Thursday, April 29, 2010

Masakra, në hell për ta pjekur të gjallë...!

Nazistët grekë masakrojnë një shqiptar në një ishull grek

29/04/2010 "TIRANA OBSERVER"

Presidenti i vendit Karolos Papulias, jo pak herë i ka bërë thirrje politikës dhe mbarë opinionit vendas për rrezikun që po i kanoset Greqisë nga racizmi, duke mos prekur asnjëherë masakrat e nazizmit. Masakra e fundit kundra shqiptarit tregon se ky vend tashmë nuk ka problem më vetëm racizmin, por sot duhet të përballojë edhe grupet naziste që kohët e fundit në mënyrë publike po manifestojnë masakrat e tyre më barbare. Masakra e fundit sa do që tentohet e të mbulohet nga vetë autoritetet përkatëse, ajo mban me gërma të mëdha vulën e nazizmit grek...

Edhe një herë si përherë

Ende vazhdojnë masakrat në vendin helen. Një ngjarje tepër e rëndë dhe e frikshme ka shokuar emigracionin shqiptar dhe mbarë opinionin vendas, që tashmë ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe fantazi njerëzore. Një veprim i karakterit nazist në qytetin Hania të ishullit Kretë, ka çuar në spital një 35-vjeçar shqiptar që në këto momente po lufton me vdekjen në saj të kujdesit të mjekëve vendas.

Disa vendas kanë masakruar një shqiptar për ta pjekur në hell të gjallë, duke bërë sehir thirrjet dhe përpëlitjet nga dhimbjet e tmerrshme. Edhe një veprim tjetër nazist në Kretë shton listën orguzezë të viktimave tona në Greqi, që për momentin është kthyer një nga vendet më armike të shqiptarëve, përballë mungesës politike greke. Edhe një herë tjetër, si gjithnjë viktima të veprimeve çnjerëzore janë përsëri emigrantët shqiptarë, të pambrojtur nga asnjë ligj dhe nga asnjë qeveri. Dhuna dhe masakrat kundra shqiptarëve përbëjnë një realitet që askush me gojën plot nuk mund ta mohojë.Është absurde, po edhe për të ardhur keq për njerëz normalë e me logjikë njerëzore që në Greqi me dekret presidencial të vitit 1991, u jepet e drejta autoriteteve vendore që të vrasin çdo kafshë që vjen nga Shqipëria. Kuajt apo mushkat që kalojnë kufirin grek të ardhur nga Shqipëria vriten në mënyrë barbare dhe groposen ende pa u dalë fryma mirë (më gjatë në numrin e ardhshëm).Edhe pse po jetojmë në shekullin 21, Greqia nëpërmjet një politike antishqiptare u ka dhënë terren organizatave raciste dhe naziste të veprojnë si të duan dhe kur të duan me emigrantët shqiptarë, të ushtrojnë dhunë, të torturojnë dhe të vrasin sa herë që këta të fundit dëshirojnë të kryejnë veprime të tilla në ambiente publike.Deri më sot asnjë politikan grek nuk ka dalë që të dënojë këtë akt barbar. Pothuajse e gjithë media vendase, përjashto gazetën “Espresso” ka ngritur në faqe të parë këtë barbarizëm të paparë ndonjëherë të kryer nga njeriu ndaj njeriut. Jam i sigurt se edhe ky veprim çnjerëzor do të kalojë në heshtje si nga qeveria greke po edhe nga ajo shqiptare. Qeveria shqiptare në të gjitha rastet ka dalë e humbur në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve të saj.

Mjekët: Nuk është aksident, por dhunim...

Sipas gazetës “Espresso” 28/04/2010, ngjarja tragjike ka ndodhur të premten e kaluar kur 35-vjeçari është shtruar në spitalin e qytetit të Hanias me dhimbje të tmerrshme në trup, e sidomos në organet e brendshme të trupit. Mjekët vunë re se jeta e të riut shqiptar kishte të bënte me rrezikun për jetën dhe për këtë bëjnë kontrollet e çastit. Por, mjekët të habitur gjatë kontrollit vënë re se brenda në trup gjendej ende një copë dru (bisht fshese) që kishte prekur dhe organet e brendshme. Pa humbur kohë fillojnë operacionin për të hequr bishtin e fshesë) që i kishin futur nga pas. Në fillim viktima nga turpi ka tentuar të gënjejë se ishte rrëzuar në banjë, por më pas doli se disa vendas i kishin futur shkopin nga pas për ta pjekur të gjallë në hell.

Drejtori i spitalit në Hania për gazetën “Espresso”, Jorgo Arkodakias është shprehur se asnjë lëndim apo plagosje në banjë apo kudo nuk mund të sjellë në këtë gjendje kaq të rëndë e rrezik për jete viktimën. Është e qartë se bëhet fjalë për një dhunim të qëllimshëm dhe jo për një aksident çasti.

Policia ka filluar hetimet

Policia vendore ka filluar menjëherë hetimet duke pranuar paraprakisht dy skenarë të mundshëm për dhunim. Skenari i parë bën fjalë se mos 35-vjeçari është masakruar nga të afërmit e të dashurës së tij, ndërsa skenari i dytë nxjerr në dritë keqtrajtim apo masakrim nga një hakmarrje nga patriotët e tij për arsye ekonomike.

Sipas Drejtorit të Policisë së qytetit në Hania, z. Pantelis Murtzanoz, procesi po hetohet nga të gjitha drejtimet. E sigurt është se po kërkojmë çdo burim për të gjetur fillimin e procesit.

Hania, qyteti ku stërviten nazistët

Policia bën sikur nuk di gjë që qyteti Hania i Kretës është shkolla ku stërviten nazistët grekë, është vendi në të cilën po nuk u morën masa të shpejta, në të ardhmen do të jetë një problem jo vetëm për vetë Greqinë, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit. Drejtuesit e sotëm të shkollës naziste të këtij qyteti janë stërvitur më parë në shkollat paralele në Rusi. Sot nazizmi i ri në Greqi po përjeton lavdinë më të madhe, duke djegur shtëpi e qendra kulturore të emigrantëve, duke masakruar mësues vendas pse u mësojnë fëmijëve të emigrantëve gjuhën greke dhe atë amtare...

Shqipëria më aktive në mbrojtje të shqiptarëve

Greqia gjatë 20 vjetëve të emigracionit shqiptar në këtë vend dha shembullin më të keq në trajtimin e emigrantëve shqiptarë. Politika shoviniste dhe antishqiptare që ka mbërthyer prej vitesh këtë vend bëri që populli ynë ta paguajë emigracionin më shtrenjtë se çdo vend tjetër në botë. Jo pak, por 149 emigrantë shqiptarë kanë lënë jetën në parajsën greke, vetëm e vetën pse ishin shqiptarë. Me dhjetëra të tjerë janë zhdukur e varrosur pa lënë gjurmë. Një ushtri e tërë sakatësh shqiptarë është ngritur vitet e emigracionit nga masakrimet e racizmit të policisë vendase. Asnjë të dënuar për masakrimet dhe keqtrajtimet, asnjë i dënuar për vrasje. Asnjë reagim nga politika greke. Por deri kur do të vazhdojë që të heshtë shteti shqiptar për mbrojtjen e emigrantëve të tij?...