Kush është fajtor që jemi të fundit në Ballkan?...
E shtunë, 18 korrik 2009
gazeta Tema
Që në fillim do të theksoja një fjalë të urtë ruse që thotë: “Në qoftë se nuk ke bërë atë që duhej bërë, atëherë ke bërë një krim”. Në vendin tonë ndodh e kundërta. Politika shqiptare në përgjithësi mbas rënies së komunizmit ka vuajtur nga egoja dhe megalomania, duke bërë që edhe pas njëzet vjetësh Shqipëria të mbetet e izoluar, jo vetëm nga vendet e Evropës,
por edhe nga fqinjët e Ballkanit.
Aspiratat dhe dëshira e popullit për një Shqipëri evropiane, kanë mbetur faktikisht në dorën e një pjese “sharlatanësh” politikanë, që po tregojnë se deri më sot kanë parë dhe po shikojnë vetëm interesat e tyre materiale. Në përgjithësi politika shqiptare përbën një rast të veçantë për vendet e tjera, ku krimi dhe korrupsioni janë bashkudhëtarë të përditshëm të saj.
Entuziazmi i popullit tonë i viteve ‘90, “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, sot duket si një diçka e pabesueshme, pasi politika e sotme i ka rrënjët tek e djeshmja. Shqipëria është e vetëdënuar që të durojë akoma edhe disa vite tjera izolimin, ku për këtë nuk ia ka fajin njeri. Mungesa e një uniteti ndërmjet partive politike, edhe kur vjen koha për interesat e kombit shqiptar, ende nuk njihet në vendin tonë. Për këtë nuk na i kanë fajet të tjerët, por vetë
ne. Inatet personale të krerëve të partive, sharjet dhe banaliteti, hakmarrja dhe fjalori i ulët në debate përbëjnë sot sistemin politik të vendit tonë. Të huajt na ndihmuan dhe këtë gjë nuk e mohon njeri, por çdo ndihmë ka edhe një kufi. Futja në NATO nuk ishte meritë e vetme e pushtetit të sotëm, por ishte një meritë disavjeçare e mbarë popullit tonë, ku për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por që të jesh anëtar në BE, nuk është vetëm një çështje dëshire, por problemi kryesor është sa e meriton atë plotësisht, jo vetëm nga ana gjeografike, por nga qenia e mentalitetit global si një evropian. Greqia ishte një nga vendet e para që u bë anëtare e BE, që nga 1981, por deri më sot politika e një mentaliteti ballkanas ka bërë që ky vend të renditet gjithmonë i fundit.
Që të kërkojmë atë që na intereson në radhë të parë duhet që ta justifikojmë përse kemi të drejtë që e kërkojmë. Askush nga ndërkombëtarët nuk na ka inat, përkundrazi na dhanë mbështetje, na këshilluan disa herë, njëlloj si me vendet e tjera. Mbështetja në momentet e duhura dhe këshilla janë ndihma më e mirë që mund t’i jepet një vendi, por kjo nuk do të thotë që të marrësh atë që nuk të takon.
Diplomacia e jashtme mban përgjegjësi morale, ku, edhe pse nuk përmbushte kushtet për liberalizmin e vizave, premtonte dhe mashtronte popullin shqiptar. Liberalizimi i vizave ka kushte dhe detyrime dhe më pas të drejta për ta kërkuar atë. Mekanizmat e pushtetit, diplomacia e jashtme dhe ajo e brendshme nuk punuan në këtë drejtim, pasi ethet partiake i kishin mbërthyer në çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Vendimi i pajisjes me karta identiteti pak muaj para zgjedhjeve dhe mosdhënia e mundësisë të pajisjes me pasaporta biometrike, siç dihet ndikuan që vendi ynë të jetë në pritje për vitin e ardhshëm.
Si vite më parë edhe sot shikojmë se kreu i diplomacisë së jashtme, ministri pa imunitet, Basha, deklaron: “Jemi në fund të realizimit të kushteve, ku kriteri kryesor janë pasaportat biometrike, ku po e përmbushim atë”. Askush nuk e di se deri në çfarë faze kanë shkuar pajisjet me pasaporta biometrike dhe sa vend ka për të besuar akoma premtime të kësaj natyre.
Lëvizja e lirë e shqiptarëve ishte kushtëzuar nga procesi i pajisjes me pasaportat biometrike, ku shumë mirë Shqipëria do të dilte nga “lista e zezë”, për të shkuar në listën e bardhë Schengen, duke pritur janarin e vitit të ardhshëm.
Ndërkombëtarët me të drejtë na kanë ndëshkuar, jo se nuk na duan, por sepse nuk bëmë detyrat e shtëpisë. Jacques Barrot, Komisioneri për Drejtësi i BE, deklaroi: “Një pasaportë biometrike do të jetë e mjaftueshme për të udhëtuar përmes vendeve nënshkruese të Marrëveshjes Schengen”. “Besoj se këto dy vende, Shqipëria dhe Bosnja, do të ruajnë hovin e fituar muajt e fundit dhe rrjedhimisht do të mund të jenë në gjendje të përmbushin kushtet për udhëtimin pa viza përgjatë vitit 2010, me preferencë mesin e vitit 2010. Ne nuk mund të ndëshkojmë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor për shkak të lëvizjes së ngadaltë në vende të tjera. Nëse plotësohen të gjitha kushtet, Komisioni mund të bëjë një propozim të ri, i cili do të përfshijë ato vende nga mesi i vitit 2010”, - ka cituar gjithashtu Rehn.
Pajisja e qytetarëve shqiptarë me pasaportat biometrike është kushti kryesor i heqjes së regjimit të vizave mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Aktualisht, në vend ka nisur pajisja e qytetarëve me pasaportat e reja, të cilat kanë një numër të madh elementesh sigurie. Por kryeministri Berisha ka deklaruar se, nëse ritmi i pajisjes së qytetarëve me këto pasaporta
nuk do të jetë i kënaqshëm, qeveria do t’i shpallë të skaduara ato aktuale.
Politika shqiptare në pretendimin e saj për liberalizimin e vizave duhet të ketë kujdes në emigracionin ilegal. Vetëm për 2008 në kufirin grek janë kapur 40.000 emigrantë shqiptarë ilegalë, kjo ka bërë që ky vend të kthejë për në vendin e tyre çdo ditë tre-katër autobusë
me emigrantë klandestinë. Kjo gjë doli edhe në raportim e Komisionit Evropian pak ditë më parë, ku i kushtohej vëmendje emigracionit ilegal, me pretendimin se: “nevojitet akoma një menaxhim i integruar i kufijve në bashkëpunim me një plan konkret së bashku me policinë e kufirit dhe rritjes së kapacitetit dhe investimeve të infrastrukturë”.
Lidhur me dështimin e liberalizimit të vizave, kritika janë bërë në drejtim të kreut të pushtetit nga përfaqësues të Partisë Socialiste se: “qeveria “familjare” e Sali Berishës, ka dështuar plotësisht në përmbushjen e standardeve, që kanë të bëjnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me pajisjen e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike”. Mbrapa nuk ka mbetur edhe lideri i PSD. Skënder Gjinushi, kur si gjithnjë në raste
të tilla ka theksuar se “ky qëndrim i BE tregon se Shqipëria nuk është më e fundit në Evropë, por e fundit në Ballkanin Perëndimor. Sali Berisha e kreu misionin e tij dhe duhet të largohet e as mos të ketë kurajën të kërkojë mandat të dytë. Shqiptarët këto ditë janë fyer në dinjitet, janë fyer si komb, pasi për faj të një qeverie që vjedh, të një qeverie që mashtron, të një qeverie të degraduar e ish-kryeministrit sharlatan, iu mbyllën përsëri dyert e Evropës”.
Duhet të dimë që Komisioni Evropian po përpiqet konkretisht edhe njëherë për të mbështetur proçesin e reformave, në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë së shpejti udhëtime pa viza në vendet Schengen. Po kjo varet në dorën e pushtetit, në rast se reformat do të vazhdojnë dhe të plotësojnë të gjitha kushtet. Komisioni Evropian mund të marrë përsëri në konsideratë përgatitjen e një propozimi tjetër, i cili mund ta përfshijë vendin tonë nga mesi i vitit 2010. Shpejtësia e progresit të vendit tonë drejt një platforme regjimi udhëtimi pa viza, është në dorën e pushtetit, por që përfaqëson vetë shtetin…
Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2008, Komisioni Evropian kishte hartuar për këto vende një listë të detyrueshme në plotësimin e kritereve që duheshin plotësuar, duke përfshirë në mënyrë të veçantë përmirësimin e sigurisë së pasaportave biometrike. Liberalizimi i vizave në zonën Schengen nuk është thjesht një lëvizje dëshire, por është një garantim i përbashkët hapësirë ndërmjet 28 vendeve të BE, që garanton detyrimisht sigurinë e shtetasve të këtyre vendeve. Për këtë vendit tonë i mbetet një detyrë në zbatimin e standardeve të larta në aspektin e sigurisë, në përmbushje të gjithë detyrimeve
të paracaktuara nga Komisioni i BE.
Për këtë çështje delikate, “detyrat e shtëpisë” pushteti duhet që t’i kryejë me cilësi dhe në kohën e duhur për t’i treguar Evropës se pësimi u bë mësim. Për këtë duhet që të përforcojë kuadrin në luftën kundër krimit të organizuar, duke luftuar njëkohësisht edhe korrupsionin, duke patur si bazë dhe trajtuar dobësitë në administrimin e kufijve për parandalimin e emigracionit ilegal, trafikun njerëzor etj. Për këtë duhet një unitet i të gjithave partive politike, si dhe një opozitë në shkallën e duhur të një politike të kulturuar, duke mos lënë për në fund kritikat dhe vërejtjet.
Shumë shqiptarë nga premtimet e bëra para kohe u zhgënjyen, por kjo jo për faj të të tjerëve. Detyrimet për plotësimin e kushteve të vendosura nga BE ishin njëlloj për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kishin dëshirë për liberalizimin e vizave, por politika shqiptare me kohë as që ua vuri veshin fare. Konkretisht, Shqipëria i tha “lamtumirë liberalizimit” të vizave për 2009, pasi nuk ishte gati.
Kjo nuk fajëson të tjerët më shumë sesa vetë ne shqiptarët, më shumë drejtuesit e këtij kombi... Pra, bëhet fjalë me të drejtë për lëvizje prej 90 ditësh. Për këtë dështim politik, moralisht para popullit ka përgjegjësi, jo vetëm mazhoranca, por edhe të gjitha partitë opozitare që në njëfarë mënyre zhgënjyen mbarë popullin shqiptar.
Është një turp për ta, kur shikon se si janë hedhur në sulm me kritika të njëpasnjëshme kundër qeverisë Berisha. Ku ishin dje këto parti që sot u vjen keq për sovranin?
Marrë nga gazetastart.com