A u gjunjëzua Shqipëria nga miku Karamanli?...
Publikuar më 29 prill, 2009
Ksenofobia dha nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëzimit. Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit. Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXI–të, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ. Por shumë gjera i humbëm pse nuk i kërkuam, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajon që t’i kërkojmë edhe kur na takojnë. Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që ekziston me Greqinë , ndërsa në praktikë qendron ndryshe, ato janë të cekta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha ne dem të popullit tonë.
Karamanlisi bëri vizitën e tij “zyrtare” në Shqipëri në një kohë të papërshtatshme për politikën shqiptare, por edhe kur kanë kaluar 20 vjet nga emigracioni i popullit shqiptar në tokën helene. Konkretisht rreth 700.000 – 800.000 shqiptarë punojnë dhe jetojnë në këtë vend pa patur zë, me liri të kufizuar. Me pak fjalë për qeverinë e tij nuk ekzistojnë. Rreth 20.000 shqiptarë në rrugë individuale me pengesa nga më të ndryshmet kanë bërë të mundur të hapin bizneset e tyre, ndërsa 80.000 të tjerë kanë blerë shtëpi.
Kjo gjë ndodh pikërisht vitet e fundit nga BE, vihet re një interes i veçantë për integrimin social të emigrantëve në shoqeritë ku jetojnë, por fatkeqësisht në këtë drejtim qeveria e e Karamanliut renditet e fundit në integrimin e emigrantëve. Si e fundit ka filluar zbatimin e politikave dhe të direktivave të Bashkimit Europian për integrimin e emigrantëve, me financime nga “Arka Europiane e Integrimit të Shtetasve të Vendeve të Treta”, për periudhën 2007-2013 me një potencial ekonomik prej 26 milionë euro. Komuniteti shqiptar që përbën 65 për qind të gjithë emigracionit në Greqi deri më sot nuk ka parë një euro me sy, në një kohë kur për këtë vit janë venë në dispozicion 4 milionë euro.
Karamanlisi foli në Parlamentin shqiptar për korrupsionin në një kohë kur që qeveria e tij është tronditur nga një skandal në tjetrin, që po e detyrojnë për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme. Si një problem primar për qeverinë e tij, më shumë se kushdo kryeminister tjetër, Karamanlisi sot përveç korrupsionit po përballet me krimin e organizuar.
Karamanlisi erdhi në Tiranë vetëm për të marrë. Pas futjes së vendit tonë në NATO, politika greke tentoi për një “kthim të vertetë” për një fqinjësi të mirë me Shqipërinë, për të patur një aleat të vertetë me mendimin se ka ardhur koha për të marrë, duke premtuar për të ardhmen “se do të...” Koha tregoi se grekët ishin të parët që premtuan dhe të fundit që miratuan MSA. Karamanlisi zgjodhi momentin më delikat të politikës shqiptare për të marrë atë që deshironte, pasi deri më sot diplomacia e jashtme kishte dështuar me vendet fqinjë.
Ai u ndodh përball një kryeministri shqiptar i cili do të mbahet mënd për shumë vjet si një ministër servil dhe pa dinjitet, që për një karrige dha atë qe nuk duhej të jepej. Problemi në percaktimin e kufirit ujor ndërmjet dy vendeve kishte dekada të tëra që qendronte ne sirtare, që shumë bukur mund të diskutohej më pas.
Mediat të shqetësuara me sjelljen e kryeministrit shqiptar preken me të drejtë këtë fakt duke u ndalur atje ku duhej. Në interesat e kombit media ndryshe nga politika shqiptare di të ngrejë zerin dhe të sensibilizojë opinionin për gabimet e kryeministrit. Vizita e tij në Tiranë është cilësuar nga media greke si një sukses kryeministrit, ndërsa gazetat kanë qenë më të përmbajtura këtë radhë, përjashto gazetën “Apogevmatini” që e ka shfrytëzuar këtë vizitë si një mesazh politik kundër Turqisë.
Nga gjithë shqiptarët u mendua se vizita e Karamanliut në Tiranë këtë radhë do të kishte një ndryshim me të kaluarën, me mendimin se vendi ynë do ishte në bisedime si i barabartë. Por kryeministri grek këtë gjë e kishte të qartë, pasi vizita e tij pak ditë para votimeve, vetëm vizitë zyrtare nuk mund të ishte.
Ai erdhi me mendimin se futja e vendit tonë në BE, mund të ndikojë që Shqipëria të jetë një protagoniste e re, për të luajtur një rol të rëndës8ishëm në Ballkan, sepse Greqia si një vend i vetëm ballkanik në BE, i kishte të gjitha mundësitë që të luante këtë rol, gjë që nuk e bëri për gati 28 vjet. Shqiptarët shpresonin se kryeministri shqiptar kishte rastin që t’i kujtonte homologut të tij helen se futja e Shqipërisë në NATO, zyrtarisht hiqte ultimatisht një herë e përgjithmonë “Ligjin e luftës” dhe se do të hapej një rruge e re juridike në zgjidhjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Po nuk ndodhi kështu. Berisha u gjunjëzua para homologut të tij, duke shkelur në parim interesat kombëtare të vendit tonë.
Takimi i tij i nxituar pak ditë para votimeve tregoi se vendi ynë nuk di akoma të mbrojë me të drejtë interesat e popullit tonë, interesa të cilat u shitën fare lehtë. Berisha nuk duhej të nxitohej kaq shumë. Nga ana morale dhe nga etika politike ai duhej që në fillim të ulej në një tavolinë sëbashku me partitë e tjera politike shqiptare, për të trajtuar parapraktikisht ato që do tu jepej mikut të tij Karamanli. Emigracioni shqiptar në Greqi ka qenë për politikën greke një “gur shahu” kundrejt interesave të politikës shqiptare.
Sot emigrantët shqiptarë jo vetëm që kanë liri lëvizje të kufizuar, por janë keqtrajtuar dhe po keqtrajotohen dhe vriten nga policia greke. Miku i shqiptarëve o Kostas Karamanli ( nipi i plakut të demokracisë greke Kostas Karamanlis) deklaroi se erdhi si mik. Ai e ndjeu pa e shprehu. Shqiptarët dinë të presin miqtë e vertetë në shtëpitë e tyre. Po vizita e mikut tonë Karamanli nuk do të thotë që të mos bisedosh për problemet që mbeten ende të hapura ndërmjet dy vendeve, që prej shumë vitesh pritej që të diskutohej në parim :
- Qendrimi i “Ligjit të luftës”
- Pronat e çamëve - Pronat e shqiptarëve
- Problemi i shkollave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.
- Kufizimi i lirisë së emigrantëve për në atdheun e tyre.
- Legalizimi i emigrantëve
- Marrëveshja ndërdypalëshe për pensionet e emigrantëve
- Lehtësimi i biznesit shqiptar në Greqi
- Keqtrajtimi dhe vrasja e emigrantëve nga policia greke.
Po siç u pa asnjë nga këto problemet nuk u prek, pasi që më parë të dy vendet kishin bërë një marrëveshje paraprake. Sikur të mos mjaftojë kjo më e keqja ishte se gazetarëve iu ndalua që të bënin pyetjet Berishës dhe Karamanliut. Nje veprim politik ndoshta i gabuar që binte në kundërshtim me demokracinë shqiptare. Ai tashmë mban përgjegjësi kryesore jo vetëm morale por edhe në aspektin politik, duke prekur rëndë dinjitetin e popullit shqiptar.
Shtypi vendas grek e trajtojë këtë takim si një fitore të kryeministrit Karamanlis. Një fitore në kurriz të një populli tjetër që fatkeqësisht ka në krye një kryeministër cinik dhe pa dinjitet. Ishte Berisha ai që muaj më parë kishte kurajon të miratonte me qeverinë e tij oportuniste vendimin për ndertimin momerial dhe ngritjen e varrezave të ushtarëve grek të vrarë në shqipëri. Qeveritë venë e vinë po gabimet dhe fajet e tyre do qendrojnë përherë në kurriz të popullit... Protagonistët dhe hipokrizia e tyre Sali Berisha, "Marrëdhëniet tona politike janë me të vërtetë të shkëlqyera dhe shumë të shëndetshme. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe një tjetër është gati. Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit. Ne diskutuam edhe për minoritetin grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Jemi shumë të gëzuar për progresin në të gjitha aspektet dhe pa dyshim e siguroj Kryeministrin se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për respekt të plotë, bashkëpunim dhe është fokusi i qeverisë sime të investojë dhe të mbështesë komunitetet minoritare, në mënyrë që të ndryshohet pozitivisht jeta në to. Falënderoj Kryeministrin dhe qeverinë e tij për investimet dhe ndihmën e dhënë në ato zona, si dhe zona të tjera në Shqipëri. Ne jemi të kënaqur për progresin në të gjitha aspektet. Unë e sigurova Kryeministrin Karamanlis se synimi i qeverisë sime është të mbështesë minoritetin grek që jeton në Shqipëri. I thashë mikut tim se nesër Shqipëria do të aplikojë për vendin kandidat në BE, e ftuar nga Presidenca Çeke. Dua të theksoj gjithashtu se Shqipëria po përmbush të gjitha kriteret dhe standardet për zgjedhje të lira dhe ne jemi shumë të angazhuar për këtë”
Kostas Karamanlis, "Me të vërtetë, ne ishim një ndër anëtarët e parë të Bashkimit Evropian që e mbështetëm Shqipërinë. Greqia ishte gjithashtu midis të parëve që pa shumë pozitivisht perspektivën e liberalizimit të regjimit të vizave, ashtu sikurse është vënë në dukje në axhendën e Selanikut, në vitin 2003. Që nga ajo kohë, ne ripërsërisim angazhimin tonë dhe e kemi ndjekur nga afër progresin e bërë deri tani për aplikimin e reformave të nevojshme, që siç e dini është plotësimi i disa kritereve të caktuara. Zgjedhjet sipas standardeve evropiane, aplikimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, respekti i plotë i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve janë hapa shumë të rëndësishëm ne atë drejtim. Ndihem i detyruar të përmend dhe theksoj rëndësinë ekonomike të emigrantëve shqiptar në Greqi, që kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në ekonominë greke dhe sigurisht nëpërmjet remitancave ndikojnë në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.
Bamir Topi, "Aktualisht jemi të angazhuar në mbylljen me sukses të procesit të prodhimit dhe pajisjes së shtetasve me letërnjoftime që është e një rëndësie parësore për shkak të përdorimit të tyre, si mjet identifikues gjatë këtyre zgjedhjeve. Po me të njëjtën monedhe është përgjigjur edhe kryrministri grek Karamanlis Kreut të shtetit shqiptar se "e ardhmja e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në gjirin e familjes evropiane dhe institucioneve të saj dhe kjo do të ishte një garanci absolute për qëndrueshmërinë dhe begatinë e rajonit tonë".
Jozefina Topalli, "Tashmë, politika jonë e jashtme është fokusuar në liberalizimin e vizave. Shqiptarët pas izolimit 50-vjeçar, pas vështirësive për të lëvizur të lirë në këto 17 vjet, meritojnë të lëvizin të lirë për të takuar të afërmit e tyre në Greqi, Itali e në vende të tjera, apo të rinjtë të lëvizin si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në këtë kohë globalizmi"
Reagimi mbi servilizmin e kryeministrit shqiptar Pëllumb Xhufi, “Marrëveshja për kufirin është një marrëveshje me rëndësi strategjike për Greqinë dhe kjo është një sukses i politikës greke... Marrëveshje të tilla si kjo e vendosjes së kufirit detar, janë tepër të komplikuara dhe Greqia nuk ka lidhur marrëveshje të tilla me shtetet e tjera fqinje të saj. Ajo nuk ka bërë marrëveshje për kufij detarë me Turqinë, me të cilën bën pjesë në NATO që në vitet '50- të”
Idrizi, Deputeti i PS, "Kur hyra në sallë pata mendimin të nxirrja flamurin shqiptar dhe të kisha diçka edhe për Çamërinë, çështjen e problemit çame. Në momentin e fundit gjykova se ndoshta kjo nuk do të ishte e përshtatshme për të protestuar, pasi dukej si një akt i veçuar. Por, unë jam i bindur se për sa kohë ekziston komuniteti çam, kjo çështje do të ekzistojnë. E kam kapërcyer në momentin e fundit një çështje të tillë. Është një deklaratë e turpshme, tregon se çfarë demagogjie bën qeveria shqiptare, e cila është e gatshme për të bërë çdo gjë varreza për ushtarët grekë, marrëveshje për ujërat territoriale, duke mos diskutuar për çështjen çame. komuniteti çam së bashku me atë të minoritetit janë dy urat e vërteta të bashkëpunimit" Por edhe këtë radhë komuniteti çam u shit nga politika shqiptare. Edhe pse një ditë më parë këta bën tubim në sheshin kryesor në Tiranë. Po mikut tonë grek edhe pse ju bë një kërkese nga komuniteti çam për një bisedim ai u hodh poshtë, kjo tregon se nuk mund të pretendohet për të patur marrëdhënie të mira ndërmjet dy vendeve pa u zgjidhur përfundimisht çështja e pronave të shqiptarëve. Mikut tonë Karamanli, komuniteti çam i kërkon që të lejohen të moshuaritpër të shkuar në shtëpitë dhe varret e të parëve për të nderuar të vdekurit... Servilizmi i kryeministrit shqiptar tregon se në të ardhmen pronat çame dhe ato shqiptare në përgjithësi, do të jenë një “ votë” që Greqia ruan kur të vi momenti për të miratuar Shqipërinë në BE.