Emigrantët fajtorë të krimit dhe rrisin nivelin e papunësisë
Mekanizmi shtetëror i ruajtjes së rendit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë , në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Sipas disa sondazheve, kjo vjen ngaqë nuk munden të kuptojnë akoma realitetin përballë së vërtetës, problemet e të huajve, duke shprehur fare lehtë mendimin e tyre si ruajtës së rendit e të ndarë nga shoqëria. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind. Sipas sondazheve 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit. 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit. 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi. Ndërkaq 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit. Ndërsa 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.Ky lajm është publikuar: 13/04/2006