Wednesday, July 22, 2009

Vili Minarolli është diplomat partiak i dështuar


Ambasadori shqiptar ne Greqi, z Vili Minarolli

Intervista


02 November, 2008 11:52:00


Arben Proganati


Shpëtim Zinxhirija është një ndër gazetarët më të spikatur shqiptarë në Greqi. Pasioni për gazetarinë bënë që familjarisht të hapë një nga gazetat 15 ditore më të guximshme shqiptare në Greqi, gazetën “Iliria News”, ku botues është vajza e tij Denisa, ai vetë Drejtor. Kjo gazetë ka qenë një ndër gazetat që ka ngjallur debate në qarqet ultranacionaliste greke të cilat emrin e saj e kanë komentuar vazhdimisht.
Ajo që ka qenë në sy nga lexuesit shqiptar në Greqi është se, kjo gazetë është më afër problemeve të tyre, është më e hapur dhe e pavarur. Z. Shpëtim. Ju tashmë po bëni një vit që keni nxjerrë në Greqi një gazetë me emër domethënës “Iliria News”, ku vetë emri ka ngjallur debat tek ultranacionalisët grek.


Kush ishte arsyeja e nxjerrjes në tregun grek, pikërisht në Athinë të kësaj gazete ?


Aktualisht mund të them se, shtypi shqiptar në Greqi përfaqësohet nga biznesi grek, dhe kjo prej vitesh më vriste përbrenda, pasi në faqet e këtij shtypi nuk trajtohesh realiteti, por sundonte hipokrizia.
Si një mjet biznesi në duart e vendasve shtypi shqiptar trajtonte një politikë te diktuar nga vetë pronari investues apo botues. Në shumë raste bëhej monoton duke trajtuar shumë here të njëjta probleme të njohura. Si shembull mund të përmend rastet kur shkruhet akoma: se si mund të legalizohet një emigrant, në një kohë ku kur emigrantët e kanë kaluar këtë stad dhe sot ndodhen që të kenë në Greqi, një biznes apo shtëpinë e tyre. Siç e theksova më lart të gjitha gazetat që dalin në Greqi janë në duart e vetë grekëve, por me një ndryshim se ato vetëm shkruhen shqip. Të gjitha ato gazeta që dolën nga vetë emigrantët shqiptarë nuk e patën jetën e gjatë, sepse ishin nën diktatin e sigurimit të shtetit grek ( Eliniki Asfalia). Rasti i fundit ishte edhe mbyllja e gazetës “Albania News”, kur vetëm për një fotografi që bënte fjalë për poshtërimin e policisë kundrejt emigrantëve u detyrua që ta mbyllte. Ku janë sot gazetat “Egnatia”, “Zeri i Emigrantit”, “Vëllazërimi”, “Albania News”,?
Mos vallë të gjitha këto u mbyllën për arsye ekonomike?! Gazeta shqiptare që botohen sot në Greqi qarkullojnë në gjuhën shqipe janë : “Gazeta Athina”, “Tribuna”, “Albania Pres”, si edhe “Iliria News”. Ndryshimi nga ana e konceptimit se si janë të ndërtuar këto gazeta kanë një ndryshim të madh ndërmjet tyre.

Përjashto gazetën “Iliria News”të tjerat janë më të favorizuara se kanë pronarët e tyre grekë. Njeri prej tyre pat deklaruar zyrtarisht se nuk është Robi Hud i emigrantëve shqiptarë, por thjesht një biznesmen”. Në Greqi po nuk bërë politikën greke je i mbaruar!. E vetmja gazetë deri më sot që del nga duart e pastra të emigrantëve është gazeta “Iliria News” me botuese Denida Zinxhirija.
Kjo gazetë ka pasur kryeredaktor njohësin e problemeve të emigracionit Albert Zholi, me stafin e përbërë dhe mbështetur nga diaspora, si Vitore Stefa në Itali, Baki Ymeri në Rumani, Luigj Shkodrani në Danimark, Alida Hisku Gjermani, Paulin Shestani në Athinë, Luan Pacani në Kretë etj.


Ju tashmë po bëni përpjekje që gazetën që ka për botuese vajzën tuaj ta shtypni në Tiranë. Arsyet?


Pak më parë në një intervistë në radion e Athinës tek gazetarja Fatbardha Manço pata deklaruar se gazeta “Iliria News”si e vetmja gazete shqiptare në Greqi, për arsye të ndryshme do të botohet në Shqipëri, Presionet e ndryshme greke si dhe ato të Ambasadës Shqiptare në Athinë me z. Vili Minarolli na detyrojnë që të marrim këtë veprim.

Është i vetmi ambasador që do ta quaja arrogant politik që ka ulur në maksimum imazhin e tij dhe të diplomacisë shqiptare para emigrantëve. Ai është kritikuar nga ne pasi veprimet e tij kanë qenë arrogante dhe të pajustifikuara. E nisi me biznesin dhe me shtypin për t’i pasur nën diktat, e më pas filloi dhe përçau shoqatat shqiptare me pretekstin për t’i shkrirë ato dhe për t’i rindërtuar nga e para, theu pllakën e mermertë të ambasadës, hoqi portretin e nënë Terezës nga salla dhe pikturën e Leonidha Vulgarit ( që paraqiste në përmasat e mëdha heroin tonë Skënderbeun) dhe vuri portretin e tij e të tjerëve. Takimet e tij me kryetarin e Partisë Ultranacionaliste Greke në Athinë me z. Jorgo Karaxhaferri arrijnë kulmin, në një kohë kur vetë kryeministri aktual grek mban distancë nga kjo parti ekstremiste. Dëboi nga salla në takimin me Presidentin Topi drejtuesit e gazetës sonë, kur kishte të ftuar njerëz që kërkoheshin nga Interpoli Grek.


Sipas jush z Minarolli po bën diferencime midis shoqatave dhe nuk po merr përsipër rolin e një përfaqësuesi të shtetit për të qenë një përçues i unitetit mes emigrantëve?

Po të vazhdojmë më tej e të flasim për ambasador Minarrollin do të shohim se ai i ka mëshuar më shumë qëllimit të tij politik partiak se sa detyrave të ngarkuar nga shteti shqiptar. Më shumë është i interesuar vijës politike partiake duke dhënë shumë qartë imazhin para emigrantëve se sa partiak është. Përtej kangjellave politike korrupsionin shumë vjeçar ka sunduar në ambasadë. Gjatë stafit të tij janë larguar 9 diplomatë për vjedhje dhe shpërdorim detyre, ndërsa një pjesë tjetër është larguar me dëshirë, si rasti i sekretares së tij. Vili Minarolli e ka kthyer Ambasadën Shqiptare në një “Gestapo” të vërtetë. Ai ka vendosur në zyrat e diplomatëve tanë kamera vëzhguese, të cilat nuk janë pak, por plot 13. Për këto ne kritikonim përfaqësuesin tonë shqiptar që emigracionin të mos ta shikonte me syrin partiak, por t’i shihte si qytetarë të mbarë Shqipërisë (apo mbarë kombëtarë).


Ju pyes juve se si ka mundësi që gazetat e tjera të heshtin përballë këtyre problemeve?.


A do ketë mundësi ndonjëherë shteti ynë të bëjë kontroll në këtë përfaqësi për të parë se sa dhurata u ka dhënë në prag të votimeve. Sa para i mungojnë Arkës së Shteti në krahasim me veprimet e kryera në ciklime të dokumenteve?
Ja pra përse shtypi shqiptar në Greqi hesht përball problemeve tona të përditshme. Ja pra këtu ndahen rrugët tona me gazetat e tjera greke që flasin gjuhën shqipe. Hidhni një sy shtypit shqiptar gjithë asaj kohe kur ne kritikonim ambasadën dhe qeverinë greke, do të shikoni se si janë servilosur këto gazeta. Fatkeqësisht në vend që të ecim përpara, bëjmë prapa.


A kini dëgjuar ndonjëherë që policia e një vendi të pushtojë ndonjë ambasadë të hyjë në zyrat e të bëjë çorap atë. Këto kanë ndodhur dy herë me ambasadën tonë në Athinë dhe për këto politika shqiptare hesht. A nuk mban përgjegjësi drejtuesi i ambasadës?!


Sa janë të lidhur përfaqësitë diplomatike shqiptare në Athinë me aktivitetet e shoqatave dhe përkrahjen e emigrantëve në fusha të ndryshme ku ata konkurrojnë? Para një muaji në Festivalin 31, të filmit grek zhvilluar pak kohë më pare në Drama, mori pjesë edhe një i ri 18-19 vjeçar me filmin e tij “Nusja jonë e Mirë”, ku dhe u vlerësua me çmimin më të mirë të festivalit. Sot, për një javë resht ky festival po rishfaqet në kinematë e Greqisë. I riu shqiptar do të marrë pjesë në Festivalin Evropian në Gjermani që do të zhvillohet në fillim të muajit shkurt. Pra duhej që përfaqësia shqiptare të ishte e pranishme pasi në atë qytet ku u zhvillua festivali kishte edhe një konsullore shqiptare, ndërsa sot në Athinë që po zhvillohet festivali i këtij filmi kemi një atashe kulturor në Athinë.


Të gjithë po heshtin. Përse?


Pak kohë më parë u organizuar një takim me drejtuesit e Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë. Pyetjes përse ky takim bëhet brenda në ambasadë dhe kundrejt një numri të kufizuar njerëzish, z Naim Balluku u përgjigj se ishte mendimi i ambasadës. Pra akoma vazhdojmë që çdo gjë t’i japim ngjyra politike.


Gazeta Telegraf