Friday, February 04, 2011

Greqia nen hetim per Racizem ndaj emigranteve,


Gazeta "SOT" 5/05/2009

Greqi, “Amnesty International”, kërkon hetim për keqtrajtime ndaj emigrantëve

Greqia gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, po edhe të organizatave në mbrojtje të drejtave të njeriut. Këtë radhë edhe njëherë në epiqendër të kritikave ndërkombëtare është rivënë përsëri policia, e cila me brutalitetin e saj po shqetëson organizatat ndërkombëtare. Organizata “Amnesty International” akuzon policinë për shkelje të rënda të drejtave të njeriut, si dhe i bën thirrje qeverisë së Greqisë, për të hetuar “problemet e mekanizmit”, sipas publikimit sot të rrjetit britanik BBC. Organizata humanitare vëren se, reagimi ndaj trazirave të dhjetorit 2007 ishte kulminacioni i konsoliduar, në planin e të drejtave të njeriut”.

Rrjeti i BBC- së, vë në dukje se demonstratat dhe protestat sa po vijnë dhe po të rriten, shkaku i vrasjes të 16- vjeçarit nga policia, ku edhe pse kanë kaluar javë incidentet me policinë janë të përditshme. Por sipas të njëjtit publikim të bërë, qeveria aktuale greke nuk i është përgjigjur në raportin e Amnesty International”, por diplomatët thonë se forcat e sigurimit kanë filluar të tregojnë përmbajtje, edhe pse ata vetë shumë herë bien viktima të sulmeve terroriste.

Organizata ka venë në dukje edhe qëndrimin e ministrit te Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, për një sërë rastesh ku, policia ka keqtrajtuar protestuesit, të cilët kanë mbajtur qëndrim të kundërt me atë të policisë në arrestimin e të miturve, si dhe ndalimin e tyre me avokatët. Organizata thotë se i ka vënë në konsideratë nga ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos një seri të rasteve ku policia arrestoi autorët dhe kakometacheiristikan prosigagan ende demonstruesit dhe parandalimin e tyre të arrestuar, mes tyre të mitur, për të komunikuar me avokatët e tyre.

Ndryshe nga kjo, sindikalistët e policisë thonë se bashkimi i moralit me organizatën sindikale është në pikën më të ulët, për shkak të pagave të ulëta, si dhe mungesa e shkollimit përkatës, por edhe kërcënimi nga grupet anarkisteve për hakmarrjen e vdekjes së 16- vjetarit, Aleksis Grigoropoulos. Sipas korrespodentit të BBC, Malkolm Brabant në Greqi, diplomatë të huaj në Athinë besojnë se kritika që bëhet në organin e policisë është i justifikuar, por thotë se disa të tjera evropiane nuk do të jenë kaq tolerante si ajo greke kur ndeshet në tilla raste dhune. Po ti referohemi fakteve në përgjithësi, duke mënjanuar protestat e fundit, do vërejmë se policia vendase kundrejt të huajve ka mbajtur një qëndrim jo miqësor. 80 emigrantë vrarë dhe shumë të tjerë plagosur pa asnjë arsye i faturohen kësaj policie. I faturohen Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, që nuk kanë dënuar asnjë vrasës së veshur me uniformë blu, duke patur në krye një politike jo të drejtë përballë emigrantëve.

Vitin e kaluar, Greqia është gjykuar tre herë për të njëjtat gjera, ndërsa në tre vitet e fundit (2005-2008) është gjykuar 13 herë. Kjo tregon se Greqia ka shumë për të bërë në këtë drejtim, se protestat e popullit përfshi edhe emigrantët nuk mund të ndalen vetëm me dhunë, pasi dhuna risjell dhunën.