Tuesday, November 08, 2011

Historia e dinastisë Papandreu, rënia e një miti grek



Tirana Observer

1/11/2011

A do mjaftojë fundi i kësaj dinastie për Greqinë, për të mos patur një dinasti tjetër?
Është kjo dinasti që 30 vjet më parë më 18 tetor të 1981 merr drejtimin e vendit me partinë e porsa ngritur, partinë socialiste PASOK, por sot pas 30 vjetësh e njëjta parti, e njëjta dinasti Papandreu që drejtoi vendin për gati dy dekada, bie nga froni duke humbur besimin e plotë të popullit dhe duke e lënë vendin në duart e Trojkës.
Dinastia Papandreu pas një maratone të gjatë i ka dhënë lamtumirën e fundit ditën e diel në mbrëmje qeverisjes së vendit. Pas rënies së dinastisë së familjes Karamanlis më 4 tetor të 2009 nga dinastia Papandreu ka rënë pikërisht pas 25 muajve të qeverisjes nga xhuniori Jorgo Papandreu. Rënia e xhuniorit Papandreu dhe më pare e Karamanliut përbëjnë fundin e dinastive në politikën vendase, duke lënë mënjanë për një çast atë të Micotakis.
Greqia për shumë kohë u ndodh në buzë të greminës, u ndodh në një kaos të vërtetë dhe kjo fillon me dinastinë e xhunior Papandreut, që sëbashku me 150 këshilltarët e tij të huaj dhe vendas nuk ishte në gjendje të operonte siç duhej krizën ekonomike që kishte mbërthyer vendin. Gjatë udhëheqjes së tij borxhi i jashtëm pati një rritje nga 120% që ishte në 178% të prodhimit bruto të vendit, me një rritje mesatare prej 24 miliardë euro në vit.

Dinastia, trashëgimi i partisë nga një dorë në tjetrën
Xhuniori Jorgo Papandreu, trashëgon nga i ati i tij një nga forcat më të mëdha politike të vendit, Partinë Socialiste (PASOK). Trashëgon një parti të ngritur nga i ati i tij Andrea Papandreu, që më 1996 në reminacion në prag të vdekjes ende nuk e lëshonte partinë nga dora e tij. Më 1996 pas vdekjes së kryetarit të qeverisë së asaj kohe, Andrea Papandreu, partinë e merr në dorë me një vote më shumë nga Akis Xhokaxhopulos ish-kryeministri Kostas Simitis me votën e vetme të Jorgo Papandreut. Më pas Kostas Simitis ja kthen partinë xhunjorit Jorgo Papandreut, i cili deri në atë kohë kishte trashëguar nga dinastia e familjes së tij vetëm emrin e të jatit dhe asnjë pasuri tjetër.
Jorgjio dhe Andrea Papandreu ishin figura të njohura që shërbyen si politikanë të këtij vendi, ndërsa sot djali i tyre si i ish kryeministër i fundit jep dorëheqjen në një kohë kur vendi ndodhet më keq se asnjëherë tjetër.

Asnjë familje nuk ka shërbyer kaq shumë vite në politikën e vendit sa familja Papandreu.

Jorgjios Papandreu (gjyshi) lindi më 1888 dhe më 1916 futet ne jetën politike. Më 1935 krijon partinë të emërtuar “Partia demokratike”, ndërsa emërohet kryeministër më 1944-1945 dhe më pas më 1964-1965. Djali i tij Andrea dhe babai i ish-kryeministrit Jorgo Papandreu shërbeu si kryeministër për tetë vite radhasi 1981-1989, si dhe më pas 1993-1996 deri sa vdiq. Këta dy politikan pas vdekjes u cilësuan si arkitektë të demokracisë së vendit, por edhe si përgjegjës së rritjes së borxhit të jashtëm të Greqisë.
Andreas Papandreu më 1974 ishte ai që ngriti partinë e sotme të ashtuquajtur PASOK si një forcë dinamike e politike të vendit, duke besuar votën e popullit më 1981 deri më 1993 dhe përsëri më 2009 deri më sot. Ai ishte kryeministri i 174 i Greqisë, duke u zgjedhur edhe tri herë te tjera.

Greqia që nga krijimi i saj si shtet e deri më sot ka patur fatin e keq lidhur me borxhet e sotme, të cilat e kanë fillim që nga vitet 1797-1821. Që nga ajo kohë e deri më sot Greqia është mbajtur me para nga të huajt, duke bërë një jetë luksoze që nuk i takonte. Andrea Papandreu (babai) ish kryeministrit Jorgo Papandreu që në ditën e parë si kryeministër më 18/10/1981 deklaron para popullit të tij se: “Do jemi qeveria e gjithë popullit, ku kërkon të riparojë të gjitha gabimet e të kaluarës”, ndërsa dy javë më pas Andrea Papandreu deklaron se borxhi i Greqisë është në 320 miliardë dhrahmi. Po me gjithë gjendjen e mjerueshme në ditën 37-të të drejtimit të qeverisë Andrea Papandreu deklaron rritjen në 76% të pensionit për punonjësit e bujqësisë. Pas dy muajsh qeveria e tij deklaron rritjen e rrogave nga 22-48% të punonjësve të administratës. Me r4astin e 100 ditëve të qeverisjes deklaron rritjen në masë 88% të pensioneve për punonjësit e shërbimeve publike. Sot pas 30 vjetësh djali i ish kryeministrit Andrea Papandreu, xhuniori Papandreu uli në maksimum nën kufirin e varfërisë rrogat dhe pensionet, taksë kudo në pasuritë që vendasit vunë me djersën e ballit.
Që nga krijimi i dinastisë Papandreu, sëbashku me atë Karamanlisë, të dy sëbashku janë përgjegjës për gjendjen e sotme. Sot Jorgo Papandreu, djali i Andresë dhe nipi i Jorgjios e çoi Greqinë nga parajsa në sketere, e drejtoi ate drejt FMN dhe në duart e Trojkës. Kjo është rezultat i një trashëgimie të një dinastie të një mentaliteti ballkanik dhe mesjetar.
Ish-kryeministri Papandreu në moshën 59 vjeçare si një i humbur i dorëzon qeverinë mikut të tij të fëmijërisë, kreut të opozitës Antonit Samaras, që gjatë gjithë kësaj kohës në opozitë kishte bërë një luftë të ashpër për të larguar nga qeveria Papandreun një orë e sa më pare. Dita e diel në mbrëmje ora 21.00 në prezencë të presidentit të vendit Karolos Papulia, ish-kryeministri Papandreu jep dorëheqjen me një kusht që më parë të jetë formuar një qeveri teknike të unitetit kombëtar të “shpëtimit” deri në zgjedhjet e parakohshme, duke ruajtur të gjitha marrëveshjet e bëra me BE, sidomos me atë të 26 tetorit.
Nga ana tjetër kreu i partisë “Demokracia e Re” ka ngulur këmbë që miku dhe shoku i tij Papandreu duhet të japë në fillim dorëheqjen, pasi kriza mund të marrë një rrugë tjetër. Ai ka mbyllur një herë e përgjithmonë bashkëpunimin e tij me qeverinë Papandreu për të dale nga kriza, pasi sipas tij Papandreu po bën një lojë personale në dëm të interesave kombëtare.
Dinastia

Në emër të dinastisë së familjes së tij, Xhuniori Jorgo Papandreu mori përsipër me premtimin “para ka” drejtimin e vendit në çaste më të vështira. I vetëdijshëm për krizën që kishte mbërthyer vendin Jorgo si njeri i fundit i dinastisë e drejtoi vendin atje ku nuk duhej. Familja Papandreu ishte dhe mbetet një pjesë e jetës politike të vendit, jo vetëm një dinasti si Mubaraku, apo Kadafi, por më shumë se gjysëm shekulli, si një dinasti më e fortë e parë ndonjëherë në këtë vend. Dinastia Papandreu ka shërbyer dhe qëndruar më shumë apo dinastia mbretërore, por nuk është vetëm kjo dinasti, pasi në politikën vendase me frikë shihet edhe dinasti pak më të vogla, Micotakis dhe Samaras.
Papandreu me dashje apo jo shkatërroi gjithçka që ish ndërtuar më parë lidhur me të drejtat e punëtorëve ne tregun e punës, në sigurimet shoqërore etj. Nga frika për ndonjë kryengritje të mundshme, ai më 1 nëntor ndërron të gjithë gjeneralët e ushtrisë me te rinjtë e tij besnikë.

TE DHENA RRETH TIJ
Jorgos Papandreu lindi më 16 /06/1952 në Saint Paul të Minesota në SHBA. Në vitin 1959 vjen për të parën herë në Greqi. Ai mori emrin e gjyshit duke u pagëzuar nga Xhefri në Jorgo.

Është zgjedhur deputet që nga viti 1981 e deri më sot. Ka shërbyer si ministër i Kulturës 1985-1987, ministër i Arsimit 1998-1999, z/ministër i Jashtëm 1993-1994, ministër i Arsimit 1994-1996, ministër i Jashtëm 1996-1999, ministër i Jashtëm 1999-2004.

Kryeministër 4 tetor 2009 deri më sot.
Ai është kryetar i partisë PASOK që nga viti 2004 dhe kryeministri i dhjetë që nga përmbysja e juntës ushtarake më 1974.

Në 22 korrik të 2011 bën ndryshim në qeverinë e tij duke marrë besimin në Parlament me 155 pro dhe 143 kundra.

Më 31 tetor të 2011 kërkon të bëjë referendumin ku solli pakënaqësinë e mbarë opinionit publik,

Më 4 nëntor kërkon besimin në parlament dhe më pas dorëheqjen

Saturday, November 05, 2011

Raport ekskluziv, 94 emigrantët shqiptarë që janë vrarë nga policia greke


Vazhdojnë krimet e policisë greke ndaj shqiptarëve. Edhe një vrasje tjetër shokon komunitetin e emigrantëve shqiptare në Greqi, Këtë radhë viktima e policisë është një nënë e katër fëmijëve shqiptarë që vritet nga duart e një polici në mënyrë të tmerrshme. Ngjarja është zbuluar rastësisht nga një kalimtar në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel në zonën Sqimatariu të Viotias. Media vendase ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se vdekja e 49-vjeçares ishte pasoje e një aksidenti automobilistik, po më pas nga hetimet doli se ajo ishte mbytur ditën e premte nga duart e një oficeri të policisë greke.

Ngjarja

Policia greke menjëherë ka bërë të mundur të identifikojë autorin e krimit, që është për oficer policie që shërben në Parlamentin grek. Ditën e hënë i është dhënë prokurorisë së Livadhias së qytetit të Thivës. Sipas policit ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 28 tetor të 2011, ku mbas një zënie në makinë në zonën Avlona, e ka mbytur me xhupin e tij. Më pas e ka braktisur në një zonë bujqësore të Sqimatarius, me qëllim që të kuptohej se ishte viktima e një aksidenti automobilistik. Shoqëria vendase në Thiva kishte dijeni që polici kishte marrëdhënie me 49-vjeçaren dhe për këtë u thirr në hetuesin e Thivës, ku dhe pranoi se vrasja ishte kryer nga vetë ai. Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, vrasësi është larguar nga puna dhe u është dhënë organeve të drejtësisë për hetim. Deri në tani policia nuk ka dhënë identitetin e viktimës dhe të vrasësit. Thirrja e vrasësit në hetuesi nuk do të thotë se ai do dënohet, por përkundrazi mbas disa kohësh ky vrasësh do të gradim në detyrë, një lloj si-ish kolegët e tij që më pare kanë kryer vrasje të tilla. Deri më sot asnjë punonjës policie që ka torturuar dhe vrarë në mënyra nga më të ndryshme emigrantë shqiptarë nuk është dënuar nga drejtësia vendase. Duke u nisur nga këto lloj vrasjesh të ndryshme shikojmë se gjatë periudhës 1992-1999 policia ka vrarë 60 emigrantë shqiptarë, ndërsa më pas vrasjet e policëve ndaj emigrantëve tanë ka ardhur në ulje. Nga viti 2000-2010 policia ka vrarë 33 emigrantë shqiptarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 93 shqiptarë të vrarë.

Emrat e disa emigrantëve të vrarë

S. Grina, N. Drenaj (20 vjeç), A. Kuka (18 vjeç), I. Frroku (26 vjeç), A.Trocka, A. Isaku, Q. Bikli, T. Kodra, B. Xixa ( 28 vjeç) , J. Moka, Erion. X (14 vjeç), G. Meko ( 17 vjeç), I. Meksi ( 26 vjeç), A. Domaniku (16 vjeç), B. Bregkoki ( 30 vjeç), H. Sefa (19 vjeç), A. Fotiu, B. Bakollari ( 28 vjeç), M. Gjenci, S. Butka ( 40 vjeç), A. Hoxholli, I. Subashi, S. Qilari, A. Vekshi, A. Vejziu. L.Pepa (20 vjeç), F. Neta ( 45 vjeç)

Shqiptarë të keqtrajtuar dhe torturuar nga policia
A. Biba, A. Caco, A. Përllalla, A. Hodi, A. Nesto, A. Allkja, A. Torkja, A. Cenika, A. Lleshi, A. Prifti, A. Metaliaj, B. Metaliaj, G. Rama, D. Troshku, D. Topallaj, D. Brakolli, E. Sula, F. Ceka, R. Bullari, S. Hallko, S. Allkja, SH. Shabani,
Η। Allia, K. Rrapi, B. Meçe, M. Halimi, R. Halili, R. Pashollari, R. Saliaj, K. Rrapi, V. Mema, V. Karaj, O. Osmani, S. Gjani.

Emrat e disa policëve greke që kanë vrarë shqiptarë

I. Sejtaridhis, Dh. Janopolulos, A .Dellas, A. Mesinis, N. Kunapakis, I. Karajanis, I .Rigas. S.Papadopulos, A.Fotopulos, D. Karakajdas, D.Spiropulu, D.Trimis, M. Andreopulos, S.Tagaras, D, Tsagrakos, G. Spanidis, G. Atmaxidis, S.Demetrius, P. Tcoleridis., K.Zaharopulos, Andreas Kanavas, Athanasios Kanavas, J. Rizopolos…


Në Greqi asnjë polic nuk është dënuar për vrasjet ndaj emigrantëve

• Në vitin 2000 – 2001, vetëm tre policët e akuzuar për tortura dhe abuzim kanë qëndruar në bankën e të akuzuarve. Dy nga të tre të akuzuarit fitojnë lirimin, ndërsa i akuzuari i tretë u dënua me 30 muaj burgim dhe më pas 15 muaj burg me kusht.

• Asnjë polic nuk është i gjykuar për torturat dhe vrasjet e emigrantëve gjatë tetë muajve të parë të vitit 2002. Nga fillimi i vitit 2000 deri në qershor të vitit 2002, trupat gjyqësore kanë lëshuar vendime për pesë raste të të shtënave me armë zjarri nga ana e policisë.

Në dy, nga pesë rastet, janë akuzuar dy oficer policie. Kur ka gjetur fajtor oficer policie me akuzën për vrasje janë dhënë “dënime me kusht”.
Njëri nga oficerët u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 4.5 vjet burg. Më vonë edhe ky (i mjeri) lihet i lirë me kusht; po të vrasë përsëri do të bëj burg jo 4.5 vjet po 9 vjet.

Janë këto vendime qesharake të gjykatave që vrasësit nuk dënohen kurrë në këtë vend të çuditshëm.

• Deri në fund të qershorit 2002, nuk ishin akuzuar për vrasje apo tortura në asnjë roje kufitare apo ushtar në incidentet kufitare cituara në raport.

• Sipas shifrave zyrtare, as një polic nuk është dënuar për tortura dhe vrasje dhe abuzim në detyrë të kryera nga 1996 – 2001.

Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajën morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave.
———————————————————————————–

Të gjitha rastet më të bujshme të dhunës nga vitit 1991 deri sot

Racizmi i policisë ndaj emigrantëve shqiptarë

20 Korrik 1991: Në Selanik policia ka keqtrajtuar kampionin në boks A. Tsiripidi, sepse u mor për shqiptar

12 janar 1992: Një emigrant shqiptar është djegur me napalm nga policia greke. Ai kishte tentuar kalimin ilegal të kufirit por i kapur nga policia ishte rrahur keq e madje policët i kishin hedhur lëndë djegëse në trup, duke i shkaktuar plagë

20 Shkurt 1992: Emigranti G. Zemin, me djegie të rënda në trup, është ankuar se ushtarët grekë e spërkatën me benzinë dhe i vunë zjarrin. Gjithashtu shqiptarët që u dëbuan nga Greqia janë torturuar sistematikisht nga ushtarët grekë. Kjo ngritur edhe në shtypin shqiptar, ku kanë përmendur edhe krijimin e një kampi refugjatësh në fshatin Mavromati pranë kufirit ku janë kryer edhe torturat “Made in Grecia”

25 Gusht 1994: Në sheshin Omonia, katër policë prangosin një shqiptar dhe e tërheqin zvarrë të lidhur pas zgavrës të motorit. Sindikalisti Raftopoulos ankohet për këtë veprim por arrestohet dhe dërgohet në komisariatin e policisë.

22 Shkurt 1996: Dy policët, D. Vasileus dhe Th. Valmas çojnë në një zonë të shkretë në Agios Stefanos 23 – vjeçarin A. Caco dhe i rrëmbejnë 780.000 dhrahmi, një shumë kjo kur dita e punës të asaj kohe nuk i kalonte 5.000 dhrahmi në ditë.

Qershor 1996: Në Selanik, pedagogu i filologjisë të universitetit Antonis Manitakis akuzon policinë pasi në sheshin e fshatit Kalamakis të Pilos ka ushtruar presion dhe i ka detyruar emigrantët e lidhur të ulen në gjunjë përpara banorëve të fshatit.

Tetor 1996: Në Selanik, një polic i grupi ZITA ka lidhur me zinxhir pas motorit një shqiptar dhe e ka tërhequr zvarrë atë për ta çuar në rajonin e policisë. Prokurori Danil Danilidis ka kërkuar një hetim pas publikimit në shtyp.

Qershor 1998: Në Stilidhas, dy fëmijë shqiptarë rrihen e keqtrajtohen nga policia. Për këtë vihet në dijeni edhe konsulli shqiptar. Fajtorët si gjithnjë nuk dalin para drejtësisë.

Janar 1999: Në protestat shkollore që përfshiu gjithë vendin morën pjesë edhe nxënës shqiptarë, ndërmjet tyre edhe nxënësi i klasës së dytë të Liceut nr. 46 në Athinë, 17- vjeçari Arben Përllalla. Arrestohet dy orë më vonë në rrugët e Athinës, kur gjithçka kishte mbaruar, me akuzë për prishje qetësie, kundërshtim kundër forcave të ruajtjes së rendit. Gjyqi bëhet në kohë rekord, pasi kanë marrë vesh se është me origjinë shqiptare e dënojnë 9-të vjet me heqje lirie. Para se të dënohej rrihet dhe torturohet nga policia dhe dërgohet në spital, ku e vizitojnë njerëz përparimtarë si dhe deputetë të parlamentit grek. Dënimi i tij blihet me 2 miliardë dhrahmi paguar nga sindikatat e arsimit të Greqisë. Lidhur me këtë ngjarje nuk pati asnjë lëvizje, asnjë prononcim nga ambasada shqiptare. Kjo ngjarje trajtohet edhe në shtypin grek.

5 Korrik 1999: Në Athinë policia vë në radhë si stiva drurësh 752 emigrantë shqiptarë me arsyen se do të kontrolloheshin nga ana e saj. Policia ka regjistruar për kthim mbrapsht 198 prej tyre të keqtrajtuar kafshërisht në mes të vapës së madhe, ndërsa 18 kishin dokumente false dhe u ndaluan. Këta u dërguan në prokurori ndërsa të tjerët u liruan.

7 Korrik 1999: Në një operacion pastrimi të policisë në Daphne, 470 njerëz janë futur me dhunën e policisë në stadium për t’u kontrolluar, duke përfshirë edhe disa turistë. Për të ndaluar këto masakra ndaj shqiptarëve dhe për emigrantët e ligjshëm ekonomik, 308 qytetarë, deputetë, akademikë, gazetarë biznesmenë i kërkojnë qeverisë ndalimin e dhunës dhe legalizimin e emigrantëve.

17 Mars 2000: Sipas ankesës së Dh. Kitsos, përgjegjës i kompanisë në Aspropyrgos, gjatë operacionit të policisë të ashtuquajtur “Skupa” u arrestuan 4 shqiptarë që ishin punonjës të kësaj kompanie edhe pse ata kishin të gjitha dokumentet ligjore të qëndrimit. Ata u sulmuan me grushta dhe kërcënimet e Inspektorit të policisë MAT.

Qershor 2000: Në pikën kufitare të Kakavijës policia keqtrajton një burrë dhe një grua. Hetohet ngjarja por nuk u gjendet polici fajtor

16 Nëntor 2000: Në pikën kufitare të Kakavijës rrihet nga ushtari grek një 17 vjeçar shqiptar. Ministria e Rendit Publik të Greqisë deklaron: “Nuk ka asnjë dëshmi në dosjet tona për këtë ngjarje. Kryhet procedura e hetimit dhe materiali arshivohet për të mos u hapur më kurrë.

11 Dhjetor 2000: Me shprehje të tilla si “Përse Ramiz Alia nuk ju rrihte?” Keqtrajtuan dhe dhunuan shtetasin shqiptar, aktorin Laert Vasili përgjatë rrugës në komisariatin e policisë. Vite me parë Laerti ishte një nga aktivistet e parë në protestat e shqiptarëve

22 shkurt 2000: Shqiptari 16- vjeçar Refat Tafili rrihet në rajonin e policisë në Agjio Stefanio të Athinës dhe trupi i tij i sakatosur hidhet në rrugë. Ministri i Rendit me 22 shkurt i jep afatin që brenda 15 ditëve të largohet nga Greqia. Mjekët deklaruan se emigranti duhet të qëndronte të paktën dy muaj në spital.

24 Mars 2001: Në Komisariatin e Policisë në ishullin Mitilinis keqtrajtohet nga dy policë një 24 vjeçar shqiptar. Një polic dërgohet për gjykim dhe merr dënim me gjobë, ndërsa tjetri asnjë masë disiplinore dhe jo më penale

28 Mars 2001: Polici P. Fukias i komisariatit të policisë në Mytilini, arrestoi dhe rrahu pamëshirshëm, emigrantin e ligjshëm në këtë vend shqiptarin A. Hodi. Shkak i rrahjes ishte pasi një muaj më parë shqiptari kishte bërë ankesë në rajonin e policisë se u ndalua të hynte në klubin argëtues “Romeo” për shkak të origjinës shqiptare

8 Mars 2002: Emigranti 67 vjeçar Ferhat Seka, u arrestua duke kaluar kufirin ilegalisht dhe është rrahur nga rojet. Një roje greke urdhëroi Ferhatin për të ecur përpara dhe e qëlloi në shpinë. Në Spitalin e Kastorias i është hequr një veshkë dhe një pjesë e mëlçisë.

2 Tetor 2002: Blerina Meçe është rrahur nga policia gjatë transferimit për depërtim në pikën e hyrjes së Kakavijës, së bashku me Luftim Krosin, pasagjer i cili u përpoq të ndërhynte. Hetimi administrativ si gjithnjë arriti në përfundimin se incidenti që ishte raportuar nuk mund të ketë ndodhur për shkak se Blerina Meçe arrestua për vjedhje dhe është depërtuar dy herë më 17 Gusht 2000 dhe më 7 Nëntor të 2001. Ajo është konsideruar nga Policia dhe Ministria si rast i ngatërruar me tjetër, me të njëjtin emër dhe pamje. Ministria deklaroi se nuk kishte dhe nuk ka informacione për rastin e keqtrajtimit edhe të Luftim Krosit.

5 tetor 2003: Arjan Torka nga Gramshi është goditur dhe poshtëruar nga një punonjës tek ndodhej në fushën e doganës greke në Krystallopigi, ndërmjet 4 dhe 5 tetor 2003. Zyrtari që ka kontrolluar pasaportën i ka thënë se është false dhe më pas e ka goditur me grushte dhe shqelma, pasi shqiptari ka refuzuar që të firmosë një letër te shkruar në greqisht, duke qenë se nuk e kuptonte çfarë ishte shkruar në të. Polici i ka thënë shqiptarit për të lënë territorin grek dhe të nxjerrë një pasaportë të re dhe vizë.

Nëntor 2003: 28-vjeçari Shpëtim Shabani nga Fier Shegani i qytetit të Leshnjes pinte kafe në një lokal në Agrinio, kur brenda futen disa policë që i kontrollojnë dokumentet. Ai i kishte në rregull. I thanë të dilte përjashta nga lokali dhe qe të tre filluan ta godasin deri sa vjen një makinë e tyre dhe e fusin ne qeli të komisariatit të policisë të Inoi, ku u mbajt për tri ditë rresht.

Shkurt 2005: Policia greke vazhdon keqtrajtimin e emigrantëve shqiptarë. Rasti më i fundit është ai i një 27 vjeçari nga Peqini, i cili është rrahur barbarisht nga policët grekë, ndërsa po udhëtonte me dokumente të rregullta bashkë me disa emigrantë të tjerë në afërsi të Janinës.

Prill 2005: Në kufirin e Kapshticës, ushtarët dhe policët grekë keqtrajtojnë 30-vjeçarin Çlirim Allia nga Vlora. Nga keqtrajtimi emigrantit shqiptar i plas stomaku, dhe qëndron në spital për dy javë.

29 tetor 2009: Policia i ofron 350 € një 17-vjeçari për të blerë heshtjen tij pasi më pare është rrahur nga ata në kampin e grumbullimit në ishullin Lesvo. Për rrahjen e 17 vjeçarit kanë nënshkruar 46 dëshmitarë, ndërsa policia u ka ushtruar kërcënimet e njohura: Mbyllni gojën ose do të kalbeni në kamp, ndërsa për dëshmitarët që kanë nënshkruar letrën e akuzës u është thënë që kush e tërheq fiton lirinë duke marrë nga pas edhe katër të tjerë.