Sunday, May 29, 2011

Varret greke “varrosin” qeverinë shqiptare



Gazeta "SOT" 27 shkurt 2011
Greket bënë të pamundurën për ndërtimin e varreve të ushtarëve, rënë në trojet tona, por që nga përfundimi i tyre më 2006, ende nuk janë rivarrosur eshtrat e त्यरे। Një përgjigje për këtë pritet të na japë qeveria aktuale, që ende nuk është në gjendje të kontrollojë gabimet e saj të njëpasnjëshme. Ndërtimi i varreve greke mbi themelet e ish manastirit të Shën Kollit vë para përgjegjësisë ligjore jo vetëm autoritetet vendore, por edhe dikasterin përkatës si një krim mbi vlerat kulturore dhe historike.
Ksenofobia dha nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëजिमित. Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit। Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXI–të, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ, që ende nuk po shkëputen përfundimisht një herë e përgjithmonë. Ne shqiptarët, shumë gjëra i humbëm sepse nuk i kërkuam në kohën e duhur, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajën që t’i kërkojmë edhe kur na takojnë. Gjithë qeveritë që kanë drejtuar vendin tonë, me politikën e tyre kanë treguar se kur vjen koha për të ruajtur interesin, dinjitetin dhe nderin e kombit, kanë qenë shërbëtorë të zellshëm dhe të pafuqishëm përballë padrejtësive të fqinjëve tanë. Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që ekzistojnë me Greqinë, ndërsa në praktikë mendoj se qëndron ndryshe, ato janë të cekta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha në dëm të popullit tonë. Konkretisht rrallë kemi parë ndonjë takim të nivelit të lartë, kur dihet që problemet me vendin fqinj ende nuk janë zgjidhur përfundimisht. Gjatë 20 viteve të fundit, vendin fqinj e kanë vizituar vetëm dy ish presidentë shqiptarë, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi, ndërsa nga fqinjët kemi një anulim të presidentit aktual, Karolos Papulias.
Populli shqiptar di të respektojë mikun dhe armikun, ashtu siç di shumë mirë të respektojë edhe “ushtrinë e vdekur greke” në trojet tona. Të gjithë ushtarët e rënë në trojet tona prehen të respektuar në tokën shqiptare edhe pse ishin të paftuar nga populli shqiptar. Po askush nga këto vende që kanë varret e ushtarëve të tyre nuk kërkuan zhvarrime dhe varrime për qëllime të tjera politike. Nuk kërkuan ato që kërkoi fqinji ynë më i afërt helen. Konkretisht, koha ka treguar se gjithmonë marrëveshjet politike me vendet fqinje Greqia i ka filluar nga vendi ynë dhe më pas ka tentuar me vendet e tjera fqinje. Po të kthehemi në 2009 do të shohim se ish kryeministri Karamanlis erdhi në Tiranë vetëm për të marrë dhe jo për të dhënë. Pas futjes së vendit tonë në NATO, politika greke tentoi për një “kthim të vërtetë” për një fqinjësi të mirë me Shqipërinë, për të patur një aleat të vërtetë me mendimin se ka ardhur koha për të marrë, duke premtuar për të ardhmen “se do të...”. Por koha tregoi se grekët ishin të parët që premtuan dhe të fundit që miratuan MSA. Karamanlisi zgjodhi momentin më delikat të politikës shqiptare për të marrë atë që dëshironte, pasi deri më sot diplomacia e jashtme greke kishte dështuar me vendet fqinje. Karamanlisi, midis të tjerave pati deklaruar: “Me të vërtetë, ne ishim një ndër anëtarët e parë të Bashkimit Evropian që e mbështetëm Shqipërinë. Greqia ishte gjithashtu midis të parëve që pa shumë pozitivisht perspektivën e liberalizimit të regjimit të vizave…”
Sa për kujtesë të qeverisë
Qeveria aktuale e Shqipërisë, për të siguruar premtimin e saj para popullit lidhur me liberalizimin e vizave, si dhe për të marrë “OK” ka plotësuar kërkesën e njohur të fqinjit për ngritjen e varrezave të reja. Ishte Berisha, ai që muaj më parë se të vinte për vizitë kryeministri grek Karamanlis, kishte kurajën të miratonte me qeverinë e tij oportuniste vendimin për ndërtimin memorial dhe ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë, të vrarë në Shqipëri. Po me gjithë reagimet e asaj kohe, kryeministri shqiptar më pas do të gjente kohën dhe momentin e duhur për të plotësuar përfundimisht pretendimet e helenëve, duke harruar se qeveritë venë e vijnë, por gabimet e fajet e tij si kryeministër do qëndrojnë përherë në kurriz të popullit. Protagonisti i djeshëm dhe i sotëm Sali Berisha, ka theksuar se: "Marrëdhëniet tona politike janë me të vërtetë të shkëlqyera dhe shumë të shëndetshme. Ne nënshkruam një marrëveshje dhe një tjetër është gati. Konstatuam se nuk ka probleme midis vendeve tona dhe ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit…”. Të gjithë dëshirojmë dhe urojmë për një gjë të tillë dhe aq më shumë me vendin fqinj helen, ku sot punojnë dhe jetojnë 700.000 shqiptarë. Por a mjafton kjo vetëm në teori?... Konkretisht, emigracioni shqiptar në Greqi ka qenë për politikën greke një “gur shahu” kundrejt interesave të politikës shqiptare. Sot emigrantët shqiptarë jo vetëm që kanë “liri lëvizje të kufizuar”, por janë keqtrajtuar dhe po keqtrajtohen dhe vriten nga policia greke, duke vrarë fëmijë të pafajshëm 13 vjeçarë e deri tek moshuarit 64 vjeçarë. Greqia mori atë që donte dhe synonte këtu e 60 vjet, në shkëmbim të një “OK” për liberalizim vizash etj. Po ky lëshim i qeverisë greke ndaj hapjes së rrugës së mëtejshme të integrimit të Shqipërisë ka lënë ende pazgjidhur një sërë problemesh ndërmjet dy vendeve, për të cilat qeveritë e mëparshme dhe ajo e sotmja vazhdojnë të heshtin kundrejt padrejtësive.
- Qëndrimi i “Ligjit të luftës”.
- Pronat e çamëve.
- Pronat e shqiptarëve.
- Mundësimi për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.
- Kufizimi i lirisë së emigrantëve për në atdheun e tyre.
- Legalizimi i emigrantëve.
- Mosnjohja e viteve të punës për pensionet e emigrantëve.
- Lehtësimi i biznesit shqiptar në Greqi.
- Keqtrajtimi dhe vrasja e emigrantëve nga policia greke.
Kryeministri, pasi ka kaluar në parlament ngritjen memoriale të varrezave të reja të ushtarëve grekë të rënë në vitet 1940-1941, përbën një realitet dhe humanizëm, por duhet të kuptojë se ende në Athinë nuk ka varre për myslimanët, nuk ka një xhami etj. Po siç u pa, asnjë nga këto probleme nuk është prekur nga ana e tij. Është mungesë informimi apo një rastësi? Ai tashmë mban përgjegjësi kryesore jo vetëm morale, por edhe në aspektin politik, duke prekur rëndë dinjitetin e popullit shqiptar. Futja e Shqipërisë në NATO, zyrtarisht do hiqte një herë e përgjithmonë “Ligjin e luftës” dhe do të hapej një rrugë e re juridike në zgjidhjen e pronave të shqiptarëve dhe të komunitetit Çam në Greqi. Po nuk ndodhi kështu. Berisha është gjunjëzuar edhe një herë para kërkesave të Greqisë, duke shkelur në parim interesat kombëtare të vendit tonë. Varret e grekëve po varrosin së gjalli qeverinë Berisha, ndërsa për interesat e kombit, media ndryshe nga politika shqiptare di të ngrejë zërin dhe të sensibilizojë opinionin për gabimet e kryeministrit.
Dy qytetet jugore, dy varreza greke
Reagimi i opinionit publik si dhe i medias detyroi qeverinë shqiptare para dy vjetësh më 19 nëntor të 2008 ta zvarriste marrëveshjen e saj në Kuvend deri më sot, ku vendi udhëhiqet pa asnjë opozitë. Në bazë të marrëveshjes për rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë në periudhën 1940-1941, do të ngrihen dy varreza, njëra në Këlcyrë dhe tjetra në Gjirokastër. Një vendim i njëanshëm kundrejt interesave të përgjithshme.
Shqipëria, dhuratë me rastin e festës kombëtare
Marrëveshja për gjetjen e një vendi dhe për kryerjen e rivarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë gjatë luftës Italo-Greke, u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë, si një kërkesë e vazhdueshme e grekëve. Për hartimin e saj, funksionoi për një kohë të gjatë në mungesë të një transparence, një komision i përbashkët, që e rinegocioi atë disa herë dhe për ta përmbyllur vetëm në nëntor të vitit 2008, dhe vulosur përfundimisht më 25 tetor, ditën e festës kombëtare të Greqisë. Miratimi i kësaj marrëveshje është kundërshtuar me të drejtë nga disa qarqe të caktuara shqiptare, që kanë kërkuar që kjo “dhuratë” ndaj qeverisë greke, duhet të ishte paralelisht edhe me zgjidhjen e çështjes së pronave çame. Shoqatat nacionaliste që mbrojnë çështjen çame i kanë kërkuar zyrtarisht Ministrisë sonë të Jashtme, ambasadës greke në vendin tonë që edhe shteti grek të lejojë që ky komunitet të ngrejë dy varreza në Greqi, gjë që nuk u theksua nga qeveria shqiptare. Një fitore e grekëve në kurriz të një populli tjetër, që fatkeqësisht ka në krye një kryeministër cinik dhe pa dinjitet