Prej vitit 1991, në Greqi u vranë 120 shqiptarë
Bashkimi Europian nëpërmjet “Eurobaromentrit” dhe disa organizata të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar Greqinë, si vend ku shkelen rëndon të drejtat e emigrantëve dhe ku racizmi dallohet në nivel të lartë. Për këto veprime raciste kundra emigrantëve Greqia nuk ka mbetur jashtë vëmëndjes së opinionit ndërkombëtar, të cilët jçdo vit e kanë kritikuar ashpër. Vetëm për vitin 2000 ky vënd kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Ëatch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqia. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vënde të tjera vijnë në greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...Greqia, kampione në Europë për ksenofobi dhe racizëmPër ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizën kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Europian e ka renditur Greqinë në vënd të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve. Në vitin 1999 barometri vëndas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve. Gjatë emigracionit në Greqi popullit shqiptar i janë vrarë mbi 120 njerëz të pafajshëm, ku për çudinë e të gjithë shqiptarëve asnjë nga këta vrasës nuk janë dënuar nga drejtësia vëndase. Po t’i hedhim një sy statistikave të viteve të mëparshëm do të shohim se viktimat shqiptarë nuk kanë qenë vetëm të mekanizmit shtetëror, por më e keqja është se u la të lirë një pjesë të popullit të bëjnë krime.Në 50 muaj 47 emigrantë të vrarëProfili i krimeve në këtë vënd ka filluar që në vitet e para të emigracionit ku emigrantët ishin të pa mbrojtur nga askush, si nga vëndi i tyre ashtu edhe nga vëndi prites. Në periudhën nëndor 92 mars 97 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer nga mekanizmi shtetërorë(policia) kundra emigrantëve 83 sulme, nga populli 67 sulme. Lidhur me këto vrasje, kryetari i i organizatës antiraciste për Europën, Takis Janopulos është shprehur se “këto shifra nuk mund t’i kundërshtojë dot më asnjë njeri, askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përpara 120 vrasjeve makabre. Por deri kur? Përse këto vrasje vihen në arshivë dhe nuk gjykohen vrasësit.?...Ky lajm është publikuar: 11/01/2006