50 per qind e te akuzuareve jane femije emigrantesh
Duke iu referuar shtypit vendas mësojmë se drejtësia vendase shqetësimin më të madh e ka për fëmijët e të huajve, të cilët zënë gjysmën e numrit të përgjithshëm në shkeljet e ligjit. Sipas të dhënave nga Studimi i Statistikave të Drejtësisë së Athinës për fëmijët adoleshentë, për vitin 2003-2004 u regjistruan 3.942 çështje ( mbi 10 procese në ditë), ku u dënuan 1.860 dhe u shfajësuan 1.165 fëmijë të tjerë. Ndërsa një vit më parë, më 2002-2003 u hapën për gjykim 3.473 procese, ku u dënuan 1.515 dhe u liruan 889. Theksohet se rritja e numrit të shkeljeve të ligjit ka të bëjë me shkeljen e ligjit lidhur me qarkullimin rrugor, dhe nuk ka të bëjë fare me krimin. Në përgjithësi nga 1.915 të dënuar nga drejtësia 1.284 ishin grekë dhe 363 fëmijë shqiptarë. Nga Qendra Studimore e Drejtësisë së Athinës mbi 330 raste i përkasin qendrës së kryeqytetit, Athinës. 35% e fëmijëve i përkasin moshës 18 vjeç, ndërsa për 42.3% të këtyre rasteve mbajnë përgjegjësi vetë prindërit. Në 26.4% të numrit të përgjithshëm të këtyre rasteve janë përgjegjës vetë fëmijët për shkelje të ligjit. Për përdorim droge ( hashash) u gjykuan 46 fëmijë grekë, 12 shqiptarë, 5 rusë, ku 26 prej tyre ishin të moshës 17-28 vjeç, dhe 14 të moshës 18-19 vjeç.Ky lajm është publikuar: 13/04/2006