Sot, 120 qirinj për Jahajn e emigrantët e vrarë
Të dielën më 15 janar manifestim i madh në Athinë ku kërkohet drejtësi përballë vrasjeve racisteSot Greqia vihet përballë nderit dhe dinjitetit të saj, për vrasjen e të riut 17 vjeçar shqiptar në orët e para të vitit 2006. Mjafton një pakujdesi e vogël dhe gjërat mund të marrin përmasa të papëlqyera. Në qytetin e Kretës Rrethimno, ku një grup barbarësh masakruan 17 vjeçarin Edison Jahaj, zhvillohet një protestë paqësore antiraciste. Të gjithë emigrantët, pritet të jenë në këmbë kundra racizmit, dhunës dhe ksenofobisë, në emër të mbrojtjes së jetës së njeriut. Mënyrën e marrjes së jetës së djaloshit shqiptar, nuk mund ta përmbajë asnjë llogjikë njerëzore. Edison Jahaj ishte një fëmije që i morën jetën vetëm pse ishte shqiptar. Ndizet një tjetër qiri, për një fëmijë që në moshën 13 vjeçare njohu emigracionin e egër në Greqi, një fëmijë i cili u vra pse një bashkatdhetar guxoi dhe veshi fanellën ku ishte stamposur flamuri i vëndit të tij...Një fëmi që lau me gjak tokën e huaj, nga ku nëna e tij nuk di nga t’ia filloj për ta qarë, ashtu sikur dhe babai i tij invalid nuk mundi ta mbronte nga vrasësit grek. Ndizet një qiri, për një fëmijë që asnjëherë nuk do të shohë më prindërit, shokët dhe sokakun e tij, një qiri për një “qytetar” emigrant që ëndrrat e tij u shuan shumë shpejt në vëndin fqinjë, në “djepin” ku lindi demokracia... Në një vënd të lirë e demokraci asnjë nuk ka të drejtë të vëndosë për të marrë jetën e një njeriu, sikur çfarëdo të kishte bërë shqiptari, pasi ka ligje ...Po, në të vërtetë ligje ka dhe këto zbatohen vetëm në dëm të huajve.Pak orë mbas ngjarjes, në orët e mëngjezit një kanal televiziv kishte ftuar dy deputetë nga dy partitë e mëdha, ku njeri nga këta më parë kishte qenë edhe minister i Rendit në qeverinë e mëparshme Simitis. Më pak se 5 minuta, ky kanal trajtoi këtë ngjarje ku shqetësimi më i madh për ish ministrin e rendit Kostas Gjitonas nuk ishte vrasja e djaloshit shqiptar, por mënyra dhe përcjellja e trupit të viktimës nga shumë emigrantë me arkivolin në krah mbuluar me flamurin shqiptar, se sipas tij veprimi i emigrantëve shqiptarë nuk ishte i mirë, pasi prishte imazhin Greqisë. Në mënyrë të ashpër ai ka kritikuar edhe një vajzë përfaqësuese të forumit të Rrethimnos, duke thënë se “është turp që ju përfaqësoni komunitetin shqiptar” pasi gabimi i saj ishte se e cilësoi këtë vrasje, si një veprim racist. Deputeti i partisë konservatore “Demokracia e Re” Panos Kamenos, pasi ka mbështetur kolegun e tij për gabimin që bëri, u shpreh se “fëmija mund të shpëtonte po të hidhej nga taraca në tjetrën...Sa ironi. Në kanalet televizive, apo në shtypin e përditshëm në faqet e para shikojmë të shkruara i “rrezikshëm”, i “egër”, “allvanos”, “rus” etj, por nuk është thënë kurrë se autori i krimit është grek. Çdo ditë shikojmë se drejtësia vëndase me histerizëm në emër të ligjit ka mundur të realizojë që në 50% të burgjeve të jenë të huaj, në jë kohë kur të huajt mbajnë përgjegëjsi vetëm për 2-3% të krimeve të ndryshme.Dhe së fundi. Nuk e di si do të ndjeheshin këta deputetë e ish-ministra, në qoftë se në shtëpitë e tyre do të kishin përjetuar të njëjtën ngjarje, të futeshin në të gdhirë brenda në shtëpi 7 njerëz duke të thyer derën, t’i shajnë dhe ofendojnë e t’i rrahin prindërit, të ndjekin fëmijët e tyre deri në taracë e ta therrin si kafshë? Dhe për këtë duhet të ketë turp komuniteti shqiptar...Të ndezim 120 qirinj për shqiptarët e vrarë, me shpresë se këtë radhë drejtësia greke do të veprojë njëlloj sikur emigrantët e vrarë shqiptarë të ishin qytetarë të saj. Të mërkuren të gjithë në demostratë paqësore, pasi jeta jonë varet vetëm në duart tona, në duart e të gjithë emigrantëve, jemi të vetëm që do të demostrojmë për të mbrojtur jetën, të drejtat dhe nderin tonë, për të mos lënë më raste të tjera që të vrasin fëmijët tanë. Të mos lëmë vetëm familjen e Edisonit të ndezë qirinj, por të gjithë sëbashku të zbusim sadopak dhimbjen, vetëm kështu mund të luftojmë turpin e një pjesë të shoqërisë vëndase me thirrjen “Poshtë Racizmi”.... Shoqëria vendase po paguan sot politikën e gabuar shumë vjeçare të emigracionit në këtë vend, po më shumë se kurrë po e paguan emigracioni shqiptar. Kjo vrasje e shton numrin e viktimave shqiptarë në 120, edhe pse organet e policisë akoma nuk e këtë cilësuar vrasje si një veprim racist, një problem ky që duhet të shqetësojë seriozisht Greqinë, pasi nuk ka gjë më të shtrejntë se jeta e një njeriu…Vrasja në festën e Vitit të RiEnde pa u zbardhur mirë dita e parë e vitit ti ri 2006, një viktimë tjetër shqiptar 17-vjeçar trondit opinionin vendas të ishullit të Kretës. Rreth orës pesë e gjysëm të mëngjesit, një grup grekësh pasi thyejnë derën e shtëpisë në rrugën “Panu Koroneu”, nr. 46, në lagjen e vjetër të qytetit Rrethimno, godasin për vdekje me thikë djaloshin 17-vjeçar, Edison Zahaj. Krimineli i kësaj tragjedie është një 18-vjeçar nga i njëjti qytet, ku sëbashku me të jatin kryen krimin përpara syve të babait të viktimës, i cili prej vitesh dergjej i sëmurë në shtrat. Sipas burimeve të medias po ashtu edhe të dëshmitarëve grekë dhe shqiptarë të cilët ishin prezent, shkaku i kësaj vrasje ishte se një fëmijë shqiptar kishte veshur një “bluzë të kuqe”, ku simbolizonte flamurin shqiptar, për “një pjesë” raciste të këtij qyteti. Në këtë përleshje në një kafe-restorant plagoset lehtë një i ri grek. Më pas të dy palët shpërndahen të qetë, duke menduar se historia u mbyll.Por pas disa orësh, në të gdhirë, rreth orës pesë e gjysëm, një grup prej 8-9 vetësh shkojnë në shtëpinë e familjes shqiptare, me pretekstin e vetëm për të shpaguar atë që ndodhi disa orë më parë. Pasi thyejnë derën e mbyllur të shtëpisë, grupi futet brenda.
Ky lajm është publikuar: 11/01/2006