Greqia u jep azil politik 48 iranianëve, pas pesë jave greve urie
Agjensia Kombetare e Lajmeve AMA . 20/11/2010
Te drejtat ne Greqi fitohen me sakrifica dhe flijim. Pas një grevë urie filluar më 14 tetor, në një nga sheshet kryesore të Athinës, në sheshin Panepistimio, autoritetet greke kanë deklaruar se ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Krisos Papuçis u ka akorduar azilin politik 48 iranianëve, ku pesë prej tyre kishin qepur me lidhese kepucesh buzet dhe nderrmjet tyre nje vajzë.
Çadrat e grevës së urisë së azilkërkues ishin ngritur në mënyrë publike me një kamp provizor me njoftime dhe tabela përpara Rektoratit të Universitetit të Athinës, në kërkim të drejtave të tyre. Kjo gjë bëri që shumë korrespodentë të vendeve të huaja të tregonin një interes të veçantë dhe te mbështesnin kërkesat e tyre, por presioni i diplomatëve të huaj, ndikoi që Ministria për Mbrojtjen e Qytetarëve të plotësojë më në fund kërkesat e iranianëve duke i dhënë fund greves disa javore ne qender të Athinës.
Ky vendim është përshëndetur edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe organizata te tjera jo qeveritare. Ne dhenien e azilitpolitik Greqia ze vendin e fundit ne BE me 1 per qind te kerkesave.