raport për Forumin mbi Popullsinë Evropiane, z. Martin Baldwin, thekson se, "Analiza e detajuar e kontributeve për sigurimet shoqërore të grekëve dhe emigrantëve, tregon se edhe vetë grekët nuk e plotësojnë numrin e nevojshëm të ensimave, që u kërkohet emigrantëve" . Përcaktimi i këtij numri të lartë ensimash (ditë të punuara faktikisht) ka shkaktuar shqetësimin e ligjshëm të të gjithë emigrantëve në Greqi, ku, pa dyshim, një numër i madh emigrantësh do të mbeten të palegalizuar, një gjë që i intereson më shumë se kurrë interesave të vetë shtetit grek, në një kohë kur një vendim i brendshëm administrativ nuk lejon blerjen e ensimave të vitit të kaluar...Jorgos Alivizakis: Ky është një skandal i madhNdaj vendimit të qeverisë ka reaguar ashpër sekretari i Konfederatës së Sindikatës Greke (GSEE) për emigrantët, z. Jorgos Alivizakis. Sipas tij, "ky është skandal. U kërkojnë nga 150 deri në 200 ensima (pulla të ditëve të punuara) në kohën që mjaftonin vetëm 50 ensimat për rinovimin e librezës së shëndetit, ashtu siç vlen për të gjithë dhe, natyrisht, për grekët..." Qeveria greke ka shpallur më në fund numrin e ensimave, që nevojiten për rinovimin e lejeve të qëndrimit, ku kjo ishte një nga arsyet që ky proces filloi me vonesë dhe jo ashtu siç e përcaktonte ligji... Është një vendim i përbashkët ndërmjet ministrit të Punësimit, Panos Panajotopulos, dhe ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Jorgos Aloskufis, nga ku përcaktohet se numri i ensimave, që nevojitet për rinovimin e lejes së qëndrimit për emigrantët, nga ku për sektorin e ndërtimit dhe të bujqësisë duhet të jenë siguruar mbi 150, ndërsa në sektorët e tjerë mbi 200 ensima (pulla) për periudhën njëvjeçare. Në Greqi, vetë qeveritarët e dinë mjaft mirë se shumica e punëdhënësve nuk u japin ensima emigrantëve, madje duke u bërë shantazh, në rast se këta insistojnë, mund të pushohen edhe nga puna.

Ky lajm është publikuar: 01/04/2006

“Strategjia për votën e emigrantëve, në letër”

Kreu i LSI-së Meta, premton se do të jetë tejet aktiv në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve

Të shtunën në mbrëmje, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar në Athinë një takim prej tri orësh me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Ky takim kishte si qëllim kryesor evidentimin e punës së deritanishme, në të cilën është ndeshur emigracioni shqiptar në Greqi, si dhe për një politikë sa më shumë sensibilizuese. Për t’u theksuar është puna e mirë organizative e anëtarit të kryesisë, ish-deputetit Roland Çelmeta, si dhe të grupit nismëtar të emigrantëve Ilir Gusho, Met Metani dhe Mihal Shundo. Meta, që në fillim është pritur me entuziazëm nga të pranishmit, pasi herë pas here ai ka treguar një interes të veçantë për ta, që në kohën kur ishte edhe kryeministër. Meta këtë radhë ka shfrytëzuar qëndrimin e tij në Athinë për t’u takuar me emigrantët në një kohë rekord, pas takimit zyrtar të Konferencës Kryeparlamentare të vendeve të rajonit të Evropës Juglindore (SEECP). Kryetari i degës së LSI-së për Greqinë, Ilir Gusho, e ka njohur kreun Meta me hallet dhe problemet e emigracionit shqiptar, duke ia shtruar ato një për një. Emigranët, si po “rripen” nga shteti i tyreShumë nga diskutantët e përqëndruan diskutimin e tyre rreth problemit të tarifave në shërbimet konsullore të Ambasadës Shqiptare në Greqi. Emigrantët, në përgjithësi, janë të detyruar që dokumentin e marrë nga dikasteret apo institucionet përkatëse në Shqipëri ta ciklojnë përsëri në ambasadë, kundrejt një tarife të lartë, të vendosur nga Parlamenti Shqiptar. Duke bërë që Ambasada Shqiptare në Greqi të kontrollojë dokumentin e lëshuar në Shqipëri kundrejt një pagese të lartë. Fakt është se qeveria shqiptare prej kohësh i ka futur të ardhurat e tarifave të emigrantëve në planin buxhetor të shtetit. Shumat e marra nga xhepat e emigrantëve janë marramendëse. Faktikisht, për vitin kaluar vetëm në Konsullatën Shqiptare në Athinë, sipas ish-ambasadorit, Bashkim Zeneli, janë kryer rreth 170.000 veprime (600-800 veprime në ditë), po të shumëzohet 50 euro, shuma do të jetë 8.500.000 euro. Të gjitha këto vijnë pasi Greqia nuk do të njohë dokumentacionet e lëshuara nga institucionet e Shqipërisë, duke shkelur konventën ndërkombëtare, por njëkohësisht mbrapa nuk mbetet dhe shteti shqiptar, i cili i detyron emigrantët të paguajnë në krahasim me grekët për të njëjtat veprime cilkimesh 166 herë më shumë. Por lind pyetja: Deri kur?...“LSI do t’i ngrejë në Parlament premtimet dhe angazhimet”Pasi i ka dëgjuar pyetjet dhe diskutimet e emigrantëve, z. Meta është shprehur se: “Do t’i ngremë me forcë në Parlament edhe në median shqiptare dhe kudo, si dhe në Parlamentin Evropian. Por janë qeveritë ato që bëjnë marrëveshjet me njëra-tjetrën. Detyra jonë si opozitë është ta nxisim qeverinë që të jetë këmbëngulëse për të realizuar këto marrëveshje, duke filluar që nga sigurimet shoqërore, e cila ka nisur vite më parë e ku akoma nuk është përfunduar. Njohja e patentave është dhe mbetet një problem tjetër, po ashtu edhe tarifat konsullore, që janë një shqetësim i madh për ju për të ecur më tej me problemin e hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, si dhe qëndrës kulturore, e cila do të shërbejë si një qëndër aktivitetesh kulturore. Të gjitha këto ne do t’i ngrejmë në Parlament...” Problemet me Greqinë dhe çështja çame“Ne nuk e kemi mbyllur gojën kur janë vrarë shqiptarët vetëm për një flamur, por edhe kur kam qenë kryeministër çështjen çame e kam ngritur këtu në Athinë, me kryeministrin e asaj kohe, Kostas Simitis, sepse ai u përgjigj që nuk ekziston dhe unë, pa dyshim, duhej që t’i jepja përgjigje, ku edhe e dhashë atë përgjigje. Pra, unë nuk jam nga ata që flasin ndryshe kur janë në pushtet, si dhe ndryshe kur janë në opozitë. Ne absolutisht nuk duhet të acarojmë problemet me Greqinë, sepse jemi dy vende që kemi plot probleme të përbashkëta për t’u zgjidhur, por edhe dinjitetin tonë duhet ta ruajmë...”, tha Meta.LSI-ja, si forcë e madhe politike“Është një forcë që di t’i shlyejë gjërat në një rrugë të mirë e ta çojë Shqipërinë në Evropë. Vetë me iniciativën time e kam futur qytetin e Beratit në listën e trashgimisë së kulturës botërore të UNESCO-s. Sot, unë nuk jam as kryeministër, as ministër, por është gjynah që një qytet me vlera historike kaq të jashtëzakonshme, që ka Berati të mos jetë në vlerësimin dhe në kujdesin e UNESCO-s. Nga takimet që kam bërë them me bindje se brenda një viti Berati do të hyjë në listë. Konkretisht, duhet të bëjmë një gjë të mirë për Shqipërinë... Duke përfunduar diskutimin z. Meta theksoi se në të ardhmen LSI–ja do të jetë më aktive. Meta: Strategjia e emigracionit ka mbetur në letërLidhur me emigracionin, kreu i LSI-së, Ilir Meta, është shprehur se strategjia e emigracionit nga ana e qeverisë ka mbetur sot vetëm në letër, ku në të kundërtën LSI-ja i ka kushtuar një rëndësi të veçantë në programin dhe në strategjinë e saj, për të mbajtur lidhje sa më të forta me emigrantët, të cilët përfaqësojnë një potencial të madh ekonomik dhe kulturor. Me kritika të ashpra ai është drejtuar politikës shqiptare, e cila akoma nuk është ndërgjegjësuar për rolin që luan emigracioni në kontributin që jep për mbajtjen gjallë të qindra e mijëra familjeve shqiptare.Ai u shpreh edhe për nismat që ka marrë LSI-ja, si forcë e parë politike për emigracionin, ku dhe jashtë Shqipërisë janë krijuar degë të reja në të gjitha strukturat kombëtare, si dhe për nismat e marra në Parlament. Meta theksoi se më kryesorja është realizimi i të drejtës së votës për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që janë, ku akoma nuk u është krijuar kjo mundësi. Sigurimet Shoqërore janë dhe mbeten një nga problemet më kryesore, ku deri më sot nuk është bërë asgjë. Gjithashtu, Meta ka kritikuar qeveritë e mëparshme dhe atë aktuale për indiferentizmin lidhur me problemin e njohur të patentave shqiptare, si dokument zyrtar i lëshuar nga organet e Shqipërisë e që sot nuk njihen në Greqi. Një problem tjetër për emigracionin mbeten shkollat në gjuhën shqipe dhe ngritja e një institucioni kulturor. Ai u bëri thirrje emigrantëve që ndihmat ekonomike të mbledhura në emigracion t’i investojnë në vendin e tyre. Në të njëjtën kohë i njohu emigrantët për një interpelancë, ku ai ka ftuar kryeministrin lidhur me sigurimet shoqërore, si dhe për shërbimet konsullore të ambasadës dhe për regjistrimin e emigrantëve. “Për fat të keq jemi mësuar me humbjen e kohës”Pasi u ka bërë emigrantëve një paraqitje të gjendjes aktuale të vendit, Meta u shpreh se, “ne shqiptarët, për fat të keq, jemi mësuar të humbasim kohën si një gjë krejt normale, por megjithatë Shqipëria është e distinuar që të zhvillohet, ku i ka të gjitha mundësitë për këtë gjë. Jemi një vend midis Greqisë dhe Italisë. Jemi një vend, i cili tani është i hapur si me Kosovën, Malin e Zi, Serbinë edhe me Maqedoninë, ku rugët e zhvillimit dhe të komunikimit janë të jashtëzakonshme, ku pa ligj dhe institucione, pa përgjegjshmëri politike dhe kombëtare nuk mund të ecë përpara si nga ana ekonomike dhe sociale. Vendi ynë nga humbja e kohës nuk fiton, por humbet nga konfliktet, të cilat po e mbajnë të lidhur vendin në një prapambetje tepër serioze, duke e larguar atë më shumë nga Bashkimi Evropian. Më në fund z. Meta u tha se është gatshëm dhe i hapur për t’i dëgjuar problemet e emigrantëve, e cila, sipas tij, është një nga format më të mira të një bashkëbisedimi serioz e aq më shumë kur ka të bëjë me problemet e emigracionit dhe ato që po kalon vendi ynë. Parlamenti i sotëm me deputetë ilegalëPasi ka kritikuar qeverinë Berisha, z. Meta tha se, “qeveria Nano ishte qeveria e prapësirave dhe e mistrecave, ku ju e dini shumë mirë, ndërsa dhe kjo qeveri e sotme është qeveri e sherrit dhe e konflikteve të paarsyeshme, ku vendi dhe populli ynë nuk po sheh gjë të mirë. Ne jemi kjo forcë politike, që duhet të përqëndrojmë debatin në Parlamentin Shqiptar, ku në radhë të parë puna jonë të përqëndrohet tek zgjedhjet e ndershme, për të mos kthyer Parlamentin si sot, ku nuk mund të shkohet në Evropë me një të tillë Parlament, pasi 30% e tyre janë pa legjitim. Ku duke qenë deputet ilegal nuk mund të luftosh korrupsionin etj. Ne jemi forca, që duam që Shqipëria të bashkohet sa më shpejt me Evropën, ku për këtë jemi gati dhe të mbështesim edhe qeverinë aktuale....

Ky lajm është publikuar: 21/03/2006

Athinë, 17 për qind e popullsisë, emigrantë

Për ngritjen e xhamisë në Athinë janë mbledhur firmat e 10 mijë emigrantëve, mes tyre dhe shqiptarë

Qeveria e Greqisë po ndjek rrugën e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Asgjë nuk ka ndryshuar këtu e 20 vjetët e fundit në Greqi. Edhe radhën e fundit, Këshilli Evropian si dhe Organizata Amnesty Internacional kanë vërejtur mungesa të theksuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lidhur me besimin e lirë fetar, si dhe dëbime e përdhunime në masë etj. Raporti bën fjalë mbi të gjitha për të drejtat e minoritarëve, romët (ciganët ), keqtrajtimin e emigrantëve, si dhe në rritjen e vazhdueshme të dhunës fizike nga mekanizmi shtetëror (policia), keqtrajtime në burgje, ku simbas raportit këto raste mbeten ende të padënuara nga qeveria. Kritikat Për këto padrejtësi e shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, Greqia kritikohet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, si dhe nga organizatat ndërkombëtare joqeveritare. Bashkimi Evropian, nga ana e tij, i bën presion për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin e ngritjes së xhamisë. Pak ditë më parë në raportin e fundit, Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian , Alvaro Kil Romples ( para se ai të largohej nga detyra e tij ) nga qëndrimi i tij në Greqi ka regjistruar gjendjen reale që egziston, ku me keqardhje shprehet “se nuk është bërë asgjë për myslimanët që jetojnë në Athinë për të patur qendra të besimit fetar. Realitet është se myslimanët detyrohen që të mblidhen fshehurazi në qendra të papërshtatshme për të kryer lutjet e besimit fetar. Është për të ardhur keq që akoma ruhet mendimi ortodoks për fetë e tjera”. Greqia, edhe pse bën pjesë në Evropën e Bashkuar që nga viti 1980, nuk ka bërë asnjë hap përpara, nuk ka ndryshuar asnjë gjë në praktikë dhe në mentalitet, duke bërë që çdo vit të jetë nën kritikat e herëpashershme të organizmave ndërkombëtare. Athinë Nga regjistimet e fundit në Athinë, emigrantët përbëjnë rreth 17-20% të popullsisë së përgjithshme, ku bëjnë pjesë rrerth 200.000 myslimanë. Lidhur me kushtet në të cilat myslimanët ndeshen për të kryer lutjet janë nga më të papërshtatshmet. “Bëjmë lutjet tona në ato vende, që jo vetëm nuk janë të përshtatëshme për xhami, por më e keqja është se në to nuk mund të futet njeri. “Njerëzit tanë janë nxehur, sepse në vendet tona si Liban, Siri, Jordani apo Egjipt, bëjnë shërbimet fetare jo vetëm një, por shumë kisha ortodokse”,-u shpreh për median greke gazetari arab, Sandi Agiupi . Po edhe kryeministri turk, Taip Erdogan, ka shprehur mungesën e xhamisë, ndërsa Mufiti Munir Abndelrasul thotë se në fakt zotëron një klimë pakënaqësie në vendet myslimane lidhur me atë çka po ndodh këtu. Rreth 100.000 myslimanë grekë janë analfabetë, të cilët përbëjnë 7% të popullsisë. Greqia nguron t’u japë nënshtetësinë shqiptarëve ose polakëve, pasi të parët do të rrisin numrin e myslimanëve dhe të dytët numrin e katolikëve, në një kohë kur numri i lindjeve në Greqi është më paktë se ai i vdekjeve. Për shoqërinë vendase të huajt janë bërë një rrezik kombëtar për Greqinë. U mblodhën 10.000 firma për të ngritur xhaminë Brenda një muaji, komuniteti mysliman që jeton në Greqi ka mundur që, të grumbullojë 10 mijë firma për ngritjen e xhamisë së parë në Athinë,vendi i vetëm në Evropë, që u ndalon myslimanëve të drejtën e tyre fetare. Më 4 prill 2006 ky komunitet i ka çuar një peticion ministrit të Arsimit, Janaku,me kërkesën për ngritjen e xhamisë. Përfaqësuesi i komunitetit mysliman të Greqisë, Naim Elgantur, është shprehur se nga ana e kësaj Ministrie nuk ka pasur asnjë përgjigje komunikuese. Të pakënaqur nga kjo gjendje, ky komunitet bëri të mundur mbledhjen e rreth 10.000 firmave, çdo ditë dhe kryesisht ditën e premte. Ky komunitet ka kërkuar që xhamia të mos jetë nën ndikimin e organeve greke , por të jetë krejtësisht e pavarur nga çdo drejtim.Ata i kanë të gjitha mundësitë për të mbledhur shumën e parave për ndërtimin e saj. Gjithashtu, myslimanët e Athinës janë të mendimit që të mos kenë lidhje me xhamitë në Thrakis, me qëllim që të mos ketë asnjë keqkuptim,për plotësimin e kërkesës së tyre. Greqisë nuk duhet t’i mjaftojë qenia e saj në Evropë vetëm nga ana gjeografike, por mbi të gjitha ajo duhet ta ndiejë prezencën e saj në Evropë nga ana praktike, se myslimanë në Greqi nuk janë vetëm turqit, por janë edhe romët ( ciganët ), polakët si dhe 200.000 emigrantë të vendeve të ndryshme të botës,të cilët kërkojnë edhe të drejtat në fushën e fesë.

Ky lajm është publikuar: 29/05/2006

Tuesday, July 11, 2006

Greqi, 231 mijë dosje penale për emigrantët

Greqi, 231 mijë dosje penale për emigrantët Sondazhi: 62 për qind e gjyqtarëve grekë mendojnë se të huajt janë gjithmonë autorët e krimeve e jo viktima

Një “mal” me çështje presin akoma për gjykim, deri tani janë të arshivuara dhe presin radhën 231.000 të tilla. Kjo vjen si rezultat i mungesës së personelit të këtij dikasteri. Çështjet për gjykim në shkeljet e ligjit në përgjithësi kapin shifrën 1 milion. Në pritje për marrje vendimi të shkallës së dytë janë 42%, ndërsa të shkallës së parë qëndrojnë 60%. Dy janë problemet më serioze që shqetësojnë këtë dikaster, mbushja e burgjeve dhe zvarritja e marrjes së vendimit nga gjykatat, ku për krimet e rënda dënimi ose pafajësia jepet pas 10 vjetësh. Në Athinë problemet e gjykimit të shkallës së parë janë akoma më shqetësuese, deri tani janë arshivuar 300.000 çështje penale, që presin radhën për gjykim në vitin 2009".Shqiptari Edhe një ngjarje jo e hijshme ka ndodhur javën e kaluar në Akea të qytetit Patra, ku përsëri viktimë e drejtësisë vendore është një i ri shqiptar. Lidhur me këtë padrejtësi të kryer nga vetë drejtësia, e cila për motive tashmë të njohura raciste ka vepruar në kundërshtim me ligjin vendas duke dhënë shembullin negativ, pasi kishte të bënte me një të akuzuar të shtetësisë shqiptare. Sipas burimeve vendore, personazhi kryesor i kësaj ngjarjeje raciste është vetë gjyqtari, i cili ka lejuar që, brenda në sallë, të paraqitej me pranga në duar i riu shqiptar, por sikur të mos mjaftonte ky veprim i ulët dhe racist,e detyrojnë të ulet në bankën e të akuzuarëve me pranga në duar, për t’u përgjigjur, por...Emigranti, nuk di greqishtSapo është ulur në bankën e të akuzuarëve, menjëherë i riu shqiptar është shprehur para trupit gjykues në prani të tre-katër avokatëve se nuk kuptonte dhe nuk mund të fliste greqisht. Por gjykatësi, edhe pse ishte i vetëdijshëm se gjyqi nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë, sepse ligji nuk e lejonte një gjë të tillë,nuk e mori parasysh këtë deklaratë. Ai ka vazhduar deri në fund me një qetësi të madhe dhe me urrejtje raciste seancën duke e dënuar atë me shumë muaj burg. Për t’u theksuar është se “trupi gjykues” e dënoi shqiptarin duke mos dëgjuar, në radhë të parë, asnjë fjalë nga”i pandehuri”, i cili akoma nuk po kuptonte se ç’po ndodhte në sallë. Lidhur me këtë padrejtësi që u bë ndaj emigrantit shqiptar, kishin reaguar më parë, brenda në sallë, disa avokatë, të cilët po ndiqnin me shqetësim, pasi këta kishin kërkuar sipas ligjit një përkthyes, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Edhe këtë radhë, fatkeqësisht në mekanizmin e drejtësisë, racizmi dhe urrejtja e “drejtësisë greke” duhej të triumfonte mbi emigrantin e pambrojtur. Akuza pa praninë e avokatitPothuajse në shumë raste aktakuza në paraburgim firmoset pa praninë e avokatit mbrojtës, si dhe në mungesë të një përkthyesi. Në këto raste të ripërsëritura njëra pas tjetrës ndodh që shumë emigrantë të pranojnë aktakuzën pa kuptuar, duke e firmosur atë verbalisht, si dhe nën ndikimn e presionit dhe ushtrimit të dhunës...Në Selanik, pak muaj më parë, një avokate kryente detyrën e përkthyeses për të dënuarit shqiptarë, po në fakt ajo nuk dinte asnjë fjalë shqip. Po megjithë këtë shkelje, drejtësia vendase, në mungesë të komunikimit direkt me të pandehurit, ka dënuar me dhjetëra shqiptarë dhe as që bëhet fjalë për të parë edhe njëherë gjykimet e tyre... Në 70 burgje të fqinjit tonë, aktualisht ndodhen rreth 2190 shqiptarë, përfshi këtu edhe fëmijë të moshave të vogla.Sondazhi Një studim, në një trup gjykues me 250 gjykatës, ka treguar se prania e të huajve në Greqi i shqetëson shumë dhe, sipas tyre, ata janë përgjegjës për rritjen e kriminalitetit. Për 12% të trupit gjykues, emigrantët nuk mbajnë përgjegjësi për kriminalitetin. 35.6 për qind prej tyre thonë se emigrantët janë përgjegjës për kriminalitetin. 52.8 për qind kanë mendimin se janë për disa krime dhe 12.2 për qind thonë se emigrantët nuk janë përgjegjës për krimin. Përgjigjet e gjykatësve për kriminalitetin Kombet më shumë të kriminalizuar janë shqiptarët dhe rusët, thonë gjyqtarët grekë:* 62% e gjykatësve mendojnë se të huajt janë autorë të krimit e jo viktima të tij, * 7,2% mendojnë se të huajt janë viktima të krimit* 60.8% e quajnë numër të madh paraqitjen e emigrantëve, * 2.5% e quajnë normale paraqitjen e emigrantëve.* 9.2% prej tyre u vjen keq për emigrantët* 76.4% besojnë se qëndrimi i shoqërisë është i kundërt dhe i ashpër përballë të huajve.* 54.8% besojnë se ka racizëm në shoqërinë greke, * 50% besojnë se racizmi vjen si rezultat i mënyrës se si sillen të huajt.* 100% besojnë se të huajt nuk mund të mbrohen njëlloj si grekët nga drejtësia vendase.* 100% besojnë se qenia “i huaj” luan një rol negativ gjatë çështjes në gjykim .Numri i grave gjykatëse, të cilat besojnë se të huajt nuk mund të mbrohen nga drejtësia greke, është më i madh, në 19.8%, kundrejt burrave me 9.3%. Ndërsa shumica e grave në radhët e policisë greke bëjnë fajtorë të huajt për krimet që ndodhin në Greqi.* 70.9% e grave në radhët e policisë besojnë se të huajt janë autorë të krimit, * 12.8% e grave police kanë simpati për të huajt.* 14.4% e gjykatësve në të gjithë botën besojnë se të huajt që jetojnë në Greqi mbrohen njëlloj si grekët.Emigrantët fajtorë të krimit dhe rrisin nivelin e papunësisë Mekanizmi shtetëror i ruajtjes së rendit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë , në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Sipas disa sondazheve, kjo vjen ngaqë nuk munden të kuptojnë akoma realitetin përballë së vërtetës, problemet e të huajve, duke shprehur fare lehtë mendimin e tyre si ruajtës së rendit e të ndarë nga shoqëria. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind. Sipas sondazheve 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit. 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit. 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi. Ndërkaq 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit. Ndërsa 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.50 për qind e të akuzuarëve janë fëmijë emigrantëshDuke iu referuar shtypit vendas mësojmë se drejtësia vendase shqetësimin më të madh e ka për fëmijët e të huajve, të cilët zënë gjysmën e numrit të përgjithshëm në shkeljet e ligjit. Sipas të dhënave nga Studimi i Statistikave të Drejtësisë së Athinës për fëmijët adoleshentë, për vitin 2003-2004 u regjistruan 3.942 çështje ( mbi 10 procese në ditë), ku u dënuan 1.860 dhe u shfajësuan 1.165 fëmijë të tjerë. Ndërsa një vit më parë, më 2002-2003 u hapën për gjykim 3.473 procese, ku u dënuan 1.515 dhe u liruan 889. Theksohet se rritja e numrit të shkeljeve të ligjit ka të bëjë me shkeljen e ligjit lidhur me qarkullimin rrugor, dhe nuk ka të bëjë fare me krimin. Në përgjithësi nga 1.915 të dënuar nga drejtësia 1.284 ishin grekë dhe 363 fëmijë shqiptarë. Nga Qendra Studimore e Drejtësisë së Athinës mbi 330 raste i përkasin qendrës së kryeqytetit, Athinës. 35% e fëmijëve i përkasin moshës 18 vjeç, ndërsa për 42.3% të këtyre rasteve mbajnë përgjegjësi vetë prindërit. Në 26.4% të numrit të përgjithshëm të këtyre rasteve janë përgjegjës vetë fëmijët për shkelje të ligjit. Për përdorim droge ( hashash) u gjykuan 46 fëmijë grekë, 12 shqiptarë, 5 rusë, ku 26 prej tyre ishin të moshës 17-28 vjeç, dhe 14 të moshës 18-19 vjeç.

Ky lajm është publikuar: 13/04/2006

Emigrantët fajtorë të krimit dhe rrisin nivelin e papunësisë

Mekanizmi shtetëror i ruajtjes së rendit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë , në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Sipas disa sondazheve, kjo vjen ngaqë nuk munden të kuptojnë akoma realitetin përballë së vërtetës, problemet e të huajve, duke shprehur fare lehtë mendimin e tyre si ruajtës së rendit e të ndarë nga shoqëria. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind. Sipas sondazheve 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit. 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit. 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi. Ndërkaq 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit. Ndërsa 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.

Ky lajm është publikuar: 13/04/2006

50 per qind e te akuzuareve jane femije emigrantesh

Duke iu referuar shtypit vendas mësojmë se drejtësia vendase shqetësimin më të madh e ka për fëmijët e të huajve, të cilët zënë gjysmën e numrit të përgjithshëm në shkeljet e ligjit. Sipas të dhënave nga Studimi i Statistikave të Drejtësisë së Athinës për fëmijët adoleshentë, për vitin 2003-2004 u regjistruan 3.942 çështje ( mbi 10 procese në ditë), ku u dënuan 1.860 dhe u shfajësuan 1.165 fëmijë të tjerë. Ndërsa një vit më parë, më 2002-2003 u hapën për gjykim 3.473 procese, ku u dënuan 1.515 dhe u liruan 889. Theksohet se rritja e numrit të shkeljeve të ligjit ka të bëjë me shkeljen e ligjit lidhur me qarkullimin rrugor, dhe nuk ka të bëjë fare me krimin. Në përgjithësi nga 1.915 të dënuar nga drejtësia 1.284 ishin grekë dhe 363 fëmijë shqiptarë. Nga Qendra Studimore e Drejtësisë së Athinës mbi 330 raste i përkasin qendrës së kryeqytetit, Athinës. 35% e fëmijëve i përkasin moshës 18 vjeç, ndërsa për 42.3% të këtyre rasteve mbajnë përgjegjësi vetë prindërit. Në 26.4% të numrit të përgjithshëm të këtyre rasteve janë përgjegjës vetë fëmijët për shkelje të ligjit. Për përdorim droge ( hashash) u gjykuan 46 fëmijë grekë, 12 shqiptarë, 5 rusë, ku 26 prej tyre ishin të moshës 17-28 vjeç, dhe 14 të moshës 18-19 vjeç.

Ky lajm është publikuar: 13/04/2006

Athinë, 17 për qind e popullsisë, emigrantë

...Për ngritjen e xhamisë në Athinë janë mbledhur firmat e 10 mijë emigrantëve, mes tyre dhe shqiptarë

Qeveria e Greqisë po ndjek rrugën e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Asgjë nuk ka ndryshuar këtu e 20 vjetët e fundit në Greqi. Edhe radhën e fundit, Këshilli Evropian si dhe Organizata Amnesty Internacional kanë vërejtur mungesa të theksuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lidhur me besimin e lirë fetar, si dhe dëbime e përdhunime në masë etj. Raporti bën fjalë mbi të gjitha për të drejtat e minoritarëve, romët (ciganët ), keqtrajtimin e emigrantëve, si dhe në rritjen e vazhdueshme të dhunës fizike nga mekanizmi shtetëror (policia), keqtrajtime në burgje, ku simbas raportit këto raste mbeten ende të padënuara nga qeveria. Kritikat Për këto padrejtësi e shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, Greqia kritikohet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, si dhe nga organizatat ndërkombëtare joqeveritare. Bashkimi Evropian, nga ana e tij, i bën presion për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin e ngritjes së xhamisë. Pak ditë më parë në raportin e fundit, Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian , Alvaro Kil Romples ( para se ai të largohej nga detyra e tij ) nga qëndrimi i tij në Greqi ka regjistruar gjendjen reale që egziston, ku me keqardhje shprehet “se nuk është bërë asgjë për myslimanët që jetojnë në Athinë për të patur qendra të besimit fetar. Realitet është se myslimanët detyrohen që të mblidhen fshehurazi në qendra të papërshtatshme për të kryer lutjet e besimit fetar. Është për të ardhur keq që akoma ruhet mendimi ortodoks për fetë e tjera”. Greqia, edhe pse bën pjesë në Evropën e Bashkuar që nga viti 1980, nuk ka bërë asnjë hap përpara, nuk ka ndryshuar asnjë gjë në praktikë dhe në mentalitet, duke bërë që çdo vit të jetë nën kritikat e herëpashershme të organizmave ndërkombëtare. Athinë Nga regjistimet e fundit në Athinë, emigrantët përbëjnë rreth 17-20% të popullsisë së përgjithshme, ku bëjnë pjesë rrerth 200.000 myslimanë. Lidhur me kushtet në të cilat myslimanët ndeshen për të kryer lutjet janë nga më të papërshtatshmet. “Bëjmë lutjet tona në ato vende, që jo vetëm nuk janë të përshtatëshme për xhami, por më e keqja është se në to nuk mund të futet njeri. “Njerëzit tanë janë nxehur, sepse në vendet tona si Liban, Siri, Jordani apo Egjipt, bëjnë shërbimet fetare jo vetëm një, por shumë kisha ortodokse”,-u shpreh për median greke gazetari arab, Sandi Agiupi . Po edhe kryeministri turk, Taip Erdogan, ka shprehur mungesën e xhamisë, ndërsa Mufiti Munir Abndelrasul thotë se në fakt zotëron një klimë pakënaqësie në vendet myslimane lidhur me atë çka po ndodh këtu. Rreth 100.000 myslimanë grekë janë analfabetë, të cilët përbëjnë 7% të popullsisë. Greqia nguron t’u japë nënshtetësinë shqiptarëve ose polakëve, pasi të parët do të rrisin numrin e myslimanëve dhe të dytët numrin e katolikëve, në një kohë kur numri i lindjeve në Greqi është më paktë se ai i vdekjeve. Për shoqërinë vendase të huajt janë bërë një rrezik kombëtar për Greqinë. U mblodhën 10.000 firma për të ngritur xhaminë Brenda një muaji, komuniteti mysliman që jeton në Greqi ka mundur që, të grumbullojë 10 mijë firma për ngritjen e xhamisë së parë në Athinë,vendi i vetëm në Evropë, që u ndalon myslimanëve të drejtën e tyre fetare. Më 4 prill 2006 ky komunitet i ka çuar një peticion ministrit të Arsimit, Janaku,me kërkesën për ngritjen e xhamisë. Përfaqësuesi i komunitetit mysliman të Greqisë, Naim Elgantur, është shprehur se nga ana e kësaj Ministrie nuk ka pasur asnjë përgjigje komunikuese. Të pakënaqur nga kjo gjendje, ky komunitet bëri të mundur mbledhjen e rreth 10.000 firmave, çdo ditë dhe kryesisht ditën e premte. Ky komunitet ka kërkuar që xhamia të mos jetë nën ndikimin e organeve greke , por të jetë krejtësisht e pavarur nga çdo drejtim.Ata i kanë të gjitha mundësitë për të mbledhur shumën e parave për ndërtimin e saj. Gjithashtu, myslimanët e Athinës janë të mendimit që të mos kenë lidhje me xhamitë në Thrakis, me qëllim që të mos ketë asnjë keqkuptim,për plotësimin e kërkesës së tyre. Greqisë nuk duhet t’i mjaftojë qenia e saj në Evropë vetëm nga ana gjeografike, por mbi të gjitha ajo duhet ta ndiejë prezencën e saj në Evropë nga ana praktike, se myslimanë në Greqi nuk janë vetëm turqit, por janë edhe romët ( ciganët ), polakët si dhe 200.000 emigrantë të vendeve të ndryshme të botës,të cilët kërkojnë edhe të drejtat në fushën e fesë.

Ky lajm është publikuar: 29/05/2006

Monday, July 10, 2006

Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...

Autori i Lajmit: Shpetim Zinxhirja ,J.Prifti

Një problem për Greqinë nuk janë vetëm emigrantët e brezit të parë, por konkretisht një rrezik paraqiten emigrantët e brezit të dytë dhe të tretë, ku nga politikat vendase shikohen si një rrezik kombëtar. Në këtë vend dy rrugë mbeten për këtë brez: ose integrimi në shoqërinë vendase ose veçimi i tyre nga kjo shoqëri, nga ku 128.000 fëmijë emigrantësh mësojnë sot në shkollat fillore, duke i mohuar mësimin e gjuhës amëtare. Politika i sheh emigrantët edhe si rrezik për Greqinë në përsëritjen e ngjarjeve të Francës, por sipas ish-ministrit të Punës, Papajoani, Greqia nuk ka një politikë emigracioni.ProblematikaGreqia u ndalon me Kushtetutë emigrantëve të punojnë në punë të sistemit shtetërorEmigrantëve iu është ndaluar me Kushtetutë në Greqi të punojnë në vendet e punës shtetërore dhe fëmijëve të tyre iu ndalohet që të studiojnë në disa shkolla si ushtarakë etj. Janë këto ligje të shtetit demokratik që u ndalojnë emigrantëve të votojnë për bashkinë ku jetojnë, në një kohë kur dihet roli i tyre në shoqërinë vendase. Nuk është e rastit që në qeverinë e Karamanlisit janë vendosur ministra dhe zëvendësministra, të cilët para se të merrnin këtë detyrë kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë kundër emigrantëve, si ministri i Punës Panajotopulos, zv/ministrat Andreoulakos, Jakumatos etj. Është zv/ministri i Brendshëm, Apostolos Andreulakos, i cili kishte kërkuar që në ishullin më të largët të Greqisë të grumbulloheshin të gjithë emigrantët e paligjshëm në një kohë kur dihej që përqindja më e madhe ishin ilegalë. Mbrapa nuk mbeti edhe zv/ministri i Punës, Jakumato, i cili është shprehur se “do të përdorja edhe armët e zjarrit për të mbrojtur familjen time nga shqiptarët”. Zv/ministri i Tregtisë, Salagudhi, është shprehur se me ligj duhet që t’u ndalohet të huajve që të mbajnë flamurin grek. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe deputetët Kiltidhis, Kamenos, Mikaloliakos, Psomiadhis etj. Lidhur me emigracionin, qeveria e sotme Demokracia e Re, mban sot një qëndrim pothuajse të kundërt duke i parë emigrantët si një rrezikshmëri kombëtare. Kjo qeveri ka vendosur tarifat më të larta në Europë për bashkimin familjar dhe për çdo fëmijë.

Ky lajm është publikuar: 13/12/2005

Saturday, July 01, 2006

Shqiptarë në parlamentin grek

Emigrantët: Ja problemet tona
Padyshim në Greqi problemi i emigracionit është një nga më kryesoret per qindra e mijra familje emigrantësh, nga ku fati i tyre varet tashmë jo vetëm nga përpilimi i mirë apo i keq i ligjit, por më në fund edhe nga zbatimi i tijë i drejtë. Mekanizmi i burokracisë shtetërore në Greqi, tregoi se gjatë dhjetë vjetëve të legalizimit se ky problem jetik i emigrantëve i mbetur ndoshta “qëllimisht” në mes të rrugës ka indinjuar numrin më të madhe të emigrantëve. Nga një studim të vitit të kaluar doli se 98% e emigrantëve shqiptar janë të pakënaqur nga ligjet e e migracionit të këtij vëndi.
Një pyetje që pret përgjigje është se si ka mundësi që katër ligjet e miratuara si dhe 80 qarkore të dala herë pas herë nuk kanë bërë të mundur një zgjidhje bashkohore me ato të vëndeve europiane, por kanë krijuar e vështirësuar më tepër këtë problem jetik të emigrantët që nuk kanë të sosur nga dita në ditë. Emigrantët shqiptar edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet karshi shtetit grek, pjesa më e madhe tyre janë akoma të izoluar si të “burgosur politik”. Faktikisht është se qëndrimi i tyre është i kushtëzuar jo vetëm në kushtet politik, por mbi të gjitha edhe në atë ekonomik, të cilët të përjashtuar nga minoritaret i paguajnë këtij vëndi jo më pak se 0.5 euro në ditë, taksa ( paravola )150-300 euro, si kusht qëndrimi për një kohë të caktuar. Po të kundërtën ndodh në BE, kur parlamenti europian muajin e ardhshëm pritet të miratojë një rezolute ...

Bashkimi Europian 0,50 euro për çdo emigrant
Në Bashkimin Europian ku bëjnë pjesë 25 shtete ndodhen aktualisht 40 milionë emigrantë, ku për nga numri i madh i popullsisë ndoshta përbëjnë “shtetin 26 anëtar”, dhe të pestin për nga popullsia në këtë komunitet. Për këtë Europa po luan një strategji duke e kthyer emigracionin në një legjende të vërtetë mëshiruese, ku muajin e ardhshëm Parlamenti Europian pritet të miratojë një rezolutë për integrimin e emigrantëve të cilët ndodhen në territorin e tij. Kjo rezolutë ka për qëllim t’i sugjerojë Komisionit Europian një sërë masash. Eurodeputeti grek, Stavro Lamrinidis, nënkryetar i Komisionit të lirive Politike të Parlamentit Europian, ka theksuar se “...Europa nuk ka më pse të trembet nga emigrantët, nëse ata trajtohen si të barabartë dhe me respekt nga shoqëritë vëndase, atëhere ata mund të jenë shpresa e madhe e Europës. Nëse jo, atëherë emigrantët mund të shndrohen në një bombë me sahat për Europën. Objektivi kryesor nuk është që emigrantët të ndihmohen më shumë se vendasit, por që Bashkimi Europian të mundet të shmangë krijimin e getove dhe rishfaqjen e ngjarrjeve dramatike, incidentet e muajit nëndor të vitit të kaluar në Paris”
BE ka mundësuar një fond ( Fondi Europian për emigracionin), ku sipas komisionierit të çështjeve të brëndëshme, Franko Fratini komisioni disponon çdo vit 1.7 miliardë euro në shërbim të integrimit të emigrantëve, në një kohë kur dihet që BE ka një të kaluar të keqe përsa i përket disponimit të shfrytëzimit të parave në këtë drejtim.

Qeveria greke: 150 ensima ( ditë të punuara ) për leje qëndrimi
Ministria e Brendeshme e Greqisë këto ditë ka nxjerrë një qarkore të nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Nastasios Vezirijanis, ku përcakton se për rinovimin e lejeve e të gjitha lejeve të qëndrimit që u muarrën për punë të pavarur në bazë të ligjit 2910 të vitit 2001, tash do të nevojiten vetëm 150 nga 200 të tilla që përcaktonte ligji i ri për emigracionin 3386 vitit të kaluar. Jo pak, por mbi 80 qarkore të tilla kanë dalë gjatë gjithë viteve të emigracionit e sidomos mbas viteve 1997, kur filloi legalizimi i emigrantëve, por megjithë këto problemet janë të njëjta.Greqia për shumë vite ka luajtur, si dhe po luan me dinjitetin dhe ndjenjat e emigrantëve në forma të ndryshme e nga më të ultat. Vite më parë në qeverisjen Kostas Simiti, ministria e Punëve rë Brendëshme Vaso Papandreu u ka kërkuar emigrantëve që të siguronoin të paktën 300 ditë të punuar ( ensima). Por lidhur me këtë padrejtësi dhe mungeses së llogjikës njerëzore sekretari i sindikatave të ndërtimit për Athinën Jorgos Theodoros është shprehur “sa edhe një prift që shkon në kishë çdo ditë për të ndezur një qiri nuk mund të sigurojë këtë sasi ensimash ( ditë të punuara) e jo më një emigrant ekonomik”. Greqia europiane, u kërkohen ensima emigrantëve në një kohë kur këto janë të vlefshme vetëm për të siguruar lejen e qëndrimit, pasi për njohje pensioni Greqia as nuk do t’ia dijë në këtë drejtim, edhe pse e di fare mirë që po shkel të drejtat e emigrantëve.
Qarkore e re sqaron se sasia e 150 ensimave vlen vetëm për lejet që janë marrë në bazë të ligjit të vjetër 2910/2001, çka do të thotë se kur të vijë dita për rinovimin e ardhshëm të këtyre lejeve ( p.sh, në vitin 2008) emigranti do të duhet të ketë jo më 150 ensima ( ditë të punuara) por 200 të tilla. Ministria Brendëshme ka urdhëruar bashkitë që më në fund t’i pranojnë kërkesat për rinovim , vetëm se nuk do tu japi emigrantëve të drejtën për të udhëtuar në atdheun e tyre. Por edhe këtë radhë Greqia u ka hapur “portën e liridaljes” së radhës emigrantëve të izoluar për të udhëtuar pranë familjeve të tyre nga 5 koriku deri në 5 shtator 2006. Tashmë emigrantët as ngrohen dhe as ftohen nga këto qarkore, të cilat për nga rëndësia e kanë humbur vlerën e tyre aktuale, pasi javën tjetër emigrantët mund të ndodhen prapë përpara një qarkore tjetër të kësaj natyre...Këto janë ligjet dhe qarkoret e një vëndi europian, djepi ku lindi për të parën herë demokracia...


Emigrantët shqiptarë në parlamentin grek

Mbas 15 vjetë emigracioni Greqia është”kujtuar” për hallet dhe problemet e emigrantëve shqiptare të cilët për nga numri zenë 65% të emigracionit të këtij vëndi. Kështu pak ditë më parë simbas programit Komisioni ndërpartiak për emigracionin të këtij parlamenti që kryesohet nga deputetia e Demokracisë në pushtet zonja Elisabet Papadimitriu priti kryetarin e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi zotin Jovan Mëhilli. Pasi ka përshëndetur të pranishmit dhe falenderuar për ftesën Mëhilli u shpre se dëshirojmë që në këtë takim të vlerësuar nga ju , besojmë se do të jetë jë dritë jeshile për zgjidhjen e problemeve që ne kemi. Mendojmë të paraqesim këto shqetësime të cilat për vite qëndrojnë pezull dhe pa zgjidhje. Konkretisht, kërkesat për plotësimin e dokumentacionit në vënd që të thjeshtohet, janë bërë më të ndërlikuara. Gjatë 15 vjetëve të emigracionit shqiptar në Greqi kanë lindur rreth 35 fëmijë shqiptar dhe janë lidhur martesa ndërmjet shqiptareve dhe grekëve. Shumë shqiptarë me kontributin e tyre janë bërë pronarë shtëpish, ambientesh të shërbimit social, mjekësor, biznesësh personal etj. Mbi 60% e fuqisë punëtore që morrën pjesë në ndërtimin e veprave të Olimpiadës, të aerodromit, rrugëve ishin emigrantë shqiptarë. Gjatë këtyre viteve rreth 100.000 fëmijë, të rinjë dhe të reja kanë vazhduar dhe vazhdojnë në shkollat greke.




Ja problemet tona “zotërinjë”...
Në seancën e cila u transmetua nga televizioni shtetëror grek, zoti Mëhilli i njohu deputetet me hallet dhe problemet kryesore që emigrantët ndeshen çdo ditë në Greqi.Që në fillim zoti Mëhilli ka theksuar se “Problemi i legalizimit është problemi më kryesor i gjithë emigrantëve dhe më i mbeturi në rrugë gjatë këtyre 10 vjetëve të fundit. Ligjet e miratuara nuk kanë zgjidhje bashkëkohore dhe e kanë vështirësuar më tepër problemin, si numri i lartë e ensimave( pullat), vonesat në pranimin e dokumentave , taksa të larta për plotësimin e tyre”. Me hollosi e konkretisht Mëhilli u bëri të njohur të pranishmëve deputet se “akoma më shumë vështirësohet dhënia e lejeve të qëndrimit për të rinjtë që simbas ligjit shkëputen nga bashkimi familjar, ose i kanë mbaruar studimet, ose vazdojnë shkollat private, nga kërkesat janë të ndryshme nga një bashki në tjetrën. Ka ardhur koha që pjesa më e madhe e emigrantëve tu jepet leja e qëndrimit të përhershëm, ndërsa fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur këtu t’ju jepet” nënshtetësia greke”. Nuk e shohim të arsyeshëm që në bashkimin familjar të përjashtohen prindërit e moshuar, pasi në Shqipëri tradita jonë është që prindërit nuk braktisen, njëkohësisht edhe në konventat ndërkombëtare si dhe në shumë vënde të tjera të botës fëmijët dhe të moshuarit trajtohen në veçanti pa mohuar dhe humanizmin që ka shoqëria ndaj tyre. Së fundi ne ”Ne si emigrantë kërkojmë mirëkuptimin me qeverinë veçanërisht me Ministrinë e arsimit në Greqi.që të krijohen hapsira dhe lehtësira që fëmijët të mësojnë gjuhën amtare, si dhe të kenë njohuri për vendin e tyre ...”
Deputetet, Ligji nga e para
Shumë deputete të gjitha partive politike të interesuar për këtë ligj të shumë përfolur, pas pyetjeve të shumta dhe sqarimeve të çastit me indinjatë theksuan se ligji i emigracionit i cili është në fuqi që nga viti 2001 duhet përmbysur dhe për këtë gjë ligji duhet që fillohet të hartohet dhe të zbatohet nga e para. Dihet që Greqia në krahasim me vëndet të Europës së Bashkuar ka ligjin më të ashpër të legalizimit për emigrantët. Për këtë vitin e kaluar nga një studim doli se 98% e emigrantëve ishin kundër këtij ligji...