Sunday, May 29, 2011

Shqipëria në rrugën e demokracisë të Sali Ram Berishës.



Gazeta "SOT" 28 maj 2011
Sot Saliu po bën rolin kryetarit të KQZ, gazetarit, hetuesit, gjykatësit, prokurorit, policisë, duke mos patur parasysh se është kryeministër i gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm i pjesës së elektoratit të tij.
Si një aktori talentuar në ekranet e televizive na bën sikur aspiron dhe jep jetën për demokracinë, që edhe Shqipëria të ecë përpara dhe të integrohet në familjen e BE-së, pasi më pare e ka vrarë demokracinë me votën e vjedhur. Për vite me radhë shpresonim tek ëndërronim për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri evropiane dhe më në fund për një Shqipëri të gjithë shqiptarëve. Sot pas 20 vjetësh mund e përpjekje të procesit demokratik shikojmë se sa në rrezik është kjo demokraci. Por, Shqipëria fatkeqësisht po vazhdon të ecë në rrugën e një diktature të re, në mungesë të një demokracie të vërtetë dhe drejt një izolimi real. Zgjedhjet e fundit treguan se sa të aftë janë për të abuzuar në emër të një demokracie të vërtetë.
Demokracia nuk është vendi i hajduteve të lirisë, vrasësve dhe çifligarëve, por mesa duket demokracia shqiptare i pranon këto zullume në trupin e saj që po jep shpirt. Këta drejtues pushteti që uzurpuan shtetin, që sot në emër të demokracisë janë vetëm parazitë në kurriz të shoqërisë, janë bërë të pathyeshëm, pasi në duart e tyre kanë çdo gjë që duan. Këta sundues zhvasin e përvetësojnë gjithnjë e më shumë pasurinë e popullit në një demokraci të vdekur. Çdo ditë populli po ndeshet përball një rreziku real, përball regjimit të Sali Ramë Berishës, që sot po vë në dilemë se çfarë demokracie duam të pranojmë. Sali Ramë Berisha me një këmbëngulje dhe kokëfortësi po na servir që të pranojmë demokracinë e vdekur, demokracinë tip “Berisha”.
Ndryshe nga demokracia e vdekur në Shqipëri, në një shtet demokratik evropian, qeveria përbën një element të vetëm që bashkëjeton në kuadrin e një strukture shoqërore të përbërë prej institucionesh, partish politike, organizatash dhe shoqatash të ndryshme. Demokracia është sistem ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit të shumicës. Protestat dhe grevat apo demonstratat janë të pranueshme në shoqërinë demokratike, duke përjashtuar çdo lloj dhune. Në këto vende demokratike që nuk kanë asgjë të përbashkët me pushtetin sundues të Sali ram Berishës, nuk vriten protestues ne bulevarde, nuk hapen dyert e kryeministrisë për provokim, nuk mendohet vjedhja e votës, as që kthehet vendi në një superçiflig.
Manipulimi i votave nga Berisha për të marrë në dorë edhe fatin e Tiranës, ndikoi qe vendi ynë të jetë në një krizë të përgjithshme politike dhe një fatkeqësi për mbare popullin shqiptar. Kjo krizë e shkaktuar nga vetë qeveria në manipulimin e votave ka shqetësuar me të drejtë edhe organizmat ndërkombëtare, që nga ana e tyre po përpiqen që vendi ynë të dalë sa më parë.
Janë këta të fundit që i kujtojnë edhe një herë demokratit Berisha se, në Tiranë ka më shumë vota se sa votues. Gjithashtu i kujtojnë votimet e 28 qershorit të 2009, kur socialistët kërkonin hapjen e kutive, por Berisha deklaronte se është e papranueshme, pasi nuk e lejon Kushtetuta. Pra, na rroftë kjo Kushtetuta Shqiptare, që përdoret dhe interpretohet sipas dëshirave të vetë demokratit Berisha. Shqipëria po kthehet vendi i një demokracie të vdekur, pasi sindikatat dhe organizmat e tjera shoqërore kanë vdekur me kohë, në një kohë kur situata në vend është kthyer me të drejtë në një mosbesim politik. E gjithë kjo situatë e rënduar politike e krijuar nga qeveria po përballet me dinjitetin e njerëzve të cilët duan të ardhmen që u përket, pasi meritojnë më shumë se sot.
Për të mbajtur pushtetin e tij sundues, “demokracia e vdekur” e ka lejuar që në emër të saj të legalizoj çfarë të dojë e çdo gjë, edhe pse prish interesat e kombit. Për të mbajtur sundimin legalizon qindra objekte të pamiratuara më parë në kundërshtim me ligjin mbi urbanistikën, ndërsa sot kërkon të privatizojë edhe rrugët kombëtare, me qëllim që nesër shqiptarët të paguajnë taksa të ndryshme. Është ky sundimtar që prodhimin e energjisë elektrike të vendit, ja ka shitur me kontratë për 31 vjet kompanisë së njohur çeke, e cila me pas ja shet po prapë popullit shqiptar rreth 13 herë më shtrejntë. Është kryeministri Sali Ram Berisha që nuk ri duarkryq ndaj mediave e ne veçanti ndaj shtypi të lirë, është ky mos qoftë, që vendos për fatin e tyre kur dalin skandale.
Në emër të demokracisë Saliu vjedh votat në mes të ditës. Në emër të demokracisë, në krye të KQZ-së, Saliu vendos njerëz që më parë janë dënuar për ryshfet, por edhe me pëlqimin e opozitës. Gjithashtu në emër të demokracisë, Saliu vendos kandidat për bashkinë e Tiranës njerëz që nuk e meritojnë, pasi priten të dalin para drejtësisë, për korrupsion dhe vrasje. Saliu vetë na flet në emër të integrimit dhe të demokracisë kur ndihet ngushtë dhe kur duhet të japë llogari për keq qeverisjen e vendit, për krimet dhe zullumet e tij.
Pushteti i sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me pushtetin e një vendi demokratik, pasi Saliu është i pari që shkel jo vetëm Kushtetutën por edhe mbarë ligjet e miratuara në पार्लमेंट.Sot Saliu po bën rolin kryetarit të KQZ, gazetarit, hetuesit, gjykatësit, prokurorit, policisë, por edhe të bashkiakut duke mos patur parasysh se është kryeministër i gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm i pjesës së elektoratit të tij। Si një aktor i talentuar në ekranet e televizive na bën sikur aspiron dhe jep jetën për demokracinë, që Shqipëria të ecë përpara dhe të integrohet në familjen e BE-së, pasi më parë e ka vrarë demokracinë me votën e vjedhur. Është ky demokrat që nuk dëgjon kritikat dhe udhëzimet e partnerit të huaj, që me kokëfortësi mundohet të mohojë ekzistencën e krizës politike në vend që vetë ai krijojë. Demokracia e sotme i dha të drejtën kreut të pushtetit që, për të na qeverisur, të na premtojë, të na gënjejë e të na mashtrojë sa herë që do, si dhe të vrasë kur të dojë. i dha mundësi që pa pasur turp e dinjitet të luajë me fatet e popullit tonë.