Friday, February 04, 2011

Selanik, bombë në konsullatën turke


Selanik - Sot duke u gdhirë ora 4.15 është hedhur një bombë molotov (lëndë djegëse) në konsullatën turke në qytetin e Selanikut.


E enjte 12 Gusht 2010 11:46

Bomba ka dëmtuar vetëm një makinë të trupit diplomatik, në një kohë kur ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme, duke eliminuar çdo mundësi për dëme të tjera.

Menjëherë qeveria greke me anën e zëdhënësit të saj ka dënuar këtë sulm, duke theksuar se përgjegjësit e këtij sulmi kriminal do të kapen dhe do te nxirren para drejtësisë.