Sunday, July 26, 2009

Integrimi i emigrantëve në mungesë të tyre....



Gazeta Sot


Integrimi i emigrantëve në shoqërinë vendase, ngritja profesionale dhe arsimore e tyre nuk luajtën ndonjë rol të rëndësishëm, sepse me ligj u është ndaluar nga vetë shteti që të punojnë në vendet e shërbime publike të karakterit shtetëror.

Në Greqi, emigrantët janë të lirë, si dhe kanë të drejtë të punojnë vetëm në punërat të karakterit privat, ose në tregun e “punës së zezë”, si një mekanizëm pune me një liri të kufizuar. Është ligji vendas që u ndalon këtë të drejtë. Një realitet është se nuk mungon eksperienca e organeve përkatëse, por fatkeqësisht sundon “vullneti i mirë” në mbylljen e shtigjeve për integrimin e emigrantëve nga mentaliteti ballkanik se, emigrantët janë një rrezik kombëtar për Greqinë.Shumë here është folur nga politika vendase për integrimin e emigrantëve pranë shoqërisë, po edhe aq here këto kanë mbetur vetëm premtime dhe asgjë konkrete. Integrimi i plotë i tyre do të kishte një rëndësi të madhe për vetë vendet ku ata janë të mirëpritur, por kjo nuk i intereson aspak politikës sepse integrimi do të sillte një “revolucion” në aspektin social, ekonomik dhe politik.

Kjo gjë do ta detyronte qeverinë që të kishte detyrimet e saja përball kësaj shtrese njëlloj si qytetarët e vet. Për të arritur këtë integrim duhet që shteti të integrohet dhe të ndërgjegjësohet e më pas të krijojë kushte normale për integrimin e emigrantëve. Siç dihet emigracioni aktual mbetet një nga problemet më shqetësuese sociale, shoqërore e politike jo vetëm për vendet pritëse, por edhe për vetë emigrantët, të cilët për nga numri mund të përbënin vendin e 28-të në Komunitetin e Bashkimit Europian.

Ngjarjet e 11 shtatorit të 2001-shit në Shtetet e Bashkuara, si dhe më pas terrorizmi në metronë e Londrës, ndikuan që ky problem në BE, të trajtohet si nga problemet më të rëndësishme për ndalimin e trafikut klandestin me marrjen e një sërë masash të mëtejshme. Por edhe për “emigrantët e ligjshëm”, masat e marra për sigurimin e vendit kanë ndikuar që të dilnin njëra pas tjetrës ligje dhe qarkore duke vështirësuar akoma më shumë gjendjen aktuale të emigracionit.

Sot vihet re se Europa po përballohet me një fluks të madh emigrantësh nga vendet aziatike dhe afrikane, por kjo në asnjë mënyrë nuk justifikon gjendjen e mjerueshme të emigrantëve. Kjo gjë ka bërë qe shumë qeveri të marrin masa të ashpra jo vetëm për emigrantët e paligjshëm por edhe të ndryshojnë politikën për emigrantët e ligjshëm, duke mos u lënë shtigje për integrim. Masat e fundit të marra nga Franca, Italia dhe Greqia tregojnë se emigracioni po kalon momente të vështira, ku emigrantët e ligjshëm po i kthen në të paligjshëm.

Çdo gjë e arritur deri më sot në emigracion i dedikohet punës individuale të emigrantit dhe jo të një tjetri. Emigracioni sot nuk ka asgjë të përbashkët me atë të dekadave të para. Sot emigracioni shihet vetëm si një mjet pune dhe përfitimi ekonomik dhe aspak si një qenie e gjallë. Në teori nga politikanët flitet shumë se duhet luftuar për të patur një barazi ndërmjet të huajve dhe grekëve në tregun e punës, në jetën shoqërore, sociale e politike, po në fakt deri më sot faktet radhisin të kundërtën.Integrimi i emigrantëve në shoqërinë vendase, ngritja profesionale në punë, si dhe arsimi i tyre nuk luajtën ndonjë rol të rëndësishëm, sepse emigrantëve me ligj u është ndaluar nga vetë shteti që të punojnë në vendet e shërbime publike të karakterit shtetëror.

Kjo tregon të kundërtën se emigrantët janë të lirë, si dhe kanë të drejtë të punojnë vetëm në punërat të karakterit privat, ose në tregun e “punës së zezë”. Këtë të drejtë për të punuar në shërbimet publike, njëlloj si me vendasit ja ka hequr vetë shteti me ligjet e tija. Antagonizmi në tregun e punës kundrejt një pagesë të ulët nga emigrantët e emigruar vitet e fundit, ka ndikuar që një pjesë e tyre të përballen me vështirësitë e jetesës e aq më shumë me papunësinë, e cila pa dyshim ndikon edhe në shkallën rritjes së numrit të krimit.

Në Greqinë e Veriut, në Komotini puna e zezë përfshin 80 për qind, ndërsa në shkallë vendi 25-30 për qind. Kjo gjendje ndikoi edhe në Greqi që emigrantët në përgjithësi të sigurojnë vetë vendin e punës, të blejnë ensimat nga xhepi i tyre (tregues për ditët e punuara) për të qenë në rregull përball kushteve të vendosura nga shteti grek, me shpresë për legalizim, në një kohë kur vetë shtetit i ka munguar vlerësimi dhe ndihma konkrete që duhet të jepte.

Shteti bën sikur harron se emigracioni dhe “harmonia” e përbashkët, barazia me shoqërinë vendase është “themeli” kryesor i strategjisë së emigracionit. Është një kërkesë e rëndësishme dhe e vazhdueshme deri më sot në këtë vend të çuditshëm. Padyshim, është një mesazh jo vetëm për shoqërinë, por edhe për vetë shtetin, ku në radhë të parë duhet që të mos “harrojë” se rruga e integrimit të emigrantëve varet në radhë të parë nga integrimi i tij.

Integrimi i mëtejshëm i emigrantëve varet nga ligjet e qarkoret e nxjerra nga ministritë përkatëse, se si ato ndërtohen, sa mundësi u jepet emigrantëve për t’i zbatuar. Në të shumtat e rasteve veprohet me kritere humanitare ndaj emigrantëve, por edhe frikës dhe presionit, pasi ligjet në këtë vend janë ndërtuar sipas interesave ekonomike, duke lënë një përshtypje sikur të kenë një qëllim të caktuar, atë të fitimit ekonomik në kurriz të emigrantëve.

Një institucion i kohës dhe kushtëzuar si një domosdoshmëri që do të mbështesë në të ardhmen fatin e mëtejshëm të emigrantëve në integrimin e tyre europian. Një këshill që do të mbështesë emigrantët, po pa pjesëmarrjen dhe prezencën e emigrantëve brenda saj. Shumë herë është folur e theksuar nga organet përkatëse se për problemin e emigracionit, në komisionin e emigracionit, në komisionet e posaçme që do të ngriheshin do të merrnin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme të emigrantëve, po kjo gjë ishte vetëm një reklamë me vulën e shtetit grek.Sot ripërsëritet përsëri, në një kohë kur në krye të këtij këshillit kombëtar për emigracionin janë ministri i brendshëm Prokopis Pavlopulos, priftërinjë, avokat, deputetë, të pushtetit lokal, biznesmen dhe asnjë emigrant.

Pra janë këta që bëjnë ligjin dhe që e zbatojnë atë, duke mos patur brenda këshillit të paktën një emigrant.Qeveria greke ka harruar ose bën sikur ka harruar që në këtë këshill kombëtar të emigracionit do të respektoheshin edhe emigrantët, pasi ky këshill ka të bëjë me fatin e tyre dhe jo të kishës dhe biznesmenit. Dihet që sa i përsosur të jetë ky këshill, të punojë natë e ditë, nuk mund të gjejë mbështetje të plotë pa pjesëmarrjen e vetë të emigrantëve. Kjo praktikë e gabuar pa pjesëmarrjen e vetë të emigrantëve është parë edhe në mungesa të theksuara që kanë pasur 4 ligjet dhe 80 qarkoret e shkuara.

Pikërisht në një kohë kur vendet e tjera europiane herë pas here bëjnë përpjekje për integrim të mëtejshëm të emigrantëve, fatkeqësisht strategjia e emigracionit në Greqi ka dështuar, pasi akoma ky vend merret me legalizimin e emigrantëve që jetojnë këtu prej 20 vjetësh duke i rrjepur ekonomikisht. Ligjin e emigracionit qeveria greke e ka trajtuar si një treg ekonomik ku emigrantët për të qëndruar duhet që të paguajnë shuma të mëdha, duke filluar qe nga blerja e pullave të sigurimit, taksa etjKjo ndodh nga që mekanizmi burokratik shtetëror karshi problemit të emigracionit është krejt i pafuqishëm, sa që më parë vonesat e marrjes së lejeve të qëndrimit arrinin deri në dy vjet, ndërsa sot ato u jepen emigrantëve një muaj më pas skadimit.

Lind pyetje a mundet drejtësia e këtij vendi të gjykojë shtetin për shkelje të ligjit në vonesat e dhënies së lejeve të qëndrimit, ku edhe pse kanë kaluar 15 vjet emigrantët akoma enden sa në një zyrë në tjetrin për të qenë të ligjshëm. Këto vonesa të legalizimeve të emigrantëve, është vonesa në vite edhe në zgjidhje të problemeve të tjera shoqërore dhe sociale, pasi legalizimi është zgjidhje e vetme e një problemi ligjor, në një kohë kur duhet të zgjidhë problemet e tjera sociale si: njohja e viteve të punës, arsimi i fëmijëve në gjuhën amtare, etj.

Faktet tregojnë se ky problem në Greqi është dhe mbetet një problem madhor, ku emigrantët besojnë plotësisht se akoma nuk po merren masat e duhura në zgjidhjen e problemeve për të ardhmen e tyre. Për shumë vite të tëra universitete, institute, politikanë, studiues të ndryshëm, në konferenca janë marrë me këtë problem me qëllim integrimin e emigrantëve, por deri më sot problemet e emigrantëve qëndrojnë të njëjta për vite të tëra.

Mendimi është se nuk mungon eksperienca e organeve përkatëse, por fatkeqësisht sundon vullneti i mirë në mbylljen e shtigjeve për integrimin e emigrantëve nga mentaliteti ballkanik se emigrantët janë një rrezik kombëtar.Dihet se legalizimi i emigrantëve në Greqi do u jepte të drejta të plota jo vetëm në fushën sociale, por mbi të gjitha në atë politike dhe juridike, gjë kjo që nuk shkon për shtat qeverisë aktuale të Kostas Karamanlis, sepse kur ishte në opozitë një pjesë e kabinetit të sotëm ishin kundra legalizimit të emigrantëve.

Greqia pati fatin e madh që të jetë anëtare e BE qysh nga janari i vitit 1981, po nga ajo ditë e deri më sot njihet për qëndrimet karshi të huajve, sidomos ndaj emigrantëve shqiptarë... Integrimi i mëtejshëm i emigrantëve shqiptarë që përbëjnë 65 për qind të emigracionit në Greqi, nga njëra anë do të ishte në aspektin social e shoqëror një hap pozitiv, por nga ana tjetër do të ishte një humbje e madhe në fushën ekonomike e një kosto politike për këtë vend, i cili deri më sot ka dalë vetëm i fituar në të gjitha drejtimet, duke i mbajtur emigrantët pengje për punë, skllevër të “kohës moderne” në tregun e “punës së zezë”.

Në përgjithësi qytetarë të saj të lirë brenda vendit, por të izoluar për lëvizjen e lirë.Mos integrimi i emigrantëve, “punërat e zeza” të emigrantëve u nevojiten akoma për disa vite të tjera ekonomisë së vendit, shoqëruar me mos njohjen e viteve të punës se punuara. Integrimi do u jepte emigrantëve të drejta të plota që të ishin të barabartë me vendasit, të fitonin ato detyrime që shteti kishte karshi tyre, të zgjedhin e të zgjidhen në organet e pushtetit lokal. Do të kishin të drejtë për të punuar në ato vende pune të karakterit shtetëror ( shërbime publike), ku sot u ndalet, të lëvizin të lirisht në mbarë europën, si dhe të shkojnë të lirshëm në atdheun e tyre. Greqia e di se po t’u japë këto të drejta, emigrantët nuk do të jenë më pengje të politikës së saj, si një mjet presioni përball shtetit shqiptar, bërë disa herë vite më parë.

Qeveria aktuale në fuqi i përket politikës së djathtë. Që në disa raste ligjet dhe qarkoret e nxjerra ka treguar se janë të parealizueshme dhe në interesa të kundërta për integrimin e emigrantëve. Po kjo në asnjë mënyrë nuk përjashton shtetin shqiptar, pasi ka ardhur koha që diplomacia e jashtme të përmirësojë rrënjësisht politikën ndaj emigrantëve, t’u përgjigjet kërkesave të emigracionit, pasi mbarë populli ynë është kthyer sot në një komb emigrantësh. Për këtë Shqipëria duhet të qëndrojë pranë emigrantëve të saj pasi nuk është një çështje dëshire se sa një detyrim moral dhe ligjor...