Shqiptari 60-vjeçar, viktima e parë e vapës në Greqi
60 – vjeçari nga Saranda humbi ndjenjat gjatë punës në qëndrën e kryeqytetit helen. Një qarkore, lëshuar prej ministrisë së Brendëshme në Greqi, urdhëron bashkitë dhe komunat të krijojnë ambiente me ajër të kondicionuar për personat në nevojë...
Evropa kohët e fundit është përfshirë nga temperaturat e larta, të cilat kanë sjellë si pasojë edhe humbjen e jetëve të njerzëve. Po kështu dhe zjarret e shumtë, të cilët i kanë sjellë greqisë dëme të konsiderueshme materiale ekologjike, si ajo në Kalkidikisë në Selanik. Sikur të mos mjaftonte kjo tragjedi, dy persona humbën jetën prej temperaturave të larta, që këto ditë kanë pushtuar gjithë Greqinë. Viktima e parë është një shqiptar 60-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur , pasi ende nuk janë njoftuar familja e tij, të cilët ndodhen për pushime në Shqipëri. Viktima, emigranti 60-vjeçar, ishte nga një fshat i Sarandës, i cili humbi ndjenjat gjatë punës në një prej rrugëve të qëndres së kryeqytetit helen në Athinë.
Sipas zyrës së urgjencës mjeksore EKAV, emigranti ishte në punë e sipër , duke shpërndarë fleta reklamash, nën temperaturën që arrinte në 42 gradë celsius. Edhe pse janë dhënë këshilla nga organet kompetente për t’u ruajtur nga këto temperaturë, ai ka kaluar në gjëndje kome me simptoma termopliksie ku ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin më të afërt. Mjekët thanë se viktimës iu gjet në xhep një pako me antibiotikë. Sipas tyre, temperaturat e larta dhe marrja e ilaçeve janë shndruar në një “kokteil” vdekjeprurës për emigrantin. Po në të njëjtën kohë është shënuar edhe viktima tjetër, një 94 vjeçar ( grek) , i cili ishte braktisur sëbashku me të shoqen prej të afërmve. I moshuari u gjend në koma prej mjekëve, pas një telefonate të fqinjëve të tij. Ndonëse ai u transportua me urgjencë për në spital, ishte tepër vonë për viktimën 94- vjeçanë disa zona. Qeveria vendase ka marrë masa për të parandaluar pasojat e temperaturave të larta të cilat në disa zona kanë kaluar 44 gradë celsius...
Publikuar n gazetën “Balkan” më 23 gusht 2006