Demokracia, në vendin ku “Shqipëria po ndryshon”
Publikuar ne gazeten Sot
e hene 27/07/2009
Sot në demokracinë e brishtë shqiptare shumica e partive politike po përfaqësojnë interesa të ngushta materiale si edhe të disa klasave duke dëmtuar deri diku imazhin e tyre politik. Mungesa e transparencës në investime të ndryshme ekonomike për interesa të tyre janë një tregues kuptimplotë përball elektoratit. Nga ana tjetër, partitë politike të përfaqësuar nga shtresa e popullit pa bërë dallim të pasur apo të varfër, do të mbeteshin gjithnjë të pashmangshme nga misioni i tyre historik. Mos kryerja e misionit ndaj situatave dhe kërkesave në kohë do rrisnin pakënaqësinë e elektoratit. Lidhur me këtë Uinston Çërçill ka theksuar se “Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave.
Këta drejtues pushteti që uzurpuan shtetin të kthyer në parazitë në kurriz të shoqërisë, janë të pathyeshëm në demokracinë shqiptare. Por në këtë demokraci të brishtë që sapo ka hedhur themelet pas një diktature 50 vjeçare, duket se i lehtëson këta parazitë të zhvillohen. Ndërsa vetë parazitët kujdesen që mundësinë që i dha demokracia për t’u zhvilluar pa pengesa, të mos i lërë mëndja që të të sundojnë në dëm të saj, sepse më pas nuk do të kenë më mundësi për të gjetur vendin dhe kohën për të qenë më parazitë në kurriz të popullit.
Demokracia u ka dhënë të drejtën krerëve të pushtetit që për të na qeverisur na premtojnë, të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë sa here që duan, vetëm e vetëm për të veshur kostumin e pushtetit sëbashku me kravatën politike.
U ka dhënë mundësi që kur marrin në duar frenat e drejtimit të vendit, pa patur turp e dinjitet të luajnë me fatet e popullit tonë, duke na treguar se pa ata vendi do të shkonte në katastrofë, pasi më parë kanë siguruar jetën e familjeve dhe fëmijëve të tyre. Gjithashtu u lejon këtyre parazitëve të shoqërisë që të bënin privatizimin shtetëror me stilin “Made in Korruptiv Albania”, duke grabitur për vete dhe njerëzit e tyre pasuritë e popullit, pasurinë shumë vjeçare të ndërtuar me mund dhe djersë. U lejon që të na flasin për korrupsion, në një kohë kur këta parazitë nuk mund të jetojnë një ditë pa të.

Na flasin për një ndryshim në sistemin tonë demokratik, kur vetë në radhë nuk kanë ndryshuar, duke ditur se erdhën nga sistemi i mëparshëm. Na flasin për antikomunizëm nga pozita e ndekomuniste apo të kriptokomunizmit, duke na bërë që të qeshim, në një kohë kur është për të qarë. Thua se Shqipëria nuk kishte më parë, si edhe nuk ka as sot element fizik të pastër. Në emër të demokracisë na vidhen në mes të ditës votat.
Në emër të demokracisë zënë karrigen për në parlament njerëz që nuk e meritojnë, pasi priten të dalin para drejtësisë. Në emër të demokracisë na flasin kur zihen ngushtë dhe kur duhet të japin llogari para drejtësisë. Fenomeni i shumë përfolur Gërdeci i Mediut apo rruga Basha mbeten tashmë të harruar nga pushteti i sotëm. Po këta njerëz që vranë apo vodhën popullin, nesër do të jenë përfaqësues të tij. Sa turp.
Ja ku na katandisën parazitët e demokracisë. Dihet që demokracia nuk mund të qëndrojë në këmbë e të ecë përpara pa prezencën e qytetarëve. Populli voton për qeverinë për të udhëhequr shtetin. Është populli ai që i jep besimin disave që të jenë në krye të shtetit. Demokracia u ka lejuar që në emër të saj çdo gjë të legalizohet, edhe pse prish interesat e shoqërisë dhe mbarë kombit.

Për të mbajtur pushtetin legalizojnë qindra objekte e banesa të pa miratuara në kundërshtim me ligjin mbi urbanistikën, në një kohë kur duhej prishur. Flasin për liberalizimin e vizave kur vetë janë të liberalizuar pasi e dinë që nuk realizohet. Flasin dhe premtojnë pasi e dinë sa më shumë të premtojnë aq më shumë do ti besojmë.
Miratojnë ligje penale dhe statute partie, në një kohë kur janë këta të parët që nuk i zbatojnë. Bëjnë sikur aspirojnë dhe japin jetën për demokracinë që edhe Shqipëria të integrohet sa më parë në familjen evropiane, pasi më parë na kanë marrë votën, e më pas na lëmë të rrimë në mëshirën e fatit dhe në duart e ndërkombëtarëve për të na ndihmuar.
Demokracia gjithashtu lejon edhe indiferentizmin tonë për mëkatet e mëkatarëve, duke lënë në mëshirë të tyre fatin e fëmijëve tanë, fatin e kombit tonë. Për këtë indiferentizëm të sotëm, shoqëria e të nesërmes nuk do të na i fal, por ja që në demokraci duhet të jetojmë sëbashku edhe me këta...