Thursday, July 30, 2009

Minarolli duhej të kishte bërë me kohë gati valixhet për të ikur nga ambasada

Vili Minarolli, shefi i gestapos "Made In Albania" ne Greqi
Saturday, 06 June 2009



Qeveria e re që do të dal mbas votimeve duhet të jetë më ambicioze në diplomacinë e jashtëme. Emigrantët tanë kanë nevojë për një përfaqësi të denjë, ku porta e saj të jetë e hapur për të gjithë...


Është demokracia ajo që të jep të drejtën të ngresh një problem që i sherben interesave te vendit, pavarësisht nga kostumi dhe gravata politike që ka veshur politikani apo dipllomati. Kritika që bëhet në interes të vendit e të shoqërisë shqiptare, nuk është një inat personal, se sa një veprim që ta jep,e drejta qytetare përball njerëzve të veshur me petkun diplomatik. Është një e drejtë e çdo qytetari si brenda dhe jashtë vendi.
Diplomacia shqiptare duhet të mësohet që të kritikohet kur është për t’u kritikuar dhe në të kundërtën kur është për t’u lavdëruar. Shpifjet dhe akuzat nuk e shpëtojnë njeriun e veshur me pushtetin diplomatik, aq më tepër kur ka të bëjë me përfaqësues shteti. Kohët e fundit përfaqësia shqiptare në Athinë është kthyer në një gestapo të tipit fashist – “Made In Albania”, me në krye kreun e saj Vili Minarolli.
Politika shqiptare duhet të heqë dorë nga çensurat, shantazhet, shpifjet dhe akuzat kundra gazetarëve. Fjala e lirë nuk është dhuratë e asnjë politike, përkundrazi është detyrë e tyre për ta mbrojur atë...

Vihet re se, kur një ambasador i ardhur nga SHBA, si dhe kur largohet për në vendin e tij vendoset në detyrat më të larta. Po me të njëjtën llogjikë vepron edhe Greqia. Nga politika shqiptare dihet shumë mirë që në disa shtete të BE, nuk pranojnë ambasadorë të kriterit politik, por pranohen diplomatë karriere. Fatkeqësisht të kundërtën ndodh me shtetin tonë, ku në vendet e BE-së, vendosen ambasadorë dhe dipllomatë të karakterit politik, që në shumë raste kanë treguar se janë thjesht zbatues, ose përcjellës megafon të politikës së qeverisë. Një fenomen që u duk pas viteve 90-të, e që vazhdon akom deri më sot.

Një institucion shtetëror që nuk ka vend për njerëz të aftë, që kanë mbaruar studimet përkatëse, për njerëz të aftë e mëndje të freskët, padyshim është i një energjie që nuk i përgjigjet situatës në një kohë kur Shqipëria po bëhet gati të trokasë në portën e BE.

Gjatë qeverisjes së parë z. Berisha, shumë diplomatë e deri në nivel ambasadorësh, janë shpallur me etiketën e njohur “NO GRATA”, për përfshirje në trafiqe të paligjëshshme nga vendet që aktualisht janë anëtare të BE-së. Kjo ka sjellë që sot sistemi i karrierës i dipllomatit të jetë dëmtuar rëndë në sistemin e shërbimit me jashtë, duke shkelur hapur ligjin, ku përgjegjës për krijimin e gjendjes së sotme janë marrëdhëniet e acaruara midis kryeministrit dhe presidentit, në mungesë të një dialogu të përbashkët për interesa të Kombit Shqiptar.

Kjo gjendje e rëndë e krijuar prej shumë vitesh ka bërë që ambasadori shqiptar në Athinë të humbasë logjikën e të akuzojë për sekseser një gazetar, i cili i vetëm prej dhjetë vjetësh në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe Greqi ngre këto probleme...

Por kur vendi ynë emëron në një shtet të BE-së, siç është Greqia një ambasador “militant” të kriterit politik ( një ish mësues fshati) , pa dyshim rezultate në fushën dipllomatike do të jenë shqetësuese dhe të papëlqyeshme. E papëlqyeshme është edhe kur ambasada nuk merret në dorëzim nga Minarolli, sepse dorëzuesi ish ambasador Bashkim Zeneli ishte i PS. Pra përbën një turp që ambasada nuk është marë në dërëzim ne prezencë të dy ambasadorëve, pasi minarolli nuk e dëshironte këtë gjë...

Largimi i tij do të kishte përmisuar akoma më shumë imazhin e vendit tonë.

Si një përfaqësues shteti, si një dipllomat i dështuar, ambasadori shqiptasr në Greqi Vili Minarolli, duhej që të ishte larguar me kohë, pasi për fenomenin e njohur KORRUPSION janë larguar nga stafi i tij drejtues edhe nëntë dipllomatë dhe punonjës që ai i kishte kërkuar me dëshirën e tij. Por pati edhe njerëz me dinjitet të që duke parë gjendjen e rëndë u larguan me dëshirën e tyre, siç ishte rasti ish sekretares së tij.

Largimi i tij do të ndikonte në përmisimin e imazhit të Shqipërisë, jo vetëm për Greqinë, por edhe për komunitetin e BE-së. Ai duhej të ishte larguar njëllojë siç u larguan edhe dy dipllomatët e fundit. Si një përfaqësues shteti, ambasadori Minarolli me punën e tij vetëm shqetësime i ka sjellë vendit tonë, duke ulur në maksimum imazhin e Shqipërisë në diplomacinë e jashtëme.

Përveç dështimit në fushën politike, një dëm të madh i ka sjellë edhe në fushën ekonomike. Ai mban përgjegjesi të plotë për humbjet ekonomike në arkat e shtetit, nga përvetësimet e parave të individëve nëpërmjet rryshfetit. Si babai i korrupsionit, Minarolli nuk mund të mohojë se nuk i njeh sekseret jashtë godinës konsullore, pasi kamerat e vendosura jashtë ambasadës, ndiqen nga një ekran i madh televizioni po nëpërmjet tij. Veprime të njohura dhe të sërnjohura nga shteti shqiptar, para të shumta që kaluan për vite të tëra nga njera dorë në tjetrën.

Kampione për largimin e dipllomatëve dhe punonjësve të saj për korrupsion e mban ambasada shqiptare në Greqi. Është e para here në historinë e diplomacisë shqiptare, që një ambasador pa mbaruar mirë mandatin e tij, të jenë larguar komplet stafi i tij, përfshi këtu edhe shoferin dhe rojen qe hap e mbyll derën, për ryshfete dhe korrupsion...



Gafat e ambasadorit

Përfaqësimi i vendit si ambasador hedh poshtë çdo dëshirë partiake dhe personale. Është një detyrë e përgjegjësi që duhet të shpërblehet me nder dhe dinjitet nga ky i fundit. Në punë e sipër diplomati gabon një herë. Gabon dy. Po më pas nuk quhet më gabim...

- Hapi i parë i Minarollit ishte thyerja e pllakës së mermerit në hyrrje të ambasadës që bënte fjalë për blerjen e godinës nga emigrantët.

- Nga salla e pritjes së ambasadës me “urdhër të Tij” hiqet piktura e heroit kombëtar Skenderbeu dhe e Nënë Terezës, ku në vend të tyre vendoset portreti i tij.

- Me urdhër të tij u ndalua të shfaqej në Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar në Greqi, organizuar nga vete emigrantët, dokumentari “Në mes të barabartëve” të regjizorit Ylli Pepo, xhiruar në Greqi e që bën fjalë për jetën e emigrantëve tanë. Rreth kësaj çështje u muar edhe shtypi grek duke bërë edhe pyetjen “përse?”

- U mundua të merrte në dorë frenat e shtypit shqiptar në Greqi, duke i dhënë mësim se si duhet të shkruajnë, pasi më parë ishte kritikuar. Pas kritikave përgjigja e tij ishte se, “e bëni këtë pasi unë nuk ju kam marrë në punë gratë tuaja etj.

- U përpoq që të shkrijë shoqatat dhe t’i krijojë ato nga e para, duke shkelur çdo pikpamje ligjore, pasi ato ishin legalizuar me ligj nga Gjykata e shkallës së Parë në Greqi. Edhe pse u lodh shumë nuk i arriti qellimit të tij partiak.

- Dështoi për të venë në kontroll edhe biznesin shqiptar në Greqi, pasi bindjet partiake nuk entusiazmuan biznesmenët tanë përkundrazi pjesa më e madhe i ka kthyer kurrizin. Edhe përpjekja për ngritjen e një shoqate si dhe të Dhomës së përbashkët tregtare dështoi, duke e lënë biznezin shqiptar në mëshirë të fatit.

- Nga takimi që presidenti Bamir Topi bëri në Athinë me emigrantët për festat e nendorit (2007) Minarrolli jo vetëm që nuk i bëri ftesë stafit të gazetës “Iliria News”, përkundrazi e dëboi ata, ku në vend të tyre kishte ftuar persona që kërkoheshin nga interpoli grek.

- Si ambasador nuk ka mbajtur qλndrim të drejtë, por u ka mbyllur portën emigrantëve aktivistë, gazetarëve dhe biznesmenëve që nuk kanë të njëjtin bindje politike me të.

- Ka mbajtur një qendrim jo të drejtë kundër kryetarëve të shoqatave shqiptare që kërkonin hapjen e shkollave duke i cilësuar ata si “pseudonacionaliste”.

Si një njeri i sëmurë dhe me pikpamje fashiste ka zemëruar në masë emigrantët, pasi ka shkuar dhe ka takuar dy herë kryetarin e partisë ultranacionaliste LAOS z. Jorgo Karraxhaferri, që në partinë e tij ka deputet që janë kryetarë të partive të tyre fashiste. Ja për këto është kritikuar midis të tjerave ambasadori shqiptar, i cili bën sikur harron se ambasada nuk është degë e partisë demokratike....

Qeveria e re ( pas votimeve) duhet të jetë më ambicioze në diplomacinë e jashtëme

Mendoj se akte dhe veprime të tilla prishin imazhin e vendit tonë përballë Bashkimit Europian, duke dëmtuar përpjekjet e arritura, me një pretendim për t’u integruar në familjen evropiane. Një përgjegjesi për këtë gjëndje mban vetë kryeministri Berisha, pasi emërimi i Minarollit ishte vetë dora e tij. Po kjo gjëndje mban edhe vulën e ministrisë së Jashtme që i ka mbushur ambasadën shqiptare si dhe konsullatat në Greqi vetëm me militantë politikë, duke shkelur parimet më elementare në emërime, duke filluar që nga roja që hap e mbyll derën e jashtme të konsullatës apo të ambasadës, e deri te shoferi i zakonshëm.

Veprime të zakonshme e të njohura nga politika shqiptare, të thurura në një legjendë të një sfondi diplomatik shqiptar. Elementi i “panjohur” i fenomeni të vjetër është vetë pushteti që nuk po merr asnjë masë për të luftuar këtë fenomen negativ. Është pushteti që po i ul imazhin vetë shtetit.

Ambasadori shqiptar duhet ta ketë të qartë, se vendi i punës nuk është çiflig i një partie, as edhe e një pushteti, por do të ishte mirë që të ishte i gjithë përfaqësues i gjithë shtetit në vendin ku është atashuar. Të interesohet për emigrantët shqiptarë, problemet e tyre, si eurot që paguajnë për shërbimet konsullore që të shkojnë në arkën e shtetit dhe jo në xhepat e tjetërkujt.

Sa herë që këto probleme janë ngritur në takime të ndryshme brenda ambasadës, Minarolli në vend që të luftonte këtë fenomen, i ka quajtur inate personale. Sikur të mos mjaftojnë problemet brenda për brenda politikës sonë , diplomacia shqiptare është e qarkuar nga rrjeti mafioz me falsifikime, ka shqetësuar edhe politikën greke. Bëhet fjalë për legalizimin e dokumenteve të emigrantëve nga konsullata shqiptare, ku ka pasur edhe ankesa nga shteti grek.

Një fakt konkret është se, më 13 nëntor të 2007, ambasadori ynë Dr. Minarolli ka marrë nga autoritetet greke një shkresë që bën fjalë për gjashtë dokumenta të dyshimta ( fallsifikuara). Po një javë më 22 nëntor të 2007, ambasadori ynë i ka kthyer përgjigje zv.ministrit të Jashtëm grek z. Valinakis, duke pranuar se gjashtë dokumenta ishin jo orgjinale.

Shqipëria ka ambiciet e saja për integrimin e mëtejshëm në BE. Për këtë duhet hartuar një strategji politike për rritjen e mëtejshme të imazhit të Shqipërisë dhe të mos veprohet si ministri Basha, që nga frika e drejtësisë gabon akoma, duke mos marrë masa ndaj vartësve të tij për të përmisuar gjendjen.

Sistemi i sotëm tregon se shumë diplomatë ( militantë partie) që për ndëshkim i ndërron kostumin dhe jo largimin e tij nga diplomacia shqiptare. Por një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e kësaj përfaqësie luan padyshim edhe vetë presidenti apo kryeministri në emërimin e ambasadorit. Është e pafalshme që në një vend të BE-së, siç është Greqia me një numër të madh emigrantësh të emërohet një ambasador me kriter politik. Do të ishte në nderin e qeverisë së re që emërimet të tilla të mos përsëriten më, pasi koha ka evoluar...








Tuesday, July 28, 2009

Duam varret tona!...


Gazeta Sot, 08 Maj 2009

(Myslimanët, varre dëgjojnë dhe varre nuk shikojnë)


Greqia bëri të pamundurën për ngritjen e një memoriali dhe varrezave në Shqipëri, për ushtarët e saj të vrarë. Por si një vend demokrat, duhej të bënte të njëjtën përpjekje për ngritjen e varrezave së komunitetit mysliman, të cilët nga viti në vit varreza dëgjojnë dhe varreza nuk shikojnë. Ndoshta një absurditet por një realitet për Greqinë e sotme europiane, që edhe të vdekur, myslimanët nuk mund të varrosen në qytetin ku jetojnë dhe banojnë.


Athina mbetet qyteti i vetëm në Bashkimin Europian që nuk ka xhami dhe një varrezë për komunitetin mysliman, të cilët për të varrosur të afërmit e tyre bëjnë qindra 600-700 kilometra larg Athinës për në veri të Greqisë. Në aspektin njerëzor, prej vitesh kjo çështje nuk po gjen një zgjidhje, edhe pse në Athinë jetojnë rreth 800 mijë myslimanë përfshi edhe të huaj. Në dhjetë vitet e fundit ky komunitet sa vjen dhe po rritet në numër, duke krijuar një shqetësim për politikën dhe shoqërinë vendase. Më shumë se vendasit këtë padrejtësi e vuajnë edhe emigrantët e ardhur nga vendet aziatike, afrikane, arabe që përbëjnë kryesisht këtë komunitet në këtë vend. Për kufizimin e lirive fetare ky vend jo pak herë nga organizmat ndërkombëtare është gjykuar dhe kritikuar për shkelje e të drejtave të njeriut, për liritë e kufizuara etj. Jo pak herë shteti helen u ka premtuar komunitetit mysliman ndërtimin e një varreze të vetme në Athinë, por siç duket vite të tjera myslimanët duhet ti luten zotit, që të afërmit e tyre të mos vdesin shpejt. Varrimi i tyre u ndalohet për tu varrosur pranë varreve të fesë ortodokse. Për këtë ata duhet që trupin e të vdekurit ta varrosin qindra kilometra larg Athinës për në Veri të Greqisë, në qytetin e Komotinis, ku siç dihet në këto vende përbëhet nga myslimanet me origjinë turke. Është një fatkeqësi e madhe të lindësh dhe të vdesësh mysliman. Je i barabartë me qytetarët me fe ortodokse, për të punuar dhe paguar detyrimet qe ke përball shtetit dhe shoqërisë me liri të kufizuara.
Kur vdes nuk ka të drejtë të varroset atje ku ka lindur, por të gjitha këta i varrosin në një varr të vetme. Athina i ka frikë myslimanët jo vetëm kur janë në jetë, por edhe të vdekur nuk i duan pranë. Mashtrimet e qeverisë vazhdojnë nga viti në vit... Qeveria Karamanlis u kishte premtuar më 2005 krijimin e një varreze, por më pas premtimi u kthye në një mashtrim të radhës. Greqia bëri çmos duke mos lënë gur pa lëvizur, për ngritjen e varrezave në Shqipëri për ushtarët e saj të rënë në luftë, por si një vend demokrat, duhej të bënte të njëjtën përpjekje krijimin e varrezave për komunitetin mysliman, që varreza dëgjojnë dhe varreza nuk shikojnë. Kur ky komunitet priste më së fundi zgjidhjen përfundimtare nga premtimet e shumta se, në periferi të Athinës do të jepej një vend për krijimin e varrezave, një tjetër pengesë u ka dale nga ministria Brendshme e Greqisë.

Ministria e Brendshme greke ka hedhur poshtë kërkesën për ngritjen e një varrezë për komunitetin mysliman që jeton në këtë vend. Zv/ministri Athanasio Nakos i ka kthyer me shkrim përgjigjen komunitetit mysliman që kishin kërkuar kohë më pare krijimin e një varrezë për këtë komunitet në Athinë. Në përgjigje thuhet se Ministria e Brendshme sipas planifikimit për krijimin e varrezave myslimane në zonën Ksisto pranë Athinës, është një vend i papërshtatshëm për këtë punë. Në parlamentin grek është debatuar nga deputetë të partive te majta që kanë kërkuar sqarime përkatëse lidhur me këtë problem, që me sa duket vetëm në Greqi nuk mund të gjejë zgjidhje. Edhe pse më pare ishte caktuar vendi prej 30 hektarësh nga Kisha Ortodokse e Greqisë, në dispozicion nga ana e saj për ngritjen e varrezave, më pas është ndaluar me justifikimet e radhës. Pak ditë më parë deputeti Perikili Koroveshi ka debatuar gjatë në parlamentin grek me zv/ministrin e brendshëm, Athanasio Nakos.

Lidhur me këtë padrejtësi kryetari i bashkimit të komunitetit mysliman N. Elgantouresimane në gazetën e përditshme TO VIMA është shprehur se: Që nga viti 2006 organet përkatëse na siguronin krijimi i varrezave myslimane, në një kohë që po afrohej nga dita në ditë, shohim se qeveria vendosi pengesa të tjera, ndërsa shteti nuk po bën asgjë për ne myslimanët. Kjo tregon se fjalët e qeverisë mbeten në ajër. Për këtë problem edhe një premtim tjetër ka ardhur javën e kaluar nga politika vendase gjatë takimit të zv/ministrit të Jashtëm Thodoros Kasim me Arkipeskpin Jeronimo, që kanë shprehur njëzëri ngritjen e varrezave. Theksohet se komuniteti mysliman është mësuar me premtime të një pas njëshme, duke e kthyer këtë problem në një legjendë të veçantë historike. Athina jo vetëm që nuk ka varre për këtë komunitet, po nuk ka zyrtarisht edhe një xhami. E njëjta gjë ndodh edhe në qytetin e Selanikut, ku drejtuesit po japin shembullin më të keq në zhvillimin e mentalitetit në rritjen e ksenofobisë dhe racizmit. Një shembull që nuk i shkon për shtat Greqisë së sotme të 2009. E frikësuar nga terrorizmi islamik i shtatorit 2001 në SHBA, ky vend ka marrë masa të rrepta, duke e parë këtë komunitet si një rrezik kombëtar.

Kjo dukuri u bë realitet pak kohë më parë, ku 20 pakistanezë u rrëmbyen dhe u mbajtën me ditë të tëra nga shërbimi sekret... Është i vetmi vend në Bashkimin Europian, që deri më sot nuk po zbaton nenin nr.13 të Kushtetutës dhe nenin 9 të Marrëveshjes Europiane, për të drejtat e njeriut, në lirinë e besimit fetar. Për këtë myslimanët në Athinë për shumë vite me radhë po ndjenë një padrejtësi në lirinë e kultit fetar. Bodrumet e kthyera në kulte fetare kanë ndikuar që pronarët e tyre të gjobiten nga Prefektura e Athinës, me arsyen se ato u kthyen në xhami.

Premtimet më 2008 nga qeveria e Karamanliut se, komuniteti mysliman në vitin 2009 do të kishte më së fundi një copë tokë për të varrosur myslimanët në Ksisto dhe në Eleona, edhe pse të gjitha shpenzimet do të bëheshin nga vet vendet myslimane, mbeti vetëm premtim. Për këtë çështje komuniteti mysliman në Athinë ka kërkuar edhe ndihmën e Arkipeskopit të Greqisë z. Jeronimo, për të biseduar nga afër si për ngritjen e një xhamie ashtu edhe për ngritjen e një varreze. Në 2005 Kisha Ortodokse i kishte premtuar rreth 30 hektarë për ngritjen e varreve, ku tre vite më vonë kreu i saj kishte biseduar edhe me diplomacinë e jashtme të vendit. Kanë kaluar 33 vjet kur për të parën herë ( 1976) u kërkua ngritja e një xhamie në Athinë nga Arabia. Më 1983 shteti grek vendosi në letër të ndërtojë xhaminë në Marusi, disa kilometra larg nga Athina, ku nuk ndërtua pas reagimeve të vendasve.
Më 2000, ligji nr.2833 lejonte ngritjen e Qendrës Kulturore Islamike dhe xhami në Peania të Athinës me shpenzimet e Arabisë Saudite, por kur pritej të ngrihej ajo që ishte vendosur, u ngrit një kishë ortodokse. Në Tetor të 2006 ministria e Arsimit ka paraqitur një projekt ligj për ngritjen e xhamisë në Eleona, po edhe sot nuk është venë gjë në lëvizje, pasi aty ndodhet baza detare, dhe për të lëvizur në një vend tjetër shpenzimet shkojnë në 5.000.000 euro.

Për këtë shumë komuniteti mysliman në Athinë ka shprehur dëshirën që ta shlyej, por gjë që nuk është pranuar, sepse është detyrë e ministrisë së Mbrojtjes. Komunitetit i Bashkuar Mysliman në Greqi midis përpjekjeve të shumta i ka dërguar peticion ( 27 janar 2009) ministrisë së Arsimit për ngritjen e varreve. Odisea e varreve vazhdon...
- Në Angli ndodhet varri më i madh në Europë për myslimanët si dhe xhamia të shumta -Në Suedi ndodhen sot mbi 10 varreza për myslimanët, si dhe 5 xhami dhe 150 vende shërbimi të kultit mysliman

-Në Francë ka gjithashtu varreza të tilla si dhe 12 xhamia dhe 2.000 vende shërbimi kulti fetar.
- Në Oslo të Norvegjisë xhamia është ndërtuar më 1980, ndërsa në Poloni më 1989
- Në Rusi ( Moskë) xhamia është ngritur më 1980, ndërsa në Skoci (glaskovi) më 1913
- Në Portugali ( Lisbonë) më 1998, në Malta më 1978, ndërsa Irlandë (Dublin) më 1978

Liria e fjalës së lirë në demokraci nuk është dhuratë e asnjë politike...


Gazeta Sot, më 14 Maj 2009


Shumë gjëra i humbëm pasi nuk i ngritëm në kohën e duhur, ndërsa disa të tjera i humbëm sepse nuk patëm kurajon. Por edhe kur i ngritëm problemet dhe prekëm interesat e pushtetit, menjëherë ndaj shtypit ushtrua dhunë. Liria e fjalës në demokraci nuk është dhuratë e qeverisë, por është detyrë e sa. Ta respektojë dhe ta mbrojë atë, të mbrojë mbi të gjitha fjalën e lirë në demokracinë shqiptare...


Shteti, në kuadër të detyrimeve ndaj shtetasve duhet të respektojë, të mbrojë, dhe promovojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të jetuar një jetë pa dhunë. Në demokraci çdo individ duhet të gëzojë të drejtën themelore për të shprehur qartë mendimin e tij. Dhuna e herë pas hershme kundër fjalës së lirë tregoi qartë se politika shqiptare nuk është mësuar akoma të pranojë kritiken e shtypit të lirë, të pranojë se në vendin tonë ka vend edhe për fjalën e lirë. Liria e fjalës së lirë në demokraci nuk është dhuratë e politikës së qeverisë aktuale, po është detyra e kësaj që të respektojë të drejtat themelore, të mbrojë me çdo kusht nderin dhe dinjitetin e çdo gazetari. Tentimi për mbylljen e gazetës Tema, duke hedhur në rrugë stafin e saj, tregon qartë se Shqipëria akoma nuk është shkëputur nga mentaliteti ballkanik, duke kthyer dhunën për interesat politike.

Si në vitet e diktaturës ashtu edhe sot, koha ka treguar se shteti u trembet qytetareve te ndërgjegjshëm. U trembet kritikave dhe aq më shumë FJALA E LIRË, liria e shtypit, sepse të veshur me pushtetin e votës së popullit nuk duan ndryshim, por me çdo kusht duan të qëndrojnë sa më shumë në pushtet. Qeveria me çdo mënyrë mundohet të mbys diskutimet apo kritikat që bën shtypi, duke mos llogaritur imazhin e keq që i sjellin vendit.

Lindja e shtypit të lire në Shqipëri pas viteve 1991 e më pas ka treguar se sa kaotik dhe në gjendje të vështirë është gjendur ky shtypi i lirë. Jo pak herë kryeministri shqiptar është sulur si egërsirë medias dhe në veçanti shtypit të lire. Berisha akoma nuk po shkëputet nga mentaliteti ish komunist, duke gjunjëzuar një pjesë të gazetarëve. Në Greqi askush nuk merret me median, përkundrazi është ajo që ka zbuluar skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Karamanlis. Berisha po jep shembullin më të keq si kryeministër përball shtypit shqiptar. Presionet e ndryshme të tij përball një opozite indiferente tregojnë se media shqiptare është në cënim e sipër...

Më e keqja është se kjo metodë antidemokratike është trashëguar përtej kufirit të vendit tonë. Si një biznes dhe jo mjet informimi, është venë re se edhe jashtë kufirit shqiptar veprohet me të njëjtën censurë, me të njëjtën dhunë. Gazetarët nuk kanë kurajon të ngrenë dhe të trajtojnë problemet, pasi një pjesë e tyre nuk duan të prishin marrëdhëniet reciproke, ndërsa pjesa tjetër indiferente hesht. Konkretisht korrupsioni në konsullatën shqiptare në Athinë është trajtuar nga media shqiptare në Shqipëri, por asnjëherë nga media shqiptare në Greqi. Këto mundohen tu sjellin emigrantëve shqiptare informacionin e duhur, por asnjëherë nuk prekën sado pak ryshfetin dhe korrupsionin që prej vitesh mbizotëron në këtë dikaster përfaqësie. Një pjesë janë kthyer në paterica dhe zëdhënës të ambasadës, për të marrë ndonjë reklamë apo lëmoshë. Po mbi të gjitha shtypi shqiptar përfaqësohet nga biznesi grek dhe një gazetë nga një minoritar. Shumë probleme të emigrantëve nuk preken dhe trajtohen. Mungon sado pak vullneti i mirëfilltë për të luftuar anët negative dhe të nxjerrë ato pozitive.

Në përgjithësi qeveria i ka frikën gazetarëve, kur këta përcjellin të vërtetën. Janë të pakta ato vende në botë që nuk kërcënohet liria e shtypit, në një kohë kur është parakusht për një shoqëri të lirë. Indiferentizmi dhe heshtja e institucionit të Drejtësisë të lë të kuptosh se sa i politizuar është ky institucion. Jo pak herë gazetarët janë bërë objekt të dhunës në një kohë kur shkruanin për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nga ana tjetër shteti nuk ka mbetur duarkryq, por ka ndërhyrë fuqishëm ndaj shtypit, në një kohë që raportet ndërkombëtare lidhur me këtë gjendje shqetësuese pasojnë njëra -tjetrën. Problemi i krijuar gjatë gjithë viteve të demokracisë ndikoi pamundësinë që Shqipëria të ketë një shtyp të lirë dhe të pavarur. Shteti shqiptar duke përfshirë të gjitha qeveritë kufizuan në maksimum tolerancën, duke futur në një kornizë hapësirën për të patur shtypin e lire dhe të pavarur. Fatkeqësisht po e njëjta gjë ndaj shtypit ndodh edhe jashtë kufijve të Shqipërisë në përfaqësitë tona. Konkretisht në Greqi ndaj gazetarëve shqiptar veprohet po e njëjta metodë si në Shqipëri.

Në krahasim me vendet fqinjë, shtypi shqiptar duket se mban njëanshmëri, nuk funksionon i pavarur për të mbajtur një distancë nga politika. Ai nuk është në opozitë, si dhe në shumë raste ka treguar se ka humbur raportin për të funksionuar sipas rregullave të tregut, për të qenë konkretisht një shtyp i marketizuar. Por edhe pse kemi më shumë gazeta se çdo vend tjetër mendoj se, numri i tyre kaq i madh fatkeqësisht në thelb është vetëm një pjesë e fasadës të regjimit mafio-shtet, vendosur dhe konsoliduar në vite. Shumë botues gazetash janë të politizuar dhe ngrenë në qiell politikën, ndërsa një pjesë tjetër e errësojnë atë. Edhe pse kemi shumë gazeta, ato nuk mund të jenë tregues të një demokracie të lirë, për aq kohë sa ato të flasin me të njëjtën gjuhë që imponohet nga qeveria aktuale.

Kjo ka bërë që kryeministri Berisha ashtu si më pare edhe Nano, të kontrollojë jo vetëm shtypin e shkruar, por tenton të kontrollojë tërësisht mbarë median, të diktojë fjalën e lire duke mos kursyer edhe ushtrimin e dhunës. Një fakt konkret në median e folur është TVSH, një kanal televiziv mbarëkombëtar, por i politizuar. Kushtet aktuale kanë ndikuar që një pjesë e gazetarëve të punojnë të angazhuar si punonjës të një redaksie, ku shkruajnë me ose pa honorarë, të pa siguruar në sigurime shoqërore etj.

Të pakët janë ata gazetarë që punojnë të lirë që kapërcejnë politikën editoriale të botuesit, ndaj pikëpamjeve të tij politike. Edhe në ato raste kur bën përpjekeje që të denoncojë korrupsionin e qeverisë, do të gjendet përballë dhunës së pushtetit, siç është rasti i fundit i gazetës Tema dhe botuesit të saj, Mero Baze. Sikur të mos mjaftojë kjo vendi ynë është i vetmi vend në botë, që shtypi i lirë nuk shkon në zonat rurale.

Në mars të viti 2008 me porosi të kryeministrit Sali Berisha gjobitet me 20 milionë lekë gazeta Sot. Po kjo gazetë ka qenë viktimë edhe e ish kryeministrit Fatos Nano. Viktimat në shtypin e shkruar pasojnë njëra tjetrën. Pushteti aktual me kryeministrin Berisha nuk e ka dashur asnjëherë shtypin e lire, kjo është pare edhe më pare ndaj gazetës Koha Jonë, e cila për shumë vite u përballua me represionet antiligjore të pushtetit Berisha. Dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve Bardhok Lala, Zamir Dule, Përparim Halili, Besar Likmetaj, si dhe keqtrajtimi i zv/ kryeredaktorit të gazetës Albania, apo djegia e makinës së analistit Mero Baze, nuk janë një rastësi i momenteve të caktuara, por fatkeqësisht janë presione që qeveria ushtron ndaj shtypit të lire. Vallë është rastësi që raporti vjetor për lirinë e shtypit, publikuar më 29 prill 2008, e renditi Shqipërinë në vendin 105 ndër 195 vendeve të tjera?

Një shqetësim mbetet akoma që shtypi i lire po ndeshet me një dhunë të dukshme dhe disikriminuese nga qeveria aktuale. Politika shqiptare në përgjithësi e ka lënë në mes të katër rrugëve, duke mos e trajtuar njëlloj si pushtetet e tjera, pasi mentaliteti mesjetar nuk e konsideron si të tillë. Ky mentalitet që mbizotëron deri më sot e ka quajtur shtypin treg dhe jo mendim, opinion dhe qëndrim publik. Shqipëria duhet të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga metodat e vendeve ish- bllokut komunist, për të përmirësuar imazhin e saj në arenën ndërkombëtare, pasi pretendon për në BE.

Emigracioni shqiptar, edhe viktimë e sigurimeve shoqërore?...


Gazeta Sot , 14 Maj 2009

(300.000 persona humbasin pensionin në Greqi)


Njohja e sigurimeve shoqërore është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigrantët tanë. Zgjidhja e këtij problemi në rrugë juridike apo politike do të jetë një zgjidhje përfundimtare për pensionet të tyre të pleqërisë. Faktikisht ku edhe emigracioni është më i madh, me shtetin fqinjë helen janë zhvilluar edhe dy takime të nivelit ministror, si dhe tre takime në nivel specialistesh, ku e fundit ka qenë me Institucionin e Sigurimeve Shoqërore Shqiptare. Për mbrojtjen sociale të emigranteve shqiptare është organizuar në Tiranë Konferenca rajonale Ministrore, ku është shprehur gatishmëria për bashkëpunim e legjislacionit në fushën e sigurimeve shoqërore. Por a mjafton kjo?...


Emigrantët e dy atdheve dhe pa asnjë atdhe janë të detyruar tashmë ti kthejnë sytë nga Shqipëria me shpresë për një zgjidhje të këtij problemi. Të pasiguruar sistematikisht jo për faj të tyre, por për faj të politikës së dy vendeve, të cilët prej shumë vitesh po i mbajnë peng këta emigrantë. Për faj të politikës grekë - shqiptare rreth 300.000 emigrantë po humbasin pensionet e tyre, teksa qeveria greke ka hedhur për konsum një dialog me masat e gjera punonjëse. Në një kohë kur arkat e sigurimeve shoqërore janë të boshatisura nga humbja e një miliardë euro, vendi ynë po bën sehir
Hipokrizia e politikës shqiptare, përrallat për sigurimet shoqërore të emigrantëve tanë kudo ndodhur është mbarimi i lirisë qytetare për të besuar pushtetin por edhe mbarë vetë shtetin. Ky pushtet me vullnetin politik gjithmonë ka luajtur çdo lloj bixhozi në kurriz të emigracionit shqiptar. Një fenomen aspak serioze për një shtet të porsa futur në NATO, e që pretendon të hap derën e BE...
Dimë që për çështjen e sigurimeve shoqërore autoritetin në dorë e ka vetëm Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Është ajo që bën koordinimin e të gjitha çështjeve, që kanë të bëjnë me evidentimin dhe menaxhimin e emigrantëve për motive punësimi në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionin përkatës të BE-së. E gjithë politika shqiptare kujtohet për emigrantët vetëm një here në katër vjet, vetëm për tu vjedhur votën, armën e fundit të emigrantëve

E themi këtë se nuk është aspak e ndershme dhe dinjitoze që Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha pak ditë më pare në një takim me përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të Shqiptarëve të Greqisë, ka deklaruar se: Çështja e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve është shumë një prioritet i qeverisë "Berisha". Kjo ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara mes kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Karamanlis gjatë vizitës së fundit të kryeministrit grek në Tiranë. Për këtë qëllim, palët ranë dakord për një marrëveshje të përbashkët mbi njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore dhe të pensioneve. Por në fakt ministri Basha ka bërë edhe një here mashtrimin e radhës së qeverisë Berisha, pasi dihet që midis dy kryeministrave nuk u diskutua kjo çështje. Kur dihet që aktualisht me vendin tonë janë në fuqi marrëveshjet bilaterale të punësimit me Gjermaninë, Greqinë dhe Italinë.
Po më pas nuk ka mbetur edhe kreu socialist që në prag të zgjedhjeve parlamentare, ka prekur këtë problem me një grup përfaqësuesish emigrantësh nga Greqia duke u thënë se: Është e domosdoshme, që i gjithë mundi i tyre, për efekt pensioni, të njihet përmes marrëveshjes dypalëshe mes vendit tonë dhe Greqisë, mes vendit tonë dhe Italisë.
Ne do të bëjmë një politikë të re ndryshimi edhe në këtë aspekt dhe do të bëjmë marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore të të gjithë emigrantëve shqiptar, të cilët nuk do të humbin asnjë ditë pune lidhur me sigurimet shoqërore dhe pensionin.
Që nga viti 2000 me Greqinë kanë filluar kontaktet institucionale për hartimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për sigurimet shoqërore, por deri tani ato kanë mbetur vetëm në teori. Në atë kohë kreu socialist Nano ishte tepër entuziast për këtë çështje, pasi kishte marrë edhe premtimin e qeverisë greke të Kosta Simitit. Më 31 korrik të 2006 në Athinë, ish ministri i Punës Kosta Barka me homologun grek Cituridis, patën dhënë shprese për emigrantët, e cila vetëm shprese mbeti, pasi edhe premtimi mbeti premtim. Po e njëjta gjë ndodhi edhe me drejtuesit e Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë në një takim që u mbajt në ambientet e ambasadës sonë në Athinë, të cilët në vend që të kërkonin njohjen e viteve të punës emigrantëve tanë, kërkonin nga emigrantët që këta të bënin sigurimin vullnetar pranë këtij institucioni shtetëror. Një praktik tepër e dënueshme, që i detyronin emigrantët që të siguroheshin edhe në sigurimet shoqërore shqiptare, në një kohë kur duhej ngritur zëri nga ky dikaster apo institucion shtetëror për njohje pensioni nga homologët grek. Po si gjithnjë u zgjodh rruga më e lehtë dhe më e pa ndershme në kurriz të emigrantëve
Vitet e emigracionit treguan se Legalizimi i Emigrantëve Shqiptarë është një proces i një anshëm, pasi probleme të tjera sociale u dalin përpara emigrantëve të pambrojtur. Padrejtësitë që u bëhen në shtetin fqinjë mesa duket nuk kanë të mbaruar. Askush nuk po shqetësohet se çfarë do të bëhet me emigrantët (brezit të pare) mbas 10-15 vjetësh, pasi asnjë shtet nuk po u njeh vitet e punuara në Greqi.


Emigrantët çdo vit premtime dëgjojnë dhe marrëveshje për pensione nuk po shikojnë.


Aktualisht kriza ekonomike, korrupsionet e ndryshme të qeverisë Karamanlisë ka bërë që nga viti në vit fondet për pensionet të pësojnë një ulje me ritme të shpejta. Jo pak here shteti helen është përpjekur për të gjetur rrugë shpëtimi me anë e reformave. Por deri më sot asnjë qeveri nuk e ka marrë përsipër këtë, pasi e shikojnë këtë çështje si një bombë me sahat që pritet të plasë nga çasti në çast. Qeveria Karamanlis po shikon se Sistemi i Sigurimeve Shoqërore nga viti në vit po shkon drejt një katastrofe reale. Analistët vendas të shqetësuar shprehin me keqardhje se defiçiti në arkat e këtij sistemi është i zymtë.

Rreth 3.5 miliardë euro i duhen këtij sistemi për normalizimin e gjendjes në arkat e sigurimeve shoqërore. Këtë shqetësim here pas here e ka trajtuar edhe media vendase për te sensibilizuar sado pak opinionin publik, duke nxjerrë në sipërfaqe realitetin, që ka të bëjë me të ardhmen për marrjen e pensioneve. Dihet që krahas popullit vendas në këtë vend punojnë edhe emigrantë, që përbëjnë 10-12 për qind të fuqisë punëtore të këtij vendi. Në një krizë ekonomike prej shumë vitesh gjenden arkat e sistemit të sigurimeve shoqërore, që brenda 18 muajve vlera në aksionet e tyre kanë rënë në 72 për qind. Theksohet se në fund të vitit 2007 vlerat e aksioneve nga të siguruarit ishin në 5.46 miliardë euro, ndërsa sot ka rënë në 1.53 miliardë euro...
Po të njëjtin fat ka pësuar edhe Sistemi i Sigurimeve Shoqërore ne Bujqësi ( OGA), ku punojnë rreth 90 mijë emigrantë. Në këtë sektor humbja e parave ka shkuar deri në 45 për qind, nga 245 milionë në 135 milionë euro. Humbje të mëdha të kontabilitetit kanë pësuar edhe aksionet shtetërore ( TSMEDE) që kanë rënë me 76 për qind.
Përgjegjësia kryesore bie mbi qeveritë që kanë qeverisur këtë vend në dy dekadat e fundit. Një debitor kryesor në arkat e të siguruarve është vetë shteti. Shumë ministri si dhe ato në shërbime publike përbëjnë thelbin kryesor të defiçitit. Nuk ishte e rastit që në shtëpinë e ish ministrit të Punës, Mangina, u gjenden duke punuar të pa siguruar emigrantë nga Azia. Ky skandal detyroi ministrin të japë dorëheqjen. Po mentaliteti ballkanas në mënyrën e qeverisjes nuk mund të ndreqet pse hiqet një ministër dhe zëvendësohet me një tjetër. Në të gjitha spitalet, ministritë, dikastere apo metro, të gjitha pastrueset nuk janë të siguruara në sigurimet shoqërore. Vetëadministrimi i keq kësaj pasurie të derdhur nga mundi dhe djersa e punonjësve vendas dhe e emigrantëve përbën një tjetër skandal për qeveritë e këtij vendi. Ky fenomen në aspektin social përbën korrupsion të veçantë në mohimin e mosnjohjes së viteve të punës të emigrantëve tanë. Dhe ky problem social sa vjen dhe po bëhet çështje dite, duke mos gjetur asnjë rrugë dalje...

A u gjunjëzua Shqipëria nga miku Karamanli?...



Publikuar më 29 prill, 2009


Ksenofobia dha nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëzimit. Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit. Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXI–të, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ. Por shumë gjera i humbëm pse nuk i kërkuam, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajon që t’i kërkojmë edhe kur na takojnë. Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që ekziston me Greqinë , ndërsa në praktikë qendron ndryshe, ato janë të cekta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha ne dem të popullit tonë.

Karamanlisi bëri vizitën e tij “zyrtare” në Shqipëri në një kohë të papërshtatshme për politikën shqiptare, por edhe kur kanë kaluar 20 vjet nga emigracioni i popullit shqiptar në tokën helene. Konkretisht rreth 700.000 – 800.000 shqiptarë punojnë dhe jetojnë në këtë vend pa patur zë, me liri të kufizuar. Me pak fjalë për qeverinë e tij nuk ekzistojnë. Rreth 20.000 shqiptarë në rrugë individuale me pengesa nga më të ndryshmet kanë bërë të mundur të hapin bizneset e tyre, ndërsa 80.000 të tjerë kanë blerë shtëpi.

Kjo gjë ndodh pikërisht vitet e fundit nga BE, vihet re një interes i veçantë për integrimin social të emigrantëve në shoqeritë ku jetojnë, por fatkeqësisht në këtë drejtim qeveria e e Karamanliut renditet e fundit në integrimin e emigrantëve. Si e fundit ka filluar zbatimin e politikave dhe të direktivave të Bashkimit Europian për integrimin e emigrantëve, me financime nga “Arka Europiane e Integrimit të Shtetasve të Vendeve të Treta”, për periudhën 2007-2013 me një potencial ekonomik prej 26 milionë euro. Komuniteti shqiptar që përbën 65 për qind të gjithë emigracionit në Greqi deri më sot nuk ka parë një euro me sy, në një kohë kur për këtë vit janë venë në dispozicion 4 milionë euro.

Karamanlisi foli në Parlamentin shqiptar për korrupsionin në një kohë kur që qeveria e tij është tronditur nga një skandal në tjetrin, që po e detyrojnë për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme. Si një problem primar për qeverinë e tij, më shumë se kushdo kryeminister tjetër, Karamanlisi sot përveç korrupsionit po përballet me krimin e organizuar.

Karamanlisi erdhi në Tiranë vetëm për të marrë. Pas futjes së vendit tonë në NATO, politika greke tentoi për një “kthim të vertetë” për një fqinjësi të mirë me Shqipërinë, për të patur një aleat të vertetë me mendimin se ka ardhur koha për të marrë, duke premtuar për të ardhmen “se do të...” Koha tregoi se grekët ishin të parët që premtuan dhe të fundit që miratuan MSA. Karamanlisi zgjodhi momentin më delikat të politikës shqiptare për të marrë atë që deshironte, pasi deri më sot diplomacia e jashtme kishte dështuar me vendet fqinjë.

Ai u ndodh përball një kryeministri shqiptar i cili do të mbahet mënd për shumë vjet si një ministër servil dhe pa dinjitet, që për një karrige dha atë qe nuk duhej të jepej. Problemi në percaktimin e kufirit ujor ndërmjet dy vendeve kishte dekada të tëra që qendronte ne sirtare, që shumë bukur mund të diskutohej më pas.

Mediat të shqetësuara me sjelljen e kryeministrit shqiptar preken me të drejtë këtë fakt duke u ndalur atje ku duhej. Në interesat e kombit media ndryshe nga politika shqiptare di të ngrejë zerin dhe të sensibilizojë opinionin për gabimet e kryeministrit. Vizita e tij në Tiranë është cilësuar nga media greke si një sukses kryeministrit, ndërsa gazetat kanë qenë më të përmbajtura këtë radhë, përjashto gazetën “Apogevmatini” që e ka shfrytëzuar këtë vizitë si një mesazh politik kundër Turqisë.

Nga gjithë shqiptarët u mendua se vizita e Karamanliut në Tiranë këtë radhë do të kishte një ndryshim me të kaluarën, me mendimin se vendi ynë do ishte në bisedime si i barabartë. Por kryeministri grek këtë gjë e kishte të qartë, pasi vizita e tij pak ditë para votimeve, vetëm vizitë zyrtare nuk mund të ishte.

Ai erdhi me mendimin se futja e vendit tonë në BE, mund të ndikojë që Shqipëria të jetë një protagoniste e re, për të luajtur një rol të rëndës8ishëm në Ballkan, sepse Greqia si një vend i vetëm ballkanik në BE, i kishte të gjitha mundësitë që të luante këtë rol, gjë që nuk e bëri për gati 28 vjet. Shqiptarët shpresonin se kryeministri shqiptar kishte rastin që t’i kujtonte homologut të tij helen se futja e Shqipërisë në NATO, zyrtarisht hiqte ultimatisht një herë e përgjithmonë “Ligjin e luftës” dhe se do të hapej një rruge e re juridike në zgjidhjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Po nuk ndodhi kështu. Berisha u gjunjëzua para homologut të tij, duke shkelur në parim interesat kombëtare të vendit tonë.

Takimi i tij i nxituar pak ditë para votimeve tregoi se vendi ynë nuk di akoma të mbrojë me të drejtë interesat e popullit tonë, interesa të cilat u shitën fare lehtë. Berisha nuk duhej të nxitohej kaq shumë. Nga ana morale dhe nga etika politike ai duhej që në fillim të ulej në një tavolinë sëbashku me partitë e tjera politike shqiptare, për të trajtuar parapraktikisht ato që do tu jepej mikut të tij Karamanli. Emigracioni shqiptar në Greqi ka qenë për politikën greke një “gur shahu” kundrejt interesave të politikës shqiptare.

Sot emigrantët shqiptarë jo vetëm që kanë liri lëvizje të kufizuar, por janë keqtrajtuar dhe po keqtrajotohen dhe vriten nga policia greke. Miku i shqiptarëve o Kostas Karamanli ( nipi i plakut të demokracisë greke Kostas Karamanlis) deklaroi se erdhi si mik. Ai e ndjeu pa e shprehu. Shqiptarët dinë të presin miqtë e vertetë në shtëpitë e tyre. Po vizita e mikut tonë Karamanli nuk do të thotë që të mos bisedosh për problemet që mbeten ende të hapura ndërmjet dy vendeve, që prej shumë vitesh pritej që të diskutohej në parim :

- Qendrimi i “Ligjit të luftës”

- Pronat e çamëve - Pronat e shqiptarëve

- Problemi i shkollave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.

- Kufizimi i lirisë së emigrantëve për në atdheun e tyre.

- Legalizimi i emigrantëve

- Marrëveshja ndërdypalëshe për pensionet e emigrantëve

- Lehtësimi i biznesit shqiptar në Greqi

- Keqtrajtimi dhe vrasja e emigrantëve nga policia greke.

Po siç u pa asnjë nga këto problemet nuk u prek, pasi që më parë të dy vendet kishin bërë një marrëveshje paraprake. Sikur të mos mjaftojë kjo më e keqja ishte se gazetarëve iu ndalua që të bënin pyetjet Berishës dhe Karamanliut. Nje veprim politik ndoshta i gabuar që binte në kundërshtim me demokracinë shqiptare. Ai tashmë mban përgjegjësi kryesore jo vetëm morale por edhe në aspektin politik, duke prekur rëndë dinjitetin e popullit shqiptar.

Shtypi vendas grek e trajtojë këtë takim si një fitore të kryeministrit Karamanlis. Një fitore në kurriz të një populli tjetër që fatkeqësisht ka në krye një kryeministër cinik dhe pa dinjitet. Ishte Berisha ai që muaj më parë kishte kurajon të miratonte me qeverinë e tij oportuniste vendimin për ndertimin momerial dhe ngritjen e varrezave të ushtarëve grek të vrarë në shqipëri. Qeveritë venë e vinë po gabimet dhe fajet e tyre do qendrojnë përherë në kurriz të popullit... Protagonistët dhe hipokrizia e tyre Sali Berisha, "Marrëdhëniet tona politike janë me të vërtetë të shkëlqyera dhe shumë të shëndetshme. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe një tjetër është gati. Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit. Ne diskutuam edhe për minoritetin grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Jemi shumë të gëzuar për progresin në të gjitha aspektet dhe pa dyshim e siguroj Kryeministrin se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për respekt të plotë, bashkëpunim dhe është fokusi i qeverisë sime të investojë dhe të mbështesë komunitetet minoritare, në mënyrë që të ndryshohet pozitivisht jeta në to. Falënderoj Kryeministrin dhe qeverinë e tij për investimet dhe ndihmën e dhënë në ato zona, si dhe zona të tjera në Shqipëri. Ne jemi të kënaqur për progresin në të gjitha aspektet. Unë e sigurova Kryeministrin Karamanlis se synimi i qeverisë sime është të mbështesë minoritetin grek që jeton në Shqipëri. I thashë mikut tim se nesër Shqipëria do të aplikojë për vendin kandidat në BE, e ftuar nga Presidenca Çeke. Dua të theksoj gjithashtu se Shqipëria po përmbush të gjitha kriteret dhe standardet për zgjedhje të lira dhe ne jemi shumë të angazhuar për këtë”

Kostas Karamanlis, "Me të vërtetë, ne ishim një ndër anëtarët e parë të Bashkimit Evropian që e mbështetëm Shqipërinë. Greqia ishte gjithashtu midis të parëve që pa shumë pozitivisht perspektivën e liberalizimit të regjimit të vizave, ashtu sikurse është vënë në dukje në axhendën e Selanikut, në vitin 2003. Që nga ajo kohë, ne ripërsërisim angazhimin tonë dhe e kemi ndjekur nga afër progresin e bërë deri tani për aplikimin e reformave të nevojshme, që siç e dini është plotësimi i disa kritereve të caktuara. Zgjedhjet sipas standardeve evropiane, aplikimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, respekti i plotë i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve janë hapa shumë të rëndësishëm ne atë drejtim. Ndihem i detyruar të përmend dhe theksoj rëndësinë ekonomike të emigrantëve shqiptar në Greqi, që kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në ekonominë greke dhe sigurisht nëpërmjet remitancave ndikojnë në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

Bamir Topi, "Aktualisht jemi të angazhuar në mbylljen me sukses të procesit të prodhimit dhe pajisjes së shtetasve me letërnjoftime që është e një rëndësie parësore për shkak të përdorimit të tyre, si mjet identifikues gjatë këtyre zgjedhjeve. Po me të njëjtën monedhe është përgjigjur edhe kryrministri grek Karamanlis Kreut të shtetit shqiptar se "e ardhmja e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në gjirin e familjes evropiane dhe institucioneve të saj dhe kjo do të ishte një garanci absolute për qëndrueshmërinë dhe begatinë e rajonit tonë".

Jozefina Topalli, "Tashmë, politika jonë e jashtme është fokusuar në liberalizimin e vizave. Shqiptarët pas izolimit 50-vjeçar, pas vështirësive për të lëvizur të lirë në këto 17 vjet, meritojnë të lëvizin të lirë për të takuar të afërmit e tyre në Greqi, Itali e në vende të tjera, apo të rinjtë të lëvizin si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në këtë kohë globalizmi"

Reagimi mbi servilizmin e kryeministrit shqiptar Pëllumb Xhufi, “Marrëveshja për kufirin është një marrëveshje me rëndësi strategjike për Greqinë dhe kjo është një sukses i politikës greke... Marrëveshje të tilla si kjo e vendosjes së kufirit detar, janë tepër të komplikuara dhe Greqia nuk ka lidhur marrëveshje të tilla me shtetet e tjera fqinje të saj. Ajo nuk ka bërë marrëveshje për kufij detarë me Turqinë, me të cilën bën pjesë në NATO që në vitet '50- të”

Idrizi, Deputeti i PS, "Kur hyra në sallë pata mendimin të nxirrja flamurin shqiptar dhe të kisha diçka edhe për Çamërinë, çështjen e problemit çame. Në momentin e fundit gjykova se ndoshta kjo nuk do të ishte e përshtatshme për të protestuar, pasi dukej si një akt i veçuar. Por, unë jam i bindur se për sa kohë ekziston komuniteti çam, kjo çështje do të ekzistojnë. E kam kapërcyer në momentin e fundit një çështje të tillë. Është një deklaratë e turpshme, tregon se çfarë demagogjie bën qeveria shqiptare, e cila është e gatshme për të bërë çdo gjë varreza për ushtarët grekë, marrëveshje për ujërat territoriale, duke mos diskutuar për çështjen çame. komuniteti çam së bashku me atë të minoritetit janë dy urat e vërteta të bashkëpunimit" Por edhe këtë radhë komuniteti çam u shit nga politika shqiptare. Edhe pse një ditë më parë këta bën tubim në sheshin kryesor në Tiranë. Po mikut tonë grek edhe pse ju bë një kërkese nga komuniteti çam për një bisedim ai u hodh poshtë, kjo tregon se nuk mund të pretendohet për të patur marrëdhënie të mira ndërmjet dy vendeve pa u zgjidhur përfundimisht çështja e pronave të shqiptarëve. Mikut tonë Karamanli, komuniteti çam i kërkon që të lejohen të moshuaritpër të shkuar në shtëpitë dhe varret e të parëve për të nderuar të vdekurit... Servilizmi i kryeministrit shqiptar tregon se në të ardhmen pronat çame dhe ato shqiptare në përgjithësi, do të jenë një “ votë” që Greqia ruan kur të vi momenti për të miratuar Shqipërinë në BE.

Monday, July 27, 2009

Demokracia, në vendin ku “Shqipëria po ndryshon”


Publikuar ne gazeten Sot

e hene 27/07/2009


Sot në demokracinë e brishtë shqiptare shumica e partive politike po përfaqësojnë interesa të ngushta materiale si edhe të disa klasave duke dëmtuar deri diku imazhin e tyre politik. Mungesa e transparencës në investime të ndryshme ekonomike për interesa të tyre janë një tregues kuptimplotë përball elektoratit. Nga ana tjetër, partitë politike të përfaqësuar nga shtresa e popullit pa bërë dallim të pasur apo të varfër, do të mbeteshin gjithnjë të pashmangshme nga misioni i tyre historik. Mos kryerja e misionit ndaj situatave dhe kërkesave në kohë do rrisnin pakënaqësinë e elektoratit. Lidhur me këtë Uinston Çërçill ka theksuar se “Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave.


Çdo njeri nga ne është i lire të mendojë dhe të vendosë për mendimin e tij ashtu siç mendon, për të mirën e përgjithshëm, për të zgjedhur figurën politikë që beson, për Demokracinë. Në këtë liri të shprehjes dhe të barazisë u mbështet dhe u ndërtua demokracia e sotme, ndërsa disa të tjerëve në vendin tone u dha të drejtë që partinë për të cilën ju besua ta trajtojnë si një çiflig të vetin. Sikur të mos mjaftojë kjo, një pakicë njerëzish të veshur me pushtetin që i dha populli, brenda një periudhe të shkurtër janë pasuruar aq shumë sa që sot nuk u besojnë syve të tyre. Demokracia nuk është vendi i këtyre parazitëve, por mesa duket demokracia shqiptare i pranon këta parazit në trupin e saj të brishtë.
Këta drejtues pushteti që uzurpuan shtetin të kthyer në parazitë në kurriz të shoqërisë, janë të pathyeshëm në demokracinë shqiptare. Por në këtë demokraci të brishtë që sapo ka hedhur themelet pas një diktature 50 vjeçare, duket se i lehtëson këta parazitë të zhvillohen. Ndërsa vetë parazitët kujdesen që mundësinë që i dha demokracia për t’u zhvilluar pa pengesa, të mos i lërë mëndja që të të sundojnë në dëm të saj, sepse më pas nuk do të kenë më mundësi për të gjetur vendin dhe kohën për të qenë më parazitë në kurriz të popullit.

Demokracia u ka dhënë të drejtën krerëve të pushtetit që për të na qeverisur na premtojnë, të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë sa here që duan, vetëm e vetëm për të veshur kostumin e pushtetit sëbashku me kravatën politike.

U ka dhënë mundësi që kur marrin në duar frenat e drejtimit të vendit, pa patur turp e dinjitet të luajnë me fatet e popullit tonë, duke na treguar se pa ata vendi do të shkonte në katastrofë, pasi më parë kanë siguruar jetën e familjeve dhe fëmijëve të tyre. Gjithashtu u lejon këtyre parazitëve të shoqërisë që të bënin privatizimin shtetëror me stilin “Made in Korruptiv Albania”, duke grabitur për vete dhe njerëzit e tyre pasuritë e popullit, pasurinë shumë vjeçare të ndërtuar me mund dhe djersë. U lejon që të na flasin për korrupsion, në një kohë kur këta parazitë nuk mund të jetojnë një ditë pa të.

Na flasin për një ndryshim në sistemin tonë demokratik, kur vetë në radhë nuk kanë ndryshuar, duke ditur se erdhën nga sistemi i mëparshëm. Na flasin për antikomunizëm nga pozita e ndekomuniste apo të kriptokomunizmit, duke na bërë që të qeshim, në një kohë kur është për të qarë. Thua se Shqipëria nuk kishte më parë, si edhe nuk ka as sot element fizik të pastër. Në emër të demokracisë na vidhen në mes të ditës votat.

Në emër të demokracisë zënë karrigen për në parlament njerëz që nuk e meritojnë, pasi priten të dalin para drejtësisë. Në emër të demokracisë na flasin kur zihen ngushtë dhe kur duhet të japin llogari para drejtësisë. Fenomeni i shumë përfolur Gërdeci i Mediut apo rruga Basha mbeten tashmë të harruar nga pushteti i sotëm. Po këta njerëz që vranë apo vodhën popullin, nesër do të jenë përfaqësues të tij. Sa turp.
Ja ku na katandisën parazitët e demokracisë. Dihet që demokracia nuk mund të qëndrojë në këmbë e të ecë përpara pa prezencën e qytetarëve. Populli voton për qeverinë për të udhëhequr shtetin. Është populli ai që i jep besimin disave që të jenë në krye të shtetit. Demokracia u ka lejuar që në emër të saj çdo gjë të legalizohet, edhe pse prish interesat e shoqërisë dhe mbarë kombit.

Për të mbajtur pushtetin legalizojnë qindra objekte e banesa të pa miratuara në kundërshtim me ligjin mbi urbanistikën, në një kohë kur duhej prishur. Flasin për liberalizimin e vizave kur vetë janë të liberalizuar pasi e dinë që nuk realizohet. Flasin dhe premtojnë pasi e dinë sa më shumë të premtojnë aq më shumë do ti besojmë.

Miratojnë ligje penale dhe statute partie, në një kohë kur janë këta të parët që nuk i zbatojnë. Bëjnë sikur aspirojnë dhe japin jetën për demokracinë që edhe Shqipëria të integrohet sa më parë në familjen evropiane, pasi më parë na kanë marrë votën, e më pas na lëmë të rrimë në mëshirën e fatit dhe në duart e ndërkombëtarëve për të na ndihmuar.

Demokracia gjithashtu lejon edhe indiferentizmin tonë për mëkatet e mëkatarëve, duke lënë në mëshirë të tyre fatin e fëmijëve tanë, fatin e kombit tonë. Për këtë indiferentizëm të sotëm, shoqëria e të nesërmes nuk do të na i fal, por ja që në demokraci duhet të jetojmë sëbashku edhe me këta...

Abuzimet në emër të demokracisë


Per te qeshur a per te qare more shqiptare!..


Publikuar ne gazeten Shqip

e hene 27/07/2009


Në emër të demokracisë abuzohet deri aty, sa vetë Kryeministri tallet dhe luan me ndjenjat e popullit, sikurse ndodhi për vizat, që nuk u liberalizuan. Ata bëjnë sikur aspirojnë dhe japin jetën për demokracinë, që edhe Shqipëria të integrohet sa më parë në familjen europiane, pasi më parë na kanë marrë votën, por më pas na lënë në mëshirën e fatit. Demokracia “i lejon” të gjitha këto. Ashtu sikurse na lejon edhe ne të “fl emë” në indiferentizmin tonë, për të cilin, nesër nuk do të na falë askush. As fëmijët tanë


Sot, në demokracinë e brishtë shqiptare, shumica e partive politike përfaqëson interesa të ngushta materiale, ose të disa klasave, duke dëmtuar jo pak imazhin e tyre politik. Mungesa e transparencës në investime të ndryshme ekonomike për interesa të tyre është një tregues kuptimplotë përballë elektoratit. Nga ana tjetër, partitë politike, të përfaqësuara nga shtresa e popullit, pa bërë dallim, të pasur apo të varfër, do të mbeteshin gjithnjë të pashmangshëm nga misioni i tyre historik. Moskryerja e misionit ndaj situatave dhe kërkesave në kohë do rriste pakënaqësinë e elektoratit. Lidhur me këtë, Uinston Çërçill ka theksuar: "Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave".

Çdokush prej nesh është i lirë të mendojë e të vendosë ashtu siç e gjykon, për të mirën e përgjithshëm, për të zgjedhur figurën politike që beson, për demokracinë. E pikërisht mbi këtë liri të shprehjes e të barazisë u mbështet dhe u ndërtua demokracia e sotme. Por ja që disave në Shqipëri u është dhënë "e drejta" që partinë që iu besua, ta trajtojnë si një çiflig të vetin. Sikur të mos mjaftojë kjo, një pakicë njerëzish të veshur me pushtetin që u dha populli, brenda një periudhe të shkurtër janë pasuruar aq shumë, saqë sot nuk u besojnë dot as syve të tyre. Demokracia nuk është vendi i këtyre parazitëve, por mesa duket demokracia shqiptare i pranon ata në trupin e saj të brishtë. Këta drejtues pushteti, të cilët uzurpuan shtetin, e tani janë thjesht e vetëm parazitë në kurriz të shoqërisë, duket se janë bërë të pathyeshëm. Ata zhvillohen gjithnjë e më shumë në një demokraci të brishtë, si ajo në Shqipërinë e pas-diktaturës 50-vjeçare.Demokracia u ka dhënë të drejtën krerëve të pushtetit që, për të na qeverisur, të na premtojnë, të na gënjejnë e të na mashtrojnë sa herë që duan, vetëm e vetëm për të veshur kostumin e pushtetit, së bashku me kravatën politike. U ka dhënë mundësi që, kur marrin në duar frenat e drejtimit të vendit, pa pasur turp e dinjitet të luajnë me fatet e popullit tonë, duke na treguar se pa ta vendi do të shkonte në katastrofë (më parë, ata sigurisht që kanë siguruar jetën e familjeve dhe fëmijëve të tyre). Për të punësuar nipërit dhe mbesat e tyre, dyfishojnë numrin e personelit të ambasadave tona. E ndaj abuzimi nën emrin e demokracisë u dha të drejtën atyre që, para popullit të jenë ata, e pastaj ne, populli. Gjithçka, në emër të demokracisë.Në emër të demokracisë na vidhen votat në mes të ditës. Në emër të demokracisë, në krye të KQZ-së vendosen njerëz që më parë janë dënuar për ryshfet, e për të cilët më parë është marrë edhe pëlqimi i dy partive më të mëdha të vendit.Në emër të demokracisë zënë karrigen për në Parlament njerëz që nuk e meritojnë, pasi priten të dalin para drejtësisë. Në emër të demokracisë na flasin kur zihen ngushtë dhe kur duhet të japin llogari para drejtësisë etj., etj.Dihet që demokracia nuk mund të qëndrojë më këmbë e të ecë përpara pa qytetarët. Dihet po ashtu se populli voton për qeverinë që dëshiron ta udhëheqë atë dhe shtetin. Është pikërisht populli ai që u jep besimin disave për të qenë në krye të shtetit. Por në Shqipëri ndodh ndryshe. Demokracia u ka "lejuar" që në emër të saj, çdo gjë të legalizohet, edhe pse prish interesat e shoqërisë dhe mbarë kombit. Për të mbajtur pushtetin, ata legalizojnë qindra objekte e banesa të pamiratuara, në kundërshtim me ligjin mbi urbanistikën.

Ata, pra, që u qëndrojnë në krye partive politike dhe politikës, nuk qëndrojnë duarkryq ndaj shtypit të lirë, kur e shikojnë se u dalin skandalet, marrin masa në mënyrat e tyre. Ata flasin për liberalizimin e vizave, kur e dinë që nuk realizohet. Flasin dhe premtojnë, pasi e dinë se sa më shumë të premtojnë, aq më shumë do t‘i besojmë. I japin popullit karta identiteti, kur vetë janë të parët që nuk i njohin ato. Premtojnë e premtojnë, por në fund nuk të thonë as "na falni se bëmë gabim", pasi këto fjalë nuk i njohin më. Miratojnë ligje penale dhe statute partie, në një kohë kur janë të parët që nuk i zbatojnë, por luajnë me to si pa të keq. Në emër të demokracisë abuzohet deri aty, sa vetë Kryeministri tallet dhe luan me ndjenjat e popullit, sikurse ndodhi për vizat, që nuk u liberalizuan.

Ata bëjnë sikur aspirojnë dhe japin jetën për demokracinë, që edhe Shqipëria të integrohet sa më parë në familjen europiane, pasi më parë na kanë marrë votën, por më pas na lënë në mëshirën e fatit.

Demokracia "i lejon" të gjitha këto.

Ashtu sikurse na lejon edhe ne të "flemë" në indiferentizmin tonë, për të cilin, nesër nuk do të na falë askush. As fëmijët tanë.




© Gazeta Shqip - 2006-2008

Sunday, July 26, 2009

(Votat e emigrantëve, një e drejtë kushtetuese në demokraci?...)


Nga politikanë të ndryshëm apo analistë shumë herë është folur rreth kësaj çështje, por siç dihet deri më sot asnjë përpjekje serioze nuk është bërë për të drejtën e votës së emigrantëve. Pushteti i sotëm ashtu si edhe i mëparshmi bëjnë sikur harrojnë se “Votimi” është një e drejtë, por edhe një detyrim i çdo qytetari të ndërgjegjësuar kudo ndodhur. Është detyrë e mbarë politikës shqiptare e qeverisë aktuale që t’u japë mundësi emigrantëve të kudo ndodhur për të votuar. Është demokracia që u jep këtë të drejtë, duke shfuqizuar çdo padrejtësi në mohimin e të drejtave politike. Pushteti nuk është shteti...


Shumë është folur në këtë drejtim se duhet apo jo që të votojnë emigrantët. Analistë dhe politikanë të ndryshëm kanë dhënë mendimin e tyre duke folur për emigrantët, por në mungesë dhe pa marrë mendimin e tyre. Mohimi i pjesëmarrjes së emigrantëve në të drejtat politike përball koncepteve të disave, bëjnë të mundur që votat e emigrantëve të mos kontribuojnë progresisht për vendin e tyre. Por faktikisht politika shqiptare në mënyra të ndryshme nuk u dha mundësinë emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në vendet ku jetojnë.

Diktatura politike shqiptare ua preu bashkëqytetareve tanë edhe në këto votime mundësinë që të shprehin vullnetin politik, të zgjedhin e të dëgjohet zëri i tyre. Emigrantët tanë me kohë duheshin që të gëzonin mundësinë për të marrë pjesë aktive në jetën politike të vendit, duke votuar sa herë në Shqipëri mbahen zgjedhje apo referendume. TË ZGJIDHEN DHE TË ZGJEDHIN. Pushteti i sotëm duhet të hedhë sytë përqark dhe të marrë eksperiencë nga vendet e përparuara në BE.

Të shpërndarë në 133 vende të botës, rreth 1.250.000 emigrantë shqiptarë për arsye të ndryshme emigruan vullnetarisht në vendet më të zhvilluara të një qytetërimi më të lart se vendi qe lanë. Por frika se numri i madh i emigrantëve dhe pesha vendimtare që do të kishin në rezultatin final në votime, si dhe interesi apo tundimi i partive politike, sidomos atyre në pushtet për të manipuluar me këto vota do ishte prezentë. Si emigrant prej 20 vjetësh besoj se emigrantët në përgjithësi janë të ndërgjegjësuar në këtë drejtim, sa të marrin pak nga koha e tyre dhe ta japin për atdheun.

Mendoj se është një mesazh që ata i bëjnë politikës shqiptare dhe në veçanti qeverisë aktuale. Asnjë parti politike nuk pati kurajon e mirëdashje që në zgjedhjet parlamentare 2009-2013, të përfshijë në listat e kandidatëve të paktën një emigrant. Kjo tregon se vendi ynë në demokracinë e sotme ndodhet përballë lirisë së kufizuar dhe diktaturës politike.

Ndarja dhe veçimi i shtetasve, mohimi i të drejtave politike të emigrantëve se këta të fundit nuk kanë të drejtë të përfaqësohen në parlamentin shqiptar, me justifikimin se janë emigrantë, tregon se politika shqiptare është kufizuar brenda një guaske. Por pushteti nuk është shteti. Shteti jemi të gjithë ne, pushteti është kalimtar.

Vazhdimi i kësaj politike tregon qartë se sot emigrantët janë të detyruar që të votojnë për të tjerët, por në asnjë mënyrë për veten e tyre. Por deri kur do të vazhdoj kjo liri e kufizuar përball kësaj diktature e ethshme pushtetare?...

Emigrimi jo gjithmonë është i përhershëm. Askush nuk mund të thotë me siguri se emigrantët e sotëm nuk do të kthehen në atdhe, ashtu si nuk është e sigurtë që politika shqiptare me politikën e sotme do të fitojë besimin e humbur te rinisë shqiptare në emigracion. Po të hedhim një sy në vendet e tjera si, Itali, Greqi, Danimarkë, Belgjikë, Austri, etj, shikojmë se emigrantëve tanë u është dhënë mundësia që të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare europiane, ndërsa vendi ynë as e ka menduar për një gjë të tillë.

Vendet e tjera me vullnetin politik që mundësojnë votën e emigrantëve kanë arritur standarde të larta për sa i përket ndershmërisë së procesit votues, në një kohë ku procesin e menaxhon shërbimi civil dhe zyrtarët e qeverisë.Jorgo Papandreu, kryetar i partisë më të madhe opozitare PASOK, në Greqi, ishte emigrant për shumë vite duke punuar si pastrues xhamash, bojaxhi etj. Po demokracia vendase nuk e ndaloi që të merrej me politike. Gjithashtu në emigracion ka qenë edhe ish kryeministri Kostas Simitis. Shqipëria duhet të dale nga mentalitetet e një vendi Ballkanik dhe të hedhë shikimin drejt Europës…

Mungesa në realizimin e zgjedhjeve të ndershme, mos pajisja me kartat e identitetit, ndikoi që për votimet e emigrantëve të mos bëhet fjalë, me justifikimin se është e parakohshme të debatohet në kushtet e konjukturës aktuale e jo më e drejta për të votuar. Me pretekstin se nuk jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje të ndershme, shumë here është folur nga politika diktatoriale se emigrantët janë të përhershëm në vendet ku jetojnë dhe se nuk kanë të drejtë të votojnë në Shqipëri, për këtë gjë nuk mund të realizohej ndershmërisht votimi i tyre. Si maxhoranca ashtu edhe opozita nuk shfaqën konkretisht ndonjë dëshirë të madhe në këtë çështje, përkundrazi u kanë kërkuar me premtime boshe vetëm votën e tyre.

Qeveria greke u ka dhënë mundësi emigrantëve të saj që jetojnë në vendet e BE të votojnë në vendet e tyre . Tre parti në këtë vend kanë venë kandidat për zgjedhjet parlamentare tre emigrantë, ku ndërmjet tyre dy shtetas shqiptar dhe një nga Palestina. Konkretisht, Partia e Ekologëve të Gjelbër, surpriza e këtyre zgjedhjeve, ka përfshirë në listat edhe një emigrante nga Shqipëria, z. Eleonora Zoto, që jeton prej shumë vitesh në Selanik.

Politikanët, mashtruesit e sotëm përballë shoqërisë shqiptare


Publikuar ne gazeten Sot


Askush nuk mohon ecurinë dhe përparimet që ka bërë vendi ynë, po kjo nuk i dedikohet vetëm një politike të caktuar, apo të një pushteti të radhës ashtu siç trumbetohet, por i dedikohet gjithë popullit shqiptar. Që të mashtrosh veten është e drejta kujtdo, por të mashtrosh një popull të tërë përbën një krim politik...Të mirën shoqëria shqiptare do ta kishte në një kohë kur politika e vendit do të ishte në shkallën e duhur. Konkretisht Shqipëria tenton të barazohet me Europën e Bashkuar, një dëshirë e madhe kundrejt një mentaliteti ballkanik, që herë pas herë shfaqet në politikën shqiptare. Çdo ditë populli shqiptar ndeshet përballë të vërtetës dhe gënjeshtrës dhe rrallë përball realitetit. Gënjeshtra dhe mashtrimi janë binomi i jetës së politikës shqiptare, duke mos përjashtuar edhe vetë “Drejtësinë” e mbërthyer në kthetrat e kësaj “politike të re” me fytyra të vjetra.

Dihet që prej shumë vitesh politika punoi për interesat vetjake, duke u shkëputur nga realiteti dhe premtimet e bëra më parë. Në prag të votimeve, në fushatat elektorale fillojnë mashtrimin e radhës, duke u venë në garë se kush do të gënjejë më shumë. Mungesa e kulturës së politikanëve tanë, mashtrimet dhe ofendimet në debatet publike tregojnë qartë se vendi ynë me këta së bashku do të vuajë akoma edhe dekada të tjera. Politika shqiptare paraqitet para popullit shqiptar me një nivel të ulët kulturor, mashtrues dhe lypës...

Duke ditur se votimet heqin dhe vendosin qeveritë, si maxhoranca ashtu edhe opozita, akoma nuk po marrin parasysh kritikat e ndërkombëtareve për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Dhe këto ndershmëri në votime po japin shenjat negative përball shoqërisë shqiptare. Qeveria Berisha çau malet, konkretisht në rrugën Kukës – Morinë, por tashmë nuk është në gjendje të japë kartat e identitetit në kohë, duke lënë përshtypjen se këtë radhë votimet janë të paravendosura me kohë nga pushteti i tij. Premtimet e një pas njëshme të tyre me thirrje dhe ofendime nga tribunat nuk mund të realizohen pa një tolerancë dhe mirëkuptim përball kushteve aktuale të vendit. Ky fenomen të bën që të besosh se vendi ynë duhet të përballet tashmë jo vetëm me varfërinë dhe korrupsionin, por edhe me mashtruesit politikanë, që për të siguruar një vend në parlamentin e kthyer vetëm “një parajsë” bëjnë premtime dhe mashtrime. Lufta e ashpër e pa kulturë ndërmjet tyre në disa momente të vë përball dilemës se “vdekja jote është jeta ime”. Në një aspekt shikon se populli përpiqet me të gjitha mënyrat për të jetuar, ndërsa qeveritaret shikojnë interesat e tyre. Sot në parlament rrallë mund të gjesh ndonjë politikan që të luftojë për interesat e kombit.Disa premtime ordinere se: “vota juaj do të bëjë që të keni ujë dhe energji elektrike për 24 orë, dhe rrugë të asfaltuar”, tregon qartë se pushteti i sotëm mban peng të politikës një pjesë të shoqërisë së vendit.

Është një turp që një vend që pretendon të trokasë në dyert i BE, të sillet si një çifligar përball qytetarëve të tij. Bidonët plastike presin me orë të tëra radhë për t’u mbushur me ujë të pijshëm në komunën e Golemit, ku prej pesë vjetësh 400 familje rropaten për të mbijetuar...Pushteti nuk është kthyer vetëm në një çifligar, por edhe në një vjedhës e mashtrues të votës.

E themi këtë se ky pushtet kishte kohë që për katër vjet të çonte ujë dhe korrent për 24 orë, të shtronte rrugët e pashtruara po të kishte dëshirë dhe vullnet të plotë, duke i parë hallet qytetarëve vetëm në raste të votimeve parlamentare, duke bërë Pazar me termin e njohur “më jep të jap”. Partitë që nuk janë transparente me vetveten, që nuk luftojnë brenda gjirit të tyre korrupsionin, që nuk raportojnë publikisht fondet në fushata elektorale, janë parti të tipit “O Mete, merr për vete”.Abuzimet e ndryshme në kurriz të popullit tregojnë se politika e sotme ka një ngritje profesionale në premtime dhe mashtrime, përball një populli të vuajtur të çon vetvetiu në pyetje se, a mund të luftohet mashtrimi dhe korrupsioni nga njerëz të korruptuar?...

Një tjetër kryetar partie premton se do të hapë 300.000 vend te reja pune, duke mos argumentuar konkretisht se ku do t’i hapë dhe në ç’mënyrë. Premtimet e ethshme për pushtet kalojnë edhe kufijtë e vendit tonë. Që të premtosh nuk do të thotë që të mashtrosh...Shqipëria në krizën e sotme është i vetmi vend tenton të dyfishojë pensionet, dhe më pas qeveria aktuale u kërkon biznesit shqiptar një mbështetje prej 50 miliardë euro..

Pak ditë më parë në Athinë nga një forcë politike në prag të fushatës u ka premtuar emigrantëve se kanë si objektiv kryesor fillimin e negociatave me qeverinë greke lidhur me sigurimet shoqërore, në një kohë kur shteti shqiptar i kishte filluar me shtetin fqinjë që nga janari i vitit 2000.

Politika “Made In Albania”, një politikë për në Muzeun Kombëtar


Publikuar ne gazeten Sot


Në fushata për zgjedhje, politikanët tanë na shesin premtime duke na mbajtur me shpresa. Por në një demokraci normale politika mbarë shqiptare do të merrte notën kaluese kur zgjedhjet të bëheshin të lira dhe të ndershme. Por ngjarjet e fundit e përgënjeshtrojnë këtë se, pas 18 vjetësh vendi ynë më në fund ka ngritur një demokraci normale. Përmes realitetit dhe gënjeshtrës disa kandidatura janë hedhur në tregun politik me banalitet duke sharë dhe bërtitur, për zgjedhje të lira dhe të ndershme me parimin: “SHQIPËRIA PO NDRYSHON”, ose Politike të re, por me fytyra të vjetra. Të mirën mbarë shoqëria jonë do ta kishte kur kjo politikë të ishte në shkallën e duhur dhe jo të punonte për interesat vetjake.

Shkaku i këtij shkrimi u bë një mesazh që pak çaste më parë kryeministri shqiptar më kishte dërguar, që me anën e votës kërkonte për mbështetjen time, duke premtuar e premtuar...Politika shqiptare në përgjithësi është kthyer në një “industri” e madhe që prodhon gënjeshtrën, duke u ndodhur përballë mashtrimit të radhës. Fushata elektorale nxori në pah edhe njëherë politikën shqiptare që për një karrige ka ngritur në këmbë këtë “industri” të madhe mashtrimi. Me parimin se “sa më shumë të gënjesh, aq më shumë të besojnë” kjo industri e financuar nga një grup biznesesh apo marrje kredish, sa vjen dhe po çorodit mbarë opinionin publik. Për këtë politikë ajo meriton një vend në muze...
Edhe këtë radhë në fushatë u vu re nga politika shqiptare se kur ka nevojë dhe kur ngec u kërkon ndihmë ndërkombëtareve në prag të fushatës zgjedhore. Konkretisht Partia Demokratike huazon për spote 40 makina nga Europa, duke krijuar një pabarazi politike dhe morale, kundrejt partive të tjera politike. Është partia në pushtet qe jep shembullin më të keq për një transparencë ekonomike në këtë fushatë. Po mbrapa nuk mbesin as edhe partitë e tjera. Abuzimet e ndryshme në kurriz të popullit tregojnë se politika ka një ngritje profesionale në premtime dhe mashtrime, pasi e di më së miri se votimet e ndershme vendosin dhe heqin qeveritë. Pak çaste më parë më erdhi në e-mail tim një mesazh nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cili më kërkonte mbështetjen dhe votën time për katër vitet e ardhshme me premtimin se:
Do të liberalizonte vizat për lëvizjen e lirë në BE brenda 365 ditëve të para të mandatit të dytë, si dhe do të fillonte negociatat për anëtarsimin e plotë në BE . Krijimin e 160.000 vende të reja pune, dhe rritjen e pensioneve e rrogave më të larta se vendet aktuale në BE. Furnizimin 24 orë në ditë me ujë çdo familje. Vazhdimin e luftës kundër korrupsionit etj. Në mbyllje të mesazhit kryeministri shqiptar shkruante se qeveria e tij kishte rritur 2 mijë për qind ndjekjet penale kundër korrupsionit, si dhe kishte mbajtur premtimin për të siguruar 24 orë drita dhe ujë. Nga etika qytetare me dy rreshta i ktheva përgjigjen kryeministrit tim.Nuk e di se ku jeton ky kryeministër shqiptar. Ai ngatërron kastën e tij me atë të popullit të varfër shqiptar, që edhe sot rinia po braktis vendin. Pak kilometra larg nga kryeqyteti, kryeministri shqiptar do të shohë njerëz me bidonë në duar që rendin për një pikë ujë.

Dihet që pak ditë më parë në një fshat të tërë pa ujë, një vendas u vra tek hapte në oborrin e tij një pus për të mbajtur me ujë familjen e tij. Kryeministri shqiptar kohët e fundit është kthyer në një lypës me premtime ordinere se: “vota juaj do të bëjë që të keni ujë dhe drita për 24 orë”, në një kohë kur për pushtetin aktual është një detyrim dhe aspak premtim. Është kthyer në bashkiak, ministër publik e transporti. Është kthyer edhe...

Të jetosh në Shqipëri do të thotë të jesh i duruar. Populli shqiptar ka meritën e tij në këtë anë. Asnjë popull tjetër në Europë nuk mund të duronte kaq vite të tëra për nevojat më elementare për jetën.
Është një turp që një vend që pretendon të trokasë në dyert e BE, të sillet si një çifligar përball qytetarëve të tij, duke bërë “Pazar më jep, të jap”. Në një aspekt shikon se populli përpiqet me të gjitha mënyrat për të jetuar, ndërsa qeveritarët, kasta e tij shikojnë interesat vetjake farefisnore, duke mos hedhur sytë larg pjatës së tyre. Në parlamentin shqiptar rrallë mund të gjesh ndonjë politikan që të luftojë për interesat e kombit, të luftojë për ata njerëz që i besuan votat. Sikur të mos mjaftojë kjo, Shqipëria përbën një shembull tipik në rastet e fushatave, duke nisur nga kultura dhe përdorimi i gjuhës banale të kandidatëve për deputet. Ngjarjet e fundit në prag të fushatës elektorale nuk ka prononcuar akoma politikën shqiptare, pasi është mbërthyer në ethet e zgjedhjeve.

Kryetarët e dy partive të mëdha treguan kulturën e tyre me fjalët më banale para popullit. Në zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk fiton vetëm individi, por fiton demokracia e këtij vendi. Po kjo në asnjë mënyrë nuk përjashton meritën e shoqërisë sonë që nga viti në vit po u largohet paragjykimeve të ngushta dhe individuale.

Sot në aspektin politik zgjedhja e një pjese të kandidatëve nuk është bërë në bazë të meritave, që ky kandidat të përfaqësojë denjësisht elektoratin. Në radhët e kandidaturave zotërojnë edhe biznesmenë, por edhe të tjerë që nuk kanë marrë më parë pëlqimin e votuesve. Prononcimi i ish presidentit të republikës z. Moisiu se 15 kandidat nuk plotësojnë kushtet minimale, tregon qartë edhe një here mos seriozitetin e partive politike. Parlamenti është altari më i lartë i çdo kombi. Aty nuk kanë vend ata që nuk e meritojnë...

Të mirën mbarë shoqëria jonë do ta kishte kur kjo politikë të ishte në shkallën e duhur dhe jo të punonte për interesat vetjake. Abuzimet e ndryshme në kurriz të popullit tregojnë se politika e sotme ka një ngritje profesionale në premtime dhe mashtrime. Por a mund të luftohet mashtrimi dhe korrupsioni nga njerëz të korruptuar?. Ja pra politika “Made In Albania” është për në muze...

Ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë një politikë për emigracionin

Publikuar ne Gazeten Sot
Një përgjigje të plotë pritet të japë vetë shteti shqiptar me një numër të madh popullsie të imigruar dhe të harruar për 18 vjet. Një shtet qe ende nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij, që nuk është në gjendje akoma të hartojë një hartë demografike, për emigrantët që përbëjnë 30% të popullsisë shqiptare. Midis problemeve të tjerave shteti shqiptar po jep shembullin më të keq përsa i përket emigracionit shqiptar kudo ndodhur, që kohët e fundit është bërë problemi më kryesor në axhendën e BE.
Edhe pse kanë kaluar kaq vite emigrimi, prezenca e tij ka qenë pothuajse zero. Kjo çështje kërkon mbi të gjitha një unitet dhe solidaritet politik si dhe një administrim mbarë e kombëtar në lidhje me vendet ku kanë emigruar shqiptarët. Për këtë nga shteti shqiptar kërkohet një politikë konkrete, duke lënë mënjanë mashtrimet dhe premtimet.
Ka vite që është hedhur ideja për ngritjen e një ministrie për diasporën, po dhe kaq vite po heshtet. Asnjë politikan nuk ka marrë mundimin të diskutojë për këtë problem në altarin më të lartë të shtetit, në parlamentin shqiptar. Jo pak herë ish presidenti Alfred Moisiu kish kërkuar krijimin e kësaj ministrie për diasporën, po kërkesa e tij deri më sot, kanë mbetur në sirtarët e indiferentizmit dhe burokracisë së shtetit të sotëm. Dihet që emigracioni shqiptar në aspektin politik i është qëndruar larg, jo për të bërë mrekullira dhe të pamundurën , por për të bërë më elementaren. Gjatë gjithë këtyre viteve shteti dhe shoqëria pak janë shqetësuar, edhe pse ne si vend imigrimi nuk kemi qenë as te parët dhe as të fundit. Po ndryshimi i vendit tonë është se 25 %-30% e popullsisë mbas viteve 1990 u zhvendos në shumë vende të botës, kundrejt një indifertentizmi madhor shtetëror.
Fenomeni i i imigrimit masiv i popullit shqiptar përtej kufijve ballkanik e ka renditur vendin tonë në vend të parë, i cili edhe sot në mënyra nga më të ndryshme bën përpjekje ligjore për të ndalur sado pak atë. Po vallë a mund të ndalet emigracioni klandestin vetëm me masat ligjore?...
Shqipëria po përballet me sfidën më të madhe në rrugën e procesit të integrimit europian, ku përveç problemeve të tjera të brendshme, një problem të madh ka edhe emigracionin, ku për këtë duhet të përmbushë të gjitha detyrimet morale-politike. Me sa duket, çelësi i zgjidhjes për diasporën njëlloj si dhe në vendet të tjera të është ristrukturimi, pra ngritja e një institucioni shtetëror. Është një proces që mbart kosto politike dhe ekonomike, që kërkon mbi të gjitha shumë punë dhe vullnet të përbashkët në vijën politike.
Për të qenë sa më efekt duhet të bëhet e mundur që qeveria të hartojë dhe t’u përgjigjet strategjive të qarta për diasporën, për problemet që dalin për nje zgjidhje efikas dhe të efektshëm. Si një bord drejtues, kjo ministri do të luaj një rol të rëndësishëm për përcaktimin e drejtimin strategjik, vijën politike të qeverisë e të shtetit shqiptar në diasporë, që deri më sot ka munguar.
Studimet e dala nga ky institucion shtetëror në bashkëpunim me institucionet e tjera të vendit do të ndikonin faktikisht në organizimin e copëtuar të emigracionit. Për të patur këtë kërkon vullnet politik nga ana e qeverisë. Por nuk është çudi që në ngritjen e këtij institucioni do të ketë edhe rezistencë të kundërt, edhe pse emigracioni po ndeshet me të drejtat morale, të punësimit, të respektimit dhe konsolidimit të drejtave të tyre, nga mospërfillja nga organet shtetërore të vendeve pritëse në mungesën e respektit dhe dinjitetit.
Në momentet e sotme shteti shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij, nuk di saktësisht se a i mbrohen të drejtat më elementare të tyre, por është mjaftuar vetëm me ndonjë relacion të dërguar nga ndonjë ambasadë e tij. Këto realicione në të shumtët e rasteve kanë treguar se kanë qenë të kundërta me realitetin, pasi në krye të stafit drejtues ambasadori ishte emëruar si diplomat politik dhe një përçues i vijës partiake.
Koha ka treguar se premtimet dhe angazhimet e herë pas hershme të partive të ndryshme politike, në fushata elektorale përball halleve dhe problemeve të emigrantëve kanë mbetur vetëm premtime dhe asgjë tjetër.
Në një takim të fundit me përfaqësues të emigracionit shqiptar nga Greqia, kryeministri shqiptar në Tiranë (6/05/2009) është shprehur se: “Qeveria është e angazhuar plotësisht të pajisë gjithë shtetasit e vet, kudo që ndodhen, me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, duke i dhënë një shans lëvizjes tuaj të lirë në hapësirën shqiptare dhe evropiane. Me mund, përkushtim dhe me djersë ju arritët të jeni tashme një faktor dinjitoz në zhvillimin e shtetit fqinj dhe një element i rëndësishëm në miqësinë midis dy popujve. Qeveria shqiptare, ka përgatitur të gjitha lehtësitë e mundshme fiskale e ligjore për lehtësimin, inkurajimin dhe transferimin e bizneseve dhe investimeve tuaja në vendlindjet dhe trojet tuaja në Shqipëri. Ne jemi vend mikpritës për të gjitha investimet e huaja, por më të gëzuar jemi, natyrisht, për iniciativat e bashkatdhetarëve tanë.
Si në vitet e shkuara por edhe sot, shteti shqiptar nuk po tregon një interes të veçantë për legalizimet e tyre, për pensionet në vendet ku punojnë, për shërbimin mjekësor, arsimin dhe kulturën. Marrëdhëniet e politikës shqiptare me emigracionin i janë lënë momentit dhe rastit, pasi ambasadat shqiptare kudo ndodhura e me personel përkatës, jo vetëm që nuk kanë kohë, dëshirë dhe vullnet të mirëfilltë për të bashkëpunuar, por fatkeqësisht janë kthyer thjesht në punonjës të rëndomtë në ciklime dhe vulosje dokumentesh etj.
Drejtoria e Emigracionit pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, e ngritur apostafat me një personel të pakët prej dy specialistësh nuk mund të përballojnë dot problemet e mëdha të emigracionit shqiptar të shpërndarë në 60 vendet e botës. Koha po tregon se vendi ynë i ka kthyer kurrizin jo vetëm emigracionit të brezit të parë, por edhe fëmijëve të tyre. Lind pyetja. Kush organ dhe dikaster merret me emigracionin shqiptar? Kush organ dhe dikaster ka verifikuar realizimin ose jo të objektivave të Strategjisë Kombëtare të Imigracionit Shqiptar hartuar në vitin 2006.
Një strategji që jo vetëm bëri bujë, por edhe shpenzimet nuk ishin të pakta, pasi hartimi u bë jo vetëm pa studiuar emigracionin aktual, por u hartua nga të huajt ( Italia), duke mos i përshtatur aspak vendit tonë. Sot për këtë strategji shqiptare me “gjeneral të huaj” po heshtet dhe askush nuk merr përgjegjësinë, të thotë se sa janë realizuar objektivat…Ngritja e për shumë folur e një ministrie emigracioni do të ndryshonte klimën ekzistuese të emigracionit shqiptar, pasi shumë studime, si dhe lidhja me Diasporën do të ishte një nevojshmëri për kushtet aktuale të vendit tonë. Diaspora në shumë raste ka zbuluar të metat që ekzistojnë në marrëdhëniet shtet-emigracion. Si një vend i madh imigrimi dhe vend pritës për emigrantët e tjerë del si domosdoshmëri ngritja e kësaj ministrie me një njerëz specialiste të kësaj fushe.
Në Greqi problemet e emigracionit i mbulon Ministria e Brendshme, por pranë ka Institutin e Politikave për Emigracionin, që harton ligjet e emigracionit dhe bën studime të shumta. Hartimet e ligjeve të emigracionit si dhe studimet shkencore për emigracionin mbajnë vulën e këtij institucioni shtetëror.Italia edhe pse problemin e imigrimit e ka zgjedhur para 60 - 70 vjetësh, edhe pse ekonomia e vendit nuk bazohet nga emigrantët e saj, ka sot ministri emigracioni.
Shteti shqiptar duhet të shohë pak më larg, të marrë eksperiencën më të mirë të vendeve fqinjë që emigruan shumë vite para nesh. Futja në NATO, si dhe më pas në BE, nevojat e vendit bën të domosdoshme ngritjen e këtij institucioni shtetëror. Shumë emigrantë, intelektualë, shkencëtarë në emigrim u kanë rënë kambanave të para për të dhënë alarmin jo vetëm për komunitetin , por edhe për vetë shtetin shqiptar se dikush duhet të merret me problemet e tyre.
Arsimi, kultura, sigurimet shoqërore dhe biznesi shqiptar janë lënë në mëshirën e fatit, thua se këta nuk i përkasin Shqipërisë shqiptare. Po në qoftë se do të kishte patur një institucion shtetëror ( ministri) të organizuar apostafat për bashkëpunim nëpërmjet shtetit dhe emigracionit, problemet do të ishin krejt ndryshe. Po pse hezitohet akoma?... Diaspora ka nevojë për të, jo për bukë dhe ujë. Administrimi sa më i drejtë i emigracionit kërkon padyshim edhe kushtet normale. Në të gjitha fushat Diaspora është një potencial i madh jo vetëm ekonomik dhe politik, por edhe në aspektin social dhe kulturor.
Aktivitet e bëra deri më sot në Diasporë mbajnë vulën e vetë emigrantëve. Seminaret e ndryshme, festivalet e filmave shqiptarë, festivalet e fjalës artistike, hapja e ekspozitave, panairet e librave si dhe i biznesit janë bërë kryesisht me forcat e tyre.
Politikanë mund të justifikohen se shteti ynë nuk ka fuqinë financiare njëlloj si shtet e tjera, por të kujtojmë se sa para futen në vit nga emigrantë, sa para u merren atyre për ciklimet e dokumenteve pranë ambasadave tona, (ku shteti vulos po shtetin). Mund të themi se po të kishte një vullnet të mirëfilltë, kjo ministri do të ishte ngritur prej kohësh në Shqipëri.
Ndryshimi klimaterik do të ndikojë në një zhvendosje të madhe tektonike të popullsive të vendeve të ndryshme. Futja e Shqipërisë në BE, e bën më shumë se kurrë të domosdoshme ngritjen e këtij institucioni, pasi lëvizja e emigrantëve nga një vend në tjetrin do të jetë i lirë. Shqipëria e sotme matet me Europën e dikurshme që emigronte për në kontinentet e tjera, ndërsa sot Europa është bërë vend pritës i emigrantëve që përbëjnë rreth 10-12 % të popullsisë. Po e njëjta gjë do të ndodh edhe në Ballkan.
Besoj se nuk do të jetë e largët ajo ditë kur vendi do të ndeshet përball emigracionit klandestin nga vendet e Azisë dhe Afrikës. Për këtë duhet që shteti shqiptar të përgatitet jo vetëm për të sotmen, për emigrantët e tij kudo ndodhur, por për të hartuar një strategji kombëtare për emigrantët që do të vijnë.Shqipëria nuk ka më se çfarë humbasë, kur ka në diasporë ndodhen rreth 25%-30% së popullsisë, në një kohë kur duhet të mendojë për të mirën e kombit, se emigracioni nuk është një problem partiak por mbarë kombëtar. Në të kundërt kur dëshira, vullneti, shqetësimi dhe angazhimi janë në një shkallë të lartë, kjo pengesë komplekse inferioriteti bëhet më e lehtë dhe shumë shpejt e kapërcyeshme.
Mendoj se ka ardhur koha për ngritjen e këtij institucioni për të mirën e kombit, por më parë në hartimin e një harte demografike…

Rama një kamikaz i PS, apo viktimë i vetvetes?...


Gazeta Sot


Zgjedhjet e fundit nxorën në dritë vullnetin e popullit për një demokraci të vërtetë si dhe karakterin e politikës shqiptare. Nxorën në dritë se sa e denjë është politika shqiptare për të udhëhequr popullin tone drejt rrugës së integrimit për në BE, por njëkohësisht tregoi se politika shqiptare me anën e KQZ, po mban akoma peng numërimin e votave në një kohë kur kanë kaluar mbi dhjetë ditë, kundrejt një kulture të ulët politik. Tregoi se 92% e popullit votoi për dy partitë e mëdha, duke i dhënë mandatin e dytë së djathtës, duke shmangur dhe provuar njëkohësisht regresin e së majtës. Në këto votime votuan afërsisht 50% e votuesve si dhe 5% e emigrantëve. Tregoi se edhe në Shqipëri ka ardhur koha që të besohet se e Djathta mund të bashkohet me të Majtën ashtu siç ndodh në vendet perëndimore. Gjithashtu tregoi se ka humbur niveli i standardeve që kërkohej nga votuesit, pavarësisht nga premtimi politik…

Njeriu misterioz që hipi në majën e piramidës me katapult do të mbahet mend për shumë vite si një përçarës i së majtës, por edhe si shkaktar kryesor i humbjes së socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009. I ardhur nga emigracioni ende pa qenë anëtar i kësaj partie, me forcat e veta bëri të mundur të vendosë një tip “censurë” si brenda ashtu dhe jashtë partisë, duke bërë të mundur një lloj reformimi brenda kampit socialist. Si një politikan progresist Rama bëri të pamundurën në të mundur duke larguar politikanë me zë që kishin kontribuar në politikën shqiptare, duke filluar që nga ish presidenti Rexhep Mejdani dhe ish kryeministri Nano, Servet Pëllumbi etj.

Si një bashkiak i suksesshëm vinte në Partinë Socialiste si një kryetar me vizione të reja me mesazhin e një “politike të re” duke u bazuar edhe tek elementi i ri e pa perspektivë i parakohshëm, por duke i mbështetur gjithashtu edhe tek xhaketat e vjetra. Largimi i politikanëve më me zë dhe mënjanimi i tyre në këto zgjedhje tregonte se Rama po hapte një plagë të dytë brenda partisë, ndërsa marrëveshja e përbashkët me kryetarin e PD-së për ndryshimin e kodit të sistemit të ri zgjedhor e vuri atë përball vetes së tij edhe kundërshtarë të tjerë.
Në vend që të punonte për bashkimin e të majtës Rama bëri të kundërtën, pasi kërkonte që në votime të shkonte i vetëm duke mos llogaritur mirë kohën dhe vendin e duhur. Rama shkonte në këto zgjedhje i vetëm përball një politikani të vjetër që gjatë gjithë jetës së tij politike vetëm premtonte, por njëkohësisht Rama nuk e shfrytëzoi mirë këtë situatë duke mos patur një platformë konkrete para elektoratit të tij.

Me filozofinë “Rama i vetëm” si forcë e madhe opozitare, synonte njëkohësisht të mbante mbi supe një peshë të rëndë duke bërë një eksperiment para kohor në vendin tonë, por njëkohësisht me vetëdije punoi për të groposur aleatët e koalicionit të tij. Metoda filozofike “Rama i vetëm” në zgjedhje solli humbjen e së majtës dhe njëkohësisht edhe largimin “Rama ik” ose edhe pse jo “Arben Malaj hajde”. Edhe pse ka marrë dhjetë mandate më shumë se zgjedhjet e 2005, Rama ka prodhuar njëkohësisht edhe humbjen e subjekteve të vogla ku shumë mirë mund të kishte bërë një koalicion të mundshëm.

Kjo tregon se kreu socialist tentonte që të grumbullonte votat i vetëm ,duke shkatërruar përfundimisht këto subjekte të vogla, por njëkohësisht duke rënë vetë brenda. Deklarata e tij se do të largohej në rast humbje mendohet se ishte vetëm një mashtrim politik, dhe jo një largim konkret. Rama korri atë që mbolli...Humbja e së majtës në Shqipëri mban vulën dhe përgjegjësinë e vetë kreut të saj, i cili kishte bindje dhe propagandonte se i vetëm pa LSI-në do të fitonte zgjedhjet, por pasi më parë ta kishte groposur atë. Pas votimeve ai kërkonte një koalicion me LSI-në, që sot po luan një rol të rëndësishëm në qeverisjen e të djathtës për 2009-2013. Qeverisja e vendit me koalicionin Meta mund të ketë pasoja për qeverinë nr.2 Berisha, pasi Meta njihet si një politikan i paqëndrueshëm në momente të caktuara dhe si një njeri që do pushtet.

Me një pretendim për një “politikë e re” dhe ndryshim Rama nuk mund të ecte përpara me njerëz të veshur me kostume të vjetra, ashtu siç u shpall para elektoratit në Tiranë, sepse politika e re kërkon njëkohësisht element të rinj dhe strategji të re me një program partie konkrete. Rama nuk kishte përpara elektoratit të vet një program të qartë, në një kohë kur kishte përball një ujk të vjetër të politikës shqiptare, i cili siguronte se do të njihte çdo rezultat zgjedhor, pasi më parë kishte bërë të mundur koalicion me të gjitha subjektet e vogla.Humbja në zgjedhje bën që kryetari i saj, Edi Rama të dalë shpejt në pension, të japë dorëheqjen, ashtu siç dha më 2005 dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes Fatos Nano, e këtë radhë Petro Koçi. Mendohet se kjo humbje mund të vlejë për programimin e një platforme konkrete në ndërtimin e një federate të majtë, me qëllim bashkimin e të gjitha subjekteve të majta duke përfshirë Mejdanin dhe Nanon, Pëllumbin etj. Ndërkohë brenda selisë rozë ka filluar të pozohet për kreun e PS, Majko, Mejdani dhe Malaj, për zëvendësimin e Ramës, ku më shumë shanse mund të ketë për të zënë kreun Malaj, që mund të mbështet nga Majko dhe Nano.

Pas pranimit të humbjes nga Edi Rama pritet me padurim edhe largimi i tij, si dhe një reformë në zëvendësimet e kryetarëve të vendosur më parë nga vetë Rama. Kreu i PS gjatë gjithë kohës në drejtimin e PS, nuk ka mbajtur lidhje të mira edhe me Degën e PS në Greqi, pasi drejtuesit e saj më parë kishin qenë simpatizantët e Nanos. Pas humbjes pritet që edhe këta të bëjnë një reformë duke mbajtur qëndrim edhe karshi Ramës. Koalicioni i Metës me Berishën nuk luajti ndonjë rol të rëndësishëm për të justifikuar dhe forcuar më shumë qëndrimin e Ramës në PS. Rama e ka të qartë se me të njëjtën katapultë që hipi në me të njëjtën do të zbresë, për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Ai vetë duhej të ishte larguar nga drejtimi i PS, dhe jo më të pretendojë akoma në dy tre kuti votimi, ose të shpresojë tek Ruçi për të hedhur në rrugët e vendit një pjesë të simpatizantëve në protesta .Një pengesë kryesore për largimin e Ramës nga kreu i PS, janë “kostumet e vjetra” si Gramos Ruçi, Namik Dokle, Arta Dade dhe Fatmir Xhafa, të cilët i bëjnë presione për të mos marrë këtë vendim. Rama gjithashtu ka përballë edhe njeriun më të afërt Ben Blushin, i cili kërkon që të njohë pa humbur kohë humbjen e zgjedhjeve dhe mos mendojë bojkotimin e parlamentit dhe të heqë dorë nga nisja protestave.

Siç dihet protestat e dhunshme se: “do ta mbrojmë votën me gjak“ nuk janë një zgjidhje e mirë se sa një autokritik për humbjen dhe largimi i tij. Integrimi i vendit varet në radhë të parë nga vetë integrimi i politikës shqiptare në përgjithësi, të pranosh humbjen nuk është krim, por krim është të ngresh popullin në protesta të padrejta...