Greqi, shqiptarja vret dhe betonon grekun në banjë
"START"22/06/2010
Athinë - Një telefonatë anonime i ka dhënë fund enigmës së zhdukjes së biznesmenit 42 vjeçar grek Tasos Tsagaropoulos nga ishulli i Zankythmos.
Rasti i një vrasjeje makabre ka të bëjë me një emigrante shqiptare e cila së bashku me një person tjetër ka vrarë biznesmenin grek. Rasti është publikuar në emisionin “Dritë në Tunel”, të tv Alter, nga ku është zbuluar se grekja me shtetesi shqiptare Vangjelica Zaga, ishte përfshirë në një krim. Sipas mediave, 54 vjeçarja Vangjelica Zaga ka marrë pjesë në një vrasje të në një biznesmeni grek 42 vjeçar, ku më pas së bashku me një 61-vjeçar e kanë betonuar poshtë vaskës së banjës. Duhet të kalonte një vit që një telefonatë anonime e bërë në polici që të zbulohet rasti shokues.
Pas 48 orësh, 54-vjeçarja shqiptare ka pranuar në polici krimin. Shqiptarja është arrestuar ditën e shtunë në mëngjes në shtëpinë e saj në Luca, 40 km larg Athinës. Sipas autoriteteve greke kundra saj rëndonin 13 urdhra arrestimi për vjedhje, mashtrime kundër të moshuarve. Së bashku me të është arrestuar edhe një 38 vjeçar, në një kohë që kërkohet edhe një i tretë.
Ngjarja...
Trupi i viktimës 42 vjeçar është gjetur i betonuar nën vaskën e banjës në një shtëpi në zonën Dhiakofto të Akeas, ku nga autoritetet mendohet se i përket biznesmenit nga ishulli Zakintho i zhdukur më 23 maj të vitit 2009.Pasi viktima është ndodhur në shtëpinë e saj, ajo i ka hedhur në gotën e pijes një hap gjumi dhe kur viktima ka filluar të humbë ekulibrin, 61 vjeçari grek e ka goditur me sqepar dhe në vazhdim gruaja e ka goditur me thike në grykë. Trupin pa jetë e kanë betonuar në bazën e vaskës së banjës duke humbur për një vit gjurmët e krimit.
Pas 24 orësh, pranon krimin
"Unë e vrava Tasos Tsagaropoulos. Më parë i hodha një hap gjumi në gotën me portokaladhë”. Më në fund pas 24 orësh gruaja është thyer dhe ka pranuar krimin që ajo së bashku me të dashurin e saj kanë vrarë me thikë dhe spat 42 vjeçarin nga ishulli Zakynthos. Pas pranimit të krimit u ka dhënë detaje se si u ndërtua “grupi mafioz dhe cilat ishin kushtet që e detyruan të kryejë këtë vrasje. Për policinë greke është e qartë se e vetme kjo grua nuk mund të kryente këtë vrasje dhe të betonojë trupin e viktimës dhe për këtë është në kërkim të personave të tjerë.
Dyshohej që nga viti 2006
Që nga viti 2006, 54-vjeçarja ishte në dyshim nga autoritetet greke për vjedhje dhe mashtrime të njerëzve të moshuar. Që në atë vit kur u përball me drejtësinë vendase ajo i drejtohej prokurorit me një kallëziim prej 46 faqesh, po që nga ajo kohë e deri më sot kishte bërë të mundur të humbas gjurmët. Udhëtimi i saj në Amerikë dhe martesa me një grek të pasur bëri që të tregonte një njeri tjetër, një grua të pasur me para dhe me shpirt zemërgjerë.
Kthimi në Greqi së bashku me njeriun që u martua bëri që i pasuri të vdesë i varfër dhe i vetëm në një azil të vendit të tij. Sipas kallëzimit të autores së krimit, vdekja misterioze e vajzës së saj në moshë 35 vjeçare bëri që kjo të bjerë në grackë të një grupi mafioz, të cilët e shtynin nga dita në ditë drejt krimit.
Dyshimi i fqinjëve
Ende pa mbushur dy muaj nga marrja e shtëpisë me qira, komshinjtë shikonin me dyshim punimet që bëheshin në shtëpinë e saj të sapo marrë në kohën e krizës. Edhe pse me një dyshim të veçantë askujt nuk i shkonte ndërmend se në ato punime betonohej një njeri, me autore vetë zonjën e shtëpisë.