Sunday, August 13, 2006

Apel kryeministrit shqiptar

Ambasada në Athinë një organizëm i dominuar nga mafia

Fatura greke, e cila përdorej në Greqi për këpucarët, ka shërbyer njëkohësisht edhe si faturë që u jepej emigrantëve nga Ambasada Shqiptare në Athinë si tregues pagese parash prej 30 dollarësh.


Photobucket - Video and Image Hosting

Janë 84 kaseta të filmuara, të cilat prej disa javësh po mbajnë peng një pjesë të diplomatëve dhe punonjësve të Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të të gjitha konsullatave. Në bisedat me protagonistët e kamerave të fshehta mësojmë se ky është vetëm fillimi i zinxhirit korruptiv, sepse maja e ajsbergut arrin në dikasteret më të larta. Me gjithë presionet dhe kërcënimet nga Shqipëria , protagonistët antikorrupsion janë të vendosur që t’i tregojnë opinionit publik gjëndjen reale dhe vuajtjen e emigrantëve shqiparë në këto ambasada.
Cili do të jetë reagimi i qeverisë shqiptare këtë radhë? A do të ketë reagime nga lart? Për më tepër që ky skandal plas në një kohë kur vetë ambasadori shqiptar Vili Minarolli akoma nuk është njohur me personelin dhe stafin e ambasadës së tij. Pa dyshim ditët e fundit ai po jeton çastet më të vështira të karrierës së tij politike, sepse përveç detyrave të larta diplomatike, është detyruar t’i përballojë i vetëm një trashëgimi të korrupsionit 10-15 vjeçar brenda dhe jashtë mureve të godinës së ambasadës. Të gjithë e dinë se korrupsioni në këtë ambasadë nuk ka mbërthyer vetëm rojen e portes, por si rrjet merimange ka mpleksur edhe dikasteret më të larta të vendit. Nuk është vetëm punonjësi Besnik, apo sekretari i parë Shkëlzeni. Pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta janë në total 13 dhe përgjegjësinë për këtë skandal duhet ta mbajë qeveria shqiptare, që i kanë kthyer këto përfaqësi në vende miqësie dhe çifligje personale.

Ambasada e Shqipërisë në Athinë, e qarkuar dhe e dominuar prej mafies.

Nuk ka dyshim që ambasada e Shqipërisë në Athinë është një organizëm i qarkuar dhe i dominuar prej mafies. Ky titull nuk përbën një truk gazetaresk, por fatkeqësisht një realitet. Ambasada dominohet nga mafia shqiptare. Në të shumtën e rasteve, ky organizëm dyfytyrësh ka vepruar në shërbim të një rrjeti mafioz, ku padyshim rrënjët e përgjegjësisë duhen kërkuar deri te vetë ministrat e Jashtëm, të cilët për interesa personale kanë emëruar në detyra të larta diplomatike njerëz jo vetëm pa arsim përkatës, por aventurierë e pa kulturë. Jo pak herë gazetat shqiptare opzitare, si “Rilindja XX”, “Zëri i Emigrantit”, “Iliria” dhe së fundi “AlbaNewws”, që në numrat e parë e kanë trajtuar këtë problem, saqë gazeta “Iliria” dhe “AlbaNews” e paguan shtrejntë, duke u mbyllur nga organet e policisë në bashkëpunim me diplomatin e ambasadës, z. Andi Mahilaj. Pak kohë më parë u ushtrua një kontroll që e nxorri ambasadën të larë.

Diplomati “menaxher”, përsëri diplomat

Korrupsioni nuk la pa tërhequr edhe vëmëndjen e shtypit grek të kohës rreth blerjes së godinës së Ambasadës Shqiptare. Sipas kësaj gazete, një diplomat i atëhershëm “X” ishte menaxheri kryesor për blerjen e godinës së re (ambasada e sotme) dhe u tregua se për të ardhur si diplomat në Ambasadën shqiptare në Greqi kishte paguar shuma të mëdha dollarësh ndaj politikës shqiptare. Menjëherë pas “blerjes” së ambasadës, diplomati “menaxher” u larguar për disa muaj nga kjo detyrë, për të ardhur më pas. Edhe sot që flasim, ai ka një nga postet më të larta në këtë ambasadë. Në blerjen e “ambasadës” u vëzhguan gjoja 36 godina dha pas kërkimeve u ble e sotmja, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me zgjidhjen e problemeve të emigrantëve në zyrat konsullore dhe me fjalën e rehati. Aparenca e jashtëme e ambasadës së re, falë bukurisë së jashtme dhe zyrave luksoze të punonjësve dhe vendosjes në një vend dinjitoz të flamurit kuq e zi, bën të ndien krenar mbi 700.000 shqiptarë. Por nga brenda situata mund të cilësohet skandaloze. Për emigrantët akoma nuk është kujtuar njeri për të vendosur të paktën një llastik uji të pijshëm, një WC apo një stol për të moshuarit dhe gratë shtatzëna, duke marrë parasysh që paratë që paguajnë emigrantët janë 166 herë më të larta se shërbimet e banorëve të Athinës dhe të Greqisë. Le pastaj të bësh krahasime me shërbimet ndaj grekëve. Nuk mund të bësh krahasime. Ky ndryshim i madh ndërmjet dy vendeve në shërbimet kundrejt emigrantëve mendojmë se i ka ka rrënjët e thella në korrupsionin që ka sunduar prej vitesh në Ambasadën Shqiptare, fakte aspak të panjohura për shtetin shqiptar

Photobucket - Video and Image Hosting

Ekonomia e ambasadës kontrollohet nga mafia

Jo pak, po rreth 600-800 veprime kryen në ditë brenda mureve të ambasadës, si dhe dhjetra të tjera kryn jashtë saj në mënyrë të paligjshme, gjithmonë në ndjekjen e 13 kamerave të vendosura përreth godinës. Shumica e kësaj veprimtarie ekonomike ishte e kontrolluar nga duart e diplomatëve të korruptuar. Bashkpunimi i shkëlqyer i punonjësve me njeri-tjetrin, ndarja e tyre në grupe duke filluar që nga portieri, shoferi e deri te diplomati, barrikakada që kishin ngritur në komunikimin e ambasadorit me emigrantët, ishin pak a shumë strategjia e grupit mafioz. Burimet zyrtare flasin se për vitin 2002 kryeshin në sportelet konsullore 60.000 veprime në vit, në vitin 2003 u kryen 120.000 veprime, ndërsa në vitin 2004 u kryen 135.000 veprime të tilla, në një kohë që emigrantë shqiptarë të ligjshëm numërohen rreth 600.000. Deri në vitin 2002 për veprime financiare ambasada u jepte emigrantëve si tregues pagese një faturë këpucarësh, ndërsatani as që bëhet fjalë për fatura pagimi. Atëher, si kontrollohen hyrjet e lekëve në këtë ambasadë, kur nuk ka formularë dhe nuk ka fatura?

Vijon ne numrin e ardhshem

Publikuar 25/6/2006