Greqia paditet në Gjykatën Evropiane
Edhe njëherë tjetër Greqia, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 1981, së shpejti do të vihet përballë padisë së Komisionit Evropian, i cili ka rezervuar të drejtën që ta padisë atë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Jo pak, por dy vjet më parë, më 23 janar 2003, ka hyrë në fuqi udhëzimi i Komisionit Evropian, me nr.109/2003, i cili u jep të drejta të plota emigrantëve, që vinë nga vendet e botës së tretë , të përfitojnë të njëjtat të drejta me vendasit në tregun e punës, të gëzojnë, njëkohësisht, lirinë e lëvizjes e të stabilizimit të plotë tyre. Këto të drejta i përfitojnë ata emigrantë, të cilët ndodhen në Greqi dhe kanë mbi 5 vjet qëndrim të ligjshëm dhe kanë të drejtë të shkojnë për të punuar e jetuar në çdo vend të Bashkimit Evropian, përveç tri vendeve skandinave, si Mbretëria e Bashkuar (Anglisë - Irlandës së Veriut), Irlandës dhe Danimarkës, të cilat në vitin 1997 janë përjashtuar nga zbatimi i disa dispozitave të Traktatit të Amsterdamit, në fushën e drejtësisë dhe të çështjeve të tjera të brendshme të këtyre vendeve.Kushtet Sipas udhëzimit të Komisionit Evropian, për t u arritur kjo duhet të plotësojë këto kushte:-Emigrantët e ardhur nga vendet e botës së tretë , siç u theksua më lart, duhet të kenë një qëndrim të vazhdueshëm (i ligjshëm) mbi 5 vjet në një shtet anëtar të BE-së, ku nga njëra anë të dëshmojnë se ka të ardhura të nevojshme, si dhe, nga ana tjetër, kanë një siguracion (sigurimet shoqërore) në vendin, ku kanë punuar (për këtë rast në Greqi). Në plotësimin e plotë të kushteve të vëna nga Komisioni, shteti pritës është i detyruar t u ofrojë të njëjtat kushte e avantazhe, që kanë njëkohësisht edhe qytetarët vendas, si të drejtën e punës, arsimimit të fëmijëve të tyre etj. Sipas Komisionit Evropian, emigrantët e ardhur nga vendet e botës së tretë , që jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Evropian, të cilët plotësojnë këto kushte, arrijnë sot numrin e 10.000.000 njerëz. Komisioni bën të ditur se vendet anëtare: Austria, Polonia, Lituania, Sllovenia, Sllovakia, ishin pesë vendet e para, që kanë përshtatur në legjislacionin kombëtar të tyre këtë udhëzim të BE-së. Por vendet e tjera, përfshirë këtu edhe Greqinë, ende nuk kanë marrë në konsideratë këtë udhëzim të Komisionit, ku duhej të ishte kryer qysh më 23 janar të vitit 2006, duke patur në dispozicionin e tyre plot dy vjet (qysh nga 23 janari 2003), për shkelje dhe mos zbatim të udhëzimit në lëvizjen e lirë të emigrantëve brenda kushteve të caktuara.Padia Komisioni ka rezervuar të drejtën që të padisë Greqinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë së bashku me vendet e tjera, që të mësohen e të disiplinohen me udhëzimin komunitar dhe këtë udhëzim t ua bashkëngjisin legjislacioneve kombëtare të tyre. Padyshim, Greqia duhet të mësohet se Evropa nuk bën shaka në këto drejtime, përsa u përket të drejtave të emigrantëve. Ajo duhet të bëjë atë që duhet të kishte bërë dy vite më parë, pasi emigrantët në këtë vend duhet të fitojnë këtë të drejtë, që ua jep Evropa Demokratike. Refuzimi i udhëzimit të Komisionit Evropian nga qeveria greke bëhet për arsye se ajo, me çdo kusht, do që emigrantët të jenë pengje të interesave politike dhe ekonomike. Politika e vendit mendon, nga njëra anë, se me zbatimin e udhëzimit të Komisionit Evropian mund të largohen të gjithë emigrantët nga Greqia për në vendet e tjera të Evropës, një gjë që nuk i intereson ekonomisë së vendit. Emigrantët Nga ana tjetër, emigrantët, duke u larguar, do të tërheqin paratë e tyre nga arkat e kursimeve, ku nuk janë pak, po ashtu një dëm i madh i sillet këtij vendi me Ensimat e emigrantëve, të cilëve vitet e punës deri tani nuk u janë njohur në këtë vend, në bazë të legjislacionit grek. Por, në qoftëse se emigrantët shkojnë në vendet e tjera europiane, padyshim atyre patjetër do t u njihen vitet e punës në Greqi, pasi tashmë emigrantët largohen nga një vend evropian në tjetrin... Dihet se deri më sot vitet e punës së emigrantëve në Greqi nuk u njihen për pension, por vetëm për legalizim një ose dyvjeçar. Është një padrejtësi e një vjedhje, që u është bërë emigrantëve prej vitesh, një veprim që ndodh vetëm në vendet pirate, por jo në vende evropiane... Ndërkohë, ndaj vendimit të qeverisë greke ka reaguar në mënyrë shumë të ashpër sekretari i Konfederatës së Sindikatës Greke për Emigrantët, Jorgos Alivizakis. Ky është skandal. U kërkojnë nga 150 deri në 200 ensima (pulla të ditëve të punuara) në kohën që mjaftonin vetëm 50 ensimat për rinovimin e librezës së shëndetit, ashtu siç vlen për të gjithë dhe, natyrisht, për grekët , ka reaguar Alivizakis, i cili ka dalë në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve.Qytetarët grekë nuk do arrinin të plotësonin numrin e lartë të ensimaveSipas studimit të Observatorit Mesdhetar për Emigracionin, z. Martin Baldwin-Edwars, edhe vetë qytetarët vendas nuk i sigurojnë dhe e kanë shumë të vështirë për të siguruar numrin e plotë të ensimave, në rast se viheshin grekët në rolin e emigrantëve. Në një raport për Forumin mbi Popullsinë Evropiane, z. Martin Baldwin, thekson se, "Analiza e detajuar e kontributeve për sigurimet shoqërore të grekëve dhe emigrantëve, tregon se edhe vetë grekët nuk e plotësojnë numrin e nevojshëm të ensimave, që u kërkohet emigrantëve" . Përcaktimi i këtij numri të lartë ensimash (ditë të punuara faktikisht) ka shkaktuar shqetësimin e ligjshëm të të gjithë emigrantëve në Greqi, ku, pa dyshim, një numër i madh emigrantësh do të mbeten të palegalizuar, një gjë që i intereson më shumë se kurrë interesave të vetë shtetit grek, në një kohë kur një vendim i brendshëm administrativ nuk lejon blerjen e ensimave të vitit të kaluar...Jorgos Alivizakis: Ky është një skandal i madhNdaj vendimit të qeverisë ka reaguar ashpër sekretari i Konfederatës së Sindikatës Greke (GSEE) për emigrantët, z. Jorgos Alivizakis. Sipas tij, "ky është skandal. U kërkojnë nga 150 deri në 200 ensima (pulla të ditëve të punuara) në kohën që mjaftonin vetëm 50 ensimat për rinovimin e librezës së shëndetit, ashtu siç vlen për të gjithë dhe, natyrisht, për grekët..." Qeveria greke ka shpallur më në fund numrin e ensimave, që nevojiten për rinovimin e lejeve të qëndrimit, ku kjo ishte një nga arsyet që ky proces filloi me vonesë dhe jo ashtu siç e përcaktonte ligji... Është një vendim i përbashkët ndërmjet ministrit të Punësimit, Panos Panajotopulos, dhe ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Jorgos Aloskufis, nga ku përcaktohet se numri i ensimave, që nevojitet për rinovimin e lejes së qëndrimit për emigrantët, nga ku për sektorin e ndërtimit dhe të bujqësisë duhet të jenë siguruar mbi 150, ndërsa në sektorët e tjerë mbi 200 ensima (pulla) për periudhën njëvjeçare. Në Greqi, vetë qeveritarët e dinë mjaft mirë se shumica e punëdhënësve nuk u japin ensima emigrantëve, madje duke u bërë shantazh, në rast se këta insistojnë, mund të pushohen edhe nga puna.Ky lajm është publikuar: 01/04/2006