Monday, July 20, 2009

Ruajtja e shëndetit të popullit nga qeveria nuk është një luks, por është një domosdoshmëri dhe detyrim …


Gazeta SOT

Sunday, 19 July 2009 19:12


Greqia fqinjë me kohë ka marrë masa për parandalimin e zhvillimit të mëtejshëm të gripit të ri H1N1, duke bërë një parashikim se numri i vdekjeve mund të arrijë edhe në mijëra. Ndërsa fqinji tjetër Shqipëria e mbërthyer në ethet partiake ende nuk ka kuptuar rrezikun që po i kanoset, duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve të ardhur nga vendet e prekura. Dihet që qeveria është përgjegjëse në mos marrjen e masave në kohën dhe vendin e caktuar, duke pare se gripi në vendet e Ballkanit sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha. Asgjë nuk është e sigurtë për vendin tone, askush nuk mund ta shpëtojë këtë vend nga ky grip më mire se vetë qeveria shqiptare, që shëndetin e popullit po e shikon si një çështje luksoze dhe jo si një domosdoshmëri dhe detyrim shtetëror...
Ruajtja dhe përkujdesi i shëndetit i popullit nuk është një luks, por është një domosdoshmëri dhe një detyrim i qeverisë aktuale, që deri më sot po bën sikur nuk po kupton rrezikun që po i kanoset vendit nga virusi H1N1. Vallë a është kuptuar kështu nga qeveria shqiptare se ruajtja e shëndetit nuk një luks, por është një detyrim moral dhe politik. Kush më mire se qeveria mund të marrë masat përkatëse për ruajtjen e shëndetit të popullit? A mund të jemi të paprekshëm dhe të ndryshëm nga vendet e tjera? Si një vend me një numër të madh emigrantësh, ministria e Shëndetësisë duhet të kishte dhënë me kohë alarmin, duke marrë masa përkatëse në vendosjen e kamerave në pikën kufitare, për kontrollin e çdo njeriu që futet në token shqiptare. Media shqiptare me reportazhe të ndryshme pranë pika kufitare, sa për kujtesë i ka treguar qeverisë se ky fenomen është lënë pas dore, dhe se asnjë masë parandaluese nuk është marrë. Këmbanat e para kanë kohë që kanë rënë në vendet fqinjë, në vendet ku edhe numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh. Me mijëra shqiptarë kaluan kufirin shqiptarë me rastin e zgjedhjeve të 28 qershorit, por në pikat kufitare nuk u kontrolluan nga askush, ashtu siç ndodh në këto raste me vendet fqinjë. Thua se shqiptarët janë të përjashtuar nga mundësia e prekjes nga ky virus i rrezikshëm. Greqia disa ditë më pare e shpalli gripin e ri H1n1 si një rrezik mbarë kombëtare, duke parashikuar dhe bllokimin e hapjeve të shkollave në muajin shtator.
Çdo ditë media vendase në lajmet kryesore trajton me shqetësim si një çështje dite, ndërsa tek gjerat janë krejt ndryshe, thua se jetohet në një planet tjetër. Analistët vendas bëjnë fjalë për një gripi cili mund të dyfishoj numrin e vdekjeve me gripin e zakonshëm, për këtë qeveria greke me anën e Ministrisë së Shëndetësisë, ka përgatitur edhe antivirusin për të parandaluar shtrirjen e mëtejshme duke venë në dispozicion 8 milion vaksina. Një përparësi për këtë vend do të kenë fëmijët dhe të moshuarit mbi 60 vjeç, duke ndjekur shembullin konkret të SHBA, Anglisë dhe Danimarkës, duke pasur një bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe dikasterin përkatës. Një indiferentizëm në këtë drejtim po tregojnë edhe partitë politikë të cilat më tepër rëndësi i kanë kushtuar jashtë vendit rritjes së numrit të simpatizantëve të tyre se sa shqetësimit lidhur me gripin. Kështu në Greqi pothuajse të gjitha partitë politike kanë degët e tyre që shprehin interesimin e drejtpërdrejtë të politikës shqiptare për emigrantët, ndërsa për rrezikun e gripit nuk ka patur asnjë shqetësim. Shqiptarët mund të jenë të vetmit që venë mbi shëndetin e tyre gjithçka dhe kjo i dedikohet mentalitetit. Kudo që të hedhësh sytë, kudo në çdo vend shikon shqiptarë që zihen me orë të tëra për politikën, po asnjëherë nuk shikon që të shqetësohen për shëndetin e tyre. Një rol në këtë drejtim luan vetë ndërgjegjësimi i politikës shqiptare në shkallën e duhur, luan politika e vetë shtetit, interesimi i tij që po shembullin më të keq në momente të caktuara. Politika shqiptare përball këtij fenomeni nuk mund të jetë e shkëputur nga politika e vendeve të tjera të BE-së, që sot po përballohen me virusin e gripit të ri H1n1. Në gjithë qytetërimin jeta nuk është e tepërt për askënd. Por si gjeja më e vyer dhe e shtrenjtë për ne shqiptarët e duruar dhe të mësuar është e kundërta. Nuk është vetëm politika dhe pushteti që ka mbërthyer shtetin që kanë të tilla mentalitete për shëndetin, por edhe qëndrimi ynë përball këtij fenomeni lë tepër për të dëshiruar. Në aspektin filozofik media është një pushtet i fuqishëm për shqiptarët, krijon opinione, por shumë mire mund të trajtonte tema të tilla për të sensibilizuar jo vetëm opinionin, por edhe vetë qeverinë Berisha, që me kohë duhej të kishte marrë masat e duhura. Studimet Botërore të Shëndetësisë të kryera në Universitetin Juniskonsin-Mantison me në krye Josikiro Kabaoka bëjnë të ditur se gripi H1n1 është i tejngjashëm me gripin spanjoll të vitit 1918, që kishte sjellë vdekjen e 50 milionë njerëzve. Ky grip është i rrezikshëm pasi futet thellësisht në organet e brendshme në veshka, si edhe mund të sjellë edhe vdekje të shumta.
Nga studimi i kryer nga Kabaoka doli se rezultatet e dala nga gripi në Amerikë, Japoni si dhe në vendet e tjera të Europës se H1n1 është një virus vrasës dhe i ngjashëm me atë të vitit 1918. Pas një pushimi disa vjeçar i njëjti grip paraqitet më 1957 dhe 1968 në vendet e Azisë duke u marrë jetën mijëra njerëzve të tjerë. Shqetësimi është dhe mbetet për këtë grip pasi në këto momente po shtrihet në mbarë rruzullin tokësor, duke sjelljen e 400 njerëzve. Ambasada e Rumanisë në Qipro ka mbyllur për një kohë portat, pasi ambasadori edhe katër diplomatë të tjerë kishin marrë virusin e gripit të ri H1N1. Në kryeqytetin e Tajlandës në Bankog bëhet e ditur se prej 5 ditësh qëndrojnë të mbyllura rreth 235 shkolla, duke bërë dezinfektimin përkatës, ndërsa në karantinë janë venë 121 punonjës shëndetësie në Kolaranto të SHBA. Ja pra përse zyrtarët mjekësorë kanë paralajmëruar se bota është afër një epidemie të fuqishme infektuese, ku të prekur do të jenë jo vetëm të huajt por edhe shqiptarët. Sezoni i verës e bën të mundshëm më shumë se kurrë kujdesin dhe interesimin e qeverisë shqiptare, për të bërë të pamundurën në mundur për ruajtjen e shëndetit të popullit. Është një domosdoshmëri bashkëpunimi i të gjitha dikastereve të vendit për ta parë këtë shqetësim si një çështje dite dhe jo si një çështje dëshire...