Mos vallë na e kanë fajin të tjerët që jemi të fundit në Evropë, por edhe në Ballkan?
Written by Gazeta SOT
Wednesday, 22 July 2009 14:03
A e meritojnë shqiptarët të trajtohen dhe njëkohësisht të dënohen moralisht nga ndërkombëtarët si një komb i fundit i Ballkanit për paaftësisë politike të pushtetit të sotëm Berisha? A ka moral të dytë që shqiptarëve t’u premtohet akoma edhe njëherë nga qeveria Berisha për vitin e ardhshëm se do të hiqen vizat, në një kohë kur u hoqën për serbët, malazesët dhe maqedonasit, që nuk janë ende anëtarë në NATO? Përgjigjen më të mire do ta jepte vetë qeveria e sotme Berisha, që në vend të bënte autokritikë, premton akoma ende pa mbushur standartet më elementare të një shteti, pajisjen me pasaporta biometrike. Sa turp! Ende jeton me të kaluarën, duke mos dale nga errësira e getos…
Që në fillim do të theksoja një fjalë të urtë ruse që thotë se “Në qoftëse nuk ke bërë atë që duhej bërë, atëherë ke bërë një krim”. Në vendin tonë ndodh e kundërta. Politika shqiptare në përgjithësi mbas rënies së komunizmit ka vuajtur nga egoja dhe megalonia, duke bërë që edhe pas njëzet vjetësh Shqipëria të mbetet e izoluar jo vetëm nga vendet e Europës, por edhe nga fqinjët e Ballkanit. Aspiratat dhe dëshira e popullit për një Shqipëri Europiane, kanë mbetur faktikisht në dorën e një pjesë “sharlatanësh” politikanë, që po tregojnë se deri më sot kanë parë dhe po shikojnë vetëm interesat e tyre materiale.
Në përgjithësi POLITIKA shqiptare përbën një rast të veçantë për vendet e tjera, ku krimi dhe korrupsioni janë bashkëudhëtare të përditshëm në politikën shqiptare. Entuziazmi i popullit tonë i viteve 90-të, “Ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, sot duket si një diçka e pabesueshme, pasi politika e sotme i ka rrënjët tek e djeshmja. Shqipëria është e vetë dënuar që të duroj akoma edhe disa vite te tjera izolimin, ku për këtë nuk ja ka fajin njeri. Mungesa e një uniteti ndërmjet partive politike edhe kur vjen koha për interesat e kombit shqiptar ende nuk njihet në vendin tonë. Për këtë nuk na i kanë fajet të tjerët, por vetë ne. Inatet personale të krerëve të partive sharjet dhe banaliteti, hakmarrja dhe fjalori i ulët në debate përbën sot sistemin politik të vendit tonë. Të huajt na ndihmuan dhe këtë gjë nuk e mohon njeri, por çdo ndihmë ka edhe një kufi. Futja në NATO, nuk ishte meritë e vetme e pushtetit të sotëm, por ishte një meritë disa vjeçare e mbarë popullit tonë, ku për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por që të jesh anëtare në BE, nuk është vetë një çështje dëshire, por problemi kryesor është sa e meriton atë plotësisht, jo vetëm nga ana gjeografike, por nga qenia e mentalitetit global si një europian. Greqia ishte e para që u bë anëtare e BE, që nga 1981, por deri më sot politika e një mentaliteti ballkanas ka bërë që ky vend të renditet gjithmonë i fundit. Që të kërkojmë atë që na interson në radhë të parë duhet që ta justifikojmë përse kemi të drejtë që e kërkojmë. Askush nga ndërkombëtarët nuk na ka inat, përkundrazi na dhanë mbështetje, na këshilluan disa herë, njëllojë si me vëndet e tjera. Mbështetja në momentet e duhura dhe këshilla janë ndihma më e mirë që mund t’i jepet një vendi, por kjo nuk do të thotë që të marrësh atë që nuk të takon.Diplomacia e Jashtme mban përgjegjësi morale ku edhe pse nuk përmbushte kushtet për liberalizmin e vizave, premtonte dhe mashtronte popullin shqiptar. Liberalizimi i vizave ka kushte dhe detyrime dhe më pas të drejta për ta kërkuar atë.
Mekanizmat e pushtetit, diplomacia e Jashtme dhe ajo e Brendshme nuk punuan në këtë drejtim pasi ethet partiake i kishin mbërthyer në çështjen e zgjedhjeve të njezete e tete qershorit. Vendimi i pajisjes me karta të identietit pak muaj para zgjedhjeve dhe mos mos dhënia e mundësisë të pajisjes se pasaportave biometrike, siç dihet ndikuan që vendi ynë të jete në pritje për vitin e ardhshëm.Si vite më parë edhe sot shikojmë se kreu i dilomacisë së jashtme, ministri pa imunitet, Basha deklaron: “Jemi në fund të realizimit të kushteve ku kriteri kryesor janë pasaportat biometrike, ku po e përmbushim atë”. Askush nuk e di se deri në çfarë faze kanë shkuar pajisjet me pasaporta biometrike dhe sa vend ka për të besuar akoma premtime sharlatane të kësaj natyre. Lëvizja e lirë e shqiptarëve ishte kushtëzuar nga proçesi i pajisjes biometrike, ku shumë mirë Shqipëria do të dilte nga “lista e zezë”, për të shkuar në listën e bardhë Shengen, duke pritur janarin e vitit tëardhshëm. Ndërkombëtarët me të drejtë na kanë ndëshkuar jo se nuk na duan por sepse nuk bëmë detyrat e shtëpisë. Jacques Barrot, Komisioneri për Drejtësi i BE-së, deklaroi se: “Një pasaportë biometrike do të jetë e mjaftueshme për të udhëtuar përmes vendeve nënshkruese të Marrëveshjes Schengen”. “Besoj se këto dy vende Shqipëria dhe Bosnja do të ruajnë hovin e fituar muajt e fundit dhe rrjedhimisht do të mund të jenë në gjendje të përmbushin kushtet për udhëtimin pa viza përgjatë vitit 2010, me preferencë mesin e vitit 2010. Ne nuk mund të ndëshkojmë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor për shkak të lëvizjes së ngadaltë në vende të tjera. Nëse plotësohen të gjitha kushtet, Komisioni mund të bëjë një propozim të ri, i cili do të përfshijë ato vende nga mesi i vitit 2010” , ka cituar gjithashtu Rehn. Pajisja e qytetarëve shqiptarë me pasaportat biometrike është kushti kryesor i heqjes së regjimit të vizave mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Aktualisht, në vend ka nisur pajisja e qytetarëve me pasaportat e reja, të cilat kanë një numër të madh elementesh sigurie. Por Kryeministri Berisha ka deklaruar se nëse ritmi i pajisjes së qytetarëve me këto pasaporta nuk do të jetë i kënaqshëm qeveria do të shpallë të skaduara ato aktuale.Politika shqiptare në pretendimin e saj për liberalizimin e vizave duhet të ketë kujdes në emigracionin ilegal. Vetëm për 2008 në kufirin grek janë kapur 40.000 emigrantë ilegal, kjo ka bërë që ky vend të kthejë për në vendin e tyre çdo ditë tre-katër autobuza me emigrantë klandestinë. Kjo gjë doli edhe në raportim e Komisionit Evropian pak ditë më parë, ku i kushtohej vëmëndje emigracionit ilegal, me pretendimin se:“Nevojitet akoma një menaxhim i integruar i kufijve në bashkëpunim me një plan konkret së bashku me policinë e kufirit dhe rritjes së kapacitetit dhe investimeve të infrastukturës”. Lidhur me dështimin e liberalizimit të vizave, kritika janë bërë në drejtim të kreut të pushtetit nga përfaqësues të Partisë Socialiste se: “Qeveria “familjare” e Sali Berishës, ka dështuar plotësisht në përmbushjen e standardeve, që kanë të bëjnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me pajisjen e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike”.
Mbrapa nuk ka mbetur edhe lideri i PSD, Skënder Gjinushi, kur si gjithnjë në raste të tilla ka theksuar se: “Ky qëndrim i BE-së, tregon se Shqipëria nuk është më e fundit në Evropë, por e fundit në Ballkanin Perëndimor. Sali Berisha e kreu misionin e tij dhe duhet të largohet, e as mos të ketë kurajën të kërkojë mandate të dytë.
Shqiptarët këto ditë janë fyer në dinjitet, janë fyer si komb, pasi për faj të një qeverie që vjedh, të një qeverie që mashtron, të një qeverie të degraduar e ishkryeministrit sharlatan, iu mbyllën përsëri dyert e Evropës”.Duhet të dime që Komisioni Evropian po përpiqet konkretisht edhe njëherë, për të mbështetur procesin e reformave, në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë së shpejti udhëtime pa viza në vendet Shengen. Po kjo varet në dorën e pushtetit në rast se reformat do të vazhdojnë dhe të plotësojnë të gjitha kushtet. Komisioni Evropian mund të marrë përsëri në konsideratë përgatitjen e një propozimi tjetër, i cili mund të përfshijë vendin tone nga mesi i vitit 2010. Shpejtësia e progresit të vendit tonë drejt një platforme regjimi udhëtimi pa viza, është në dorën e pushtetit, por që përfaqëson vetë shtetin...
Gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2008, Komisioni Evropian kishte hartuar për këto vende një listë të detyrueshme në plotësimin e kritereve që duheshin plotësuar, duke përfshirë në mënyrë të veçantë përmirësimin e sigurisë së pasaportave biometrike. Liberalizimi i vizave në zonën Shengen nuk është thjesht një lëvizje dëshire, por është një garantim i përbashkët hapsire ndërmjet 28 vendeve të BE, që garanton detyrimisht sigurinë e shtetasve të këtyre vendeve. Për këtë vendit tonë i mbetet një detyrë në zbatimin e standarteve të larta në aspektin e sigurisë, në përmbushje të të gjitha detyrimeve të paracaktuara nga Komisioni i BE.
Për këtë çështje delikate, “Detyrat e shtëpisë” pushteti duhet që t’i kryejë me cilësi dhe në kohën e duhur për ti treguar Evropës se pësimi u bë mësim. Për këtë duhet që të përfocojë kuadrin në luftën kundër krimit të organizuar ,duke luftuar njëkohësisht edhe korrupsionin, duke patur si bazë dhe trajtuar dobësitë në administrimin e kufijve për parandalimin e emigracionit ilegal, trafikun njerëzor etj.
Për këtë duhet një unitet i të gjithave partive politike, si dhe një opozitë në shkallën e duhur të një politike të kulturuar, duke mos lënë për në fund kritikat dhe verejtjet.Shumë shqiptarë nga premtimet e bëra para kohe u zhgënjyen, por kjo jo për faj të të tjerëve. Detyrimet për plotësimin e kushteve të vendosura nga BE, ishte njëllojë për të gjithë vendet e Ballkanit Perendimor që kishin dëshirë për liberalizimin e vizave, por politika shqiptare me kohë as që ua vuri veshin fare.
Konkretisht Shqipëria i tha “adio liberalizimit” të vizave për 2009, pasi nuk ishte gati. Kjo nuk fajëson të tjeret se sa më shumë vete ne shqiptaret, më shumë drejtuesit e këtij kombi... Pra bëhet fjalë me të drejtë për lëvizje prej 90 ditësh. Për këtë dështim politik, moralisht para popullit kanë përgjegjësi jo vetëm maxhoranca, por edhe të gjitha partitë opozitare që në një farë mënyre zhgënjyen mbarë popullin shqiptar. Është një turp për ta kur shikon se si janë hedhur në sulm me kritika të njëpasnjëshme kundër qeverisë Berisha. Ku ishin dje këto parti që sot u vjen keq për sovranin?...