Në greve urie 700 emigrantë per legalizim
Publikuar 27 January 2011
Greva e fundit sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha politike në vend, duke përplasur në Parlament partite opozitare me qeverinë. Sudentët dhe orgnizmat jo qeveritare në krah të grevistëve, ndërsa qeveria I trembet një lëvizje domino, duke patur parasysh komunitetin shqiptar, ku ne fakt ende nuk eshte ne kulturen e tyre per greva te tilla
Greva e urisë e 300 grevistëve të ngujuar dy ditë më pare në ambientet e Universitetit Juridik të Athinës ka marrë tashmë një karakter të ashpër politik brenda në Parlament. Nga ana tjetër 300 grevistët që po bëjnë grevë urie janë të vendosur për të paguar me gjak legjitimin e tyre. Ambientet e vjetra të katit të pare të Universitetit janë venë në dispozicion nga këshilli studentor grevisteve, ndërsa Kryqi i Kuq ka marrë përsipër ruajtjen e shëndetit të tyre.
300 grevistët kishin kohe qe kishin njoftuar për ardhjen e tyre në Athinë në mënyrë demonstrative per tu ngujuar ne këto ambiente, si një përpjekje për të kërkuar legjitimin e gjithë emigrantëve. Me një parrullë të madhe mbi 10 metra , “Legalizim pa kushte per te gjithe emigrantët” ata kërkojnë të zbulojnë qellimet e tyre duke ashpërsuar tensioned mbizotëruese në arenën politike.
Të indinjuar nga qeveria Papandreu që kur ishte në opozitë ishte në mbrojtje të tyre, ndërsa sot gjendet përball tyre, kashprehin indinjaten ndaj masave të ashpra të legalizimit. Me flijimin e tyre ata duan të sigurijnë familjen dhe fëmijët e tyre që të mos bien preh mungeses së politikës së sotme për një emigracion të ligjshme e të barabartë me të drejta njëllojë si vendasit.
Të ligjshëm për të punuar, të paligjshëm për të jetuar
Shumica e grevistëve punojnë në bujqësi në tregun e” zi” të punës nga 5-10 vjetë, duke mos u siguruar në sigurimet shoqërore, gjë që ndikon të mos sigurojnë siguracionet e ditëve të punuara ( ensimat). Në krah të tyre grevistët kanë rininë studentore të univeristetit, po njëkohësisht edhe organiyatat e majta jo qeveritare si dhe ato per te drejtat e njeriut. Përball tyre kanë qeverinë dhe partite politike opozitare, duke perjashtuar partinë liberale SIRIZA, e cila është bërë dhe epiqendra e kritikave në parlament edhe nga vetë kryeministri Papandreu dhe nga partite e tjera. Greva e tyre ndodhet përball një qeverie të vendosur për të mos legalizuar asnjë në mënyrë massive. Kjo doli edhe nga deklarata e sotme e ministrit të Brendshëm Ragushi që theksoi se gjatë 15 muajve të qeverisë nuk është bërë asnjë legalizim masiv dhe as që do të bëhet.
O legjitim o vdesim
Në konferencën e fundit për shtyp përfaqësuesit grevist kanë deklaruar se do të dalin nga ambientet e universitet vetëm kur të plotësohen kërkesat e tyre për legalizim, ose do të përleshen me policinë deri në vdekje.
Qeveria aktuale I trembet faktit se mos kjo greve e 700 emigrantëve në shkallë vendi mund të jape një domino edhe emigrantëve të tjerë, duke pasur parasysh situatën e sotme që qeveria Papandreu nxorri të paligjshëm edhe 280 mijë emigrantë shqiptarë.
Rektori i universitetit, menaxhim sa me i drejte
Rektori është treguar në conference shtypi si një mbrojtës I grevistëve, duke I kërkuar ministries së brendshme një zgjidhje sa më të shpejtë, duke larguar cdo tendencë force policore.
Një reagim ka patur edhe nga ministry I Mbrojtjes Qytetare z. Kristo Papuçi, kur tha se, “Unë dua të sqaroj autoritetet e Rektoratit se mban përgjegjësi të vetme dhe njëkohësish përgjegjësinë për funksionimin dhe sigurine e ambienteve dhe objekteve. Ata kanë përgjegjësi të veçantë dhe një vendim nga organet kompetente për të kërkuar ndihmën e prokurorëve dhe policisë, si ligji i shtetit. Ministria e Mbrojtjes Civile është e gatshme të ndihmojë autoritetet e Universitetit vetëm në kuadër të ligjit dhe në prani të prokurorëve për të siguruar një dalje të qetë dhe të sigurt nga ligji e ndërtesës”.
Qeveria nuk bën prapa
Por qeveria eshte e vendosur për të mos lëshuar “pe” pasi I trembet një levizje domino të komuniteteve të tjera, duke pasur parasysh komunitetin shqiptar që përbën sot 65 përqind të emigracionit ndër 120 komunitete të tjera. Kjo greve tregoi se qeveria greke ka shume për sa I përket politikës së emigracionit,Por simbas organizuesve te greves se urise, pjesmarrja e komunitetit Shqiptar ende nuk eshte bere kulture…