Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi
Greqia fqinje vend anëtare e BE, përbën një nga aleatët më të rëndësishëm për shtetin shqiptar, edhe pse në disa momente të veçanta marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë të tensionuara dhe të ngrira. Sot në përgjithësi marrëdhëniet me vendin fqinjë paraqiten pozitive. Në fushën ekonomike marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve janë në nivelet e kënaqshme. Importet shqiptare nga Greqia përbëjnë rreth 22% të gjithë importit global të vendit, ndërsa eksportet shqiptare drejt Greqisë përfaqësojnë 13% të gjithë eksportit vendas. Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigracioni shqiptar në Greqi janë bërë një urë miqësie ndërmjet dy popujve tanë. Futja e vendit tonë në NATO, nga ana filozofike mendohej se do të luante një rol të rëndësishëm në prestigjin dhe influencën e vendit tonë përballë Greqisë, por në praktikë tregoi se Shqipëria pas viteve 2005 është gjunjëzuar plotësisht para politikës së Greqisë. Në marrëdhëniet me vendin fqinj gjatë 35 viteve, Shqipëria ka nënshkruar 65 marrëveshje të ndryshme, por duke mos realizuar akoma zyrtarisht heqjen e “Ligjit të Luftës”...Që nga viti 1976, në marrëdhëniet midis dy vendeve janë nënshkruar 49 marrëveshje, 1 traktat miqësie, 5 konventa, 10 protokolle dhe 3 memorandume. Marrëveshja e parë është realizuar më 21.05.1976 dhe marrëveshja e fundit u nënshkrua ndërmjet dy policive shqiptaro-greke me 15 nëntor të 2011. Në dy vitet e fundit 2010-2011ka pasur vetëm një nënshkrim protokolli dhe një marrëveshje lidhur me policinë. Në krahasim me vendet e tjera të Rajonit dhe të Evropës këto marrëveshje janë 4-5 herë më shumë në numër. Numrin më të madh të marrëveshjeve vendi ynë e ka bërë me shtetin gjerman, ku janë ratifikuar 123 marrëveshje dhe protokolle, ndërsa me Italinë ka ratifikuar 83 të tilla. Gjatë marrëveshjeve bie në sy që brenda një dite, (14.12. 1984) të jenë nënshkruar 5 marrëveshje të ndryshme, ndërsa në vitet 1990-1999 janë nënshkruar 25 marrëveshje. Gjithashtu, mbetet një marrëveshje për t’u ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar, e nënshkruar më 27 shkurt 2009 në Tiranë midis dy ministrave të jashtëm, për deliminitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental. Këto marrëveshje dypalëshe mbyllen me protokollin e bashkëpunimit midis dy policive, nënshkruar në 2010.
Marrëveshjet e nënshkruara gjatë periudhës 1976-1990
1-Konventa veterinare midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar në 21 maj 1976.
2- Marrëveshje fitosanitare midis Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, 30 mars 1997.
3- Marrëveshje për transportin ajror civil, nënshkruar më 16 korrik 1977.
4- Marrëveshje për ndërtimin dhe vënien në funksionim të linjës elektrike të tensionit të lartë për lidhjen e sistemeve elektroenergjetike, nënshkruar më 12 shkurt 1981.
5- Marrëveshje kulturore, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
6- Marrëveshje e bashkëpunimit shkencor dhe teknik, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
7- Marrëveshje për transportin rrugor ndërkombëtar, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
8- Marrëveshje mbi shërbimet postare, nënshkruar më 14 dhjetor të 1984.
9- Marrëveshje për shërbimet e telekomunikacioneve, nënshkruar më 4 dhjetor të 1984.
10- Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Athinës, nënshkruar më 28 nëntor 1985.
11- Marrëveshje bashkëpunimi midis Radiotelevizionit Shqiptar dhe Radiotelevizionit Grek, nënshkruar më 28 nëntor të 1985.
12- Marrëveshje ndërmjet Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Agjencisë së Lajmeve të Athinës, nënshkruar më 21 nëntor të 1986.
13- Marrëveshje bankare midis Bankës së Shtetit Shqiptar dhe Bankës së Greqisë në Athinë, nënshkruar më 18 nëntor të 1987.
14- Marrëveshje për Tregtinë Kufitare, nënshkruar më 17 prill 1988.
Nënshkrimi i marrëveshjeve gjatë periudhës 1990- 1999
Marrëveshje për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, nënshkruar më 1 gusht 1991, fuqizuar zyrtarisht më 4 janar 1995
2- Marrëveshje Bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, midis forcave të armatosura të të dy vendeve, nënshkruar më 7 nëntor 1992.
3- Marrëveshje midis Ministrisë së Punës dhe përkrahjes sociale të Shqipërisë dhe OAED të Greqisë, nënshkruar më 21 gusht 1992.
4- Marrëveshje, Konventa konsullore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar më 22 qershor 1992, hyrë në fuqi më 31 janar 1993.
5- Marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, nënshkruar më 22 qershor 1992.
6- Marrëveshje për hapjen e posteve konsullore, nënshkruar më 22 qershor 1992.
7- Protokoll mbi krijimin dhe funksionimin e Komisionit të Përbashkët shqiptaro-grek për nxitjen e marrëdhënieve midis dy vendeve, nënshkruar më 9 prill 1993, fuqizuar zyrtarisht më 9 gusht 1994.
8- Konventë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për zbatimin reciprok të vendimeve gjyqësore për çështjet penale, nënshkruar më 17 maj 1993.
9- Konventa midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për transferimin e të dënuarve të burgosur, nënshkruar më 17 maj 1993.
10- Konventa midis republikës të Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë mbi ndihmën gjyqësore në çështjet civile dhe penale, nënshkruar më 17 maj 1993
11- Marrëveshje për bashkëpunimin administrativ të doganave, nënshkruar më 17 maj 1993, hyrë në fuqi më 9 korrik 1993.
12- Konventa midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, nënshkruar më 14 korrik 1995, hyrë në fuqi më 13 dhjetor 2000.
13- Traktat i miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë midis republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar më 21 mars 1996, hyrë në fuqi më 4 shkurt 1998.
14- Marrëveshje për punësim sezonal të fuqisë punëtore, nënshkruar më 17 maj 1996.
15- Marrëveshje për krijimin e posteve konsullore, nënshkruar më 17 maj 1996.
16. Protokoll ndihmës dhe bashkëpunimit të forcave të armatosura midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, nënshkruar më 5 gusht 1997
16- Marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe pasagjerëve, nënshkruar më 20 qershor 1997, hyrë në fuqi më 25 nëntor 1998
17- Marrëveshje për hapjen e pikave të reja kalimit kufitar, nënshkruar më 15 tetor 1997
18- Marrëveshje plotësuese për Protokollin e ndihmës dhe bashkëpunimit të forcave të armatosura midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, të 5 gushtit 1997, nënshkruar më 25 shtator 1997.
19- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, nënshkruar më 15 tetor 1997.
20- Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e teknologjisë dhe pajisjeve mbrojtëse ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, nënshkruar më 25 shtator 1997
21- Protokoll bashkëpunimi midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë, në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupave greke të mbrojtjes së limaneve për në mbrojtje efikase të kufirit bregdetar midis dy vendeve, nënshkruar më 9 mars 1998
22- Protokoll i asistencës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Greke në lidhje me integrimin Euroatlantik të Shqipërisë, nënshkruar më 8 mars 1998
23- Marrëveshje për bashkëpunim në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës, nënshkruar më 4 nëntor 1998
24- Protokoll mbi zgjatjen e vlefshmërisë së Protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë se Rendit Publik të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupat greke të mbrojtjes së porteve për mbrojtje më efikase të kufirit detar midis dy vendeve, nënshkruar më 23 tetor 1999.
25- Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, nënshkruar më 22 dhjetor 1999
Marrëveshjet gjatë periudhës 2000-2009
1-Marrëveshje e huas për projektin e infrastrukturës sociale për sektorin e arsimit, nënshkruar më 25 korrik 2000.
2- Marrëveshje e huas për projektin e infrastrukturës sociale për sektorin e shëndetësisë, nënshkruar 25 korrik 2000.
3- Marrëveshja midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, për pjesëmarrjen e personelit ushtarak dhe civil shqiptar në Qendrën Ndërkombëtare për Operacionet Mbështetëse të Paqes, nënshkruar më 25 nëntor 2002.
4- Marrëveshje teknike midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, për rregullimin e procedurave të ndërtimit, pajisjes dhe plotësimit me personel të Spitalit ushtarak të Gjirokastrës, nënshkruar më 25 nëntor 2002.
5- Protokoll i bashkëpunimit në fushën e sigurimeve shoqërore, nënshkruar më 22 korrik 2002, hyrë në fuqi më 1 maj 2003.
6- Marrëveshje midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, për ndërtimin e godinës së komandës dhe mjediseve të akordimit të personelit, të thellimit të kanalit hyrës dhe basenit të bazës detare të Bisht Pallës, nënshkruar më 30 nëntor të 2002
7- Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, nënshkruar më 10 nëntor 2003
8- Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit midis Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit dhe Punëve Publike të Republikës së Greqisë, nënshkruar më 3 prill 2003, hyr në fuqi më 19 korrik 2005.
9- Marrëveshje për krijimin e Komisionit të Përhershëm Shqiptaro-Grek mbi çështjet e ujërave të ëmbla ndërkufitare, nënshkruar më 3 prill 2003 dhe hyrë në fuqi më 23 nëntor 2005.
10- Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, nënshkruar më 2 shtator 2003, hyrë në fuqi më 10 mars 2005.
11- Protokolli i Komisionit Kryesor të Përbashkët Shqiptaro-Grek për çështje kufitare, nënshkruar më 3 nëntor 2005.
12- Memorandum i mirëkuptimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë lidhur me përcaktimin e formave të mbështetjes së ekipit të përbashkët mjekësor të vendeve palë, në iniciativën e Kartës së Adriatikut në operacionin e drejtuar nga NATO, ISAF në Afganistan, nënshkruar më 25 maj 2005.
13- Marrëveshje sigurie ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen dhe asistencën e fëmijëve, (viktima të trafikut), nënshkruar më 27 shkurt 2006, hyrë në fuqi më 5 dhjetor të 2008.
14- Marrëveshje sigurie ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen e ndërsjellët të informacionit të klasifikuar, nënshkruar më 14 shkurt 2006.
15- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për bashkëpunimin në fushën e postave dhe komunikimit elektronik, nënshkruar më 6 prill 2006, hyrë në fuqi më 6 qershor 2008.
16- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për bashkëpunimin midis shërbimeve të zjarrfikësve, nënshkruar më 27 maj 2006
17- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, “Për bashkëpunimin në fushën e energjisë, nënshkruar më 13 shtator 2006, hyrë në fuqi më 27 mars 2007”.
18- Marrëveshje huaje prej 230.000.000 për Republikën e Shqipërisë nga banka ALPHA BANK. A. E., Bankës Kombëtare Greke S.A, agjent ALPHA BANK A.E. Dega Londër, nënshkruar më 4 prill 2008
19- Rregullore e Komisionit të Përhershëm për ujrat e ëmbla, nënshkruar më 10 prill 2008.
20- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe “Bankës së Greqisë”, nënshkruar më 18 dhjetor 2008.
21- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë,për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakeve grekë rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko-Italiane, 1040-1941, për ndërtimin vendprehjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, nënshkruar më 9 shkurt 2009.
22- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe “Bankës së Greqisë” , nënshkruar më 18 dhjetor 2008.
23- Marrëveshja midis dy ministrave të jashtëm për deliminitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental, por që nuk është ratifikuar nga parlamenti shqiptar, nënshkruar më 27 shkurt 2009.
23- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës Greke dhe Organizatës të sigurimit të Kredive të Eksportit (ECIO), nënshkruar më 19 mars 2009.
24-Marrëveshje ndërmjet dikastereve përkatëse për ndërtimin e një burgu grek për të dënuarit shqiptar në Greqi, me investime të Greqisë
25-Protokolli i bashkëpunimit midis dy policive, nënshkruar në vitin 2010
26- Marrëveshje dypalëshe midis dy policive, nënshkruar më 15 nëntor të 2011
Po megjithë numrin e madh të marrëveshjeve, shteti shqiptar asnjë herë nuk ka pasur guxim për të trajtuar problemet serioze që ende mbeten për tu zgjidhur. Por për ato që Berisha tenton të bëjë në kundërshtim me interesat kombëtare na detyron të pyesim përse nuk bën marrëveshje të tilla me helenët si:
-Marrëveshje për heqjen e “Ligjit të Luftës”
-Marrëveshje për zgjidhjen e pronave të çamëve
-Njohja e gjenocidit ndaj popullit çam në vitet 1944-1945
-Hapjen e shkollave shqipe për arvanitasit
-Hapjen e shkollave shqipe për emigrantët shqiptarë
- Njohjen e viteve të punës së shqiptarëve në Greqi (siguracione për pension)
- Njohja e patentave shqiptare
- Hapja e hetimeve për emigrantët e vrarë (të 157 viktimave)
- Keqtrajtimet dhe torturat nga autoritet greke të 245 shqiptareve
- Zhdukjen e 1.245 fëmijëve shqiptarë etj.
Mendojmë se këto janë disa nga problemet e shumta që qeveria Berisha duhet të trajtojë me vendin fqinj. Kërcënimi i ministrit të Jashtëm grek Stavros Lambrinidis, më 8 gusht të 2011, se “Tirana të zbatojë paktin detar me Greqinë, si një shkëmbim përkrahje perspektivës së anëtarësimit në BE, tregon qartë presionin mbi qeverinë shqiptare.