Berisha letër Karamanlisit
Kryeministri Berisha mban premtimin e dhene
Ceshtja e siguracioneve ka qene nje nga ceshtjet krzesore te takimit te Kryeministrit Berisha me homologun Karamanlis, ne dhjetor 2005
Emigrantet perbejne 33 perqind te gjithe popullsise shqiptare, te shperndare ne 46 vende te botes mbare
Ministri grek Cituridis ka deklaruar se do te ndihmojme me shume per permisimin ne menyre te vazhdueshme marredheniet tona me popullin mik shqiptar
Kryeministri Berisha me anën e Ministrit të Punës Kosta Barka gjatë takimit që u zhvillua me Ministrin e Punës së Greqisë në Athinë Sava Cituridis i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit të Greqisë z. Karamanlisë. Letra ka të bëjë me sistemin e sigurimeve shoqërore për emigrantët shqiptarë lidhur me pensionet. Kjo doli nga deklarata e bërë gjatë takimit nga ministri grek Cituridis. Edhe pse i vonuar kryeministri Berisha me anën e kësaj letre duket se po mban premtimin gjatë takimit të bërë me kryeministri grek Karamanlis në dhjetorin e vitit të kaluar si dhe në muajin maj të 2006 në Selanik. E verteta është se ky problem jetik që ka të bëjë me çështjen e siguracioneve ka qenë një nga çështjet më kryesore të kryeministrit Berisha, ku në bisedimet me homologun Karamanlis dhjetorin e 2005 në Selaik i cili u shpreh se me qeverinë greke do të punojmë që Instituti i sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe Instituti përkatës i Greqisë do të zgjidhin problemin e pensioneve.
Një enigmë është dhe mbetet për emigracionin shqiptar në Greqi, se është i vetmi kryeministër shqiptar, ku deri më sot nuk ka bërë asnjë takim me emigrantët që punojnë dhe jetojnë në këtë vënd. Gjithashtu për Komunitetin Shqiptar, misterioze mbetet edhe vizita “personale” e Ministrit të Punës z.Barka në Athinë, i cili në takimin e zhvilluar me homolugun e tij grek Cituridis mesa duket nuk kishte dëshirë të kishte pranë gayetarë e korespodentët e ndryshëm në emigracion. Në një kohë, kur këto problem i përkasin më shumë se kujdo emigracionit shqiptar në Greqi...
Të përshpejtohen proçedurat e legalizimit
Sipas një publikimi në kanalin shtetëror të Radiotelevizionit grek, në takimin që patën dy ministrat e punës, të Greqisë dhe Shqipërisë, Savas Cituridis dhe Kosta Barkas, është rënë dakord që të ketë një lëvizje të ndjeshëm përshpejtim drejt lëshimeve të lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi.
Objekti kryesor i takimit ishte: arritja e një kuadri të ri bashkëpunimi ndërshtetëror që do të zgjidhë çështjen e njohjes si moshë pensioni të viteve të punës të emigrantëve në Greqi. Ranë dakord për nënshkrimin së shpejti të një protokolli të ri bashkpunimi , për të cilin së shpejti do të fillojnë nga puna në nivelin teknik delegacionet e të dy vendeve dhe nënshkrimi ka mundësi të bëhet gjatë vizitës së kthimit të ministrit grek në Tiranë.
Gjithashtu ranë dakord që për emigrantët shqiptarë të fillojë paksimi në mënyrë të ndjeshëm i sorollatjeve për legalizimet.
Ministri grek Sava Cituridis ka premtuar se shumë shpejt, do të shikohet se për emigrantët shqiptarë koha për tu pajisur me leje qëndrimi do të ulet në mënyrë të ndjeshëm etj.
Ministri grek Cituridis
Shqiptarët një faktor e rëndësishëm për zhvillimin e Greqisë
Simbas gazetës shqiptare “Tribuna” në Athinë, Me një dëshirë të mirfilltë, Cituridis ka deklaruar se “ do të ndihmojmë shumë për përmisimin në mënyrë të vazhdueshëm mardhëniet tona me popullin mik shqiptar. Në kuadrin e preokupacionit tonë për një sistem siguracioni social shpetimtar, shohin pozitivisht zgjidhjen e problemeve , përpiqemi të bëjmë çështë më racionale në bashkpunim me qeverinë shqiptare dhe brenda mundësive të vendit tonë. Shqiptarët që punojnë në Greqi janë një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit ”. Në mbyllje të deklaratës ministri grek ka përcjellë edhe ndjenjat e gjithë popullit grek.
Publikuar ne gazeten "Ballkan" me 12/08/2006