Emigracioni shqiptar në dorën e kujt?
Gazeta “SOT” 10 Mars 2011
Koha ka treguar se premtimet dhe angazhimet e herëpashershme të partive të ndryshme politike, në fushata elektorale përballë halleve dhe problemeve të emigrantëve kanë mbetur vetëm premtime dhe asgjë tjetër.
Ngritja e Ministrisë së Emigracionit, një ëndërr shumë vjeçare
Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vjet nga emigracioni shqiptar, vendi ynë ende nuk ka shifra të sakta për shpërndarjen dhe qëndrimin e emigrantëve tanë kudondodhur. Por sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga INSTAT, në vitin 2001 numri i përafërt i emigrantëve llogaritet në 710 mijë njerëz. Mungesa e një e serioziteti për politikën e emigracionit në Shqipëri ka ndikuar që ende akoma të flitet me “përafërsisht”, “pjesë” dhe “gjysma” kur duhej të flitej me “përqindje” për numrin e tyre. Deri më sot, shteti shqiptar ka treguar paaftësinë apo indiferentizmin për të patur një pasqyrë sa më të plotë në këtë drejtim dhe për këtë mjafton vetëm regjistrimi i përafërt i kryer nga INSTAT më 2001, si dhe studimi i Strategjisë Kombëtare të Imigracionit i vitit 2004-2006. Sot, ky problem shihet nga vendet e BE si një problem numër një, ndërsa në vendin tonë i kujdesi i është lënë vetëm rastësisë, kur dihet që rreth 30% e shqiptarëve janë emigrantë, duke e renditur vendin e parë të Evropës Lindore. Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk ka një regjistrim të saktë të popullsisë, ndërsa Ministria e Jashtme mendon dhe ngritjen e një harte të prezencës së shqiptarëve të kudondodhur, në një kohë kur infrastruktura për këtë ende nuk ekziston.
Është folur dhe publikuar se ky fenomen do të kalojë nën varësinë e Institutit të Diasporës, në një kohë kur duhej të ishte nën varësinë e Ministrisë të Emigracionit, ku ende pritet të ngrihet akoma nga qeveria aktuale. Barazimi i emigracionit të sotëm me emigrantët e vjetër shqiptarë të viteve 1920, si parim duket se është një zgjidhje naive, por politikisht reale, pasi në mes “strumbullari” mbetet problemi i votës së emigrantëve.
Ngritja e shumëpërfolur e një ministrie emigracioni do të ndryshonte klimën ekzistuese të emigracionit shqiptar, pasi shumë studime, si dhe lidhja me Diasporën do të ishte një nevojshmëri për kushtet aktuale të vendit tonë. Diaspora dhe emigracioni, në shumë raste ka zbuluar të metat që ekzistojnë në marrëdhëniet shtet-emigracion. Si një vend i madh emigrimi dhe vend pritës për emigrantët e tjerë, del si domosdoshmëri ngritja e kësaj ministrie me një njerëz specialiste të kësaj fushe.
Italia, edhe pse problemin e emigrimit e ka zgjedhur para 60-70 vjetësh, edhe pse ekonomia e vendit nuk bazohet nga emigrantët e saj, ka sot Ministri Emigracioni. Shteti shqiptar duhet të shohë pak më larg, të marrë eksperiencën më të mirë të vendeve fqinjë që emigruan shumë vite para nesh. Midis problemeve të tjerave, shteti shqiptar po jep shembullin më të keq përsa i përket emigracionit shqiptar kudo ndodhur, që kohët e fundit është bërë problemi kryesor në axhendën e BE. Edhe pse kanë kaluar kaq vite emigrimi, prezenca e tij ka qenë pothuajse zero. Kjo çështje kërkon mbi të gjitha një unitet dhe solidaritet politik si dhe një administrim mbarë kombëtar në lidhje me vendet ku kanë emigruar shqiptarët. Për këtë, nga shteti shqiptar kërkohet një politikë konkrete, duke lënë mënjanë mashtrimet dhe premtimet.
Ngritja e Ministrisë për Emigracionin, një ëndërr shumë vjeçareNgritja e Ministrisë së Emigracionit në vendin tonë mbetet ende një ëndërr, edhe pse në shumë vende të BE, ekzistenca e saj po e menaxhon për bukuri këtë fenomen. Zëvendësimi i këtij dikasteri me Institutin e Diasporës, për mendimin tonë është një zgjidhje naive dhe tej i nxituar. Mungesa e kësaj ministrie ka bërë që fati i emigracionit të varet nga MPJ, duke e konsideruar emigrantin e sotëm në Greqi të barabartë me emigracionin e brezit të tretë në SHBA, Kanada apo Australi, me premtimin e qeverisë për ngritjen e qendrave kulturore në Athinë, Romë, Londër Nju-Jork apo Toronto.
Ka vite që është hedhur ideja për ngritjen e një ministrie për diasporën, po dhe kaq vite po heshtet. Asnjë politikan nuk ka marrë mundimin të diskutojë për këtë problem në altarin më të lartë të shtetit, në Parlamentin Shqiptar. Jo pak herë, ish presidenti Alfred Moisiu kishte kërkuar krijimin e kësaj ministrie për diasporën, po kërkesa e tij deri më sot, ka mbetur në sirtarët e indiferentizmit dhe burokracisë së shtetit të sotëm. Shqipëria po përballet me sfidën më të madhe në rrugën e procesit të integrimit europian, ku përveç problemeve të tjera të brendshme, një problem të madh ka edhe emigracionin, ku për këtë duhet të përmbushë të gjitha detyrimet morale-politike. Me sa duket, çelësi i zgjidhjes për emigracionin njëlloj si dhe në vendet të tjera të BE është ristrukturimi, pra ngritja e një institucioni shtetëror. Është një proces që mbart kosto politike dhe ekonomike, që kërkon mbi të gjitha shumë punë dhe vullnet të përbashkët në vijën politike. Për të qenë sa më efektiv, duhet të bëhet e mundur që qeveria të hartojë dhe t’u përgjigjet strategjive të qarta për emigracionin por edhe për diasporën, për problemet që dalin për një zgjidhje efikase dhe të efektshme. Si një bord drejtues, kjo ministri do të luajë një rol të rëndësishëm për përcaktimin e drejtimin strategjik, vijën politike të qeverisë e të shtetit shqiptar në diasporë, që deri më sot ka munguar. Studimet e dala nga ky institucion shtetëror në bashkëpunim me institucionet e tjera të vendit do të ndikonin faktikisht në organizimin e copëtuar të emigracionit. Për të patur këtë kërkon vullnet politik nga ana e qeverisë. Por nuk është çudi që në ngritjen e këtij institucioni do të ketë edhe rezistencë të kundërt, edhe pse emigracioni po ndeshet me të drejtat morale, të punësimit, të respektimit dhe konsolidimit të drejtave të tyre, nga mospërfillja nga organet shtetërore të vendeve pritëse në mungesën e respektit dhe dinjitetit.
Shteti nuk e di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij
Në momentet e sotme shteti shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij, nuk di saktësisht se a u mbrohen të drejtat më elementare të tyre, por është mjaftuar vetëm me ndonjë relacion të dërguar nga ndonjë ambasadë e tij. Këto realicione në të shumtën e rasteve kanë treguar se, kanë qenë të kundërta me realitetin, pasi në krye të stafit drejtues ambasadori ishte emëruar si diplomat politik dhe një përçues i vijës partiake. Koha ka treguar se premtimet dhe angazhimet e herëpashershme të partive të ndryshme politike, në fushata elektorale përballë halleve dhe problemeve të emigrantëve kanë mbetur vetëm premtime dhe asgjë tjetër.
Premtime dhe vetëm premtime
Në një takim të fundit me përfaqësues të emigracionit shqiptar nga Greqia, kryeministri shqiptar në Tiranë (6/05/2009) është shprehur se: “Qeveria është e angazhuar plotësisht të pajisë gjithë shtetasit e vet, kudo që ndodhen, me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, duke i dhënë një shans lëvizjes tuaj të lirë në hapësirën shqiptare dhe evropiane। Me mund, përkushtim dhe me djersë ju arritët të jeni tashme një faktor dinjitoz në zhvillimin e shtetit fqinj dhe një element i rëndësishëm në miqësinë midis dy popujve. Qeveria shqiptare ka përgatitur të gjitha lehtësitë e mundshme fiskale e ligjore për lehtësimin, inkurajimin dhe transferimin e bizneseve dhe investimeve tuaja në vendlindjet dhe trojet tuaja në Shqipëri. Ne jemi vend mikpritës për të gjitha investimet e huaja, por më të gëzuar jemi, natyrisht, për iniciativat e bashkatdhetarëve tanë”. Si në vitet e shkuara por edhe sot, shteti shqiptar nuk po tregon një interes të veçantë për legalizimet e tyre, për pensionet në vendet ku punojnë, për shërbimin mjekësor, arsimin dhe kulturën. Marrëdhëniet e politikës shqiptare me emigracionin i janë lënë momentit dhe rastit, pasi ambasadat shqiptare të kudo ndodhura e me personel përkatës, jo vetëm që nuk kanë kohë, dëshirë dhe vullnet të mirëfilltë për të bashkëpunuar, por fatkeqësisht janë kthyer thjesht në punonjës të rëndomtë në ciklime dhe vulosje dokumentesh etj.
Emigracionit në duart e dy specialistëve
Drejtoria e Emigracionit pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, e ngritur apostafat me një personel të pakët prej dy specialistësh nuk mund të përballojnë dot problemet e mëdha të emigracionit shqiptar të shpërndarë në 60 vendet e botës. Koha po tregon se vendi ynë i ka kthyer kurrizin jo vetëm emigracionit të brezit të parë, por edhe fëmijëve të tyre.
Kush organizëm merret sot me emigracionin?Lind pyetja. Cili organ dhe dikaster merret me emigracionin shqiptar? Cili organ dhe dikaster ka verifikuar realizimin ose jo të objektivave të Strategjisë Kombëtare të Imigracionit Shqiptar hartuar në vitin 2006. Një strategji që jo vetëm bëri bujë, por edhe shpenzimet nuk ishin të pakta, pasi hartimi u bë jo vetëm pa studiuar emigracionin aktual, por u hartua nga të huajt (Italia), duke mos i përshtatur aspak vendit tonë. Sot për këtë strategji shqiptare me “gjeneral të huaj” po heshtet dhe askush nuk merr përgjegjësinë, të thotë se sa janë realizuar objektivat… Futja në NATO, si dhe më pas në BE, nevojat e vendit bën të domosdoshme ngritjen e këtij institucioni shtetëror. Shumë emigrantë, intelektualë, shkencëtarë në emigrim u kanë rënë kambanave të para për të dhënë alarmin jo vetëm për komunitetin, por edhe për vetë shtetin shqiptar se dikush duhet të merret me problemet e tyre. Arsimi, kultura, sigurimet shoqërore dhe biznesi shqiptar janë lënë në mëshirën e fatit, thua se këta nuk i përkasin Shqipërisë shqiptare. Po në qoftë se do të kishte patur një institucion shtetëror (ministri) të organizuar apostafat për bashkëpunim nëpërmjet shtetit dhe emigracionit, problemet do të ishin krejt ndryshe.
Po pse hezitohet akoma?...Emigracioni ka nevojë për të, jo për bukë dhe ujë. Administrimi sa më i drejtë i emigracionit kërkon padyshim edhe kushtet normale. Në të gjitha fushat Emigracioni është një potencial i madh jo vetëm ekonomik dhe politik, por edhe në aspektin social dhe kulturor. Aktivitet e bëra deri më sot në diasporë mbajnë vulën e vetë emigrantëve. Seminaret e ndryshme, festivalet e filmave shqiptarë, festivalet e fjalës artistike, hapja e ekspozitave, panairet e librave si dhe i biznesit janë bërë kryesisht me forcat e tyre.
Politikanë mund të justifikohen se shteti ynë nuk ka fuqinë financiare njëlloj si shtet e tjera, por të kujtojmë se sa para futen në vit nga emigrantë, sa para u merren atyre për ciklimet e dokumenteve pranë ambasadave tona, (ku shteti vulos po shtetin). Mund të themi se po të kishte një vullnet të mirëfilltë, kjo ministri do të ishte ngritur prej kohësh në Shqipëri.
Shqipëria në të ardhmen, vend pritës për emigrantët e huajAsgjë nuk mbetet siç ishte më parë. Ndryshimi klimaterik do të ndikojë në një zhvendosje të madhe tektonike të popullsive të vendeve të ndryshme. Futja e Shqipërisë në BE, e bën më shumë se kurrë të domosdoshme ngritjen e këtij institucioni, pasi lëvizja e emigrantëve nga një vend në tjetrin do të jetë i lirë. Shqipëria e sotme matet me Europën e dikurshme që emigronte për në kontinentet e tjera, ndërsa sot Europa është bërë vend pritës i emigrantëve që përbëjnë rreth 10-12 % të popullsisë. Po e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Ballkan. Besoj se nuk do të jetë e largët ajo ditë kur vendi do të ndeshet përballë emigracionit klandestin nga vendet e Azisë dhe Afrikës. Për këtë duhet që shteti shqiptar të përgatitet jo vetëm për të sotmen, për emigrantët e tij të kudo ndodhur, por për të hartuar një strategji kombëtare për emigrantët që do të vijnë. Shqipëria nuk ka më se çfarë humbasë, kur në diasporë ndodhen rreth 25%-30% së popullsisë, në një kohë kur duhet të mendojë për të mirën e kombit, se emigracioni nuk është një problem partiak por mbarë kombëtar. Në të kundërt kur dëshira, vullneti, shqetësimi dhe angazhimi janë në një shkallë të lartë, kjo pengesë komplekse inferioriteti bëhet më e lehtë dhe shumë shpejt e kapërcyeshme. Mendoj se ka ardhur koha për ngritjen e këtij institucioni për të mirën e kombit, për një menaxhim sa më të mirë, por edhe për hartimin e një harte demografike, për atë që deri më sot na mungon.
Abuzimet në emër të demokracisë
Gazeta “SOT” 8 Mars 2011
(Vendit i duhet një kryeministër dhe Parlament për gjithë shqiptarët)
Qeveria po jep shembullin më të keq në qeverisjen e vendit, përballë një populli të lodhur e të duruar, nga sindikata të paralizuara dhe organizma të tej politizuara. Vendi ka nevojë për një kryeministër dhe Parlament për gjithë shqiptarët, pasi kështu e kërkojnë interesat e vendit. Për vendin tonë nuk ka më vetëm rëndësi se kush po udhëheq vendin, po një rëndësi ka se çfarë ai lë pas. Vendi ka nevojë për një kryeministër dhe një Parlament të gjithë shqiptarëve dhe jo partiak.Sot, në demokracinë e brishtë shqiptare, shumica e partive politike përfaqëson interesa të ngushta materiale, ose të disa klasave, duke dëmtuar jo pak imazhin e tyre politik. Mungesa e transparencës në investime të ndryshme ekonomike për interesa të tyre është një tregues kuptimplotë përballë elektoratit. Nga ana tjetër, partitë politike, të përfaqësuara nga shtresa e popullit, pa bërë dallim, të pasur apo të varfër, do të mbeteshin gjithnjë të pashmangshëm nga misioni i tyre historik. Moskryerja e misionit ndaj situatave dhe kërkesave në kohë do rriste pakënaqësinë e elektoratit. Lidhur me këtë, Uinston Çërçill ka theksuar: "Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave". Çdokush prej nesh është i lirë të mendojë e të vendosë ashtu siç e gjykon, për të mirën e përgjithshme, për të zgjedhur figurën politike që beson, për demokracinë. E pikërisht mbi këtë liri të shprehjes e të barazisë u mbështet dhe u ndërtua demokracia e sotme.
Pushteti në kurriz shoqërisë
Por ja që disave në Shqipëri u është dhënë "e drejta" që partinë që iu besua, ta trajtojnë si një çiflig të vetin. Sikur të mos mjaftojë kjo, një pakicë njerëzish të veshur me pushtetin që u dha populli, brenda një periudhe të shkurtër janë pasuruar aq shumë, saqë sot nuk u besojnë dot as syve të tyre. Demokracia nuk është vendi i këtyre parazitëve, por mesa duket demokracia shqiptare i pranon ata në trupin e saj të brishtë. Këta drejtues pushteti, të cilët uzurpuan shtetin, e tani janë thjesht e vetëm parazitë në kurriz të shoqërisë, duket se janë bërë të pathyeshëm. Ata zhvillohen gjithnjë e më shumë në një demokraci të brishtë, si ajo në Shqipërinë e pas-diktaturës 50-vjeçare. Populli po ndeshet përballë një rreziku real, përballë një regjimi që sot po vë në dilemë se çfarë demokracie duam të pranojmë. Qeveria Berisha, me një këmbëngulje dhe kokëfortësi po na servir që të pranojmë demokracinë tip “Berisha”.
Në një shtet demokratik evropian, qeveria përbën vetëm një element që bashkëjeton në kuadrin e një strukture shoqërore të përbërë prej institucionesh, dikastere partish politike, organizatash dhe shoqatash të ndryshme. Demokracia është sistem ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit të shumicës. Protestat dhe grevat apo demonstratat janë të pranueshme në shoqërinë demokratike, duke përjashtuar çdo lloj dhune. Një shembull të keq në këtë drejtim po jep vetë kreu i qeverisë, pasi sot po bën rolin e gazetarit, hetuesin, gjykatësin, prokurorin, policinë etj, duke mos patur parasysh se është kryeministër i gjithë vendit dhe jo vetëm i pjesës së elektoratit të tij. Po pas nuk mbetet edhe Parlamenti në mungesë të një edukate të përgjithshme dhe profesionalizmi është kthyer në kupolë partiake dhe një çështje urrejtje ndaj kujtdo që mund të ngrejë zërin për korrupsion etj.
Na premtojnë, na mashtrojnë, luajnë dhe me fatet tona
Demokracia u ka dhënë të drejtën krerëve të pushtetit që, për të na qeverisur, të na premtojnë, të na gënjejnë e të na mashtrojnë sa herë që duan, vetëm e vetëm për të veshur kostumin e pushtetit, së bashku me kravatën politike. U ka dhënë mundësi që, kur marrin në duar frenat e drejtimit të vendit, pa pasur turp e dinjitet të luajnë me fatet e popullit tonë, duke na treguar se pa ta vendi do të shkonte në katastrofë (më parë, ata sigurisht që kanë siguruar jetën e familjeve dhe fëmijëve të tyre). Për të punësuar nipërit dhe mbesat e tyre, dyfishojnë numrin e personelit të ambasadave tona. E ndaj abuzimi nën emrin e demokracisë u dha të drejtën atyre që, para popullit të jenë ata, e pastaj ne, populli.
Gjithçka, në emër të demokracisë
Në emër të demokracisë na vidhen votat në mes të ditës. Në emër të demokracisë, në krye të KQZ-së vendosen njerëz që më parë janë dënuar për ryshfet, e për të cilët më parë është marrë edhe pëlqimi i dy partive më të mëdha të vendit. Në emër të demokracisë zënë karrigen për në Parlament njerëz që nuk e meritojnë, pasi priten të dalin para drejtësisë. Në emër të demokracisë na flasin kur zihen ngushtë dhe kur duhet të japin llogari para drejtësisë etj. Dihet që demokracia nuk mund të qëndrojë më këmbë e të ecë përpara pa qytetarët. Dihet po ashtu se populli voton për qeverinë që dëshiron ta udhëheqë atë dhe shtetin. Është pikërisht populli ai që u jep besimin disave për të qenë në krye të shtetit. Por në Shqipëri ndodh ndryshe. Demokracia u ka "lejuar" që në emër të saj, çdo gjë të legalizohet, edhe pse prish interesat e shoqërisë dhe mbarë kombit. Për të mbajtur pushtetin, ata legalizojnë qindra objekte e banesa të pamiratuara, në kundërshtim me ligjin mbi urbanistikën. Ata, pra, që u qëndrojnë në krye partive politike dhe politikës, nuk qëndrojnë duarkryq ndaj shtypit të lirë, kur e shikojnë se u dalin skandalet, marrin masa në mënyrat e tyre. Flasin dhe premtojnë, pasi e dinë se sa më shumë të premtojnë, aq më shumë do t’i besojmë. I japin popullit karta identiteti, kur vetë janë të parët që nuk i njohin ato. Premtojnë e premtojnë, por në fund nuk të thonë as "na falni se bëmë gabim", pasi këto fjalë nuk i njohin më. Miratojnë ligje penale dhe statute partie, në një kohë kur janë të parët që nuk i zbatojnë, por luajnë me to si pa të keq. Në emër të demokracisë abuzohet deri aty, sa vetë Kryeministri tallet dhe luan me ndjenjat e popullit, premton dhe bën sikur harron. U harrua Shqipëria një euro?...
Japin dhe jetën…?Ata bëjnë sikur aspirojnë dhe japin jetën për demokracinë, që edhe Shqipëria të integrohet sa më parë në familjen europiane, pasi më parë na kanë marrë votën, por më pas na lënë në mëshirën e fatit. Demokracia "i lejon" të gjitha këto. Ashtu sikurse na lejon edhe ne të "flemë" në indiferentizmin tonë, për të cilin, nesër nuk do të na falë askush Edhe pse vendi drejtohet nga qeveria, fajet për këtë vend ja faturohen opozitës.
Mazhoranca është e dominuar tërësisht nga Berisha, që vazhdon me kokëfortësi të mohojë ekzistencën e krizës politike në vend, edhe pse konkretisht ajo ekziston që nga 28 qershori i vitit të kaluar. Mazhoranca nuk dëgjon kritikat apo udhëzimet e partnerit dhe faktorin e huaj. Ngërçi politik vë para përgjegjësisë direkte për zgjidhjen e krizës mazhorancën si forcë politike që udhëheq vendin në mungese të një kryeministri dhe Parlamenti të të gjithë shqiptarëve. Por deri kur…?
Si u prodhua lajmi nga mediat tona mbi tërheqjen e konsullit grek...!
Gazeta “SOT” 6 Mars 2011
Mediat shqiptare treguan se janë kthyer në “Copy Paste” për momentin, gjendjen tragjike dhe efektet negative, media shqiptare që egziston, është kthyer në instrumenta përçuese dhe lajm prodhues se sa një mjet informues, në mungesë të një drejtimi profesional dhe specifik। Rasti i fundit për largimin e konsullit grek në Korçë tregoi “Copy Past-in” shqiptar dhe seriozitetin e mediave tona që prodhuan këtë lajm, gjoja sipas mediave greke, duke mashtruar në këtë mënyrë mbarë opinionin publik shqiptar. Nga media deri më sot akoma nuk është kërkuar ndonjë falje apo ndonjë përgënjeshtrim të lajmit të serviruar para opinionit. Realiteti është që të gjitha mediat greke nuk e trajtuan fare ketë lajm, duke nxjerrë edhe njëherë të pavlefshëm lajmin e zhurmshëm të mediave shqiptare, që më pas kanë marrë edhe përgjigjen nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, z. Gregory Delavekouras.
Pak ditë më parë, mediat në Shqipëri treguan se funksionon seriozisht ky mjet informimi dhe se në çfarë mënyre janë në gjendje për të prodhuar një lajm, si dhe startimin rekord në transportimin e tij, të marrë nga “Copy Paste”. Dikushi përbën çuditërisht alibinë e lajmit, përbën prodhuesin e lajmit, ndërsa mediat shqiptare përçuesin, që startuan për ta transmetuar sa më parë në një antagonizë të paparë, duke mos e verifikuar më parë burimin nga ka dalë. Këtu shtrohet pyetja: Një gabim i radhës, një viktimë mashtrimi, apo një gabim momental? Shumë zhurmë bëri media shqiptare për largimin e konsullit grek në Korçë, po ja që ai u rikthye prapë. Ishte media shqiptare ajo që publikonte largimin e tij. Po vallë, a janë në gjendje ato të përgënjeshtrojnë atë “Copy Paste” që dhanë pak ditë më parë?
Prodhimi i lajmit nga Facebook-u
Pak ditë më parë, nga Athina në Facebook u hodh një lajm, që bënte fjalë për largimin e konsullit grek në Korçë dhe se Ministria e Jashtme greke e kishte tërhequr atë, menjëherë pas deklarimeve tashmë të njohura. Sipas autorit të lajmit që e kishte hedhur në Facebook, pas një komunikimi me të mësuam se, ishte mbështetur në mediat greke. Pas disa komunikimesh doli se e kishte dëgjuar nga një person i konsullatës, se konsulli ishte larguar nga qyteti i Korçës për në Athinë.
“Copy Paste” i lajmitMediat tona, pa verifikuar lajmin se sa i vërtetë ishte, në një kohë rekord prej 30 minutash e dhanë këtë lajm, duke cituar pothuajse të gjithë të njëjtat fjalë për fjalë. Të gjitha këto theksonin se burimin e kishin marrë nga mediat greke, në një kohë kur asnjë nga mediat greke nuk e kishin trajtuar fare këtë lajm të madh “ekskluzivisht” shqiptar. Gabimi fatal ishte se kopjonin lajmin nga njëra-tjetra me ndryshim të pakta fjalësh në mbyllje. Por…? Serioziteti i medias u pa të nesërmen. Të gjitha gazetat shqiptare ranë viktimë e prodhimit të lajmit, përjashto vetëm një gazetë. Të gjitha u nxituan duke pushtuar faqet e para, lajmin e fotokopjuar e të prodhuar në Facebook, duke mos përjashtuar edhe kanalet televizive që theksonin edhe këto të njëjta fjalë: sipas mediave greke.
Media greke, asnjë lajm për konsullin grek në Korçë
Kjo gjë më bëri që të shkoja në një kioskë shqiptare në “Neo Kozmo” dhe të shfletoja me radhë, njëra pas tjetrës 27 gazetat ditore. Për “çudi” asnjë nga këto nuk kishte këtë lajm lidhur me largimin e konsullit grek nga Korça. Me pas, çudia vazhdon kur edhe në internet asnjë gazetë elektronike nuk kishte pasqyruar këtë lajm, gjithashtu as kanalet televizive nuk e dhanë këtë lajm kaq të rëndësishëm por...? Asnjë nga korrespodentët e medias shqiptare në Greqi, nuk u mor me këtë lajm, pasi e dinin se ky lajm i bujshëm nuk kishte asnjë bazë. Perse vallë duhej të jepej ky lajm?
Një ditë pas publikimit të lajmit në mediat shqiptare
Viktima të prodhimit të lajmit ranë edhe gazetat javore të ekstremit të djathtë: “STOKOS” dhe “Eleftheri Ora” dhe e përditshmja “Dhimokratia”. Po me një ndryshim pasi këto me të vërtetë ishin mbështetur me të drejtë tek media shqiptare, duke cilësuar gazetat dhe kanalet televizive shqiptare. Publikimi i lajmit në këto gazeta ishte një “Copy Paste” mbështetur në mediat shqiptare, duke bërë më pas edhe komente të ndryshme.
Të publikosh një lajm politik të pabazuar është njëlloj sikur të krijosh një konflikt ndërmjet dy vendeve. Lajmi i sajuar shkoi deri atje sa thuhej që ministri i Jashtëm grek Drucas, kishte thirrur konsullin grek Ikonomu për shpjegime, në një kohë kur ministri nuk ndodhej fare në Greqi, por ndodhej në Qipro dhe në Angli.
Misioni i medias, një mision i shenjte…
Kjo tregon se media nuk ka më një mision të shenjtë e të mbulojë ngjarjet ashtu siç janë, por siç duket e ka më të lehtë që ndoshta për pakujdesi të manipulojë e ti servirë shoqërisë një “Copy Paste” prodhim lajmi, se sa një informim të paanshëm dhe real. Një pyetje që pret përgjigje mbetet ende se: Në cilën media greke u bazua media shqiptare në publikimin e lajmit, për largimin e konsullit grek? Nuk është hera e parë që media shqiptare në përgjegjësi “prodhon” lajme të tilla, pasi siç dihet antagonizmi ndërmjet tyre dhe kostoja ekonomike në përçues lajmi është zero…
Ja si u katandis Greqia! Nga vendi i parajsës, në skëterrë
Gazeta “SOT” 4 Mars 2011
(Emigrantët braktisin çdo ditë Greqinë)Asnjë vend nuk do të kishte dëshirë nga ana morale dhe politike që ekonomia e vendit të tij të kontrollohej e të kalonte në mikroskop nga Komisioni Evropian.
Por keq qeverisja e vendit nga politika prej 30 vjetësh e katandisën këtë vend në BE, si vend lypës, por edhe si një shembull konkret për vendet e tjera. Greqia bënte një jetë që nuk i takonte, një jetë të shfrenuar me paratë e tjetërkujt, duke e çuar sot të nxjerrë në shitje edhe disa ishuj.
Ekonomia greke, në 1995 hyri në një periudhë të rritjes së shpejtë ekonomike, që vazhdoi deri në 2009 duke ndryshuar peizazhin ekonomik të vendit. Megjithatë, në fund të kësaj periudhe të rritjes dhe për shkak të krizës globale financiare, ekonomia greke u përball me probleme të mëdha duke zbuluar të gjitha dobësitë strukturore. Rasti i Greqisë përbën një shembull konkret për vendet e tjera, por më shumë për vendin tonë që fatkeqësisht po ndjek të njëjtat gabime të helenëve. Radhitja e vendit tonë pas Greqisë lidhur me borxhet, mungesa në transparence në dhënien e tenderave dhe korrupsioni i përgjithshëm nën indiferentizmin e drejtësisë, vulosin përfundimisht se jo larg Shqipëria do jetë bashkëudhëtare e Greqisë.
Papunësia sfidon gjithçka
Ekonomia dhe papunësia kanë gjunjëzuar përfundimisht qeverinë e Papandreut, që me masat e marra antikrizë po i shtrëngon më shumë lakun popullit. Këto masa ka bërë që protestat dhe grevat e përditshme nga dita në ditë të përshkallëzohen e paralizojnë vendin, duke dëmtuar ekonominë e vendit. Kontrolli i gjithanshëm e kudo i FMN, ka rritur në maksimum zemërimin dhe indinjimin e vendasve, që si një rrugë shpëtimi ka gjetur armën e grevave dhe protestave. Asnjë vend nuk do të kishte dëshirë morale dhe politike që ekonomia e vendit të tij të kontrollohej e të kalonte në mikroskop nga Komisioni Evropian.
Statistikat, 832.975 familje në pragun e varfërisëVarfëria ka prekur rreth 833.000 familje që jetojnë me të ardhura vjetore, më pak se 13.600 euro, këto të regjistruara para krizës ekonomike. Po sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Greqisë (NSG) të vitit 2008, më shumë se 832.975 familje greke, ose 2.186.869 njerëz, janë të regjistruar në listën e varfërisë, baras kjo me 21 për qind të popullsisë të kërcënuar nga varfëria. Numri më i madh i varfërisë, prek moshën deri në 17 vjeç, që shkon deri në 23 për qind, ndërsa për njerëzit mbi moshën 65 vjeç, shkon deri në 22 për qind. Varfëria dhe papunësia shkon në 37 për qind, me një rritje të konsiderueshme në dy pikë përqindje në krahasim me 2007. Sipas studimit të kushteve të jetesës së familjes, të ardhurat në vitin 2008 ishin në pragun e rrezikut të varfërisë për person, me të ardhura vjetore prej 6.480 euro. Këtu nuk janë marrë në konsideratë shtresa e të pastrehëve apo të romeve (ciganëve)
Varfëria fenomen i pashmangshëmRreziku i varfërisë për fëmijë nga mosha 0-17 vjeç, arrin deri në 23 për qind dhe për njerëzit e moshës 18-24 si dhe për personat mbi 65 vjeç është në 22 për qind. Varfëria më e lartë i prek gratë në rreth 21 për qind, ndërsa meshkujt, në rreth 20 për qind. Familje me vetëm një anëtar (grua) është në rrezikun e varfërisë në shkallën 27 për qind, ndërsa të familjeve përkatëse vetëm me një anëtar (mashkull), arrin në 23 për qind. Të papunët, ekonomikisht jo aktivë, (pensionistët, shtëpiaket, etj), janë më shumë në rrezik të varfërisë në 37 për qind, kundrejt 14 për qind, të atyre që punojnë. Familjet që jetojnë në një shtëpi private janë të kërcënuar nga varfëria në 19 për qind, ndërsa për ata që jetojnë në shtëpi me qira shkon në 25 për qind. Rreziku i varfërisë midis familjeve me një prind dhe të paktën me një fëmijë në ngarkim është 27 për qind, ndërsa raporti përkatës për familjet me dy prindërit dhe një fëmijë në ngarkim është në 22 për qind.
Në fusha të tjera, të populluara, rreziku i varfërisë arrin në 63 për qind. Marrëdhëniet ndërmjet arsimit dhe varfërisë janë të rëndësishme, sa që 71.2 për qind e të varfërve kanë përfunduar vetëm arsimin e detyrueshëm. Më shumë se 42 për qind e njerëzve janë analfabetë, ose nuk e kanë përfunduar, ndërsa përqindja e njerëzve që kanë përfunduar arsimin e lartë ose pasuniversitar është 7 për qind, janë këta që rrezikohen dhe kërcënohen nga varfëria e mëtejshme. Rreziku i varfërisë tashmë ka filluar të prekë edhe emigracionin e ligjshëm dhe atë të klandestinëve. Emigrantët përbëjnë 12.5 për qind të fuqisë punëtore, ndërsa sot, ata rrisin numrin në radhët e ushtrisë së papunëve përkrah popullit vendas.
Greqia kërkon borxhe për të larë borxheEdhe pse Greqia është një nga vendet më të bekuara, sistemi politik apo mentaliteti ballkanas ka bërë që ky vend të ketë një borxh të madh që përbën një rekord të njerëzimit. Është hera e parë që mbas Luftës së Dytë Botërore, që një vend të ketë kaq shumë hua. Analistët grekë bëjnë fjalë se dëmet që shkaktoi Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, ishin në 50 miliardë, ndërsa sistemi politik vendas gjatë 60 vjetëve në paqe e ka tejkaluar atë në 380 miliardë, ose më saktë një fëmijë që lind sot në këtë vend, sa del në jetë, ka një borxh prej 30.000 eurosh. Sa për kuriozitet, borxhi i Greqisë prej 380 miliardë është më shumë se sa borxhet që kanë së bashku Rusi-Argjentinë. Sot po bën përpjekje për të siguruar një borxh tjetër prej 120 miliardë euro, ku një pjesë do të shkojë për të larë borxhet e mëparshme
25 vjet punë për të shlyer borxhin
Analistët kompetentë për ekonominë flasin se, për të shlyer këtë borxh të këtij vendi, i duhen të paktën rreth 25 vite dhe kjo do të arrihet, në qoftë se kontrollohet borxhi sa nuk është vonë. Po një shqetësim mbetet për qeverinë, se papunësia këtë vit do të prekë rreth 1 milionë njerëz, duke mos marrë në konsideratë emigrantët apo komunitetin rom e cigan. Borxhet, 4 herë më shumë kufirin në Eurozonë. Greqia ka një deficit prej 12.7 për qind, katër herë më të lartë se ç'lejohet në Eurozonë. Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 për qind këtë vit, dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar, duke shkurtuar rrogat e punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit dhe duke rritur TVSH-në.
120 mijë punonjës humbën vendin e punësRritja e numrit të ushtrisë së të papunëve përbën sot protagonistin e vërtetë të vitit 2010. Kriza ekonomike u tregua e pamëshirshme për mijëra vendas dhe të huaj. Sipas Institutit të Sindikatave të Greqisë (GSEE) për vitin 2009, rreth 120 mijë punonjës u hodhën në rrugë. Sot papunësia përbën çështjen kryesore për vendin. Çdo ditë dyqane të shumta venë drynin për të mos u hapur më. Nga dita në ditë shumë shtëpi boshatisen nga emigrantët që marrin rrugën e kthimit për në atdheun e tyre. Viti 2009 dhe në vazhdim përbën vitin e papunësisë, që shpreh realitetin. Papunësia, nga 7.4 për qind që ishte për 2008 u ngrit në 9.3 për qind për 2009 dhe sot kurba është ngritur në 13.9 për qind, duke shënuar një rekord të ri në 750 mijë të papunë. Ky fenomen më shumë ka prekur të rinjtë me arsim të lartë që tashmë kërkojnë të emigrojnë në Amerikë, Evropë apo në Dubai. Papunësia më shumë ka dëmtuar sektorin e ndërtim- montimit që pati shkurtime në 22.000 vende pune dhe ai i tregtisë me 21.880 të papunë.
Çdo muaj 300 vendas humbasin apartamentet e tyre
Papunësia ka ndikuar që në çdo muaj rreth 300 grekë humbasin apartamentet e blera me anën e kredisë, ndërsa 60.000 të tjerë në vit humbasin makinat për të njëjtën arsye. 60 për qind e popullit grek nuk është në gjendje të paguajë kreditë e marra, ndërsa pjesa më e madhe e biznesit nuk është në gjendje të paguajë detyrimet (taksë) shtetit.
Grekët sytë nga emigrimiGjithashtu papunësia ka gjunjëzuar brezin e ri të moshës 25-34 vjeç, të diplomuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke renditur në vend të parë në rritjen e papunësisë (17.9 %) në BE, kundrejt Holandës në 3.1 për qind. Sot ky brez, e ardhmja e këtij vendi sytë i ka drejtuar nga emigrimi në drejtim të Amerikës, Evropës dhe Dubait. 60-70 mijë kërkesa u bënë vitin e kaluar për të punuar në këto vende, duke kujtuar emigrimin e viteve ‘60-të. Spitalet e Amerikës dhe të Evropës janë kthyer shpresa e mijërave mjekëve dhe e infermierëve grekë, ndërsa Dubai i nxehtë, përbën një zgjidhje të përkohshme për të diplomuarit në sektorin e industrisë dhe ndërtimit.
Nga viti në vit kërkesat për të emigruar sa vijnë dhe shtohen. Papunësia për këtë shtresë bëri që në dhjetë vitet e fundit, 550 mijë grekë të kenë emigruar për të punuar, duke mos përjashtuar edhe ata studentë që shkuan për studime dhe nuk u kthyen më. Nga sektori i shëndetësisë, çdo vit emigrojnë për të punuar në spitalet e Amerikës dhe Evropës mbi 1000 mjekë, ndërsa 1900 të tjerë janë në pritje për punë. 70.3 për qind e të diplomuarve në fushën e mjekësisë dëshirojnë që të punojnë jashtë vendit. Të diplomuarit përbëjnë 0.90 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë, analogë me të punësuarit është 1 në 47 të punësuarve. Sipas medias greke, në Dubai kanë emigruar rreth 5 për qind e numrit të përgjithshëm të diplomuarve në fushën e mekanikës. Vitin e kaluar 60 mijë grekë emigruan për të punuar në Evropë, Amerikë dhe Dubai, ndërsa muajt e fundit kanë bërë kërkesë për emigrim edhe 9 mijë të tjerë. Përsa i përket fenomenit të emigrimit Greqia zë vendin e 12-të në BE.
Në një muaj, 36 mijë të papunë
Sipas Organizatës të Punësimit të Fuqisë Punëtore (OAED) për muajin janar të 2011, numri i të papunëve të regjistruar u rrit nga 36.000 njerëz krahasuar me dhjetor (5,5% rritje) dhe mbi 74.272 në janar të vitit 2010 (12% rritje), duke arritur në 689.558 të papunëve të regjistruar. Përveç 689.600 të papunëve të regjistruar, ka edhe 144.700 të cilët nuk janë në kërkim për punë. Pra në përgjithësi papunësia arrin në 834.300 persona, në bazë të Shërbimit të Punësimit.
Mbyllen 85 mijë dyqane, 280 mijë të tjera në prag falimentimiKonfederata Kombëtare e Tregtisë bën fjalë se për vitin 2010 mbyllja e dyqaneve është rritur në 30%, duke sjellë një humbje xhiroje në 7.5 miliardë dollarë. Shitja e karburantit për 2010 pati një rënie prej 10%, kjo për shkak të rritjes së tvsh në 25%. Deri në dhjetor të 2010 ishin mbyllur 85 mijë dyqane duke hedhur në rradhët e punësisë mbi 100 mijë persona.
Analistët vendas llogarisin se deri në fund të vitit do të mbyllen edhe 280 mijë dyqane të tjera…
Dyqanet patën një rënie në xhiro prej 16.4% ndërsa në shitje mobilje, mallra elektrike, pajisje shtëpiake 34,5%. Në veshmbathje 34.6%, shitje artikuj shkollorë, letra dhe libra, 16.7%, në ilaçe-farmaceutikë 12.3% dhe 9.5%, në supermarkete 9,9% etj. Indeksi i afarizmit në dhjetor të vitit 2010 krahasuar me 2009, në karburant dhe lubrifikantë, shitje makinash është ulur me 17.1%, ndërsa indeksi i shitjeve në përgjithësi ka rënë nga 19.9%. Masat antikrizë ekonominë kanë humbur çdo shpresë, 6 në 10 familjeve deklarojnë se nuk dalin paratë për jetesë.
Katër në dhjetë grekë, gati për të emigruar
Studimi i fundit i Eurobarometrit publikuar më 13 /07/ 2010 ka nxjerrë se 38 për qind e grekëve kanë deklaruar se janë gati për të emigruar në një vend tjetër për të gjetur punë. Emigrimi për të gjetur punë në një vend tjetër është kthyer në një fenomen si një nga çështjet më kryesore të vendasve, duke u kthyer mbrapa në vitet 60.
Sheshi Omonia rikthehet në vitet ‘90Qendra e Athinës ka marrë pamjen e viteve 1990, ku çdo mëngjes shumë emigrantë me çanta në duar grumbullohen në shesh me shpresë për të siguruar punë. Pasi presin me orë të tëra, fytyra të lodhura dhe të pa shpresa marrin rrugën e kthimit për në shtëpitë e tyre. Vite më parë pronarët kërkonin emigrantë për punë, ndërsa këta të fundit pretendonin me të drejtë për një për më të mirë, ndërsa sot ndodh e kundërta. 74.9 për qind e emigrantëve shqiptarë punojnë në ato vende pune ku nuk duan të punojnë vendasit. Sot çdo gjë ka ndryshuar, pasi Greqia nuk është më ajo e mëparshmja. Të pashpresë për të ardhmen, sytë e tyre janë drejtuar për nga Shqipëria.
Kthimi i emigrantëve, një kthim real dhe jo një skenar
Të parët që po preken nga kriza ekonomike janë emigrantët, të cilët po i kthejnë sytë nga vendlindja e tyre. Media greke bën fjalë për mëse 300 mijë shqiptarë, të cilët nga dita në ditë presin riatdhesimin. Dikur kthimi i tyre në mënyrë vullnetare dukej një skenar, sot është kthyer në një realitet i pakthyeshëm. Nga dita në ditë grupe emigrantësh shqiptarë, të detyruar, po i drejtohen përkohësisht apo përfundimisht vendit të tyre të lindjes me mënyra nga më të ndryshme. Deri më sot nuk ka një numër të saktë nga shteti shqiptar, pasi edhe interesimi ndaj këtij fenomeni është zero. Sipas burimeve të mediave vendase, bëhet fjalë se të paktën 300.000 emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, pritet nga dita në ditë të rikthehen në vendin e tyre. Kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës me pronarin, gjendja e rëndë ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve, i kanë lodhur së tepërmi emigrantët. Dikur punonin me ëndrrën për të mbledhur para, për një të ardhme sa më të mirë, ndërsa sot jeta e tyre varet nga këto të mbledhura.
Deri më sot nuk ka një numër të saktë nga shteti shqiptar, pasi edhe interesimi ndaj këtij fenomeni është zero.
Sipas burimeve të mediave vendase, bëhet fjalë se të paktën rreth 40 për qind, ose 300.000 emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, pritet nga dita në ditë të rikthehen në vendin e tyre. Kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës me pronarin, gjendja e rëndë ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve, i kanë lodhur së tepërmi emigrantët, që po i drejtojnë sytë gjithnjë e më shumë nga vendi i tyre. Dikur punonin me ëndrrën për të mbledhur para, ndërsa sot jeta e tyre varet nga këto të mbledhura. Shumë mallra shtëpiake apo automjete janë blerë nga emigrantët me para në dorë, ndërsa pjesa tjetër me anën e kësteve. Çdo fund muaji në bankat e vendit, shumë emigrantë tërheqin sasi parash për të përballuar jo vetëm nevojat e jetesës, por edhe për të paguar këstin e automjetit dhe mallrave të tjera shtëpiake.
Racizmi dhe papunësia kërcënojnë emigrantët
Gazeta " SOT" 3 mars 2011
Një raport i OKB-së, mbështetur në Universitetin Columbia dhe në organizatën ndërkombëtare e humanitare CARE (viti 2009) bën fjalë se, ndryshimi i klimës do të sjellë një zhvendosje të popullsive si shkak i thatësirave dhe ngjarjeve ekstreme atmosferike.
Studimi thekson me të madhe se nuk do të jetë e largët ajo ditë që Bota e Tretë do të testojë një tragjedi të re, pa marrë parasysh ato që po përjeton siç janë: uria, sëmundjet, trazirat politike, luftërat, varfëria dhe mjerimi.
Ky ndryshimi i klimës, thatësirat dhe ngjarjet ekstreme atmosferike, do të detyrojnë miliona njerëz të lënë banesat dhe vendet e tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë. Por nuk do të jetë e largët, kur Bota e Tretë do të testojë një tragjedi të re. Por, sipas studimit në vitet e ardhshme në shumë zona të prekura të botës si nga përmbytjet, thatësirat dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit, mund të ndikojë që në vitin 2010 rreth 50 milionë njerëz do të migrojnë nga vendet ku ata jetojnë, ndërsa mendohet se deri në vitin 2050 numri i emigrantëve do shkojë në 700 milionë.
Të tilla vlerësime të njëjta bën edhe Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM) ku beson se, ndryshimi i klimës mund të çojë në emigrimin e rreth 200 milionë njerëzve. I njëjti studim vlerëson se fusha të tilla si delta e Ganges dhe i Nilit, ose vende me një bregdet të gjatë, të tillë si Meksika, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ngjarjeve të motit ekstrem, fenomeni i migrimit të detyrueshëm do të prekë pjesën më të rëndësishme të popullsisë. Por ekspertët thonë se është e vështirë për të gjetur vende, të cilat nuk do të preken nga ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij (por mund të preken si një vend emigrues, ose si një vend pritës emigracioni).
Ky studim i quajtur Seeking Refuge - beson se kjo formë e re e emigracionit kërkon nga organet përkatëse plane dhe strategji të reja me ndjenjë përgjegjës për trajtimin e pasojave. Bazuar në intervistat me emigrantë rezultoi se një numër i konsiderueshëm i tyre kanë qenë të detyruar të largohen nga vend banimet, për shkak të ndryshimit të klimës, ndërsa vitin e kaluar vlerësohet se 20 milionë njerëz u kthyen në emigrantë në vendin e tyre, për shkak të fatkeqësive natyrore që ndodhën po në vendet e tyre. Emigrantët e paligjshëm janë edhe fitimprurës. Llogaritet se nga trafikimi klandestin të ardhurat kapin shifrën 3.5 miliard dollarë në vit fitim. Nga 1975-2002 numri i njerëzve në emigrim është dyfishuar me ritme të larta. Rreth 175 milionë njerëz kanë emigruar për në Amerikën e Veriut, Evropë dhe në Azi.
Konkretisht kanë emigruar:
Europa e dikurshme ishte një vend emigrimi, ndërsa sot pas 60 vjet është kthyer në një vend pritës për emigrantët e ardhur nga të gjitha kontinentet. Po e njëjta gjë ndodh edhe në Azi, ku emigrimi bëhet anasjelltas për vetë aziatikët.
1- 56 milionë në Europë
2- 41 milionë në Amerikën e Veriut
3- 50 milionë në Azi
Gjatë periudhës 1990 - 2000 rreth 80.000 gra dhe fëmijë të ardhur nga vendet e Evropës Lindore dhe nga vendet e Ballkanit, u futën me forcë në tregun e prostitucionit si me dhunë ashtu edhe me anën e mashtrimit me premtimin për të gjetur punë si infermiere, artiste, apo kameriere.
5.000 gra dhe vajza të ardhura nga Shqipëria ranë në rrjetin e trafikantëve me qëllim prostitucioni. Numri më i madh i viktimave vijnë nga Rusia, Etiopia, Eritrea, Filipinet, Sri Lanka, Tajlanda dhe nga vendet e Ballkanit.
Vlerësimi i Kombeve të Bashkuara bën fjalë se 50.000 gra nga Amerika Qendrore dhe Lindore ushtrojnë profesionin e prostitucionit çdo vit në mbarë botën. Nga këto, 45.000 – 50.000 trafikuar për në Shtetet e Bashkuara. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, rreth 300.000 gra janë hedhur në tregun e Evropës Perëndimore. Vetëm për vitin 2000, rreth 700.000 gra u detyruan të marrin rrugën e prostitucionit me anën e dhunë dhe të mashtrimit në të gjithë botën e prostitucionit.
Greqia e Veriut është kalimi dhe porta e hapur për emigrimin klandestin për gra të ardhura nga Evropa Lindore. Për shkak të pozitës së saj gjeografike Greqia si një vend anëtar i Bashkimit Evropian është kthyer në një zonë shfrytëzimi seksual ne qendra luksoze.
Emigrantët, 3% e popullsisë së Tokës!
Më shumë se 150 milion njerëz, rreth 3% e popullsisë botërore jetojnë larg nga shtëpia për më shumë se një vit dhe për këtë quhen emigrantë, sipas raportit të parë përfshirës të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Kjo shifër është rritur me 30 milionë, në krahasim me 10 vjet më parë.
10.000 emigrantë kanë humbur jetën në kufijtë e Europës
Në kërkim të parajsës, 10.000 emigrantë kanë humbur jetën në kufijtë e Evropës.
Çdo ditë në kufijtë e Evropës tentojnë të futen 3.000-5.000 klandestinë, por të paktën 10.000 emigrantë kanë humbur jetën në kufijtë bregdetare të Evropës nga vitet 1993 – 2008, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre në shkallë botërore shkon rreth 34. 000 viktima. Nga këta, 3.500 figurojnë të zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, (ende nuk janë gjendur trupat e tyre pa jetë) të mbytur në ujerat detare apo të oqeaneve.
Greqia, porta e BE së hyrjes së emigracionit klandestin
Greqia përbën 50 për qind të hyrjeve totale klandestinë në Europë, dhe që përbën një shqetësim të saj. Vendi i 2000 ishujve me ndihmën e ushtrisë së përbashkët Frontex ka ndikuar që numri i klandestinëve të bjerë. Për vitin 2008 pati një ulje në 44 për qind nga brigjet e Turqisë, 34 për qind nga kufiri maqedonas dhe 10 për qind nga kufiri shqiptar. Për vitet 2007-2008, 50 për qind e klandestinëve që janë ndaluar në BE kishin ardhur nga brigjet e Turqisë dhe kufiri shqiptar. Sipas forcave kufitare Frontex për vitin 2008 në BE, u ndaluan 175 mijë klandestinë, ku 82 mijë prej tyre ishin ndaluar në kufijtë e Greqisë.
Në 40 vjetët e ardhshëm, 200 milionë njerëz do të emigrojnë
Instituti për Mjedisin dhe Siguria Njerëzore të Universitetit të Kombeve të Bashkuara llogarit se kohët e fundit deri në vitin 2010 pothuajse 50 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të problemeve që lidhen me mjedisin, dhe sipas një vëzhgimi nga IOM-i më shumë se 200 milion njerëz të bëhet emigrantë ekologjike deri në vitin 2050. Dhe ky është një parashikim i kujdesshëm... Kryeministri i SHBA ka kërkuar një takim të fundit të Kombeve të Bashkuara për të patur një dispozitë për këto njerëz, që nga statusi ndërkombëtar ligjor të kualifikohen si refugjatë të ndryshimeve klimatike. Por akoma një vendosmëri e tillë ende nuk është arritur. Në Afrikë brenda 20 viteve të fundit, rreth 10 milion njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre. 330 milionë njerëz të tjerë pritet të bëjnë këtë nga fundi i shekullit, duke krijuar ushtrinë e emigrantëve për shkak të ndryshimit klimaterik
Emigracioni , “fenomeni” më i preferuar i shqiptarëve
Edhe pse po mbushen dy dekada nga rënia e diktaturës komuniste, emigracioni shqiptar mbetet një nga fenomenet më të preferuara të pjesës jo të vogël të shoqërisë shqiptare. Sipas raportit të fundit shumë se 30 për qind e popullsisë shqiptare kërkojnë të largohen nga vendi, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës... Raporti vë në dukje se numri më i madh i kërkuesve është tek rinia shqiptare, ku rreth 50 për qind e tyre do dëshironin që të emigronin për punësim në vendet e tjera. Realiteti është se dëshira për të emigruar, është pothuajse në të njëjtin nivel. Çdo vit emigrojnë në mënyrë të paligjshëm drejt vendit fqinjë të Greqisë rreth 40.000 -50.000 shqiptarë.
“Racizmi” dhe “papunësia” kërcënojnë emigrantët
Migracioni drejt Evropës është rritur në vitet e fundit, ndërsa në kohë të krizës ekonomike në botën e zhvilluar racizmi dhe ksenofobia janë gjithnjë në rritje. Këto përfundime dolën nga rekomandimet e paraqitura në Forumin Global të OKB-së për Migracionin dhe Zhvillimin, të mbajtur më 2009 në Athinë. Fenomeni i përforcimit të racizmit dhe ksenofobisë janë bërë më shqetësues për qeveritë e vendeve të BE, ka kanë shpallur qëndrimet e tyre për parandalimin "dhe" luftën kundër këtij "fenomeni racist. Mijëra e vendeve të punës janë humbur gjatje dy vite të fundit të krizës ekonomike. Në mbarë Europën 50% e emigrantëve janë gjendur menjëherë jashtë tregut të punës. Ata janë bërë “kokë turku” të krizës, ku të drejtat e tyre janë shkelur Mijëra e vendeve të punës janë humbur gjatje dy vite të fundit të krizës ekonomike. Në mbarë Europën 50% e emigrantëve janë gjendur menjëherë jashtë tregut të punës. Ata janë bërë “kokë turku” të krizës, ku të drejtat e tyre janë shkelur nevojën për të zbatuar politikat e arsimit dhe trajnimit për imigrantët dhe fëmijët e tyre veçanërisht theksoi në Forum. Drejtori Ekzekutiv i Seksionit Migracionit Ndërkombëtar të OECD-Ntimont Zhan Kristof vuri në dukje se "në kushtet e krizës ekonomike, ai nuk është rekomanduar të ndërpresin programet dhe mbështesin integrimin e emigrantëve. Politikat e imigrimit duhet të zbuten në asnjë mënyrë të mos ngurtësohet. Mbi të gjitha “Paraja” është problematike në disa vende, por ndoshta e pashmangshme, veçanërisht me trajtimin e emigracionit në epokën e krizës ekonomike.
Kriza ekonomike nxit racizmin
Kriza ekonomike nxit racizmin dhe ksenofobinë, veçanërisht ndaj më të dobëtit, kështu paralajmërojnë organizatat evropiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rritja e sulmeve mbi emigrantët është bërë më shqetësuese, sepse shohim se kriza ekonomike në shoqërinë tonë, prurjet raciste dhe ksenofobia në Evropë dhe mungesa e tolerancës, përbëjnë alarmin për vendet pritëse të emigrantëve. Nga raportet e regjistrimit shikohet një rritje e dhunës kundër emigrantëve, refugjatët dhe azil kërkuesit, dhe të pakicave si rome. Shembujt në Itali, Greqi, Angli, Holandë, Gjermani e kudo përbëjnë një kërcënim serioz për komunitetin emigrantë
330 miliardë dollarë në vit dërgojnë emigrantët në vendet e tyre
Vetëm në vitin 2008, shuma e përgjithshme e parave të dërguara nga emigrantët në vendet e tyre arriti në 330 miliardë dollarë amerikanë. Vlerësimet janë bërë nga "Economist Intelitzens Unitetit". Më shumë se një në gjashtë njerëz në planet, rreth një miliard njerëz, përfitojnë diçka nga të ardhurat nga emigracioni. India me 27 miliardë dollarë, Kina me 25.7 miliardë dollarë, Meksika dhe Filipine në 25 me 17 miliardë dollarë.
Studimi
Bota do të "zhduket" deri më 2050, do të jetë krejt e panjohur. Bota jonë do të bëhet krejtësisht e panjohur deri më 2050 nëse vazhdon me ritmet e sotme. Sot Botën nuk e pret një e ardhme optimiste. Këto përfundime të shkencëtarëve të nxjerra në konferencën shkencore amerikane, raporton agjencia e lajmeve “AFP”. Shkencëtarët janë shprehur se problemi kryesor i “shkatërrimit” tonë qëndron në rritjen e banorëve dhe betejës për resurse, që për 40 vjet do të duhej të sjellë deri tek ndryshimi i tërësishëm i botës siç e njohim sot. Vlerësimet flasin se deri në fund të këtij viti numri i popullatës së botës do të rritet në shtatë miliardë, e deri më 2050 ky numër do të mund të bëhej nëntë miliardë. Rritja më e madhe e popullatës do të ndodhë në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë Jugore.
ikërisht ky fakt do të çojë deri tek problemet më të mëdha, pasi për t’u ushqyer aq shumë gojë, gjatë 40 viteve të ardhshme do të duhet të prodhohet aq ushqim sa është prodhuar gjatë tetëmijë vjetëve të fundit. Përveç mungesës së ushqimit, për 40 vjet një faktor tjetër në shndërrimin e botës që ne njohim është edhe numri tepër i madh i popullatës, për shkak të cilit ekspertët demografik kërkojnë program për planifikimin e familjeve. “Është koha e fundit që të bëhet diçka për këtë çështje. Gjatë 20 vjetëve të fundit nuk është bërë përkujdesje për këtë, mirëpo për shkak të çmimit të ushqimit dhe ngrohjes globale, do të na duhet të ndërmarrim disa hapa”, janë shprehur ekspertët pjesëmarrës të kësaj konference.
Cili vend demokratik do të dëshironte një qeveri të tillë...?
Gazeta
"SOT" 2 mars 2011
Asnjë popull tjetër në Europë nuk mund të duronte kaq vite të tëra për plotësimin e nevojave elementare për jetën, të shoqëruar çdo ditë me korrupsionin politik. Çdo ditë media e shkruar publikon pasuritë marramendëse të ministrave të qeverisë Berisha, në një kohë kur nga këta të fundit nuk ka asnjë reagim konkret. Çfarë pritet nga këta ministra?
Demokracia në themel të saj ka kontrollin dhe transparencën ndaj qeverisë që udhëheq popullin, kontroll nga poshtë-lart e të gjithanshëm dhe jo mbrojtje të imunitetit të hajdutëve. Por të jetosh në Shqipëri me një demokraci imagjinare dhe aspak praktike, do të thotë se jemi një popull i tej duruar. Por edhe durimi ka një kufi. Por...?
Vendet e tjera të Evropës kanë ecur përpara dhe as që e mendojnë vjedhjen e votës, ryshfetet etj. Të ecësh përpara në rrugën e integrimit nuk është vetëm një çështje dëshire, sesa një detyrim politik. Po a mundet që ne të ecim përpara me një demokraci të plagosur në një kohë kur në mbarë politikën shqiptare ka vetëm urrejtje, urrejtje për të mbetur në pushtet. “De facto”, Shqipëria tenton të ecë përpara dhe të barazohet me vendet e Europës, një dëshirë e madhe kundrejt një mentaliteti ballkanik, që herë pas herë shfaqet në politikën shqiptare. Çdo ditë populli shqiptar ndeshet përballë të vërtetës dhe gënjeshtrës dhe rrallë përballë realitetit. Gënjeshtra dhe mashtrimi janë binomi i jetës së politikës së sotme shqiptare.
Të mirën mbarë shoqëria jonë do ta kishte kur kjo politikë të ishte në shkallën e duhur dhe jo të punonte për interesat vetjake. Abuzimet dhe korrupsionet e ndryshme në kurriz të popullit tregojnë se politika e sotme ka një ngritje profesionale në premtime dhe mashtrime, përballë një populli të vuajtur të çon vetvetiu në pyetje se, a mund të luftohet mashtrimi dhe korrupsioni nga njerëz të korruptuar? Futja e Shqipërisë në NATO, si dhe liberalizimi i vizave po tregon se pushteti po pret nga të tjerët, për ta shtyrë në rrugën e integrimit, në një kohë kur me punën e vet duhet të tregonte me fakte, se dëshiron të ndërtojë shtetin e saj demokratik larg çdo abuzimi. Ngjarjet tragjike të 21 janarit na dhanë qartë se pushteti ka uzurpuar tërë shtetin. Kryeministri doli para popullit të tij në rolin e hetuesit, gazetarit, prokurorit etj, duke shkelur çdo parim elementar demokratik.
Pjesa më e madhe e shoqërisë nuk është ende një shoqëri demokratike, pasi përballet jo më nga ligji demokratik, por nga ligji klanor, politikanë apo njerëz që kanë pushtuar majat e pushtetit, që edhe këtë e përdorin për interesat vetjake. Pushteti i sotëm përbën vetë shtetin që është përfaqësues i një shoqërie, që nuk gëzon sa duhet autoritetin e shtetasve të vet, si dhe jo më të fitojë respektin dhe mbështetjen e ndërkombëtareve.
Askush nuk dëshiron që pushteti të veprojë në kundërshtim me ligjet e vendit, duke e drejtuar vendin në humnerë. Veprimet e njëpasnjëshme që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit kanë shprehur hapur qëndrimet antidemokratike të qeverisë, tashmë më se të njohura. Pretendimet e qeverisë nëpërmjet ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë e Informacionit e të Komunikimit, të z. Genc Pollo lidhur me regjistrimin e popullsisë në deklarimin e fesë, në një kohë që nuk ndodh në asnjë nga 27 vende anëtare të BE, është një veprim antikombëtar dhe i rrezikshëm.
Qeveria kërkon të hapë plagë kur nuk ka, kërkon të hapë konflikte kur ato nuk ekzistojnë. Kjo tregon se qeveria aktuale është një qeveri e pa parashikueshme për të ardhmen. Gabimet e njëpasnjëshme kanë të bëjnë me psikologjinë apo mentalitetin e një udhëheqësi i dalë nga komunizmi dhe që përbën një realitet të hidhur. Sundimi i këtij udhëheqësi në këtë mënyrë antikombëtare nuk ka asgjë të përbashkët me një koleg të një vendi të BE. Kjo u pa edhe në marrëveshjen për vendosjen e kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, ku Berisha gjunjëzohet para Greqisë, në një kohë kur kjo e fundit ka bërë 67 takime me Turqinë dhe akoma dy vendet nuk ranë dakord për vendosjen e kufirit detar.
Ngritja e varrezave të reja greke në pikat më strategjike të vendit, prishja e monumenteve të kulturës, si ai manastirit të vjetër të Shën Kollit në grykën e Mezhgoranit dhe ngritja e varrezave të reja greke, tregon se “Kali i Drurit” është futur në Shqipëri nga qeveria jonë. Po kush forcë mund të ndalë qeverinë aktuale për të mos kryer veprime të tilla antikombëtare. Kush vend demokratik do te kishte dëshirë të kishte një qeveri të tillë...? Berisha i sotëm po të kishte një dëshirë dhe vullnet të mirëfilltë politik për interes të kombit, ai mund të kishte bërë të pamundurën në të mundur dhe jo të flasë me gjuhën e urrejtje dhe të banalitetit. Po a mundet që Europa të na pranojë kështu, se si ne po paraqitemi para saj...?
Varret greke “varrosin” qeverinë shqiptare
Gazeta
"SOT" 27 shkurt 2011
Greket bënë të pamundurën për ndërtimin e varreve të ushtarëve, rënë në trojet tona, por që nga përfundimi i tyre më 2006, ende nuk janë rivarrosur eshtrat e त्यरे। Një përgjigje për këtë pritet të na japë qeveria aktuale, që ende nuk është në gjendje të kontrollojë gabimet e saj të njëpasnjëshme. Ndërtimi i varreve greke mbi themelet e ish manastirit të Shën Kollit vë para përgjegjësisë ligjore jo vetëm autoritetet vendore, por edhe dikasterin përkatës si një krim mbi vlerat kulturore dhe historike.
Ksenofobia dha nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëजिमित. Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit। Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXI–të, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ, që ende nuk po shkëputen përfundimisht një herë e përgjithmonë. Ne shqiptarët, shumë gjëra i humbëm sepse nuk i kërkuam në kohën e duhur, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajën që t’i kërkojmë edhe kur na takojnë. Gjithë qeveritë që kanë drejtuar vendin tonë, me politikën e tyre kanë treguar se kur vjen koha për të ruajtur interesin, dinjitetin dhe nderin e kombit, kanë qenë shërbëtorë të zellshëm dhe të pafuqishëm përballë padrejtësive të fqinjëve tanë. Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që ekzistojnë me Greqinë, ndërsa në praktikë mendoj se qëndron ndryshe, ato janë të cekta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha në dëm të popullit tonë. Konkretisht rrallë kemi parë ndonjë takim të nivelit të lartë, kur dihet që problemet me vendin fqinj ende nuk janë zgjidhur përfundimisht. Gjatë 20 viteve të fundit, vendin fqinj e kanë vizituar vetëm dy ish presidentë shqiptarë, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi, ndërsa nga fqinjët kemi një anulim të presidentit aktual, Karolos Papulias.
Populli shqiptar di të respektojë mikun dhe armikun, ashtu siç di shumë mirë të respektojë edhe “ushtrinë e vdekur greke” në trojet tona. Të gjithë ushtarët e rënë në trojet tona prehen të respektuar në tokën shqiptare edhe pse ishin të paftuar nga populli shqiptar. Po askush nga këto vende që kanë varret e ushtarëve të tyre nuk kërkuan zhvarrime dhe varrime për qëllime të tjera politike. Nuk kërkuan ato që kërkoi fqinji ynë më i afërt helen. Konkretisht, koha ka treguar se gjithmonë marrëveshjet politike me vendet fqinje Greqia i ka filluar nga vendi ynë dhe më pas ka tentuar me vendet e tjera fqinje. Po të kthehemi në 2009 do të shohim se ish kryeministri Karamanlis erdhi në Tiranë vetëm për të marrë dhe jo për të dhënë. Pas futjes së vendit tonë në NATO, politika greke tentoi për një “kthim të vërtetë” për një fqinjësi të mirë me Shqipërinë, për të patur një aleat të vërtetë me mendimin se ka ardhur koha për të marrë, duke premtuar për të ardhmen “se do të...”. Por koha tregoi se grekët ishin të parët që premtuan dhe të fundit që miratuan MSA. Karamanlisi zgjodhi momentin më delikat të politikës shqiptare për të marrë atë që dëshironte, pasi deri më sot diplomacia e jashtme greke kishte dështuar me vendet fqinje. Karamanlisi, midis të tjerave pati deklaruar: “Me të vërtetë, ne ishim një ndër anëtarët e parë të Bashkimit Evropian që e mbështetëm Shqipërinë. Greqia ishte gjithashtu midis të parëve që pa shumë pozitivisht perspektivën e liberalizimit të regjimit të vizave…”
Sa për kujtesë të qeverisëQeveria aktuale e Shqipërisë, për të siguruar premtimin e saj para popullit lidhur me liberalizimin e vizave, si dhe për të marrë “OK” ka plotësuar kërkesën e njohur të fqinjit për ngritjen e varrezave të reja. Ishte Berisha, ai që muaj më parë se të vinte për vizitë kryeministri grek Karamanlis, kishte kurajën të miratonte me qeverinë e tij oportuniste vendimin për ndërtimin memorial dhe ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë, të vrarë në Shqipëri. Po me gjithë reagimet e asaj kohe, kryeministri shqiptar më pas do të gjente kohën dhe momentin e duhur për të plotësuar përfundimisht pretendimet e helenëve, duke harruar se qeveritë venë e vijnë, por gabimet e fajet e tij si kryeministër do qëndrojnë përherë në kurriz të popullit. Protagonisti i djeshëm dhe i sotëm Sali Berisha, ka theksuar se: "Marrëdhëniet tona politike janë me të vërtetë të shkëlqyera dhe shumë të shëndetshme. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe një tjetër është gati. Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit…”. Të gjithë dëshirojmë dhe urojmë për një gjë të tillë dhe aq më shumë me vendin fqinj helen, ku sot punojnë dhe jetojnë 700.000 shqiptarë. Por a mjafton kjo vetëm në teori?... Konkretisht, emigracioni shqiptar në Greqi ka qenë për politikën greke një “gur shahu” kundrejt interesave të politikës shqiptare. Sot emigrantët shqiptarë jo vetëm që kanë “liri lëvizje të kufizuar”, por janë keqtrajtuar dhe po keqtrajtohen dhe vriten nga policia greke, duke vrarë fëmijë të pafajshëm 13 vjeçarë e deri tek moshuarit 64 vjeçarë. Greqia mori atë që donte dhe synonte këtu e 60 vjet, në shkëmbim të një “OK” për liberalizim vizash etj. Po ky lëshim i qeverisë greke ndaj hapjes së rrugës së mëtejshme të integrimit të Shqipërisë ka lënë ende pazgjidhur një sërë problemesh ndërmjet dy vendeve, për të cilat qeveritë e mëparshme dhe ajo e sotmja vazhdojnë të heshtin kundrejt padrejtësive.
- Qëndrimi i “Ligjit të luftës”.
- Pronat e çamëve.
- Pronat e shqiptarëve.
- Mundësimi për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.
- Kufizimi i lirisë së emigrantëve për në atdheun e tyre.
- Legalizimi i emigrantëve.
- Mosnjohja e viteve të punës për pensionet e emigrantëve.
- Lehtësimi i biznesit shqiptar në Greqi.
- Keqtrajtimi dhe vrasja e emigrantëve nga policia greke.
Kryeministri, pasi ka kaluar në parlament ngritjen memoriale të varrezave të reja të ushtarëve grekë të rënë në vitet 1940-1941, përbën një realitet dhe humanizëm, por duhet të kuptojë se ende në Athinë nuk ka varre për myslimanët, nuk ka një xhami etj. Po siç u pa, asnjë nga këto probleme nuk është prekur nga ana e tij. Është mungesë informimi apo një rastësi? Ai tashmë mban përgjegjësi kryesore jo vetëm morale, por edhe në aspektin politik, duke prekur rëndë dinjitetin e popullit shqiptar. Futja e Shqipërisë në NATO, zyrtarisht do hiqte një herë e përgjithmonë “Ligjin e luftës” dhe do të hapej një rrugë e re juridike në zgjidhjen e pronave të shqiptarëve dhe të komunitetit Çam në Greqi. Po nuk ndodhi kështu. Berisha është gjunjëzuar edhe një herë para kërkesave të Greqisë, duke shkelur në parim interesat kombëtare të vendit tonë. Varret e grekëve po varrosin së gjalli qeverinë Berisha, ndërsa për interesat e kombit, media ndryshe nga politika shqiptare di të ngrejë zërin dhe të sensibilizojë opinionin për gabimet e kryeministrit.
Dy qytetet jugore, dy varreza grekeReagimi i opinionit publik si dhe i medias detyroi qeverinë shqiptare para dy vjetësh më 19 nëntor të 2008 ta zvarriste marrëveshjen e saj në Kuvend deri më sot, ku vendi udhëhiqet pa asnjë opozitë. Në bazë të marrëveshjes për rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë në periudhën 1940-1941, do të ngrihen dy varreza, njëra në Këlcyrë dhe tjetra në Gjirokastër. Një vendim i njëanshëm kundrejt interesave të përgjithshme.
Shqipëria, dhuratë me rastin e festës kombëtare
Marrëveshja për gjetjen e një vendi dhe për kryerjen e rivarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë gjatë luftës Italo-Greke, u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë, si një kërkesë e vazhdueshme e grekëve. Për hartimin e saj, funksionoi për një kohë të gjatë në mungesë të një transparence, një komision i përbashkët, që e rinegocioi atë disa herë dhe për ta përmbyllur vetëm në nëntor të vitit 2008, dhe vulosur përfundimisht më 25 tetor, ditën e festës kombëtare të Greqisë. Miratimi i kësaj marrëveshje është kundërshtuar me të drejtë nga disa qarqe të caktuara shqiptare, që kanë kërkuar që kjo “dhuratë” ndaj qeverisë greke, duhet të ishte paralelisht edhe me zgjidhjen e çështjes së pronave çame. Shoqatat nacionaliste që mbrojnë çështjen çame i kanë kërkuar zyrtarisht Ministrisë sonë të Jashtme, ambasadës greke në vendin tonë që edhe shteti grek të lejojë që ky komunitet të ngrejë dy varreza në Greqi, gjë që nuk u theksua nga qeveria shqiptare. Një fitore e grekëve në kurriz të një populli tjetër, që fatkeqësisht ka në krye një kryeministër cinik dhe pa dinjitet
Shqipëria në rrugën e demokracisë të Sali Ram Berishës.
Gazeta
"SOT" 28 maj 2011
Sot Saliu po bën rolin kryetarit të KQZ, gazetarit, hetuesit, gjykatësit, prokurorit, policisë, duke mos patur parasysh se është kryeministër i gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm i pjesës së elektoratit të tij.
Si një aktori talentuar në ekranet e televizive na bën sikur aspiron dhe jep jetën për demokracinë, që edhe Shqipëria të ecë përpara dhe të integrohet në familjen e BE-së, pasi më pare e ka vrarë demokracinë me votën e vjedhur. Për vite me radhë shpresonim tek ëndërronim për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri evropiane dhe më në fund për një Shqipëri të gjithë shqiptarëve. Sot pas 20 vjetësh mund e përpjekje të procesit demokratik shikojmë se sa në rrezik është kjo demokraci. Por, Shqipëria fatkeqësisht po vazhdon të ecë në rrugën e një diktature të re, në mungesë të një demokracie të vërtetë dhe drejt një izolimi real. Zgjedhjet e fundit treguan se sa të aftë janë për të abuzuar në emër të një demokracie të vërtetë.
Demokracia nuk është vendi i hajduteve të lirisë, vrasësve dhe çifligarëve, por mesa duket demokracia shqiptare i pranon këto zullume në trupin e saj që po jep shpirt. Këta drejtues pushteti që uzurpuan shtetin, që sot në emër të demokracisë janë vetëm parazitë në kurriz të shoqërisë, janë bërë të pathyeshëm, pasi në duart e tyre kanë çdo gjë që duan. Këta sundues zhvasin e përvetësojnë gjithnjë e më shumë pasurinë e popullit në një demokraci të vdekur. Çdo ditë populli po ndeshet përball një rreziku real, përball regjimit të Sali Ramë Berishës, që sot po vë në dilemë se çfarë demokracie duam të pranojmë. Sali Ramë Berisha me një këmbëngulje dhe kokëfortësi po na servir që të pranojmë demokracinë e vdekur, demokracinë tip “Berisha”.
Ndryshe nga demokracia e vdekur në Shqipëri, në një shtet demokratik evropian, qeveria përbën një element të vetëm që bashkëjeton në kuadrin e një strukture shoqërore të përbërë prej institucionesh, partish politike, organizatash dhe shoqatash të ndryshme. Demokracia është sistem ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit të shumicës. Protestat dhe grevat apo demonstratat janë të pranueshme në shoqërinë demokratike, duke përjashtuar çdo lloj dhune. Në këto vende demokratike që nuk kanë asgjë të përbashkët me pushtetin sundues të Sali ram Berishës, nuk vriten protestues ne bulevarde, nuk hapen dyert e kryeministrisë për provokim, nuk mendohet vjedhja e votës, as që kthehet vendi në një superçiflig.
Manipulimi i votave nga Berisha për të marrë në dorë edhe fatin e Tiranës, ndikoi qe vendi ynë të jetë në një krizë të përgjithshme politike dhe një fatkeqësi për mbare popullin shqiptar. Kjo krizë e shkaktuar nga vetë qeveria në manipulimin e votave ka shqetësuar me të drejtë edhe organizmat ndërkombëtare, që nga ana e tyre po përpiqen që vendi ynë të dalë sa më parë.
Janë këta të fundit që i kujtojnë edhe një herë demokratit Berisha se, në Tiranë ka më shumë vota se sa votues. Gjithashtu i kujtojnë votimet e 28 qershorit të 2009, kur socialistët kërkonin hapjen e kutive, por Berisha deklaronte se është e papranueshme, pasi nuk e lejon Kushtetuta. Pra, na rroftë kjo
Kushtetuta Shqiptare, që përdoret dhe interpretohet sipas dëshirave të vetë demokratit Berisha. Shqipëria po kthehet vendi i një demokracie të vdekur, pasi sindikatat dhe organizmat e tjera shoqërore kanë vdekur me kohë, në një kohë kur situata në vend është kthyer me të drejtë në një mosbesim politik. E gjithë kjo situatë e rënduar politike e krijuar nga qeveria po përballet me dinjitetin e njerëzve të cilët duan të ardhmen që u përket, pasi meritojnë më shumë se sot.
Për të mbajtur pushtetin e tij sundues,
“demokracia e vdekur” e ka lejuar që në emër të saj të legalizoj çfarë të dojë e çdo gjë, edhe pse prish interesat e kombit. Për të mbajtur sundimin legalizon qindra objekte të pamiratuara më parë në kundërshtim me ligjin mbi urbanistikën, ndërsa sot kërkon të privatizojë edhe rrugët kombëtare, me qëllim që nesër shqiptarët të paguajnë taksa të ndryshme. Është ky sundimtar që prodhimin e energjisë elektrike të vendit, ja ka shitur me kontratë për 31 vjet kompanisë së njohur çeke, e cila me pas ja shet po prapë popullit shqiptar rreth 13 herë më shtrejntë. Është kryeministri Sali Ram Berisha që nuk ri duarkryq ndaj mediave e ne veçanti ndaj shtypi të lirë, është ky mos qoftë, që vendos për fatin e tyre kur dalin skandale.
Në emër të demokracisë Saliu vjedh votat në mes të ditës. Në emër të demokracisë, në krye të KQZ-së, Saliu vendos njerëz që më parë janë dënuar për ryshfet, por edhe me pëlqimin e opozitës. Gjithashtu në emër të demokracisë, Saliu vendos kandidat për bashkinë e Tiranës njerëz që nuk e meritojnë, pasi priten të dalin para drejtësisë, për korrupsion dhe vrasje. Saliu vetë na flet në emër të integrimit dhe të demokracisë kur ndihet ngushtë dhe kur duhet të japë llogari për keq qeverisjen e vendit, për krimet dhe zullumet e tij.
Pushteti i sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me pushtetin e një vendi demokratik, pasi Saliu është i pari që shkel jo vetëm Kushtetutën por edhe mbarë ligjet e miratuara në पार्लमेंट.Sot Saliu po bën rolin kryetarit të KQZ, gazetarit, hetuesit, gjykatësit, prokurorit, policisë, por edhe të bashkiakut duke mos patur parasysh se është kryeministër i gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm i pjesës së elektoratit të tij। Si një aktor i talentuar në ekranet e televizive na bën sikur aspiron dhe jep jetën për demokracinë, që
Shqipëria të ecë përpara dhe të integrohet në familjen e BE-së, pasi më parë e ka vrarë demokracinë me votën e vjedhur. Është ky demokrat që nuk dëgjon kritikat dhe udhëzimet e partnerit të huaj, që me kokëfortësi mundohet të mohojë ekzistencën e krizës politike në vend që vetë ai krijojë.
Demokracia e sotme i dha të drejtën kreut të pushtetit që, për të na qeverisur, të na premtojë, të na gënjejë e të na mashtrojë sa herë që do, si dhe të vrasë kur të dojë. i dha mundësi që pa pasur turp e dinjitet të luajë me fatet e popullit tonë.
Një miting që nuk u bë kurrë.
Gazeta "SOT" 27 MAJ 2011
Qeveria Papandreu: STOP! Protestës së socialistëve shqiptarë në Athinë.Në shoqërinë e sotme protesta është një normë demokratike, si edhe në një vend demokratik askush nuk ka të drejtë për ta ndaluar atë, por aq më shumë kur bëhet fjalë në vendin ku lindi Demokracia. Si mund të anullohet një protestë paqësore në një vend, kur mitingjet dhe protestat janë kthyer në kryefjalën e ditës, ku çdo vit zhvillohen mbi 1300 të tilla? Pa dashur lind pyetja: Vallë, kaq shumë do të dëmtoheshin themelet e demokracisë në Greqi nga kjo protestë e emigrantëve shqiptarë? Urdhëri i ndalimit në këtë rast është aq antidemokratik, sa edhe vetë demokracia në të cilën po jetojmë. Ndërkohë që një komunitet tjetër ka disa muaj që proteston në qendër të Athinës, me çadra të mëdha të ngritura pranë universitetit më të vjetër të kryeqytetit, ndërsa një komuniteti tjetër (komunitetit shqiptar) nuk i lejohet për të protestuar në mënyrë paqësore, në një kohë kur dihet që arsyeja e kësaj proteste ka të bëjë me elementin më thelbësor të demokracisë, respektimin e votës së qytetarit...
Emigrantët, për 20 vjet koka turku të politikës ndërmjet dy vendeve.“Nuk duam që problemet tuaja të na i importoni këtu”. Një frazë që asnjë emigrant shqiptar nuk do të dëshironte që ta dëgjonte. Por në emigracionin shqiptar në Greqi gjithçka ndodh, kur vendit fqinj i preken interesat kombëtare. Praktika ka treguar se të parët që kanë paguar dhe paguajnë edhe sot, ngritjet dhe uljet e tensioneve politike midis dy vendeve janë emigrantët tanë. Një strategji e politikës greke që luhet në kurriz të emigrantëve këtu e 20 vjet, që për çka ndodh ndërmjet dy vendeve, emigrantët bëhen “Koka turku” të kësaj politike. Mëse një javë kryesia e socialistëve shqiptarë të degës në Greqi bënte përpjekje që të organizonte një protestë paqësore lidhur me zgjedhjet dhe manipulimet e votave në Shqipëri. Për këtë u bënë edhe dy takime me simpatizantë të kësaj partie, bile takimi i parë ishte bërë në një nga sallat e PASOK-ut, partisë në fuqi. Dy ditë para se të bëhej protesta në Athinë, nga kryetari i Degës së PSSH, Anastas Murati mësohet se dy vendet kanë rënë dakord që në këto dhjetë ditë të mos ketë asnjë protestë nga komuniteti shqiptar në Greqi. Pra sipas kryetarit Anastas Murati, kjo ishte arsyeja e anullimit të protestës së planifikuar. Por, në fakt u mësua se anullimi i protestës ishte krejt ndryshe...
Protesta e parë që anullohet nga qeveriaMitingu ishte planifikuar që të behej si gjithnjë në Sheshin “Klathmonas”, duke pasur parasysh që të mos sillte asnjë shqetësim në trafikun rrugor etj. Për nga historia mund të themi që është hera e parë që anullohet një manifestim nga qeveria e Greqisë dhe kjo i përket socialistëve shqiptarë në Athinë. Për tu theksuar është se qeveria e Greqisë asnjëherë nuk ka patur kundërshtime për lejimin e protestave, por edhe komuniteti shqiptar nuk i ka dhënë asnjëherë të drejtë për ndonjë anullim, pasi të gjitha protestat e zhvilluara kanë qenë gjithnjë paqësore.
Ftohja e marrëdhënieve Rama- Papandreu, anullojnë protestënGjithashtu mësohet se anullimi i mitingut të programuar ka ardhur si rezultat, i ngurtësimit në marrëdhëniet ndërmjet Ramës dhe Papandreut. Kjo ftohje apo ngurtësim ka ardhur menjëherë pas reagimit të Ramës ndaj marrëveshjes së paktit detar, firmosur nga Basha dhe Bakojani në Tiranë, çka ka indinjuar jo vetëm Papandreun por mbarë politikën greke. Që nga ajo kohë e deri më sot, qëndrimet e Pasokut ndaj socialistëve shqiptarë në Athinë kanë ndryshuar shumë. Faktikisht sot nuk shikohet më ajo marrëdhënie që mbizotëronte dikur ndërmjet partisë së PASOK-ut dhe socialistëve shqiptarë, në një kohë kur kryetari i degës së PSSH, Anastas Murati është i zgjedhur në të gjitha organizatat në Greqi dhe sipas zyrtarëve të zgjedhur të PASOK-ut dhe përkrahës i njohur dhe mik i z. Papandreu. Protesta anullohet në një kohë kur shumë socialistë shqiptarë janë anëtarë të PASOK-ut, si dhe në kongresin e fundit morën pjesë edhe 70 prej tyre të zgjedhur si delegatë. Anullohet në momentin që identifikon rolin e rëndësishëm që kanë luajtur socialistët shqiptarë në Greqi, si në rizgjedhjen e PASOK-ut në vitin 2007, si dhe në fitoret në zgjedhjet evropiane dhe zgjedhjet kombëtare, duke mos lënë mënjanë rolin vendimtar në zgjedhjen e Papandreut si kryetar brenda partisë së tij.
Nga ana tjetër, protesta anullohet në një kohë kur Anastas Murati, është kryetari i degës së PS-së në Athinë. Ky i fundit njihet për mbështetjen që i ka dhënë Edi Ramës në mjaft raste. Dhe po ashtu dihet se Murati ka lidhje të forta me partinë e PS-së në Greqi, PASOK-un, një ndërlidhës i zoti, që lidh dy partitë socialiste. Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar, duke mos patur asgjë të përbashkët me të kaluarën, pasi Edi Rama ka bërë një “krim” kundrejt Greqisë, ka kundërshtuar marrëveshjen ndërmjet dy vendeve fqinjë lidhur me paktin detar. Është kjo politikë e ngritur mbi nivelet e kohrave mesjetare, në vendin ku lindi demokracia, e cila vepron në mënyrë antidemokratike, për të mos lejuar një protestë që ka të bëjë me elementin më thelbësor të demokracisë, në kërkim të respektimit të votës. Bravo Greqi! Sa për kujtesë: Emigrantët shqiptarë meritojnë më shumë se lejimi i një proteste…
Shqipëria, vendi ku korrupsioni nuk dënohet
Gazeta "SOT" 7/04/2011
Skandalet e përditshme tregojnë qartë se deri më sot asnjë dikaster, apo pushtetar nuk ka mbetur ende i pakorruptuar, duke filluar që nga kreu i qeverisë e deri tek roja apo shoferi i dikasterit. Në këtë drejtim, qeveria aktuale po jep shembullin më të keq në qeverisjen e vendit, duke e futur vendin tonë në listën e zezë, të atyre vendeve që nuk kanë asgjë të përbashkët me NATO, apo për integrimin në BE. Edhe pas 20 vjetësh, korrupsioni po mbetet problem i gjithë shqiptarëve, me protagonistë pushtetarët dhe qeverinë, duke na treguar se ky fenomen është një dukuri i pashmangshëm në periudhën tranzitore ku gjendet Shqipëria. Mbi të gjitha të këqijat mbetet ende vendi ku korrupsioni nuk dënohet.
Përgjigjen më të saktë nga qeveria, po e merr nga dita-ditës populli shqiptar, që përveç varfërisë po përballet edhe me fenomenin e korrupsionit. Politika në vendet e demokratizuara ka treguar se asnjë politikan me rrogën e tij nuk mund të pasurohet, por përkundrazi është korrupsioni që i pasuron këta. Këtë rrugë po ndjekin prej vitesh pushtetarët tanë, që në kurriz të popullit po pasurohen aq shumë, sa nuk u besojnë syve të tyre.
Korrupsioni në Shqipëri vazhdon të mbetet ende në shkallë të lartë si asnjëherë tjetër. Qeveria me gjithë masat dhe përpjekjet për të luftuar këtë fenomen negativ ka dështuar, pasi u përpoq ta luftojë atë jo brenda vetes, por jashtë saj. Zotimet e herëpashershme të kryeministrit Berisha për të luftuar korrupsionin, mbeten vetëm zotime. Si një politikan i vjetër, kryeministri shqiptar e ka të qartë se ky fenomen nuk mund të luftohet me fjalë, nuk mund të luftohet dhe të gjejë zbatim tek të tjerët, pa u luftuar në radhë të parë brenda qeverisë së tij. Kjo gjë po shihet sot, ku ky fenomen negativ ka futur në kthetra pothuajse gjithë shoqërinë duke filluar nga drejtësia që marrin ryshfete e deri tek kërcënimet e kriminelëve. Ngjarjet e Gërdecit apo vrasja e fundit e katër demonstruesve, zvarritja e qëllimshme e drejtësisë për të vënë para drejtësisë autorët, na lë të kuptojmë se vendi është i mbërthyer keq nga fenomeni korrupsion. Po kush mund ta luftojë më mirë këtë fenomen, se sa vetë qeveria me anën e drejtësisë? Një dukuri që është e lidhur ngushtë me funksionimin e shtetit, që deri më sot nuk po identifikon dobësinë e tij si funksion i korrupsionit dhe anasjelltas.
Rritja e standardeve profesionale në sistemin gjyqësor do të ndihmonte në luftën e korrupsionit. Por, a do të ishte e pranueshme kjo për një qeveri me pushtetarë të korruptuar? Sot nuk mund të gjesh një pushtetar të qeverisë, që emri i tij të mos jetë i qarkuar për korrupsion, por edhe sa kohë mund të presë shoqëria një gjendje të tillë me protagoniste qeverinë? Kush vallë mund të ndalë këta pushtetarë, sipas parimit "hajduti bërtet, kapeni hajdutin"? Investimet e fundit të qeverisë Berisha në ndërtimin e rrugëve pa kriter dhe pa hartuar në fillim kostoje ndërtimi, tregon se korrupsioni shtetëror e ka më të lehtë të vjedhë atje, pasi edhe paratë janë të pallogaritshme.
Fakti i rrugës Basha, zhdukja pa gjurmë e miliona euro, tregon se vendi ynë do vuajë akoma nën kthetrat e korrupsionit. Rastet e vjedhjes së pronës shtetërore dhe private janë të përditshme. Bashkëvjedhja në Shqipëri është produkt i qeverisjes njëlloj si të gjitha krimet e tjera, por me një ndryshim, ku fajtorët janë pushtetarët por që nuk dënohen
Në Shqipëri, kafenetë janë kthyer në “zyra”, vendi ku arrihen marrëveshje për korrupsion, por edhe marrëveshje për çështje gjyqësore, bile në disa raste jepen edhe paratë në mënyrë publike. Pak kohë më parë u duk sikur sistemi gjyqësor po përpiqej të çrrënjosë korrupsionin, apo paaftësinë drejtuese të një në dikasteri, po menjëherë u ndesh përballë forcës së kryeministrit shqiptar, për ta gjunjëzuar atë. Në asnjë vend të Evropës nuk shihen veprime të tilla, përplasje të kryeministrit me organet e drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë sukses pa një reformim të mëtejshëm të drejtësisë, të shkëputur nga politika. Ajo është sfida më e madhe përballë mbarë shoqërisë shqiptare.
A mund të pranohet në një vend evropian, rasti i Gjykatës së Lartë që pushoi çështjen e ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzuar nga Prokuroria sëbashku edhe me 30 të tjerë përgjegjës për shpërthimin e depos me municione në mars të 2008? A mund të pranohet ndërhyrja e kryeministrit shqiptar në punët e brendshme të Prokurorisë, në një kohë kur shkelet çdo ligj dhe Kushtetuta?
Shqiptarët, nga keq udhëheqja drejtuese politike po humbasin çdo vlerë, ku interesat e pushtetarëve shikojnë më shumë xhepat e tyre, se sa interesat e popullit kanë edhe një fund. Ishin këto arsye që nisën në rang domino revoltat e popujve në Lindjen e Mesme. Durimi i popullit përballë një qeverie që pjell vetëm korrupsion, nuk mund dhe nuk duhet të jetë i pafund. Korrupsioni po tregon se është një produkt i drejtpërdrejtë i sistemit të djeshëm e të sotëm politik, që përçon interesat e një elite pushtetarësh pasurim sa më të shpejtë. Shoqëria duhet ta ketë të qartë se integrimi në BE, nuk është vetëm një objekt dëshire, nuk është gjthçka dhe as shpëtimtare në zgjidhjen e problemeve të tyre, pasi primare dhe e domosdoshme është ngritja e një shteti ligjor, ngritja e një shteti ku pushteti të jetë i ndarë nga shteti.
Thirrjet e dikurshme: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë” Evropa” duket se i takojnë`së kaluarës. Kjo për arsye se pjesa më e madhe kanë humbur ose po humbasin besimin, pasi dihet se nuk mund të ketë një integrim, pa patur në fillim identitetin e vendit demokratik. Demokratizimi i vendit duket në radhë të parë në ngritjen e një shteti ligjor, ku drejtësia të jetë e pavarur nga pushteti brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues. Korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem themelor për demokracinë shqiptare, si një zgjidhje e dorës së parë. Kjo gjë ka bërë që vendi të vlerësohet vend problematik në Evropë.
Një shtet i konsoliduar dhe legjitim, është e vetmja mundësi reale për të dalë nga vorbulla e korrupsionit, por deri më sot qeveria që ka uzurpuar shtetin ka dalë e pafuqishme. Këtë gjë e ka theksuar edhe ambasadori Arvizu, aleati i qeverisë Berisha, disa ditë më parë që pati theksuar se: “Korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare, qeverisjen, biznesin, arsimin, shëndetësinë, dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtarë kundër korrupsionit”.
Ndërsa në janar të këtij viti "Reuters" gjatë një analize bërë vendit tonë për korrupsionin, konstatoi se në Shqipëri, korrupsioni nuk ndëshkohet dhe se shumica e rasteve të korrupsionit në vendin tonë kalojnë pa u ndëshkuar për shkak të nepotizmit dhe nivelit të ulët të pavarësisë së gjykatave. Si shembull në shkrim përmenden rastet e hetimit për ministrat Basha e Mediu, të cilët, jo vetëm nuk u dënuan, por janë sërish në qeveri. Në rastin më të fundit të korrupsionit, zv/kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta dorëzoi imunitetin e tij për ti hapur rrugë hetimeve për korrupsion. Kryeministri shqiptar, i cili ka nevojë për partinë e Metës për të vazhduar qeverisjen në koalicion, doli në mbështetje të zëvendësit të tij, duke e quajtur provën e filmuar si të montuar. Në Shqipëri për shkak të nepotizmit dhe nivelit të ulët të pavarësisë së gjykatave, duhet të jesh një gjykatës shumë trim, për të dënuar një person të rëndësishëm. Që një zyrtar të dënohet, ai ose duhet të jetë budalla, ose duhet të ketë humbur gjithë aleatët e tij politikë.
Në shkrimin analizë për korrupsionin, "Reuters" konstaton gjithashtu se megjithë presionin e madh të Bashkimit Evropian për ndëshkimin e korrupsionit, shumë pak është bërë në këtë drejtim. Kjo për shkak se rastet që përfundojnë në gjykatë janë të shumta, por në një mënyrë ose në një tjetër, çështja mbyllet aty, pa të dënuar. Nuk ka dyshim që korrupsioni në Shqipëri po ndjek të njëjtën strategji njëlloj me atë të vendit fqinj, Greqinë, që sot është kthyer në ditët më zymta të popullit të tij. Mos dënimi i korrupsionit në vendin tonë po e drejton vendin drejt një humnere të sigurtë me protagoniste vetë qeverinë…
Shqipëri - Greqi, emigracioni një sfidë në marrëdhëniet midis dy vendeve (1)
Gazeta "SOT" 15.04/2011
Ende ka probleme me Greqinë. Qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të përbëjnë problematikën në mes dy vendeve tona. Lejet e qëndrimit, bashkimi familjar, sigurimet shoqërore, shkollat shqipe, keqtrajtimet apo standardi i jetesës së emigrantëve shqiptarë,zhdukja e fëmijëve, apo integrimi në përgjithësi i emigrantëve, përbëjnë shqetësimin më të madh të Shqipërisë në marrëdhëniet me Greqinë.
Edhe pse ndërmjet dy vendeve janë bërë 65 marrëveshje, dëshira për një fqinjësi të mirë në teori mbetet vetëm një dëshirë. Gazeta “SOT” me anën e disa shkrimeve do të trajtojë problemet e emigrantëve, indiferentizmin, premtimet dhe mashtrimet e politikës shqiptare gjatë 20 vjetëve të emigracionit shqiptar ne Greqi…
Emigracioni i sotëm shqiptar përbën një sfidë jo vetëm për vendet e Ballkanit por edhe për Komunitetin e Bashkimit Evropian. Shqipëria edhe mbas 20 vjetësh renditet ende në vend të parë në emigrimin e popullsisë. Asnjë me gojën plot nuk mund të flasë më për numrin e tyre të kudondodhur. Deri më sot nuk ka një numër të saktë nga shteti shqiptar, pasi edhe interesimi ndaj këtij fenomeni është zero. Pas 20 vjet emigrimi në Greqi, emigrantët e dy “atdheve” dhe pa asnjë “atdhe” janë të detyruar tashmë t’i kthejnë sytë nga Shqipëria, nga vendi i sakrificave. Të pasiguruar sistematikisht jo për faj të tyre, por për faj të politikës së dy vendeve, prej shumë vitesh u mbajtën peng i premtimeve dhe mashtrimeve.
E gjithë politika shqiptare kujtohet për emigrantët vetëm një herë në katër vjet, vetëm për t’u marrë votën, armën e fundit të emigrantëve. Emigracioni shqiptar për gjatë 20 vjetëve tregoi se shteti shqiptar nuk po tregon ndonjë interes të veçantë për legalizimet e tyre, për pensionet në vendet ku punojnë, për shërbimin mjekësor, arsimin dhe kulturën, për keqtrajtimet dhe vrasjet, për zhdukjen e fëmijëve në mase etj. Marrëdhëniet e politikës shqiptare me emigracionin i janë lënë momentit dhe rastit, pasi ambasadat shqiptare kudo ndodhura e me personel përkatës, jo vetëm që nuk kanë kohë, dëshirë dhe vullnet të mirëfilltë për të bashkëpunuar, por fatkeqësisht janë kthyer thjesht në punonjës të rëndomtë në ciklime dhe vulosje dokumentesh etj.
Emigracioni realisht zbuloi anët më të errta të Greqisë, të shfrytëzimit çnjerëzor, por edhe të Shqipërisë, qëndrimet e tyre ndaj emigrantëve kanë qenë të papranueshme dhe të dënueshme. Por nga ana tjetër qëndron edhe hipokrizia e politikës shqiptare, përrallat për sigurimet shoqërore të emigrantëve tanë kudondodhur është mbarimi i lirisë qytetare për të besuar pushtetin, por edhe mbarë vetë shtetin. Ky pushtet me vullnetin politik gjithmonë ka luajtur çdo lloj bixhozi në kurriz të emigracionit shqiptar. Një fenomen aspak serioz për një shtet të porsa futur në NATO, që pretendon të hapë derën e BE...
Shumë herë është folur për marrëdhënie të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, ashtu si shumë herë është folur me buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh me mesazhin se emigracioni shqiptar ashtu edhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura që lidhin dy popujt tanë. Siç dihet emigracioni shqiptar në Greqi e ka paguar më shtrenjtë se kushdo vend tjetër. Deri më sot ndërmjet dy vendeve janë realizuar 65 marrëveshje dhe pakte, por ende nuk është bërë e mundur marrëveshja për heqjen e “Ligjit të Luftës”.
Emigracioni shqiptar u përdor nga politika e Greqisë si një “kokë turku” për realizimin e synimeve të saja. Greqia mori nga politika shqiptare dhe realizoi të gjitha pikësynimet e saj, gjithmonë në dëm të shtetit shqiptar. Mori atë çka nuk i takonte, në një kohë kur duhej të jepte atë çfarë kishte marrë më parë…
Edhe pse vendi ynë ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh, që për nga numri përbëjnë 64.5% në këtë vend ndërmjet 140 vendeve, qeveria shqiptare në përgjithësi nuk u tregoi ndonjëherë mirënjohje për qeverinë greke, por kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikojë Greqinë për keqtrajtimet, izolimet dhe vrasjet e emigrantëve të pafajshëm. Jo pak por 154 emigrantë janë vrarë, si edhe mbi 486 fëmijë shqiptarë figurojnë të zhdukur në vendin fqinj vetëm në një shtëpi fëmijësh në Athinë (Agjio Varvara 121).
Shqipëria nuk ka më se çfarë të humbasë, kur në diasporë ndodhen rreth 25%-30% e popullsisë, në një kohë kur duhet të mendojë për të mirën e kombit, se emigracioni nuk është një problem partiak, por mbarë kombëtar. Në të kundërt kur dëshira, vullneti, shqetësimi dhe angazhimi janë në një shkallë të lartë, kjo pengesë komplekse inferioriteti bëhet më e lehtë dhe shumë shpejt e kapërcyeshme. Vizitat e rralla të presidentëve tanë një herë e në dhjetë vjet në Greqinë fqinje, tregon qartë dështimin politik të diplomacisë së Jashtme të vendit tonë. Vendosja e ambasadorëve në bazë të militantizmit partiak, emërimet nga mësues fshati në ambasador të një vendi të Bashkimit Evropian, (rasti i Vili Minarollit) tregon përsëri seriozitetin e qeverisë shqiptare.
Më në fund emigracioni shqiptar përfundon përsëri atje ku nisi rrugën e emigrimit para 20 vjetësh. Emigrantët kthehen ndoshta të indinjuar, por mbi të gjitha të mallëngjyer. Dikur kthimi i tyre në mënyrë vullnetare dukej një skenar filmi, sot është kthyer në një realitet i pakthyeshëm. Nga dita në ditë grupe emigrantësh shqiptarë, të detyruar, po i drejtohen përfundimisht vendit të tyre të lindjes me mënyra nga më të ndryshme. Ikja nga Greqia përbën rendin e ditës. Kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës me pronarin, gjendja e rëndë ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve, i kanë lodhur së tepërmi emigrantët. Dikur punonin me ëndrrën për të mbledhur para, për një të ardhme sa më të mire, ndërsa sot jeta e tyre varet nga këto të mbledhura.
Shumë mallra shtëpiake apo automjete janë blerë nga emigrantët me para në dorë, ndërsa pjesa tjetër me anën e kësteve. Çdo fund muaji në bankat e vendit, shumë emigrantë tërheqin sasi parash për të përballuar jo vetëm nevojat e jetesës, por edhe për të paguar këstin e automjetit dhe mallrave të tjera shtëpiake, por mbi të gjitha qiranë e shtëpisë, gjë që për vendasit përbën një burim për jetese. Vite më parë pronarët grekë kërkonin emigrantë për punë, ndërsa këta të fundit pretendonin me të drejtë për një pagesë më të mirë, ndërsa sot ndodh e kundërta. Vendasit me çdo mënyrë i janë kthyer çdo lloj profesioni të punës.
Sheshi “Omonia”, përsëri vend kërkim pune për emigrantët
Qendra e Athinës ka marrë pamjen e viteve 1990, ku çdo mëngjes shumë emigrantë me çanta në duar grumbullohen në shesh me shpresë për të siguruar punë. Pasi presin me orë të tëra, fytyra të lodhura dhe të pa shpresa marrin rrugën e kthimit për në shtëpitë e tyre. Sot çdo gjë ka ndryshuar, pasi Greqia nuk është më ajo e mëparshmja. Të pashpresë për të ardhmen, sytë e tyre janë drejtuar për nga Shqipëria. Greqia e dikurshme si parajsë për ta përbën një të shkuar, një ëndërr… Largimi i emigrantëve bën që shumë bodrume që më parë ishin kthyer në banesa jetese për ta, sot të kthehen përsëri në ambiente të heshtura dhe të mbyllura me dryn. Shumë banesa prej muajsh qëndrojnë në pritje për t’u dhënë me qira nga largimi i emigrantëve, apo vendasve që braktisin qytetet duke ju rikthyer fshatrave prej nga kishin ardhur.
Pamja në qytete të Greqisë janë të zymta, droga dhe prostitucioni janë të vetmet profesione që nuk e kanë ndjerë krizën ekonomike. Greqia fqinje është partneri i dytë tregtar për Shqipërinë, referuar shifrave të import eksporteve. Krahas kësaj, në vend numërohen mëse 270 biznese greke, në fusha të tilla kryesore si: banka, komunikimi, infrastruktura etj, me investime që arrijnë në gati 550 milionë euro.
300.000 emigrantë humbasin përgjithnjë pensionin në Greqi
Njohja e sigurimeve shoqërore është dhe mbetet një nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigrantët tanë. Zgjidhja e këtij problemi në rrugë juridike apo politike do të jetë një zgjidhje përfundimtare për pensionet e tyre të pleqërisë. Me shtetin fqinj helen deri më sot për këtë problem janë zhvilluar dy takime të nivelit ministror dhe tre takime në nivel specialistësh, ku i fundit ka qenë me Institucionin e Sigurimeve Shoqërore Shqiptare. Për mbrojtjen sociale të emigrantëve shqiptarë është organizuar në Tiranë edhe Konferenca Rajonale Ministrore, ku është shprehur gatishmëria për bashkëpunim e legjislacionit në fushën e sigurimeve shoqërore. Por të gjitha këto përpjekje mbetën vetëm të tilla, pasi konkretisht nuk është bërë asgjë.
Kriza ekonomike në Greqi nuk i lë mundësi këtij vendi që të mendojë për pensionet e emigrantëve, po kjo nuk mund të justifikojë ministrin e Punës në Shqipëri që të mos bëjë asnjë përçapje edhe pse është minoritar.
Dimë që për çështjen e sigurimeve shoqërore autoritetin në dorë e ka vetëm Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Është ajo që bën koordinimin e të gjitha çështjeve, që kanë të bëjnë me evidentimin dhe menaxhimin e emigrantëve për motive punësimi në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit përkatës të BE-së. E gjithë politika shqiptare kujtohet për emigrantët vetëm një herë në katër vjet, vetëm për t’u marrë votën, armën e fundit të emigrantëve.
Që nga viti 2000 me Greqinë kanë filluar kontaktet e para institucionale për hartimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për sigurimet shoqërore, por siç dihet deri tani ato kanë mbetur vetëm në teori. Në atë kohë ish kreu socialist Nano, ishte tepër entuziast për këtë çështja, pasi më parë kishte marrë edhe premtimin e qeverisë greke të Kosta Simitit.
Më 31 korrik të 2006 në Athinë, ish ministri i Punës, Kosta Barka me homologun grek Cituridis, patën dhënë shpresë për emigrantët, e cila vetëm shpresë mbeti, pasi edhe premtimi mbeti premtim. Po e njëjta gjë ndodhi edhe me drejtuesit e Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë në një takim që u mbajt në ambientet e ambasadës sonë në Athinë, të cilët në vend që të kërkonin njohjen e viteve të punës të punuar të emigrantëve tanë, kërkonin nga emigrantët që këta të bënin sigurimin vullnetar të dyfishtë pranë këtij institucioni shtetëror.
Një praktikë tepër e dënueshme dhe e palogjikshme që i detyron emigrantët që të siguroheshin edhe në sigurimet shoqërore shqiptare, në një kohë kur duhej ngritur zëri nga ky dikaster apo institucion shtetëror për njohje pensioni nga homologët grekë. Po si gjithnjë u zgjodh rruga më e lehtë dhe më e pandershme në kurriz të emigrantëve.
Vitet e emigracionit treguan se Legalizimi i Emigrantëve Shqiptarë është një proces i njëanshëm, pasi problemë të tjera sociale u dalin përpara emigrantëve të pambrojtur. Padrejtësitë që u bëhen në shtetin fqinj mesa duket nuk kanë të mbaruar. Askush nuk po shqetësohet se çfarë do të bëhet me emigrantët (brezit të parë) mbas 20 vjetësh pune, pasi asnjë shtet nuk po u njeh vitet e punuara në Greqi.
Ish kryeministri grek Karamanlis erdhi në Tiranë vetëm për të marrë. Pas futjes së vendit tonë në NATO, politika greke tentoi për një “kthim të vërtetë” për një fqinjësi të mirë me Shqipërinë, për të patur një aleat të vërtetë me mendimin se ka ardhur koha për të marrë, duke premtuar për të ardhmen “se do të...” Koha tregoi se grekët ishin të parët që premtuan dhe të fundit që miratuan MSA.
Karamanlisi zgjodhi momentin më delikat të politikës shqiptare për të marrë atë që dëshironte, pasi deri më sot diplomacia e jashtme kishte dështuar me vendet fqinje. Ai u ndodh përballë një kryeministri shqiptar, i cili do të mbahet mend për shumë vjet si një njeri servil dhe pa dinjitet, që për një karrige jep atë që nuk duhej të jepej. Problemi në përcaktimin e kufirit ujor ndërmjet dy vendeve kishte dekada të tëra që qëndronte në sirtare, që shumë bukur mund të diskutohej më pas. Grekët kanë bërë 67 takime me turqit, por deri tani ende nuk kanë zgjidhur problemin e kufirit detar. Mediat të shqetësuara me sjelljen e kryeministrit shqiptar prekën më të drejtë këtë fakt duke u ndalur atje ku duhej. Në interesat e kombit, media ndryshe nga politika shqiptare ngriti zërin duke sensibilizuar opinionin për gabimet e kryeministrit Berisha.
Punët që kryejnë emigrantët
Sipas të dhënave zyrtare, 44%i emigrantëve punojnë në sektorin e ndërtimit. Në punët e pavarura dhe në sektorin e pastrimit punojnë 80% e grave, si dhe 9%e burrave. Në profesionin e kualifikuar në punishte të vogla punojnë 22%e burrave dhe 6% e grave. Studimi i fundit bën fjalë se shqiptarët në sektorin e ndërtimit përbëjnë 56%, duke zënë vendin e parë, të ndjekur nga emigrantët e ardhur nga vendet e ish Bashkimi Sovjetik me 51%, si dhe numrin me të ulët në këtë sektor e kanë afrikanët, aziatikët dhe komunitet e tjera, të cilët punojnë në sektorë të tregtisë etj. Gratë në përgjithësi, punojnë si ndihmës shtëpiakë, në mbajtjen e të moshuarve, të fëmijëve, si dhe në pastrimin e shtëpive. Këtu luan një rol edhe prejardhja e tyre si komunitet. Në këtë sektor gjenden 96 % e grave të ardhur nga Filipine, si dhe 71% Rumania. Lidhur me emigracionin në këtë vend, të shfrytëzimit dhe “punës së zezë” ish- ministri i Ekonomisë, Stefano Manos, është shprehur se, "Është uratë e zotit që ne kemi emigrantë, të cilët punojnë dhe paguhen disa herë më pak sesa vendasit. Nuk mund të organizohen për të kërkuar të drejtat e tyre…".
Niveli arsimor, më i lartë sesa vendasit
Për sa i përket nivelit arsimor, emigrantët në përgjithësi paraqiten në një shkallë të lartë se grekët. Këtë gjë e ka deklaruar vetë shefja e diplomacisë së Greqisë, Bakojanis. Emigrantët me arsim të lartë zënë 22 %, ndërsa me arsim të mesëm dhe teknik 45%. Nga emigrantët e brezit të parë nuk u gjet asnjë emigrant analfabet, në një kohë kur në Greqi gjenden rreth 700 mijë vendas. Por niveli arsimor i emigrantëve në Greqi nuk luajti ndonjë rol parësor në integrimin e tyre. Në krahasim me vendet e tjera të BE, emigrantët në përgjithësi paraqiten në një shkallë më të ulët dhe të kufizuar në integrimin e tyre.
Të ardhurat mujore
19%e emigrantëve merrnin rreth 500 euro si pagë mujore. 21% më shumë se 800 euro. Gratë në përgjithësi paguhen më pak. Kështu, 14%e grave dhe 58% e burrave merrnin mbi 600 euro, ndërsa 47% e grave dhe 11% e burrave, bëjnë pjesë në kategorinë e ulët profesionale me pagë mujore nën 500 euro. Pjesa më e madhe e emigrantëve punonin me pagesë ditore, konkretisht 92.5% i emigrantëve punojnë me pagesë ditore, ndërsa 5.8% me punë të pavarur. Përbërja e komunitetit, si edhe e gjinisë, luan një rol te rëndësishëm në pagesë.
Si takohen emigranti dhe afendikoi?
Emigrantët, në përgjithësi, e kërkonin punën vetë. 61% e emigrantëve e ka gjetur punën vetë, ose nëpërmjet ndonjë miku, me pjesën tjetër janë zbatuar politikat shtetërore të punësimit të emigrantëve, sipas aftësive dhe kërkesave të tyre. 11% e siguruan punën duke e kërkuar vetë atë nëpërmjet kontakteve direkt me punëdhënësit. 6.5% e siguruan punën nëpërmjet mjeteve të informimit, si edhe njohjes së punëdhënësit me ndonjë organizëm apo shoqatë. Ditët e mundshme të punuara për emigrantët ishin 189 ditë në vit, ndërsa për vendasit kanë qenë 212 ditë.
Emigrantët, familjarë me Greqinë
Në Greqi, emigrantët kanë ndërtuar jetën e tyre familjare; dhe një pjesë e tyre, sidomos brezi i dytë, e kanë lidhur jetën me Greqinë; pa menduar që të kthehen në atdheun e tyre. Shumë prej tyre kanë mbaruar arsimin e lartë në të gjitha profilet e punës.
- 50% e emigrantëve janë familjarë.
- 46.4% janë beqarë.
- 55.6& të numrit të emigrantëve e përbëjnë gratë
- 3.6% janë të divorcuar.
Greqia ka numrin më të vogël të emigrantëvë të ligjshëm. Për komunitetin shqiptar raporti është një ligjshëm ndër dy emigrantë, ndërsa për afrikanët dhe aziatët, raporti shkon disa herë më lartë. Kombet e Bashkuara kanë parashikuar që për vitin 2015 në Greqi, popullsia do të rritet në 14.2 milionë, nga të cilët 3.5 milionë do të jenë emigrantë të ardhur jo nga vendet e BE. Sot 91% e tyre vijnë nga dhjetë vende të ndryshme.
- Në banesa me qira jeton 82% e emigrantëve, ndërsa 9.6% kanë shtëpitë e tyre, si dhe 2.4% jetojnë nën kujdesin e qendrave të punës ku punojnë.
- 885 e vendasve mendojnë se emigrantët nuk përbëjnë probleme në vendet ku jetojnë. Një pjesë e mirë e tyre mendon se emigrantët kanë ndikuar në rritjen e kriminalitetit. Ndërsa 83 për qind e shikojnë si pozitive që fëmijët e emigrantëve marrin njohuritë në shkollat greke, rreth 120 mijë fëmijë shqiptarë kanë marrë njohuri në këto shkolla