“Do të shkurtojmë afatin për rinovimin e lejeve për emigrantët”
Ambasadori i ri i Shqipërisë në Athinë, një nga ish-drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike, Vili Minarolli, deklaron se si detyrë kryesore të punës së tij, do të jetë zgjatja e afatit që kërkohet nga autoritetet greke për rinovimin e dokumenteve. Sipas Minarollit, aktualisht ajo që i shqetëson shqiptarët këtu, është afati i shkurtër që kërkohen rinovimi i dokumentave nga autoritetet greke. Në intervistën për “Ballkan”, ambasadori Minarolli, flet për edhe për marrëdhëniet me politikanët grekë, por dhe me problemet në shërbimin diplomatik... Zoti ambasador, ju urojmë mirëseardhjen dhe punë të mbarë në detyrën tuaj të re! Cilat do të jenë prioritetet tuaja në këtë detyrë?Ju faleminderit, edhe unë ju uroj mbarësi në këtë fillim viti, ku dëshiroj të kemi bashkëpunim të mbarë në detyrat tona reciprokë për interes të pëgjithshëm të kombit tone. Për gati 20 vjet, ju punuat në arsim me detyra të rëndësishme, por sot ju jeni një politikan i shquar i Partisë Demokratike. A kishit menduar ndonjëherë se do të merreshit me politikë, por edhe me diplomaci? Njeriu kurdoherë mendon shumë për veten e tij, që janë në varësi të vetë moshës, ku disa nga dëshirat i realizohen, ndërsa të tjerat mbeten ëndra dhe që më pas përpiqet t’i realizojë tek pasardhësit. Por unë sot, pas një eksperience dhe kariere të gjatë në fushën e arsimit, të politikës e diplomacies, them se rrjedha e jetës së njeriut është e kushtëzuar nga disa rrethana, që janë brenda tij, ose më saktë mendoj se janë të lidhur me një traditë të trashë-gueshme. Duke qenë djali i Shefki Minarollit, si dhe nipi i Qazimit, Abdylit, Engjëllit dhe i Kudret Kokoshit, të pushkatuar apo të burgosur nga rregjimi komunist si kundërshtarë politikë të rregjimit, unë jo vetëm u ushqeva me ndjenjën e antikomunizmit, por edhe politika ishte një “profesion” i familjes . Në ambientin ku u rrita flitej vetëm për politikë, sigurisht edhe për njerëz të shquar e të mëdhenjë të politikës, diplomacisë apo kulturës botërore. Në shtëpinë e tezës sime, me Ali Asllanin, unë kaloja shumë kohë sepse ditë e netë, pasi veç orendive të zakonshme e të domosdoshme kishte vetëm libra, nga enciklopeditë më të mëdha të kohës e deri tek autorët më të mëdhenjë të letërsisë dhe historisë botërore. Dua të them edhe diçka më intime: Ali Asllani që ishte babai im shpirtëror, gjithkush e njeh atë si një poet të madh, por, po kaq i madh ai ka qenë edhe në diplomaci, ku në vitet 1926-1928 ka qenë ambasador në Athinë.Për të ardhur edhe njëherë tek pyetja juaj, si dhe për të qenë i sinqertë, për çka më pyesni, para vitit 1990, unë as që e kisha menduar ndonjëherë dhe as më kishte shkuar ndërmend një gjë e tillë. Në ato vite, kur punoja në Kuçovë, apo në Institutin e Studimeve Pedagogjike, synimet e mia ishin vetëm në drejtim të shkencës, të matematiks, por në veçantitë pedagogjisë.Si e pritët emërimin tuaj në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, nisur nga fakti se më parë, në vitet ‘90, ju keni qenë ambasador edhe në Beograd?Pikërisht, nga kjo eksperiencë, propozimi i kryeministrit nuk qe si të thuash një shkreptëtimë në qiell të hapur, por pa asnjë dyshim ishte një vlerësim nga ana e zotit Berisha. Duke e njohur që herët, si një nga studentët e shkëlqyer të mjeksisë dhe si një nga shkectarët e shquar të mjeksisë, nuk mund të mos them se në fillimet e 90-tës, njoha tek zoti Berisha shumë më tepër virtute, që do të doja t’i kisha edhe unë vetë. Gjithnjë e kam konsideruar veten time si një nga bashkëpunëtorët mëtë afërt të tij dhe unë e konsiderova propouimin e Kryeministrit si një dëshirë për të bashkëpunuar përsëri shumë afër. Emërimi im në Athinë është një detyrë shumë e rëndësishme diplomatike dhe politike dhe ajo do të jetë e orientuar në zhvillimin pa asnjë kufizim të mardhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit me vendin fqinjë dhe popullin mik grek, në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Europë. Por, jo vetëm kaq. Siç dihet në Greqi jeton dhe punon një komunitet shumë i madh shqiptar dhe ambasada e Shqipërisë në Athinë do të jetë institucioni i parë shqiptar, që ata do t’i drejtohen për të zgjidhur problemet e tyre. Por nevojat e këtij komuniteti nuk lidhen vetëm me hallet e tyre. Tashmë, pas gati 15 vjetësh të integruar në shoqërinë greke, ata kanë nevojë për të ruajtur më tej interesat e tyre kulturore, shpirtërore, ekonomike e sociale. Këto të gjitha unë i shoh si pjesë të rëndësishme të detyrës time. Ju keni ardhur disa herë në Greqi, cili është imazhi juaj për këtë vend?Fakti që kam ardhur disa herë do të thotë se më ka pëlqyer. Ndjehesh krenar për atë çka ka arritur populli grek, gjatë atij gjysëm shekulli që ne u zhytëm në errësirë. Por është edhe një popull me tradita të shkëlqyera të mikpritjes. Kujtoni qindra e mijra shqiptarë që jetojnë këtu, që punojnë si të gjithë grekët, që në sajë të punës kanë përmirësuar gjëndjen e tyre ekonomike, që fëmijët ndjekin shkollat si të gjithë të tjerët. Padyshim që ndjehesh krenar, kur mendon që je në djepin e kulturës botërore, atje ku lindi demokracia, letërsia, arti, sportet e pothuajse gjithçka që ka sot njerëzimi.Sot ju jeni i vetmi ambasador ku kini të bëni me komunitetin më të madh të emigracionit shqiptar. Ç’mund të na thoni për këtë gjë lidhur me shërbimin konsullor. Cili do të jetë prioriteti dhe filozofia juaj?Shërbimi konsullor i ambasadës është pjesë e rëndësishme e veprimtarisë këtu. Kjo për vetë faktin se kërkesat e autoriteteve greke për rinovimin e dokumentacionit të emigrantëve kërkojnë miratimin dhe vertetimin nga autoritet shqiptare, rol që e kryejmë ne. Së dyti është problemi i paisjes të qytetarëve shqiptarë me pasaporta të reja, ku kryen një sërë proçedurash, si plotësimi i formularëve, apo hartimi i prokurave, etj. Ajo që i shqetëson shqiptarët këtu, është afati i shkurtër që kërkohen rinovimi i dokumentave nga autoritetet greke, për dhënien e lejeve të qëndrimit dhe me gjithë përmirësimet në vazhdimësi të legjislacionit grek, klima e marrëdhënieve, por sidomos reputacioni i mirë në rritje e vetë shqiptarëve këtu do të jetë faktori kryesor që këto afate të jenë më të gjata. Së dyti, synimi im është që emigrantët këtu të kenë sa më shumë lehtësi, duke shërbyer në kohën që përshtatet me rrethanat e tyre dhe në mënyrë sa më ligjore dhe profesionale.Ky lajm është publikuar: 15/02/2006