Pse heshtet akoma per zhdukjen e 1245 femijeve shqiptare ne Greqi?
E Diele, 08 Shkurt 2009
Gazeta Koha Jonë
Shqipëria vazhdon të mbetet një shtet i pafuqishëm në Evropë, sa i përket mbrojtjes së veçantë të fëmijeve, edhe pse për këtë qëllim ka institucione dhe dikastere përkatëse. Nga të dhënat e publikuara në Strategjinë Kombëtare për Fëmijet, mësojmë se 4.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria drejt emigracionit klandestin të pa shoqëruar nga prindërit. Nga këta 3.000 drejt Greqise dhe 1.000 Italisë, një numër i madh për Shqiperine.
Nga ana ligjore shikojmë se, ligji Nr.3920 i datës 21/11/64 u jep një mbrojtje të veçantë dhe njëkohësisht një përkrahje fëmijeve të emigranteve. Nga ana tjetër, në aspektin ligjor për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri thuhet se, femijeve u garantohen të drejtat e tyre me Kushtetutën e Republikes së Shqipërisë në nenin nr.54, i cili sanksionon: Fëmijet kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti. Po a mjaftojnë këto vetëm për t'i pasur në letër?
Shteti në asnjë mënyrë nuk mund të veçoje fëmijët e vet, si brenda vendit ashtu edhe jashtë truallit të tij, sa i përket mbrojtjes në aspektin ligjor. Asnjë institucion shqiptar nuk di saktë numrin e fëmije shqiptare të larguar në rrugë të paligjshme drejt emigracionit (të rrembyer, dhënë me qera nga familja për të punuar lypës rrugësh, prostitucion etj).
Politika shqiptare kur ndeshet përball këtij problemi social, gjithmonë ka qenë për t'i minimizuar gjërat, por faktet ja me tronditese. Shqipëria duhet të kërkojë shpjegime shtetit helen përse nuk njoftohej ambasada shqiptare në Athinë, si dhe përse sot nuk është bërë e mundur akoma gjetja e tyre. Shteti shqiptar me heshtjen e tij duket se ka ndërmend ta mbyllë këtë problem, po të njëjtën gjë po kërkon të bëjë edhe shteti fqinjë.
Në Shqipëri asnjë institucion përkatës nuk ka marrë rrugën drejt vendeve ku kanë emigruar fëmijët në rrugë të paligjshme, për të verifikuar se a ndodhen sot në jetë.
Trafiku i fëmijëve, OKB akuzon Greqine
Organizata e Kombeve të Bashkuara akuzon Greqinë për zhdukjen e 500 fëmijeve shqiptare nga qendrat greke të mbajtjes së të miturve. Sipas Raportit të publikuar dje, shteti grek ka mbledhur rreth 600 fëmijë në qendrën "Aghia Varvara" dhe nga kontrollet ka rezultuar se 500 prej tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë. Në raport janë përmendur edhe raste ku është vërejtur përdorim i tepruar i dhunës dhe i armëve të zjarrit nga policia dhe rojet kufitare greke, ndaj shtetasve shqiptare. Madje në disa raste, policia dhe rojet kufitare greke kanë kryer edhe vrasje të pamotivuara si dhe abuzime seksuale në ngarkim të shtetasve shqiptarë.
Raporti në fjalë është përpiluar nga Grupi Grek i Helsinkit dhe është paraqitur para Komitetit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës. "Komiteti është i shqetësuar për abuzimet e vazhdueshme të policisë dhe rojeve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptarë. Ne kemi vërejtur raste të përdorimit të tepruar të dhunës, armëve që përfshijnë edhe vrasjen e shtetasve shqiptarë, por edhe abuzime seksuale. Për këtë gjë më shumë përgjëgjës janë rojet kufitare greke",- thuhet ne raportin e Grupit Grek te Helsinkit. Sipas tij, disa nga shifrat jane fshehur nga shteti grek. Raporti i publikuar dje nuk ka paraqitur raste konkrete te dhunes, vrasjeve ose abuzimeve seksuale qe jane ushtruar mbi shtetasit shqiptare nga autoritetet greke. Ne raportin e tij, komiteti shpreh shqetesimin edhe ne lidhje me nje numer te madh femijesh shqiptare qe jane zhdukur ne Greqi.
Sipas materialeve të siguruara nga Grupi Grek i Helsinkit, gjatë periudhës 1998- 2003, një numër i madh fëmijësh janë marrë nga autoritetet greke dhe janë vënë nën kujdesin e shtetit. Në veçanti ne jemi shqetësuar për rreth 600 fëmijë që janë dërguar në qendren e "Aghia Varvaras", ku më pas 500 prej tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë. Në këtë rast, nuk ka pasur asnjë hetim nga ana e autoriteteve gjyqësore greke " Organizata Terres Des Hommens (Tokë për njerëzit), në Greqi ka studiuar dhe vëzhguar për më se dy vjet trafikun e paligjshëm të fëmijëve nga Shqipëria për në Greqi.
Nga të dhënat e kësaj organizate del se vetëm nga rrethet e Elbasanit dhe Korces u futën të paligjshëm për në Greqi 3.800 fëmijë, ku 1.245 prej tyre nuk u gjetën më kurrë. Vetëm 15% prej tyre, pra 570 shpëtuan nga kthetrat e mafies, ndërsa 1.986 të detyruar për të punuar në punë të tjera.
Përfundimisht organizata thekson se vetëm nga trafikimi klandestin i fëmijeve nga rrethet Elbasan dhe Korçë kanë humbur gjurmët 1.245 femije. Në muajin nëntor të vitit 2005, Kombet e Bashkuara, nëpërmjet përfaqësuesit Zam Migel Petit, i dhanë Greqisë një raport tjetër prej 24 faqesh rreth problemit të fëmijeve. Po vend për kritika ka dhe për Shqipërinë e cila tregohet e gatshme për të bashkëpunuar me qeverine e Greqisë dhe deri më sot nuk ka bërë të mundur bashkëpunimin reciprok.
Po me gjithë kritikat e bëra nga organizmat ndërkombëtare të dy vendet ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të filluar hetimet, në një kohë kur numri i femijeve shqiptar nuk është i vogel. Drejtësia vendase është mjaftuar vetëm të dhënat e kritikat e organizmave ndërkombetare, por në të kundërtën ka vepruar Avokati i Popullit grek. Ky fenomen sa vjen dhe shtrihet gjithnjë e më shumë, dhe për këtë është e nevojshme bashkëpunimi i organizmave të ndryshme ndërmjet shteteve...
Avokati i Popullit, dëshmitarët nuk u derguan ne Greqi
Në një raport te Avokatit te Popullit mësojmë se i ka dërguar një informacion (23/03/2006), për sugjerim Ministrisë Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për të bërë të mundur që të dërgohen në shtetin helen si dëshmitarë ( 4 fëmijë të humbur), në shtëpinë e Fëmijës "Agia Varvara" Singru 221 në Athinë. Bëhet fjalë për dëshmitarët e kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të Greqisë, por me gjithë interesimin e Avokatit të Popullit, dëshmitarët nuk u dërguan nga shteti shqiptar.
Bëhet fjalë për skandalin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në shtetin fqinjë, ku në këtë institucion shtetëror, u zhdukën gjatë viteve 1998-2002, pa asnjë gjurmë 502 fëmijë, ku 84 për qind ishin shqiptar. Ky shqetësim u pa vetëm tek Ermir Dobjani, Avokati i Popullit, ndërsa për shtetin shqiptar as nuk u vu uji ne zjarr. Edhe takimet e mëvonshme të Avokatit të Popullit, me kolegët e tij në Greqi, tregojnë se ky institucion nuk do të heshtë përball këtij skandali të turpshëm. Një problem shqetësues mbetet dhe është, përse shteti ynë nuk bën detyrën që ka në mbrojtjen e fëmijeve, në mbrojtjen e shtetasve të tij.
Ambasada Shqiptare, nuk jane 480 te humbur por vetem 12-te
Në ambasaden tonë në Athinë, një vit më parë mësova nga personi perkates A.L., se të ashtuquajturit të zhdukur ishin vetëm 12, dhe jo aq sa thuhet në raportin e OKB-së. Kjo tregon se vendi ynë jo vetëm që nuk ka asnjë informacion të saktë, por as që do të mësojë realitetin nëpërmjet organizatave të huaja.
Faktikisht mbahen akoma fëmijë shqiptarë në disa institucione, ku për këtë as që lajmerohet ambasada jonë. Por edhe kur ajo lajmerohej me anën e OKB, dhe në mënyra të ndryshme nuk merrte mundimin për zgjidhjen e problemit. Fëmijet Afrim Duda nga Kavaja dhe Seit Hajdari nga Tirana ishin rrëmbyer e sjell me forcë në Greqi për t'i hedhur në rrugët e semaforëve si lypës, por edhe pse kishin kaluar dy javë që ambasada shqiptare në Athinë ishte lajmëruar me të gjitha të dhënat kjo nuk kishte marrë asnjë veprim konkret për njoftimin e familjeve të tyre, Theofani Rasvani, drejtoreshë e Organizmit Kombëtar të Ndihmës Shoqërore, ka thënë se, gjatë 11 muajve të parë të vitit 1999, megjithëse shqiptarët përbënin 99 për qind të numrit të përgjithshem, u lidhëm vetëm me dy familje shqiptare.
OKB akuzon Greqine
(Nentor 2003 )
Organizata e Kombeve të Bashkuara akuzon Greqinë për zhdukjen e 500 femijëve shqiptare nga qendrat greke të mbajtjes së minoreneve. Sipas Raportit të publikuar dje, shteti grek ka mbledhur rreth 600 fëmijë në qendrën "Aghia Varvara" dhe nga kontrollet ka rezultuar se 500 prej tyre jane zhdukur pa lënë gjurme.
Ne raport janë përmëndur edhe raste ku është verejtur përdorim i tepruar i dhunës dhe i armëve të zjarrit nga policia dhe rojet kufitare greke, ndaj shtetasve shqiptarë. Madje në disa raste, policia dhe rojet kufitare greke kanë kryer edhe vrasje të pamotivuara si dhe abuzime seksuale në ngarkim të shtetasve shqiptarë. Raporti në fjalë është përpiluar nga Grupi Grek i Helsinkit dhe është paraqitur para Komitetit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës. "Komiteti është i shqetësuar për abuzimet e vazhdueshme të policise dhe rojeve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptare. Ne kemi verejtur raste të përdorimit të tepruar të dhunës, armëve që përfshijnë edhe vrasjen e shtetasve shqiptare, por edhe abuzime seksuale. Për këtë gjë më shumë përgjegjës janë rojet kufitare greke",- thuhet në raportin e Grupit Grek te Helsinkit. Sipas tij, disa nga shifrat janë fshehur nga shteti grek.
Raporti i publikuar dje nuk ka paraqitur raste konkrete të dhunës, vrasjeve ose abuzimeve seksuale që janë ushtruar mbi shtetasit shqiptarë nga autoritetet greke. Në raportin e tij, komiteti shpreh shqetësimin edhe në lidhje me një numër të madh fëmijësh shqiptarë që janë zhdukur në Greqi. "Sipas materialeve të siguruara nga Grupi Grek i Helsinkit, gjatë periudhës 1998- 2003 një numër i madh fëmijësh janë marrë nga autoritetet greke dhe janë vënë nën kujdesin e shtetit. Në veçanti ne jemi shqetësuar për rreth 600 fëmijë që janë dërguar në qendrën e "Aghia Varvaras", ku më pas 500 prej tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë. Në këtë rast, nuk ka pasur asnjë hetim nga ana e autoriteteve gjyqësore greke".
Fëmijët mbaheshin pa dijeninë e shtetit shqiptar
Fëmijët shqiptar mbaheshin në këto institucione të izoluar pa dijeninë e shtetit shqiptar, dërgoheshin dhe izoloheshin me urdhër të prokurorit të femijeve. Edhe pse ky institucion kishte karakter shtetëror të habit, duke parë se me çfarë lehtësie u zhdukën 500 femijë. Koha e mbajtjes së fëmijëve ishte e pakufizuar, në një kohë kur duhej të lajmerohej përfaqesia shqiptare.
Greqia ka përgjegjesi jo vetëm për të dhënë llogari se ku kanë vajtur, ose ku kanë përfunduar këta fëmijë, po ajo duhet të përgjigjet përse nuk ka lajmëruar shtetin shqiptar për mbajtjen e tyre si dhe për zhdukjen misterioze. Të gjitha këto ndodhnin ku në Greqi zbuloheshin grupe trafikantësh të organeve të brendshme të fëmijëve. Vetëm në katër muajt e parë të inaugurimit në këtë shtëpi, nga 84 fëmijë që jetonin, 80 ishin nga Shqipëria.
Më 7 dhjetor 1998, midis Ministrisë së Rendit dhe Ministrisë së Shendetësisë ( greke) bihet dakord që të ngrihet një organizëm i karakterit kombëtar, ndihmës për fëmijët e rrugëve. Ndërkohë, dhjetë muaj më vonë po në Ministrinë e Rendit, organizohet një takim për hapjen e programit me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të tjera, me qëllim që të ndihmohen nga Ministria e Shëndetësisë këta fëmijë, përsa kohe të qëndrojnë në Greqi.
Një ide kjo aq e mirë, pasi fëmijët e kapur nga policia, tani e tutje nuk do të qendronin më në dhomat e ndalimit në polici, por do të trajtoheshin në mënyre njerëzore dhe të kontrolluar, gjithashtu kujdesur nga vetë dora e Shtetit...
Lidhja me ambasaden behej nepermjet OKB-se
Ndoshta e pabesueshme, por është një realitet. Një realitet për të cilën askush nuk mund ta mohojë. Këtë gjë e ka faktuar ish drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës "Agia Varvara", Ana Kuri, për të cilën pata fatin që të bisedoja nga afër. Për një bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, Ana Kuri, (ish-drejtoresha e Agias Varvara) është shprehur se, " Lidhja me ambasadën shqiptare bëhej nëpërmjet OKB-së. Ka shumë raste që fëmijët shqiptarë, pasi shoqërohen nga policia përkatëse për në Shqipëri, lihen në kufi në mëshirë të fatit. Edhe pse Shteti Shqiptar ka njoftim, nuk merr masat e duhura per t'i pritur, megjithëse në Tiranë ka një zyrë përkatëse ende nuk është bërë e mundur lidhja direkte me të. Për fëmijët shqiptarë, nuk kemi ndonjë program të veçantë".
Por edhe kur lajmërohej personeli përkatës i ambasadës sonë në Athinë, kishte një indiferentizëm dhe nuk vepronte sipas ligjit, për rikthimin e fëmijëve pranë familjeve të tyre. Nga organizata ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Terres des Homes ne raportin e saj me temën, The Traffiickking of Albanian Chil dren in Greece, në tabelën e mëposhtme raportohet se nga 661 fëmijë që u strehuan në këtë "varezë shtëpi", autoritetet greke kthyen pranë familjeve të tyre vetëm 90 fëmijë.
Këto të dhëna dolën nga raporti i organizatës ndërkombëtare "Terres Dess Homes".
- U larguan 5.022
- U dhanë familjeve të tyre 903
- U transferuan në vende të tjera 474
- U dëbuan nga policia për në vendet e tyre 225
- Numri i përgjithshëm i fëmijëve 661
- Ne 9 muaj, 65 femije te zhdukur
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Rendit së Greqisë bëjnë fjalë se vetëm për nëntë muajt e parë të vitit të shkuar ( 2005), u zhdukën 65 fëmijë të moshave 6 -12 vjeçar, ose në çdo muaj 6 fëmijë të zhdukur ( rrëmbyer), ku deri me sot nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre. Nga viti 2000 deri në nentor të vitit 2005 janë zhdukur 3.000 fëmijë.
Tre janë arsyet që fëmijët zhduken dhe bien në kthetrat e mafies.
- Më e rëndësishmja për mafien është shitja e tyre në klinika private, ku atje u merren organet e brendshme, si zemra, veshka, sy etj.
-Hedhja e fëmijëve në rrugën e prostitucionit, ku dhe fitimet janë nga më të mëdha.
-Adoptimi i fëmijëve kundrejt një shumë të madhe nga familjet që nuk kanë mundësi të kenë fëmijën e tyre.
Italia dhe Holanda mendohet se janë epiqendra e kësaj makabre në bashkëpunim me mafiet shqiptare, bullgare, polake dhe bullgare, ku në qendra të ndryshme klinike bëhen edhe operacionet ku u merren organet e porositura.
Vetëm 90 fëmijë u kthyen prane familjeve. Zhdukja misterioze në "Agjia Varvara" tregoi se nuk ishte e gatshme për të pritur një numër kaq të madh fëmijësh, nuk ishte e gatshme pasi nuk u mbështet me programe të veçanta nga vete shteti grek, ku dhe nuk solli gje pozitive ashtu siç ishte menduar.
Përsa i përket të ardhmes ky rast tregon se kjo shtëpi tregoi se nuk ishte një shtepi pritje në mbrojtje të jetës së fëmijëve, por në fakt ishte një "shtëpi" ikje, nga ku zhdukeshin pa lënë gjurmë çdo ditë fëmijë të moshave 6 -12 vjeçare.
Autoritetet greke i kishin të gjitha mundësitë për të parandaluar këtë fenomen, por sic duket interesimi i tyre u pa që në fillim kur këta refuzuan për të lënë tek porta e "shtëpisë së fëmijës" një polic, pasi roja civil kishte kohë që kishte dalë në pension, ndërsa sot nuk bëjnë përpjekje për të nisur hetimet etj.