Monday, August 14, 2006

Ambasada në Athinë, një organizëm i dominuar nga mafia

( Vijon nga numri i kaluar )

Më 7 gusht të vitit të kaluar, gazeta “Ballkan” e ka trajtuar këtë çështje dhe u kërkoi organeve kompetente që të ushtronin kontroll në sektorin ekonomik të ambasadës, duke bashkpunuar me bashkitë dhe prefekturat e Greqisë, me qëllim për t’u dhënë fund një herë e mirë përvetësimeve dhe shpërblimevetë parasë. Lidhur me shërbimin konsullor, nga sondazhi i fundit, i kkryer në maj të 2005 me emigrantët doli se 84% e tyre ishin të pakënaqur. Për pakënaqësitë karshi vepimeve të ambasadës, emigrantët në vitet 2000-2003 kanë kryer edhe tre manifestime para derës së saj në prani të policisë greke.

Të punësuar familjarisht në ambasadë

Korrupsioni i ka rrënjët në vitet 1997, ku filluan për herë të parë legalizimet. Në atë kohë deri më sot, në ambasadë punojnë familjarisht burrë e grua, por dy vite më parë, në sektorin më delikat të arkëtimit, punonte familja e diplomatit Gaqo Simaku ( burrë e grua, motra e gruas, si dhe vajza ). Po kjo çështje u trajtua në shtypin shqiptar në gazetën “Rilindja XXI” me titullin “Bejlerët e ambasadës”. Më pas nga turpi ministria e largoi atë duke u hapur rrugën të tjerrëve. Korrupsioni i shtetit shkon derisa muzikanti Andi Mahilaj, pa arsim përkatës, emërohet diplomat dhe qëndron si një monument kulture për tetë vjetë plotë në detyra tëlarta të ambasadës, në një kohë kur ai duhej dëbuar pas Gaqo Simakut, pasi vinte dorë mbi emigrantët, duke u shqyer dhe rrobat e trupit , po ashtu dhunonte gazetarët në krye të detyrës. Shteti shqiptar duhet të shikojë se sa të ardhura kanë nga rrogat mujore dhe se ku i kanë bërë pushimet dhe sa para kanë nëpër bankat e huaja. Dikush në sektorin e çertifikatave sot po ndërton një vil në periferit të Athinës, në një kohë kur të ardhurat nga rroga mujore janë jo më shumë se 300 euro dhe Greqia, përsa i përket jetesës, është një nga vendet më të shtrejnta në Europë.
Kuptohet se deri më sot ambasada jonë në Athinë është pronë e një grupi a rrjeti miqësor që zor mund të mendohet për ata që ndodhen aty për t’i shërbyer shtetit shqiptar dhe shtetasve të tij. Familjarizmi dhe sojëzimi i vendeve të punës në një përfaqësi diplomatike tregon për këtë gjë. Kuptohet se çfarë diplomacie mund të bëjë kjo ambasadë me këta lloj njerëzish të korruptuar. Ambasada e Shqipërisë në Athinë është pasqyrë e shtetit shqiptar dhe përfaqësuese e denjë e tij. Mjafton një i huaj ose emigrant shqiptar të shohë këtë ambasadë në radhë të gjatë njerzish, jashtë në shi e në vapë, pa tualet e ujë, me punonjës që të shikojnë nga duart për të mbaruar punë, menjëherë do të krijoj një ide të qartë për shtetin dhe qeverinë shqiptare.
Po të shikosh një për një diplomatët apo punonjësit e Ambasadës Shqiptare në Athinë, kupton se ndonjëri mund të ketë arsimin përkatës, ndërsa shumica janë të ardhur me miqësi, duke filluar nga ministrat dhe kryeministrat. Pr deri kur do të vazhdojë kjo gjë?
Ende pa ardhur ambasadori Minarolli, edhe pse i emëruar, një zënie e drejtë e emigrantëve me punonjësit konsullor bëri të bllokohej për disa çaste zyra e shërbimit të çertifikatave pasi atje po bëheshin allishverishe. Menjëherë dipllomati Sofokli thirri me telefon policinë greke e në këto raste të tilla erdhi në një kohë rekord, dhjetë makina policie, katër motora, dy kamiona, me në krye vetë shefin e Athinës.
Për një çast policët e shumtë pushtuan komplet ambasadën duke u futur në zyrat ku punonin punonjësit shqiptar. Lidhur me këtë veprim të dënueshëm, diplomati që krijoi këtë rrëmujë ia mbajti të fshehtë ambasadorit Bashkim Zeneli, i cili e mësoi disa ditë më vonë nga gazetarët. Këta janë një pjesë e diplomatëve tanë të korruptuar, të paaftë për të zgjidhur problemet dhe që kanë më të lehtë të veprojnë në këtë mënyrë qesharake, ku lejojnë trupat e policisë të pushtojnë ambasadën për disa orë, të bëjnë si të duan në territorin e ambasadës, në zyrat ku punoin konsujt.
Një fakt, në Greqi ka vite që shumë të rinj kanë mbaruar shkollën e lartë të diplomacisë, ndërsa sot punojnë në ndërtim, sepse prindërit e tyre janë të thjeshtë dhe nuk kanë para të paguajnë. Lind pyetja: A ka mundësi të ndalet korrupsioni në trupin diplomatik?. Kush mund ta bëjë këtë më mirë? A mund ta bëjë titullari i ambasadës? Mundet, në qoftë se nuk është i përzier me korrupsionin, pasi i ka të gjitha mundësitë për ta ndaluar. Kjo më shumë se kurrë tashmë i ka mbetur në dorë ambasadorit Vili Minarolli, i cili ende pa e njohur mirë personelin e ambasadës është i detyruar ta përmbysë me forca dhe kurajë këtë skandal shumëvjeçar, por me rrënja të thella sa ai vetë ndoshta sa ai vetë nuk mund ta besojë për t’ia dalë mbanë i vetëm. Cila do të jetë përgjigja e Ministrisë së Jashtëme për këto korrupsione turpi. Cili do të jetë pozicioni i kryeministrit Berisha? Dihen skandalet lidhur me kandidaturat që do të përfaqësojnë vendin tonë në ambasada në vendet e ndryshme, duke u bazuar më shumë në miqësi sesa në aftësi profesionale dhe diplomatike. Qeveria “Berisha” nuk duhet të harrojë se u ndesh mbi pesë raste me kundërshtime të vetë presidentit të Republikës, i cili i ka ndryshuar ato.

Publikuar, e diel 25 Qershor 2006