Mjaft më zoti kryeministër, mos na izoloni edhe nga Bota…
Gazeta "SOT" 20/05/2011Nuk ka dyshim që Berisha është i sëmurë dhe ka humbur logjikën, po askush nuk po i afrohet më për ta kuruar. Sëmundja dhe karakteri i tij politike, që shkelur parimet demokratike po e largojnë Shqipërinë gjithmonë e më shumë nga Bota.
Populli po përballet me një kryeministër të sëmurë e të pashërueshëm, por që nuk ka asgjë të ngjashëm me një kryeministër të një vendi tjetër. Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte më. Premtime e njëpasnjëshme të Berishës për zgjedhje të ndershme edhe këtë radhë ranë poshtë. Kryeministri shqiptar në qeverisjen e vendit tregoi se është i gatshëm që për egoizëm dhe interesa të tjera personale, të bëjë çdo gjë, duke sakrifikuar edhe vlerat e kombit.
Humbja e logjikës të kryeministrit për të vjedhur edhe këtë radhë votat plagosi “Demokracinë” shqiptare duke e çuar vendin disa dekada prapa, në një sistem të dhunës. Populli shqiptar me sa duket po përballet me një diktator të rrezikshëm, ndërsa nga ana tjetër opozita nuk lëshon më pe, zullumeve të Berishës duke iu përgjigjur se: “Jemi në këmbë dhe nuk ka diktat e dhunë që na gjunjëzon deri sa të kemi frymë”.
Thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa” i përkasin të kaluarës, pasi një nga drejtuesit e asaj kohe sot, po drejton fatkeqësisht vendin drejt një izolimi të plotë nga Bota. Drejt një lufte të re civile, drejt asaj që asnjë shqiptar nuk e dëshiron. Asnjë vend evropian nuk ka më dëshirë të na mbështesë për integrimin e vendit drejt portës së BE, sepse nuk do që të ketë probleme të tilla banale, njëlloj me ato që po ndodhin sot. Një vend që nuk është në gjendje të bëjë zgjedhje të ndershme, që abuzon në emër të demokracisë, që vjedh votat dhe vret qytetarët e vet, nuk mund të gjejë vend në familjen e BE.
Evropa nuk dëshiron të ketë telashe të tjera, pasi ato që po ndodhin në Shqipëri do ta injoronin emrin e komunitetit. Kjo gjë u pa edhe në anullimin e vizitës në Tiranë nga Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, për shkak të krizës së krijuar nga qeveria Berisha. Anullimi i vizitës se Barrosos është një goditje e rëndë që i jepet qeverisë Berisha, një goditje e rëndë që i jepet Shqipërisë, pasi qeveria Berisha pas zgjedhjeve të 8 majit e futi vendin në një krizë të thellë politike.
Izolimi ndërkombëtar i Shqipërisë si një dhuratë i “demokratit” Berisha vjen edhe si rezultat i premtimeve boshe, si dhe për mosvënien në zbatim të këshillave të BE-së për daljen nga kriza, kjo që nga 28 qershori i 2009.
Ndërkombëtarët dhe ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri u përpoqën dhe u lodhën përballë egoizmit të kryeministrit Berisha. Sikur të mos mjaftojnë manipulimet e zgjedhjeve të 28 qershorit, dora e gjatë e kryeministrit në zgjedhjet e 8 majit, uli akoma më shumë imazhin e vendit. Manipulimet e votave nga Berisha me anën e KQZ në mënyra nga më të turpshme po tërheqin vëmendjen edhe të mediave të huaja. E përditshmja austriake “Der Standart” midis të tjerave thekson: “Në këto zgjedhje në Tiranë u numëruan 250623 vota të vlefshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dominuar nga partia e kryeministrit Sali Berisha refuzon shpalljen e rezultatit përfundimtar. Partia Demokratike kërkonte që çdo votë e hedhur në kutitë e gabuara t’i nënshtrohej procesit të numërimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi pro, megjithëse për të njëjtin rast në vitin 2007 i kishte quajtur këto vota të pavlefshme. Socialistët, që dolën fitues në rang vendi, e quajnë fitoren e tyre të vjedhur. Këtë radhë, në këtë konfrontim, pjesa më e madhe e përgjegjësisë do të bjerë mbi Berishën”.
Berisha e njeh veten më mirë se kushdo, se sa qelibar është ne sinqeritetin, dinjitetin dhe karakterin e tij si malësor dhe si politikan, si gënjeshtar dhe mashtrues në fushën politike. Sa për kujtesën tonë mund të themi se, në votimet e ‘96-tës, Saliu i vodhi këto zgjedhje me metodën e malësorit me anën e forcës, ndërsa në zgjedhjet e 28 qershorit të 2009, Ai përdori metoda nga më të përparuarat të stilit të tij, gjithnjë me premtimin, “zgjedhje të ndershme”. Dy vite me vonë ne zgjedhjet e 8 majit të 2011, nëpërmjet KQZ i vjedh përsëri ato publikisht në mënyrë banale mbi tavolinë.
Veprime te pa pranueshme përball heshtjes se disa partive politike, te Presidentit te Republikës, të Prokurorisë e organizmave të tjera, tregojnë se qeveria që ka pushtuar shtetin ka zgjedhur rrugën më të keqe, rrugën e vetizolimit. Atë demokraci që sëbashku u munduam ta ndërtojmë për 20 vjet, një kusar i vetëm si Sali Berisha, po na e shkatërron atë, duke përdorur veprime antikushtetuese dhe antiligjore për qëllime të zeza politike.
Berisha me të gjitha këto zullume ka tërhequr vëmendjen e botës, duke u paraqitur si një problematik, si një diktator i ri në Ballkan dhe tej i rrezikshëm. Izolimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mban firmën dhe vulën e kryeministrit shqiptar. Për këtë nuk na ka faj njeri, por vetë ne. Berisha është kalimtar, por vepra e tij e zezë do të shkruhet në historinë e popullit tonë. Vjedhja e votave të kësaj radhe do të jetë edhe fundi i monarkisë së tij. Shqipëria ka qenë e izoluar për 50 vjet nga bota, dhe për këtë populli nuk mund të durojë më një izolim tjetër...