Athinë, 17 për qind e popullsisë, emigrantë
Për ngritjen e xhamisë në Athinë janë mbledhur firmat e 10 mijë emigrantëve, mes tyre dhe shqiptarëQeveria e Greqisë po ndjek rrugën e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Asgjë nuk ka ndryshuar këtu e 20 vjetët e fundit në Greqi. Edhe radhën e fundit, Këshilli Evropian si dhe Organizata Amnesty Internacional kanë vërejtur mungesa të theksuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lidhur me besimin e lirë fetar, si dhe dëbime e përdhunime në masë etj. Raporti bën fjalë mbi të gjitha për të drejtat e minoritarëve, romët (ciganët ), keqtrajtimin e emigrantëve, si dhe në rritjen e vazhdueshme të dhunës fizike nga mekanizmi shtetëror (policia), keqtrajtime në burgje, ku simbas raportit këto raste mbeten ende të padënuara nga qeveria. Kritikat Për këto padrejtësi e shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, Greqia kritikohet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, si dhe nga organizatat ndërkombëtare joqeveritare. Bashkimi Evropian, nga ana e tij, i bën presion për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin e ngritjes së xhamisë. Pak ditë më parë në raportin e fundit, Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian , Alvaro Kil Romples ( para se ai të largohej nga detyra e tij ) nga qëndrimi i tij në Greqi ka regjistruar gjendjen reale që egziston, ku me keqardhje shprehet “se nuk është bërë asgjë për myslimanët që jetojnë në Athinë për të patur qendra të besimit fetar. Realitet është se myslimanët detyrohen që të mblidhen fshehurazi në qendra të papërshtatshme për të kryer lutjet e besimit fetar. Është për të ardhur keq që akoma ruhet mendimi ortodoks për fetë e tjera”. Greqia, edhe pse bën pjesë në Evropën e Bashkuar që nga viti 1980, nuk ka bërë asnjë hap përpara, nuk ka ndryshuar asnjë gjë në praktikë dhe në mentalitet, duke bërë që çdo vit të jetë nën kritikat e herëpashershme të organizmave ndërkombëtare. Athinë Nga regjistimet e fundit në Athinë, emigrantët përbëjnë rreth 17-20% të popullsisë së përgjithshme, ku bëjnë pjesë rrerth 200.000 myslimanë. Lidhur me kushtet në të cilat myslimanët ndeshen për të kryer lutjet janë nga më të papërshtatshmet. “Bëjmë lutjet tona në ato vende, që jo vetëm nuk janë të përshtatëshme për xhami, por më e keqja është se në to nuk mund të futet njeri. “Njerëzit tanë janë nxehur, sepse në vendet tona si Liban, Siri, Jordani apo Egjipt, bëjnë shërbimet fetare jo vetëm një, por shumë kisha ortodokse”,-u shpreh për median greke gazetari arab, Sandi Agiupi . Po edhe kryeministri turk, Taip Erdogan, ka shprehur mungesën e xhamisë, ndërsa Mufiti Munir Abndelrasul thotë se në fakt zotëron një klimë pakënaqësie në vendet myslimane lidhur me atë çka po ndodh këtu. Rreth 100.000 myslimanë grekë janë analfabetë, të cilët përbëjnë 7% të popullsisë. Greqia nguron t’u japë nënshtetësinë shqiptarëve ose polakëve, pasi të parët do të rrisin numrin e myslimanëve dhe të dytët numrin e katolikëve, në një kohë kur numri i lindjeve në Greqi është më paktë se ai i vdekjeve. Për shoqërinë vendase të huajt janë bërë një rrezik kombëtar për Greqinë. U mblodhën 10.000 firma për të ngritur xhaminë Brenda një muaji, komuniteti mysliman që jeton në Greqi ka mundur që, të grumbullojë 10 mijë firma për ngritjen e xhamisë së parë në Athinë,vendi i vetëm në Evropë, që u ndalon myslimanëve të drejtën e tyre fetare. Më 4 prill 2006 ky komunitet i ka çuar një peticion ministrit të Arsimit, Janaku,me kërkesën për ngritjen e xhamisë. Përfaqësuesi i komunitetit mysliman të Greqisë, Naim Elgantur, është shprehur se nga ana e kësaj Ministrie nuk ka pasur asnjë përgjigje komunikuese. Të pakënaqur nga kjo gjendje, ky komunitet bëri të mundur mbledhjen e rreth 10.000 firmave, çdo ditë dhe kryesisht ditën e premte. Ky komunitet ka kërkuar që xhamia të mos jetë nën ndikimin e organeve greke , por të jetë krejtësisht e pavarur nga çdo drejtim.Ata i kanë të gjitha mundësitë për të mbledhur shumën e parave për ndërtimin e saj. Gjithashtu, myslimanët e Athinës janë të mendimit që të mos kenë lidhje me xhamitë në Thrakis, me qëllim që të mos ketë asnjë keqkuptim,për plotësimin e kërkesës së tyre. Greqisë nuk duhet t’i mjaftojë qenia e saj në Evropë vetëm nga ana gjeografike, por mbi të gjitha ajo duhet ta ndiejë prezencën e saj në Evropë nga ana praktike, se myslimanë në Greqi nuk janë vetëm turqit, por janë edhe romët ( ciganët ), polakët si dhe 200.000 emigrantë të vendeve të ndryshme të botës,të cilët kërkojnë edhe të drejtat në fushën e fesë.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2006