Greqia “stop” kërkesave për azil
START, 19/06/2010Greqia është vendi i fundit në Evropë që pranon kërkesat për azil nga emigrantët të ndryshëm.
Të dhënat jepen nga Instituti i Statistikave Evropiane EUROSTAT, dalë dje në Bruksel, për miratimin e kërkesave për azil nga emigrantët, ku rezulton se Greqia ka përqindjen më të ulët (1%), në dhënien e azilit.
Nga viti në vit Greqia u ka bërë një barrikadë zgjidhjeve të kërkesave për strehim politik (azil), duke bërë që numri i kërkesave të bjerë ndjeshëm. Për vitin 2009, sipas statistikave dhënë në Bruksel doli se ky vend ndodhet në vendin e fundit me 1%. Është një fakt që Greqia ka numrin më të madh të emigrantëve në krahasim me vendet e tjera të BE, po kjo nuk justifikon këtë vend në mos miratimin e kërkesave për azil.
Në 27 vendet e BE-së numrin më të ulët në dhënien e lejeve për azil politik e mban Greqia me 1%, Irlanda me 4%, Spanja me 8%, Franca me 14% dhe Sllovenia me 15%, në të kundërtën Malta me 66%, Sllovakia me 56%, Portugalia me 51%, Holanda dhe Danimarka me 48%.
Duke u mbështetur nga të dhënat për Greqinë për 2009, del se nga 16.460 aplikacionet të kryera, janë pranuar dhe miratuar 210 kërkesa dhe janë refuzuar 16.250 kërkesa.
Nga 210 aplikacionet që kishin një rezultat pozitiv janë dhënë azil në 25 në mbrojtjen e statusit dhe 115 raste për arsye humanitare. Shumica e azilkërkuesve që iu është dhënë një status i tillë janë nga Iraku, Afganistani dhe Irani.
Gjatë vitit 2009, në Bashkimi Evropian janë bërë rreth 261.000 aplikime për azil nga emigrantët nga të cilat 78,820 kërkesa janë pranuar. Vendet që e kanë marrë më shumë aplikimet për azil janë: Franca me 54. 840 aplikacione, Britania e Madhe 44.890 dhe Suedia 39. 350.