Friday, February 04, 2011

Greqi, protesta te shumta gjate kesaj jave


Publikuar 13/11/2010

Shteti fqinj eshte perfshire nga protesta te shumta vitet e fundit duke thyer rekorde me nje mesatare 3-4 greva ne dite. Javen e kaluar vetem ne nje dite u bene 56 greva dhe protesta ne mbare Greqine. Cdo vit ky vend regjistron 1200-1400 greva ne vit duke regjistruar rekord ne Librin e Gines.

Per javen qe sapo nisem sindikatat e pergjithshme te sektorit privat dhe ato te sherbimeve publike kane planifikuar greva dhe protesta te perditshme per te reaguar kundra masave te marra ne sektorin privat nga qeveria Papandreu. Greqia paralizohet plotesisht pasi edhe sherbimi urban do te solidarizohet me grevistet.

Greva e pare fillon diten e marte nga ora 12.00-15.00 me rastin e aprovimit ne Parlament te projekt-ligjit per sektorin privat. Punetoret shprehin indinjaten lidhur me kete projektligj te cilet e konsiderojne nje fshese ne te drejtat e tyre. Ne greve dhe protesta do te jene sherbimet publike dhe ato te sektorit privat

Diten e hene me 13 Dhjetor do te kete greve gjashtoreshe 11.00-05.00
Te marten 14 Dhjetor greve e pergjithshme 24-oreshe
Te merkuren 15 dhjetor greve ne ndalimin e punes nga ora 9.00-17.00
Te enjten greve 24 oreshe . Me 18 Dhjetor greve 24 oreshe do te bejne edhe mediat ne gjithe vendin.


Shpetim Zinxhiria

Athine