Minarolli duhej të kishte bërë me kohë gati valixhet për të ikur nga ambasada
Vili Minarolli, shefi i gestapos "Made In Albania" ne GreqiSaturday, 06 June 2009
Qeveria e re që do të dal mbas votimeve duhet të jetë më ambicioze në diplomacinë e jashtëme. Emigrantët tanë kanë nevojë për një përfaqësi të denjë, ku porta e saj të jetë e hapur për të gjithë...
Është demokracia ajo që të jep të drejtën të ngresh një problem që i sherben interesave te vendit, pavarësisht nga kostumi dhe gravata politike që ka veshur politikani apo dipllomati. Kritika që bëhet në interes të vendit e të shoqërisë shqiptare, nuk është një inat personal, se sa një veprim që ta jep,e drejta qytetare përball njerëzve të veshur me petkun diplomatik. Është një e drejtë e çdo qytetari si brenda dhe jashtë vendi.
Diplomacia shqiptare duhet të mësohet që të kritikohet kur është për t’u kritikuar dhe në të kundërtën kur është për t’u lavdëruar. Shpifjet dhe akuzat nuk e shpëtojnë njeriun e veshur me pushtetin diplomatik, aq më tepër kur ka të bëjë me përfaqësues shteti. Kohët e fundit përfaqësia shqiptare në Athinë është kthyer në një gestapo të tipit fashist – “Made In Albania”, me në krye kreun e saj Vili Minarolli.
Politika shqiptare duhet të heqë dorë nga çensurat, shantazhet, shpifjet dhe akuzat kundra gazetarëve. Fjala e lirë nuk është dhuratë e asnjë politike, përkundrazi është detyrë e tyre për ta mbrojur atë...
Vihet re se, kur një ambasador i ardhur nga SHBA, si dhe kur largohet për në vendin e tij vendoset në detyrat më të larta. Po me të njëjtën llogjikë vepron edhe Greqia. Nga politika shqiptare dihet shumë mirë që në disa shtete të BE, nuk pranojnë ambasadorë të kriterit politik, por pranohen diplomatë karriere. Fatkeqësisht të kundërtën ndodh me shtetin tonë, ku në vendet e BE-së, vendosen ambasadorë dhe dipllomatë të karakterit politik, që në shumë raste kanë treguar se janë thjesht zbatues, ose përcjellës megafon të politikës së qeverisë. Një fenomen që u duk pas viteve 90-të, e që vazhdon akom deri më sot.
Një institucion shtetëror që nuk ka vend për njerëz të aftë, që kanë mbaruar studimet përkatëse, për njerëz të aftë e mëndje të freskët, padyshim është i një energjie që nuk i përgjigjet situatës në një kohë kur Shqipëria po bëhet gati të trokasë në portën e BE.
Gjatë qeverisjes së parë z. Berisha, shumë diplomatë e deri në nivel ambasadorësh, janë shpallur me etiketën e njohur “NO GRATA”, për përfshirje në trafiqe të paligjëshshme nga vendet që aktualisht janë anëtare të BE-së. Kjo ka sjellë që sot sistemi i karrierës i dipllomatit të jetë dëmtuar rëndë në sistemin e shërbimit me jashtë, duke shkelur hapur ligjin, ku përgjegjës për krijimin e gjendjes së sotme janë marrëdhëniet e acaruara midis kryeministrit dhe presidentit, në mungesë të një dialogu të përbashkët për interesa të Kombit Shqiptar.
Kjo gjendje e rëndë e krijuar prej shumë vitesh ka bërë që ambasadori shqiptar në Athinë të humbasë logjikën e të akuzojë për sekseser një gazetar, i cili i vetëm prej dhjetë vjetësh në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe Greqi ngre këto probleme...
Por kur vendi ynë emëron në një shtet të BE-së, siç është Greqia një ambasador “militant” të kriterit politik ( një ish mësues fshati) , pa dyshim rezultate në fushën dipllomatike do të jenë shqetësuese dhe të papëlqyeshme. E papëlqyeshme është edhe kur ambasada nuk merret në dorëzim nga Minarolli, sepse dorëzuesi ish ambasador Bashkim Zeneli ishte i PS. Pra përbën një turp që ambasada nuk është marë në dërëzim ne prezencë të dy ambasadorëve, pasi minarolli nuk e dëshironte këtë gjë...
Largimi i tij do të kishte përmisuar akoma më shumë imazhin e vendit tonë.
Si një përfaqësues shteti, si një dipllomat i dështuar, ambasadori shqiptasr në Greqi Vili Minarolli, duhej që të ishte larguar me kohë, pasi për fenomenin e njohur KORRUPSION janë larguar nga stafi i tij drejtues edhe nëntë dipllomatë dhe punonjës që ai i kishte kërkuar me dëshirën e tij. Por pati edhe njerëz me dinjitet të që duke parë gjendjen e rëndë u larguan me dëshirën e tyre, siç ishte rasti ish sekretares së tij.
Largimi i tij do të ndikonte në përmisimin e imazhit të Shqipërisë, jo vetëm për Greqinë, por edhe për komunitetin e BE-së. Ai duhej të ishte larguar njëllojë siç u larguan edhe dy dipllomatët e fundit. Si një përfaqësues shteti, ambasadori Minarolli me punën e tij vetëm shqetësime i ka sjellë vendit tonë, duke ulur në maksimum imazhin e Shqipërisë në diplomacinë e jashtëme.
Përveç dështimit në fushën politike, një dëm të madh i ka sjellë edhe në fushën ekonomike. Ai mban përgjegjesi të plotë për humbjet ekonomike në arkat e shtetit, nga përvetësimet e parave të individëve nëpërmjet rryshfetit. Si babai i korrupsionit, Minarolli nuk mund të mohojë se nuk i njeh sekseret jashtë godinës konsullore, pasi kamerat e vendosura jashtë ambasadës, ndiqen nga një ekran i madh televizioni po nëpërmjet tij. Veprime të njohura dhe të sërnjohura nga shteti shqiptar, para të shumta që kaluan për vite të tëra nga njera dorë në tjetrën.
Kampione për largimin e dipllomatëve dhe punonjësve të saj për korrupsion e mban ambasada shqiptare në Greqi. Është e para here në historinë e diplomacisë shqiptare, që një ambasador pa mbaruar mirë mandatin e tij, të jenë larguar komplet stafi i tij, përfshi këtu edhe shoferin dhe rojen qe hap e mbyll derën, për ryshfete dhe korrupsion...
Gafat e ambasadorit
Përfaqësimi i vendit si ambasador hedh poshtë çdo dëshirë partiake dhe personale. Është një detyrë e përgjegjësi që duhet të shpërblehet me nder dhe dinjitet nga ky i fundit. Në punë e sipër diplomati gabon një herë. Gabon dy. Po më pas nuk quhet më gabim...
- Hapi i parë i Minarollit ishte thyerja e pllakës së mermerit në hyrrje të ambasadës që bënte fjalë për blerjen e godinës nga emigrantët.
- Nga salla e pritjes së ambasadës me “urdhër të Tij” hiqet piktura e heroit kombëtar Skenderbeu dhe e Nënë Terezës, ku në vend të tyre vendoset portreti i tij.
- Me urdhër të tij u ndalua të shfaqej në Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar në Greqi, organizuar nga vete emigrantët, dokumentari “Në mes të barabartëve” të regjizorit Ylli Pepo, xhiruar në Greqi e që bën fjalë për jetën e emigrantëve tanë. Rreth kësaj çështje u muar edhe shtypi grek duke bërë edhe pyetjen “përse?”
- U mundua të merrte në dorë frenat e shtypit shqiptar në Greqi, duke i dhënë mësim se si duhet të shkruajnë, pasi më parë ishte kritikuar. Pas kritikave përgjigja e tij ishte se, “e bëni këtë pasi unë nuk ju kam marrë në punë gratë tuaja etj.
- U përpoq që të shkrijë shoqatat dhe t’i krijojë ato nga e para, duke shkelur çdo pikpamje ligjore, pasi ato ishin legalizuar me ligj nga Gjykata e shkallës së Parë në Greqi. Edhe pse u lodh shumë nuk i arriti qellimit të tij partiak.
- Dështoi për të venë në kontroll edhe biznesin shqiptar në Greqi, pasi bindjet partiake nuk entusiazmuan biznesmenët tanë përkundrazi pjesa më e madhe i ka kthyer kurrizin. Edhe përpjekja për ngritjen e një shoqate si dhe të Dhomës së përbashkët tregtare dështoi, duke e lënë biznezin shqiptar në mëshirë të fatit.
- Nga takimi që presidenti Bamir Topi bëri në Athinë me emigrantët për festat e nendorit (2007) Minarrolli jo vetëm që nuk i bëri ftesë stafit të gazetës “Iliria News”, përkundrazi e dëboi ata, ku në vend të tyre kishte ftuar persona që kërkoheshin nga interpoli grek.
- Si ambasador nuk ka mbajtur qλndrim të drejtë, por u ka mbyllur portën emigrantëve aktivistë, gazetarëve dhe biznesmenëve që nuk kanë të njëjtin bindje politike me të.
- Ka mbajtur një qendrim jo të drejtë kundër kryetarëve të shoqatave shqiptare që kërkonin hapjen e shkollave duke i cilësuar ata si “pseudonacionaliste”.
Si një njeri i sëmurë dhe me pikpamje fashiste ka zemëruar në masë emigrantët, pasi ka shkuar dhe ka takuar dy herë kryetarin e partisë ultranacionaliste LAOS z. Jorgo Karraxhaferri, që në partinë e tij ka deputet që janë kryetarë të partive të tyre fashiste. Ja për këto është kritikuar midis të tjerave ambasadori shqiptar, i cili bën sikur harron se ambasada nuk është degë e partisë demokratike....
Qeveria e re ( pas votimeve) duhet të jetë më ambicioze në diplomacinë e jashtëme
Mendoj se akte dhe veprime të tilla prishin imazhin e vendit tonë përballë Bashkimit Europian, duke dëmtuar përpjekjet e arritura, me një pretendim për t’u integruar në familjen evropiane. Një përgjegjesi për këtë gjëndje mban vetë kryeministri Berisha, pasi emërimi i Minarollit ishte vetë dora e tij. Po kjo gjëndje mban edhe vulën e ministrisë së Jashtme që i ka mbushur ambasadën shqiptare si dhe konsullatat në Greqi vetëm me militantë politikë, duke shkelur parimet më elementare në emërime, duke filluar që nga roja që hap e mbyll derën e jashtme të konsullatës apo të ambasadës, e deri te shoferi i zakonshëm.
Veprime të zakonshme e të njohura nga politika shqiptare, të thurura në një legjendë të një sfondi diplomatik shqiptar. Elementi i “panjohur” i fenomeni të vjetër është vetë pushteti që nuk po merr asnjë masë për të luftuar këtë fenomen negativ. Është pushteti që po i ul imazhin vetë shtetit.
Ambasadori shqiptar duhet ta ketë të qartë, se vendi i punës nuk është çiflig i një partie, as edhe e një pushteti, por do të ishte mirë që të ishte i gjithë përfaqësues i gjithë shtetit në vendin ku është atashuar. Të interesohet për emigrantët shqiptarë, problemet e tyre, si eurot që paguajnë për shërbimet konsullore që të shkojnë në arkën e shtetit dhe jo në xhepat e tjetërkujt.
Sa herë që këto probleme janë ngritur në takime të ndryshme brenda ambasadës, Minarolli në vend që të luftonte këtë fenomen, i ka quajtur inate personale. Sikur të mos mjaftojnë problemet brenda për brenda politikës sonë , diplomacia shqiptare është e qarkuar nga rrjeti mafioz me falsifikime, ka shqetësuar edhe politikën greke. Bëhet fjalë për legalizimin e dokumenteve të emigrantëve nga konsullata shqiptare, ku ka pasur edhe ankesa nga shteti grek.
Një fakt konkret është se, më 13 nëntor të 2007, ambasadori ynë Dr. Minarolli ka marrë nga autoritetet greke një shkresë që bën fjalë për gjashtë dokumenta të dyshimta ( fallsifikuara). Po një javë më 22 nëntor të 2007, ambasadori ynë i ka kthyer përgjigje zv.ministrit të Jashtëm grek z. Valinakis, duke pranuar se gjashtë dokumenta ishin jo orgjinale.
Shqipëria ka ambiciet e saja për integrimin e mëtejshëm në BE. Për këtë duhet hartuar një strategji politike për rritjen e mëtejshme të imazhit të Shqipërisë dhe të mos veprohet si ministri Basha, që nga frika e drejtësisë gabon akoma, duke mos marrë masa ndaj vartësve të tij për të përmisuar gjendjen.
Sistemi i sotëm tregon se shumë diplomatë ( militantë partie) që për ndëshkim i ndërron kostumin dhe jo largimin e tij nga diplomacia shqiptare. Por një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e kësaj përfaqësie luan padyshim edhe vetë presidenti apo kryeministri në emërimin e ambasadorit. Është e pafalshme që në një vend të BE-së, siç është Greqia me një numër të madh emigrantësh të emërohet një ambasador me kriter politik. Do të ishte në nderin e qeverisë së re që emërimet të tilla të mos përsëriten më, pasi koha ka evoluar...