Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
Autori i Lajmit: Shpetim Zinxhirja ,J.PriftiNjë problem për Greqinë nuk janë vetëm emigrantët e brezit të parë, por konkretisht një rrezik paraqiten emigrantët e brezit të dytë dhe të tretë, ku nga politikat vendase shikohen si një rrezik kombëtar. Në këtë vend dy rrugë mbeten për këtë brez: ose integrimi në shoqërinë vendase ose veçimi i tyre nga kjo shoqëri, nga ku 128.000 fëmijë emigrantësh mësojnë sot në shkollat fillore, duke i mohuar mësimin e gjuhës amëtare. Politika i sheh emigrantët edhe si rrezik për Greqinë në përsëritjen e ngjarjeve të Francës, por sipas ish-ministrit të Punës, Papajoani, Greqia nuk ka një politikë emigracioni.ProblematikaGreqia u ndalon me Kushtetutë emigrantëve të punojnë në punë të sistemit shtetërorEmigrantëve iu është ndaluar me Kushtetutë në Greqi të punojnë në vendet e punës shtetërore dhe fëmijëve të tyre iu ndalohet që të studiojnë në disa shkolla si ushtarakë etj. Janë këto ligje të shtetit demokratik që u ndalojnë emigrantëve të votojnë për bashkinë ku jetojnë, në një kohë kur dihet roli i tyre në shoqërinë vendase. Nuk është e rastit që në qeverinë e Karamanlisit janë vendosur ministra dhe zëvendësministra, të cilët para se të merrnin këtë detyrë kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë kundër emigrantëve, si ministri i Punës Panajotopulos, zv/ministrat Andreoulakos, Jakumatos etj. Është zv/ministri i Brendshëm, Apostolos Andreulakos, i cili kishte kërkuar që në ishullin më të largët të Greqisë të grumbulloheshin të gjithë emigrantët e paligjshëm në një kohë kur dihej që përqindja më e madhe ishin ilegalë. Mbrapa nuk mbeti edhe zv/ministri i Punës, Jakumato, i cili është shprehur se “do të përdorja edhe armët e zjarrit për të mbrojtur familjen time nga shqiptarët”. Zv/ministri i Tregtisë, Salagudhi, është shprehur se me ligj duhet që t’u ndalohet të huajve që të mbajnë flamurin grek. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe deputetët Kiltidhis, Kamenos, Mikaloliakos, Psomiadhis etj. Lidhur me emigracionin, qeveria e sotme Demokracia e Re, mban sot një qëndrim pothuajse të kundërt duke i parë emigrantët si një rrezikshmëri kombëtare. Kjo qeveri ka vendosur tarifat më të larta në Europë për bashkimin familjar dhe për çdo fëmijë.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2005