Friday, October 30, 2009

PREMTIMI DHE MASHTRIMI


Gazeta, Tirana Observer

29 Tetor 2009

Për politikën shqiptare më e lehtë është premtimi dhe mashtrimi se sa t’i shtrohet punës. Premtimi dhe mashtrimi përbëjnë metodën më efikase të pushtetit. Qeveria aktuale erdhi në pushtet me anën e premtimeve dhe do ta mbajë pushtetin vetëm me anën e mashtrimeve. Premtimi dhe mashtrimi janë binomi i politikës së qeverisë ardhur në pushtet nga një popull i lodhur. Sfida më e madhe e qeverisë përveç ekonomisë dhe korrupsionit, drejtësisë ka dhe trafikun e qenieve njerëzore. Një sfidë që më tepër do angazhim konkret se sa deklarata dhe pallavra.

Liberalizimi i vizave në vendet në BE përbën një strategji politike për qeverinë shqiptare që di vetëm të premtojë kur vetë e ka të qartë se pa përmbushur detyrimet përkatëse nuk mund të ketë liberalizim.Të kërkosh liberalizim të vizave do të thotë që të jesh në rregull me detyrimet përball komunitetit të BE-së dhe më pas të kërkosh të drejtën për liberalizimin e vizave. Në këtë drejtim vendi ynë ka bërë disa përpjekje, por duke ditur se nuk përmbush standarde me elementare. Para se të kërkosh duhet të dish sa e meriton.

Vendi ynë kërkon maksimalen në një kohë pa kërkuar minimalen. E themi këtë se do të ishte e mirë që vendin ynë të liberalizonte në fillim vizat me Greqinë dhe Italinë, me vende në të cilat jetojnë dhe punojnë 30 për qind e popullit shqiptar në emigracion. Heqja e vizave në këto vende do të çlironte emigracionin nga shfrytëzimi dhe padrejtësitë.Siç dihet pak ditë më parë nën kujdesin e BE u zhvillua Konferenca e Misterialit me temë: "Drejt një veprimi global kundër trafikimit të qenieve njerëzore", ku ish ftuar edhe vendi ynë.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha pat deklaruar nga Brukseli se: “Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore është ndër prioritetet e rëndësishme të qeverisë shqiptare. Këtë vit Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër këtij trafiku, duke zbatuar Strategjinë Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore. Shqipëria është vlerësuar si vendi me praktikën më të mirë në rajon për ndërtimin dhe vënien në funksionim të bazës së të dhënave, për viktimat e trafikut. Gjatë vitit 2007, u identifikuan 199 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit me 238 autorë, ndërsa për vitin 2008 u identifikuan, 104 raste me 154 autorë dhe për 2009 janë identifikuar 46 raste me 73 autorë gjatë vitit 2009. U organizuan 39 operacione me teknika speciale gjatë këtyre viteve, si dhe u eliminuan 72 grupe kriminale, duke bërë të mundur vënien para drejtësisë të qindra anëtarëve të këtyre grupeve".

Dëgjohet se vitet e fundit ka patur edhe një bashkëpunim dhe vullnet të mirëfilltë me BE në shkëmbimin e informacionit për parandalimin e trafikimit, si edhe bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare si, Interpol, Europol, Eurojust dhe Fronteks për marrjen e operacioneve të përbashkëta.Po ashtu nga politika jonë flitet se një vlerësim pozitiv ka patur edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi trafikimin e qenieve njerëzore, duke hequr Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim. Vallë përbën një realitet?...

Duke u bazuar mbi faktet e mësipërme shikojmë se nga viti në vit numri i të identifikuarve ka ardhur duke u ulur, në një kohë kur qëndron akoma i lartë numri i të rinjve që kërkojnë të emigrojnë. Politika shqiptare me sa duket jeton në një planet tjetër dhe jo në Shqipëri. Të mohosh realitetin është gjeja më e paturpshme, më e papranueshme por shoqërinë tonë.Trafikimi i qenieve njerëzore nuk mund të luftohet vetëm me raporte dhe deklaratë politikanësh, ashtu siç përpiqet qeveria aktuale. Shifrat dhe faktet janë shokuese. Nuk mund të luftohet vetëm me ndihmën nga jashtë pa bërë punën brenda shtëpisë tënde.Në familjen shqiptare tradicionalisht burrat vazhdojnë që të jenë ende burim i parë i të ardhurave. Papunësia ka prekur më shumë gratë dhe vajzat tona, ndërsa në emigracion dominon më shumë mbi seksin femër. Në Shqipëri gratë përbëjnë 20 për qind të forcës në punë, si politikë, biznes etj. Prirja për një barazi e ndihmëse të përbashkët në buxhetin e familjes mbetet një prirje sot për sot.Si në Shqipëri dhe në Evropë burrat kanë qenë autoriteti kryesor në familje.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që një pjesë e shqiptarëve e shohin paranë si një qëllim të vetëm të jetës dhe kur e kanë arritur këtë, nuk e kanë për gjë që të përfshihen në ingranazhet e drogës e deri në atë të prostitucionit.Nga pjesa më e madhe e vajzave të nxjerra në trotuaret e Greqisë apo të Italisë, vendi ynë për këto nuk është më një “vend shpresë” për të jetuar, pasi të shfrytëzuara nga trafikimi kanë frikë që të kthehen pranë familjeve të tyre.Organizatat kriminale shqiptare janë përhapur dhe shtrirë jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufirit të saj, me binomin kryesor, “Drogë-Prostitucion”.

Mungesa e një politike të shtetit për të luftuar në kohën dhe momentin e duhur, krimin e organizuar, trafikimet e qenieve njerëzore, papunësia dhe varfëria të ndikuar nga pozicioni favorizues gjeografik, përbëjnë elementin kryesor të fenomenit të shumë përfolur. Me gjithë përpjekjet dhe dëshirën e mirë të shtetit për të luftuar fenomenin Drogë-Prostitucion, viktima mbetet brezi i ri i pa shpresë i të nesërmes, në mungesë të mundësive të institucioneve për të plotësuar kërkesat e interesave të tyre lidhur me situatat shoqërore. Mbi të gjitha prostitucioni humb të gjitha vlerat morale, ku bota ndihet e ekspozuar më shumë se kurrë përball këtij fenomeni të dhimbshëm që po kërcënon gjithnjë e më shumë.Si veprimtari të pa pranueshme ilegale edhe antisociale ( droga – prostitucioni) shkaktojnë dëme jo vetëm në aspektin e shëndetit por edhe në atë moral dhe material, duke shkaktuar një plagë morale shoqërore. Prostitucioni si “profesioni më i vjetër në botë” ka marrë përmasa të mëdha në shtrirje jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Llogaritet se 30.000 gra dhe vajza shqiptare mbushin trotuaret dhe shtëpitë publike në mbarë Evropën, si një mjet mënyre të ardhurash financiare, duke venë në dilemë se përbën krim apo vetëpunësim?.Mbyllja dhe menaxhimi i drejtë i kufirit është edhe mjeti më i drejtë dhe i vetëm për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. Po sa është realizuar kjo. Bllokimi i skafeve ka dhënë padyshim rezultatet e para pozitive. Për vitin e kaluar Greqia i ktheu Shqipërisë 40 mijë klandestinë, po në këto kthime nuk dihet saktë se sa gra dhe vajza janë kthyer. E themi këtë se në vitet 97-2000 Greqia ndalonte në vit 12-14 mijë prostituta.

Shoqëria shqiptare sot nuk ka asgjë të përbashkët me të djeshmen, degjenerimi i shoqërisë sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha. Marrja e masave radikale nuk janë zgjidhja e vetme, duke mos harruar mungesën e një politike sociale. Jo të gjitha shkojnë trotuareve me dëshirën e tyre, ashtu si jo të gjitha shkojnë për të fituar lehtësisht paranë. Por hapi i parë për të parandaluar sadopak është dhe mbetet riedukimi i shoqërisë me vlerat morale që vitet e para të fëmijërisë, duke mos lënë në haresë edhe shtresat e tjera viktimë. Sondazhet e ndryshme ndërkombëtare kanë treguar se 65 për qind e prostitutave para se të marrin këtë rrugë kanë qenë viktima të përdhunimit më shumë se njëherë. Prostitucioni përbën një krim pa viktima, ndërsa droga të kundërtën.Çdo vit rreth 200 mijë njerëz trafikohen në Evropë, ku pjesa më e madhe janë gra dhe vajza e fëmijë që detyrohen prostitucionit. Ky trafik i zakonshëm zë aktivitetin kriminal pas drogës dhe trafikimit të armëve. Shumat fitimprurëse janë shokuese. Nga ky trafikim ilegal asnjë vend nuk mund të shpëtojë këtij krimi. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton është shprehur se trafiku njerëzor, prek çdo vend të botës, përfshi edhe SHBA, duke u bërë thirrje vendeve të tjera të bashkëpunojnë për eliminimin e të gjitha formave të trafikut njerëzor.Në raportin e qershorit të 2009, thuhet se viktimat shqiptare të këtij fenomeni trafikohen me synim shfrytëzimin seksual kryesisht për në Greqi, por edhe në Itali, Maqedoni, Kosovë, Spanjë, Francë dhe Britani, por edhe brenda Shqipërisë. Sipas raportit, më tepër se gjysma e viktimave që trafikohen janë nën moshën 18 vjeçare.

Në raport thuhet se qeveria shqiptare nuk i plotëson të gjitha standardet e nevojshme për eliminimin e trafikut njerëzor, por po bën përpjekje të rëndësishme në luftën kundër këtij fenomeni. Në raport thuhet se qeveria shqiptare ka treguar vullnet të mirë politik gjatë viti të kaluar në këtë fushë dhe se trafikantët, apo personat e implikuar në trafik janë çuar para drejtësisë. Shqipëria duhet të hetojë dhe të ndjekë penalisht të gjithë zyrtarët e rendit të përfshirë në trafikun njerëzor .Ndërsa ambasadorja Bard-Bringéus ka thënë se: “Qeveria duhet të ndërmarrë një angazhim sistematik për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe trafiqet e qenieve njerëzore. Ne theksojmë me shqetësim atë që thuhet dhe në progres-raportin e Komisionit Europian, sipas të cilit korrupsioni është mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem veçanërisht serioz.

Komisioni Europian nënvizon se progresi i vogël i arritur në administratën publike në të kaluarën tani është shumë larg. Ligjet për administratën publike janë hartuar, por zbatimi i tyre vazhdon të jetë problematik”,Dëshira për tu futur në familjen e BE është aspiratë e çdo shqiptari dhe jo vetëm e qeverisë, por që të realizohet kjo dëshirë duhet punë konkrete dhe jo të pritet nga të tjerët si një lëmoshë...

Nga e thena ne te bere, eshte ne mes nje mal i tere...



Written by Gazeta SOT
E Premte, 30 Tetor 2009


Për politikën shqiptare më e lehtë është premtimi dhe mashtrimi se sa t’i shtrohet punës. Premtimi dhe mashtrimi përbëjnë metodën më efikase të pushtetit. Qeveria aktuale erdhi në pushtet me anën e premtimeve dhe do ta mbajë pushtetin vetëm me anën e mashtrimeve. Premtimi dhe mashtrimi janë binomi i politikës së qeverisë ardhur në pushtet nga një popull i lodhur. Sfida më e madhe e qeverisë përveç ekonomisë dhe korrupsionit, drejtësisë ka dhe trafikun e qenieve njerëzore. Një sfidë që më tepër do angazhim konkret se sa deklarata dhe pallavra.

Liberalizimi i vizave në vendet në BE përbën një strategji politike për qeverinë shqiptare që di vetëm të premtojë kur vetë e ka të qartë se pa përmbushur detyrimet përkatëse nuk mund të ketë liberalizim.Të kërkosh liberalizim të vizave do të thotë që të jesh në rregull me detyrimet përball komunitetit të BE-së dhe më pas të kërkosh të drejtën për liberalizimin e vizave. Në këtë drejtim vendi ynë ka bërë disa përpjekje, por duke ditur se nuk përmbush standarde me elementare. Para se të kërkosh duhet të dish sa e meriton.

Vendi ynë kërkon maksimalen në një kohë pa kërkuar minimalen. E themi këtë se do të ishte e mirë që vendin ynë të liberalizonte në fillim vizat me Greqinë dhe Italinë, me vende në të cilat jetojnë dhe punojnë 30 për qind e popullit shqiptar në emigracion. Heqja e vizave në këto vende do të çlironte emigracionin nga shfrytëzimi dhe padrejtësitë.Siç dihet pak ditë më parë nën kujdesin e BE u zhvillua Konferenca e Misterialit me temë: "Drejt një veprimi global kundër trafikimit të qenieve njerëzore", ku ish ftuar edhe vendi ynë.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha pat deklaruar nga Brukseli se: “Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore është ndër prioritetet e rëndësishme të qeverisë shqiptare. Këtë vit Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër këtij trafiku, duke zbatuar Strategjinë Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore. Shqipëria është vlerësuar si vendi me praktikën më të mirë në rajon për ndërtimin dhe vënien në funksionim të bazës së të dhënave, për viktimat e trafikut.

Gjatë vitit 2007, u identifikuan 199 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit me 238 autorë, ndërsa për vitin 2008 u identifikuan, 104 raste me 154 autorë dhe për 2009 janë identifikuar 46 raste me 73 autorë gjatë vitit 2009. U organizuan 39 operacione me teknika speciale gjatë këtyre viteve, si dhe u eliminuan 72 grupe kriminale, duke bërë të mundur vënien para drejtësisë të qindra anëtarëve të këtyre grupeve".Dëgjohet se vitet e fundit ka patur edhe një bashkëpunim dhe vullnet të mirëfilltë me BE në shkëmbimin e informacionit për parandalimin e trafikimit, si edhe bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare si, Interpol, Europol, Eurojust dhe Fronteks për marrjen e operacioneve të përbashkëta.Po ashtu nga politika jonë flitet se një vlerësim pozitiv ka patur edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi trafikimin e qenieve njerëzore, duke hequr Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim. Vallë përbën një realitet?...

Duke u bazuar mbi faktet e mësipërme shikojmë se nga viti në vit numri i të identifikuarve ka ardhur duke u ulur, në një kohë kur qëndron akoma i lartë numri i të rinjve që kërkojnë të emigrojnë. Politika shqiptare me sa duket jeton në një planet tjetër dhe jo në Shqipëri. Të mohosh realitetin është gjeja më e paturpshme, më e papranueshme por shoqërinë tonë.Trafikimi i qenieve njerëzore nuk mund të luftohet vetëm me raporte dhe deklaratë politikanësh, ashtu siç përpiqet qeveria aktuale.

Shifrat dhe faktet janë shokuese. Nuk mund të luftohet vetëm me ndihmën nga jashtë pa bërë punën brenda shtëpisë tënde.Në familjen shqiptare tradicionalisht burrat vazhdojnë që të jenë ende burim i parë i të ardhurave. Papunësia ka prekur më shumë gratë dhe vajzat tona, ndërsa në emigracion dominon më shumë mbi seksin femër.

Në Shqipëri gratë përbëjnë 20 për qind të forcës në punë, si politikë, biznes etj. Prirja për një barazi e ndihmëse të përbashkët në buxhetin e familjes mbetet një prirje sot për sot.Si në Shqipëri dhe në Evropë burrat kanë qenë autoriteti kryesor në familje. Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që një pjesë e shqiptarëve e shohin paranë si një qëllim të vetëm të jetës dhe kur e kanë arritur këtë, nuk e kanë për gjë që të përfshihen në ingranazhet e drogës e deri në atë të prostitucionit.Nga pjesa më e madhe e vajzave të nxjerra në trotuaret e Greqisë apo të Italisë, vendi ynë për këto nuk është më një “vend shpresë” për të jetuar, pasi të shfrytëzuara nga trafikimi kanë frikë që të kthehen pranë familjeve të tyre.

Organizatat kriminale shqiptare janë përhapur dhe shtrirë jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufirit të saj, me binomin kryesor, “Drogë-Prostitucion”. Mungesa e një politike të shtetit për të luftuar në kohën dhe momentin e duhur, krimin e organizuar, trafikimet e qenieve njerëzore, papunësia dhe varfëria të ndikuar nga pozicioni favorizues gjeografik, përbëjnë elementin kryesor të fenomenit të shumë përfolur.

Me gjithë përpjekjet dhe dëshirën e mirë të shtetit për të luftuar fenomenin Drogë-Prostitucion, viktima mbetet brezi i ri i pa shpresë i të nesërmes, në mungesë të mundësive të institucioneve për të plotësuar kërkesat e interesave të tyre lidhur me situatat shoqërore. Mbi të gjitha prostitucioni humb të gjitha vlerat morale, ku bota ndihet e ekspozuar më shumë se kurrë përball këtij fenomeni të dhimbshëm që po kërcënon gjithnjë e më shumë.Si veprimtari të pa pranueshme ilegale edhe antisociale ( droga – prostitucioni) shkaktojnë dëme jo vetëm në aspektin e shëndetit por edhe në atë moral dhe material, duke shkaktuar një plagë morale shoqërore.

Prostitucioni si “profesioni më i vjetër në botë” ka marrë përmasa të mëdha në shtrirje jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Llogaritet se 30.000 gra dhe vajza shqiptare mbushin trotuaret dhe shtëpitë publike në mbarë Evropën, si një mjet mënyre të ardhurash financiare, duke venë në dilemë se përbën krim apo vetëpunësim?.Mbyllja dhe menaxhimi i drejtë i kufirit është edhe mjeti më i drejtë dhe i vetëm për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. Po sa është realizuar kjo. Bllokimi i skafeve ka dhënë padyshim rezultatet e para pozitive.

Për vitin e kaluar Greqia i ktheu Shqipërisë 40 mijë klandestinë, po në këto kthime nuk dihet saktë se sa gra dhe vajza janë kthyer. E themi këtë se në vitet 97-2000 Greqia ndalonte në vit 12-14 mijë prostituta. Shoqëria shqiptare sot nuk ka asgjë të përbashkët me të djeshmen, degjenerimi i shoqërisë sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha. Marrja e masave radikale nuk janë zgjidhja e vetme, duke mos harruar mungesën e një politike sociale. Jo të gjitha shkojnë trotuareve me dëshirën e tyre, ashtu si jo të gjitha shkojnë për të fituar lehtësisht paranë. Por hapi i parë për të parandaluar sadopak është dhe mbetet riedukimi i shoqërisë me vlerat morale që vitet e para të fëmijërisë, duke mos lënë në haresë edhe shtresat e tjera viktimë. Sondazhet e ndryshme ndërkombëtare kanë treguar se 65 për qind e prostitutave para se të marrin këtë rrugë kanë qenë viktima të përdhunimit më shumë se njëherë.

Prostitucioni përbën një krim pa viktima, ndërsa droga të kundërtën.Çdo vit rreth 200 mijë njerëz trafikohen në Evropë, ku pjesa më e madhe janë gra dhe vajza e fëmijë që detyrohen prostitucionit. Ky trafik i zakonshëm zë aktivitetin kriminal pas drogës dhe trafikimit të armëve. Shumat fitimprurëse janë shokuese. Nga ky trafikim ilegal asnjë vend nuk mund të shpëtojë këtij krimi. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton është shprehur se trafiku njerëzor, prek çdo vend të botës, përfshi edhe SHBA, duke u bërë thirrje vendeve të tjera të bashkëpunojnë për eliminimin e të gjitha formave të trafikut njerëzor.Në raportin e qershorit të 2009, thuhet se viktimat shqiptare të këtij fenomeni trafikohen me synim shfrytëzimin seksual kryesisht për në Greqi, por edhe në Itali, Maqedoni, Kosovë, Spanjë, Francë dhe Britani, por edhe brenda Shqipërisë. Sipas raportit, më tepër se gjysma e viktimave që trafikohen janë nën moshën 18 vjeçare.Në raport thuhet se qeveria shqiptare nuk i plotëson të gjitha standardet e nevojshme për eliminimin e trafikut njerëzor, por po bën përpjekje të rëndësishme në luftën kundër këtij fenomeni. Në raport thuhet se qeveria shqiptare ka treguar vullnet të mirë politik gjatë viti të kaluar në këtë fushë dhe se trafikantët, apo personat e implikuar në trafik janë çuar para drejtësisë. Shqipëria duhet të hetojë dhe të ndjekë penalisht të gjithë zyrtarët e rendit të përfshirë në trafikun njerëzor .

Ndërsa ambasadorja Bard-Bringéus ka thënë se: “Qeveria duhet të ndërmarrë një angazhim sistematik për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe trafiqet e qenieve njerëzore. Ne theksojmë me shqetësim atë që thuhet dhe në progres-raportin e Komisionit Europian, sipas të cilit korrupsioni është mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem veçanërisht serioz. Komisioni Europian nënvizon se progresi i vogël i arritur në administratën publike në të kaluarën tani është shumë larg. Ligjet për administratën publike janë hartuar, por zbatimi i tyre vazhdon të jetë problematik”,Dëshira për tu futur në familjen e BE është aspiratë e çdo shqiptari dhe jo vetëm e qeverisë, por që të realizohet kjo dëshirë duhet punë konkrete dhe jo të pritet nga të tjerët si një lëmoshë...

Sunday, October 25, 2009

Greqia, jo më një vend tmerri për emigrantët


Publikuar ne gazeten Tema
25 tetor 2009

Papandreu: Respekt për emigrantët
Kryeministri i sapozgjedhur grek Papandreu, që në mbledhjen e parë të tij ka kërkuar një respektim të veçantë për emigrantët, ku i pranishëm ka qenë edhe Avokati i Popullit, Jorgo Kamini, që ka trajtuar problemin e mprehtë të emigracionit. Në këtë mbledhje u kërkua një respekt dhe shërbim më i mirë ndaj emigrantëve. Kuadri ligjor grek tashmë ka marrë një formë të njëjtë me legjislacionin evropian. Avokati i Popullit ka kërkuar interesimin dhe vëmendje ndaj emigrantëve të paligjshëm, pasi ligji i tanishëm u ndalon çdo shërbim publik dhe më kryesorja shërbimi shëndetësor, duke propozuar që këta të fitojnë edhe asistencën sociale.
Kryeministri Papandreu ka theksuar se: “Flas për mbrojtjen e të drejtave esenciale të qytetarëve, pa përjashtim. Pa përjashtime dhe paragjykime për shkak të origjinës, përkatësisë fetare, gjendjes ekonomike e të çdo lloj diversiteti tjetër”
Kryeministri i ri ndodhet përballë një sfide për të bërë realitet angazhimet e marra për emigrantët. Kjo u pa që në mbledhjen e pare të tij si kryeministër i vendit, ku kishte ftuar avokatin e popullit. Angazhimet e Jorgo Papandreut për emigrantët janë shprehur vite më parë. Në muajin nëntor të 2007 në një nga sallat e hotelit “Titania” në Athinë, në një takim masiv me komunitetet e emigrantëve në Greqi, me temë “Emigranti duhet të ndihet me dinjitet dhe i barabartë në Greqi”, Papandreu la gojëhapur emigrantët kur tha se: “E di se çdo të thotë emigracion. E di se çdo të thotë racizëm. E di çdo të thotë të kesh mall për atdheun tënd. Sa shumë keni kontribuar për të ndërtuar Greqinë. Keni kontribuar duke rritur fëmijët tanë, duke ndihmuar të moshuarit. U keni kontribuar kaq shumë familjeve, duke punuar për turizmin tonë, bujqësinë, duke luftuar bashkë për ndërtimin e veprave të Lojërave Olimpike të 2004. Suksesi i atyre lojërave i dedikohet edhe punës suaj. Të gjitha këto duhet që t’i afirmojmë. T’i themi, t’i dëgjojmë, sepse ne duhet të njohim se sa i madh është kontributi i juaj që dhatë për Greqinë. Është e drejta juaj të merrni pjesë në këto zhvillime, ndërsa për ne, është e domosdoshme pjesëmarrja juaj, për të ndërtuar sëbashku një shoqëri më të drejtë, më njerëzore, një shoqëri më solidare që nuk ka frikë të ndryshmen, por që e përqafon dhe e shndërron në force lëvizëse. Sepse ju, me kulturën tuaj, e bëni më të pasur Greqinë. Duam një Greqi ku emigranti do të ndihet krenar, do të ndihet me dinjitet, do të ndihet i respektuar. Do të ndihet se është qytetar i barabartë në këtë vend”. Ndërsa sot kryeministri Papandreu me ndryshimin e qeverisë në Greqi, ka bërë edhe ai ndryshimin e politikës për emigrantët. Kjo gjë lidhet pasi ai tek këta të fundit shikon një komunitet “aleat”, një komunitet që i ka të gjitha mundësitë për t’u integruar në shoqërinë greke.
***
Kryeministri Papandreu ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë viteve kur ishte në opozitë. Kjo përbën një realitet, pasi qeveria e re e porsadalë më 4 tetor, ka kthyer plotësisht politikën e emigracionit, duke u shkëputur përfundimisht nga ish politika konservatore e Micotakis, Andrea Papapndreu, Kostas Simitis dhe Kostas Karamanlis, që jo pak herë ishin dënuar nga ndërkombëtaret për shkelje të të drejtave të emigrantëve dhe për një politikë të tipit policor. Zgjedhja për së dyti herë e Mihalis Krisokoidis në rolin e ri të ministrit për Mbrojtjen e Qytetarit, përkon me rolin përcaktues të integrimit të emigrantëve në Greqi. Krijimi i kushteve për integrimin e emigrantëve duket se po bëhet realitet, pasi ky vend në këtë drejtim renditet i fundit në BE.Lidhur me ndryshimin e politikës së emigracionit ministri i mbrojtjes së Qytetarit, Krisokoidis u shpreh se: “Ky vend nuk mund të jetë më një ferr për emigrantët”.
Një brezi të fëmijëve të emigrantëve, të cilët janë lindur dhe rritur në Greqi, por nuk njihen ende zyrtarisht, do t’iu jepet shtetësia greke. Kështu ka vendosur qeveria e sapozgjedhur”.Me këtë vendim qeveria po bën një reformë ligjore në rishikimin e legjislacionit të emigracionit duke pasur parasysh ndërtimin e drejtë të politikave për emigracionin, duke u shkëputur nga vitet e mëparshme të dënuar nga organizatat ndërkombëtare. Këto masa të marra nga qeveria tregojnë për një përmbysje të plotë të situatës ekzistuese të shtetit policor, ku fëmijët dhe vetë emigrantët trajtoheshin si qenie të huaja “Ufo”, pa asnjë të drejtë më elementare, pa dinjitet etj. Me këtë ndryshim të ligjit do fitojnë të drejtat e tyre rreth 250.000 fëmijë emigrantësh, nga ku rreth 150.000 fëmijë shqiptarë, të cilët do ta ndjejnë veten të sigurt për të mos u dëbuar nga Greqia.Deri më sot, edhe pse fëmijët kanë lindur në Greqi, ndjekin shkollat në mësimin e gjuhës vendase, flasin greqisht, por nuk ekzistojnë fare, pasi nuk janë të regjistruar në dokumentet përkatëse, nuk kanë asnjë lloj dokumenti.Qeveria e Kostas Simitis dhe Kostas Karamanlis do të mbahen mend nga emigrantët, ku i pari mbushte stadiumet me gra dhe fëmijë, ndërsa i dyti për ngritjen e kampeve të përqendrimit për mbajtjen në kushte ç’njerëzore të emigrantëve dhe fëmijët e tyre. Rebelimet e herëpashershme në këto tipe kampesh përqendrimi kanë tërhequr edhe vëmendjen e organizmave ndërkombëtare si raste unike.Jo pak herë Greqia është denoncuar për trajtimin “çnjerëzor” të emigrantëve.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar shpesh qeverinë konservatore të Karamanlisit për keqtrajtimin e emigrantëve dhe dëbimin e tyre drejt Turqisë, Shqipërisë, Afganistanit dhe Pakistanit (kryesisht emigrantë të ardhur nga vendet myslimane). Në 2008, nga Greqia u ekstraduan 40.000 klandestinë shqiptarë, ndërsa sot sipas një plani strategjik, i kthehen vendit tonë çdo ditë 4-5 autobuza me shqiptarë, ndërsa në Pakistan dhe Afganistan, klandestinët kthehen me transportin ajror.Ndryshe nga politika Karamanli për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm në burgje apo bodrume të komisariateve të policive, politika e sotme greke ka vendosur që të zbatojë marrëveshjen e Dublinit 2, ku të paligjshmit të mos mbahen më, po të kthehen menjëherë nga vendet ku kanë ardhur. Të mos harrojmë tragjedinë në shtëpinë bamirëse të “Agios Varvara” në Athinë ku u zhdukën 502 fëmijë shqiptarë, në një kohë kur nuk duheshin mbajtur atje pa dijeninë e shtetit shqiptar. Duhet theksuar se një marrëveshje qeveria Karamanli ka bërë me vendin tone për dënuarit shqiptar në Greqi, që këta të vuajnë dënimet e tyre në burgjet shqiptare, duke i dhënë saktësisht edhe listat përkatëse. Kjo ndodh në një kohë kur dihet që shqiptarët dënohen disa herë më rëndë se sa vendasit për të njëjtin shkelje të ligjit. Kjo marrëveshje padyshim do të sjellë për vendin tonë edhe ndryshim në legjislacionin shqiptar.Karamanliu për paaftësi politike ose për qëllime të ndryshme, mbushi komisariatet e policive, burgjet, bodrumet e kështjellave, ish kazermat e ushtrisë, për t’i treguar popullit se po merr masa për të luftuar emigracionin klandestin. Kohët e fundit qeveria e tij nëpërmjet zv/ministrit të Brendshëm Markojanakis kishte planifikuar dhe ngritjen e 15-20 kampeve të tjera, duke shfrytëzuar ish kazermat ushtarake. Ky planifikim erdhi menjëherë pas ngritjes së 4 burgjeve të reja për 2009, ndërsa ish ministri i Brendshëm Pavlopulos do mbetet si një nga vetmit ministër që dinte vetëm të premtonte dhe asgjë tjetër. Për gati 20 vjet qeveritë e mëparshme kanë lënë ilegale deri më sot jo vetëm fëmijët, por edhe 150.000 gra që kanë lindur fëmijë në këtë vend misterioz.Dhënia e të drejtave politike të emigrantëve dhe kryesisht brezit të dytë si dhe premtimi për dhënie të nënshtetësisë përbën një hap pozitiv, por nuk duhen harruar problemet e tjera imediate të tyre. Për emigrantët ende mbetet pezull njohja e viteve të punës, sorollatjet e panumërta në shërbimet publike, duke filluar nga rinovimi i dokumenteve e deri tek shërbimi mjekësor, si ensimat si një kusht kryesor për legalizimin e tyre etj. Mungon një politikë e ndihmës sociale, ku emigrantët nuk mund të mjekohen falas…Një plagë për këtë vend mbetet se ku kanë shkuar ndihma ekonomike (26 milionë euro) që ka dhënë BE, për emigracionin e ligjshëm dhe atë klandestin, ku u dhanë me qëllim ndihme për emigrantët dhe integrimin e tyre.Zv/ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Spiro Vujas ka kërkuar një ndihmë ekonomike “ekspres”, një shumë prej 2 milionë euro për problemin e emigracionit, pasi eurot e dhëna nga BE, nuk dihen akoma se ku kanë shkuar. Gjatë vizitës së tij në ishullin e Mitilinit, ai i ka kërkuar disa herë të falur emigrantëve për kushtet e këqija të jetesës. Nga ana tjetër, Organizata “Doktor pa Kufi” bën fjalë se në disa kampe ku mbahen emigrantët e paligjshëm, gra dhe fëmijë të pashoqëruar kanë nevojë për ndihmë mjekësore, por sidomos një ndihmë psikologjike.Sot qeveria Papandreu ka përmbysur përfundimisht politikën e emigracionit të ish kryeministrit Karamanlis, ka përmbysur atë politike që për shumë vite ligjin e emigracionit e kishte kthyer në ligjin e tregtisë, ku emigrantët punonin vetëm për të paguar taksat shtetit, avokatët për rinovimet e lejeve të qëndrimit.Më e rëndësishme është se ka ndryshuar edhe forma e trajtimit të policisë përballë emigrantëve. Ministri aktual Krisohoidis ka theksuar me të madhe se: “Vendi nuk ka nevojë për një polici të tipit “Rambo”. Nuk do të ketë keqtrajtime dhe rrahje të qytetarëve dhe te fëmijët, këto nuk do të ndodhin më, nuk mund të durojmë vandalizma dhe raste huliganizmi ku vendosin fatin e vendit”.

Saturday, October 24, 2009

“Emigrantët në Greqi, së shpejti nënshtetas grekë”

Tirana Observer
24 tetor 2009

Qeveria Papandreu: Emigrantët në radhët e policisë, pritet amendimi i dekretit presidencial


Siç dihet qeveria Papandreu po bën realitet premtimin për integrimin e emigrantëve në shoqërinë vendase. Pas marrjes të disa vendimeve pro emigrantëve, duke filluar që nga të drejtat politike, si dhe dhënia e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve të lindur dhe atyre që janë rritur, ajo përsëri merr një vendim tjetër në integrimin e mëtejshëm të tyre. Duke pasur parasysh termin se, pa respektim të emigrantëve nuk ka integrim, qeverija Papandreu menjëherë pa humbur kohë pas marrjes së besimit në Parlament ka hedhur akoma një hap tjetër të rëndësishëm në favor të emigrantëve. Tashmë kjo qeveri po planifikon dhe po ven në zbatim inisiativën e dikurshme kur ishte në opozitë që edhe emigrantët, brezi i dytë të inukadrohet në radhët e policisë.

Kjo gjë nuk përbën ndonjë lajm të ri, pasi ardhja në pushtet e socialistëve (PASOK) për emigrantët ishte një shpresë e madhe për ta, pasi kishin besim të plotë se diçka do bëhej në favor të tyre. Qeveria aktuale greke po bën atë që nuk bëri me kohë Kostas Karamanlis, në vend të ngritjeve të kampeve dhe gazerma për mbajtjen e emigrantëve, sot me politikën e saj duket se po shkëputet një herë e përgjithmonë nga mentaliteti se emigrantët janë një rrezik kombëtar për Greqinë. Papandreu me reformat e emigracionit ka hedhur poshtë edhe idetë e poltikanit dhe ish burrit të motrës së tij se emigracioni është një bombë me sahat.


Nënshtetësia


Ai me integrimin e emigrantëve në radhët e policisë po i afrohet gjithmonë e më shumë vendeve të tjera që me kohë kanë përfshirë në këtë organ të rëndësishëm emigrantë. Britania e Madhe prej vitesh ka inkuadruar emigrantë në radhët e policisë, ku sot rreth 20 për qind e përbëjnë të huajt. Ish ministri i Rendit, i sukseshëm në qeverinë Simitis, Michalis Chrisochoidis kundër grupit të njohur terorist 17 Nëntori, sot minister për Mbrojtjen e Qytetarit, një natë më parë ka bërë publike se qeveria po planifikon të inkuadrojë emigrantë në radhët e policisë. Simbas tij, integrimi i emigrantëve në radhët e policisë do të kryhet në dy faza. Në fillim si asitent të policisë, me qëllim për të kryer rolin e përkthyesit apo të psikologut në marrëdhëniet ndërmjet këtij organi dhe komunitetit të huaj. Në fazën e dytë fëmijët e emigrantëve (brezi i dytë) do t'i kenë të gjitha mundësitë të punësohen si punojës dhe agjentë në radhët e policisë. Kjo padyshim do japë edhe rezultate, pasi eksperienca në vendet e tjera të BE është tepër pozitive. Për këtë planifikim pritet edhe amendimi i një dekreti presidencial, ku besohet se do të jetë pozitivisht, pasi presidenti i sotëm Karolos Papulias i përket socialistëve në fuqi.


Statistika


Dihet që një nga plagët në qeverinë e Karamanliut ishte policia, ku shumë flitej për një reformë dhe që nuk u bë. Ishte kjo polici që i dha shkak ngjarrjeve të rënda të dhjetorit të 2008 me vrasjen e nxënësit 16 vjeçar. Ishte kjo polici që i dha shkak djedieve masive në Athinë dhe Selanik. Ishte kjo polici që për sot përbën një sfidë për qeverinë Papandreu. Rastet e keqtrajtimeve e të vrasjeve të emigrantëve nga radhët e policisë, jo pak herë kanë tundur karigen e ish kryeministrit Karamanliut. Papandreu e ka të qartë se ka ardhur koha që edhe Greqia të integrohet brenda vetes saj, e më pas të integroj të tjerrët. Ky veprim është pritur pozitivisht nga radhët e emigrantëve, në një kohë kur komuniteti shqiptar përbën 64.5 për qind të gjithë emigracionit në Greqi, ndërmjet 120 komuniteteve të tjera. Po një numër të madh emigrantësh ndodhen prapa kangjellave në dhomat e parandalimit apo të komisariateve të policisë për arsye të burokracisë shtetërore. Rreth 2190 burgosur shqiptar vuajnë sot dënimet e tyre në 70 burgjet e greqisë. rreth 5.800 mbahen të izoluar për arsye dokumentash. 60 emigrantë jtë pafajshëm janë vrarë nga forcat e policisë për arsye ordinere se nuk kanë ndaluar asaj…

Mendohet se kjo deklaratë e ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit ka ardhur edhe si shkak i shumë debateve pas vrasjes së 27 vjeçarit nga Pakistani, Mohamed Atif Kamran, ku shkaqet e kësaj vdekjes ende nuk janë zbardhur, edhe pse denoncimet janë bërë për keqtrajtim nga policia në komisiariatin e qytetit të Nikias të Athinës. Përsa i përket integrimit në radhët e policisë kjo më shumë i përket jo vetëm qeverisë greke, por njëkohësisht komunitetit shqiptar në Greqi, pasi 120 mijë fëmijë shqiptar ndodhen sot në këtë vend. Mbi të gjitha është amendimi i dekretit presidencial që vulos përfundimisht integrimin e emigrantëve edhe në radhët e policisë, por njëkohësisht priten edhe reagimet e partive të tjera që janë kundra integrimit të emigrantëve.

Shteti i skandaleve dhe skandalet e pushtetit...

Gazeta SOT
24 tetor 2009
Media shqiptare përsëri zbulon skandalin politik të pushtetit aktual, të pushtetit që ka uzurpuar plotësisht shtetin. Një skandal politik në mungesë të një transparence, ku presidenti dhe kryeministri nuk kanë marrë ende kurajon që të sqarojnë popullin për skandalin e kufirit detar. Një veprim i papërgjegjshëm dhe i pa pranueshëm për shoqërinë tonë, qe më mire se kurrë mund të quhet skandali më i madh i shekullit në dëm të interesave të kombit shqiptar. Koha ka treguar se qeveritë e vendit janë kalimtare, ndërsa populli dhe trualli qendrojnë në shekuj të pa lëvizshëm.
Mungesa e transparencës në politikën shqiptare mbetet një nga fenomenet më enigmë gjatë 20 vitetve të fundit. Populli shqiptar gjithmonë skandalet e kësaj politike i mëson në fillim nga mediat e huaja, por më pas kur ato trajtohen nga media shqiptare bëhen të pabesueshme. Konkretisht nga media greke mësuam fillimisht ngritjen e varrezave të ushtarëvë grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës, ndërsa sot po nga grekët mësojmë edhe për marrëveshjen ndërdypalëshe për kufirin detar. Kjo praktikë tregon se marrëveshjet që bën qeveria jonë me vendet fqinjë, ne i mësojmë në radhë të parë nga të huajt, pasi kjo për politikën tonë përbën një strategji të veçantë. Përbën mungesën e transparencës, mjetin që vetëm politika e sotme di ta përdor më mirë se çdo gjë tjetër. Përse?...
Një popull i lodhur për 20 vjet nga skamja dhe varfëria, nga mungesa e ujit dhe dritave, nga papunësia që mundohet të siguroj bukën e gojës, padyshim do të nxjerrë një qeveri të lodhur. Është kjo qeveri e lodhur që paguhen shumë herë më shumë se një intelektual, akademik, doktor punëtor miniere apo një polic që jep jeten për një ideal. Konkretisht duke parë ngjarrjet e fundit mendojë se ne teori apo në praktikë mungon demokracia e vertetetë, demokracia e tolerancës dhe e transparencës, demokracia e mirqënies për familjet shqiptare. Mungon demokracia që duhet të ishte kthyer me urtësi e qetësi, me harmoni për të riparuar ato që duhej të kishim bërë më parë për të mirën e vendit.
Politika shqiptare në përgjithësi mbas rënies së komunizmit ka vuajtur nga egoja dhe megalomania, duke bërë që edhe pas njëzet vjetësh Shqipëria të mbetet e izoluar, jo vetëm nga vendet e Evropës, por edhe nga fqinjët e Ballkanit. Aspiratat dhe dëshira e popullit për një Shqipëri evropiane, kanë mbetur faktikisht në dorën e një pjese të politikanëve, që po tregojnë se deri më sot kanë parë dhe po shikojnë vetëm interesat e tyre materiale.

Kur pushteti uzurpon shtetin nuk ka fatkeqësi më të madhe për një komb, por kur pushteti vepron njëllojë si shteti atëherë gabimi është më i madh. Demokracia e pushtetit me këtë marëveshje të nxituar i ka shkaktuar një shqetësim konkret popullit shqiptar me replikat midis qeverisë dhe opozitës, njlkohësisht edhe kundër medias sonë.

Pushteti duhet ta dijë se, nuk mund të ketë shtet pa popull. Ashtu si nuk mund të ketë një shtet pa një qeveri, si dhe një qeveri pa një kryeministër. Askush nuk ka të drejtë të lozë me fatet dhe interesat e popullit. Në parim përfaqësuesi i Shtetit, (kryeministri) siguron dhe ruan të përhershëm interesat e e kombit dhe mbarë shoqërisë. Si përfaqësues shteti, si një kokë për qeverisje të vendit, i ka dhënë mundësi lejimi të veprojë si të dojë e kur të dojë, por gjithmonë në emër të shtetit të tij, duke bërë gjithmonë të papërcaktuar jo vetëm premtimet por edhe marrjen e vendimeve. Është më se e qartë se, shteti që ai drejton është në një entitet të vazhdueshëm e të përhershëm, të pandryshueshëm nga fillimi i tij, në një kohë që koha po ndryshon dhe evoluon.
Si i pari i vendit, (kryeministrin) e bën të nevojshëm që të ketë fuqinë e shtetit në mënyrë që zgjidhë problemet komplekse, për të vepruar drejtë në interes të popullit, por jo i njëanshëm për interesa të parapërcaktuara, pasi politika është e lirë dhe e barabartë para qënieve njerëzore. Po vallë a ndodh kjo, për një liri politike dhe autoritet të barabartë? A jemi të gjithë të barabartë?. A duhet të dimë menaxhimin që bën pushteti në diplomacinë e jashme? Përse duhet ta mësojmë nga të huajt për marrëveshjet që bën qeveria jonë me fqinjët?...
Dimë që shteti përbën qeverinë, por nuk është identike me atë, dhe se shteti nuk i takon qeverisë, por është qeveria ajo që i takon shtetit. Çdo marrëveshje ndërshtetërore nuk është partiake, por kjo përbën një përgjegjesi të karakterit shtetëror. Por, realiteti tek tregon se qeveria aktuale po çekulibron këto marrëdhënie. Shoqëria shqiptare aktualisht ndeshet përballë një qeverie, e cila bën sikur harron ose nuk e kupton se, shteti jemi ne të gjithë dhe për këtë duhet të dimë se çfarë bën ajo në emërin tonë, pasi nuk mund të ketë pushtet dhe më jo shtet pa popullin.
Të mirën shoqëria jonë shqiptare padyshim do ta kishte kur kjo politikë do të ishte në shkallën e duhur dhe jo në mungesë të transparencës përball popullit që i ka dhënë besimin. Shqipëria tenton të barazohet me Europën e Bashkuar, një dëshirë e madhe kundrejt një mentaliteti ballkanik, që herë pas herë shfaqet në politikën shqiptare në momente më serioze. Kjo gjë lë të kuptosh se shoqëria jonë ndeshet çdo ditë përball të vertetës dhe gënjeshtres dhe rrallë ndonjë herë përball realitetit.
Gënjeshtra dhe mashtrimi janë binomi i jetes së politikës shqiptare, duke mos përjashtuar edhe vetë “Drejtësinë” e mbërthyer në kthetrat e kësaj “politike të re” me fytyra të vjetra. Në emër të demokracisë na flasin kur zihen ngushtë dhe kur duhet të japin llogari para drejtësisë, gjejnë shtigje për të shpëtuar. Fenomeni i shumë përfolur Gërdeci i Mediut apo rruga Basha mbeten tashmë të harruar nga pushteti i sotëm. Po këta njerëz që vranë apo shpërdoruan paratë e popullit, sot na përfaqësojnë në parlament.
Pushteti i sotëm të lë përshtypjen se e ka burimin nga korrupsioni dhe skandalet, si dhe nuk ka asgjë të përbashkët me besimin që i ka dhënë populli. Kjo duket qartë qeverisjen e sotme ku pushteti vepron i pa përgjegjshëm jo vetëm brenda vendit por edhe në diplomacinë e jashtme.

Skandalet e here pas hershme nga disa anëtarë të qeverisë tregon se, shteti ( pushteti) është i pa fuqishëm për ti dalë ballë jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë juridike. Kjo ndodh pasi qeveria del mbi kompetencat e mekanizmave, që në përgjithësi përbëjnë vetë shtetin. Pra mbi të gjitha qeveria ka pushtuar shtetin, kur dihet se qeveritë vijnë dhe ikin, ndërsa shteti qëndron që nga krijimi i tij. Por për një pjesë të mirë, akoma nuk është kuptuar që qeveria është një mekanizëm i shtetit ...

Ky fenomen bën të besosh se vendi duhet të përballet jo vetëm me varfërinë dhe korrupsionin, por edhe me mungesën e transparencës, tolerancës dhe të unitetit. Sot në parlament rrallë mund të gjesh ndonjë politikan që të luftojë për interesat e kombit. Opozita proteston rrugëve kur sot më shumë se kurrë duhej të ishte në parlament për t’i treguar dhe faktuar qeverisë skandalin me Greqinë.Mos kryerja e misionit ndaj situatave dhe kërkesave në kohë padyshim do rrisnin pakënaqësin. Lidhur me këtë Uinston Çërçill ka theksuar se “Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave”. Demokracia u ka dhënë të drejtën krerëve të pushtetit të premtojnë, të gënjejnë dhe të na mashtrojnë sa here që duan, vetëm e vetëm për të veshur kostumin e pushtetit sëbashku me kravatën politike.

U ka dhënë mundësi që kur marrin në duar frenat e drejtimit të vendit, të luajnë me fatet e kombit, duke treguar se pa “Ata” vendi do të shkonte në katastrofë. U lejon që të na flasin për korrupsion, në një kohë kur këta parazitë nuk mund të jetojnë një ditë pa të.

Ambicja butaforike vetëm për të rrëzuar kundërshtarin se është më i aftë, ndarja në grupime ne dhe ata, demokracia për vite të tjera do të çalojë në ethet e dëshirave të nepotiumit, klanizmit dhe krahinarizmit. Mos ndërtimi dhe zbatimi i drejtë i ligjeve na ka dëmtuar në proçesin demokratik të vendit. Piramidat, ngjarrja e Gërdecit, emërimet e dy ministrave të mpleksur me drejtësinë, shthurrja e drejtësisë, mashtrimet e politikës për liberalizimin e vizave, premtimet për ujë dhe drita etj, dëshmon qartë se proçesi i demokracisë në vendin tonë po ndeshet me pengesat e një pas njëshme, dëshmon qartë mos seriozitetin e politikës shqiptare përball popullit që i dha votën. Kryeministri Berisha nga SHBA foli për luftën kundërr korrupsionit, në një kohë kur Shqipëria është një nga shtetet më të korruptuarat në kontinent. Asnjë politikan apo zyrtar nuk është dënuar nga ligji, sikur të mos mjaftojë kjo arroganca e pushtetit është dhuna e korrupsionit të pandëshkuar. Skandali i pushtetit me marrëveshjen e fundit me shtetin helen tregon qartë mungesën e transparencës të politikës përball popullit të tij.
Na flasin për një ndryshim në sistemin tonë demokratik, kur vetë në radhë nuk kanë ndryshuar, duke ditur se erdhën nga sistemi i mëparshëm. Na flasin për antikomunizëm nga pozita e ndekomuniste apo të kriptokomunizmit, duke na bërë që të qeshim, në një kohë kur është për të qarë.

Përfaqësuesi i shtetit shprehet njëlloj siç thonte dikur Ludoviku se: shteti jam unë. Përkundrazi ai duhet të sigurojë dhe të mbrojë liritë individuale kundër arbitraritetit të qeverisë. Shteti është i papërcaktuar në operacionin e tij. Personeli i burokracisë publike, forcat e sigurisë, ushtrisë, të drejtësisë dhe të gjitha shërbimet publike, janë në pronësi të shtetit, por jo të Qeverisë. Kryeministri Berisha i do të gjitha. Për këtë gjë ushtron pushtetin mbi vetë shtetin.
Dihet që demokracia nuk mund të qëndrojë në këmbë e të ecë përpara pa prezencën e qytetarëve. Miratojnë ligje penale kur janë këta të parët që nuk i zbatojnë. Bëjnë sikur aspirojnë dhe japin jetën për demokracinë që edhe Shqipëria të integrohet sa më parë në familjen evropiane, pasi më parë na kanë marrë votën, e më pas na lëmë të rrimë në mëshirën e fatit dhe në duart e ndërkombëtarëve për të na ndihmuar.
Një dialog i ndershëm në transparencë kur ka të bëjë më shumë me interesat e kombit është e vetmja mënyrë e zgjidhjes së problemeve në shoqëritë demokratike dhe civilizuese. Kur bëhet një padrejtësi të gjithë mbështetemi te shteti, por edhe kur kemi nevojë që të ndërhyjë pyesim me të drejtë: A ka shtet? Ku është shteti? Pra nuk themi ku është pushteti, që gabimisht ka uzurpuar shtetin...

Tuesday, October 20, 2009

Papandreu: Emigrantët të drejta politike, fëmijëve nënshtetësi greke…

Kryeministri grek, Jorgo Papandreu

Tirana Observer

20 tetor 2009


Papandreu mbetet një nga të vetmit kryeministër grek që mban premtimin e dhënë përball emigrantëve. Është i vetmi që u jep emigrantëve atë që u takon prej vitesh. Është i vetmi kryeministër grek që “thyen tabunë” në dhënien e të drejtave të emigrantëve dhe fëmijëve të tyre, të drejtën emigrantëve të votojnë në votimet e ardhshme vendore të zgjidhen dhe të zgjedhin. Me këtë veprim të tij, ky vend i bashkohet vendeve të tjera të BE, duke realizuar edhe objektivin kryesor në ndjekje të modeli gjerman, të mbetur pezull për vite të tëra.


Më në fund edhe Greqia duket se po bën kthesën e duhur përsa i përket problemit të emigracionit. Është qeveria e Papandreut ajo që ndryshe nga qeveritë e më të parshme, po ringjall shpresat e emigrantëve për drejta politike dhe sociale. Deri më sot Greqia ka dale e humbur me politikën kundrejt emigracionit. Është i vetmi vend që emigrantëve u mungon statusi i tyre, i vetmi vend në Evropë ku fëmijët që lindin nuk rregjistrohen në rregjistrin themeltar të bashkive, duke mbetur për jetë emigrantë për të mos patur të drejtë të punojnë njëllojë në ato vende pune si vendasit…
Problemi i emigracionit krahas problemeve të tjera të vendit përbën një sfidë për qeverinë e Papandreut, për qeverinë e premtimeve. Një sfidë për një komunitet të trashëguar e të përbuzur dhe të izoluar nga ligjet e një shteti policor. Po thuajse të gjitha strukturat vendit me mentalitetin e tyre konservator kishin mbyllur të gjitha shtigjet për integrimin e emigrantëve. Po duhej të kalonin 20 vjet që më në fund në këtë vend të ndryshojë koncepti dhe mentaliteti për shtresën emigracionit, ku deri mësot ka qenë i vetëm përball problemeve të përgjithshme.
Qe me ardhjen në krye të partisë ( PASOK), Papandreu e pa emigracionin si një aleat për partinë e tij. Ai me shpejtësi u hapi dyert duke i anëtarësuar në partinë e pasokut. Kur ishte në opzitë Papandreu u pa nga emigrantët si një mik i tyre, duke bërë takime të here pas hershme me ta. Jo pak here kishte deklaruar se e kishte provuar emigracionin, duke punuar si pastrues xhamash në ndërtesa të mëdha, bojaxhi etj.
Premtimet elektoriale bëhen realitet. E kjo ndodh në vendin fqinjë. Qeveria Papandreu e freskët për të qeverisur vendin me sa duket po shkëputet një here e përgjithmonë nga politika e vjetër konservatore. Ende pa mbushur dy javë nga ardhja në qeveri socialistët i janë përveshur punës duke lënë përshtypje se populli më në fund ka gjetur atë qeveri që u mungonte prej vitesh. Atë qeveri që nuk përjashton edhe emigrantët të cilët përbëjnë 10 për qind të fuqisë punëtore, nuk përjashton gjithashtu edhe fëmijët e tyre që përbëjnë 12 për qind të numrit të nxënësve në këtë vend.
Krahas problemeve të tjera Papandreu po bën realitet premtimet e bëra për sa i përket fenomenit të emigracionit, i cili për gati njezet vjet u la në mëshirë të zotit. Kjo lënie pas dore, ndikoi që ksenofobia dhe racizmi të marrë përpjestime të mëdha duke e renditur Greqinë në vendin e pare në BE.
Mungesa e një vullneti për të pasur një politikë të drejtë emigracioni, ndërtimi i ligjeve të ashpra ndikoi që ky vend të mbushë burgjet, komisariatet e policive, bodrumet e kështjellave si dhe të ngrejë kampe për mbajtjen e refugjatëve. Jo pak , por mbi 140 emigrantë janë vrarë nga racizmi, ku 50 për qind të këtyre vrasjeve mban përgjegjësi policia.
Qeveria e djathtë konservatore Karamanlis kishte planifikuar ngritjen e 15 kampeve për izolimin e emigrantëve të paligjshëm, ndërsa sot, Papandreu bën të kundërtën. Në strategjinë e qeverisjes së tij ka patur si piksynim një reformë të përgjithshme të vendit duke filluar që nga ngritja e ministrive të reja dhe në shkurtime të disa të tjerave duke u bazuar simbas kërkesave dhe nevojës së vendit, duke mos përjashtruar fenomenin e emigracionit. Ai e gjen vendin të tej rënduar, kun ë burgje vuajnë dënimin 12.192 njerëz, e gjen vendin e tij në vend të pare përsa i përket numrit të madh të denimeve të të huajve.
Konkretisht realiteti ben fjalë se për një mijë vendas shkelin ligjin 37, ndërsa për një mijë shqiptar shkelin ligjin 11 ( te fundit), ndërsa të parët në shkeljen e ligjit renditen jugosllavët dhe irakianët.
Pak ditë më pare ministri i Mbrojtjes se Qytetarit, Mihalis Krisohoidis,( ministri e re) deklaroi para medias vendase se së shpejti do të lirojë 1.200 emigrantë nga 5,800 të cilët mbahen padrejtësisht në komisiariatet e policive, duke theksuar se: “Greqisë i duhet mbështetja e Brukselit. Në të kundërtën rast rrezikohet paqja shoqërore, ku për këtë do paguajnë grekët e varfër, por edhe emigrantët që bien viktima të sfrytëzimit”. Lidhur me gjëndjen e rënduar të emigrantëve që mbahen në dhomat e izolimit ka theksuar se: “Kjo gjëndje nuk mund të vazhdojë, duhen përmisuar të drejtat e njeriut. Nuk do të ketë operacione- “Fshesa”, por policia është e detyruar të jetë prezence në të gjitha zonat e vendit.
Mbrapa nuk ka mbetur edhe ministri i Brendshëm Janis Ragushi, që deklaroi se, qeveria ka parashikuar për dhënien e të drejtave politike të emigrantëve, për të zgjedhur dhe për t’u zgjidhur në votimet vendore. Ragushi bëri të ditur se fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur si dhe ata që janë rritur në Greqi do tu jepet nënshtetësia greke. Janë rreth 250 mijë fëmijë që fitojnë këtë nënshtetësi. Janë këta fëmijë që nuk do të jetojnë më me frikën dëbimit nga Greqia. Janë këta fëmijë që nuk do të jenë më përjetë emigrantë si prindërit e tyre...

Saturday, October 17, 2009

Papandreu apo Karamanli?...

Tirana Observer
20 shtator 2009

Opozita me në krye xhunjor Jorgo Papandreu kishte kërkuar votime të parakohshme, por presionet e tij të vazhdueshme e detyruan mazhorancën që më në fund të dorëzohet e të bëjë votime “ekspres”
Kriza e rëndë politike në Greqi ka detyruar më së fundi kryeministrin Kostas Karamanlis që të shkojë në zgjedhjet e parakohshme brenda një kohe rekord. Ishin presionet e njëpasnjëshme të opozitës më të madhe, PASOK-ut, ku një vit më parë kishte deklaruar se populli mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Opozita duke përfituar nga gabimet e një pas njëshme të anëtarëve të kabinetit qeveritar, korrupsioni dhe kriza e rëndë e konomike, papunësia, skandalet në sigurimet shoqërore, si dhe hetimi nga ana e drejtësisë, e detyruan maxhorancën të dorëzohet përball xhunjorit Jorgo Papandreu.
Xhunjor Karamanlis është nipi i Kostandino Kasramanlis, plakut të demokracisë, ndërsa xhunjor Jorgo Papandreu është nipi i plakut Jorgo Papandreu dhe i biri i Andrea Papandreu. Të dy këto familje njihen në politikë.
Sot, në një klimë të rënduar politike, dy nipërit e udhëheqësve të vjetër në epokën e sotme, të një Evrope të integruar dhe me shumë probleme në fushën e ekonomisë dhe tregut të punës, do të vihen përsëdyti herë përball njeri – tjetrit pranë kutive të votimit më 4 tetor të këtij viti. Edhe për katër vitet e ardhshme Greqia do të udhëhiqet përsëri nga një familje e njohur në politikën vendase, kjo gjë përbën një dukuri të veçantë, pasi për periudhën 2009-2013 Greqia do të udhëhiqet nga familja Papandreu, duke lënë të mendosh se fati i këtij vendi është vendosur në duart e dy familjeve Karamanli-Papandreu. Të dy partitë po shkojnë në këto zgjedhje me figura të pastra të kandidatëve për deputet, pasi të gjithë ata ish anëtar të kabinetit të qeverisë Karamanli, si edhe deputetë të tjerë të opozitës që ishin mpleksur për shpërdorim detyre apo korrupsione u lanë jashtë liste.
Këtë radhë të dy partitë kanë vënë në listë për kandidatë edhe shtetas shqiptarë ( minoritarë), ku më shumë shance për të fituar janë dy kandidatët e partisë së Pasokut. Për këtë si Pasoku ashtu edhe partia Demokracia e Re, kanë kërkuar votat minoritareve, ku më të organizuar në këtë drejtim duket partia e Pasokut, që ka shtrirë bashkëpunimin edhe me degën e Partisë Socialiste të Greqisë.

Tashmë në këto votime u takon vetëm qytetarëve vendas që të vendosin për fatin e tyre, se cila nga dy partitë disponon një program dhe vullnet të mirfilltë për të përballuar sfidat ekonomike. Por a mjaftojnë këto programe vetëm në premtime elektoriale?...
Vetëm 13 ditë para votimeve, Papandreu udhëheq me 40 për qind kundrejt 35 për qind nga Karamanli, nga përgjigjet e sondazhit se kush është kryeministër më i mirë për vendin. Ndërsa 42 për qind fiton Pasoku dhe 34 për qind Demokracia e Re.
Sondazhet tregojnë se për një fitore të thellë të Papandreut, tregojnë për një qeveri pa patur nevojën e ndonjë kualicioni. Nga ana tjetër duket që kryeministri aktual nuk po bind plotësisht popullin, në një kohë kur kërkon që të rivotojnë për të tretën herë radhazi për të.
Këto votime gjithashtu kanë një rëndësi të madhe edhe për popullin shqiptar, pasi në këtë vend punojnë dhe jetojnë rreth 700-800 mijë emigrantë. Emigracioni shqiptar në këtë vend është plotësisht i izoluar duke filluar që nga një punëtor krahu e përfunduar deri tek biznesi. Qëllimisht burokracia greke ka ulur në maksimum rinovimin e lejeve të qëndrimit apo të punës. Mbi të gjitha kanë rëndësi për politikën shqiptare pasi shumë probleme ndërmjet dy vendeve akoma nuk po gjejnë zgjidhje. Greqia është partneri i dytë tregtar për Shqipërinë referuar shifrave të import eksporteve.
Krahas kësaj në vendin tonë numërohen mëse 270 biznese greke, në fusha të tilla si banka, komunikimi infrastruktura etj, me investime që arrijnë në gati 550 milionë euro.
Ende pa kaluar 25 muaj nga votimet e mëparshme, po edhe ato të parakohshme, populli grek duket se nuk është edhe aq i entuziazmuar, pasi shumica kanë provuar mbi shpatullat e tyre vetëm premtime në këto fushata. Dinë dhe e kanë të qartë se politika e ka çuar ekonominë në një vendet me jetesë më të shtrejntë të Evropës, ku 21 për qind e popullit jeton nën kushtet minimale të jetesës.
Konkretisht, një rëndësi për popullin e Greqisë nuk ka shumë se kush do të fitojë për qeverisjen e vendit, por një rëndësi ka që vendi i tyre të dalë nga kriza e rëndë ekonomike dhe vendi të ecë normalisht përpara, pasi është një nga vendet me kushte më të mira në Evropë...
Më 1997 kryeministri aktual xhunjor Karamanli erdhi në krye të partisë së tij “Nea Dimokratia” në moshë të re, me një eksperiencë politike nga lëvizja rinore të partisë “Nea Dimokratia”, bështetur nga një grup i rrethit simpatizues së familjes Karamanis. Si kudo dhe si përherë nga ai grup njerëzish që mbështeten dhe e ndihmuan që të marrë në dorë drejtimin e partisë nuk ka mbetur më asnjë politikan. Zgjedhja e tij në krye të partisë i dha besimin popullit grek për ditë më të mira, pasi ai vinte nga një familje me emër që kishin kontribuar për vendosjen e demokracisë menjëherë pas grushtit të shtetit nga diktatori Papadhopulos më 1967.
Populli i grek në mirbesim të plotë i dha dy herë votën z. Karamanli, i dha dy herë mundësi me një shpresë për një të ardhme më të mirë, po kjo ishte vetëm një zhgënjim pasi qeveria e tij u ndodh disa herë bashkëautore e disa korrupsione te një pasnjëshme, duke mos marre masa konkrete për zbutjen e krizës ekonomike etj. Sot, testet dhe sondazhet e instituteve përkatësve, të kanaleve televizive apo të gazetave, publikojnë se z. Papandreu ndodhet nga 6-8% më shumë dhe se në votimet e 4 tetoritdo të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë. Kjo gjë më shumë se kurrë u jep shpresë emigrantëve tanë, pasi Papandreu në programin e partisë së tij ka një program të qartë dhe ndihmues për integrimin e emigrantëve.
Rreth 300 mijë emigrantë shqiptarë në 5 vitet e ardhshëm humbasin vitet e punuara dhe nuk do u njihen për pension, pasi ende ky vend ngurron për nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe...

Fushata elektoriale ka ndezur luftën ndrmjet dy forcave të mëdha politike të vendit. Maxhoranca që sot ndodhet në një krizë politike dhe ekonomike ka drejtuar kritika të ashpra ndaj opozitës, se kjo e fundit solli në Greqi votimet e parakohshme si më 2007, dhe se vendi nuk mund të mbaj më shpenzimet e mëdha elektoriale. Kryeministri Karamanlis ka theksuar se, kreu i opozitës Papandreu premton se do ta bëjë këtë vend si Danimarka e Jugut, duke gabuar se ekonomia e vendit tonë nuk ka të njëjta karakteristika. Ai ka kritikuar kreun e opozitës për “sjellje të papranueshme”, të “lojës me zjarrin të paparë”, dhe të një “shantazhi politik” e një qendrimi të papërgjegjshëm...
Pak ditë më parë z. Karamanlis u ndodh përpara një reagimi të një pjesë të kabinetit qeveritar, si dhe të disa deputeteve të partisë që, votimet e parakohshme i cilësuan si një vetvrasje të qeverisë. Bashkëpunëtorët e ngushtë të tij me kohë kishin argumentuar se vendimi për zgjedhjet e parakohshme do të ishin të përshtatëshme në filim të muajit tetor dhe se muaji shkurt dhe mars nuk ishin në kohën dhe vendin e duhur, pasi duhej një fare kohe përball një situate të tej rënduar.
Karamanlis akuzohet se nuk ka ditur të marrë masat e duhura për të përballuar krizën ekonomike aktuale në Greqi, ndërsa opozita prej muajsh kishte kërkuar zgjedhje të reja. Por deri më 2 shtator, Karamanlis kishte mohuar gjithnjë hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme, pasi mendonte se me një ndryshim në kabinetin qeveritar mund të fitonte kohë për shmangie të zgjedhjeve. Menjëherë sondazhet japin dhe marrin në favor të partisë socialiste Pasok.
Konkretisht qeveria Karamanli tregoi se nuk punoi për zbatimin e reformave të mëdha, por u mjaftua me marrjen e disa masave antikrizë njëllojë si në disa vende te BE, ku u bë në një masë të pakënaqshme. Në një fjalim midis të tjerave Karamanliu theksoi se: “Shkojmë drejt zgjedhjeve, sepse duhen bërë reformat strukturale”...
Presionet e PASOK-ut detyruan kryeministrin Karamanli që brenda tetë muajve të parë të këtij viti të vendoste për tre herë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ku dy vendimet e para vinin si rezultat i zemërimit të bazës brenda partisë së tij, ndërsa e treta vinte si rezultat i rrezikut të karrierës së tij politike. Faktikisht ai ndodhej me kohë para një pasigurie për fitore, po me gjithë humbjen Karamanliu ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, dhe se është i ri për të dalë në pension. Gjatë qeverisjes nr.2, papunësia u rrit në 9.3 për qind, nga 7.2 për qind që ishte më parë. Gjatë qeverisjes së tij numri i studentëve që studiojnë në universitetet e BE shkon në 5.5 për qind të numrit të përgjithshëm, në një kohë kur mesatrja në 27 vendet e BE është në 2.6 për qind.
Fati i Karamanliut vuloset në votimet europarlamentare, ku e majta fitoi dukshëm. Kjo fitore ishte e para si lider partie për Papandreun, ku dhe mori përgëzime nga koleget e vendeve të huaj, por jo nga kryeministri i tij...
Karamanliu pranon humbjen, por nuk përgëzon burrërisht rivalin tjetër. Ai humbi shancin e një madhështie që do t’i kushtonte muajve të ardhshëm. Papandreu më 2007 kishte pranuar humbjen dhe e kishte përgëzuar për fitoren Karamanliun. Në këto zgjedhje Karamanlis ka vendosur kandidaturën në qytetin e Larisës dhe në perferinë A të Selanikut, duke ndjekur një strategji të njëjtë me fitoren e zgjedhjeve të 2004. Ai mbetet një nga figurat më të pastra si kryeministër, ku deri më sot nuk është kritikuar asnjëherë nga opozita apo politikanë të tjerë...
Karamanliu në këtë situatë të vështirë ka marrë vendimin më të madh gjatë gjithë karrierës së tij politike për zgjedhjet. Pasi si brenda dhe jashtë partisë kishte njerëz që nuk donin të shkonin në zgjedhje të parakohshme, me një shpresë se mund të bëhej ndonjë mrekulli në muajt e ardhshëm.

Karamanli shqetësimi im që më shqetëson është Greqia

Karamanliu i është përgjigjur Papandreut se: “Demokracia e Re” ( Nea Dimokratia) mbetet në mënyrë të vendosur në rrugën e përgjegjësisë. Personalisht ndihem rëndë dhe detyrohem aktualisht për të ardhmen e vendit tonë. Mendimet e mia dhe shqetësimi im që më shqetëson është vetëm Greqia dhe populli grek. Është interes kombëtar. Çfarë kam bërë gjatë gjithë karrierës sime politike, tash jam duke bërë atë që unë do të bëj përgjithçka.
“Kërkoj një mandat të freskët popullor. Në mënyrë që me programin konkret që do të paraqes, të përballojmë pasojat e krizës ndërkombëtare, duke krijuar në të njëjtën kohë baza të forta për ekonominë, që do të garantojnë një progres afatgjatë për vendin tonë.Vendi ndodhet në një udhëkryq kritik. Pasojat e krizës ekonomike janë të qarta dhe e vërteta është se kemi përpara vite të vështira. Lideri i opozitës ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se do të provokojë zgjedhje të parakohshme, me shkas zgjedhjen e presidentit të republikës. Vendi nuk duron, posaçërisht në rrethanat e sotme, një fushatë parazgjedhore. Për fat të keq një opozitë bën politikë me mungesë përgjegjësie”. Lidhur me politikën e jashtëme Karamanliu ka theksuar se: “Duam marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit me të gjithë.”
Kryeministri Karamanli shkon në këto votime duke i lënë vendit të tij një borxh prej 292 miliardë euro, ku gjatë periudhës 2004-2008 borxhi pat rënduar në 79.6 miliardë, me përqindje vjetore që i kalon 12 miliardë euro.Përfundimisht borxhi publik rekord nga 292 miliard dollarë dhe me interes prej 12 miliard në vit, është një kartë e fortë në duart e opozitës. Sikur të mos mjaftojë kjo, Papandreu lidhur me menaxhimin ekonomik i ka kërkuar Karamanliut se ku kanë shkuar 100 miliardë euro, kredi që u muar gjatë pesë vjetëve të qeverisjes së tij.
Për popullin dhe politikën shqiptare Karamanliu ishte një politika që dinte vetëm të merrte dhe të premtonte. Karamanlisi erdhi në Tiranë vetëm për të marrë. Pas futjes së vendit tonë në NATO, politika greke tentoi për një “kthim të vertetë” për një fqinjësi të mirë me Shqipërinë, për të patur një aleat të vertetë me mendimin se ka ardhur koha për të marrë, duke premtuar për të ardhmen “se do të...”
Miku i shqiptarëve o Kostas Karamanli ( nipi i plakut të demokracisë greke Kostas Karamanlis) pat deklaruar se erdhi si mik në Tiranë. Ai e ndjeu pa e shprehu. Shqiptarët dinë të presin miqtë e vertetë në shtëpitë e tyre.
Ai largohet si kryeministër në një kohë kur problemet mbeten ende të hapura ndërmjet dy vendeve, që prej shumë vitesh pritej që të diskutohej në parim :
- Qendrimi i “Ligjit të luftës”
- Pronat e çamëve
- Pronat e shqiptarëve
- Problemi i shkollave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.
- Kufizimi i lirisë së emigrantëve për në atdheun e tyre.
- Legalizimi i emigrantëve
- Marrëveshja ndërdypalëshe për pensionet e emigrantëve
- Lehtësimi i biznesit shqiptar në Greqi
- Keqtrajtimi dhe vrasja e emigrantëve nga policia greke.
Së fundi kryeministri grek nga Brukseli në një vizitë pune me kreret e BE, i ka bërë thirrje grekëve të diasporës për të votuar në zgjedhjet parlamentare, duke kërkuar mbështejen e tyre.
Papandreu, erdhi ora e popullit për një rrugë të re!...
Me mesazhin erdhi ora e popullit, Papandreu duket i sigurtë në fitore me një ndryshim prej 10 për qindsh nga Karamanli. Gjatë fushatës elektoriale ka theksuar jo pak herë se: “erdhi ora për një fillim të ri, për një rrugë të re”. Një rrugë e re ndoshta edhe për emigrantët e lodhur dhe të raskapitur nga premtimet e shumta të politikës greke. Një rrugë e re për trajtimin e emigrantëve si njerëz dhe jo pengje të politikës greke.
Nga opozita kreu i saj Papandreu ka theksuar se vendit i duhet hartimi i një plani serioz dhe për këtë të jemi gati për realizimin e tij në 100 ditët e para. Një plan tjetër është për mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm, ndihmë sociale dhe luftë për të parandaluar shpenzimet e tepërta publike. Një sondazh i fundit tregoi se ekonomia dhe korrupsioni ishin dy çështjet që çuan vendin në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa 35 për qind e popullit beson se as Karamanliu dhe as Papandreu nuk mund të menanxhojnë si duhet financat publike.
Lidhur me komunitetitn e BE, z. Papandreu po harton një strategji për një stabilizim të ri dhe Program Zhvillimi, për të kërkuar një konsensus të mundshëm me anën e një marrëveshje në Bruksel. Çdo program ekonomik menjëherë pas zgjedhjeve do të kalojë nëpërmjet miratimit të Bashkimit Evropian. Ai ka vene ne dukje se: “për fat të keq, Greqia ishte ajo që nuk e kishte. Sot nuk ballafaqohen thjesht dy partitë, por dy politika dhe alternativa diametralisht të kundërta. Një alternativë neoliberale me administrim klientelist dhe pa transparencë të vendit, që na solli krizën tragjike”. Ai përpiqet për një Greqi të kohës, që e meriton plotësisht vendin në BE.
Përsa i përket emigrantëve Papandreu ndryshe nga Karamanlis tregohet më i arsyeshëm dhe ka një vullnet të mirëfilltë për zgjidhjen e problemeve të emigrantëve. Në gjirin e partisë së tij bëjnë pjesë rreth 3 mijë emigrantë shqiptarë. Ai fiton një respekt dhe simpati të veçantë nga komuniteti shqiptar, dhe këtë e ka shprehur edhe në takimet e shumta me të. Për komunitetin shqiptar Papandreu shikohet si shpresa e fundit, pasi deri më sot Karamanliu dështoi në politikën e emigracionit, duke i lënë emigrantë pa status dhe gjysëm ilegal.
Papandreu ka treguar dhe tregon një kujdes të veçantë për fëmijët e emigrantëve dhe këtë ai e tregoi kur ishte ministër i arsimit më 1996, duke thyer tabutin vendas se erdhi ora që edhe fëmijët e emigrantëve mund të shkojnë në shkollat greke.
Jo pak herë ka premtuar për të drejtat e emigrantëve që këta të fitojnë lejet e qendrimit njëllojë si në vendet e tjera të BE, po premtim tjetër ka bërë edhe për dhënien e nënshtetësisë së fëmijeve të huaj. Një bashkëpunim të ngushtë
Partia e Pasokut mban edhe me Degën e PS në Greqi, të cilët janë të interesuar për fitoren e Papandreut.

Politika apo populli do ta bëjnë shqipërinë si gjithë Evropa?...


Gazeta "Sot"
17 tetor 2009

Demokracia në vendin tonë nuk është një proçes kalimtar ashtu siç janë qeveritë. Liria e votës nuk mund të vidhet, nuk mund të groposet, e nuk mund të digjet. Vota përbën lirinë e lirive të njeriut. Një pushtet që nuk është legjitim nuk mund të bëj fjalë për integrim. Kemi një ministri i Integrimi, po nuk mund të bëj integrim pasi nuk ka dalë nga një pushtet legjitim. Goditja e lirisë përbën krimin më të madh politik të pushteti. Vidhet e ardhmja e vendit tonë, e ardhmja e të pasnesërmes, vidhet liria dhe dëmtohet kauza demokratike. Aspiratat dhe dëshira e popullit për një Shqipëri evropiane, kanë mbetur faktikisht në dorën e një pjese “sharlatanësh” politikanë, që po tregojnë se deri më sot kanë parë dhe po shikojnë vetëm interesat e tyre materiale.


Populli ynë, opozita që përbën pjesën më të madhe të popullsisë nuk lejon vjedhjen e lirisë. Mungesa e transparencës së pushtetit për të numëruar kutitë e votave të dyshuara, lë të dyshosh se vendi ynë nuk dëshiron të ecë normalisht drejt rrugës së integrimit. Korrupsioni elektorial nuk lejon në asnjë mënyrë që opozita të shohë me sy ku ka shkuar vota. Të kërkosh transparencë për hedhjen e votës së lirë në kuti në një vend demokratik është gjeja me elementare. Pushteti i sotëm në qoftëse nuk ka vene dorë në votat e lira të popullit, nuk ka përse të trembet, për të plotësuar kërkesën e opozitës.

Kontestimet e opozitës lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, ngritja e popullit në protesta me termin popullor “ Dua të shoh votën time”, përbëjnë për politikën shqiptare një plagë, një fitore për politikën, por një humbje për popullin. Fitorja e dyshuar e pushtetit të sotëm nuk po gjykohet pasi pothuajse e gjithë media po merret me humbësin, duke ditur se votat e vjedhura të popullit groposen me paturpësisht nga duart e ndyra të politikës. Është një fatkeqësi kombëtare që fati i popullit shqiptar të varet nga qeverisja e një pushteti ku i mungon legjitimi, ku i mungon ballafaqimi dhe transparenca përball opozitës. Të jesh transparentë për atë çka dyshon opozita është një detyrim moral se sa ligjor. Po vendi ynë nuk njeh akoma transparancën, pasi i mungon i mungon themeli kryesor, ndershmëria dinjiteti dhe serioziteti...
Dikur ëndrra jonë ishte që ta bënim Shqipërinë si Evropa, por kjo mbeti vetëm një ëndërr, pasi ende vota nuk dihet se ku përfundon. Po a mund të udhëhiqet një popull kur i janë vjedhur votat, nderi dhe dinjiteti i tij.
Këto veprime të pushtetit të sotëm treguan edhe një herë akoma se në Shqipëri vota e lirë nuk është akoma e siguruar, për të shkuar atje ku edhe është votuar. Treguan se Eropa nuk do vende që i hapin probleme asaj, nuk do vende të korruptuara.
Të gjithë deshirojmë të mirën e vendit. Të gjithë e kemi për detyrë të ndihmojmë dhe të mbështesim vendin për të ecur përpara, njëllojë si fqinjët tanë që i kemi pranë. Të gjthë mendonin për një demokraci të vertetë. Votuam brenda afatit, votuam si asnjëherë tjetër, por nuk e prisnim qe votat të numëroheshin prej një muaji. Askush nuk e priste që mafia pushtetare të rezikonte demokracinë e sotme shqiptare, të rrezikojë aplikimin për në BE.
Askush nuk e ngreh zërin për grabitjen e votave. Në një kohë kur shteti duhej të ruante lirinë e votave ishte vetë ky që vuri duart mbi të. A kemi nevojë ne për këtë pushtet ordiner që vjedh votën natën dhe e numëron atë pas një muaji ditën. Hapja e kutive ka ngritur në këmbë pothuajse të gjitha partitë përveç pozitës. Drejtësia shqiptare hesht. Hesht kur nuk duhej të heshtej. Nuk bën punën e saj kur sot duhej bërë. Vallë ky është morali i këtij dikasteri?...
Vetëm në vendin tonë drejtësia hesht. Vetëm në vendin tonë vendosen ministra të implikuar me drejtësinë. Vetëm në vendin tonë presidenti, i pari vendit firmos për këta ministra.
Vendi ynë nuk ka nevojë për fitoren e kësaj politike, ndoshta nga më të dyshuarat e të dyshuarve, por as edhe për humbjen e vullnetit të popullit tonë.
Vendi ynë edhe për disa vite të tjera do të udhëhiqet nga një kastë, nga një grup njerëzish pa ideale, të cilët jo vetëm nuk po konsuldojnë themelet e shtetit, ky pushtet po e minon atë. Kur ska votë të lirë nuk ka demokraci, nuk mund të ketë shtet i së drejtës. Kur vota nuk respektohet, nuk numërohet, vidhet padrejtësisht atëherë fiton politika dhe humbet populli. Ka ardhur koha që të rrëzohet pushteti i kriminuar që ka uzurpuar shtetin?...
Për këtë edhe ndërkombëtaret jo pak herë kanë venë në dukje se vendin tonë po e drejton pushteti i korrupsionit. Sipas Komisionit Evropian, pika të dobëta në vend mbeten korrupsioni, shteti ligjor, pavarësia e gjyqësorit dhe ajo e institucioneve shtetërore, si dhe administrata. Shqipëria duhet të bëjë progres, në veçanti ndaj shtetit ligjor, sidomos për luftën ndaj korrupsionit, sikundër për sa i takon funksionimit të duhur të institucioneve shtetërore, e në mënyrë të posaçme për pavarësinë e gjyqësorit.

Këtë gjë në dorë e ka vetë populli, pasi demokracia nuk dhurohet nga askush, nuk mund të dhurohet nga një politikë të dyshuar që nënshtron vullnetin e popullit. Pushteti i sotëm nuk mund të vendos për fatet e popullit të tij, sepse për shumicën ka humbur besimin, ka humbur nderin dhe dinjitetin, ka humbur gjithçka. Mohimi i së drejtës për të numëruar disa kuti përball kërkesave të opozitës më të madhe të vendit, lë të kuptosh se kjo e fundit ka të drejtë për të mos u futur në parlament, pasi janë shkelur standartet europiane të zgjedhjeve.
Pushteti sot përbën një shtet shqetësues për vendet e tjera, në një kohë kur shpresat tona janë drejtuar për integrimin në BE. Pushteti i sotëm abuziv ka fituar, po ende nuk është gjykuar, pasi mentaliteti i sotëm për mediat apo drejtësinë është se i fituari nuk gjykohet. Për shumë kohë media u muar me humbësin, me partinë që nuk ishte në pushtet, duke lënë mënjanë pushtetin e sotëm, pushtetin që ka abuzuar në emër të demokracisë.
Aspiratat dhe dëshira e popullit për një Shqipëri evropiane, kanë mbetur faktikisht në dorën e një pjese “sharlatanësh” politikanë, që po tregojnë se deri më sot kanë parë dhe po shikojnë vetëm interesat e tyre materiale.
Në përgjithësi politika shqiptare përbën një rast të veçantë për vendet e tjera, ku krimi dhe korrupsioni janë bashkudhëtarë të përditshëm të saj. Entuziazmi i popullit tonë i viteve ‘90, “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, sot duket si një diçka e pabesueshme, pasi politika e sotme i ka rrënjët tek e djeshmja.
Në vendin fqinjë në zgjedhjet e fundit fitoi populli dhe jo politika vendase, ndërsa në vendin tonë ndodhi e kundërta. Largimi i Karamanliut nga partia bën të mundur që populli t”i japë fund një herë e përgjithmonë qeverisjes së vendit nga dy familje të vetme...




Festivalet e Filmit, substance kulture dhe integrimi

Tirana Observer
9 tetor 2009

Një njeri i mençur pat thënë dikur se: “Fatkeqësia më e madhe është kur njeriu ka sy dhe nuk ka mundësi të shohë”. Por sot në shoqërinë tonë shikojmë se ata që na udhëheqin në vend që të shkojnë përpara, qëndrojnë në vend, ose vijnë pas shoqërisë, pasi punën për të cilën paguhen e quajnë si një diçka të tepërt. I indinjuar do të ndalesha te sjellja jo korrekte e qeverisë shqiptare, përballë detyrimeve reciproke me vendin fqinjë, me vendin që fati na solli ta kemi komshi. Ndoshta në pamje të jashtme mund të mos ketë shumë rëndësi për politikën shqiptare, ndërsa për emigrantët përbën një shqetësim konkret. Atë që nuk bën qeveria shqiptare, sot e bëjnë një grup emigrantësh, për të cilën duhet respektuar dhe vlerësuar. Por...Kur bëhet fjalë për një vjedhje apo vrasje, të gjitha kanalet televizive nisin maratonë, se kush mund ta japë më parë ekskluzivisht, ndërsa gazetat mbushin faqen e parë me tituj bombastikë. Por kur fjala bëhet për artin tonë jashtë kufirit të Shqipërisë, asnjë nuk merr mundimin që të bëj detyrën e shtëpisë, pasi lajmi nuk shitet. Po fatkeqësisht edhe Radio Televizioni Shqiptar, që mbahet me taksat e çdo familje emigranti apo nga vetë ata , duket sikur e ka të tepërt të bëjë atë që i takon. Është një fenomen që me të drejtë duhet të na shqetësojë, pasi shqiptarët jashtë atdheut të tyre nuk janë vetëm vrasës dhe plaçkitës, nuk janë vetëm mbushës së burgjeve të Greqisë, por...Atë që nuk bën ministria e Kulturës, ambasada shqiptare e më në fund shteti, e bëjnë një grup emigrantësh nga Greqia. Emigrantë artistë që dinë të organizojnë e të respektojnë vendin fqinjë ku jetojnë dhe punojnë. Pasi kanë kaluar me sukses Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar në Greqi, të shfaqur në kinemanë “Triano” në Athinë, ky grup emigrantësh (5-6 vetash) me në krye regjisorin e talentuar Bujar Alimani që me entuziazëm kanë vendosur rikthimin e këtij festivali me filma grekë në Shqipëri. Një respekt i dy anshëm që bën krenarë gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi, por duke përjashtuar në përgjithësi qeverinë shqiptare.Indiferentizmi dhe moskokëçarja, përbën për njerëz të ndershëm dhe me kulturë, një veprim të papranueshëm dhe pa përgjegjësi morale për shoqërinë e sotme shqiptare, një veprim pasiv që flet qartë më shumë se kurrë. Një veprim që na kthen dekada pas.Kjo qeveri tregoi edhe një herë se është e pazonja që t’i përgjigjet respektit reciprok vendit fqinjë, kur këto kanë të bëjnë me artin dhe kulturën të organizuar nga vetë emigrantët shqiptarë. Nuk teprohet kur thuhet se janë iniciativat e vetë emigrantëve për të organizuar festivale të tilla, për të bërë të pamundurën në të mundur, për t’i treguar vendit fqinjë se nuk janë vetëm ndërtues dhe pastrues, por dinë të merren edhe me art dhe kulturë.Të organizosh një festival të filmit shqiptar në Greqi dhe anasjelltas, nuk është e lehtë, kur mendon sigurimin e materialit, përkthimin e filmave, si dhe gjetjen e ambientit dhe përgatitjen e spoteve përkatëse, pa llogaritur burimet financiare. Të gjitha këto bëhen nga dëshira dhe vullneti i mirëfilltë i një grupi emigrantësh, përballë indiferentizmit qeveritar. Festivalet të tilla janë substancë kulture dhe integrimi. Edhe vetë Qendra Kinematografike Shqiptare i ka kthyer kurrizin Festivalit të Filmit grek në Tiranë. Është ndoshta mungesa e fondeve ekonomike, që më në fund ky institucion shtetëror të ngrejë i turpëruar duart përjetë për të mos marrë pjesë në Festivalin e Parë të Filmit grek në Tiranë. Ky institucion shqiptar për gjysmë shekulli ka shërbyer si një akademi të vlerave artistike, duke u përballuar me situatat e kohës, ndërsa sot duhet të jetë një akademi emancipimi shoqëror duke kaluar kufijtë e vendit. Por koha ka treguar se ky institucion mund të shpërdorohet nga vetë politika, ose të ecë më përpara, atëherë kur njerëzit janë të ndërgjegjësuar nga ana artistike, por kurrë nga ana ideologjike e politike...I indinjuar sa s’ka më, grupi i punës i vetëm pa asnjë mbështetje të qeverisë shqiptare, i vetëm arriti më në fund të realizojë me sukses ëndrrën dhe pikësynimin shumëvjeçar. Kur bëhej fjalë për Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar në Greqi, Qendra e Kinematografisë së Greqisë u qëndroi pranë grupit të emigrantëve për ta realizuar atë me sukses, duke ftuar edhe 4-5 artistë shqiptarë që për më shumë se një javë qëndruan në hotelet nga më të mirët në Greqi, si miq me shpenzime falas. Po të njëjtën ndihmë dha edhe ambasada shqiptare në Athinë që siguroi transportin e materialeve të nevojshme nga Qendra e Kinematografisë Shqiptare. Por...Sot kur bëhet rokada, Qendra e Kinematografisë Shqiptare tregohet e pafuqishme për të mbështetur realizimin e Festivalit të Filmit Grek në Tiranë, kur pritet që muajin nëntor të 2009-ës, do të organizohet në Athinë Festivali i Dytë i Filmit Shqiptar. Po si mund të ndihen vallë grupi organizator përballë grekëve?Por grekët këtë radhë ia kanë dalë vetë në krye me përfaqësinë diplomatike në Tiranë, dhe me sponsor të dy-tre Bankave. Ata kanë mbështetur grupin e punës së emigrantëve që Metropoli i Tiranës për tre ditë rresht do të mirëpresë në festival 13 filma grekë, ku 5 nga këta do të jenë me metrazh të shkurtër.

Malaj: Ja se çfarë duhet të bëjë ndryshe Rama në PS


Interviste me deputetin e PS, z. Arben Malaj

Tirana Observer
13 tetor 2009

Pjesëmarrja në parlament e rrit efikasitetin e protestave, ndërsa protestat nuk e zëvëndësojnë dot efektin e opozites parlametare...


Anëtari i kryesisë, një nga figurat e vjetra në PS, Arben Malaj, në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, flet se, kandidimi i tij për kreun e PS, nuk ishte një lojë se sa një vullnet pozitiv për sfidat në rritje që ka PS-ja. Simbas tij kandidimi nuk ishte një garë personale, duke shpresuar për mundësinë e një garë të sinqertë dhe të hapur, nga ku konkuruesit të shndroheshin në kolegë, ku t’i bashkonte përgjegjësia e përbashkët dhe jo preferenca individuale.
Lidhur me propozimin e kryeministrit Berisha të yevend;simit te lekut me euron, ish ministri i Ekonomisë Arben Malaj e sheh atë të parakohëshme dhe se qeveria aktuale duhet të bëjë kujdes me politikat fiskale. Ai mbështetet në faktin se nga 27 vende të Bashkimit Evropian, vetëm 16 prej janë bërë pjesë e eurozonës. I pronocuar për ekonominë me vendit Malaj jep mendimet që Qeveria duhet te vendos rregull në financat publike, të bëj kujdes me borxhet e rënda në euro, të nxisë eksportet, turizmin dhe investimet e huaja, nqs do që realisht shqiptarët të mos varfërohen nga çvleftesimi i mëtejshëm i monedhës kombëtare.
Lidhur me angazhimin politik Malaj thotë se: Angazhimi në qeveri erdhi rastësisht dhe në një moment kritike për vendi tim.
Për futjen në parlament Ai thotë se, “Deklaratat per t’u futur në parlament, për të bojkotuar bojkotin, nuk janë gara individuale midis kolegeve të grupit parlamentare të PS, por një ftesë e hapur publike. Protestat pa pjesmarrje në parlament janë vetëm opozite kunder. Ndërsa si e e majtë mund të fitojmë më mirë kur nuk shpreson tek agresiviteti qendrimit kundër, por tek kredibiliteti i opsioneve alternative.
Për përplasjen me kryetarin Rama thekson se, ka zgjedhur si partner të vertetën dhe perkushtimin, ku shpreson të jenë fituese ndaj hipokrizisë dhe abuzimit me solidaritetin socialist dhe atë publik.
Pyetjes se a do të kandidonte përsëri për kreun e PS, Malaj si një politikan i vjetër thotë konkretisht: “Nuk është një qëllim në vetvete, dhe aq më pak një mundësi e vetme për të kontribuar në sfidat e PS-së dhe nëpërmjet saj në sfidat e vendit tim”.



- Si i komentoni vlerësimet që ju bënë këto ditë mbarë media shqiptare?

Gjithëkush dëshiron që mund të meritojë një vlerësim sa më realist dhe mundësisht pozitive për angazhimet e tij, por jo vetem politike. Nuk është e lehtë të qartësosh pse je duke dhënë një opsion ndryshe nga koleget e tu.

- Futja në politikë ishte një rastësi apo një dëshirë?

Jo thjeshte nje rastesi. U angazhova ne modernitimin e Patise Socialiste qe ne themeimin e saj. Kam shumë mirenjohje për shumë socialistë të qytetit të Vlorës për qartësinë, urtësinë dhe përkushtimin e tyre në vitet e vëshira të fillimit të tranzicionit tonë. Ndoshta angazhimi në qeveri erdhi rastësisht dhe në një moment kritike për vendi tim. Ambicja ka qenë jo e fshehur. Karriera është bazuar tek puna, përkushtimi dhe dashuria për njerezit.
Shërbimi publik është një përgjegjësi jo e lehte. Ka shumë vështirësi, por ka edhe kënaqësinë e mirenjohjes kur arrin të ndikosh sado pak pozitivisht në zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit tend. Dalja e shpejte nga kriza e rëndë e vitit 1997 është një nga sukseset e vështira që arritëm sëbashku me kolege dhe ekspertë të përkushtuar të Partisë Socialsite, por edhe të administratës publike.


- Ju vutë kandidimin për kryetar partie dhe më pas ju u tërhoqet, mos vallë ishte një lojë ?

Në asnjë mënyrë jo. Nuk është gjë e lehtë të kërkosh të drejtosh forcën më të madhe politike të vendit tënd. Jo vetëm që nuk ishte lojë, por ishte një vullnet pozitiv dhe një angazhim vetëm të karakterit pozitiv për sfidat në rritje që ka PS-ja. Kandidimin tim nuk e konsiderova kurrë si një garë personale, por si një mundësi për të ndërtuar një ekip që njeh vlerat, që vlerëson punën dhe që promovon më të përkushtuarit.
U kërkoj ndjesë miqëve dhe dashamirësve mbështetës. Kërkoj mirkuptim për tërheqjen nga gara. Jam munduar te komunikoj publikisht për arsyet konkrete dhe reale të tërheqjes. Siç e dini njoftova publikisht që nuk do të isha pjesë e garës që shndërohej në konflikte. Shpresova të kishim mundësinë për një garë të sinqertë dhe të hapur, ku konkuruesit të shndëroheshin në kolegë, që i bashkonte përgjegjësia e përbashkët dhe jo preferenca individuale.
Gjithçka ndodhi deri në kongres dhe për më tepër gjithë fryma që u përcoll në kongres, reduktonte një garë shëruese, ndoshta po të vazhdonte agresiveti i krijuar apo i keqpërdorur, PS-ja dilte më e dobët dhe o më e fortë nga gara.



- A do të futeni ju si Arben Malaj në parlament?

Futja individuale në parlament nuk sjell produktin politike për të ciilin jemi angazhuar publikisht. Nqs një vote e vetme ndikon në një moment historik për vendin tim në proçesin e integrimit. Jam gati ta marr edhe këtë kosto indiviuale. Por, një veprim individual pa një produkt politike qe edhe pse nuk mirkuptohet në fillim, sjell një kontribut pozitive për të ardhmen e PS. Nuk nguroj ta marr pavaresisht nga pasojat personale.
Deklaratat per t’u futur në parlament, për të bojkotuar bojkotin, nuk janë gara individuale midis kolegeve të grupit parlamentare të PS, por një ftesë e hapur publike, e qartë, e sinqerte dhe perseritur ndaj kolegëve të grupit parlamentare te PS.
Mungesa e mbështetjes publike të disa kolegëve nuk është dështimi jonë, por dështimi i disa vlerave që e kanë mbajtur PS një forcë moderne dhe të sukseshme politike. Ndërsa mbështetja e medias dhe opinionit publik është një mesazh konkrete për të ndalur radikalizimin dhe vetizolimin e opinionit publik.

- Kryeministri shqiptar shumë herë ka theksuar se ka ardhur koha në zevendesimin e lekut me euron. Jeni i vetmi politikan që jeni prononcuar kundra. Përse?

Çdo qeveri ka si qëllim që me politikat e saj ekonomike të reduktoj risqet potenaciale të biznesit dhe ta bëj atë sa më të lehtë për çdo shqiptarë. Prandaj në strategjitë antikrize, lehtësimi ambjentit të biznesit, stabiliteti makroekonomik dhe produktiviteti i rritur i ekonomise, janë kollonat e rritjes së forte, të qendrueshme dhe të balancuar. Të gjithë e dimë që risku i kursit të këmbimit është një rrezik jo i lehtë për çdo shqiptarë dhe biznesmen që preket nga detyrimet, për të paguar kredi apo detyrime biznesi në monedhe të huaj.

Konkretisht?

Shqipëria do vite të bëhet pjesë e eurozonës dhe të përdor euron si monedhë kombëtare. Në këtë aspekt çdo kryeministër me politikat e tij ekonomike dhe buxhetore, duhet t’i jap një vlerë reale monedhës kombëtare. Kjo do të thotë që të kenë vlerë reale, pagat, pensonet, fitimet, të ardhurat e ndryshme të çdo shqiptari. Njekohësisht në ekonomi dihet qarte që një deficit i lartë buxhetore, nje borxh publik në rritje. Një deficit i lartë tregtare, dhe një deficit i lartë i bilancit të pagesave, pra me shumë kërkesa për euro se te hyra në euro, do ta zhvleftesojnë monedhën kombëtare, pra do të çvleftësojne pagat, pensonet, të ardhurat dhe fitimet.
Qeveria nuk mund të fsheh këtë shqetësim me vizionin e euros. Qeveria duhet te vendos rregull në financat publike. Duhet të bëj kujdes me borxhet e rënda në euro. Duhet të nxisë exportet, turizmin dhe investimet e huaja nqs do që realisht shqiptarët të mos varfërohen nga çvleftesimi i mëtejshëm i monedhës kombëtare.
Çdo politikë e tillë e lehtëson përdorimin e euros, si monedhë kombëtare, në rast të kundërt aplikimi i euros do t’i nxjerrë më lehtë në pah problemet e ekonomise sonë.

- Ju brenda PS sëbashku me grupin tuaj kini dalë hapur kundra poltikës sëkryetarit tuaj. Do të mbani të njëjtin qendrim.

Qendrimet tona janë pro PS, janë një alternative “ndryshe” për sfidat që ka PS-ja. Është alternativa kundër bojkotit, kundër radikalizimit dhe kundër vetizolimit të PS.

Nuk kini frikë se kjo mund t’ju kushtoj politikish?

Mendojë se kur angazhohesh në politik orientohesh nga kontributet dhe jo nga kostot. Ne kemi zgjedhur si partner të vertetën dhe perkushtim. Besoj të jenë fituese ndaj hipokrizisë dhe abuzimit me solidaritetin socialist dhe atë publik.

- Mendimi juaj për Nanon, Mejdani, Pëllumbin apo Zenelin, që nuk u përfshin në listat e kandidaturës për në zgjedhjet e 28 qershorit ?

Çdo forcë politike mundohet të maksimizoj efikasitetin publik të çdo investimi te saj.

- A do të kandidoj përsëri Arben Malaj për kreun e PS?

Nuk është një qëllim në vetvete, dhe aq më pak një mundësi e vetme për të kontribuar në sfidat e PS-së dhe nëpërmjet saj në sfidat e vendit tim.

- Sipas mendimit tuaj, opozita më e mirë është ajo e protestave në rrugë, apo në sallën e parlamentit?

PS-ja duhet të përdor me efikasitet tërësinë e mundësive për të bërë një opozitë efikase. Pjesëmarrja në parlament e rrit efikasitetin e protestave, ndërsa protestat nuk e zëvëndësojnë dot efektin e opozites parlametare, aq më shumë kur vendi është në momente kritike të integrimit. Protestat pa pjesmarrje në parlament janë vetëm opozite kunder. Ndërsa si e e majtë mund të fitojmë më mirë kur nuk shpreson tek agresiviteti qendrimit kundër, por tek kredibiliteti i opsioneve alternative.

- Në mbyllje të kësaj interviste donim të dinim përfundimisht, Cila do të jetë e ardhmja e partisë suaj në votimet e ardhëshme?

Ka akoma kohë për të shpresuar për rilindjen besimit për fitore dhe rritjen e kredibilitetit te politike dhe publike të PS. Por, duket akoma se ka pak ose shumë pak reflektim për të qartësuar strategjinë e fitores, për të maksimizuar efikasitetin e kontributeve dhe për ta bërë real fitoren.