Emigrantët, sa të izoluar në burgjet greke
Grekët e dinë shumë më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë emigracion dhe kurbet, nga ku akoma mbetet në kujtesën e tyre. Shumë njerëz përparimtarë vendas ëndërronin prej shumë vitesh për një Greqi demokratike pa dallime raciale, ku garantimi i të drejtave ekonomike, sociale dhe politike të garantonin integrimin thelbësor dhe pjesëmarrjen e organizuar të emigrantëve në shoqërinë greke. Po në fakt...Greqia e sotme është krejtësisht ndryshme nga ajo e dekadave 60 - 70, nga një vend i madh eksportues emigrantësh grekë, u shnëdrrua në një vend të madh importues dhe shfrytëzues emigrantësh. Sot, kalimi i shoqërisë vendase në shoqëri multikulturore nuk ishte i thjeshtë dhe as kalimtar ashtu siç mendohej, por e gjeti shoqërinë vendase fare të papërgatitur për të jetuar sëbashku me të huajt. Politika ndikoi negativisht Politika e jo e drejtë shtetit grek ndikoi negativisht në popull. Zhvillimi i mentaliteteve mbrojtëse nga emigrantët, niveli i ulët ideologjik, reflekset frikësuese të mbarsura nga media, përshtypja se emigracioni është një fenomen fatkeqësie kombëtare, që mund të mbizotërojë mbi shoqërinë greke. Emigrantët, në përgjithësi, gjetën në këtë vend një popull me një arsimim më të ulët se ata, si dhe një vend tepër fanatik të besimit fetar, ku një grek i vërtetë është vetëm ai i fesë së besimit ortodoks dhe askush tjetër...Përfundimi i këtyre mentaliteteve në popull, si edhe në mekanizmin drejtues në Greqi bëri që një sërë masash dhe ligjesh të konsiderohen nga mekanizmat ndërkombëtare si jorezultative, pa zgjidhje për emigrantët e izoluar prej vitesh në këtë vend demokratik, në djepin ku lindi demokracia...Kryeministri i sotëm, Karamanlis, kur ishte në opozitë kishte kritikuar Simitisin, kryeministrin e mëparshëm se: Duhet respekt nga të gjithë për emigrantët, duam një politikë njerëzore e të kohës, të hapur, ku të respektohen e të mbrohen të drejtat... . Po me gjithë këto nuk ka asnjë ndryshim nga e kaluara, emigrantët ishin, janë dhe mbeten jo vetëm pengje të sistemit politik, por dhe viktima të tij...Greqia dhe izolimi i të huajve nga sistemi politikGjatë 15 viteve emigracioni në Greqi, emigrantët përbëjnë një forcë të madhe organike të fuqisë punëtore, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Greqisë. Një realitet është se emigrantët përbëjnë 7.1 përqind të popullsisë (sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2001) kryesisht emigrantët e ligjshëm , ku dhe aktualisht fatkeqësisht ndodhet edhe një brez i dytë emigrantësh, nga fëmijët që u lindën dhe u rritën në këto 15 vjet emigracioni, të cilët përbëjnë mbi 10 përqind të popullsisë. Lind pyetja, si ka mundësi që në Greqinë demokratike gjithë kjo masë e popullsisë të jetë e izoluar nga sistemi politik i vendit? Të izoluar për të shkuar në atdheun e tyre, të izoluar nga shoqëria, të izoluar në të drejtat sociale dhe politike, që garantojnë integrimin thelbësor dhe pjesëmarrjen e organizuar të emigrantëve në shoqërinë greke. Pse vallë ky sistem politik u ndalon emigrantëve integrimin social, që këta të kenë mundësi të integrohen funksionalisht në shoqërinë greke, gjë që garanton barazinë dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, të cilat përbëjnë themelin e vetëm për një shoqëri të sigurtë? Ka ardhur koha që sistemi politik në Greqi duhet të ketë qartë se integrimi social i emigrantëve nuk është një kuptim apo një shprehje e thjeshtë, pasi ka të bëjë me fatin e familjeve të qindra e mijëra emigrantëve. Mbi të gjitha për këtë duhet krijimi i infrastrukturave të përcaktuara qartë, funksionimi i programeve mbështetës, duke investuar për të ardhmen. Janë këto investime thelbësore, që duhen bërë për të ardhmen e një Greqie multikulturore. Integrimi i emigrantëve varet, në radhë të parë, nga vetë integrimi i sistemit politik të vendit...Greqia, vendi më armik i të huajveKy rezultat doli nga sondazhi i zhvilluar dy vite më parë nga Qëndra e Kërkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) në vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantët dhe botuar në gazetën e përditshme angleze, The Guardian . Sipas këtij raporti të përgatitur me përfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetëm që nuk ishte tolerant ndaj emigrantëve dhe të huajve në përgjithësi, por mbi të gjitha është cilësuar vendi më armik i të huajve në Evropë, në një kohë kur prej shumë vitesh të huajt janë përballur të vetëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistë të djathtë. Sipas gazetës The Guardian , mbështetur në studimin e mësipërm thuhet se dy shtresa janë në Greqi, ku përballen më shumë me racizmin dhe konservatorizmin grek. Këta janë emigrantët shqiptarë dhe minoritarët turq në Thrakinë Lindore, dhe shton se këtyre dy lloj shtresash nuk u shërbehet në spitale dhe nuk u jepet shtëpi me qera, ndërsa shtypi grek shkruan herë pas herë kundër emigrantëve, duke nxjerrë në pah vetëm anët negative. Kjo gjë ndodh çdo vit në shkollat greke, ku gjendja është si jo më keq me mbajtjen e flamurit në festën kombëtare në 28 Tetor (rasti i Odise Cenajt, pasuar nga të tjerë shqiptarë). Më së fundi sondazhi i mësipërm tregon se Greqia, edhe pse është anëtare e familjes evropiane, ka shumë për të bërë, pasi mbizotëron akoma mentaliteti i feudalizmit otoman për të ndryshuar e për t u integruar në kuptimin e plotë të fjalës në Evropë. Pa dashur, vetvetiu lind pyetja: A e meriton Greqia vendin që ka në Bashkimin Evropian me keqtrajtimin e të huajve, a mund të jenë të vërteta pretendimet e Greqisë se pakicat e huaja në Shqipëri keqtrajtohen?... Një realitet është se Greqia çdo vit ndodhet përballë kritikave të njëpasnjëshme të organizmave ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Emigrantët për shkelje të ligjit mbajnë përgjegjësi vetëm në 2 përqind, ndërsa grekët zenë 98 përqind, por në burgjet e këtij vendi emigrantët zenë 42 përqind të numrit të përgjithshëm të të burgosurve, nga ku 45 përqind e zenë shqiptarët me 2190 të burgosur, ku afërsisht 40 përqind e tyre akoma nuk janë gjykuar nga drejtësia vendase. Në burgjet greke me kapacitet prej 4700 vendesh, sot ndodhen 9500 të burgosur, në një kohë kur shqiptarët, në krahasim me komunitetet e vendeve të huaja, kanë përqindjen më të vogël në kryerjen e kriminalitetit. Duhet theksuar se nëqoftëse do të veprohej me të gjithë emigrantët e tjerë, siç veprohet me shqiptarët, atëherë Greqisë patjetër do t i duhet që të ndërtojë me dhjetëra burgje... Jo vetëm në Greqi e në Shqipëri, por në mbarë botën...Ky lajm është publikuar: 04/04/2006