Athinë, labirinth ligjesh dhe kanunesh burokracie...
Ligji konsiderohet në mbrojtje të interesave të punëdhënësve, larg problemeve të emigrantëve. Prej shumë vitesh legjislacioni është në kundërshtim me udhëzimet e BE-së
Pak kohë më parë revista “Studime Europiane” paraqiste disa konkluzione të testeve, si dhe studimeve të kryera nëpërmjet intervistave të dhëna nga emigrantët, të cilët punojnë në vëndet e “Bashkimit Europian”, si pedagogë, shkencarë, studiues ekonomik e politik, etj. Konkretisht, rezultoi se problemet më të mëdha ishin: sigurimet shoqërore si dhe problemet e pensionit, probleme këto që u dalin emigrantëve pasi ata krijojnë familjet e tyre. Theksohet, se këto studime të emigracionit lidhur me Europën kishin filluar këtu e 150 vjet më parë.
Si përfundim, studiuesi kinez me nënshtetësi norvegjeze, Shuo-Ean Qiao, kishte theksuar se: Europa në përgjithësi nuk ka akoma një ligj afatgjatë emigracioni, po ashtu si edhe një eksperiencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa pedagogu i një universitetit në Angli z. Kristofor Evans është shprehur në revistën “TIME”, se, “E gjithë Europa një gjë e vështirë, është një labirinth ligjesh dhe kanunesh burokracie...”
Duke analizuar këto dy shprehje, vetvetiu lind pyetja: Mos vallë ky problem i mprehtë në Bashkimin Europian është një “strategji emigracioni”, apo është thjesht një rutinë e indiferentizmit të përgjithshëm , përball problemeve sociale dhe ato shoqërore të emigrantëve?...Në një kohë kur dihet se emigracioni në këtë “familje Europiane” në tërësi është dhe mbetet në axhentën e këtyre vëndeve si një nga temat më kryesore, si një nga problemet numër një të çdo vëndi. Një fakt është se të bën përshtypje këmbëngulja e vazhdueshme e BE-së në çështjen e emigracionit të paligjshëm, ku është një problem serioz, në momentin që vënde si Greqia, ende nuk po zgjidhin problemet që kanë me emigrantët e ligjshëm , të cilët i shtyn drejt ilegalitetit ligji i pa perespektivë i shoqëruar nga mekanizmi burokratik i shtetit.
Në Europë ndër 450 milionë e popullsisë, 37 milionë janë emigrantë, ku numrin më të madh të emigrantëve e kanë Gjermania, Franca, ndërsa Greqia dhe Luksemburgu kanë numrin më të madh në raport me popullsinë, ku në tregun e punës, 185 milionë janë europianë dhe 20 milionë janë emigrantë ( të huaj) Këta emigrantë kanë shifrat më të ulta punësimi dhe më të mëdha për papunësinë, ndërsa për punën që kryejnë paguhen disa herë më pak...
Ligji
Përsa sa kohë që ligji mbron interesat e punëdhënësve, ai nuk do të zgjidhë kurrë problemet e emigracionit sado i përsosur që mund të jetë
Nga njera anë, fakt është se Greqia si anëtare në këtë familje ezropiane këtu e 25 vjet, sot mbart mbi “shpinë” rreth 1 milionë emigrantë, që përbëjnë 10 përqind të popullsisë, një numër i madh ky për këtë vënd, që natyrisht duhet marrë në konsideratë. Por, nga ana tjetër emigrantët prej shumë vitesh akoma kërkojnë nga qeveria vendase një ligj të studiuar, konkret e të zbatueshëm për të gjithë, si edhe një ligj të arsyeshëm për legalizimin e fëmijëve të tyre, të cilët me kalimin e viteve i përkasin sot “emigracionit të brezit të dytë”. Praktika ka treguar se problemi i emigracionit është i thellë dhe me më shumë hendeqe dhe tunele në drejtim të interesave të mëdha ekonomike, në favor të kokave të mëdha të biznezit, nga ku çdo ditë nëpërmjet punës së emigrantëve shuma të mëdha kolosale parash kalojnë në duart e tyre. Por mendohet se, për sa kohë që ligji mbron interesat e punëdhënësve, ai nuk do të zgjidhë kurrë problemet e emigracionit sado i përsosur që mund të jetë. Kjo gjë u vu re këtë radhë, ku ligji i ri për nga rëndësia ishte i “dyfishtë”, se bënte fjalë jo vetëm për emigrantët, por edhe për vetë punëdhënësit, nga të cilët do të varet edhe fati i vetë emigrantëve. Për nga rëndësia e “madhe” ky ligj u trajtua në piskun e vapës së madhe të një temperature të lartë jashtë, por brenda në një parlament pothuaj të zbrasur e me një tension të lartë miraton më së fundi ligjin e tretë të emigracionit, një ligj i shumëpritur prej shumë muajsh të tërë nga emigrantët. Duhet theksuar pa rezerva se, ky ligj i ri ( 3385/2005) i hartuar nga qeveria e sotme greke, në platformë është i njëjtë me dy ligjet e mëparshëm të qeverisë Simitis. Mekanizmi shtetëror me anën e këtij ligji reformator( 3385/2005) , synon për një politikë të drejtë të emigracionit, duke futur në valle për herë të parë edhe biznesment e mëdhenjë, si dhe punëdhënësit të cilët me praktikën e tyre të njohur do të tentojnë edhe këtë radhë t’i mbajnë emigrantët “pengje”, ashtu njëllojë si 15 vjetët e shkuara.
Labirinth ose kanune burokracie
Ky ligj është një vazhdimësi e ligjeve të mëparshëm, por me një ndryshim sepse bazohet mbi direktivat të Komunitetit Europian dhe duket i shkelur ato në disa pika e shumë nene...
Nuk është një diçka e rastit, që ky ligj u miratua në parlamentin grek me një të tretën e deputeteve në përgjithësi, si dhe u miratua vetëm nga deputet e qeverisë në fuqi “, Demokracia e Re”, duke u ndeshur përball kritikave të ashpra nga të gjithë partitë opozitare të parlamentit. Edhe ky ligj është një vazhdimësi e ligjeve të mëparshme, por me një ndryshim sepse bazohet mbi direktivat të Komunitetit Europian dhe duke shkelur ato në disa pika e shumë nene... Mbi fatin e emigrantëve, partitë opozitare në parlament u përpoqën edhe një herë që të tregonin sa më shumë “interesimin dhe dashurinë” për emigrntët, duke mos nxjerrë në dritë arsyet e lindjes të fenomenit shfrytëzues shumëvjeçar, ku vendi i emigrantëve në shoqërinë vendase të jetë një forcëe madhe pune, por me një ndryshim, të një krahu të lirë, pa të drejta elementare, me një kufizim për shërbimet shëndetësore, në sigurimet shoqërore, arsimimin, etj. Të jenë të ligjshëm vetëm për të punuar, të pasigurt dhe të mos kenë të drejtë për të dalë e hyrë në Greqi. Ligji i porsa dalë ( 3385/2005) shkel të drejtën themeltare të njeriut, pasi parashikon për emigrantët ndryshe nga herët e tjera, dosje personale me të dhëna elektronike, etj.
Kritikat
Ligji, në kundërshtim me udhëzimet e Bashkimit europian
Në shumë pika e në shumë nene, ligji i ri i porsamiratuar është në kundërshtim me udhëzimet e Bashkimit Europian, në kundërshtim me vetë kushtetutën e BE-së. Kështu është shprehr në një intervistë dhënë gazetës të komunitetit shqiptar “Tribuna” në Athinë, sekretari për emigrantët në Konfederatën e Përgjithshme Sindikale të Greqisë, (GSEE) , z Jorgos Alevizakis, ku tha se: “Një realitetështë se e kanë quajtur këtë ligj të padrejtë edhe Këshilli Shkencor i Parlamentit, si dhe Avokati i Popullit ( grek), i cili i çon një peticion Parlamentit Grek për padrejtësitë që u bëhen emigrantëve nëpërmjet ligjit të ri të emigracionit ( 3385/2005) Kërkojmë që deputetet e sotëm të reagojnë dhe të bëjnë qoftë edhe në minutën e fundi, që qeveria të kryejë ndryshimet e domosdoshme që të favorizohen emigrantët, e të mos mbeten përjetësisht pengje të forcave politike. Sot 80% e emigrantëve ekonomikë janë të paligjshëm, ku krijohen edhe kushte dhe nxiten fenomene të racizmit , urrejtjes e të ksenofobisë...”
Politika e emigracionit pa perspektivë
Kjo gjë u theksua në një konferencë ndërkombëtare pak muaj më parë, organizuar nga Instituti Grek për Politikën e Emigracionit, në bashkpunim me Institutin Ndërkombëtar Migration Policy Institute ( MPI). Në këtë konferencë pati shumë kritika të ashpra nga vetë drejtori i Institutit grek për politikën e Emigracionit në Greqi, u. Aleksandër Zavos, ku në veçanti ai theksoi se: “kapatur vonesa të mëdha dhe për shumë kohë u kufizuar me njëkuadër shumë të rreptë, me një logjikë policore, me zgjidhje të çastit dhe pa asnjë perespektivë afatgjatë. Çështja e emigrantëve, do të duhet të ndërlidhet me politikën zhvilluese dhe me ringjalljen e sistemit të sigurimeve shoqërore, pasi shumica e emigrantëve ka shprehur dëshirën që të qëndrojnë dhe të integrohet në jetën social-ekonomik të Greqisë”.
Emigrantët përfaqësojnë 10% të popullsisë së Greqisë, nga ku 55% e numrit të përgjithshëm të emigrantëve janë shtetas shqiptarë, ndërkohë që 83% e tyrekanë ardhur nga vendet ish-komuniste të Europës Lindore ( përfshi këtu edhe Shqipërinë)
Fatura
500 mijë emigrantë paguajnë nga xhepi sigurimet shoqërore (IKA)
Një ndër katër të siguruar në (IKA) është emigrant ekonomik në një kohë kur shteti grek akoma nuk u njeh emigrantëve shqiptarë për pension vitet e punuara në Greqi. Po, sipas të dhënave zyrtare (IKA) , NGA 1.900.000 punëtorë të siguruar në të, mbi 500.000 janë emigrantë ekonomik. Nga këta 243.033, ose 25% janë emigrantë shqiptarë. Politika dhe presionet e ndryshme kanë ndikuar që numri i madh i emigrantëve të huaj të siguruar në sigurimet shoqërore (IKA), ka bërë që kjo të ketë një “frymarrje” më të gjerë dhe arkat e saj të mbushen në një masë të madhe nga mundi, djersa dhe gjaku i emigrantëve. Një fakt pozitiv për sigurimet shoqërore është se, nëpërmjet parave të derdhura për “sigurimin e emigrantëve” mbulohen shumë vrima përsa u përket pensioneve apo subvecionimeve të ndryshme. Karakteristikë është fakti se emigrantët, të cilët aktualisht paguajnë shuma të mëdha në siguracionet në (IKA), nuk do të përfitojnë në një të ardhme të afërt pensionin, sepse janë ende në moshë të re, por edhe për faktin se kuadri ligjor grek nuk parashikon një gjë të tillë. Nga studimet e sindikatave të përgjithshme greke rezulton se, nga të ardhurat në (IKA) paguhen pensionet e të gjithë pensionistëve të Greqisë, atëherë vetëm nga të ardhurate emigrantëve në sistemine sigurimeve, shteti grek do të kishte një përfitim prej 1% të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar. Pra, kjo është arsyeja që ky vend nuk legalizon një herë e përgjithmonë emigrantët njëllojë si vëndet e tjera europiane. Pasi ligji në themel të tij është ndërtuar mbi interesin e vlerës së parasë, të zhvasë sa të mundë...Në Greqi ligji parashikon pensione vetëm për shtetasit e huaj ( emigrantë) që vijnë nga vëndet anëtare të BE-së. Gjithashtu specialistët kanë vlerësuar se mbas dhjeë vjetësh 25% e popullsisë së Greqisë do t’a përbëjnë emigrantët e huaj. Gjithashtu duhet theksuar se sipas të g jithave studimeve të Sindikatave të Përgjithshme Greke , rezulton se hyrja e emigrantëve ekonominë greke nuk është shoqëruar me pasoja të rënda në tregun e punës, përkundrazi. Emigrantët ekonomik siç dihet punësohen në ato vënde pune, të cilat nuk preferohen më prej vëndasve dhe në një farë mënyre ka ndikuar që ekonomia greke të mos kishte probleme serioze, por pëkundrazi emigrantët luajtën një rol pozitiv...
Publikuar në gazetën “Ballkan” më 26 gusht 2005.