Greqi, 231 mijë dosje penale për emigrantët
Greqi, 231 mijë dosje penale për emigrantët Sondazhi: 62 për qind e gjyqtarëve grekë mendojnë se të huajt janë gjithmonë autorët e krimeve e jo viktimaNjë “mal” me çështje presin akoma për gjykim, deri tani janë të arshivuara dhe presin radhën 231.000 të tilla. Kjo vjen si rezultat i mungesës së personelit të këtij dikasteri. Çështjet për gjykim në shkeljet e ligjit në përgjithësi kapin shifrën 1 milion. Në pritje për marrje vendimi të shkallës së dytë janë 42%, ndërsa të shkallës së parë qëndrojnë 60%. Dy janë problemet më serioze që shqetësojnë këtë dikaster, mbushja e burgjeve dhe zvarritja e marrjes së vendimit nga gjykatat, ku për krimet e rënda dënimi ose pafajësia jepet pas 10 vjetësh. Në Athinë problemet e gjykimit të shkallës së parë janë akoma më shqetësuese, deri tani janë arshivuar 300.000 çështje penale, që presin radhën për gjykim në vitin 2009".Shqiptari Edhe një ngjarje jo e hijshme ka ndodhur javën e kaluar në Akea të qytetit Patra, ku përsëri viktimë e drejtësisë vendore është një i ri shqiptar. Lidhur me këtë padrejtësi të kryer nga vetë drejtësia, e cila për motive tashmë të njohura raciste ka vepruar në kundërshtim me ligjin vendas duke dhënë shembullin negativ, pasi kishte të bënte me një të akuzuar të shtetësisë shqiptare. Sipas burimeve vendore, personazhi kryesor i kësaj ngjarjeje raciste është vetë gjyqtari, i cili ka lejuar që, brenda në sallë, të paraqitej me pranga në duar i riu shqiptar, por sikur të mos mjaftonte ky veprim i ulët dhe racist,e detyrojnë të ulet në bankën e të akuzuarëve me pranga në duar, për t’u përgjigjur, por...Emigranti, nuk di greqishtSapo është ulur në bankën e të akuzuarëve, menjëherë i riu shqiptar është shprehur para trupit gjykues në prani të tre-katër avokatëve se nuk kuptonte dhe nuk mund të fliste greqisht. Por gjykatësi, edhe pse ishte i vetëdijshëm se gjyqi nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë, sepse ligji nuk e lejonte një gjë të tillë,nuk e mori parasysh këtë deklaratë. Ai ka vazhduar deri në fund me një qetësi të madhe dhe me urrejtje raciste seancën duke e dënuar atë me shumë muaj burg. Për t’u theksuar është se “trupi gjykues” e dënoi shqiptarin duke mos dëgjuar, në radhë të parë, asnjë fjalë nga”i pandehuri”, i cili akoma nuk po kuptonte se ç’po ndodhte në sallë. Lidhur me këtë padrejtësi që u bë ndaj emigrantit shqiptar, kishin reaguar më parë, brenda në sallë, disa avokatë, të cilët po ndiqnin me shqetësim, pasi këta kishin kërkuar sipas ligjit një përkthyes, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Edhe këtë radhë, fatkeqësisht në mekanizmin e drejtësisë, racizmi dhe urrejtja e “drejtësisë greke” duhej të triumfonte mbi emigrantin e pambrojtur. Akuza pa praninë e avokatitPothuajse në shumë raste aktakuza në paraburgim firmoset pa praninë e avokatit mbrojtës, si dhe në mungesë të një përkthyesi. Në këto raste të ripërsëritura njëra pas tjetrës ndodh që shumë emigrantë të pranojnë aktakuzën pa kuptuar, duke e firmosur atë verbalisht, si dhe nën ndikimn e presionit dhe ushtrimit të dhunës...Në Selanik, pak muaj më parë, një avokate kryente detyrën e përkthyeses për të dënuarit shqiptarë, po në fakt ajo nuk dinte asnjë fjalë shqip. Po megjithë këtë shkelje, drejtësia vendase, në mungesë të komunikimit direkt me të pandehurit, ka dënuar me dhjetëra shqiptarë dhe as që bëhet fjalë për të parë edhe njëherë gjykimet e tyre... Në 70 burgje të fqinjit tonë, aktualisht ndodhen rreth 2190 shqiptarë, përfshi këtu edhe fëmijë të moshave të vogla.Sondazhi Një studim, në një trup gjykues me 250 gjykatës, ka treguar se prania e të huajve në Greqi i shqetëson shumë dhe, sipas tyre, ata janë përgjegjës për rritjen e kriminalitetit. Për 12% të trupit gjykues, emigrantët nuk mbajnë përgjegjësi për kriminalitetin. 35.6 për qind prej tyre thonë se emigrantët janë përgjegjës për kriminalitetin. 52.8 për qind kanë mendimin se janë për disa krime dhe 12.2 për qind thonë se emigrantët nuk janë përgjegjës për krimin. Përgjigjet e gjykatësve për kriminalitetin Kombet më shumë të kriminalizuar janë shqiptarët dhe rusët, thonë gjyqtarët grekë:* 62% e gjykatësve mendojnë se të huajt janë autorë të krimit e jo viktima të tij, * 7,2% mendojnë se të huajt janë viktima të krimit* 60.8% e quajnë numër të madh paraqitjen e emigrantëve, * 2.5% e quajnë normale paraqitjen e emigrantëve.* 9.2% prej tyre u vjen keq për emigrantët* 76.4% besojnë se qëndrimi i shoqërisë është i kundërt dhe i ashpër përballë të huajve.* 54.8% besojnë se ka racizëm në shoqërinë greke, * 50% besojnë se racizmi vjen si rezultat i mënyrës se si sillen të huajt.* 100% besojnë se të huajt nuk mund të mbrohen njëlloj si grekët nga drejtësia vendase.* 100% besojnë se qenia “i huaj” luan një rol negativ gjatë çështjes në gjykim .Numri i grave gjykatëse, të cilat besojnë se të huajt nuk mund të mbrohen nga drejtësia greke, është më i madh, në 19.8%, kundrejt burrave me 9.3%. Ndërsa shumica e grave në radhët e policisë greke bëjnë fajtorë të huajt për krimet që ndodhin në Greqi.* 70.9% e grave në radhët e policisë besojnë se të huajt janë autorë të krimit, * 12.8% e grave police kanë simpati për të huajt.* 14.4% e gjykatësve në të gjithë botën besojnë se të huajt që jetojnë në Greqi mbrohen njëlloj si grekët.Emigrantët fajtorë të krimit dhe rrisin nivelin e papunësisë Mekanizmi shtetëror i ruajtjes së rendit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë , në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Sipas disa sondazheve, kjo vjen ngaqë nuk munden të kuptojnë akoma realitetin përballë së vërtetës, problemet e të huajve, duke shprehur fare lehtë mendimin e tyre si ruajtës së rendit e të ndarë nga shoqëria. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind. Sipas sondazheve 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit. 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit. 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi. Ndërkaq 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit. Ndërsa 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.50 për qind e të akuzuarëve janë fëmijë emigrantëshDuke iu referuar shtypit vendas mësojmë se drejtësia vendase shqetësimin më të madh e ka për fëmijët e të huajve, të cilët zënë gjysmën e numrit të përgjithshëm në shkeljet e ligjit. Sipas të dhënave nga Studimi i Statistikave të Drejtësisë së Athinës për fëmijët adoleshentë, për vitin 2003-2004 u regjistruan 3.942 çështje ( mbi 10 procese në ditë), ku u dënuan 1.860 dhe u shfajësuan 1.165 fëmijë të tjerë. Ndërsa një vit më parë, më 2002-2003 u hapën për gjykim 3.473 procese, ku u dënuan 1.515 dhe u liruan 889. Theksohet se rritja e numrit të shkeljeve të ligjit ka të bëjë me shkeljen e ligjit lidhur me qarkullimin rrugor, dhe nuk ka të bëjë fare me krimin. Në përgjithësi nga 1.915 të dënuar nga drejtësia 1.284 ishin grekë dhe 363 fëmijë shqiptarë. Nga Qendra Studimore e Drejtësisë së Athinës mbi 330 raste i përkasin qendrës së kryeqytetit, Athinës. 35% e fëmijëve i përkasin moshës 18 vjeç, ndërsa për 42.3% të këtyre rasteve mbajnë përgjegjësi vetë prindërit. Në 26.4% të numrit të përgjithshëm të këtyre rasteve janë përgjegjës vetë fëmijët për shkelje të ligjit. Për përdorim droge ( hashash) u gjykuan 46 fëmijë grekë, 12 shqiptarë, 5 rusë, ku 26 prej tyre ishin të moshës 17-28 vjeç, dhe 14 të moshës 18-19 vjeç.
Ky lajm është publikuar: 13/04/2006