Shqiptari 60-vjeçar, viktima e parë e vapës në Greqi
60 – vjeçari nga Saranda humbi ndjenjat gjatë punës në qëndrën e kryeqytetit helen. Një qarkore, lëshuar prej ministrisë së Brendëshme në Greqi, urdhëron bashkitë dhe komunat të krijojnë ambiente me ajër të kondicionuar për personat në nevojë...Evropa kohët e fundit është përfshirë nga temperaturat e larta, të cilat kanë sjellë si pasojë edhe humbjen e jetëve të njerzëve. Po kështu dhe zjarret e shumtë, të cilët i kanë sjellë greqisë dëme të konsiderueshme materiale ekologjike, si ajo në Kalkidikisë në Selanik. Sikur të mos mjaftonte kjo tragjedi, dy persona humbën jetën prej temperaturave të larta, që këto ditë kanë pushtuar gjithë Greqinë. Viktima e parë është një shqiptar 60-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur , pasi ende nuk janë njoftuar familja e tij, të cilët ndodhen për pushime në Shqipëri. Viktima, emigranti 60-vjeçar, ishte nga një fshat i Sarandës, i cili humbi ndjenjat gjatë punës në një prej rrugëve të qëndres së kryeqytetit helen në Athinë.
Sipas zyrës së urgjencës mjeksore EKAV, emigranti ishte në punë e sipër , duke shpërndarë fleta reklamash, nën temperaturën që arrinte në 42 gradë celsius. Edhe pse janë dhënë këshilla nga organet kompetente për t’u ruajtur nga këto temperaturë, ai ka kaluar në gjëndje kome me simptoma termopliksie ku ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin më të afërt. Mjekët thanë se viktimës iu gjet në xhep një pako me antibiotikë. Sipas tyre, temperaturat e larta dhe marrja e ilaçeve janë shndruar në një “kokteil” vdekjeprurës për emigrantin. Po në të njëjtën kohë është shënuar edhe viktima tjetër, një 94 vjeçar ( grek) , i cili ishte braktisur sëbashku me të shoqen prej të afërmve. I moshuari u gjend në koma prej mjekëve, pas një telefonate të fqinjëve të tij. Ndonëse ai u transportua me urgjencë për në spital, ishte tepër vonë për viktimën 94- vjeçanë disa zona. Qeveria vendase ka marrë masa për të parandaluar pasojat e temperaturave të larta të cilat në disa zona kanë kaluar 44 gradë celsius...
Publikuar n gazetën “Balkan” më 23 gusht 2006
Athinë, labirinth ligjesh dhe kanunesh burokracie...
Ligji konsiderohet në mbrojtje të interesave të punëdhënësve, larg problemeve të emigrantëve. Prej shumë vitesh legjislacioni është në kundërshtim me udhëzimet e BE-së
Pak kohë më parë revista “Studime Europiane” paraqiste disa konkluzione të testeve, si dhe studimeve të kryera nëpërmjet intervistave të dhëna nga emigrantët, të cilët punojnë në vëndet e “Bashkimit Europian”, si pedagogë, shkencarë, studiues ekonomik e politik, etj. Konkretisht, rezultoi se problemet më të mëdha ishin: sigurimet shoqërore si dhe problemet e pensionit, probleme këto që u dalin emigrantëve pasi ata krijojnë familjet e tyre. Theksohet, se këto studime të emigracionit lidhur me Europën kishin filluar këtu e 150 vjet më parë.
Si përfundim, studiuesi kinez me nënshtetësi norvegjeze, Shuo-Ean Qiao, kishte theksuar se: Europa në përgjithësi nuk ka akoma një ligj afatgjatë emigracioni, po ashtu si edhe një eksperiencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa pedagogu i një universitetit në Angli z. Kristofor Evans është shprehur në revistën “TIME”, se, “E gjithë Europa një gjë e vështirë, është një labirinth ligjesh dhe kanunesh burokracie...”
Duke analizuar këto dy shprehje, vetvetiu lind pyetja: Mos vallë ky problem i mprehtë në Bashkimin Europian është një “strategji emigracioni”, apo është thjesht një rutinë e indiferentizmit të përgjithshëm , përball problemeve sociale dhe ato shoqërore të emigrantëve?...Në një kohë kur dihet se emigracioni në këtë “familje Europiane” në tërësi është dhe mbetet në axhentën e këtyre vëndeve si një nga temat më kryesore, si një nga problemet numër një të çdo vëndi. Një fakt është se të bën përshtypje këmbëngulja e vazhdueshme e BE-së në çështjen e emigracionit të paligjshëm, ku është një problem serioz, në momentin që vënde si Greqia, ende nuk po zgjidhin problemet që kanë me emigrantët e ligjshëm , të cilët i shtyn drejt ilegalitetit ligji i pa perespektivë i shoqëruar nga mekanizmi burokratik i shtetit.
Në Europë ndër 450 milionë e popullsisë, 37 milionë janë emigrantë, ku numrin më të madh të emigrantëve e kanë Gjermania, Franca, ndërsa Greqia dhe Luksemburgu kanë numrin më të madh në raport me popullsinë, ku në tregun e punës, 185 milionë janë europianë dhe 20 milionë janë emigrantë ( të huaj) Këta emigrantë kanë shifrat më të ulta punësimi dhe më të mëdha për papunësinë, ndërsa për punën që kryejnë paguhen disa herë më pak...
Ligji
Përsa sa kohë që ligji mbron interesat e punëdhënësve, ai nuk do të zgjidhë kurrë problemet e emigracionit sado i përsosur që mund të jetë
Nga njera anë, fakt është se Greqia si anëtare në këtë familje ezropiane këtu e 25 vjet, sot mbart mbi “shpinë” rreth 1 milionë emigrantë, që përbëjnë 10 përqind të popullsisë, një numër i madh ky për këtë vënd, që natyrisht duhet marrë në konsideratë. Por, nga ana tjetër emigrantët prej shumë vitesh akoma kërkojnë nga qeveria vendase një ligj të studiuar, konkret e të zbatueshëm për të gjithë, si edhe një ligj të arsyeshëm për legalizimin e fëmijëve të tyre, të cilët me kalimin e viteve i përkasin sot “emigracionit të brezit të dytë”. Praktika ka treguar se problemi i emigracionit është i thellë dhe me më shumë hendeqe dhe tunele në drejtim të interesave të mëdha ekonomike, në favor të kokave të mëdha të biznezit, nga ku çdo ditë nëpërmjet punës së emigrantëve shuma të mëdha kolosale parash kalojnë në duart e tyre. Por mendohet se, për sa kohë që ligji mbron interesat e punëdhënësve, ai nuk do të zgjidhë kurrë problemet e emigracionit sado i përsosur që mund të jetë. Kjo gjë u vu re këtë radhë, ku ligji i ri për nga rëndësia ishte i “dyfishtë”, se bënte fjalë jo vetëm për emigrantët, por edhe për vetë punëdhënësit, nga të cilët do të varet edhe fati i vetë emigrantëve. Për nga rëndësia e “madhe” ky ligj u trajtua në piskun e vapës së madhe të një temperature të lartë jashtë, por brenda në një parlament pothuaj të zbrasur e me një tension të lartë miraton më së fundi ligjin e tretë të emigracionit, një ligj i shumëpritur prej shumë muajsh të tërë nga emigrantët. Duhet theksuar pa rezerva se, ky ligj i ri ( 3385/2005) i hartuar nga qeveria e sotme greke, në platformë është i njëjtë me dy ligjet e mëparshëm të qeverisë Simitis. Mekanizmi shtetëror me anën e këtij ligji reformator( 3385/2005) , synon për një politikë të drejtë të emigracionit, duke futur në valle për herë të parë edhe biznesment e mëdhenjë, si dhe punëdhënësit të cilët me praktikën e tyre të njohur do të tentojnë edhe këtë radhë t’i mbajnë emigrantët “pengje”, ashtu njëllojë si 15 vjetët e shkuara.
Labirinth ose kanune burokracie
Ky ligj është një vazhdimësi e ligjeve të mëparshëm, por me një ndryshim sepse bazohet mbi direktivat të Komunitetit Europian dhe duket i shkelur ato në disa pika e shumë nene...
Nuk është një diçka e rastit, që ky ligj u miratua në parlamentin grek me një të tretën e deputeteve në përgjithësi, si dhe u miratua vetëm nga deputet e qeverisë në fuqi “, Demokracia e Re”, duke u ndeshur përball kritikave të ashpra nga të gjithë partitë opozitare të parlamentit. Edhe ky ligj është një vazhdimësi e ligjeve të mëparshme, por me një ndryshim sepse bazohet mbi direktivat të Komunitetit Europian dhe duke shkelur ato në disa pika e shumë nene... Mbi fatin e emigrantëve, partitë opozitare në parlament u përpoqën edhe një herë që të tregonin sa më shumë “interesimin dhe dashurinë” për emigrntët, duke mos nxjerrë në dritë arsyet e lindjes të fenomenit shfrytëzues shumëvjeçar, ku vendi i emigrantëve në shoqërinë vendase të jetë një forcëe madhe pune, por me një ndryshim, të një krahu të lirë, pa të drejta elementare, me një kufizim për shërbimet shëndetësore, në sigurimet shoqërore, arsimimin, etj. Të jenë të ligjshëm vetëm për të punuar, të pasigurt dhe të mos kenë të drejtë për të dalë e hyrë në Greqi. Ligji i porsa dalë ( 3385/2005) shkel të drejtën themeltare të njeriut, pasi parashikon për emigrantët ndryshe nga herët e tjera, dosje personale me të dhëna elektronike, etj.
Kritikat
Ligji, në kundërshtim me udhëzimet e Bashkimit europian
Në shumë pika e në shumë nene, ligji i ri i porsamiratuar është në kundërshtim me udhëzimet e Bashkimit Europian, në kundërshtim me vetë kushtetutën e BE-së. Kështu është shprehr në një intervistë dhënë gazetës të komunitetit shqiptar “Tribuna” në Athinë, sekretari për emigrantët në Konfederatën e Përgjithshme Sindikale të Greqisë, (GSEE) , z Jorgos Alevizakis, ku tha se: “Një realitetështë se e kanë quajtur këtë ligj të padrejtë edhe Këshilli Shkencor i Parlamentit, si dhe Avokati i Popullit ( grek), i cili i çon një peticion Parlamentit Grek për padrejtësitë që u bëhen emigrantëve nëpërmjet ligjit të ri të emigracionit ( 3385/2005) Kërkojmë që deputetet e sotëm të reagojnë dhe të bëjnë qoftë edhe në minutën e fundi, që qeveria të kryejë ndryshimet e domosdoshme që të favorizohen emigrantët, e të mos mbeten përjetësisht pengje të forcave politike. Sot 80% e emigrantëve ekonomikë janë të paligjshëm, ku krijohen edhe kushte dhe nxiten fenomene të racizmit , urrejtjes e të ksenofobisë...”
Politika e emigracionit pa perspektivë
Kjo gjë u theksua në një konferencë ndërkombëtare pak muaj më parë, organizuar nga Instituti Grek për Politikën e Emigracionit, në bashkpunim me Institutin Ndërkombëtar Migration Policy Institute ( MPI). Në këtë konferencë pati shumë kritika të ashpra nga vetë drejtori i Institutit grek për politikën e Emigracionit në Greqi, u. Aleksandër Zavos, ku në veçanti ai theksoi se: “kapatur vonesa të mëdha dhe për shumë kohë u kufizuar me njëkuadër shumë të rreptë, me një logjikë policore, me zgjidhje të çastit dhe pa asnjë perespektivë afatgjatë. Çështja e emigrantëve, do të duhet të ndërlidhet me politikën zhvilluese dhe me ringjalljen e sistemit të sigurimeve shoqërore, pasi shumica e emigrantëve ka shprehur dëshirën që të qëndrojnë dhe të integrohet në jetën social-ekonomik të Greqisë”.
Emigrantët përfaqësojnë 10% të popullsisë së Greqisë, nga ku 55% e numrit të përgjithshëm të emigrantëve janë shtetas shqiptarë, ndërkohë që 83% e tyrekanë ardhur nga vendet ish-komuniste të Europës Lindore ( përfshi këtu edhe Shqipërinë)
Fatura
500 mijë emigrantë paguajnë nga xhepi sigurimet shoqërore (IKA)
Një ndër katër të siguruar në (IKA) është emigrant ekonomik në një kohë kur shteti grek akoma nuk u njeh emigrantëve shqiptarë për pension vitet e punuara në Greqi. Po, sipas të dhënave zyrtare (IKA) , NGA 1.900.000 punëtorë të siguruar në të, mbi 500.000 janë emigrantë ekonomik. Nga këta 243.033, ose 25% janë emigrantë shqiptarë. Politika dhe presionet e ndryshme kanë ndikuar që numri i madh i emigrantëve të huaj të siguruar në sigurimet shoqërore (IKA), ka bërë që kjo të ketë një “frymarrje” më të gjerë dhe arkat e saj të mbushen në një masë të madhe nga mundi, djersa dhe gjaku i emigrantëve. Një fakt pozitiv për sigurimet shoqërore është se, nëpërmjet parave të derdhura për “sigurimin e emigrantëve” mbulohen shumë vrima përsa u përket pensioneve apo subvecionimeve të ndryshme. Karakteristikë është fakti se emigrantët, të cilët aktualisht paguajnë shuma të mëdha në siguracionet në (IKA), nuk do të përfitojnë në një të ardhme të afërt pensionin, sepse janë ende në moshë të re, por edhe për faktin se kuadri ligjor grek nuk parashikon një gjë të tillë. Nga studimet e sindikatave të përgjithshme greke rezulton se, nga të ardhurat në (IKA) paguhen pensionet e të gjithë pensionistëve të Greqisë, atëherë vetëm nga të ardhurate emigrantëve në sistemine sigurimeve, shteti grek do të kishte një përfitim prej 1% të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar. Pra, kjo është arsyeja që ky vend nuk legalizon një herë e përgjithmonë emigrantët njëllojë si vëndet e tjera europiane. Pasi ligji në themel të tij është ndërtuar mbi interesin e vlerës së parasë, të zhvasë sa të mundë...Në Greqi ligji parashikon pensione vetëm për shtetasit e huaj ( emigrantë) që vijnë nga vëndet anëtare të BE-së. Gjithashtu specialistët kanë vlerësuar se mbas dhjeë vjetësh 25% e popullsisë së Greqisë do t’a përbëjnë emigrantët e huaj. Gjithashtu duhet theksuar se sipas të g jithave studimeve të Sindikatave të Përgjithshme Greke , rezulton se hyrja e emigrantëve ekonominë greke nuk është shoqëruar me pasoja të rënda në tregun e punës, përkundrazi. Emigrantët ekonomik siç dihet punësohen në ato vënde pune, të cilat nuk preferohen më prej vëndasve dhe në një farë mënyre ka ndikuar që ekonomia greke të mos kishte probleme serioze, por pëkundrazi emigrantët luajtën një rol pozitiv...
Publikuar në gazetën “Ballkan” më 26 gusht 2005.
Emigrantët, “plaga që pikon” dhe BE-ja
Është fat i madh që edhe emigrantët janë njerëz. Por në vendet ku kanë emigruar duket se janë njerëz vetëm për të ofruar krahun e lirë të punës...Emigracioni, “plaga që pikon”, muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së Bashkimit Europian. Të ndodhur përballë një realiteti tronditës, qëllimi kryesor i vendeve anëtare ishte përpilimi i një strategjie të re, ndoshta për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë ksenofobisë dhe racizmit që ushtrohet ndaj emigrantëve. Por, zhvendosja e madhe e popullsisë në mënyrë ilegale drejt kufijve të Europës ka ndikuar që vendet e BE, të mendojnë se është e pa mundur për të shmangur emigrimin ilegal edhe pse në mes këtyre vendeve ra dakord për ruajtjen e përbashkët të kufijve. Një pjesë e vëndeve anëtare të BE kanë vështirësuar qëllimisht legjislacionin e tyre kombëtar për emigracionin për t’ua vështirësuar emigrantëve legalizimin. Me ndryshimin e njëpasnjëshëm të ligjeve dhe të qarkoreve duket qartë se emigracioni mbas ngjarrjeve tragjike të kohëve të fundit në Londër e Francë po merr gjithnjë karakter policor, duke mos patur asgjë të përbashkët me emigracionin e dekadave të mëparshme. Këto ndryshime kanë bërë sa që shkrimtari gjermani Max Frisch të shprehet me ironi se “emigrantët janë një forcë e madhe pune, si dhe kanë fatin të jenë njerëz”, (Kathmerini, 13 gusht 2006).
Fati i emigrantëve është në vartësi dhe varet nga politika që ndjek ai vënd për emigracionin. Qëllimi dhe strategjia e çdo vendi përballë fatit të emigrantëve janë të ndryshëm, kështu që një pjesë e tyre e shikojnë BE si një “kështjellë me dyer të mbylluara”, ku emigrantët të jenë në shërbim vetëm për të sjellë të mira materiale, pavarsisht se këto vënde kanë një histori dhe eksperiencë të veçantë si vende pritëse.
Strategjia e BE-së për emigracioninNë qëndrimet e shtetave anëtare të BE-së për emigracionin ka një lloj “dyfytyrësie”: Nga njera anë u nevojiten emigrantët si krahë pune me kosto të ulët, si rregullatorë të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe si zgjidhje e problemeve demografike, ndërsa nga ana tjetër, u tremben emigrantëve. Kjo dukuri vihet re në ksenofobinë dhe ligjet e ashpra për legalizimin. Dështimi i kushtetutës Europiane tregoi se këto vënde kanë shumë për të bërë, pasi në shumë pika nuk ranë dakord, por ranë dakord vetëm në një pikë të vetme, ta kthejnë Bashkimin Europian në një “kështjellë” të fortë kundër emigrantëve ilegalë.
Europa nuk ka pse t’i trembet emigrantëve të saj në qoftëse ajo ndjek një politikë të drejtë emigracioni, t’u japi të drejta të barabarta njëlloj me vendasit, nga ku edhe kjo shoqëri të respektoj emigrantët, të cilët sot për nga numri 37 milionë “përbëjnë” shtetin e 26-të në BE. Shumë përpjekje po bëhen në parandalimin e ashtuquajturit geto si në Francë, ku një shëmbull të mirë në këtë drejtim jep Greqia, nga ku banorët jetojnë në pallate sëbashku me emigrantët. Po a mjafton vetëm kjo?
Bashkim Europian po luan kartën e fundit lidhur me integrimin e emigrantëve, duke venë në dispozicion 1.7 miliardë euro ( 0.5 euro) për çdo emigrant, në një kohë kur akoma disa vende të këtij komuniteti ende nuk kanë zgjidhur përfundimisht problemin e legalizimit, po akoma po notojnë në ujrat e turbullta...
Në këtë komunitet 54% e emigracionit mbulohet, ku vetëm 44% prej tyre kanë mundur të futen në tregun e punës, ose 19% prej tyre të jenë të papunë. Janë gratë që kanë më shumë probleme se burrat lidhur me tregun të punës. Përsa i përket rolit të saj në shoqërinë vëndase me gjithë përpjekjet, as që bëhet fjalë.
Legalizimi, të paktën 1.176 euro!Në Greqi janë bërë tre përpjekje të mëdha lidhur me legalizimin e emigrantëve më 1998 me dekretet presidenciale 357 dhe 359, në vitin 2001 me ligjin 2910, si dhe në vitin 2005 me ligjin 3385, por fatkeqësisht mungesa e një vullneti të mirë, si dhe mos interesimi i duhur i gjihë forcave politike, ka ndikuar që emigrantët të ndodhen në atë gjëndje që e dimë të gjithë. Tashmë vëmendja është përqëndruar në të ardhmen e “brezit të dytë”, pra tek fëmijët e migrantëve.
Të huajt në Greqi zenë 8.1% të popullsisë së përgjithëshme, ndërsa sëbashku me minoritarët apo homogjenet të cilët nuk kanë lindur në këtë vënd zenë 10.3% të popullsisë. Në këtë drejtim Greqia është kampione përsa i përket numrit të madh të emigrantëve, ku 57% të tyre e përbëjnë emigrantët shqiptarë, të cilët janë nga vetmit që punojnë në sektorët më të vështirë si ndërtimi dhe bujqësia.
Asnjë nuk e di numrin e saktë se sa emigrantë ndodhen këtu, por në regjistrimin e fundit theksohet nga Instituti për Politikat e Emigracionit se numri i emigrantëve është në 750.000. Greqia është i vetmi vënd në Europë që mbi 50% e emigrantëve vinë vetëm nga një vend, nga Shqipëria.
Përpjekje të mëdha u bënë për legalizimin e fundit me anë të ligjit 3385/05, ku afati ishte në fund të prillit 2006, dhe deri në këto momente thuhet se numri i emigrantëve të ligjshëm është në 500.000. Një fakt është se, shumë emigrantë vështirësohen për të mbledhur shumën e kërkuar të paravolave, ku sipas të dhënave zyrtare një kërkesë e tillë për legalizimin e një emigranti kushton jo më pak se 1.176 euro, ose 3.828 euro për një familje 3 pjestarësh. Një shumë kjo e madhe për një emigrant duke marrë parasysh pagën mesatare 500 euro në muaj.
50% e emigrantëve duan të qëndrojnë në GreqiMë shumë se 50% e emigrantëve duan të qëndrojnë në Greqi , ndërsa rreth 300.000 prej tyre janë të siguruar në sigurimet shoqërore, nga këta 230.000 në IKA , ose 17% të numrit të përgjithshëm në këto sigurime. Në bujqësi emigrantët punojnë dhe janë të siguruar mbi 50.000 (OGA), ndërsa 10.000 në TEVE, ose 2.4% të numrit të përgjithshëm. Shqiptarët zenë 6.9% të numrit të përgjithshëm në këto sigurime shoqërore.
Përsa i përket kriminalitetit në vitin 1998 emigrantët zinin vetëm 0.6%, ndërsa në vitet 2003 kjo përqindje u rrit 5%, ku numri i keqbërësve në gjithë Greqinë llogaritet të jetë në 5000-6000 të huaj, ndërsa numri i evidentuar i keqbërësve është në 22.963 kundrejt numrit të përgjithshëm në kriminalitet që është në 173.298 keqbërës, ku 50% e të dënuarve vijnë si shkeje të paligjshëm kufiri, dokumenta fallco etj. Vetëm në burgun e fëmijëve në Avlona nga 204 të dënuar 155 ishin shqiptarë, ku në gjithë burgjet e vëndit të huajt zenë 45% të numrit të përgjithshëm. Policia i kontrollon emigrantët 15 herë më shumë se sa kontrollon një vendas.
Fëmijët e emigrantëve në shkollat e Greqisë.Fëmijët e emigrantëve në gjimnazet në periferit e Athinës vijnë nga 75 komunitete, ku 80% e këtyre nxënësve janë fëmijë shqiptarë, ndërsa në shkollat teknike (likio) shqiptarët zenë 83. 5% nga 70 komunitete të ndryshme. Po numri i madh i fëmijëve shqiptarë është edhe në qytetin e Selanikut ku fëmijët e emigrantëve zenë 8.5% të numrit të përgjithshëm, ku shqiptarët zenë 56.3% të ndjekur nga gjeorgjianët me 17.5% etj.
Emigrantët përballë ligjeve të emigracionit janë ndeshur me vështirësi të shumta, ku ligji i fundit i vitit 2005 me dashje apo jo, shtyn një pjesë të mirë të tyre në ilegalitet dhe kjo më shumë në ata emigrantë të cilët nuk mund të plotësojnë disa kushte të vëna. Greqia mundohet që me direktivat e BE të hapë rrugë emigrantëve në integrimin e tyre, ku pjesa më i mirë e emigrantëve duket se ia ka arritur këtij qëllimi. Po nga ana filozofike lind pyetja a mund t’u japë Greqia shanse emigrantëve për integrim të plotë, në një kohë ku akoma ka probleme me legalizim afatgjatë, me të drejta politike etj.
Asnjë emigrant i paligjshëm në Greqi.Kështu ka theksuar pak ditë më parë për radion Skaj 103.3 në Athinë, Ministri i Brendshëm Prokopis Pavlopulos, duke shtuar se “Emigrantët duhet të kenë të njëjtat të drejta me vëndasit. Dhe do ti fitojnë ato, duke filluar nga të drejtat në sektorin e punës dhe të integrimi në shoqërinë tonë”. Nuk është hera e parë që ministrat japin deklarata të tilla, të kujtojmë se të njëtën deklaratë pat bërë për median vëndase edhe ish ministria Vaso Papandreu. Po deri më sot këto lloj deklaratash kanë mbetur vetëm në premtime dhe asgjë më shumë. Po të shkojmë më larg do të shohim se kushtetuta aktuale vëndase nuk lejon përfitimin e të gjitha të drejtave politike për emigrantët e vëndeve jo anëtare të BE-së. Gjithsesi, zoti Pavlopulos ka theksuar se “Shpresojmë meqënese nuk patëm mundësi t’u japim këtë të drejtë emigrantëve që punojnë prej vitesh në Greqi, do të jemi gati në zgjedhjet e ardhshme. Prej kohësh ishte shfaqur nevoja e një organizmi të plotë të situatës, kjo nuk do të thotë se dëshirojmë të kufizojmë ardhjen e tyre...”.
Lidhur me legalizimin ministri Pavlopulos është shprehur se akoma nuk ka marrë fund shansi i legalizimit. Organet e administratës shtetërore janë në fazën e vlerësimit të situatës, ku kjo për shtetin grek është një eksperiencë e re, sa që ligji mund të ketë edhe boshllëqe... nuk do të mbetet asnjë emigrant i paligjshëm, ku nuk duhet të lejojmë asnjë viktimë shfrytëzimi nga të pandërgjegjëshmit.
Një fakt është se ndryshimi i herëpashershëm i ligjeve dhe dalja e mbi 70-80 qarkoreve lidhur me proçedurat e e galizimit duket se kanë humbur seriozitetin e duhur. Lidhur me këtë një sondazh i kryer vitin e kaluar në Greqi tregoi se 98% e emigrantëve nuk kanë besim dhe janë të pakënaqur nga legalizimi. Shpresojmë se deklarata e ministrit Pavlopulos të jetë e para dhe e fundit përsa i përket këtij problemi...
Publikuar ne gazeta "Tribuna"
Berisha letër Karamanlisit
Kryeministri Berisha mban premtimin e dhene
Ceshtja e siguracioneve ka qene nje nga ceshtjet krzesore te takimit te Kryeministrit Berisha me homologun Karamanlis, ne dhjetor 2005
Emigrantet perbejne 33 perqind te gjithe popullsise shqiptare, te shperndare ne 46 vende te botes mbare
Ministri grek Cituridis ka deklaruar se do te ndihmojme me shume per permisimin ne menyre te vazhdueshme marredheniet tona me popullin mik shqiptar
Kryeministri Berisha me anën e Ministrit të Punës Kosta Barka gjatë takimit që u zhvillua me Ministrin e Punës së Greqisë në Athinë Sava Cituridis i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit të Greqisë z. Karamanlisë. Letra ka të bëjë me sistemin e sigurimeve shoqërore për emigrantët shqiptarë lidhur me pensionet. Kjo doli nga deklarata e bërë gjatë takimit nga ministri grek Cituridis. Edhe pse i vonuar kryeministri Berisha me anën e kësaj letre duket se po mban premtimin gjatë takimit të bërë me kryeministri grek Karamanlis në dhjetorin e vitit të kaluar si dhe në muajin maj të 2006 në Selanik. E verteta është se ky problem jetik që ka të bëjë me çështjen e siguracioneve ka qenë një nga çështjet më kryesore të kryeministrit Berisha, ku në bisedimet me homologun Karamanlis dhjetorin e 2005 në Selaik i cili u shpreh se me qeverinë greke do të punojmë që Instituti i sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe Instituti përkatës i Greqisë do të zgjidhin problemin e pensioneve.
Një enigmë është dhe mbetet për emigracionin shqiptar në Greqi, se është i vetmi kryeministër shqiptar, ku deri më sot nuk ka bërë asnjë takim me emigrantët që punojnë dhe jetojnë në këtë vënd. Gjithashtu për Komunitetin Shqiptar, misterioze mbetet edhe vizita “personale” e Ministrit të Punës z.Barka në Athinë, i cili në takimin e zhvilluar me homolugun e tij grek Cituridis mesa duket nuk kishte dëshirë të kishte pranë gayetarë e korespodentët e ndryshëm në emigracion. Në një kohë, kur këto problem i përkasin më shumë se kujdo emigracionit shqiptar në Greqi...
Të përshpejtohen proçedurat e legalizimit
Sipas një publikimi në kanalin shtetëror të Radiotelevizionit grek, në takimin që patën dy ministrat e punës, të Greqisë dhe Shqipërisë, Savas Cituridis dhe Kosta Barkas, është rënë dakord që të ketë një lëvizje të ndjeshëm përshpejtim drejt lëshimeve të lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi.
Objekti kryesor i takimit ishte: arritja e një kuadri të ri bashkëpunimi ndërshtetëror që do të zgjidhë çështjen e njohjes si moshë pensioni të viteve të punës të emigrantëve në Greqi. Ranë dakord për nënshkrimin së shpejti të një protokolli të ri bashkpunimi , për të cilin së shpejti do të fillojnë nga puna në nivelin teknik delegacionet e të dy vendeve dhe nënshkrimi ka mundësi të bëhet gjatë vizitës së kthimit të ministrit grek në Tiranë.
Gjithashtu ranë dakord që për emigrantët shqiptarë të fillojë paksimi në mënyrë të ndjeshëm i sorollatjeve për legalizimet.
Ministri grek Sava Cituridis ka premtuar se shumë shpejt, do të shikohet se për emigrantët shqiptarë koha për tu pajisur me leje qëndrimi do të ulet në mënyrë të ndjeshëm etj.
Ministri grek Cituridis
Shqiptarët një faktor e rëndësishëm për zhvillimin e Greqisë
Simbas gazetës shqiptare “Tribuna” në Athinë, Me një dëshirë të mirfilltë, Cituridis ka deklaruar se “ do të ndihmojmë shumë për përmisimin në mënyrë të vazhdueshëm mardhëniet tona me popullin mik shqiptar. Në kuadrin e preokupacionit tonë për një sistem siguracioni social shpetimtar, shohin pozitivisht zgjidhjen e problemeve , përpiqemi të bëjmë çështë më racionale në bashkpunim me qeverinë shqiptare dhe brenda mundësive të vendit tonë. Shqiptarët që punojnë në Greqi janë një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit ”. Në mbyllje të deklaratës ministri grek ka përcjellë edhe ndjenjat e gjithë popullit grek.
Publikuar ne gazeten "Ballkan" me 12/08/2006
Reagime pas marrëveshjes për sigurimet
Greqi, “Protokolli i ri”, një shpresë e re për emigrantët shqiptarë, që jetojnë e punojnë në shtetin helen.
Vëndet e Bashkimit Europian kanë shumë rrugë për të bërë lidhur me tregun e punës e më pas me sigurimet shoqërore. Ky fenomen shumë delikat ka prekur pothuajse tërë komunitetin europian, si një bazë domosdoshmërie në jetën e përditshme. Më shumë të prekur në këtë drejtim janë komuniteti i emigrantëve, të cilëve sa po vjen po u shtrëngohet laku në fyt për shkak të papunësisë, gjë që ka ndikuar në vështirësinë në sigurimin e krahut të lirë në tregun e punës. Kjo gjë ka ndikuar që emigrantët, në përgjithësi ta sigurojnë vetë me vështirësi vëndin e punës, ndërsa për sa i përket zgjidhjes së sigurimeve shoqërore, kjo gjë mbetet akoma në një udhëkryq deri në atë fazë, që askush nuk mund të thotë me gojën plot ( nga organet kopetentë) se a do t’u njihet në të ardhmen mundi dhe djersa e derdhur për njohje pensioni. Realiteti është se deri më sot kontributi i emigrantëve në këtë drejtim njihet nga qeveria greke si një dokument bazë që hap dritë jeshile vetëm për legalizim, pavarësisht se më parë i është bërë ndoshta një padrejtësi, pasi ka munguar vlerësimi, vullneti, dëshira dhe ndihma konkrete e mekanizmit të shtetit. Në disa vënde europiane, kjo padrejtësi shprehet “me mburje” se është luftuar për të patur një barazi ndërmjet të huajve dhe shoqërisë vëndase. Por faktet radhisin të kundërtën.
Shqipëria më aktive për emigracionin.
Mbas 15 vjetë të emigracion shqiptar më së fundi Shqipëria duket se është kujtuar për nënshtetasit e saj. Dhe jo pa arsye. Për nga numri përbëjnë 33 përqind të gjithë popullsisë shqiptare, të shpërndarë në 46 vënde të botës. Janë këta emigrantë, të cilët kanë nevojë nga shteti i tyre, që jo vetëm t’i mbrojë nga ana ligjore, por, mbi të gjitha t’i përfaqësojë në mënyrë të garantuar, brenda standarteve të legjislacionit ndërkombëtare në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut luftojë për padrejtësitë, që u bëhen nga vëndet pritëse. Deri më sot politika e shtetit shqiptar, në përgjithësi, “strategjia” ndaj emigracionit shqiptar, jo vetëm që kanë qënë të pamjaftueshme, por pothajse kanë dështuar plotësisht.
Shqipëria zë një nga vëndet e para përsa i përket numrit të madh të emigrimit në krahasim me ato të vendeve te tjera, në një kohë kur problemi i emigracioni, si një “plagë që pikon”, duhet ta shihet si një problem mbarëkombëtar e jo partiak.
Faktikisht, mungesa që ka treguar shteti shqiptar në këtë aspekt në të kaluarën tregon indiferentizmin e pajustifikueshëm, në një kohë kur Greqia mban mbi shpatullat e saj rreth 600.000 – 700.000 shqiptarë. Kryeministri Berisha është i vetmi kryeministër shqiptar, që deri më sot nuk ka mundur të bëjë një takim me emigrantët. Megjithatë ka shfrytëzuar rastet e veçanta për këtë gjë. Por a mjafton kjo praktikë?
Në një takim tranzit të para pak kohshëm me homolugun e tij grek, zotin Karamanli, ka treguar interes të veçantë, duke prekur edhe një herë problemin e sigurimeve shoqërore. Një gjë duhet theksuar: emigracioni nuk është problem partiak por mbarëkombëtar. Ky problem nuk i përket vetëm mazhorancës, por edhe partive opozitare.
Lidhur me problemin e sigurimeve shoqërore, Ministri grek i Punës, Cituridhis, duket se është i vetmi deri më sot që ka hapur shumë hapësira në fushën e sigurimeve shoqërore të vëndit, me pikësynime pozitive përsa i përket refomave. Nga ky ministër pritet që deri në fund të vitit të ketë hartuar një projekt ligj për këtë problem, ndërsa nga qeveria Karamanlis pritet që gjatë vitit 2007 në këtë sektor të bëhet një reformë përfundimtare, me shprese zgjidhjen e këtij problemi të mprehtë. Lidhur me këtë, një javë më parë, Ministri i Ekonomisë Kombëtare të Greqisë ka deklaruar se në arkat e sigurimeve shoqërore ka një mungesë prej 400 miliardë eurosh, në një kohë kur pritet që në vitin 2050 pagesat e pensioneve do të dyfishojnë akoma më shumë këtë mungesë eurosh në këto arka. Shumë analistë ekonomistë vendas e shikojnë me shqetësim dhe pesimistë të ardhmen e sigurimeve shoqërore.
Ambasadori shqiptar,
z. Vili Minarolli: “Takimi ishte i një dëshire të mirfilltë...”
Ministri i Punës së Shqipërisë, Kosta Barka, zhvilloi një takim personal të planifikuar me zotin Cituridhis, për të diskutuar programet e dy ministrive përkatëse të Punës. Paraprakisht, për këtë takim kërkova një takim me drejtorin e kabinetit të ministrit të punës greke, ku biseduam rreth problemeve në fjalë. Problemet më kryesore të takimit ishin problemet e emigrantëve shqiptarë, që janë me banim në Greqi prej shumë vitesh, si problemi i sigurimeve shoqërore, punës sezionale, si dhe ato midis dy ministrive. Lidhur me këto probleme diskutuan dy ministrat, ku ranë dakord që të të punojnë për hartimin e një marrëveshje të njohjes së vjetërsisë në punë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej shumë vitesh këtu, në përputhje me standartet e Bashkimit Europian. Takimi kishte një mirëkuptim të plotë, me dëshirë dhe vullnet reciprok për të zgjidhur këto probleme. Unë, në takimin që pata me dy ministrat informova ministrin grek lidhur me bisedën që kishte bërë kryeministri Berisha me kryeministrin Karamanlis. Unë mendoj se së shpejti dy ministritë do të ulen për të hartuar projektin, i cili do të zgjidhë përfundimisht një herë e përgjithmonë këtë problem. Gjithashtu ministrit grek i ngrita mundësinë e punësimit sezonal të shqiptarëve, pasi qytetarët grekë në mënyrë ilegalë i marrin shqiptarët në kufi. Kjo punë duhet legalizuar, për t’u futur në kanalet e rregullta, pasi është në interes të përbashkët.
Kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi:
Ky problem është tepër i vonuar, me një humbje kolosale ekonomike jo vetëm për emigrantët, por edhe për vetë shtetin shqiptar. I pari problem që duhej zgjidhur ndërmjet dy qeverive ishte problemi i sigurimit të pensionit. Po çfarë bëhet me 100,000 emigrantë të cilët punuan në Greqi dhe kanë të dokumentara këto vite pune? Ndërsa sot ndodhen në Shqipëri, ku të humbur padrejtësisht janë indivi dhe shteti shqiptar. Po një numër i madh prej 150.000 gra, që punojnë në pastrimin e shtëpive, i paguajnë paratë nga xhepi për të marrë vetëm legalizimin, kurse nga ana tjetër paguajnë edhe në Shqipëri, për t’u njohur vjetërsia për pension, në një kohë që punojnë e paguajnë edhe në Greqi.
Pensionet merren në atë vënd ku punon dhe kontribuon
Nga një bisedë zhvilluar pak kohë më parë me përgjegjësen e Sigurimeve Shoqërore dhe Pensioneve në Tiranë, z. Iva Zaimi u shpreh se “për kontributet e dhëna në Greqi, pensioni merret në atë vënd ku janë dhënë këto kontribute. Emigrantët shqiptarë në Greqi, kanë të drejtë të marrin pension, ndërsa për ata që nuk duan të humbasin vitet e punës që kanë në Shqipëri, duhet t’i blejnë vetë që u duhen për të plotësuar kontratën e pensionit, ku dhe pensioni do të merret pasi të ketë mbushur moshën 60 vjeç për gratë dhe 65 për burrat...”
Ndërsa në një konferencë ndërkombëtar zhvilluar pak muaj më parë, organizuar nga Instituti Grek për Politikën e Emigracionit, në bashkpunim me Institutin Ndërkombëtar “Migration Policy Institute ( MPI) u theksua nga vetë drejtori i Institutit grek për Politikën e Emigracionit grek z Aleksandër Zavo i cili u shpreh midis të tjerave se “ka patur vonesa të mëdha dhe për shumë kohë u kufizua me një kuadër shumë të rreptë, me një logjike policore, me zgjidhje të çastit dhe pa asnjë perespektivë afatgjatë. Çështja e emigrantëve, duhet të ndërlidhet me politikën zhvilluese dhe me ringjalljen e sistemit të sigurimeve shoqërore, pasi shumica e emigrantëve ka shprehur dëshirën që të qëndrojnë dhe të integrohen në jetën social- ekonomike të Greqisë”.
25% të siguruarve në sigurimet shoqërore janë emigrantë
Kontributi i emigrantëve në përgjithësi në sigurimet shoqërore (IKA) është i padiskutushëm dhe asnjë nuk mund ta mohojë këtë gjë, pasi faktet flasin vetë. Një ndër katër të siguruar në sigurimet shoqërore është emigrant ekonomik, në një kohë kur shteti grek akoma nuk u njeh emigrantëve shqiptarë për pension vitet e punuara në Greqi.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 1.900.000 punëtore të siguruar, mbi 500.000 janë emigrantë ekonomikë. Nga këta 243.033, ose 25%, janë emigrantë shqiptarë. Politika dhe presionet e ndryshme kanë ndikuar që numri i madh i emigrantëve të huaj të siguruar në sigurimet shoqërore ka bërë që IKA të ketë një frymëmarrje më të gjerë dhe arkat e saj të mbushen me të ardhura nga mundi, djersa dhe gjaku i emigrantëve.
Pozitive është për sigurimet shoqërore fakti se për “sigurimin e emigrantëve” mbulohen shumë “vrima”, përsa u përket pensioneve apo subjekteve të ndryshme. Karakteristikë është fakti se emigrantët, të cilët paguajnë shuma të mëdha në siguracione, deri më sot nuk përfitojnë pension, pasi kuadri ligjor grek aktualisht nuk e parashikon një gjë të tillë. Është një padrejtësi, sepse emigrantët punojnë dhe nuk gëzojnë ato që u takojnë.
Si një vënd i veçantë, nga më të vonuarit në krahasim me vëndet e tjera europiane, ligji në Greqi parashikon pensione vetëm për shtetasit e huaj, që vijnë nga vëndet anëtare të BE-së. Lidhur me këto padrejtësi sekretari i sindikatave të ndërtimit në Athinë, Jorgos Theodhoros, është shprehur se “është një padrejtësi që u bëhet emigrantëve, pasi atyre akoma nuk u njihen vitet e punës për pension, por nga ana tjetër duhet që vëndet nga vinë emigrantët të bëjnë presione. Emigrantët do të marrin pensione vetëm atëhere kur ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë të lidhen marrëveshje dypalëshe...”
Gjithashtu specialistët kanë theksuar se mbas një 10 vjeçari, 25% e popullsisë do të përbëhet nga emigrantët e huaj. Gjithashtu duhet theksuar se sipas të gjithave studimeve të Sindikatave të Përgjithëshme të Greqisë, rezulton se hyrja e emigrantëve në ekonominë greke nuk është shoqëruar me pasoja të rënda në tregun e punës, përkundrazi, emigrantët ekonomik punësohen në ato vënde pune, të cilat nuk preferohen më prej vetë vëndasve dhe në një farë mënyre ka ndikuar që ekonomia greke të mos kishte probleme serioze, por përkundrazi emigrantët luajtën një rol pozitiv në ekonominë e këtij vëndi...
Publikuar ne gazeten Ballkan me 12/08/2006
Si mund të përfitohen dy pensionet paralele
Flet Igrid Zaimi, përgjegjëse e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.
“Për emigrantët që nuk duan të humbasin vitet e tyre të punës që kanë në Shqipëri, duhet t’i blejnë vetë vitet që u duhen për të plotësuar kontratën e pensionit. Çdo emigrant që të marr pension të pjesshëm duhet t’i ketë këto 15 vite pune dhe nëse ka tetë vite, shtatë të tjera duhet t’i blejë vetë”
Fakt është se pala shqiptare lidhur me pensionet e emigrantëve në Greqi, i pati paraqitur palës greke një program të posaçëm në vitin 2000, po deri më sot ky program ka mbetur në heshtje. Një fakt tjetër, është se emigrantëve ditë e punuara nuk u njihen si vjetërsi pune, por vetëm u njihen për t’u legalizuar përkohësisht. Greqia sot po kalon një krizë të vërtetëdhe herë pas here, ajo ka marrë reforma të ndryshme duke mos gjetur akoma një rrugëdalje. Por, si ka mundësi që këto shtete europiane të forta ekonomikisht, rrisin vitet e daljes në pension në 5-7 vite, ndërsa në Shqipëri me një ekonimi të dobët ulen në 15-20 vjet?! Mos vallë në vëndin tonë kemi të bëjmë me një tregëti kompanish, apo me një strategji eksperimentale?!
Igrid Zaimi, përgjegjëse e Sigurimeve Shoqërore dhe pensioneve në Tiranë, në këtë kuadër, kur tregu i lirë dhe konkurenca nxorrën në dritë dhe kompanitë e para private të pensioneve, shpjegon se si një emigrant shqiptar në Greqi mund të marri pensionin e tij nga shteti amë, ndërkohë që kontriubon për të marrë dhe një pension të dytë, nga shteti grek.
A ka marrëveshje me Greqinë për pensionet?Nuk kemi ende një marrëveshje me Greqinë në këtë pikë. Por, di të them se për kontributet e dhëna në Greqi, pensioni merret në atë vënd ku janë dhënë këto kontribute. Emigrantët shqiptarë në Greqi, kanë të drejtë të marrin pension nga Sigurimet tona Shoqërore, në bazë të kontributit që ka dhënë në Shqipëri.
Dhe nëse nuk ka dhënë aq kontribut sa duhet?Ka sigurim vullnetar. Për emigrantët që nuk duan të humbasin vitet e tyre të punës që kanë në Shqipëri, ka dhe një mundësi tjetër. Pra, në se duan të marrin një pjesë të pensionit dhe nuk kanë aq vite pune, duhet të paguajnë një kontribut vetë vitet që u duhen për të plotësuar kontratën e pensionit.
Çfarë mundësish jep shteti shqiptar?Janë dy raste. Është pensioni i pjesshëm që me ndryshimet e ligjit, nga 20 vjet u bë me 15 vjet pune. Pra çdo emigrant që të marr pension të pjesshëm duhet t’i ketë këto 15 vite pune dhe nëse ka tetë vite, shtatë të tjera duhet t’i blejë vetë, pra, do të paguajnë këtu në mënyrë vullnetare. Ndërsa mbi 15 vite punë, mund të shtojnë për të marrë pensionin e tyre të plotë. Ligji aktual kërkon që të merret pensioni i plotë, kontributet e 35 viteve pune, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.
Ndërkohë emigranti është në Greqi. Si do ta zgjidhi këtë problem. Duhet të vijë në Tiranë?Nuk është e domosdoshme. Në mungesën e tij fizike mund të dërgojë një nga të afërmit e tij. E autorizon për të kryer veprimet. I afërmi mund të vijë me librezën e punës dhe një çertifikatë të personit të interesuar dhe kryen veprimet. Këtu kryhet një llogaritje paraprake e viteve të punës që ka, i hapet një librezë kontributesh dhe një vertëtim shoqërues.
Sa duhet të paguash për një vit?Një fakt nuk është se matet me vite, por me vlerë mujore. Dhe vlera mujore është 3722 lekë të reja. Kjo nuk ka rëndësi për profesionin që një njeri ka bërë në jetë. Kjo vlen thjesht për vjetërsinë e përgjithshme. që nga 1 tetori i vitit 1983 çdo njeri ka të drejtë të blejë vite pune për pensionin e pleqërisë.
Mund të bësh parapagim?Absolutisht jo. Mund të blesh vitet e shkuara, por jo ato që do të vijnë, pasi çdo vit që vjen ndryshon dhe masa e shumës që paguhet për pensionet. Në të gjithë botën paguhen sigurimet shoqërore dhe ka ligj për një gjë të tillë. Pra dhe një emigrant në Greqi duhet të plotësojë pensionin sipas legjislacionit grek dhe përfiton pension në Greqi, ashtu siç dhe në Shqipëri kërkojmë kontribut për 15 vite pune për të dhënë një pension të pjesshëm
Ka vlerësime të ndryshme në bazë të profesionit?Ka një kategori të parë, ku përfshihen profesionet e rënda si minatorët, një pjesë e punonjësve që kanë punuar mbi sipërfaqen e minierave, aviacioni. Në kategorinë e dytë, radhiten tornitorët, poligrafiku, arsimtarët. Po shumica e popullsisë përfshihen në kategorinë e tretë. Midis kategorive ka ndryshime në moshë dhe në vite pune. Por do të vijë duke u ngushtuar fare, derisa të mos ketë më dallim.
Cila është këshilla juaj për emigrantët tanë në greqi?Duhet të kenë kujdes të gjithë ata që kanë vite pune në Shqipëri, fjala vjen 10 apo 12 vjet. Duhet të bëjnë kujdes sepse duhen për 3 apo pese vjet. Në këtë mënyrë, ata që janë të kujdesshëm marrin një pension minimal nga shteti shqiptar dhe pjesën tjetër e marrin sipas ligjit të sigurimeve shoqërore të shtetit grek. Gjithmonë ky pension jepet pasi ke mbushur moshën 60 vjet për gratë dhe 65 vjet për burrat.
Ndërkohë në Shqipëri kanë filluar aktivitetin dhe Sigurimet Shoqërore private, çmendoni për to?Di që vetëm dy ditë më parë janë prezantuar publikisht dy prej tyre. Por nuk kam asnjë lloj informacioni për to:
Publikuar ne gazeten "Ballkan" 18/11/2005
Ambasada në Athinë, një organizëm i dominuar nga mafia
( Vijon nga numri i kaluar )
Më 7 gusht të vitit të kaluar, gazeta “Ballkan” e ka trajtuar këtë çështje dhe u kërkoi organeve kompetente që të ushtronin kontroll në sektorin ekonomik të ambasadës, duke bashkpunuar me bashkitë dhe prefekturat e Greqisë, me qëllim për t’u dhënë fund një herë e mirë përvetësimeve dhe shpërblimevetë parasë. Lidhur me shërbimin konsullor, nga sondazhi i fundit, i kkryer në maj të 2005 me emigrantët doli se 84% e tyre ishin të pakënaqur. Për pakënaqësitë karshi vepimeve të ambasadës, emigrantët në vitet 2000-2003 kanë kryer edhe tre manifestime para derës së saj në prani të policisë greke.
Të punësuar familjarisht në ambasadë
Korrupsioni i ka rrënjët në vitet 1997, ku filluan për herë të parë legalizimet. Në atë kohë deri më sot, në ambasadë punojnë familjarisht burrë e grua, por dy vite më parë, në sektorin më delikat të arkëtimit, punonte familja e diplomatit Gaqo Simaku ( burrë e grua, motra e gruas, si dhe vajza ). Po kjo çështje u trajtua në shtypin shqiptar në gazetën “Rilindja XXI” me titullin “Bejlerët e ambasadës”. Më pas nga turpi ministria e largoi atë duke u hapur rrugën të tjerrëve. Korrupsioni i shtetit shkon derisa muzikanti Andi Mahilaj, pa arsim përkatës, emërohet diplomat dhe qëndron si një monument kulture për tetë vjetë plotë në detyra tëlarta të ambasadës, në një kohë kur ai duhej dëbuar pas Gaqo Simakut, pasi vinte dorë mbi emigrantët, duke u shqyer dhe rrobat e trupit , po ashtu dhunonte gazetarët në krye të detyrës. Shteti shqiptar duhet të shikojë se sa të ardhura kanë nga rrogat mujore dhe se ku i kanë bërë pushimet dhe sa para kanë nëpër bankat e huaja. Dikush në sektorin e çertifikatave sot po ndërton një vil në periferit të Athinës, në një kohë kur të ardhurat nga rroga mujore janë jo më shumë se 300 euro dhe Greqia, përsa i përket jetesës, është një nga vendet më të shtrejnta në Europë.
Kuptohet se deri më sot ambasada jonë në Athinë është pronë e një grupi a rrjeti miqësor që zor mund të mendohet për ata që ndodhen aty për t’i shërbyer shtetit shqiptar dhe shtetasve të tij. Familjarizmi dhe sojëzimi i vendeve të punës në një përfaqësi diplomatike tregon për këtë gjë. Kuptohet se çfarë diplomacie mund të bëjë kjo ambasadë me këta lloj njerëzish të korruptuar. Ambasada e Shqipërisë në Athinë është pasqyrë e shtetit shqiptar dhe përfaqësuese e denjë e tij. Mjafton një i huaj ose emigrant shqiptar të shohë këtë ambasadë në radhë të gjatë njerzish, jashtë në shi e në vapë, pa tualet e ujë, me punonjës që të shikojnë nga duart për të mbaruar punë, menjëherë do të krijoj një ide të qartë për shtetin dhe qeverinë shqiptare.
Po të shikosh një për një diplomatët apo punonjësit e Ambasadës Shqiptare në Athinë, kupton se ndonjëri mund të ketë arsimin përkatës, ndërsa shumica janë të ardhur me miqësi, duke filluar nga ministrat dhe kryeministrat. Pr deri kur do të vazhdojë kjo gjë?
Ende pa ardhur ambasadori Minarolli, edhe pse i emëruar, një zënie e drejtë e emigrantëve me punonjësit konsullor bëri të bllokohej për disa çaste zyra e shërbimit të çertifikatave pasi atje po bëheshin allishverishe. Menjëherë dipllomati Sofokli thirri me telefon policinë greke e në këto raste të tilla erdhi në një kohë rekord, dhjetë makina policie, katër motora, dy kamiona, me në krye vetë shefin e Athinës.
Për një çast policët e shumtë pushtuan komplet ambasadën duke u futur në zyrat ku punonin punonjësit shqiptar. Lidhur me këtë veprim të dënueshëm, diplomati që krijoi këtë rrëmujë ia mbajti të fshehtë ambasadorit Bashkim Zeneli, i cili e mësoi disa ditë më vonë nga gazetarët. Këta janë një pjesë e diplomatëve tanë të korruptuar, të paaftë për të zgjidhur problemet dhe që kanë më të lehtë të veprojnë në këtë mënyrë qesharake, ku lejojnë trupat e policisë të pushtojnë ambasadën për disa orë, të bëjnë si të duan në territorin e ambasadës, në zyrat ku punoin konsujt.
Një fakt, në Greqi ka vite që shumë të rinj kanë mbaruar shkollën e lartë të diplomacisë, ndërsa sot punojnë në ndërtim, sepse prindërit e tyre janë të thjeshtë dhe nuk kanë para të paguajnë. Lind pyetja: A ka mundësi të ndalet korrupsioni në trupin diplomatik?. Kush mund ta bëjë këtë më mirë? A mund ta bëjë titullari i ambasadës? Mundet, në qoftë se nuk është i përzier me korrupsionin, pasi i ka të gjitha mundësitë për ta ndaluar. Kjo më shumë se kurrë tashmë i ka mbetur në dorë ambasadorit Vili Minarolli, i cili ende pa e njohur mirë personelin e ambasadës është i detyruar ta përmbysë me forca dhe kurajë këtë skandal shumëvjeçar, por me rrënja të thella sa ai vetë ndoshta sa ai vetë nuk mund ta besojë për t’ia dalë mbanë i vetëm. Cila do të jetë përgjigja e Ministrisë së Jashtëme për këto korrupsione turpi. Cili do të jetë pozicioni i kryeministrit Berisha? Dihen skandalet lidhur me kandidaturat që do të përfaqësojnë vendin tonë në ambasada në vendet e ndryshme, duke u bazuar më shumë në miqësi sesa në aftësi profesionale dhe diplomatike. Qeveria “Berisha” nuk duhet të harrojë se u ndesh mbi pesë raste me kundërshtime të vetë presidentit të Republikës, i cili i ka ndryshuar ato.
Publikuar, e diel 25 Qershor 2006
Apel kryeministrit shqiptar
Ambasada në Athinë një organizëm i dominuar nga mafiaFatura greke, e cila përdorej në Greqi për këpucarët, ka shërbyer njëkohësisht edhe si faturë që u jepej emigrantëve nga Ambasada Shqiptare në Athinë si tregues pagese parash prej 30 dollarësh.
Janë 84 kaseta të filmuara, të cilat prej disa javësh po mbajnë peng një pjesë të diplomatëve dhe punonjësve të Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të të gjitha konsullatave. Në bisedat me protagonistët e kamerave të fshehta mësojmë se ky është vetëm fillimi i zinxhirit korruptiv, sepse maja e ajsbergut arrin në dikasteret më të larta. Me gjithë presionet dhe kërcënimet nga Shqipëria , protagonistët antikorrupsion janë të vendosur që t’i tregojnë opinionit publik gjëndjen reale dhe vuajtjen e emigrantëve shqiparë në këto ambasada.
Cili do të jetë reagimi i qeverisë shqiptare këtë radhë? A do të ketë reagime nga lart? Për më tepër që ky skandal plas në një kohë kur vetë ambasadori shqiptar Vili Minarolli akoma nuk është njohur me personelin dhe stafin e ambasadës së tij. Pa dyshim ditët e fundit ai po jeton çastet më të vështira të karrierës së tij politike, sepse përveç detyrave të larta diplomatike, është detyruar t’i përballojë i vetëm një trashëgimi të korrupsionit 10-15 vjeçar brenda dhe jashtë mureve të godinës së ambasadës. Të gjithë e dinë se korrupsioni në këtë ambasadë nuk ka mbërthyer vetëm rojen e portes, por si rrjet merimange ka mpleksur edhe dikasteret më të larta të vendit. Nuk është vetëm punonjësi Besnik, apo sekretari i parë Shkëlzeni. Pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta janë në total 13 dhe përgjegjësinë për këtë skandal duhet ta mbajë qeveria shqiptare, që i kanë kthyer këto përfaqësi në vende miqësie dhe çifligje personale.
Ambasada e Shqipërisë në Athinë, e qarkuar dhe e dominuar prej mafies.Nuk ka dyshim që ambasada e Shqipërisë në Athinë është një organizëm i qarkuar dhe i dominuar prej mafies. Ky titull nuk përbën një truk gazetaresk, por fatkeqësisht një realitet. Ambasada dominohet nga mafia shqiptare. Në të shumtën e rasteve, ky organizëm dyfytyrësh ka vepruar në shërbim të një rrjeti mafioz, ku padyshim rrënjët e përgjegjësisë duhen kërkuar deri te vetë ministrat e Jashtëm, të cilët për interesa personale kanë emëruar në detyra të larta diplomatike njerëz jo vetëm pa arsim përkatës, por aventurierë e pa kulturë. Jo pak herë gazetat shqiptare opzitare, si “Rilindja XX”, “Zëri i Emigrantit”, “Iliria” dhe së fundi “AlbaNewws”, që në numrat e parë e kanë trajtuar këtë problem, saqë gazeta “Iliria” dhe “AlbaNews” e paguan shtrejntë, duke u mbyllur nga organet e policisë në bashkëpunim me diplomatin e ambasadës, z. Andi Mahilaj. Pak kohë më parë u ushtrua një kontroll që e nxorri ambasadën të larë.
Diplomati “menaxher”, përsëri diplomatKorrupsioni nuk la pa tërhequr edhe vëmëndjen e shtypit grek të kohës rreth blerjes së godinës së Ambasadës Shqiptare. Sipas kësaj gazete, një diplomat i atëhershëm “X” ishte menaxheri kryesor për blerjen e godinës së re (ambasada e sotme) dhe u tregua se për të ardhur si diplomat në Ambasadën shqiptare në Greqi kishte paguar shuma të mëdha dollarësh ndaj politikës shqiptare. Menjëherë pas “blerjes” së ambasadës, diplomati “menaxher” u larguar për disa muaj nga kjo detyrë, për të ardhur më pas. Edhe sot që flasim, ai ka një nga postet më të larta në këtë ambasadë. Në blerjen e “ambasadës” u vëzhguan gjoja 36 godina dha pas kërkimeve u ble e sotmja, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me zgjidhjen e problemeve të emigrantëve në zyrat konsullore dhe me fjalën e rehati. Aparenca e jashtëme e ambasadës së re, falë bukurisë së jashtme dhe zyrave luksoze të punonjësve dhe vendosjes në një vend dinjitoz të flamurit kuq e zi, bën të ndien krenar mbi 700.000 shqiptarë. Por nga brenda situata mund të cilësohet skandaloze. Për emigrantët akoma nuk është kujtuar njeri për të vendosur të paktën një llastik uji të pijshëm, një WC apo një stol për të moshuarit dhe gratë shtatzëna, duke marrë parasysh që paratë që paguajnë emigrantët janë 166 herë më të larta se shërbimet e banorëve të Athinës dhe të Greqisë. Le pastaj të bësh krahasime me shërbimet ndaj grekëve. Nuk mund të bësh krahasime. Ky ndryshim i madh ndërmjet dy vendeve në shërbimet kundrejt emigrantëve mendojmë se i ka ka rrënjët e thella në korrupsionin që ka sunduar prej vitesh në Ambasadën Shqiptare, fakte aspak të panjohura për shtetin shqiptar
Ekonomia e ambasadës kontrollohet nga mafiaJo pak, po rreth 600-800 veprime kryen në ditë brenda mureve të ambasadës, si dhe dhjetra të tjera kryn jashtë saj në mënyrë të paligjshme, gjithmonë në ndjekjen e 13 kamerave të vendosura përreth godinës. Shumica e kësaj veprimtarie ekonomike ishte e kontrolluar nga duart e diplomatëve të korruptuar. Bashkpunimi i shkëlqyer i punonjësve me njeri-tjetrin, ndarja e tyre në grupe duke filluar që nga portieri, shoferi e deri te diplomati, barrikakada që kishin ngritur në komunikimin e ambasadorit me emigrantët, ishin pak a shumë strategjia e grupit mafioz. Burimet zyrtare flasin se për vitin 2002 kryeshin në sportelet konsullore 60.000 veprime në vit, në vitin 2003 u kryen 120.000 veprime, ndërsa në vitin 2004 u kryen 135.000 veprime të tilla, në një kohë që emigrantë shqiptarë të ligjshëm numërohen rreth 600.000. Deri në vitin 2002 për veprime financiare ambasada u jepte emigrantëve si tregues pagese një faturë këpucarësh, ndërsatani as që bëhet fjalë për fatura pagimi. Atëher, si kontrollohen hyrjet e lekëve në këtë ambasadë, kur nuk ka formularë dhe nuk ka fatura?
Vijon ne numrin e ardhshem
Publikuar 25/6/2006
OKB akuzon Greqinë për trafikun e fëmijëve
Një realitet është se vitet e fundit Greqia është vëzhgimin e organizmave të ndryshme lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Çdo vit ky vend përballet me kritika dhe akuza nga më të rëndat e më të ashprat, që u janë bërë ndonjëherë vendeve të familjes evropiane. Po me gjithë këto vërejtje të njëpasnjëshme, Greqia mbetet një nga vendet më të prapambetura, duke ndjekur një strategji ndoshta të gabuar kundrejt të huajve. Komisioni i Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut “Humani Rights” i Kombeve të Bashkuara, me anën e një raporti special ka akuzuar Greqinë me akuza tepër të rënda lidhur me keqtrajtimin e fëmijëve të mitur në trafikimin klandestin, hedhjen në treg për llogari prostitucioni të mijëra fëmijëve. Ky publikim zyrtar është bërë në raportin e fundit të marsit 2006 nga i dërguari i lartë i OKB-së në Greqi, si dhe bashkëpunëtori i Kofi Anan, Zhan Migel Peti. Gjithashtu, të njëjtat akuzua rëndojnë edhe për median po ashtu edhe për policinë vendase, por më shumë nga të gjitha, akuza më e rëndë ka prekur edhe rastin e zhdukjes misterioze të 502 fëmijëve në “Fondacionin eksperimental” të kryer nga vetë qeveria e Greqisë më 1998, në “Agia Varvaras” në Sigru të Athinës. Raporti, i përbërë prej 24 faqesh, me 4 kapituj, si dhe 121 paragrafë, ka evidentuar një sërë problemesh që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin e fëmijëve të huaj. Më konkretisht raporti bën fjalë për trafikimin e më shumë se 5800 fëmijëve, kryesisht shqiptarë dhe ciganë (romë), nga ku dyshon se në këtë trafik janë përfshirë edhe një pjesë e punonjësve të policisë. Nga burimet zyrtare, që i dhanë shërbimet informatike të Ministrisë së Rendit dhe ajo e Drejtësisë të dërguarit të OKB-së Piter, theksohet se shfrytëzimi i fëmijëve në pikat kryesore të rrugëve të Greqisë arrin deri në 12 orë në ditë, në frikën e tmerrin e trafikantëve, duke u sjellë atyre miliona euro në vit. Zhan Piter, si i dërguar i posaçëm i OKB-së për hartimin e raportit special, ka qëndruar në Greqi në nëntor të vitit të kaluar, po ashtu ai ka bërë vëzhgime edhe në Shqipëri në muajin tetor, po të vitit kaluar.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2006
BE, kushte Greqisë për të drejtat e emigrantëve
Të huajt, që punojnë në Greqi, këtej e tutje me të drejtë voteGreqia më së fundi ka bërë një hap përpara, duke u dhënë të drejta politike emigrantëve të ardhur nga vendet e treta dhe që nuk bëjnë pjesë në Komunitetin Evropian. Bëhet fjalë për emigrantët, të cilët kanë shumë vite qëndrimi në këtë vend. Është direktiva e Bashkimit Evropian të 25 nëntorit të vitit 2003, nr. 109/EK, ku të parët, që kanë përfaqësuar këtë direktivë dhe kanë mbështetur emigrantët, ka qenë partia opzitare e PASOK-ut dhe veçanërisht kryetari i saj, Jorgo Papandreu. Lidhur me këto të drejta, Qeveria e Karamanlisit është ndeshur jo pak herë me kritikat Komisionit Parlamentar Evropian si dhe të opozitës vendase. Emigrantët, me ligjin e ri të dalë nga Ministria e Brendshme Nr.160/2006, fitojnë më shumë të drejta se deri më sot. Gjithashtu konsiderohet si një rrugë e mbarë jo vetëm për të drejta politike për të votuar për bashkitë, po më e rëndësishme është se u lehtëson procedurat e bashkimit familjar, ku deri më sot zbatimi i këtij ligji ishte një ëndër e largët “europiane”. Jo pak, por më tepër se dy vjet ju desh kësaj Ministrie që të studionte dhe të hartonte këtë ligj “magjik” të një niveli evropian, ku, padyshim, një rol të rëndësishëm në projektimin e këtij ligji ka luajtur presioni i BE-së.
KushtetPërfitojnë emigrantët e ardhur nga vendet e treta dhe jo të vendeve të BE-së, si dhe ata, të cilët kanë një qëndrim më shumë se 5 vjet në Greqi, por me kusht që të ardhurat vjetore të përmbushin nevojat e familjes së tyre, duke mos rënduar arkën e sistemit ndihmës shoqëror të shtetit. Një kusht tjetër i domosdoshëm është që emigranti të jetë i siguruar në sigurimet shoqërore, si dhe të ardhurat e familjare në vit të jenë tregues që ai është taksapagues i rregullt. Gjithashtu, shëndeti i tij, por dhe i gjithë familjes të mbulohet nga arkat e sigurimeve shoqërore dhe jo nga shpenzimet e shtetit. Të njohë mirë historinë e kulturën e Greqisë dhe të flasë mirë gjuhën e këtij vendi. Në këtë ligj përjashtohen studentët, të cilët do të trajtohen sipas ligjit të mëparshëm, 2910/2001. Në plotësimin e këtyre kushteve emigrantët e vendeve të treta kanë të drejtë të bëjnë kërkesat për marrjen e lejes së qëndrimit me afat të gjatë. Për këtë leje emigrantët duhet të fillojnë edhe njëherë nga mekanizmi burokratik shtetëror, pasi shteti deri më sot u është borxhli emigrantëve në dhënien e dokumentave, për të cilat janë në pritje prej 10 muajsh.
DetyrimetFotokopje të pasaportës, ose të lejes së mëparshme të qëndrimit. Tregues nga zyrat e taksave, duke përfshirë edhe dy vitet e mëparshme (ku tregon se nuk ka detyrime ekonomike ndaj shtetit). Të tregojë se të ardhurat vjetore janë mbi 8.500 euro, po ashtu të tregojë me dokument se është i siguruar në sigurimet shoqërore dhe se nuk e rëndon shtetin. Gjithashtu, sikur të mos mjaftojnë këto, emigranti duhet të tregojë se ka blerë shtëpi dhe se kjo banesë i mbulon nevojat e strehimit të familjes së tij dhe se vjen nga një vend i “botës së tretë”. Të tregojë njohje të gjuhës, të dijë mirë historinë dhe kulturën greke. Këto të fundit janë edhe për fëmijët mbi moshën 16 vjeç, të cilët duhen të kenë kryer, ose të vazhdojnë shkollën në këtë vend. Emigrantët janë të detyruar që të kryejnë 25 orë mësim për njohjen e historisë së Greqisë dhe 100 orë për mësimin e gjuhës greke, ku më pas duhet të paraqesë një dokument për kryerjen e të gjitha orëve të mësimit. Ky detyrim është vazhdim i ligjit të mëparshëm 3386/2005, parag. 2, i nenit 68, si dhe të paraqesin akoma edhe tri fotografi me ngjyra. Një kusht vendimtar në dhënien e lejes është edhe pëlqimi i organeve të policisë, mbështetur në nenin nr. 4, ku me pëlqimin e këtyre organeve vendimi jepet jo më vonë se 6 muaj nga dita e bërjes së kërkesës, në mbështetje të urdhëresës së 13 janarit, 1030/2002.
Lejet e qëndrimitEmigrantët, të cilët kanë nga 15-30 vjet qëndrim në Greqi, janë të detyruar t u nënshtrohen nga e para procedurave për të marrë një leje qëndrimi. Kjo tregon se Ministria ka vendosur pengesa për legalizimin e emigrantëve. Koha e dhënies së lejes së qëndrimit do të jetë 5 vjet, ku do të rinovohet në çdo 5 vjet në bazë nenit 4, ku emifranti është i detyruar të bëjë kërkesë për rinovim para se të mbarojë leja, sipas ligjit 3386/2005. Për këtë duhet të fotokopjohen të gjitha fletët e pasaportës, si dhe të gjitha lejet e mëparshme, (thua se emigranti po vjen për të parën herë në Greqi). Është një strategji e Greqisë, e cila, me ligjet e nxjerra njëri pas tjetrit, duket sikur i lehtëson emigrantët, por në fakt i pengon këta me shumë mënyra burokratike të panevojshme. Një rëndësi të madhe për legalizimin e emigrantëve në Greqi nuk është vetëm hartimi ligjeve, por më shumë rëndësi ka zbatimi i tyre, ku deri më sot ky vend me ka dështuar.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2006