Wednesday, November 25, 2009

Nëna shqiptare

Vitore Stefa Leka

Të ndihmosh nuk do të thotë bamirësi, por një detyrim që ke ndaj një personi që ka nevojë...
Tirana Observer 24/11/2009
Vitore Leka Stefa, është një nga figurat më interesante të emigracionit, që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Për këtë bamirësi në Diasporë njihet me emrin Nëna shqiptare. Të gjithë i thërrasin Nëna Vito. Edhe në vend të huaj, emigrante vazhdon të ndihmojë njerëz të ndryshëm që kanë nevojë, duke ndjekur njëkohësisht rrugën e Nënë Terezës. Jeta e saj është e lidhur plot dhimbje, por edhe me çaste jete të lumtura. Porta e shtëpisë së saj qëndron e hapur për njerëzit që kanë nevojë, pasi jeta e saj është lidhur edhe me jeten këtyre njerëzve. Një tronditje të fortë nënë Vitorja pati në çastin kur i ka hequr nga duart e karabinierve një fëmijë, që më pas mësoi se ishte fëmija e atij, i cili kishte dhënë urdhër për pushkatimin e të jatit të saj. Por me gjithë dhimbjen shpirtërore nënë Vitorja në intervistën e mëposhtme thotë se: “duhet të tregojmë se dimë të falim, për të rregulluar diçka të shkatërruar”.Vitore Stefa (Leka) ka lindur e Beratit, nga një familje e shquar intelektual me tradita e rrënjë të thella patriotike të Kostaq e Eleni Stefa. Është stërmesë e Kostandin Kristoforidhit dhe Gjergj Stefës ( veprimtar i njohur i Lidhjes së Prizrenit). Rregjimi monist i pushkaton të jatin për idetë demokratike. Babai i saj, Kostaq Stefa, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ndërsa vetë ajo, nga ish Presidenti Alfred Moisiu, është dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes, për punën e saj humane dhe veprimtari patriotike, në këto 17- vjet emigracion. Poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime, në këtë intervistë ka treguar shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe në emigracion.Mbas shëmbjes së komunizmit merr rrugën e emigrimit për në Itali. E palodhur në mbrojtje të drejtave dhe dinjitetit e gjen kudo në krijimet e shoqatave italëo-shqiptare. Është anëtare nderi e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare- Arbëreshe në Itali. Për veprimtarinë e saj humanitare-bamirëse në Itali e thërrasin Nënë Tereza e Triestes”. Më 2005 Shoqata Humanitare në Shqipëri “Nënë Tereza” e ka shpallur anëtare nderi.Vitorja merret edhe me krijimtari poetike, duke i dhënë lexuesit vëllime si, La Liberta, Jetoj ringjalljen, Vetmi e largësive, në prozë librin Plagë shpirti, si dhe romanin Mozaike të një portreti, Metafora e arratisur. Veprimtaria dhe aktiviteti i saj krijues dhe humanitar eshte pasqyruar me jehone te fuqishme ne shtypin vendas italian por edhe ne gazeta e revista te ndyshme ne Shqiperi dhe diaspore si gazeta “Tribuna Demokratike”, “Republika”, “Panorama”, revistat “Klan”, “Spekter”,”Eurozeri” ne Zvicer, etj. Motoja e saj eshte “Ju kam vëllezër, më thoni motër” Poetja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, dënuar dhe persekutuar në kohën e diktaturës, dhe pse mes një jetë plot peripeci dhe dhimbje, është munduar të japë një ndihmë modeste në drejtim të bamirësisë. Ka ndihmuar me mijëra emigrantë, shqiptarë të Kosovës, por simbas kësaj nëne,zemra dhe dashuria nuk ka kombësi. Poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime në këtë bisedë ndryshe nga të tjerat, na tregon shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe emigracion. Në mbarë diasporën njihet edhe me emrin: Mreteresha e Diasporës Shqiptare...


Çdo të thotë bamirësia për ju?

Të ndihmosh nuk do të thotë bamirësi, por një lloj detyrimi që ke ndaj një personi në nevojë. Kjo varet nga nevojat që kanë personat dhe nga mundësitë që na krijohen për ta ndihmuar. Në emigracion më është dhënë mundësia që t’i jem pranë çdo emigranti, pavarësisht nga kombësia. Qyteti i Triestes ku banojë është i populluar nga të gjitha etnitë, për vetë strategjinë që ka ky qytet bregdetar, ku ankorohen tragete nga e gjithë bota. Është një nga qytetet që mikpriti eksodet e ndryshme që kanë ndodhur duke nisur nga viti 1990. Duke qenë dhe vetë emigrante, unë jam më e ndjeshme ndaj tyre dhe i kam ndenjur pranë, duke i shoqëruar në dikasteret përkatëse, nëpër komuna, apo në shoqatat bamirëse, si Caritasi, apo duke ë marrë në shtëpinë time, deri sa këto të fundit janë sistemuar. Kjo ka qenë e përditshmja ime që nga viti 1990-94 ku në Itali vinin shumë emigrantë nga Shqipëria dhe më vonë nga luftrat e Bosnjës, Sllovenisë, Kosovës apo Maqedonisë, ku flukset e refugjatëve u bënë më të shpeshta dhe unë isha çdo ditë pranë tyre. Dua të them se në këtë punë nuk kam qenë kurrë e vetme. Më kanë ndihmuar shumë miqtë e mi, Masrur Imami dhe Xhokonda Amadej.


Mund të na thoni për ndonjë detaj të rëndësishëm ose ndonjë histori nga gjithë kjo përkujdesje ndaj emigrantëve kam shumë kujtime të dhimbshme por dhe të bukura nga takimet dhe nevojat e emigrantëve?

Do veçoja dy. Të gjithëve na kujtohet viti 97 kur helikopteri Italian mori në stadium një familje shqiptare me dy fëmijët e saj, njëra prej të cilëve ishte shumë e sëmurë. Vajza u shtrua në spitalin e Barit. E ëma gjeti numrin e telefonit tim, më merr urgjentisht dhe më tregon rastin e fëmijës së saj. Spitali i Triestes “Burlo”, mbahet si një nga spitalet më të mira në Evropë për sëmundjen që kishte Ina. Bëra çmos me prefekturën, ku nuk ja harroj kurrë dhe zonjës Alma Biskarro, që më shoqëroi në spital e kudo, deri sa sollëm familjen shqiptare në Trieste, ku dhe Inën e shtruam menjëherë në spitalin e Burlos. Familjarët e tjerë për 20 ditë ndenjën në shtëpinë time, deri sa i sistemoi Karitasi.Gjithashtu nuk do të harroj kurrë rastin e një djali që po e kthenin në Shqipëri dhe ai bërtiste se s’donte të kthehej. Në një moment i shpëtoi policëve nga dora dhe u afrua afër nesh. Aty tek sheshi i tragetit njëri prej policëve i ra me shkop gome dhe ai bërtiti: “Oh nëna ime”!.

Aq shumë u trondita sa për një çast mendova se aty mund të ishte djali im dhe u futa dhe unë në mes. Hëngra dhe unë një shkop gome, që më dhemb akoma kurrizi kur e kujtoj. Djali veç të tjerave ishte me temperaturë, dhe mbas ndërhyrjeve tona e lanë të merrte vehten nga temperatura dhe gripi. Unë e mroa në shtëpi. Ditën që ai do të ikte me traget ishim ulur në tavolinë për të ngrënë drekën. Kisha mysafir zotin e nderuar Kristaq Lako, atë kohë redaktor i gazetës “Pasqyra” dhe një gazetar tjetër nga televizioni shqiptar që nuk ia kujtoj dot emrin tani. Më kujtohet që zoti Kristaq e pyeti djalin nga ishte, kur Ai i tha, nga Tirana dhe nisi të thoshte emrin e të atit mu errësuan sytë. Ishte djali i atij njeriu që kishte dhënë urdhrin e pushkatimit të tim eti.

Ndjeva që po më dridhej garuzhdja në dorë, sepse ishte moment kur po ndaja gjellën. Por e mblodha vehten dhe thashë me vete: Ç’faj faj ka ky për fatkeqësinë time, për faktin që unë u rrita pa babë, në një mjerim të plotë? Mund të kisha lindur unë në vend të tij, ose anasjelltas. Pastaj mu kujtua fakti që ne shqiptarët sot më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar dhe t’i harrojmë hakmarrjet dhe përçarjet, nuk duhet të rrimë me kokën prapa. Mbas një jave më merr i ati i djalit, që me gjysëm zëri më tha: "Ti me bukë e unë me gurë”. Por ajo ishte një leksion, një mësim dhe për atë djalë, por dhe për të tjerët, që të tregojmë se duhet të dimë të falim për të rregulluar diçka të shkatërruar.


Çdo të thotë një fëmijë jetim për ju?

Meqë u rrita vetë jetime pa baba, dhe thonë që babai të lë fukara, ndërsa nëna jetim, unë e kam ndjerë mbi supet e mia peshën e kësaj fjale, pasi nëna ime ishte e mbytur në punë dhe punonte tërë ditën për të na rritur neve, që ishim pesë fëmijë. Ndaj më ka dhimbsur gjithnjë shpirti kur shihja fëmijë të braktisur. Më kujtohet që në Shqipëri një herë kthehesha në shtëpi me autobus dhe shoh një fëmijë në fund të sediljes që ishte mbledhur kruspull nga të ftohtit. Ishte një djalë që kishte moshën e djalit tim. Kishte ikur nga shtëpia se e trajtonte keq njerka. I ati punonte në metalurgji dhe vinte në shtëpi një herë në javë. Ai nuk ë besonte shumë thëniet e të birit, kur i tregonte për keqtrajtimin. E mora djalin në shtëpi dhe e mbajta për një kohë të gjatë, sa të sqarohej pozicioni i tij, sigurisht duke sinjalizuar organet e policisë që e dëgjuan vetë djalin që drithëronte nga frika dhe që kish vendosur të mos kthehej kurrë në shtëpi. Nga ky djalë kam shumë kujtime dhe më dhëmb shpirti gjithnjë kur e kujtoj. Por marrja e tij në shtëpi më xhelozi djalin tim, pasi i jepja rrobat e tij. Në atë kohë rrobat e fëmijëve i kishim me shumë kursim. Ai flinte në një shtrat me djalin tim. Nisi të më thërriste mama, ashtu si fëmijët e mi, gjë që krijoi pak xhelozi tek ta. Më pas erdhi i ati dhe e gjeti. Fëmija u mërzit sepse mendoi se e kisha tradhëtuar unë. Fola gjatë me të atin, por djali iku nga shtëpia dhe nuk di më asgjë për të. U interesova në polici, por më thanë se janë në gjurmë të tij.


Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare?

E kam amanet nga paraardhësit e mi që mos i afrohem "politikës ". Kështu që rezervohem thjesht në dhënien e një mendimi. Për mua politika duhet të jetë arti për të arritur mirëqënien e një populli. Kush bën këtë, ka bërë politikë. Politika shqiptare për vetë faktin se ka probleme të shumta në atdhe, drita, ujë, kontrabandë, falsifikime, është duke përshkuar akoma traun e ekuilibrit.


Ju këtë gjë po e vazhdoni edhe sot në emigracion?

Erdha në emigracion dhe ndihmova dhe shumë fëmijë të tjerë jetimë. Më kujtohet Agroni dhe Amarildo nga shtëpia e fëmijës që erdhën me maune. Sigurisht që këtë e bën pa lajmëruar askënd. Më kujtohet që ndërsa udhëtoja një herë më del përpara gjyshja e Amarildos që banonte në Lushnje dhe më falenderoi që i kisha mbajtur nipin, që e kishte rritur me shumë sakrifica. Ato fëmijë sot kanë mbaruar jo vetëm gjimnazin por dhe fakultetin. Kjo më jep një kënaqësi të madhe shpirtërore. Gjithnjë kur më telefonojnë ose më takojnë, me therrasin “Mami” dhe unë qesh, sepse ato tani janë burrëruar dhe kanë në krah të dashurat e tyre. Kam dhe shumë histori të tjera që po i shkruaj tashmë në një libër, ku do të jenë dhe fotografitë. Ju kini marrë titullin “Qytetare Nderi” e qytetit tuaj të lindjes, Berat.


Si jeni ndjerë në këtë moment?

Unë në gjithë procedurat e marrjes së titullit nuk kam qenë në dijeni. Ka qenë nisma e shumë intelektualëve beratas, të cilët propozuan pranë Bashkisë. Thuajse kur të gjitha procedurat kishin përfunduar miqtë e mi më vunë në dijeni. Ishte gazetari Xhovan Shyti (dhe gazetarja Drita Braho), që kanë ndjekur shkrimet e mia në gazeta, veprimtarinë time në emigracion, i cili njeh prejardhjen e familjes time si një nga familjet intelektuale, patriotike më të spikatura në Berat, si një nga familjet më të persekutuara. Të gjitha këto ndoshta ndikuan në nismën e tyre.Kohët e fundit jeni impenjuar maksimalisht me një studente që e keni shpëtuar nga droga.


Si është historia e saj?

Po është e vertetë. Monika është një vajzë e thjeshtë italiane. E njoha rastësisht në rethana shumë të këqija. Isha në lulishten e madhe të qytetit ku jetoj. Aty ndodhet dhe busti i artistit tonë të madh Aleksandër Mojsiut, që unë e vizitoj shpesh dhe ia tregoj me krenari miqve të mij italianë, sepse ai është krenaria e artit tonë shqiptarë. Ndërsa po debatoja me një gazetar Italian për emrin e aktorit ma këputi shpirtin një vajzë e imët që qante dhe ashtu e fshehur mes pemësh, e thoshte : “Voglio morire » (dua të vdes). I thashë mikut tim që do shkoja tek ajo dhe shkova. Ajo më lutej ta lija rehat, por unë i fola me gjuhën e një nënë. Mbas këmbënguljes time më tregoi se e kishte qëlluar i dashuri i saj në sy, sepse nuk donte të shkonte të bënte dashuri me shokun e vet. Mbeta e befasuar për këtë fakt. Më pas më tregoi se ishte nga periferia e Udines dhe se prindërit e kishin sjellë të studionte për farmaci. Kishte ardhur në Trieste dhe jetonte me dy mikeshat e saj. Gjithçka mirë derisa ishte njohur me Xhulion, i cili e shtynte të mos mësonte, të braktiste provimet dhe të pinte hashash. Prindërit i dërgonin para për shkollën, ndërkohë që ajo ia ndante me Xhulion për hashash. Pasi prindërit e saj morën vesh të vërtetën vajza ishte e deshperuar, sepse e kishte braktisur familja. E mora me vete. Shkuam në urgjencë ku fillimisht kuroi plagët dhe më pas erdhi në shtëpinë time. U sistemua me një punë dhe pjesa tjetër rrinte në shtëpinë time. Me të dashurin e saj u nda përfundimisht, me punën lau borxhet e drogës dhe pas gjashtë muajsh u pajtua me familjarët e saj. Monika vazhdon akoma të rrijë në shtëpinë time. Pas 5 vjetësh ajo po vë në jetë ëndrrën e saj të madhe për t’u bërë farmaciste e bimëve mjekësore dhe vazhdon të punojë në një farmaci. Përveç ëndrrës së saj më thotë shpesh se është e lumtur që arriti të realizojë ëndrrën e saj dhe të prindërve. Unë vazhdoj të jem nëna spirituale e saj. Nuk do e harroj kurrë kënaqësinë që më ka dhënë ajo vajzë kur më ftoi që ta festoja ditëlindjen në fshatin e saj. Në sheshin para kishës së fshatit kishte ftuar gjithë banorët dhe pasi u foli për mua, u bë një festë e madhe që sinqerisht më ka bërë disa herë të skuqem. Me Monikën jam shumë kërkuese dhe dëshiroj që ajo të mbaroj fakultetin me rezultate të larta. Shpesh herë ajo u shprehet fëmijëve të mi se, unë jam si gjermankë e rreptë, por unë jam shumë e preokupuar për të ardhmen e saj. Dëshiroj me gjithë zemër që të ketë fat në jetë.....

Berisha- Papandreu takim sekret më 27 nëntor


Publikuar me 24/11/2009 Tirana Observer

Prapaskenat

Kryeministri grek Jorgos Papandreu, ka ftuar në një takim informal në Prespë, kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe atë maqedonas Nikola Gruevski. Tema zyrtare e takimit do të jetë mbrojte nga ndotja e liqeneve të zonës së Prespës. Por mediat greke shkruajnë se arsyet e këtij takimi, veç emrit të Maqedonisë do të jetë edhe situata e tensionuar politike në Shqipëri. Misteri i këtij takimi mes Berishës dhe Papandreut, edhe pse është i pari mes tyre, është mbajtur i fshehtë si nga pala greke, por edhe nga stafi i kryeministrit Berisha. Ndërkohë që Papandreu është edhe Presidenti i Internacionales socialiste, por edhe mik i Edi Ramës. “Tirana Observer” zbardh sot të gjitha detajet e fshehta të këtij takimi.


Mediat greke kanë bërë të ditur dje, se më datë 27 nëntor në Prespë do të mbahet takimi i tre kryeministrave Papandreu, Berisha dhe Gruevski për mbrojtjen nga ndotja e liqeneve të kësaj zone. Mësohet se ka qenë vetë kryeministri George Papandreou, që ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe Nikola Gruevski të Maqedonisë, në një takim joformal në Prespë, ditën e premte, 27 nëntor, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Prespa (Center for Information Portal). Sipas njoftimit, nisma e Kryeministrit konfirmon rëndësinë shumë të madhe, të dhënë nga qeveria greke në ruajtjen e mjedisit vetëm disa ditë para Samitit të Kopenhagenit, mbi ndryshimet klimatike, si dhe dy muaj para përvjetorit të dhjetë që doli nga një komunikatë e përbashkët e kryeministrave në shkurt të vitit 2000, që shpalli vendosmërinë e tyre për të bashkëpunuar për mbrojtjen e liqeneve të Prespës. Ndërkohë, nga stafi i kryeministrit Berisha, gjithçka është mbajtur e fshehtë dhe nuk ka asnjë njoftim për këtë takim.


Arsyet e vërteta të takimit

Por duke tejkaluar arsyet zyrtare të njoftim të kryeministrit grek, ky takim zhvillohet për shumë arsye të tjera. Çështja më emergjente që ka për të zgjedhur kryeministri grek, është debati për emrin e Maqedonisë. Dhe në këtë takim të parin mes tij dhe kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, Papandreu do diskutojë gjerësisht për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Rol në këtë çështje do të ketë edhe kryeministri ynë, pasi Berisha ka një ndikim të madh tek partitë shqiptare në Maqedoni. Takim tjetër i rëndësishëm do të jetë dhe ai mos Papandreut dhe Berishës. Mësohet se në këtë takim, veç kufirit detar, një temë mjaft e rëndësishme do të jenë zhvillimet politike në Shqipëri. Është më se e kuptueshme që Berisha do t’i kërkojë homologut grek, që është edhe kryetari i Internacionales Socialiste, por edhe mik i Edi Ramës, të ndërhyjë tek ky i fundit për të zbutur klimën politike.


Historia Berisha-Papandreu

Që pas zgjedhjeve të 2005, Berisha tentoi të instalojë me qeverinë “Karamanlis” një urë preferenciale komunikimi dhe bashkëpunimi. Gjatë një udhëtimi të tij drejt vendeve të Lindjes së Mesme, kryeministri i sapozgjedhur Berisha, arriti të marrë një takim të shkurtër me Karamanlisin në aeroportin e Athinës, aq sa i mjaftoi për ta siguruar homologun grek se një erë e re marrëdhëniesh duhet të fillonte mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Ndërkohë, duhet theksuar se Karamanlis ishte i preferuar për Berishën sepse ishte i djathtë. Deri në zgjedhjet e parakohshme greke, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës dukeshin të përkryera. Por ndryshimi aktual politik në Athinë dhe simpatia e hapur që kryeministri i ri Papandreu ka shfaqur ndaj opozitës së majtë shqiptare (Papandreu ishte i vetmi lider politik evropian që zbriti në Tiranë për të ndihmuar PS-në gjatë fushatës), mund të përbëjnë një problem jo të vogël për qeverinë “Berisha-Meta”. Elementet potenciale të një ftohjeje me sfond politik janë të gjitha aty. Ndërkohë që ndryshimi i krahut politik në Greqi, ka sjellë bashkë me shumë ngazëllime dhe shpresë majtas në Tiranë. Dhe gjatë këtij takimi, kryeministri shqiptar ka mundësinë më të mirë që ta bëjë homologun e tij grek një partner të qeverisë së tij të re.


Takimi

Mediat greke kanë bërë të ditur dje, se më datë 27 nëntor në Prespë, do të mbahet takimi i tre kryeministrave Papandreu, Berisha dhe Gruevski për mbrojtjen nga ndotja e liqeneve të kësaj zone.


Arsyet e vërteta

Duke tejkaluar arsyet zyrtare të njoftimit të kryeministrit grek, ky takim zhvillohet për shumë arsye të tjera. Çështja më emergjente që ka për të zgjedhur kryeministri grek, është debati për emrin e Maqedonisë.


Politika shqiptare

Berisha do t’i kërkojë homologut grek, që është edhe kryetari i Internacionales Socialiste, por edhe mik i Edi Ramës, të ndërhyjë tek ky i fundit për të zbutur klimën politike.

Friday, November 20, 2009

Çfarë gazetarie duam?...

Publikuar ne gazetën "SOT" me 18 nendor 2009

Liria e fjalës së lirë nuk është dhuratë e asnjë politike
Ngjarrjet e fundit lidhur me keqtrajtimin e gazetarit Mero Baze, nuk është hera e parë dhe as e fundit për aq kohë, sa politika shqiptarë të heqë dorë nga dhuna, por edhe për gazetarët që këta të jenë më të kujdeshëm në trajtimin e fakteve pa tendenca shpifjeje. Rritja e ndërgjegjes do të luante një rol të rëndësishëm në parandalimin e këtij fenomeni që sa vjen dhe po bëhet më shqetësues për mbarë shoqërinë shqiptare.
Po çfarë gazetarie duam? Cila formë më e mirë i përshtatet shoqërisë sonë?
Na nevojitet gazetari që të jetë pro pushtetit qendror, apo në opozitë me të në dobi të shoqërisë dhe të shtetit?. Me gjithë reagimin e menjëhershëm të poitikës shqiptare, ngjarrja e fundit padyshim ka ulur edhe më shumë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Politizimi i medias shqiptare nga partitë politike vetëm dëme i po sjellin shtetit, duke mos lënë menjanë ndarrjen e gazetarëve në të majtë dhe të djathtë.

Shumë gjëra i humbëm pasi nuk i ngritëm në kohën e duhur, ndërsa disa të tjera i humbëm sepse nuk patëm kurajon. Por edhe kur i ngritëm problemet dhe prekëm interesat e pushtetit, menjëherë ndaj shtypit ushtrua dhunë. Liria e fjalës në demokraci nuk është dhuratë e qeverisë, por është detyrë e saj që ta respektojë dhe ta mbrojë atë me të gjitha mënyrat, atje ku duhet mbrojtur. Pushteti që sot ka uzurpuar mbarë shtetin gjithmonë ka qenë një protagonist i keq në një kohë kur duhej që të mbrojë fjalën e lirë në demokracinë e brishtë shqiptare.


Shteti, në kuadër të detyrimeve ndaj shtetasve duhet të respektojë, të mbrojë, dhe promovojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të jetuar një jetë pa dhunë. Në demokraci çdo individ duhet të gëzojë të drejtën themelore për të shprehur qartë mendimin e tij. Dhuna e herë pas hershme kundër fjalës së lirë tregoi qartë se politika shqiptare nuk është mësuar akoma të pranojë kritiken e shtypit të lirë, të pranojë se në vendin tonë ka vend edhe për fjalën e lirë. Liria e fjalës së lirë në demokraci nuk është dhuratë e politikës së qeverisë aktuale, po është detyra e kësaj që të respektojë të drejtat themelore, të mbrojë me çdo kusht nderin dhe dinjitetin e çdo gazetari. Tentimi për mbylljen e gazetës Tema, duke hedhur në rrugë stafin e saj, rrahja në ambient publik të gazetarit Mero Baze tregon qartë, se Shqipëria akoma nuk është shkëputur nga mentaliteti ballkanik, duke përsëritur dhunën për interesat politike.

Si në vitet e diktaturës ashtu edhe sot, koha ka treguar se shteti u trembet qytetareve te ndërgjegjshëm. U trembet kritikave dhe aq më shumë FJALA E LIRË, liria e shtypit, sepse të veshur me pushtetin e votës së popullit nuk duan ndryshim, por me çdo kusht duan të qëndrojnë sa më shumë në pushtet. Qeveria me çdo mënyrë mundohet të mbys diskutimet apo kritikat që bën shtypi, duke mos llogaritur imazhin e keq që i sjellin vendit.

Lindja e shtypit të lire në Shqipëri pas viteve 1991 ka treguar se sa kaotik dhe në gjendje të vështirë është gjendur ky shtypi i lirë. Jo pak herë kryeministri shqiptar është sulur si egërsirë medias dhe në veçanti shtypit të lire. Berisha akoma nuk po shkëputet nga mentaliteti ish komunist, duke gjunjëzuar një pjesë të gazetarëve.
Në shtetin fqinjë në Greqi shikojmë se politika nuk merret me median, përkundrazi është ajo që ka zbuluar skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Karamanlis. Është media ajo që detyroi ish kryeministrin helen që të shkojë në zgjedhjet e parakohshme, pas zbulimeve të skandaleve të një pas njëshme. Po është edhe ligji që penalizon shpifjet me qëllim keqdashes. Një botues gazete ka humbur shtëpinë për shpifje kundër një politikani. Në këtë vend gazetarët ruhen me shumë kujdes nga shteti, duke u venë në dispozicion edhe policë.


Berisha po jep shembullin më të keq si kryeinistër përball shtypit shqiptar. Presionet e ndryshme të tij përball një opozite indiferente tregojnë se media shqiptare është në cënim e sipër, dukej çuar në dilemë se çfarë gazetarie duam. Shteti shqiptar e ka për detyrë të sigurojë jetën e gazetarit njëllojë si vendet e tjera të Evropës. Kjo siguri nga njera anë nuk mund të realizohet pa një rritje të ndërgjegjes së politikës dhe nga ana tjetër të vetë shoqërisë. Kur bëhet fjalë për shpifje, bëhet fjalë edhe për shtetin ligjor, për funksionimin dhe zbatimin e ligjit, në funksion të vetë drejtësisë.
Do të ishte e mira e të mirës që shteti akuzave të ngritura në media t’i përgjigjet me fakte, për të mos kaluar më pas në “shpifje”. Fenomeni Mero Baze tregon se vendi ynë ka shumë për të bërë, pasi njerzit e shtypit ndodhen përball dhunës fizike.

Më e keqja është se kjo metodë antidemokratike është trashëguar përtej kufirit të vendit tonë. Si një biznes dhe jo mjet informimi, është venë re se edhe jashtë kufirit shqiptar veprohet me të njëjtën censurë, me të njëjtën dhunë. Gazetarët nuk kanë kurajon të ngrenë dhe të trajtojnë problemet, pasi një pjesë e tyre nuk duan të prishin marrëdhëniet reciproke, ndërsa pjesa tjetër indiferente hesht.
Konkretisht korrupsioni në konsullatën shqiptare në Athinë është trajtuar nga media shqiptare në Shqipëri, por asnjëherë nga media shqiptare në Greqi. Interesat personale kanë dominuar në dëm të interesave të përgjithëshme të emigracionit. Mungesa finaciare në mbajtjen gjallë të gazetave vazhdon edhe sot që një pjesë e tyre të jenë në dobi të pushtetit aktual.


Këto gazeta “mundohen” t’u sjellin emigrantëve shqiptare informacionin e duhur, por asnjëherë nuk prekën sado pak ryshfetin dhe korrupsionin që prej vitesh mbizotëron në këtë dikaster përfaqësie. Një pjesë janë kthyer në paterica dhe zëdhënës të ambasadës, për të marrë ndonjë reklamë apo lëmoshë, ndërsa pjesa tjetër nuk mund të dalë jashtë kornizës së pronarit grek. Mbi të gjitha shtypi shqiptar përfaqësohet nga biznesi grek dhe një gazetë nga një minoritar. Shumë probleme të emigrantëve nuk preken dhe trajtohen. Mungon sado pak vullneti i mirëfilltë për të luftuar anët negative dhe të nxjerrë ato pozitive.
Në qoftëse në Shqipëri “shpif” media kundër pushtetit, në Greqi ndodh e kundërta. Është përfaqësuesi i shtetit shqiptar ( ambasadori) që shpif mbi gazetarin. Është Ai që bën ligjin mbi shtypin shqiptar në këtë vend.


Politika, frikë nga e vërteta

Në përgjithësi qeveria i ka frikën gazetarëve, kur këta përcjellin të vërtetën. Janë të pakta ato vende në botë që nuk kërcënohet liria e shtypit, në një kohë kur është parakusht për një shoqëri të lirë. Indiferentizmi dhe heshtja e institucionit të Drejtësisë të lë të kuptosh se sa i politizuar është ky institucion. Jo pak herë gazetarët janë bërë objekt të dhunës në një kohë kur shkruanin për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nga ana tjetër shteti nuk ka mbetur duarkryq, por ka ndërhyrë fuqishëm ndaj shtypit, në një kohë që raportet ndërkombëtare lidhur me këtë gjendje shqetësuese pasojnë njëra -tjetrën. Problemi i krijuar gjatë gjithë viteve të demokracisë ndikoi pamundësinë që Shqipëria të ketë një shtyp të lirë dhe të pavarur. Shteti shqiptar duke përfshirë të gjitha qeveritë kufizuan në maksimum tolerancën, duke futur në një kornizë hapësirën për të patur shtypin e lire dhe të pavarur. Fatkeqësisht po e njëjta gjë ndaj shtypit ndodh edhe jashtë kufijve të Shqipërisë në përfaqësitë tona. Konkretisht në Greqi ndaj gazetarëve shqiptar veprohet po e njëjta metodë si në Shqipëri.

Në krahasim me vendet fqinjë, shtypi shqiptar duket se mban njëanshmëri, nuk funksionon i pavarur për të mbajtur një distancë nga politika. Ai nuk është në opozitë, si dhe në shumë raste ka treguar se ka humbur raportin për të funksionuar sipas rregullave të tregut, për të qenë konkretisht një shtyp i marketizuar. Por edhe pse kemi më shumë gazeta se çdo vend tjetër mendoj se, numri i tyre kaq i madh fatkeqësisht në thelb është vetëm një pjesë e fasadës të regjimit mafio-shtet, vendosur dhe konsoliduar në vite. Shumë botues gazetash janë të politizuar dhe ngrenë në qiell politikën, ndërsa një pjesë tjetër e errësojnë atë. Edhe pse kemi shumë gazeta, ato nuk mund të jenë tregues të një demokracie të lirë, për aq kohë sa ato të flasin me të njëjtën gjuhë që imponohet nga qeveria aktuale.

Kjo ka bërë që kryeministri Berisha ashtu si më pare edhe Nano, të kontrollojë jo vetëm shtypin e shkruar, por tenton të kontrollojë tërësisht mbarë median, të diktojë fjalën e lire duke mos kursyer edhe ushtrimin e dhunës. Një fakt konkret në median e folur është TVSH, një kanal televiziv mbarëkombëtar, por i politizuar. Kushtet aktuale kanë ndikuar që një pjesë e gazetarëve të punojnë të angazhuar si punonjës të një redaksie, ku shkruajnë me ose pa honorarë, të pa siguruar në sigurime shoqërore etj.

Të pakët janë ata gazetarë që punojnë të lirë që kapërcejnë politikën editoriale të botuesit, ndaj pikëpamjeve të tij politike. Edhe në ato raste kur bën përpjekeje që të denoncojë korrupsionin e qeverisë, do të gjendet përballë dhunës së pushtetit, siç është rasti i fundit i drejtorit të gazetës “Tema”, Mero Baze. Sikur të mos mjaftojë kjo vendi ynë është i vetmi vend në botë, që shtypi i lirë nuk shkon në zonat rurale.


Viktima të politikës

Viktimat në shtypin e shkruar e shkruar pasojnë njera tjetrën. Në mars të viti 2008 me porosi të kryeministrit Sali Berisha, gjobitet me 20 milionë lekë gazeta “Sot”. Po kjo gazetë ka qenë viktimë edhe e ish kryeministrit Fatos Nano. Viktimat në shtypin e shkruar pasojnë njëra tjetrën. Pushteti aktual me kryeministrin Berisha nuk e ka dashur asnjëherë shtypin e lire, kjo është pare edhe më pare ndaj gazetës “Koha Jonë”, e cila për shumë vite u përballua me represionet antiligjore të pushtetit Berisha. Dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve Bardhok Lala, Zamir Dule, Përparim Halili, Besar Likmetaj, si dhe keqtrajtimi i zv/ kryeredaktorit të gazetës Albania, apo djegia e makinës së analistit Mero Baze, si dhe rrahja e tij nga biznesmeni Taçi, nuk janë një rastësi i momenteve të caktuara, por fatkeqësisht janë presione që qeveria ushtron ndaj shtypit të lire. Vallë është rastësi që raporti vjetor për lirinë e shtypit, publikuar më 29 prill 2008, e renditi Shqipërinë në vendin 105 ndër 195 vendeve të tjera, ndërsa sot ka zbritur edhe 10-15 shkallë më poshtë.

Një shqetësim mbetet akoma që shtypi i lire po ndeshet me një dhunë të dukshme dhe disikriminuese nga qeveria aktuale. Politika shqiptare në përgjithësi e ka lënë në mes të katër rrugëve, duke mos e trajtuar njëlloj si pushtetet e tjera, pasi mentaliteti mesjetar nuk e konsideron si të tillë. Ky mentalitet që mbizotëron deri më sot e ka quajtur shtypin treg dhe jo mendim, opinion dhe qëndrim publik. Shqipëria duhet të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga metodat e vendeve ish- bllokut komunist, për të përmirësuar imazhin e saj në arenën ndërkombëtare...

Ja si u vranë dhe u masakruan 147 emigrantë shqiptarë


Shqipëria, me çdo kusht, duhet t’i kërkojë Greqisë të fillojë hetimet mbi vrasjet e 147 emigrantëve shqiptarë dhe më pas, për keqtrajtimet dhe torturat ndaj tyre...

Publikuar me 18 nendor 2009 ne Tirana Observer
Emigracioni shqiptar përbën dhimbjen e dhimbjeve të shumë nënave dhe motrave shqiptare. Përbën një orguzi për familjet e 147 viktimave dhe një dëshpërim për komunitetin shqiptar, që u vranë dhe masakruan nga policia dhe nga qytetarë vendas. Ksenofobia dhe nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëzimit. Vrasja e emigrantëve shqiptarë nuk përbën një rastësi për shtetin grek, nuk mund të ketë ndonjë justifikim radhe dhe të papërgjegjëshme, pasi viktimat janë vetëm shqiptarë dhe ciganë. Viktima që nuk janë të mpleksur me ligjin vendas, por të mpleksur përball një politike të tej gabuar nacionaliste dhe raciste, që po ndiqet nga shteti helen, në vendin ku lindi demokracia. Ish kryeministrat Micotaqis, Papandreu, Simitis, Karamanli, nuk patën asnjë vullnet dhe dëshirë për parandalimin e masakrës.
Heshtja shumë vjeçare e dy vendeve përball kësaj masakre, nuk mund të justifikojë indiferentizmin e politikës shqiptare, të Avokatit të Popullit si dhe prokurorisë. Komuniteti shqiptar e ka paguar emigracionin në Greqi me gjak më shumë se çdo komb tjetër.
Vrasjet e shumta ndaj emigrantëve në Greqi përbëjnë një krim, që dikush duhet të mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore, duke hedhur pyetjen se, a do të ketë kurajon shteti shqiptar, për t’i kërkuar vendit fqinjë hapjen dosjeve për hetimin e vrasjeve të 147 emigrantëve shqiptarë?...
Ligji i luftës u rri si shpata e Domokleut mbi kokë marrëdhënieve shqiptaro-greke, po njëkohësisht ky ligj duket sikur ndikon edhe në emigracionin shqiptar në Greqi. Fatkeqësisht mentalitetet nacionaliste dhe ato ndoshta ekstremiste ekzistojnë akoma edhe në Parlamentin grek, gjë që përbën një shqetësim konkret.
Mungesa e politikës për emigracionin në dëm të emigrantëve në përgjithësi, pa dallim moshe kombi apo besimi fetar, përbën një veprim politik për këtë emigracion, nga dhe ku varen fatet e të qindra e mijërave familjeve emigrantë ekonomik. Më mirë se kushdo tjetër këtë gjë e kuptojnë vetëm emigrantët që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.
Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që egziston me Greqinë , ndërsa në praktikë qëndron ndryshe, ato janë të cekta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha në dëm të popullit tonë. Nga ana tjetër politika e Jashtëme ka qenë disa hapa pas opinionit shoqëror lidhur me vrasjet e emigrantëve shqiptar nga policia dhe qytetarët grek. Në përgjithësi preokupacioni i shtetit shqiptar ka qenë ZERO...
Racizmi dhe ksenofobia i ka rrënjët në vetë shtetin helen, në tërë mekanizmin e tij lëvizës, ku më shumë se kushdo ky racizëm është ndjerë tek emigrantët të ashtuquajtur “emigrantë të brezit të parë”. Me këtë veprim racor vetë shteti ka ndikuar në rritjen e mëtejshme të ksenofobisë dhe të racizmit, duke paraprirë me shembullin e vetë në shoqëri, duke e çuar këtë vend kampion të BE-së për vrasjet dhe keqtrajtimet e të huajve. Nga ana praktike në këtë vend, racizmi ka shkaktuar dëm njerëzore në marrjen e jetës së emigrantëve, por nga ana tjetër ai ka ndikuar në ndarjen e shoqërisë vendase me komunitetet e huaja. Sot racizmi shfaqet me tepër se kurrë në aspektin social, në dallimin e race, feje etj.
Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit. Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXI–të, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ. Por shumë gjera Ne i humbëm, sepse nuk i kërkuam, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajën që t’i kërkojmë edhe kur na takojnë.
Si gjithnjë Greqia mundohet me çdo kusht që përballë opinionit ndërkombëtar të tregojë se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në haresë qëllimisht 147 vrasje nga policia dhe qytetarë të saj, që me sa duket kohët e fundit janë kthyer në mode policore. Në krahasim me vendet e tjera të BE-së per vrasjet kundra emigrantëve, ky vend zë vëndin parë. Në pritje nga familjarët e viktimave mbetet se kur do të hapen dosjet e krimeve të kryera kundra emigrantëve shqiptarë, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me shkeljet e ligjeve në Greqi. Hapja e dosjeve dhe hetimi i tyre do të zbardhë të gjithë të vertetën e këtyre vrasjeve, pasi këtë gjë e kërkon edhe dhimbja e familjeve shqiptare me pyetjen: përse u vranë?...
Nuk mund të pajtohemi me parimin, të harrojmë ato çfarë ndodhën, në një kohë kur dikush i mungon familjes së tij. Vrasjet përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje. Deri më sot policia vendase ka vrarë vetëm 8 shtetas grek, ndërsa shqiptar 86. Këto vrasje përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe duhen të sillen para drejtësisë, po të kuptojmë dhimbjen e të afërme të tyre. Po kush më mirë se të afërmit e viktimave e kupton këtë dhimbje?
Nuk është e rastit që për shumë vite në krye të Ministrisë së Rendit në Greqinë Demokratike të jenë vendosur në krye të saj, ministra me ideologji nacionaliste dhe ekstremiste kundrejt të huajve në përgjithësi. Nuk është e rastit që në këtë vend fqinjë brenda një periudhe të shkurtër të vriten 147 emigrantëve shqiptarë, ku policia mban përgjegjësi për 68 vrasje në 83 sulme të kryera, duke filluar që nga fëmijë të moshës 13 vjeçare e deri tek njerëzit e moshuar. Me ndjenja nacionaliste e antishqiptare ky vend mban rekord për vrasje të emigrantëve shqiptarë. Duke ju referuar fakteve zyrtare të publikuara në shtypin vendas do të shohim se, në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë shqiptarë. Po deri më sot nga vrasësit asnjë nuk është dënuar.
Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajon morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave.
Një fakt konkret është se në të gjitha vrasjet e kryera kundra emigrantëve, ambasada shqiptare nuk e ka ngritur asnjëherë zërin e saj , duke bërë një lojë të dyfishtë në një kohë kur mjaftohej vetëm me regjistrimin e viktimës dhe mos kryerjen deri në fund të verifikimit lidhur me vrasjen.


Greqia, vendi më armik i të huajve
Sondazhi i zhvilluar tre vite më parë nga Qëndra e Kërkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) në vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantët dhe botuar në gazetën e përditshme angleze, The Guardian . Sipas këtij raporti të përgatitur me përfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetëm që nuk ishte tolerant ndaj emigrantëve dhe të huajve në përgjithësi, por mbi të gjitha është cilësuar vendi më armik i të huajve në Evropë, në një kohë kur prej shumë vitesh të huajt janë përballur të vetëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistë të djathtë.
Sipas gazetës The Guardian, mbështetur në studimin e mësipërm thuhet se dy shtresa janë në Greqi, ku përballen më shumë me racizmin dhe konservatorizmin grek. Këta janë emigrantët shqiptarë dhe minoritarët turq në Thrakinë Lindore, dhe shton se këtyre dy lloj shtresash nuk u shërbehet në spitale dhe nuk u jepet shtëpi me qera, ndërsa shtypi grek shkruan herë pas herë kundër emigrantëve, duke nxjerrë në pah vetëm anët negative


Policia, emigrantët fajtorë të krimit
Simbas sondazhit të fundit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë, në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind. Sipas sondazheve 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit. 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit. 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi. Ndërkaq 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit. Ndërsa 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.
Bakojanis: Do të luftojmë racizmin
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimin Racor, ( me 21 mars te 2009) ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis me anën e një mesazhi ka theksuar se: "Është detyrë e globale e komunitetit të BE-së, për të luftuar praktikat dhe qëndrimet që ngjallin urrejtje dhe frikë, ndaj racizmit dhe tolerancës. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, por edhe për demokracinë arrihet duke respektuar e luftuar stereotipat dhe paragjykimet intolerances. Si parim themelor në zemër të politikës së saj, Greqia nuk do të ndali luftimet për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të sigurisë" përfundon në deklaratën e saj z. Bakojanis. Siç dihet Greqia është kampione në BE, për sa i përket ksenofobisë dhe racizmit. Kjo politikë e gabuar ka ndikuar në drejtësinë që në burgjet e vendit 50 për qind e të dënuarve të jenë emigrantë. Sikur të mos mjaftojë kjo në këtë vend janë vrarë nga mekanizmi i shtetit ( policia) më shumë emigrantë se në asnjë vend tjetër të BE ( 147 shqiptarë dhe 4 ciganë).


Fratini, kemi një përgjegjësi historike për të përballuar këtë fenomen
Pak kohë më parë Bashkimi Evropian festoi 50 vjetorin duke theksuar vitin 2007 si “një vit i shanseve të barabarta për të gjithë”, por për fat të keq në Greqi racizmi vazhdon të mbetet për vite të tëra si një nga problemet më kryesore të drejtave themelore të njeriut. Në një komunikatë të Ammnesty International me rastin e ditës ndërkombëtare për zhdukjen e dallimeve raciale ka theksuar se këto padrejtësi kundrejt të huajve në përgjithësi janë probleme kryesore të Bashkimit Evropian.
Pak muaj më parë, Amnesty Internatioal, me anën e një komunikate drejtuar Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, si dhe Parlamentit Evropian, u ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm në të drejtat themelore të njeriut, për tu dhën fund dallimeve racore në BE, forcuar kjo më shumë edhe nga deklarata e Franko Fratini, ku bën fjalë se dallimet racore kanë një rritje të frikshme në mbarë Evropën. Fratini lidhur me përmasat e mëdha të racizmit është shprehur se “ I njohim pasojat e racizmit në Evropë në të kaluarën. Kemi një përgjegjësi historike për të përballuar këtë çështje me një përparësi të veçantë. Qytetarët Europianë natyrisht që shqetësohen për këtë problem, i cili ka të bëjë me jetën e përdiëshme të mijëra njerëzve. shprehet Amnesty International”.
Ndërsa Drejtori i sektorit grek të Amnesty Internacional z. Kuvaras është shprehur se: “kërcënimet të përhershëm e kudo ndodhur, të fyerjeve me fjalë dhe ushtrimit të dhunës, ku shumë njerëz nuk mundet të jetojnë një jetë normale, të marrin një banese me qera, të gjejnë punë, apo thjesht të ecin në rrugë pa i ndaluar për t’i kontrolluar, për të vetmen arsye se duken të ndryshëm, apo flasin një gjuhë tjetër”.Më 12 nëndor 1998 ish kreministri Majko vizitoi Greqinë, ai i shprehu me keqardhje omologut të tij grek, zotit Simiti se: “Shqiptarët nuk duhen keqtrajtuar për disa vjedhje, sepse edhe këta kanë dinjitet ashtu si dhe qytetarët vendas”

Raportet: Vendi ku shkelen më shumë të drejtat e emigrantëve

Vetëm për vitin 2000 ky vënd kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Ëatch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqia. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vënde të tjera vijnë në greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...Greqia, kampione në Europë për ksenofobi dhe racizëmPër ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizën kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Europian e ka renditur Greqinë në vënd të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve.
Në vitin 1999 barometri vëndas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve.

Raporti i Komitetit Kundër Torturës
Mosndëshkimi, çon në abuzime dhe keqtrajtimet e emigrantëve
Një raport tjetër i Komitetit Kundër Torturës dhe Keqtrajtimit të Këshillit të Evropës (CTP) botuar më 20 tetor 2009 ka dhënë edhe një alarm tjetër Greqisë, vendit më me shumë probleme në këtë drejtim. Si çdo vit ashtu edhe për vitin 2008, Komisioni gjatë një vizitë në Greqi ka vënë në dukje se, mbajtja e emigrantëve të paligjshëm në dhomat e paraburgimeve është në kushtet e mjerueshme, pa shërbime mjeksore, mungesë i informimit në gjuhën e tyre si dhe mungesa e mbështetjes ligjore.Jo pak herë ky vend është bërë epiqendra e kritikave të organizmave ndërkombëtar për keqtrajtimet e emigrantëve dhe romëve, jo vetëm në mbajtjen e tyre brenda kampeve dhe dhomave të izolimit por edhe jashtë tyre. Përbuzja e kësaj shtrese nga autoritetet shtetërore ka bërë që ky vend të sfidoj direktivat apo udhëzimet e Komisionit Evropian.
Raporti i bën fjalë edhe për qeverinë që po ikën, sepse, në përgjigjenuk ndjehet i kënaqur me ekzistencën e thjeshtë të Avokatit të Popullit, të shqyrtojë vetëm ankesat në lidhje me keqtrajtimin e emigrantëve . Por duhet d kërkuar në të gjitha rastet, një hetim të plotë, verifikimin e ankesave dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës. Më në përgjithësi, duke iu referuar të 20-të viteve veprimit kundër Torturës, KPT-ja vëren se " se mos ndëshkimi është ai që nxit shpërdorimin e emigrantëve dhe grupet tjera të rrezikuara nga policia dhe autoritetet e tjera, duke theksuar se nuk ka zgjidhje po ndërton më shumë burgje në Evropë. Komiteti paraqet pikëpamjet e tij për ruajtjen e të drejtave të emigrantëve të paligjshëm, të privuar nga liria e tyre dhe tërheq vemëndje të veçantë Greqisë...
Shqipëria, më aktive në mbrojtjen e drejtave të emigrantëve

Emigrantët janë njerëz, që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e jashtme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinj deri tani ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen masave e policore në ruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përballë varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë. E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjesë e popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vendi, të jenë të bashkuar dhe jo të veçuar. Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot, ka dalë e humbur në raport me vendet e tjera të botës. Forca dhe zëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtes së të drejtave të njeriut etj., kanë qenë të pafuqishëm për të kërkuar llgari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo. Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinj, helen. Shteti Shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, nëse u sigurohen të drejtat, që u takojnë konform ligjit ndërkombëtar, Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Lind pyetja, çfarë do të ndodhte në rast se policia shqiptare do të keqtrajtonte një grek apo shtetas të ndonjë vendi tjetër? Menjëherë përfaqësia e atij vendi do të kërkonte llogari, ashtu siç veproi tre vite më parë Ambasada Ruse për keqtrajtimin e një bashkëqytetari të saj në Omonia, duke protestuar në ministrinë e Jashtëme të greqisë.

Portreti i racizmit dhe tortures
Lista e mëposhtme tregon qartë se sa shtrenjtë është paguar emigracioni shqiptar në vendin fqinjë, në vendin ku lindi demokracia, ku më shumë se kurrë, ky vend di se çdo të thotë emigracion. Fatkeqësisht, protagonistë të kësaj vepre makabre është vetë mekanizmi shtetëror (policia). Me këto vrasje të paligjshme dhe barbare nga mekanizmi i sëmurë shtetëror kundra emigrantëve, shkelen edhe njëherë të drejtat themeltare të njeriut, shkelen ato ligje të cilat ky vend evropian ka firmosur për zbatimin e tyre së bashku me vendet e tjera demokratike në Hesing më 1951.
Realiteti ka treguar në këtë vend të çudirave se, sa firma të hidhen për të mbrojtur të drejtat elementare të njeriut, zor se ato mund të gjejnë zbatim në këtë vend, pasi shumë hendeqe politike bëhen pengese për të gjetur zbatim. Emigracioni shqiptar tregoi se emigrantët janë pengje të kësaj politike të sëmurë nacionaliste dhe ekstremiste
Lidhur me racizmin në këtë vend, më 17 prill 1997, në një nga sallat e sindikatave të përgjithshme të Athinës, në prani të deputetëve të partive të ndryshme zhvillohet një seminar me temë: “Të drejta të barabarta dhe jo racizëm dhe ksenofobi”. Kryetari i Organizatës Antiraciste për Evropën, z. Takis Janopulos ka theksuar se “për periudhën 1992-1997, Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Janë kryer nga mekanizmi shtetëror kundra emigrantëve 83 sulme, si dhe nga populli 67, ku kanë mbetur të vrarë 47 emigrantë. Këto shifra nuk mund t’ kundërshto dot më asnjëri. Askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm...” .

Shtypi shqiptar
Lidhur me vrasjen e 18 vjeçarit Vullnet Bytyçi pothuajse i gjithë shtypi shqiptar më 17 shtator të 2003 trajtoi në faqet e para këtë ngjarrje me titujt: masakra në kufi, vritet një emigrant. Grekët vrasin përsëri në kufi ( Ballkan). Grekët vran një shqiptar në kufi me Korçën ( Gazeta Shqiptare). Skandal, policia greke përdor dhunë në tre emigrantë shqiptarë (Zëri i popullit). Grekët vranë një emigrant shqiptar (Korieri). Grekët vranë një shqiptar dhe dhunuan tre të tjerë. Policia grekë vret një 18 vjeçar shqiptar ( Koha)


Në 50 muaj janë vrarë 47 emigrantë, nga këta 45 shqiptarë dhe 2 ciganë

Lidhur me këto vrasje, më 1 korrik 1999 gazeta Eleftherotipia mbështetur nga Organizata Antiraciste për Evropën në Athinë, ka publikuar se në këto vrasje policia ka marrë 86 sulme kundra emigrantëve, ndërsa 67 sulme i kanë bërë qytetarët vendas.
(Rastet e mëposhtme i kemi mbledhur sipas mundësive që kemi pasur nga gazeta greke “Eleftherotipia”, dhe nga burime te tjera. Datat ne kllapa tregojne diten e publikimit ne gazeten Eleftherotipa), ndërsa pjesa tjetër i numrit të të vrarëve i mbetet shtetit shqiptar që të zbardhë këto vrasje të pafajshme...


Portreti i vrasjeve


9 nëndor 1992, polici I. Sejtaridis vret një shqiptar
27 dhjetor 1992, polici Dh. Janopulos vret një shqiptar.
12 shtator 1993, polici A. Delas vret një shqiptar
9 mars 1994, polici N. Kunupakis vret një shqiptar
Në nëndor 1994, polici L.Karajanis vret një shqiptarë
Në nëntor 1994, polici I.Rigas vret pa asnjë shkak një shqiptar
Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij. ( 8/03/1996)
Shkurt 1996, qytetari Theodoros Zanemas vret një shqiptar në moshë të re, asi ai tentonte të vidhte biçikletën e djalit të tij. ( 8/03/1996)
Shkurt 1996, dy policët Dionis Vasiliu dhe Grigor Valmas çojnë në një vend të veçuar në Agio Stefano, disa km larg Athinës vjedhin me dhunë arman Cako (27-06-1996)

Qershor 1996, Në Selanik, pedagogu i filologjisë të universitetit Antonis Manitakis akuzon policinë, pasi në sheshin e fshatit Kalamakis të Pilos ka ushtruar presion dhe i ka detyruar emigrantët e lidhur të ulen në gjunjë përdhe përpara banorëve të fshatit.( 2/07/1996)
Tetor 1996, Në qytetin e Follorinës nxirret para drejtësisë Athanasio Fotopulo, i cili në vitin 1995 kishte vrarë shqiptarin Qazim Biklin, ndërsa një polic tjetër kishte tërhequr zvarë pas motorit lidhur një shqiptar për ta çuar në rajonin e policisë.(23-10-1996)

Nëndor 1996, Në Katerini të Selanikut, polici Dhimitris Spiropulu ka vrarë shqiptarin Jani Noka, me justifikimin se arma iu shkreh vetë. (11-11-1996)
Dhjetor 1996, Në Komotini, Lefteris Kakulidhis ka vrarë në një lokal një 28 vjeçar shqiptar
Prill 1997, Në Selanik, polici Apostol Kiras, me pistolet ka plagosur në lokal një 22 vjeçar shqiptar (3/04/1997)
Prill 1997, Në Kastoria gjatë ndjekjes së një kamioni që bënte transportin e emigrantëve klandestinë policia hap zjarr dhe vret dy shqiptarë. (16 /04/ 1997)
Shtator 1997 Në fshatin Paramithia të Janinës, Lambro Dhimu vret 13 vjeçarin shqiptar Adriatik Domaniku, si dhe plagos 16 vjeçarin Milian Llapi ( 30/09/1997)
Shtator 1997, Në zonën Platonokabo të Kavallas, Theokaris Eminidhis vret 17 vjeçarin Gazment Meko ( 6-04-1997)
Nëndor 1997, Në Pirgo vëndasit akuzojnë policinë se kanë djegur një barangë ku jetonin shqiptarë për arsye se nuk mundi që t’i kapte. (8-11-1997)

Dhjetor 1997, Në Kozani, drejtësia nxjerr të pafajshëm policin Miltiadhis Andreopulos, që më pare kishte vrarë një fëmijë 14 vjeçar. ( 9-12-1997
Mars 1998, Në Paleio Keramidhi të Pirias, vendasit së bashku me kryetarin e kësaj periferie, nxjerrin ligjin ku ndalojnë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë pas perëndimit të diellit. Këtë ksenofobi banorët e shprehen hapur në lajmet kryesore të kanaleve televizive.
Mars 1998, Në Pulitca të Korinthias, me propozimin e kryetarit Dhimitris Xhanavaras të kësaj komune u ndalon shqiptarëve të qëndrojnë si dhe të hyjnë në tavernat dhe kafenetë. (31/03/ 1998)
Prill 1998, Polici Jorgo Atmaxhidhi në Selanik, ka qëlluar me armë pas koke, duke lënë të vrarë të riun Niko Leonidhi. ( 6/03/1998)
Prill 1998. Në Amarinthu të Evias kërkojnë që emigrantët të largohen brenda një jave dhe të mos u jepet mundësia për t’u legalizuar ( 4/04/1998)
Prill 1998. Në Larisa drejtësia i jep dënimin deri në dy vjet Athanasio Mato ( që paguan ditët që duhet të qëndronte në burg, e lihet i lirë).

Në qershor të vitit 1993 kishte vrarë një shqiptar, pasi po merrte në kopshtin e tij një kokërr shalqi.

Maj 1998. Dy fëmijë shqiptarë plagosen me armë dhe vrasësi lihet i lirë nga drejtësia. ( 20/05/1998)
Shkurt 1998. Në Athinë drejtësia u jep pafajësinë tre policëve dhe një shoferi taksie për keqtrajtimin dhe torturat karshi shqiptarëve më 1993 në Amfiklea. ( 11/02/1998)
Qershor 1998. Në Larisa, drejtësia nxjerr të pafajshëm Zaharia Gogolu, i cili më 4 gusht 1995 kishte vrarë një emigrant shqiptar, ku më pare ishte dhënë dënimi me katër vite burg ( 18/06/1998)
Qershor 1998. Në Stilidhas, dy fëmijë shqiptarë rrihen dhe keqtrajtohen nga policia. Për këtë vihet në dijeni edhe konsulli shqiptar i asaj kohe. Fajtorët si gjithnjë nuk dalin para drejtësisë
Tetor 1998. Një 17 vjeçar grek vret dy shqiptar, drejtësia nuk e dënon vrasësin.

Nëndor 1998. Polici Panajot Tcoleridhis, vret shqiptarin Sotiraq Butka, drejtësia greke si gjithnjë e nxjerr të pafajshëm.(10/11/1998)

Dhjetor 1998. Jorgo Makris lihet i lire nga drejtësia, ku më 30 nëntor 1998 kishte vrarë një shqiptar dhe plagosur vëllanë e tij.
Dhjetor 1998. Polici Nikos Vrendas plagos me armë të riun shqiptar Sabri Kokiu.(2/12/1998)
Janar 1999, Në Egjio, një fshatar qëllon me armë dhe plagos të birin, duke kujtuar se është shqiptar.
Janar 1999. Në Thraki drejtësia i jep dënim me 4 vjet e dy muaj vrasësit Theokari Eminidhis nga Kavalla, ku shtator të 1997 kishte vrarë me karabinë 17 vjeçarin Gazmend Meka në Platanotopom. Edhe ky vrasës lihet i lirë. ( gazeta Paratitis 12 /01 /1999)
Shkurt 1999. Drejtësia e Selanikut nxjerr të pafajshëm policin Konstandino Zaharopulos, i cili kishte vrarë në burg një emigrant shqiptar.
Mars 1999. Shqiptari Arben Vekshi bie i vdekur nga plumbat e policit Andonis Kanavas.Prill 1999 Shqiptari 45 vjeçar Faslli Neta vritet nga policia.
Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
Nëntor 1999 në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon shtetasin Gurgusi, se ka vrarë një 20-vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet në mars 2000,
19 qershor 1999, në Kedhica vritet një shqiptar pse po shikonte një makinë
24 qershor 1999 në Greqinë Veriore në Imathias vritet një 28 vjeçar vendas, pasi nga pamja e jashtme u muar për shqiptar
Tetor 1999. Në periferinë Istias, kryetari i saj, Dhimitri Daliani, ka kërkuar largimin e emigrantëve shqiptar.
Tetor 1999. Panteli Kazakos, punonjës shërbimi pranë Televizionit Shtetëror grek, vret në Athinë dy emigrant dhe plagos katër të tjerë.
Nëntor 1999, Drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.Nëndor 1999, Gjatë një eskursioni shkollor në qytetin e Selanikut, në muajin tetor bie i vdekur nga plumbat e policit Qiriako Vantuli në mes të qytetit nxënësin serb Marko Bulatoviç. Drejtësia mbas katër vjetësh e dënon me 27 muaj burg, por, polici lihet i lire dhe kthehet në detyrën e tij.
Nëndor 1999, Në ishullin, Navpliu, drejtësia dënon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarë një 20 vjeçar shqiptar, dhe u mundua që ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dënohet në fillim me 18 muaj burg e më vonë lirohet
Në nëntor 1999, drejtësia e Janinës dënon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natën e vitit të ri kishte vrarë tre shqiptarë sepse ata i kërkuan pagesën e ditës së punës. Vrasësi i preu me sharrë trupin e njërit prej tyre për të humbur gjurmët.
Mars 2000, Polici Jorgo Atmaxidhis vret 18 vjeçarin Nikolla Leonidhi. Drejtësia e lë të lire kundrejt një gjobe prej 500.000 dhrahmi.
Gusht 2000, Një shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej për drogë. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjë gjë e dyshimtë.
Më 24 Qershor 1999, vritet një i ri 28 vjeçar në Imathia që u mor nga pamja e jashtme për shqiptar, dhe katër ditë më parë në Kardhica ( 20 qershor 1999) u vra një shqiptar pse po shikonte një makinë…
Shkurt 2001, Shqiptari 16 vjeçar Refat Tafili rrihet në rajonin e policisë në Agjio Stefanio të Athinës dhe trupi i tij i sakatosur hidhet në rrugë. Ministri i Rendit me 22 shkurt i jep afatin që brenda 15 ditëve të largohet nga Greqia. Mjeket deklaruan se emigranti duhet të qëndronte të paktën dy muaj në spital.

22 nëndor 2001, polici Joanis Rizopulos vret 24 vjeçarin Gentian Çelnikun, i cili ishte duke pirë kafe

23 shtator 2003, një ushtar ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë Vullnet Bytyçin gjatë kalimit të kufirit. Qeveria shqiptare proteston ne Ambasadën greke në Tiranë

23 gusht 2003 gjenden të vdekur në Selanik, Gentian Fati 23 vjeç dhe Adrian Vreto 25 vjeç
Nëndor 2003, Në Kretë gjendet trupi pa jetë i një të riu
Athinë 2003, një shtetas grek vret me thikë për një fjalë goje 20 vjeçarin Aleksandër Lufo

20 gusht 2004, policia vret 36 vjeçarin Luan Bërdëllima që sëbashku me disa shokë po shikonin ndeshje futbolli në një lokal.

15 mars 2005, Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare.

5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin.
I janar 2006, babë e bir vrasin me thikë në gjumë 18 vjeçarin Edison Jahajn ( gjykohen dhe më pas lirohen)
8 nëndor 2007, vritet në kufi Elmi Lata
18 Dhjetor 2008, Enea Kalemi u gjet i vrarë në banesë. Policia greke: Ekzekutuar nga dy persona, si dhe një 23-vjeçar shqiptar tjetër është gjetur i vrarë në banesën e tij në Kolono në Athinë i ekzekutuar me 20 plumba
5 gusht 2009 ,Nje emigrante shqiptare u gjet e varur ne komisariatin e policise Hersonisos te Kretes
Këto llojë vrasjesh ndikuan që në këtë vend të hapen dy zyra funerale për transportimin e trupave pa jetë të emigrantëve shqiptarë. Me këto vrasje shkelet ligji, në një kohë kur në këtë vend dënimi me vdekje është hequr më 1993. Është vendi i vetëm në botë ku nuk penalizon vrasësin që synon të shfaros fizikisht dhe moralisht emigrantin, në një kohë kur ligji bazohet në kriterin racist. Torturat dhe poshtërimet, vrasjet në kufi dhe kudo, hizolimet në kampet e përqendrimit jo vetëm që nuk ndëshkohen por fatkeqësisht shpërblehen profesionalisht.


Në vëndet ku vrasësit dënohen
Në Angli dy vite më parë, drejtësia vendase dënoi tre ushtarë të cilët kishin vrarë në Kosovë dy të rinjë Fahri Bicin dhe Avni Dautin. Simbas shtypit grek në Gjermani në vitet 1990-2000, janë vrarë nga grupet naziste 30 emigrantë, ndërsa në Greqi nga muaji nëndor 1992-mars të 1997 ( afërsisht 50 muaj)j u vranë 47 emigrantë shqiptarë, ku ndërmjet tyre 2 ishin romë. Me këto vrasje të paligjshme dhe barbare nga mekanizmi i sëmurë shtetëror shkelen edhe njëhere të drejtat e njeriut, shkelen ato ligje që ky vend ka firmosur për zbatimin e tyre sëbashku me vendet e tjera në Helsing më 1951.
Në muajin gusht të vitit 200, tre të rinjë nazistë Henriko Hilpriht, Kristian Rihter dhe Frank Mitbauer, rrahën për vdekje në qytetin Kale emigrantin Adriano Alberto nga Monzabiku. Ish Kancelari Gerhard Shreder i bën thirrje popullit gjerman për të denuar këtë vrasje. Vrasësit u dënuan me burgim të përjetshëm.
Në vendin ku u vra emigranti, ish kancelari Shreder, më 31/07/2000 vendos një tufë duke i dhënë një mësim vendeve të tjera evropiane se edhe te vdekur emigrantët e pafajshëm duhen respektuar njëllojë si vendasit.

Që në vitin 1997, kryetari i i Organizatës Antiraciste për Evropën, Takis Janopulos, ka dhënë alarmin duke theksuar se: “Për periudhën 1992-1997, Greqia ka dëbuar 1.5 milionë emigrantë. Nga mekanizmi shtetëror ( policia) janë kryer kundra emigrantëve 83 sulme, ndërsa nga vendasit 67, ku kanë vrarë 47 emigrantë. Këto shifra nuk mund ti kundërshtoj do më asnjeri. askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”.

Gjatë periudhës 1996-2000 janë regjistruar edhe 30 të vrarë të tjerë, si janë plagosur 36 emigrantë. Po gjatë kësaj periudhe, janë marrë në përgjithësi edhe 48 sulme të tjera kundra emigrantëve shqiptarë, ku 28 prej tyre i ka kryer policia. Deri më sot në Greqi janë vrarë 147 shqiptarë, ku asnjëherë nuk është bërë ndonjë hetim rreth rrethanave të vrasjes, duke mos dhënë të dhëna të sakta.
Me shumë përpjekje jemi munduar të mbledhin sado pak të dhëna konkrete për të sensibilizuar dy vendet përkatese për të hapur dosjet dhe hetuar vrasjet.

Vendi i vetëm në botë ku vrasësit nuk dënohen
Këto vrasje të here pas hershme dhe vetëm kundra emigrantëve shqiptarë, të lë përshtypjen e vrasjeve me qëllim, pasi viktima nuk është me kombësi greke. Kjo gjë duket edhe në drejtësinë greke ku vrasësit nuk dënohen kur këta kanë vrarë shqiptarë. Janë këto armë zjarri që përdoren ngas policia në drejtim të shtresës së varfër, të emigrantëve. Kur polici Theodoros Katcas më 24/10/2001 vrau vendasin Anastasio Limura, akuzua me akuzën vrasje me paramendim, ndërsa polici Joanis Rizopulos që vrau shqiptarin Gentian Çeliku, pas gjykimit u la i lire. Mos denimi i asnjë vrasësi që ka vrarë shqiptarë dhe ciganë tregon se në këtë vend ligjet zbatohen vetëm në dëm të viktimave, pasi armët në të gjitha rastet kanë dale nga brezi dhe janë drejtuar dhe shkrepur vetë pa vetdijen e policit. Kjo tregon se viktima gjithmonë nuk ka asnjëherë të drejtë edhe kur është i mbuluar nën dhe. Për këtë autoritetet greke duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një gjykim të drejtë pa dallime raciale dhe ngjyre, për të përmbushur standartet ndërkombëtare për një gjykim sa më të drejtë.
Këto vrasje paraqesin një realitet krejt ndryshe. Proçedurat e gjata të Bordit Disiplinor është një problem i madh për mos dënime, duke pritur gjykimin deri në katër vjet, ku gjatë kësaj kohe çdo gjë ka shkuar në krahun e vrasësit.
Pavarësisht për këto vrasje të pafalshme në këtë vend të çuditshëm nuk ka dënime, pasi viktimat janë shqiptarë dhe vetëm shqiptarë. Thuajse është një rastësi e shekullit. Lind pyetja, por sikur këta viktima të ishin minoritarë në Shqipëri, si do të reagonte Greqia?
Po sikur këta emigrantë të ishin polakë, rus apo gjerman a do të shtiesh mbi ta me armë zjarri?...
A do të qëndronte indiferente shteti i tyre?...
Fatkeqësisht, mbi të gjitha këto vrasje ndodhin në Greqinë e sotme evropiane, në djepin ku lindi demokracia, në vendin ku emigracioni shqiptar është paguar me gjënë më të shtrenjtë. Por deri kur?...

Edhe të vdekur këta emigrantë duhen respektuar respektivisht nga të dy VENDET…






Saturday, November 14, 2009

Mos vallë ka ardhur koha që të kemi edhe ne një politikë për emigracionin?


Ngritja e ministrisë së Emigracionit një sfidë për shtetin shqiptar

Publikuar ne gazeten "Tirana Observer"

13 /11/2009


Një përgjigje për këtë politikë pritet të japë vetë shteti shqiptar që ka një numër të madh popullsie të imigruar dhe të harruar për gati 20vjet. Një shtet që ende nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij, që nuk është në gjendje akoma të hartojë një hartë demografike, për emigrantët që përbëjnë 30% të popullsisë shqiptare. Midis problemeve të tjerave shteti shqiptar në këtë drejtim po jep shembullin më të keq, përsa i përket emigracionit shqiptar kudo ndodhur, që kohët e fundit është bërë problemi më kryesor në axhendën e BE. Pak ditë më parë në Athinë u mbajt edhe Forumi i Tretë Botëror i Emigracionit, si një problemet më imediate të kohës, për një menaxhim sa me të mirë të tij.
Por, edhe pse kanë kaluar afërsisht dy dekada emigrimi, prezenca e shtetit në menaxhimin e këtij fenomeni ka qenë pothuajse zero, në një kohë kur kjo çështje kërkon mbi të gjitha një unitet dhe solidaritet politik, si dhe një administrim mbarë e kombëtar në lidhje me vendet ku kanë emigruar shqiptarët. Për këtë nga shteti shqiptar kërkohet një politikë konkrete, duke lënë mënjanë premtimet e radhës.
Ngritja e ministrive bëhet mbi bazat e nevojshmërisë të vendit dhe asnjëherë për interesa portofoli ministror. Vendi ynë ka 14 ministri plus edhe një tjetër ( POLLO), ndërsa vendi fqinjë helen ka 12-të. Aleanca e LSI-së me PD nxorrën jashtë loje që në ditët e para ministrinë e Integrimit, pasi ministri i jashtëm i ka marrë kompetencat kësaj ministrie, në një kohë kur më shumë se asnjëhere tjetër kjo ministri të përfshinte edhe emigracionin, duke shërbyer edhe si një ministrin e tillë.

Shpetim Zinxhirija
shpetimballkan@yahoo.gr

Ka vite që është hedhur ideja për ngritjen e një ministrie për emigracionin dhe mbarë diasporën, po dhe kaq vite po heshtet. Asnjë politikan nuk ka marrë mundimin të diskutojë për këtë problem në altarin më të lartë të shtetit, në parlamentin shqiptar.
Jo pak herë ish presidenti Alfred Moisiu kish kërkuar krijimin e kësaj ministrie për diasporën, po kërkesa e tij deri më sot, kanë mbetur në sirtarët e indiferentizmit dhe burokracisë së shtetit të sotëm. Dihet që emigracioni shqiptar në aspektin politik i është qëndruar larg, jo për të bërë mrekullira dhe të pamundurën, por për të bërë më elementaren. Gjatë gjithë këtyre viteve shteti dhe mbar; politika pak janë shqetësuar, edhe pse ne si vend imigrimi nuk kemi qenë as te parët dhe as të fundit. Po ndryshimi i vendit tonë është se 25 %-30% e popullsisë mbas viteve 1990 u zhvendos në shumë vende të botës, kundrejt një indifertentizmi madhor shtetëror.
Fenomeni i i imigrimit masiv i popullit shqiptar përtej kufijve ballkanik e ka renditur vendin tonë në vend të parë, i cili edhe sot në mënyra nga më të ndryshme bën përpjekje ligjore për të ndalur sado pak atë. Po vallë a mund të ndalet emigracioni klandestin vetëm me masat ligjore?...


Emigracioni një sfidë për proçesin e integrimit europian


Shqipëria po përballet me sfidën më të madhe në rrugën e procesit të integrimit europian, ku përveç problemeve të tjera të brendshme, një problem të madh ka edhe emigracionin, ku për këtë duhet të përmbushë të gjitha detyrimet morale-politike. Me sa duket, çelësi i zgjidhjes për diasporën njëlloj si dhe në vendet të tjera të është ristrukturimi, pra ngritja e një institucioni shtetëror. Është një proces që mbart kosto politike dhe ekonomike, që kërkon mbi të gjitha shumë punë dhe vullnet të përbashkët në vijën politike.
Për të qenë sa më efekt duhet të bëhet e mundur që qeveria të hartojë dhe t’u përgjigjet strategjive të qarta për diasporën, për problemet që dalin për nje zgjidhje efikas dhe të efektshëm. Si një bord drejtues, kjo ministri do të luaj një rol të rëndësishëm për përcaktimin e drejtimin strategjik, vijën politike të qeverisë e të shtetit shqiptar në diasporë, që deri më sot ka munguar.
Studimet e dala nga ky institucion shtetëror në bashkëpunim me institucionet e tjera të vendit do të ndikonin faktikisht në organizimin e copëtuar të emigracionit. Për të patur këtë kërkon vullnet politik nga ana e qeverisë. Por nuk është çudi që në ngritjen e këtij institucioni do të ketë edhe rezistencë të kundërt, edhe pse emigracioni po ndeshet me të drejtat morale, të punësimit, të respektimit dhe konsolidimit të drejtave të tyre, nga mospërfillja nga organet shtetërore të vendeve pritëse në mungesën e respektit dhe dinjitetit.
Në momentet e sotme shteti shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij, nuk di saktësisht se a i mbrohen të drejtat më elementare të tyre, por është mjaftuar vetëm me ndonjë relacion të dërguar nga ndonjë ambasadë e tij. Këto realicione në të shumtët e rasteve kanë treguar se kanë qenë të kundërta me realitetin, pasi në krye të stafit drejtues ambasadori ishte emëruar si diplomat politik dhe një përçues i vijës partiake.
Koha ka treguar se premtimet dhe angazhimet e herë pas hershme të partive të ndryshme politike, në fushata elektorale përball halleve dhe problemeve të emigrantëve kanë mbetur vetëm premtime dhe asgjë tjetër.
Në një takim të fundit me përfaqësues të emigracionit shqiptar nga Greqia, kryeministri shqiptar në Tiranë (6/05/2009) është shprehur se: “Qeveria është e angazhuar plotësisht të pajisë gjithë shtetasit e vet, kudo që ndodhen, me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, duke i dhënë një shans lëvizjes tuaj të lirë në hapësirën shqiptare dhe evropiane. Me mund, përkushtim dhe me djersë ju arritët të jeni tashme një faktor dinjitoz në zhvillimin e shtetit fqinj dhe një element i rëndësishëm në miqësinë midis dy popujve. Qeveria shqiptare, ka përgatitur të gjitha lehtësitë e mundshme fiskale e ligjore për lehtësimin, inkurajimin dhe transferimin e bizneseve dhe investimeve tuaja në vendlindjet dhe trojet tuaja në Shqipëri. Ne jemi vend mikpritës për të gjitha investimet e huaja, por më të gëzuar jemi, natyrisht, për iniciativat e bashkatdhetarëve tanë.”
Si në vitet e shkuara por edhe sot, shteti shqiptar nuk po tregon një interes të veçantë për legalizimet e tyre, për pensionet në vendet ku punojnë, për shërbimin mjekësor, arsimin dhe kulturën. Marrëdhëniet e politikës shqiptare me emigracionin i janë lënë momentit dhe rastit, pasi ambasadat shqiptare kudo ndodhura e me personel përkatës, jo vetëm që nuk kanë kohë, dëshirë dhe vullnet të mirëfilltë për të bashkëpunuar, por fatkeqësisht janë kthyer thjesht në punonjës të rëndomtë në ciklime dhe vulosje dokumentesh etj.

Menaxhimi i emigracionit shqiptar në duar e dy punonjësve specialistë…


Drejtoria e Emigracionit pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, e ngritur apostafat me një personel të pakët prej dy specialistësh nuk mund të përballojnë dot problemet e mëdha të emigracionit shqiptar të shpërndarë në 60 vendet e botës. Koha po tregon se vendi ynë i ka kthyer kurrizin jo vetëm emigracionit të brezit të parë, por edhe fëmijëve të tyre. Lind pyetja. Kush organ dhe dikaster merret me emigracionin shqiptar? Kush organ dhe dikaster ka verifikuar realizimin ose jo të objektivave të Strategjisë Kombëtare të Imigracionit Shqiptar hartuar në vitin 2006.

Strategjia Kombëtare për Imigrimin vetëm një strategji në letra

Një strategji që jo vetëm bëri bujë, por edhe shpenzimet nuk ishin të pakta, pasi hartimi u bë jo vetëm pa studiuar emigracionin aktual, por u hartua nga të huajt ( Italia), duke mos i përshtatur aspak vendit tonë. Sot për këtë strategji shqiptare me “gjeneral të huaj” po heshtet dhe askush nuk merr përgjegjësinë, të thotë se sa janë realizuar objektivat…Ngritja e për shumë folur e një ministrie emigracioni do të ndryshonte klimën ekzistuese të emigracionit shqiptar, pasi shumë studime, si dhe lidhja me Diasporën do të ishte një nevojshmëri për kushtet aktuale të vendit tonë. Diaspora në shumë raste ka zbuluar të metat që ekzistojnë në marrëdhëniet shtet-emigracion. Si një vend i madh imigrimi dhe vend pritës për emigrantët e tjerë del si domosdoshmëri ngritja e kësaj ministrie me një njerëz specialiste të kësaj fushe.
Në Greqi problemet e emigracionit i mbulon Ministria e Brendshme, por pranë ka Institutin e Politikave për Emigracionin, që harton ligjet e emigracionit dhe bën studime të shumta. Hartimet e ligjeve të emigracionit si dhe studimet shkencore për emigracionin mbajnë vulën e këtij institucioni shtetëror.Italia edhe pse problemin e imigrimit e ka zgjedhur para 60 - 70 vjetësh, edhe pse ekonomia e vendit nuk bazohet nga emigrantët e saj, ka sot ministri emigracioni.
Shteti shqiptar duhet të shohë pak më larg, të marrë eksperiencën më të mirë të vendeve fqinjë që emigruan shumë vite para nesh. Futja në NATO, si dhe më pas në BE, nevojat e vendit bën të domosdoshme ngritjen e këtij institucioni shtetëror. Shumë emigrantë, intelektualë, shkencëtarë në emigrim u kanë rënë kambanave të para për të dhënë alarmin jo vetëm për komunitetin , por edhe për vetë shtetin shqiptar se dikush duhet të merret me problemet e tyre.
Arsimi, kultura, sigurimet shoqërore dhe biznesi shqiptar janë lënë në mëshirën e fatit, thua se këta nuk i përkasin Shqipërisë shqiptare. Po në qoftë se do të kishte patur një institucion shtetëror ( ministri) të organizuar apostafat për bashkëpunim nëpërmjet shtetit dhe emigracionit, problemet do të ishin krejt ndryshe. Po pse hezitohet akoma?...
Diaspora ka nevojë për të, jo për bukë dhe ujë. Administrimi sa më i drejtë i emigracionit kërkon padyshim edhe kushtet normale. Në të gjitha fushat Diaspora është një potencial i madh jo vetëm ekonomik dhe politik, por edhe në aspektin social dhe kulturor.
Aktivitet e bëra deri më sot në Diasporë mbajnë vulën e vetë emigrantëve. Seminaret e ndryshme, festivalet e filmave shqiptarë, festivalet e fjalës artistike, hapja e ekspozitave, panairet e librave si dhe i biznesit janë bërë kryesisht me forcat e tyre.
Politikanë mund të justifikohen se shteti ynë nuk ka fuqinë financiare njëlloj si shtet e tjera, por të kujtojmë se sa para futen në vit nga emigrantë, sa para u merren atyre për ciklimet e dokumenteve pranë ambasadave tona, (ku shteti vulos po shtetin). Mund të themi se po të kishte një vullnet të mirëfilltë, kjo ministri do të ishte ngritur prej kohësh në Shqipëri.

Integrimi i vendit tone në BE bën të domosdoshme ngritjen e ministrisë së emigracionit


Ndryshimi klimaterik do të ndikojë në një zhvendosje të madhe tektonike të popullsive të vendeve të ndryshme. Futja e Shqipërisë në BE, e bën më shumë se kurrë të domosdoshme ngritjen e këtij institucioni, pasi lëvizja e emigrantëve nga një vend në tjetrin do të jetë i lirë. Shqipëria e sotme matet me Europën e dikurshme që emigronte për në kontinentet e tjera, ndërsa sot Europa është bërë vend pritës i emigrantëve që përbëjnë rreth 10-12 % të popullsisë. Po e njëjta gjë do të ndodh edhe në Ballkan.
Besoj se nuk do të jetë e largët ajo ditë kur vendi do të ndeshet përball emigracionit klandestin nga vendet e Azisë dhe Afrikës. Për këtë duhet që shteti shqiptar të përgatitet jo vetëm për të sotmen, për emigrantët e tij kudo ndodhur, por për të hartuar një strategji kombëtare për emigrantët që do të vijnë.Shqipëria nuk ka më se çfarë humbasë, kur ka në diasporë ndodhen rreth 25%-30% së popullsisë, në një kohë kur duhet të mendojë për të mirën e kombit, se emigracioni nuk është një problem partiak por mbarë kombëtar. Në të kundërt kur dëshira, vullneti, shqetësimi dhe angazhimi janë në një shkallë të lartë, kjo pengesë komplekse inferioriteti bëhet më e lehtë dhe shumë shpejt e kapërcyeshme.
Mendoj se ka ardhur koha për ngritjen e këtij institucioni për të mirën e kombit, por më parë në hartimin e një harte demografike…

Tuesday, November 03, 2009

Emancipimi dhe integrimi i emigrantëve, një nga detyrat më imediate të politikës shqiptaro-greke

Tirana Observer, 3 nendor 2009

Mësoni të na doni, pastaj të flisni për ne.Kjo ishte përgjigja e një studenti shqiptar nga Selaniku që i dha nëpërmjet televizionit mbarë shoqërisë greke, kur u pyet se cili ishte mendimi i tij, për keqtrajtimin dhe vdekjen e e emigrantit 25 vjeçar, Mohamed Kamran Atif ( pakistani) nga policia greke. Ishte një përgjigje kuptimplotë dhe miqësor që vetëm emigrantët dinë ta shprehin me dhimbje atë që ndjejnë, me ksenofobinë dhe racizmin që ndeshin çdo ditë. Ishte ky mesazh që ditën e nesërme u përcoll nga kanalet televizive greke. Ishte një mësim që u dha një i ri shqiptar që u rrit në këtë shoqëri të mbyllur.
Me shumë dashamirësi njeriu i skenës, Lakis Lazopulos, preku në emisionin e tij problemin e racizmit, duke venë përball dy të rinjë me pikpamje të kundërta, duke marrë shkak nga vdekja e emigrantit, që erdhi si rezultat i rrahjes nga policia vendase. Përgjigja e një të riu vendas ishte se "Është pak fashist dhe dëshironte për një Greqi të pastër pa të huaj”, ndërsa studenti shqiptar, që njëkohësisht edhe regjizor i një filmi me metrazh të shkurtër, i është përgjigjur se: “Në fillim duhet të mësojnë që të duan, e pastaj të flasin për ta”. Kjo përgjigje është duartrokitur dhe mirpritur nga shumë njerëz, por njëkohësisht
është edhe një mesazh, një sfide për qeverinë e Jorgo Papandreut, që ka trashëguar një politikë antidemokratike nga ish paraardhësi i tij Kostas Karamanli.


Integrimi i emigrantëve në Greqi prej shumë vitesh ngjan një lufte të heshtur, por të egër dhe frontale në shumë llogore betejash të përditëshme, me batica dhe zbatica, që aktualisht po përballohet. Prej dy dekadash emigrantët shqiptarë po ndeshen ende në ingranazhet e burokracisë dhe të nacionalizmit të shtetit grek. Të një shteti që deri më sot ka dalë i humbur në betejen e integrimit të emigrantëve në mungesë të përpilimit të një politike të drejtë të emigracionit. Por nga ana tjetër në këtë drejtim ka ndikuar edhe mungesa e një vullneti të mirfilltë i shtetit shqiptar për të patur një bashkëpunim dy palësh për një menaxhim sa më të mirë të emigracionit.

20 vjet emigracion nuk janë pak për të nxjerrë konkluzionet e duhura dhe për të marrë masa për një menaxhim sa më të mirë të tijë, nuk ka dyshim se për ta bërë këtë duhet në radhë të parë ta ndjesh termin e fjalës emigrantë, ta kesh provuar atë mbi shpatulla dhe brenda shpirtit. Po kush mund ta bëjë këtë gjë më mirë se vetë intelektualët emigrantë, që sot në shumë aspekte jetës sociale paraqiten më të integruar se vetë shteti.

Frika se emigrantët përbëjnë një rrezik kombëtar për Greqinë, duke filluar që nga pamja demografike përbën thelbin e këtij shqetësimi për Greqinë, për vendin ku lindi demokracia.Shoqëria greke ende nuk ka bërë të mundur akoma të marrë mësime nga përvoja të shteteve të tjera evropiane, se integrimi i emigrantëve është i pashmangshëm, por është mjaftuar vetëm me legalizimet e përkohshme dhe asgjë tjetër. Kjo vjen nga që nuk ka patur asnjë vullnet të mirfilltë politik. Po mbrapa nuk mbetet edhe politika shqiptare e cila beson se integrimim i emigrantëve është detyrë vetëm e Greqisë.
Dihet që pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë dëshirojnëtë jetojnë në Greqi, ndërkohë kërkojnë t'u njihet e drejta e pjesëmarrjesthelbësore në jetën shoqërore të vendit, duke kërkuar të drejta të barabartame shtetasit e tjerë, por kjo e drejtë ndaj emigrantëve presupozon edhenjë ndërgjegjësim të popullsisë greke...


Kjo përkon me faktin se sot në Athinë mbahet sot Forumi i 3-të Botëror për Migracionin dhe Zhvillimin (GFMD) që bëhet me inisiativën e Greqisë, në prani të përfaqësuesve të 130 vendeve, që ka për qëllim vendosjen e politikave të imigracionit në strategjitë e zhvillimit për përfitimin e të gjithëve. Në këtë forum botëror do të flasë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun.

Problemet e emigrantëve nuk janë vetëm problemet e vendit pritës, por janë njëkohësisht edhe probleme të atij vendi nga kanë emigruar. Shqipëria në këtë konteks ka dhënë shëmbullin më të keq dhe vazhdon akoma ta japë atë, edhe pse ka një numër të madh emigrimi të popullit që e rendit në vend të parë, por mbi të gjitha ka edhe një ministri Integrimi që mund të bënte më shumë në këtë drejtim.
Jo pak herë në media është trajtuar ngritja e një ministrie për emigracionin, ku shumë mirë mund të bashkohej me atë të integrimit, për një menaxhim sa më të mirë të emigracionit, kur dihet nga të gjithë se emigracioni përbën sot 30 për qind të popullsisë shqiptare. As kjo qeveri nuk po tregon një interes për ngritjen e një ministrie për emigracionin, një institucion shtetëror ku do të kishte mundësi më shumë për të menaxhuar emigracionin.

Integrimi i emigrantëve sot është lënë në mëshirën dhe fatet e tyre. Premtimet e herë pas hershme mbeten vetëm premtime nga dy vendet përkatese. Vrulli i kryeministrit Papandreut për të zgjidhur problemin e emigracionit duket se po mbetet vetëm një dëshirë dhe një vrull i çastit dhe asgjë më tepër. Sot emigrantët përbëjnë shtresën e një popullsie “qytetarë pa status” ...

Ksenofobia dhe racizmi nuk shprehet vetëm nga dhuna e policisë apo të mekanizmave të tjera të shtetit, po ai shprehet edhe në mënyra të tjera. Kështu nga njera anë janë marrëdhëniet e përditëshme të punëdhënësit vendas përball emigrantit me rroga të ulta dhe pa sigurime shoqërore, në kondita të kushteve skandaloze të punës, ndërsa nga ana tjetër shfrytëzimi i shtetit me proçedurat burokratike për legalizim kundrejt shumave të mëdha ekonomike nga xhepat e emigrantëve përbën strategjinë pupuliste për të kthyer shoqërinë vendase kundra emigrantëve. Kjo strategji ka ndikuar në ndarjen e shtresave të shoqërisë, ku emigrantët përbëjnë shtresën e dorës së dytë, për të patur lehtë shfrytëzimin ndaj tyre, për të mbyllur shtigjet e integrimit në vendin ku jetojnë dhe punojnë.

Proçesi i legalizimit është kushti kryesor i integrimit të emigrantëve, po ky proçes është tepër i ngadalësuar, sa që për 12 vite radhazi janë vendosur kushte të vështira me qëllim për t’u përmbushur sa më pak emigrantë. Më të dëmtuar në këtë drejtim është biznezi shqiptar, që është i izoluar krejtësisht dhe trajtohet njëlloj si emigrantët e ardhur sot. Po në të njëjtën vrazdë vazhdojnë të ecin edhe fëmijët e emigrantëve të lindur në këtë vend, si edhe gratë që i lindën këta fëmijë. Kur dikush legalizohet ka pak të drejta. Pasiguria është e madhe, sa bëhet lehtë pre e çdo punëdhënësi që mund ta shfrytëzoj, sepse leja e “qëndrimit” është për një afat të shkurtët që i nuk siguron të drejta të barabarta me një punëtor grek.

Proçesi i legalizimit fillon me stabilizimin e emigrantëve në vendet ku punojnë, ku një faktor kryesor luan bashkimi familjar, një proçes ky që në Greqi ende nuk njihet. Arsyet e emigrimit të pas viteve 1997 lidhet me shumë faktorë. Humbja e shpresës e njerëzve se politika shqiptare mund ta bëjë “Shqipërinë si Evropa”, stimuluan edhe nxitjen e emigrimit në masë me drejtimin: ku munden, si të munden për t’u larguar nga varfëria dhe me shpresë për të filluar një jetë të re. Shteti shqiptar në mungesë përgjegjësie të një politike ndihme sociale për të luftuar varfërinë, po shtyn akoma brezin e ri drejt emigrimit si një rrugë shpëtimi.
Nga statistikat e publikuara në mediat e huaja mësohet se nga puna e emigrantëve të ardhurat në fushën e bujqësisë në Greqi janë rritur në masën 18 për qind, ndërsa në ndërtim në 15 për qind. Grekët e thjeshtë pas viteve 90-të nga punëtor krahu u kthyen në afendiko dhe punëdhënës, për emigrantët intelektual dhe atë të thjeshtë.

Kriza ekonomike tashmë ka prekur më shumë se kudo tjetër shtresën e emigrantëve, që më parë kontribuan në ekonominë shqiptare. Sot kjo shtresë kërkon nga shteti shqiptar që t’u sigurojë asistencë sociale, duke insistuar dhe biseduar me vendin fqinjë brenda strukturave ndërkombëtare. Është detyrë morale e shtetit që t’u dalë zot emigrantëve të tij, kudo ndodhur për të mbrojtur të drejtat më elementare të tyre.
Komuniteti i emigrantëve përbën një barrë të rëndë për mbarë shoqërinë vendase. Këtë gjë e kanë treguar sondazhet e kryera, ku kanë vene theksin se shoqëria është kundra emigrantëve, po edhe media në disa raste është shprehur se këta të fundit janë mbajtës edhe të disa sëmundjeve...

Përbuzja dhe mospërfillja e organeve shtetërore ndaj emigrantëve në shërbimet publike, mungesi i respektit dhe fyerja e dinjitetit, trajtimi si qenie njerëzore me më pak të drejta. Kufizime të drejtash për të jetuar sëbashku me familjet e tyre në mënyrë të ligjëshme, duke kërkuar trajtim të njëjtë dhe të drejta të barabarta, të njëjtë me vendasit përsa i përket mbrojtjes ligjore, përbëjnë sot një gangrenë të përgjithshme në këtë vend. Ai nuk mund të kuptohet i barabartë vetëm në detyrimet që ka karshi shtetit për aq kohë sa është i ligjshëm, por do të ndjehet i barabartë kur të shkallmohet përfundimisht mentaliteti birgjez se emigrantët janë vetëm krahë pune.

Është fakt që emigrantët janë më të integruar se vetë politika shqiptare, një fakt i pranuar nga vetë politikanët tanë, që ende po lundrojnë në varkën e mentalitetit postkomunist. Në kushte aspak të përshtatëshme ekonomike sociale dhe politike, emigrantët kanë ecur më përpara, duke ruajtur me krenari identitetin e tyre.

Mos afrimi ajkës së trurit intelektual për të dhënë edhe këta kontributin në integrimin e mëtejshëm të vendit tonë, me mentalitete të reja evropiane, tregon shterimin dhe mos shfrytëzimin e kësaj pjesë të shoqërisë të edukuar me frymën perendimore, nga frika se disa politikanë mund të humbasin karriget e sotme. Politika shqiptare ende nuk ka bërë të mundur konceptin e barazisë përsa i përket intelektualit vendas me atë të emigracionit, duke mbajtur një qendrim indiferent dhe aspak të pranueshëm.
Indiferentizmi dhe heshtja e politikës së sotme shqiptare se çfarë po bëhet me këtë pjesë intelektualësh ( truri i kombit) mos aktivizimi i shumë të rinjëve dhe humbja e besimit tek këta, në të ardhmen e shpejtë do ti kushtojë shumë vendin tonë. Shqipëria duhet të hedhë sytë nga emigracioni dhe të shohë realitetin në sy.

Kjo ndodh pikërisht kur dihet mirë se shumë të rinjë shqiptarë studiojnë në universitete më prestigjioze të vendeve perendimore, por edhe në Amerikë Australi e gjetkë. Një kujdes i veçantë, apo një vullnet i mirfilltë nga politika e sotme do të ishte mjaft domethënëse në qoftë se shteti shqiptar do të kishte përqendruar një interes të veçantë ndaj tyre, për të vazhduar me sukses rrugën e dëshiruar për demokratizimin dhe integrimin e vendit.