Emancipimi dhe integrimi i emigrantëve, një nga detyrat më imediate të politikës shqiptaro-greke
Tirana Observer, 3 nendor 2009Mësoni të na doni, pastaj të flisni për ne.Kjo ishte përgjigja e një studenti shqiptar nga Selaniku që i dha nëpërmjet televizionit mbarë shoqërisë greke, kur u pyet se cili ishte mendimi i tij, për keqtrajtimin dhe vdekjen e e emigrantit 25 vjeçar, Mohamed Kamran Atif ( pakistani) nga policia greke. Ishte një përgjigje kuptimplotë dhe miqësor që vetëm emigrantët dinë ta shprehin me dhimbje atë që ndjejnë, me ksenofobinë dhe racizmin që ndeshin çdo ditë. Ishte ky mesazh që ditën e nesërme u përcoll nga kanalet televizive greke. Ishte një mësim që u dha një i ri shqiptar që u rrit në këtë shoqëri të mbyllur.
Me shumë dashamirësi njeriu i skenës, Lakis Lazopulos, preku në emisionin e tij problemin e racizmit, duke venë përball dy të rinjë me pikpamje të kundërta, duke marrë shkak nga vdekja e emigrantit, që erdhi si rezultat i rrahjes nga policia vendase. Përgjigja e një të riu vendas ishte se "Është pak fashist dhe dëshironte për një Greqi të pastër pa të huaj”, ndërsa studenti shqiptar, që njëkohësisht edhe regjizor i një filmi me metrazh të shkurtër, i është përgjigjur se: “Në fillim duhet të mësojnë që të duan, e pastaj të flasin për ta”. Kjo përgjigje është duartrokitur dhe mirpritur nga shumë njerëz, por njëkohësisht
është edhe një mesazh, një sfide për qeverinë e Jorgo Papandreut, që ka trashëguar një politikë antidemokratike nga ish paraardhësi i tij Kostas Karamanli.

Integrimi i emigrantëve në Greqi prej shumë vitesh ngjan një lufte të heshtur, por të egër dhe frontale në shumë llogore betejash të përditëshme, me batica dhe zbatica, që aktualisht po përballohet. Prej dy dekadash emigrantët shqiptarë po ndeshen ende në ingranazhet e burokracisë dhe të nacionalizmit të shtetit grek. Të një shteti që deri më sot ka dalë i humbur në betejen e integrimit të emigrantëve në mungesë të përpilimit të një politike të drejtë të emigracionit. Por nga ana tjetër në këtë drejtim ka ndikuar edhe mungesa e një vullneti të mirfilltë i shtetit shqiptar për të patur një bashkëpunim dy palësh për një menaxhim sa më të mirë të emigracionit.
20 vjet emigracion nuk janë pak për të nxjerrë konkluzionet e duhura dhe për të marrë masa për një menaxhim sa më të mirë të tijë, nuk ka dyshim se për ta bërë këtë duhet në radhë të parë ta ndjesh termin e fjalës emigrantë, ta kesh provuar atë mbi shpatulla dhe brenda shpirtit. Po kush mund ta bëjë këtë gjë më mirë se vetë intelektualët emigrantë, që sot në shumë aspekte jetës sociale paraqiten më të integruar se vetë shteti.
Frika se emigrantët përbëjnë një rrezik kombëtar për Greqinë, duke filluar që nga pamja demografike përbën thelbin e këtij shqetësimi për Greqinë, për vendin ku lindi demokracia.Shoqëria greke ende nuk ka bërë të mundur akoma të marrë mësime nga përvoja të shteteve të tjera evropiane, se integrimi i emigrantëve është i pashmangshëm, por është mjaftuar vetëm me legalizimet e përkohshme dhe asgjë tjetër. Kjo vjen nga që nuk ka patur asnjë vullnet të mirfilltë politik. Po mbrapa nuk mbetet edhe politika shqiptare e cila beson se integrimim i emigrantëve është detyrë vetëm e Greqisë.
Dihet që pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë dëshirojnëtë jetojnë në Greqi, ndërkohë kërkojnë t'u njihet e drejta e pjesëmarrjesthelbësore në jetën shoqërore të vendit, duke kërkuar të drejta të barabartame shtetasit e tjerë, por kjo e drejtë ndaj emigrantëve presupozon edhenjë ndërgjegjësim të popullsisë greke...
Kjo përkon me faktin se sot në Athinë mbahet sot Forumi i 3-të Botëror për Migracionin dhe Zhvillimin (GFMD) që bëhet me inisiativën e Greqisë, në prani të përfaqësuesve të 130 vendeve, që ka për qëllim vendosjen e politikave të imigracionit në strategjitë e zhvillimit për përfitimin e të gjithëve. Në këtë forum botëror do të flasë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun.
Problemet e emigrantëve nuk janë vetëm problemet e vendit pritës, por janë njëkohësisht edhe probleme të atij vendi nga kanë emigruar. Shqipëria në këtë konteks ka dhënë shëmbullin më të keq dhe vazhdon akoma ta japë atë, edhe pse ka një numër të madh emigrimi të popullit që e rendit në vend të parë, por mbi të gjitha ka edhe një ministri Integrimi që mund të bënte më shumë në këtë drejtim.
Jo pak herë në media është trajtuar ngritja e një ministrie për emigracionin, ku shumë mirë mund të bashkohej me atë të integrimit, për një menaxhim sa më të mirë të emigracionit, kur dihet nga të gjithë se emigracioni përbën sot 30 për qind të popullsisë shqiptare. As kjo qeveri nuk po tregon një interes për ngritjen e një ministrie për emigracionin, një institucion shtetëror ku do të kishte mundësi më shumë për të menaxhuar emigracionin.
Integrimi i emigrantëve sot është lënë në mëshirën dhe fatet e tyre. Premtimet e herë pas hershme mbeten vetëm premtime nga dy vendet përkatese. Vrulli i kryeministrit Papandreut për të zgjidhur problemin e emigracionit duket se po mbetet vetëm një dëshirë dhe një vrull i çastit dhe asgjë më tepër. Sot emigrantët përbëjnë shtresën e një popullsie “qytetarë pa status” ...
Ksenofobia dhe racizmi nuk shprehet vetëm nga dhuna e policisë apo të mekanizmave të tjera të shtetit, po ai shprehet edhe në mënyra të tjera. Kështu nga njera anë janë marrëdhëniet e përditëshme të punëdhënësit vendas përball emigrantit me rroga të ulta dhe pa sigurime shoqërore, në kondita të kushteve skandaloze të punës, ndërsa nga ana tjetër shfrytëzimi i shtetit me proçedurat burokratike për legalizim kundrejt shumave të mëdha ekonomike nga xhepat e emigrantëve përbën strategjinë pupuliste për të kthyer shoqërinë vendase kundra emigrantëve. Kjo strategji ka ndikuar në ndarjen e shtresave të shoqërisë, ku emigrantët përbëjnë shtresën e dorës së dytë, për të patur lehtë shfrytëzimin ndaj tyre, për të mbyllur shtigjet e integrimit në vendin ku jetojnë dhe punojnë.
Proçesi i legalizimit është kushti kryesor i integrimit të emigrantëve, po ky proçes është tepër i ngadalësuar, sa që për 12 vite radhazi janë vendosur kushte të vështira me qëllim për t’u përmbushur sa më pak emigrantë. Më të dëmtuar në këtë drejtim është biznezi shqiptar, që është i izoluar krejtësisht dhe trajtohet njëlloj si emigrantët e ardhur sot. Po në të njëjtën vrazdë vazhdojnë të ecin edhe fëmijët e emigrantëve të lindur në këtë vend, si edhe gratë që i lindën këta fëmijë. Kur dikush legalizohet ka pak të drejta. Pasiguria është e madhe, sa bëhet lehtë pre e çdo punëdhënësi që mund ta shfrytëzoj, sepse leja e “qëndrimit” është për një afat të shkurtët që i nuk siguron të drejta të barabarta me një punëtor grek.
Proçesi i legalizimit fillon me stabilizimin e emigrantëve në vendet ku punojnë, ku një faktor kryesor luan bashkimi familjar, një proçes ky që në Greqi ende nuk njihet. Arsyet e emigrimit të pas viteve 1997 lidhet me shumë faktorë. Humbja e shpresës e njerëzve se politika shqiptare mund ta bëjë “Shqipërinë si Evropa”, stimuluan edhe nxitjen e emigrimit në masë me drejtimin: ku munden, si të munden për t’u larguar nga varfëria dhe me shpresë për të filluar një jetë të re. Shteti shqiptar në mungesë përgjegjësie të një politike ndihme sociale për të luftuar varfërinë, po shtyn akoma brezin e ri drejt emigrimit si një rrugë shpëtimi.
Nga statistikat e publikuara në mediat e huaja mësohet se nga puna e emigrantëve të ardhurat në fushën e bujqësisë në Greqi janë rritur në masën 18 për qind, ndërsa në ndërtim në 15 për qind. Grekët e thjeshtë pas viteve 90-të nga punëtor krahu u kthyen në afendiko dhe punëdhënës, për emigrantët intelektual dhe atë të thjeshtë.
Kriza ekonomike tashmë ka prekur më shumë se kudo tjetër shtresën e emigrantëve, që më parë kontribuan në ekonominë shqiptare. Sot kjo shtresë kërkon nga shteti shqiptar që t’u sigurojë asistencë sociale, duke insistuar dhe biseduar me vendin fqinjë brenda strukturave ndërkombëtare. Është detyrë morale e shtetit që t’u dalë zot emigrantëve të tij, kudo ndodhur për të mbrojtur të drejtat më elementare të tyre.
Komuniteti i emigrantëve përbën një barrë të rëndë për mbarë shoqërinë vendase. Këtë gjë e kanë treguar sondazhet e kryera, ku kanë vene theksin se shoqëria është kundra emigrantëve, po edhe media në disa raste është shprehur se këta të fundit janë mbajtës edhe të disa sëmundjeve...
Përbuzja dhe mospërfillja e organeve shtetërore ndaj emigrantëve në shërbimet publike, mungesi i respektit dhe fyerja e dinjitetit, trajtimi si qenie njerëzore me më pak të drejta. Kufizime të drejtash për të jetuar sëbashku me familjet e tyre në mënyrë të ligjëshme, duke kërkuar trajtim të njëjtë dhe të drejta të barabarta, të njëjtë me vendasit përsa i përket mbrojtjes ligjore, përbëjnë sot një gangrenë të përgjithshme në këtë vend. Ai nuk mund të kuptohet i barabartë vetëm në detyrimet që ka karshi shtetit për aq kohë sa është i ligjshëm, por do të ndjehet i barabartë kur të shkallmohet përfundimisht mentaliteti birgjez se emigrantët janë vetëm krahë pune.
Është fakt që emigrantët janë më të integruar se vetë politika shqiptare, një fakt i pranuar nga vetë politikanët tanë, që ende po lundrojnë në varkën e mentalitetit postkomunist. Në kushte aspak të përshtatëshme ekonomike sociale dhe politike, emigrantët kanë ecur më përpara, duke ruajtur me krenari identitetin e tyre.
Mos afrimi ajkës së trurit intelektual për të dhënë edhe këta kontributin në integrimin e mëtejshëm të vendit tonë, me mentalitete të reja evropiane, tregon shterimin dhe mos shfrytëzimin e kësaj pjesë të shoqërisë të edukuar me frymën perendimore, nga frika se disa politikanë mund të humbasin karriget e sotme. Politika shqiptare ende nuk ka bërë të mundur konceptin e barazisë përsa i përket intelektualit vendas me atë të emigracionit, duke mbajtur një qendrim indiferent dhe aspak të pranueshëm.
Indiferentizmi dhe heshtja e politikës së sotme shqiptare se çfarë po bëhet me këtë pjesë intelektualësh ( truri i kombit) mos aktivizimi i shumë të rinjëve dhe humbja e besimit tek këta, në të ardhmen e shpejtë do ti kushtojë shumë vendin tonë. Shqipëria duhet të hedhë sytë nga emigracioni dhe të shohë realitetin në sy.
Kjo ndodh pikërisht kur dihet mirë se shumë të rinjë shqiptarë studiojnë në universitete më prestigjioze të vendeve perendimore, por edhe në Amerikë Australi e gjetkë. Një kujdes i veçantë, apo një vullnet i mirfilltë nga politika e sotme do të ishte mjaft domethënëse në qoftë se shteti shqiptar do të kishte përqendruar një interes të veçantë ndaj tyre, për të vazhduar me sukses rrugën e dëshiruar për demokratizimin dhe integrimin e vendit.