Friday, February 04, 2011

Komisioni Evropian “JO” ndihmë ekonomike në Greqi



TIRANA OBSERVER 22/02/2010

Komisioni Evropian deri në këto moment ka hedhur njëzëri mundësinë për të ndihmuar ekonomikisht Greqinë. Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, z.Amadeu Altafaj, që ka deklaruar se nuk ekziston ndonjë plan i till”, pasi Greqia nuk ka kërkuar asnjë euro të vetme për të kapërcyer situatën e rëndë ekonomike ku gjendet. Këtë gjë e ka vërtetuar më pare edhe vetë kryeministri grek z.Papandreu që pat deklaruar se nuk kërkon lëmoshë, por një mbështetje morale e politike.

Defiçiti buxhetor i Greqisë është shqetësues dhe ka arritur në nivelin më rekord të 12.7%, të pa pare ndonjëherë duke rrezikuar gjithë ekonomitë e eurozonës, në një kohë kur kufiri mesatar i defiçitit buxhetor në vendet e eurozonës është 3%.

Brukseli : Në fillim merrni masa, pastaj ndihmesën e BE-së


Në fillim duhen marra masa shtesë dhe më pas të sjellim ndihma nga BE-ja. Ky është mesazhi nga Brukseli. Qeveria e di se po përgatitet një projekt, mbështetje financiare, që do të aktivizohet në qoftë se Greqia ka një seri të re të masave urgjente, për të siguruar uljen e deficitit në 4% të PBB-së këtij viti.
Kështu presin vendimet përfundimtare për të proceduar dhe programin e kredisë. Kjo për shkak se në këtë fazë nëse qeveria greke do të vazhdojë me lëshimin e bonove 10-vjeçar do të paguajë shtrenjtë. Në Greqi do të duhet të ofrojë bono me norma interesi 7,3% për të tërhequr interesin tjetër në 10 vjeçarin e ardhshëm.

Ekspertet e BE-së, fillojnë nga puna


Në mëngjesin e djeshëm deri të enjten auditorët e Komisionit Evropian,si dhe Banka Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë filluar të kërkojnë të dhënat e Ministrisë së Financave, duke filluar dhe procesi praktik i monitorimit shumë strikte të ekonomisë greke nga BE . Qeveria po konsideron një numër masash që synojnë në nxitjen e ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.

Soros, thirrje BE të miratojë fonde Greqisë

George Soros, nga ana e tij, një artikull në Financial Times beson se Eurozoni ka probleme strukturore, më të mëdha se Greqia, ku duhen për t'u zgjidhur. Ai beson se "zgjidhja më e mirë për në Greqi do të ishte një çështje e përbashkët dhe të garantuara për eurobono me refinance 75% të borxhit që maturohet nga koha që vendi plotëson angazhimet e saj, duke detyruar Athinën për të financuar për nevoja të tjera, me mënyrën më të mirë. Kjo do të zvogëlojë ndjeshëm koston e huamarrjes dhe do të jenë të krahasueshme me kredi të pjesshëm nga FMN.

Qeveria do të arrijë objektivat e saj. Optimiste duket se qeveria do të arrijë për të reduktuar defiçitin e buxhetit, tha dje guvernatori i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopoulos, duke shprehur besimin në angazhimin e qeverive evropiane për mbështetjen e Greqisë.

Në një intervistë dhënë rrjetit financiar Bloomberg z. Provopulos theksoi se ,agjencitë duan prova që programi është zbatuar siç duhet dhe duhet pak kohë për t'u mundësuar atyre që të formojnë një tablo më të mirë.


Revista
Focus kundër Greqisë, Mashtruesit në familjen europiane
Një veprim racist kundër Greqisë ka kryer edhe revista gjermane prestigje
Focus, ( E 23/2010) që në faqen e parë në një foto montazh tregon me një gjest vulgar Venus de Milo me një gisht përpjete, me tekstin "Cheats në Euro-familjen," Mashtruesit në familjen europiane “. Grekët na mohojnë paratë tona, me paratë e taksapaguesve të ndershëm gjermanë



Reagimet e Greqisë

Lidhur me krizën që ka mbërthyer kohët e fundit Greqinë, kanë filluar edhe reagimet e para nga politika greke. Kritikat janë drejtuar edhe kundrejt Gjermanisë, për qëndrimin e saj të patundur për të ndihmuar Greqinë. Mesazhi i presidentit z.Papulias nëpërmjet mediave, vjen menjëherë pas reagimit të Gjermanisë për të ndihmuar ekonomikisht Greqinë. Po reagime ka patur edhe brenda politikës nga vetë ministrat e qeverisë...


Papulias: Merkelit, nuk ka dobi për të parë vetëm dobësitë e të tjerëve!...

Presidenti i Republikës së Greqisë z.Papulias i ka dërguar një mesazh kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, lidhur me krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin e tij. Mesazhi i presidentit z.Papulias nëpërmjet mediave, vjen menjëherë pas reagimit të Gjermanisë për të ndihmuar ekonomikisht Greqinë. Në mesazhin e tij, presidenti u shpreh: Të gjithë jemi të pranishëm në këtë kohë të vështirë. Ne do t'i japim të gjitha për atdheun. Në këto moment atdheu është ftuar që të bëjë një kalim historik dhe sfida për ne është që të mos ketë prishje të fenomeneve sociale.

Me fjalë të tjera, të kalojmë matanë, ku asnjë të mos qëndrojë prapa. Ky është një objektiv historik kombëtar i kohës sonë dhe unë jam i sigurt se populli grek do të tregojë këtë me pjekurinë e tij. Është kriza më e madhe ndërkombëtare i 60-të viteve të fundit, që ka zbuluar sëmundje të rënda të ekonomisë greke

Do të përcjellë optimizëm tim se ne do të shohim dritë, do të dalim nga errësira, do të luftojmë. Sepse edhe unë për shumë vite isha një emigrant në Gjermani. Do të me lejojë zonja Merkel të shohë pikat e dobëta të saj, por nuk ka dobi për të parë vetëm dobësitë e të tjerëve dhe të justifikohemi. Kërkohet një konsensus nga të gjithë, forcë dhe unë jam i sigurt se nesër do të jetë më mira. theksoi ai


Kryetari i Parlamentit, F. Petsalnikos , gjermanët po na tregojnë të
kuqen

Paralel, dy protagonistët e videos lexojnë me vëmendje një seri artikujsh dhe reportazhe e revista, të cilat përshkruajnë rënien të brendshëm financiar në Greqi dhe kjo mund të ketë ndikim në nivel evropian. Çifti i gjermanëve qëndron edhe në një histori të veçantë ofensivë me titull: "Dy mijë vjet më mbrapa.

Nga djepi deri në oborrin e BE: Greqia, ka një rënie të paparë. Si ndodhi kjo? ". Një tjetër artikull me titull: "falimentimi i Greqisë" dhe, ndër të tjera, paraqitet statistikat dhe skema nga rënia e euros dhe gjithashtu tregon vendet e bilancit të cilit i buxhetit ndodhet në të"kuqe"



Bashkiaku i Athinës Kaklamanis: Angela Merkel na kini shumë borxhe...

Kryetari i Bashkisë së Athinës Nikitas Kaklamanis lidhur me provokimin revistës se njohur gjermane, Focus i indinjuar ka deklaruar se: "Zonja Merkel, na kini borxh Kalavritën, na kini borxh Distomo borxh ne, na kini borxh 70 miliard dollarë nga gërmadhat që na latë. Si Kryetar i Bashkisë së qytetit të Athinës, qytetit Parthenonas dhe Muzeu i Akropolit, unë bëj thirrje njerëzve të kulturës rreth botës, për të artikuluar ku dhe si ata mund, me zë të protestojnë kundër faqes së parë të turpshme e revistës të famshëm gjermane.



Ministri i Mbrojtjes Venizelos: Askush nuk ka të drejtë për të fyer Greqinë


Greqia ka të drejtë të jenë krenarë dhe asnjë ndërkombëtar nuk ka të drejtë për të fyer atë. Ky mesazh është dërguar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare Ev. Venizelos , ku midis të tjerave ka theksuar se: Greqia ka problem dhe ka përgjegjësi për problemet e saja, por ka edhe potencial të madh force. Çështja është që të japim prapë në ekonominë greke në të gjithë vendin, vizionin dhe dinamizmin që ajo meriton. Ne mund të bëjmë së bashku me projektin, njëlloj si ka propozuar dhe po lufton qeveria. Do të kemi sukses, sepse ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes z. Evangjellos Venizellos.



Ministri i ndërtimeve, Dh.Repas: të ndalohet debate mbi masat e reja që po merr qeveria


Të ndalohet debati mbi masat e reja e të mundshme dhe të zbatohet ajo kanë vendosur qeveria për të arritur objektivat e vendit, duke theksuar se debati publik, i cili po kalon në një metrologji nuk shërben objektivave t ë qeverisë. Për pagën e 14-të, referuar deklaratave nga ministri ekonomisë G. Papakonstantinu, ka theksuar se ajo nuk është në diskutim dhe as në negociata. Për ngritjen e grupit të hetimit mbi çështjet ekonomike, theksoi se, Nuk është një qëllim në vetvete, por është vegël, një vegël në varësi se si ju mund ta përdorni që të çojë, ose për të penguar përpjekjet, apo të jetë një mjet për çlirimin e rizhvillimit dhe për të fituar kredibilitetit tonë.”



Indinjohet diaspora

një indinjatë tjetër ka ardhur nga diaspora, që me interes të veçantë kanë ndjekur racizmin në artikujt kundrejt vendit të tyre. Me dhjetëra grekë jashtë vendit (emigrantë) në internet kanë shprehur zemërimin me anën e mesazheve të dërguara me e-mail në revistën Focus, që ka provokuar provokime me anën e reportazhit dhe të foto montazhit

Ulje vjetore prej 23% në indeksin e qarkullimit në industrinë

28,6% rënie në porositë e reja, ndërsa norma mesatare e përgjithshme e qarkullimit në industri për dymbëdhjetë muajt, janar 2009 - dhjetor 2009 pati një rënie prej 23% në krahasim me indeksin përkatës janar 2008 - dhjetor 2008, sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Greqisë (NSSG). Në dhjetor 2009, sipas shifrave të përkohshme, indeksi është shënuar një rritje prej 1,7% në krahasim me muajin përkatës të vitit 2008.

Bllokohet hyrja e Bursës së Greqisë

Dje një grup prej 100 vetash bllokuan dy hyrjet kryesore te Bursës së Greqisë, por pa penguar punën e saj. Protestuesit ishin punëtorë të ndryshëm bindje politike të majta komuniste që i përkasin lëvizjes PAME. Me një parullë të madhe qëndruan për disa orë jashtë derës kryesore ku më pas janë larguar pa krijuar asnjë shqetësim.

Athine, 23 shkurt 2010