Tuesday, June 22, 2010

Greqi, shqiptarët tashmë të drejtë edhe për të votuar

"TIRANA OOBSERVER"
22/06/210

Fillon regjistrimi, 180 mijë emigrantë të drejta për të votuar


Në zgjedhjet për pushtetin lokal kanë të drejtë të marrin pjesë me të drejtë vote edhe emigrantët e ardhur nga vendet e treta, që plotësojnë kushtet për të votuar Më 1 qershor, ministri i brendshëm, Janis Ragusis, nënshkroi një vendim sipas të cilit afati i regjistrimit për votuesit emigrantë, skadon më 31 gusht 2010.


Lidhur me votimet dhe te drejtat politike ministri i Brendshëm Joanis Ragusis, javën e kaluar ka bërë edhe një takim me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve, ku morën pjesë dhe nga komuniteti shqiptar.Qarkorja Sipas qarkores të Ministrisë së Brendshme, mbështetur edhe në ligjin 3838/2010, emigrantët që kanë dëshirë për të votuar mund të mësojnë nëse kanë të drejtë vote apo jo, duke klikuar në adresën e internetit të Ministrisë së Brendshme, (http://www.ypes.gr/), ose të shkojnë në Bashkinë e vendbanimit, ku të paraqesin edhe kërkesën për regjistrim në listat e zgjedhësve. Sipas njoftimit, theksohet se procedura e regjistrimit është shumë e thjeshtë.

Procedura e regjistrimit në listat zgjedhore


Emigrantët që kanë leje qëndrimi afatgjatë , ose pa afat, dhjetëvjeçare apo statusin e banorit me qëndrim të gjatë, apo leje qëndrimi si bashkëshortë, prindër apo pjesëtarë familjeje të një shtetasi grek apo shtetasi të BE-së, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën në bashkinë ku jetojnë, për marrjen e titullit të qëndrimit, nëse banojnë në mënyrë të përhershme aty.


Banimi i përhershëm vërtetohet nëse kanë kaluar dy vjet që nga dorëzimi i kërkesës për marrjen e lejes së qëndrimit, pa qenë nevoja që i interesuari të paraqesë dokumente të tjera për vërtetimin.


Çdo emigrant i ardhur nga vendet jo të BE, ( vendet e treta) ka të drejtën të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar në listën zgjedhore, e cila protokollohet në bashkinë e vendbanimit të tij. Emigrantët duhet të përmbushin disa detyrime, si p.sh: banojnë ligjërisht në Greqi të paktën mbi pesë vjet, kanë mbushur 18 vjeç dhe nuk janë dënuar për një krim që përfshin privimit të të drejtave civile etj. Të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet e tyre edhe në mënyrë elektronike.


Cilët kanë të drejtë vote


- Të kenë mbushur moshën 18 vjeç.


- Të mos jenë dënuar për krime, që parashikojnë heqjen e të drejtave politike.


- Emigrantë të vendeve të treta që posedojnë leje qëndrimi pa afat, ose me afat 10-të vjeçar.


- Emigrantë të vendeve të treta që kanë marrë statusin e banorit me qëndrim të gjatë.


- Emigrantë të vendeve të treta, bashkëshortë shtetasish grekë apo të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që kanë mbushur pesë vjet qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi.


- Emigrantë të vendeve të treta, prindër fëmijësh të mitur grekë, që kanë mbushur pesë vjet qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi.


- Emigrantë të vendeve të treta që kanë marrë statusin si refugjatë politikë dhe pjesëtarët e familjes së tyre, që kanë mbi pesë vjet qëndrim të ligjshëm dhe të vazhdueshëm në Greqi, që nga momenti i dorëzimit të kërkesës


- Emigrantë të vendeve të treta që janë vënë në regjim mbrojtjeje humanitare dhe që kanë mbi pesë vjet qëndrim të vazhdueshëm e të ligjshëm në Greqi që nga momenti i dorëzimit të kërkesës .


- Emigrantë të vendeve të treta që janë njohur nga autoritetet përkatëse greke si pa shtetësi, si dhe kanë mbi pesë vjet qëndrim të vazhdueshëm e të ligjshëm në Greqi që nga momenti i dorëzimit të kërkesës përkatëse.- Emigrantët e vendeve të tjera janë të njohura si refugjatë politik dhe kanë përfunduar pesë vjetësh qëndrimi të vazhdueshëm ligjor në vend.Dokumentet që nevojiten për regjistrim Të interesuarit duhet të paraqiten personalisht për të kërkuar regjistrimin në listat zgjedhore, ku të kenë me vete edhe dokumentet e mëposhtëm:Kopje të lejes së qëndrimit Kopje të legalizuar të pasaportës së vlefshme.Dëshmi penalitetiVërtetim për banimin e përhershëm.

Greqi, emigrantët nisin aplikimet për shtetësinë

Premtimi i qeverisë aktuale greke dhënë gjatë fushatës për dhënien e shtetësisë për emigrantët ka nisur të zbatohet. Por ky vendim nuk është pritur mirë në qarqet politike greke. Opozita me në krye Samara brenda një kohe të shkurtër, kishte mbledhur rreth 2 milionë firma për të bërë referendum popullor. Por kalimi i ligjit në Parlamentin vendas për shtetësinë, bëri që qeveria të fitoj përball ksenofobisë së opozitës, që kishte deklaruar se kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte këtë ligj.


Ministria e Brendshme u ka dërguar qarkoren përkatëse zyrave të shërbimit të prefekturave, ku u jep udhëzime lidhur me zbatimin e ligjit 3838/24-03/2010, për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve, që kanë lindur në Greqi, si edhe për ata fëmijë që kanë kryer të paktën gjashtë vjet në shkollat e sistemit të detyruar arsimor shtetëror.


Emigrantët që mendojnë se plotësojnë kushtet duhet më parë të marrin formularët në prefekturë e më pas duhet ta dorëzojnë atë në prefekturën ku banojnë. Dhënia e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve ka një rëndësi të madhe pasi fitojnë të drejta sociale dhe politike që sot u privohet prindërve të tyre.


Nënshtetësia fëmijëve u jep të drejta politike që të zgjedhin apo të zgjidhen në votimet vendore dhe parlamentare. Kjo gjë u jep më shumë të drejta në krahasim me ata që nuk fitojnë nënshtetësinë, por kjo nuk detyron njeri që ta marrë atë me zor, por gjithashtu jepet në bazë të kritereve të vendosura nga shteti grek.


Sipas kësaj qarkore kushdo që përmbush kriteret mund të drejtohet në prefekturë pa humbur për të marrë formularët përkatës kundrejt një tarifë pagese për marrjen e nënshtetësisë greke. Lidhur me këtë qarkore Ministria e Brendshme ka theksuar se çdo gjë është gati, me premtimin se do të respektohet afati (maksimal) prej 2,5 vjetësh që ka në dispozicion shteti për t’i dhënë përgjigje kërkesës së aplikanti.


Në qarkoren e ministrisë përcaktohen qartë edhe dokumentet që duhet të paraqesin aplikantët, ku dhe kjo u theksua edhe njëherë nga vetë ministri i Brendshëm Ragusi në takimin që pati më 16 qershor me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve. Por një kusht i domosdoshëm është që prindërit e këtyre fëmijëve duhet që të kenë të paktën mbi pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.