Alida Hisku: Muzika eshte kuptuar si nje mjet biznesi…
22/12/2009
"Tirana Observer"
Interviste
Pak kohë më parë këngëtarja e mirënjohur Alida Hisku është paraqitur para opinionit gjerman me romanin “Biografia” që i kushtohet jetës së mbushur me peripeci, gëzime, hidhërime. Por mbi të gjitha në romanin e saj spikat vetmohimi i një nënë për të mbijetuar dhe rritur dy djemtë në emigrim jashtë atdheut në Gjermani.
Ajo ishte vetëm 13 vjeçe kur filloi karierën e saj si këngëtare, ishte 13 vjeçe kur me zërin e saj në Festivalin e Këngës në RTSH bëri për vete publikun shqiptar, pasi nje yll i vogël sapo kishte lindur. Për gati një dhjetëvjear Alida Hisku shkëlqeu me zërin e saj të bukur në Shqipëri. Ka marrë pjesë në dhjetë Festivale të Këngës në RTSH, ku ka fituar dy çmime të para dhe 5 çmime të dyta. Festivali i 20-të këngës së 1981 ishte edhe fundit i karirës së saj që u pre nga diktatura komuniste.
Por edhe kjo artiste e sapo lindur për artin shqiptar, në rregjimin komunist ndjeu doren e ideollogjisë totalitare duke e shpallur armik të regjimit, pasi krimi që kishte bërë në atë kohë ishte se mbante një ditar me pjesë dhe fragmente të jetës së saj adoleshente. Ajo u godit në një kohë që nuk duhej goditur, u godit në një kohë që sapo kishte hapur krahët të fluturonte e lirë në atdheun e shqiponjave. Jeta e saj me çaste gëzimi dhe hidhërimi është thurur në një legjendë të vertete.
Në emigrim është bërë më e fortë se kurrë. Sot po realizon ëndrrën e dikurshme dhe kjo pasqyrohet qartë në librin e porsa dalë në Gjermani. Nga shkëmbimet që bëj në internet me të dhe nga bisedat, lë të kuptosh se në shpirtin e saj prej një nënë të vërtetë qëndron fisnikëria dhe karakteri i saj shqiptar. Alida Hisku ka rreth 20 vjet që jeton në Gjermani me bashkeshortin e saj Thomas, mjek okulist.
Në intervistën e mëposhtme për "Tirana Observer", Alida Hisku shprehet se, sa do mirë që të jetosh në emigracion, nuk e ndjen veten të plotë, pasi të mungon një pjesë e vetvetes, pasi edhe Atdheu ynë pak po dëshmon rikthimin tonë.
Si është jeta e juaj sot në emigrim.
Megjithëse kanë kaluar afër 20 vjet, na vlon akoma malli për atdhe dhe për origjinën tonë. Eshtë atdheu. Ai vend ku për të parën herë pe diellin, për të parën herë belbëzove fjalët e para, të cilat kurrën e kurrës nuk mund të zëvëndësohen me pasurinë më të madhe në botë. Sa do mirë të jetosh në emigracion, kurrë nuk e ndjen vehten të plotë, mungon një pjesë e vetvetes, e cila është e pazëvëndësueshme.
A kini menduar për ndonje çast kthimin në atdhe?
Kur u “aratisëm” nga atdheu kishim një qëllim dhe një synim, të cilën e paguam me shumë sakrifica dhe me shumë dhimbje. Me keqardhje them se atdheu ynë akoma nuk po na dëshmon realisht rikthimin tonë. Çdo emigrim do të thotë të fillosh nga zeroja, dhe kjo tani për mua as që nuk bëhet më në fjalë.
Mbas kaq vitesh në mërgim mbani akoma lidhje me koleget tuaja?
Natyrisht, që mbaj akoma lidhje me koleget e mij, sepse ata janë artistë të vërtetë në shpirt e në gjak. Mbi të gjitha nuk janë pasuruar, dhe kjo gjë i bën edhe më artistë. Lidhem nëpërmjet internetit dhe sa herë që vij në atdhe u bëj thirje në celular dhe takohemi si zakonisht në Radio-Tirana, për të pirë kafen e zakonshme.
Cili është mendimi juaj për festivalet e sotme të këngës ?
Si kudo edhe në muzikën shqiptare është bërë një evolucion i madh në drejtim të muzikës "moderne". Mendoj se tema e muzikës është kuptuar si një mjet biznesi në pazar të madh dhe të gjithë janë futur me kokë, për të fituar sa më shumë nga ky biznes, me çdo lloj mënyre, në një kohë edhe pse akoma janë shumë larg muzikës së vërtetë .
Marrëdhëniet tuaja me diasporën?
Diaspora jonë është e vetmja çerdhe, ku të gjithë si zogjtë, mundohemi me cicërimat tona të mbajmë kontakte dhe lidhje, sipas mundësive tona. Organizohen shumë aktivitete në festa të ndryshme kombetare, të cilat i ngrejnë lart jehonën e atdheut. Eshtë opinioni dhe veprimtaria e Diaspores sot, që ka ka caktuar një vend të respektushëm Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.
I ndiqni ngjarrjet politike në Shqiperi?
Sigurish që i ndjek ngjarjet e “politikes sonë të dashur” në Shqipëri.
A jeni e kënaqur nga politika e sotme shqiptare.
Në qoftëse janë shqiptarët të kënaqur me këtë politikë, për neve të Diasporës, nuk luan ndonjë rrol të madh.
Si ju duket qendrimi i opozitës për të mos shkuar në parlament pa u hapur kutite e votimit?
Unë mendoj se nuk është nyja e problemit te hapja e disa kutive, apo në falsifikimin e votave. Ajo qendron në madhësinë e korrupsionit, nga çdo parti, dhe në çdo sektor të jetës. Deri sa një popull këtë korupsion e toleron dhe e akcepton, nuk ka se si qeveria të funksionoj. Demokracia jeton nga pjesmarja aktive e popullit në vendosjet politike. Ky proçes është shumë i gjatë e duhen të paktën 2-3 breza.
Kohet e fundit ju i dhatë publikut edhe një liber. Ishte një rastësi?
Te shkruash një biografi nuk është rastësi, por një dëshmi jete në dy sisteme shoqërore. Ashtu si një frut që ka kohën e vet për t’u pjekur, ashtu erdhi edhe vete koha për të bërë një analizë jetës sime prej 50 vjetësh. Në përpjekje të shumta me jetën shumkush harron vehtveten. Të rrëmben vrulli i rëmbyshem i lumit të saj, e të hedh në një breg ku papritur, duhet të harrosh se kush ke qenë. Sot, plotësisht dalin objektiva dhe mundësi të reja dhe kështu ndrron linja e drejtimit të jetës.
Çfarë ju ka shtyrë për t’u marrë me shkrimtari?
Ishte historia ime e jetës si dhe fati në emigracion, që është pothuajse e njëjtë me atë të mijrave vëllezerve e motrave shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo ajo është e veçantë në arenën botërore. Duke e jetuar anën tjetër të sistemit, vertëtova se me të vërtete historia e çdo shqipëtari është e vlerësueshme.
Kush ju ka pëlqyer më shumë të shkruani apo të këndoni?
Sigurish që të këndoj është talenti dhe jeta ime, por edhe pse të shkruaj për ato që nuk kuptojnë këngën time është një sencasion.
Librin ju e kini botuar në gjermanisht, po në shqip a do të dalë?
Ashtu siç e theksova dhe më parë, libri nuk do të kishte asnjë rezultat pozitiv nëqoftese do ta shkruaja në shqip, sepse është pak a shumë e njejta biografi e çdo shqipetari. Publikimi në gjermanish e bën lexuesin gjerman të analizojë, jo Aliden, por shqiparin në kohën e regjimit komunist.
Çfare trajton libri juaj dhe a do te vazhdoni me vëllime të tjera?
Libri titullohet "Die Hofnärrin des Diktators" që në shqip mund të përkthehet "Lolot e Diktatorit" Eshtë një botim që përshkon fazën e jetës sime qysh fëmi e deri ne vitin 2005. Kjo fazë është e gërshetuar gjithashtu me ngarjet politike të diktaturës. Besoj se në të ardhmen do të pasohet edhe nga një vëllim i dytë po me të njëjtin titull.
Koha ka bere te sajen, kush eshte Alida e sotme?
Nga ana e brendëshme jam akoma ajo që kam qenë, me të njëjtin karakter. Me të njëjtin temperament, si dhe me të njëtin talent. Jeta më ka bërë më tolerant, por më të fortë, për të mos u përkulur në vështirësitë e saj. Megjithëse jam gjyshe me dy mbesa Alea dhe Kjana, nuk kam shumë kohë të loz me to. Mundohem me të gjitha mundësitë të kap kohën e humbur në regjimin komunist. E ndjej të nevojshme që kemi shumë boshllëqe nga ai sistem.
Si e kalon kohen e lirë Alida?
Ditën e kam shumë të ngjeshur, si grua, si nënë, si gjyshe, si artiste dhe si aktiviste. Mbasi mbarova CD e re para 3 vjetësh në France, të titulluar "Kthimi" me një kompozitor të talentuar Leonard Sojli, fillova një turne në Itali me shumë koncerte bashkë me djalin tim të vogël Albin. Në të njëjtën kohë fillova edhe projektin për botimin e librit. Më vonë fillova një projekt tjetër me nje grup muzikor nga 5 kontinetet. Pra, formova grupin tim muzikor " Melodi Rain" ku marin pjesë gra muzikante nga kontinentet e botës. Kemi filluar turne nëpër Gjermani, ku dhe jemi të kënaqur me suksesin tonë. Gjithashtu jam duke ndërtuar edhe një sallë të madhe këtu në qytetin tim, që në të ardhmen të aktivizojme vetë aktivitete të ndryshme kulturore multi-kulti me artiste nga e gjithë bota.
A e ndiqni shtypin shqiptar, mendimi i juaj për të?
Padyshim! Nëpërmjet internetit e ndjek shtypin tonë, dhe më vjen shumë keq për gazetarët që duhet të punojnë në këtë profesion kaq të rezikshëm.
Lidhja me bashkëshortin ishte një rastesi?
Mund të them se ishte krejt rastësisht, kur punonja si pastruese, në nje hotel-restorant, ku Ai vinte çdo fund jave për të ngrënë darkë. Nuk dua t’i bëj reklamë burrit, sepse nuk e kam atë zakon, por kam hasur me gjermanin më të mirin të Gjermanisë. Beson se kjo mjafton për të kuptuar vlerat e tij. E kam shok, burre e mik të jetës. Për këtë ja bëra edhe një vajzë në ditë të pleqërisë, quhet Alina që sot është 14 vjeçe.
Marrëdheniet me komunitetin shqiptar?
Sigurisht, që edhe për komunitetin shqiptar në emigracion, jam ajo që kam qenë në kohën time. E kudo ndodhur për çdo problem që kanë, duke i ndihmuar me të gjitha forcat e mundësitë tona. Kjo është dhe mbetet tradita e shkëlqyeshme shqiptare.
Po te kishit ndonjë propozim për t’u marrë me politike, cila do të ishte përgjigjia juaj?
Do të të them të vërtetën? - Kurrë nuk do të ndrroja këtë që kam aritur me thonjtë e mij, për më shume se 20 vjete, për një post në politikën shqiptare. Kurre!...Jeta na nderoi me objektivat e saja.
Mesazhi i juaj për emigrantët shqiptarë ?
Të mos gjunjëzohen për asnjë moment dhe të mos humbasin veten dhe të kenë besim për të shikuar përpara me largpamësi...
Çmime:
· 1970, 13 vjeçe në Festivalin e 9-të, merr çmimin e dytë. Kompozimi Agim Krajka “Portret”
· 1971, 14 vjeçe në Festivalin e 10-të, merr çmimin e dytë. Teksti Dritëro Agolli “ E paharuara”
· 1973, në Festivalin e 12-të fiton çmimin e dytë me këngë të Josif Mingës “Agimi i Kuq”
· 1974, në Festivalin e 13-te fiton çmimin e parë me kengen “Vajza e fshatit tim”
· 1975, në Festivalin e 14-të fiton çmimin e parë me kengen “Buka e duarve tona”.
· 1976, në Festivalin e 15-të me këngën "Bisedon me popullin", duet me Liliana kondakciun. · 1979, në Festivalin e 18-të me këngën “Nëntori i Lirise”, fiton cimimin e dyte
· 1980, në Festivalin e 19-të fiton çmimin e dytë me këngën “Njerezit e Agimeve”
· 1981, në Festivalin e 20-të me këngën “Flaka e Betimit”, në duet me Ema Qazimin.
Qeveria Papandreu hesht…
Grupet naziste, zjarr në strehëzen e emigranteve shqiptarë
18/12/2009, "
Tirana Observer"Racizmi kundra të huajve për këtë vend përbën një problem serioz jo vetëm për qeverinë greke, por edhe për BE. Sulmet raciste të grupeve të ndryshme me pikpamje fashiste duket qartë se kanë gjunjëzuar autoritet vendase për parandalimin e tyre. Emigrantët e pambrojtur nga askush janë bërë epiqendra e këtyre sulmeve të cilat sa vine dhe po marrin përmasa të mëdha, duke mos kursyer edhe jetë njerëzish.
Emigrantët nuk jetojnë nga rastësia ne kete vend evropian. Por nuk mund të përballojnë të jetojnë gjithashtu në të rastit e te pambrojtur nga shteti vendas. Të gjithë qytetarët demokratike që jetojnë në Chania do ngrihen per t’u thene mjaft sulmeve.Sot vune zjarr, dje vranë, por nesër cili do te jetë fati i tyre, përball heshtjes së sotme së qeverisë Papandreut?...
Ne te gdhire te 16 dhjetorit grupet naziste greke kane sulmuar strehen e emigranteve shqiptare ne ishullin e Kretes ne Chania, duke e shkaterruar ate plotesisht e me pas jane larguar pasi i kane vene edhe zjarrin. Perfundimisht qendra e emigranteve ne Chania ka pesuar deme te medha duke dale edhe njekohesisht jashte perdorimit te saj. Sulmi behet vetem dy dite me pare nga 18 dhjetori, dita e emigrantit
Heret ne mengjez, nazistet pasi kane thyer deren e jane futur brenda kane shkateruar me mani do gje dhe jane larguar pa rene ne gjurmet e autoriteteve vendase. Behet e ditur se nje jave me pare ne hyrrje te strehes se emigranteve ishin shkruatur thirrje naziste dhe kryqi nazist.
Ky sulm ka ndodhur ne nje kohe kur per gjashte muaj rresht organizatat raciste kane marre here pas here sulme brutale duke mos kursyer as jete njerzish. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kretës dhe oficerëve të tjerë kanë filluar hetimet e sulmit, por deri tani hetimet paraprake të zhvilluara nga Drejtoria e Sigurimit të Chania, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat
Duhet theksuar se per muaj te tere emigrantet e ketij ishulli ndodhen perballe sulmeve raciste, ku ka patur edhe te vdekur ne qender te sheshit 1866. Sebashku me emigrantet viktima te kesaj natyre jane edhe vendasit qe ndodhen ne krahe te emigranteve. Jo pak here shtepite e emigranteve jane bere epiqendra te sulmeve barbare. Po keto sulme nuk jane kursyer edhe ne qendrat e institucioneve qe kane te bejne me emigracionin. Më 3 korrik të këtij viti i vihet i vihet zjarr ne hyrrje Institutit të Politikave për Emigracionin në Kolonakis, duke shkatuar deme materiale. Me pas nje bombe vihet ne hyrrje te qendres se Forumit Shqiptar ne rrugen Valenciu 37 ne Athine, ku pati dhe deme materiale.
Dënohen sulmet fashiste
Menjëherë këtë sulm fashist me terma të ashpra për shtypin e ka dënuar Qendra e Punës të qytetit Chanias duke theksuar se,"Qendra e Punës në Chania, në mënyrë aktive mbështet në praktikë emigrantët ekonomik dhe përpjekjet për të rregulluar të drejtat e punës, të drejtat sociale, sigurimin e jetes. Është një fatkeqësi për një qytet demokratik, siç është qyteti historic i Chanias, që ka, ka grupe rraciste që e thyejnë urrejtjen e tyre në emigrantë ekonomikë. Lusim direkt autoritetet vendase për zgjidhjen e kësaj historie të errët, sa nuk është vonë.
Po edhe Bordi i Sektorit të Shërbimeve Publike të këtij qyteti (A.D.E.D.Y) ka dënuar ashpër sulmin e kryer në sheshin 1866,duke theksuar se, " Racizmi dhe ksenofobia janë një kërcënim ndaj kohezionit social dhe si i tillë duhet të trajtohet. Punëtorët dhe qytetarët kanë nevojë që të shprehin në çfarëdo mënyre kundërshtimin e tyre ndaj sulmeve barbare kohëve të fundit në qytetin tonë kundra emigrantëve nga grupet e fashistëve.
Legalizimin e migrantëve, mbrojtjen e të drejtave të tyre, për të identifikuar dhe ndëshkuar fajtorin, është përgjigje e një shoqërie demokratike në të cilën ne duam të përkasin. Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për të demostruar ditën e enjte, 17 dhjetor në sheshin 1866 ora 19, për të dhënë përgjigje të nevojshme sulmeve raciste, të papranueshme, por edhe të politikave që krijojnë ".
Çfarë po ndodh në Greqi?
A do të gjunjëzohet Greqia nga kriza ekonomikë?
Përgjigjen më të saktë do ta japë qeveria Papandreu që bën të pamundurën në të mundur, për të nxjerrë vendin nga katastrofa, dukë kërkuar ndihmë jo vetëm BE-së, por edhe shtetit Kinëz etj. Siç dihet vendi fqinjë Helen prej kohësh po kalon një drame të vërtetë, një dramë në ekonominë e vendit, ku vetëm dora e zotit mund ta shpëtojë. Kjo gjendja ekonomikë pat detyruar ish kryeministrin Kostas Karamanlis të shkojë në zgjedhë të parakohshme, dukë i lënë stafetën xhunjorit Papandreu, që fitoi bindshëm dhe erdhi në fuqi me një oreks të madh për qeverisjen e vendit. I vetëdijshëm për gjendjen ekonomike Papandreu pat marrë një sërë angazhimesh në fushatën elektorale, dukë bindur popullin për një të ardhme më të mirë. Sot, Ai e sheh sovranitetin e vendit të kërcënuar nga kriza ekonomikë, ku deficiti publik pritët të rritët në 13 për qind. Përballë kritikave të ashpra nga vendet e BE-së, qeveria ka njoftuar për marrjen e masave radikalë për daljen nga kriza, ku sipas ndërkombëtarëve duhet të plotësojë disa kritere të caktuara. Papandreu, ka theksuar së plani i PASOK-ut do të formulohet edhe në Programin e Stabilitetit dhe Zhvillimit në muajin janar. I shqetësuar ka përsëritur edhe njëherë shprehjen e babait të tij, Andrea Papandreut në vitin 1993 së: “Ky është rasti i parë qysh prej vitit 1974, viti i rivendosjes së demokracisë. Vendi ose duhet të eliminojë borxhet, ose borxhet do të eliminojnë vendin”. Borxhi i Greqisë ka arritur në 300 miliardë euro, çfarë është niveli më i lartë i borxhit në historinë modernë të këtij vendi, deklaroi ministri i Financave të Greqisë para Parlamentit ditën e djeshëm. “Greqia do të bëjë çdo gjë që duhet për të reduktuar deficitin madh buxhetor, ka deklaruar tre ditë më parë ministri i Financave grekë. Vendet e BE-së kërkojnë marrjen e masave urgjentë për të shpëtuar Greqinë. Nëse nuk marrën masat e nevojshëm pritët që borxhi të arrijë mbi 120 për qind të prodhimit të brendshëm në 2010-ën, niveli më i lartë në gjithë eurozonën. Ëndë pa mbushur 100 ditë në qeverisje, Papandreu po bën çdo gjë vetëm e vetëm për reduktuar sado pak deficitin e madh buxhetor të trashëguar nga Karamanlisi.
Rritje e papunësisë në 9,1 për qind
Shkalla e papunësisë në Greqi ishte 9,1 për qind në shtator 2009, kundrejt 7,4 për qind në shtator 2008 dhe 9 për qind në gusht 2009, sipas informacionit të dhënë nga Shërbimi Statistikor Ethniki e Greqisë (NSSG). Midis shtatorit 2008 dhe 2009, punonjësve u rrit nga 26.933 njerëz. Rritje korrespondon më 0,6 për qind. Në të njëjtën kohë, të papunë u rrit nga 92.934 njerëz. Rritje korrespondon më 25,5 për qind. Papunësia mes grave është 13.4 për qind dhe meshkujt në 6 për qind. Mosha, regjistroi më të lartë të papunësisë në moshat 15-24 vite më 25,7 për qind në moshat 25-34 vjet 12,6 për qind. Në rajonet e vendit të regjistruara më të lartë të papunësisë në kontinentin e 12,3 për qind në Maqedoni lindorë dhe Trakes më 11,9 për qind dhe rajonet e Maqedonisë perëndimorë dhe të Thesalisë në 10,2 për qind. Rënie për 9,2 për qind Indeksi i përgjithshëm i prodhimit industrial.Rënie prej 9,2 për qind Indeksi i regjistruar nga të Përgjithshëm të prodhimit industrialë për tetor 2009 krahasuar më periudhën korresponduese të vitit të kaluar. Indeksi mesatar i prodhimit industrial në janar-tetor 2009 në krahasim më figura të periudhës së në vitin 2008 u ul 9,7 për qind. Siç njoftoi nga Shërbimi Kombëtar i Statistikës të Greqisë (NSSG), indeksin e prodhimit për industritë prodhues në vend u ul 11.6 për qind. Rënia ishte kryesisht për shkak të prodhimit të zvogëluar të tekstilëve, veshjes, lëkurë dhe këpucë, derivatet e naftës dhe qymyrit, kompjuter, elektronikë dhe optikë produktet, makineritë dhe pajisjet, automjetet më motor, rimorkiot dhe gjysmë etj pajisjet e transportit. Sa i përket indeksit të prodhimit minierave - gurorët, reduktim arriti 13,8 për qind. Nga ana e saj, raporti i ulur prodhimin e energjisë elektrikë 0,2 për qind dhe indeksi i furnizimit më ujë ra më 6,9 për qind.
Ndihma e kërkuar kishës
Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin institucional është shprehur kryeministri Jorgos Papandreu për Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë Hieronymus, i cili u takua në kryeministri. Papandreu shprehu gjithashtu besimin e tij së Kisha mund të kontribuojnë më punën ë saj në një kohë kur vendi është të shkatërruar, dukë theksuar së të gjitha forcat e helenizmit duhet të kontribuojë në përpjekjet për tejkalimin e vështirësive ekonomikë.
Korrupsioni, problem për 98 për qind të grekëve
Sipas një studimi të eurobarometrit të publikuar në Bruksel, dy deri tre ditë më parë, 98 për qind e grekëve që mendojnë së korrupsioni është “problem më i madh” në Greqi, që kohët e fundit ka mbërthyer vendin si asnjëherë tjetër. Sipas sondazhit behët fjalë për përqindjen më të lartë në BE, në një kohë që përqindja mesatarë në vendet anëtarë të BE-së është 78 për qind. Sondazhi u zhvillua në periudhën shtator-tetor. Përqindje të larta vihen re tek bullgarët më 97 për qind, hungarezët 96 për qind, maltezet 95 për qind, ndërsa përqindjen më të ulët në BE e kanë danezët më 22 për qind.
Ministri i Financave, Papakostandinu
“Nuk jemi një Islandë e re, ashtu siç në nuk jemi Dubai. Por jemi një shtet sovran, i cili e ka shumë të qartë situatën shumë të vështirë që trashëgoi, qeveria do të bëjë çfarë duhet, që Greqia të rifitojë besimin e humbur në tregjet ndërkombëtarë. Për këtë nuk presim nga asnjë të na shpëtojë nga kriza, varemi në nevojat tona dhe vendosmërinë tonë. Nuk do mund të na shpëtoj pjesëmarrja jonë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar, nuk është zgjidhje për problemet që kemi.Industria është dukë përjetuar një tragjedi të vërtetë dhe as të imagjinuar ndonjëherë, dukë ulur veprimtarinë prodhues dhe dukë implikuar më shumë rritjen ë papunësisë, ku vetëm për një muaj u shtuan më shumë 92.000 të papunë. Media vendas bën të ditur së: Sipas Shërbimit Statistikor Kombëtar (NSS), prodhimit industrial ra më 9.2 për qind në tetor, kundrejt një rënie prej 9 për qind të regjistruar në shtator. Në aspektin e përgjithshëm kriza ekonomikë ka gjunjëzuar të gjitha industritë e vendit, ku prodhimet industrialë të tekstilëve, lëkurë ë këpucë, produkte elektronikë u ulën 11.6 për qind”.
Merkel: Ne të mbajnë përgjegjësi të përbashkët
Në konferencën ë Partisë Popullorë Evropianë që u mbajt në Gjermani Perëndimorë, kancelaria Merkel u shpreh së: Vendet e BE-së kanë një përgjegjësi të përbashkët. Çfarë ndodh në një vend anëtar të BE-së, prek të gjitha vendet e tjera, ka një efekt për të gjithë, veçanërisht kur ka një valutë të vetme. Vendet e BE-së kanë një përgjegjësi të përbashkët për krizë financiarë në Greqi. Pra, në të gjithë ndjejmë përgjegjësinë e përbashkët. Sipas shtypit grek, kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, përjashtoi mundësinë e falimentimit në Greqi, për shkak të deficitit të mëdha që ndesh. Ndërsa ministrja francezë e Ekonomisë, Kristine Lagarde, më një deklaratë në stacionin radiofonik RMC (Radio Monte Carlo). “Nuk besoj së Greqia mund të deklarojë falimentimin ë saj”.
Papandreu, angazhim i të gjitha forcave politikë dhe shoqërore kundër korrupsionit
Ditën e enjte, gjatë takimit më Presidentin e Republikës Karolo Papulias, Papandreu ka kërkuar angazhimin e të gjitha forcave politikë dhe shoqërorë kundër korrupsionit, dukë u bërë thirrje për një takim të përbashkët ku dhe pritët të behët javën ë ardhshme. Papandreu theksoi së problemi i ekonomisë grekë është krejtësisht e ndryshme nga ajo më të cilat përballën vendet e tjera dhe shpjegoi së si korrupsioni, klientelizmi, mungesa e zbatimit të ligjit, si mashtrimi janë faktorë që kanë çuar vendin në këtë situatë. Është e domosdoshme funksionimi i shtetit, vendimet dhe nismat që do të ndërmarrën në mënyrë specifikë për të bërë dialogun kombëtar, Papandreu theksoi nevojën për seksionet e koalicionit në çështje të tilla si transparenca dhe një sistem të drejtë të taksave për të dërguar vendin një mesazh të fortë për të komunitetit ndërkombëtar së në jemi të vendosur për të përmirësuar ekonominë tonë.
Presidenti Papulias: O Zot, më siguri duhet të motivojë të gjithë!
Drejtuar Presidenti i Republikës, kryeministri tha: "Ne jemi në një fazë kritikë, por problemë janë të lidhura më një shtet të zgjatur të mungesës së ligjit dhe korrupsionit të lindur dhe buxhetit tona. Është e nevojshëm për një angazhim kombëtar, për të qenë në gjendje për të zgjidhur këto problemë së bashku. Në këtë mënyrë, unë mendoj së një problem në Greqi, sepse ai ka potencial të madh. Presidenti i Republikës, mund të kontribuojë mjaft në këtë unitet dhe angazhimin e të gjitha forcave në vend që të jenë në gjendje të ballafaqohen më këtë situatë më mënyrë optimistë dhe plot shpresë. Papulias u përgjigj: "I dashur Zot, më siguri duhet të motivojë të gjithë. Kjo është një nevojë kombëtarë për të bërë. Unë shpresoj që në të gjithë pajtohen më këtë dhe jo vetëm të flasim, por për të marrë dhe vendimet. Ky është qëllimi ynë”. Malmstrom: Situata në Greqi është “shumë serioze" Situata në Greqi, e cila përballët më një deficit të madh buxhetor është shumë seriozë, u shpreh Ministri i Jashtëm të Suedisë Cecilia Malmstrom, vendi që ka presidencën e radhës të BE-së. "Ne jemi të shqetësuar natyrisht, pak para Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në Bruksel. Është një situatë të vështirë, që kërkon kohë, guxim dhe reformat politikë, në jemi një familje dhe dukë u përpjekur të argumentojnë së, e di së çfarë të bëjmë, por janë në një situatë të vështirë dhe merr kohë”.
Pangalos: "Ne jemi një vend në borxh që jetojnë me anë të kredive”
Zëvendëskryeministri Theodoros Pangalos, dukë i ndarë "fronte" e "sfida" në arenën diplomatikë, vendos theks të veçantë në aftësinë e vet ekonomikë-ekzistencën e vendit. Problemi është i madh. Në mund të bëjmë diplomaci seriozë, por në duhet të kemi vetë ekonomikë-ekzistencës, së çdo vend ka një vizion për të ardhmen.
Sachinidis, kur nuk ka një politikë nuk mund të punohet
Në thellësi përcaktohet katër vite Sekretar Financiarë, Filip Sachinidis, shërimin ë plotë të ekonomisë grekë gjatë debatit për buxhetin e 2010-ës. Ai vuri në dukje së është zhvilluar në kushte ekstremë. Për shkak të faktit së vendi nuk ka marrë hapat e nevojshëm ka fajësuar për këtë qeverinë e mëparshme Karamanlis. Që nga prilli i fundit komision kishte kërkuar që Greqia të merrte masa efektivë - "efektivë veprim", për të reduktuar deficitin. Sachinidis siguroi së Qeveria nuk ka prirjen më të vogël për të "shkuar në BE dhe të diskutojë më partnerët dhe tregjet ndërkombëtarë të kapitalit, një vend që ka një deficit prej 12.7 për qind dhe borxhit është 300 miliard dollarë. Ai hodhi poshtë akuzat e djeshëm të kreut të opozitës, për shkak të reagimit të ngadalshëm të kësaj qeverie. Sekretari i Financës tha së qëllimi kryesor i qeverisë është të largojë mosbesimin ndaj Greqisë
Kur do të thuhet ndonjëherë e verteta nga ambasadori
Pergenjeshtrim i Degës së Partisë Socialiste në Greqi
Botuar Gazeta "Tribuna", 11/12.2009
Është fakt i njohur që Asambleja kombëtare e PS Dega në Greqi në bashkëpunim me disa shoqata, me datën 1/12/2009 ora 17.30, ditën e martë zhvilluan një miting proteste në Aerodromin e vjetër në Eliniko, 100 metra larg godinës ku zhvillonte punimet Samiti i 17-të i Këshillit Ministror të O.S.B.E. Protesta ishte reale dhe ligjore, me leje të rregullt 5 ditë para, ku per kete i eshte derguar qeverise Papandreu edhe nje leter falenderimi
Ne miting morren pjese mbi 400 emigrante, qe percollen mesazhe demokratike dhe nepermjet manifestimit te tyre kerkuan t’i tregonin ambasadoreve te OSBE-s, se procesi zgjedhor i 28 qershorit ne Shqiperi eshte manipuluar nga qeveria Berisha.
Sa për dijeni zoti ambasador ky manifestim nuk ishte nje grumbullim pijanecesh dhe mercenaresh, ashtu sic i keni deklaruar ju ne shtypin mercenar te partise suaj, por ishin militant te partise socialiste, emigrante,studente dhe profesore me tituj shkencor me te larte se e juaja.
Per te bere sa me te besueshem genjeshtren tuaj se ky manifestim ishte nje “shfaqje turpi” formuluat kunder tij justifikime nga me te ndryshmet, duke shpifur se ne krye qendronte Gramoz Ruci dhe Taulant Balla.
Duke punuar e jetuar ne nje vend evropian, emigrantet jane pararoje e mendimeve dhe ideve te verteta demokratike. Sensibilizimi i tyre ne manifestime te tilla ka te beje me gjendjen aktuale ne Shqiperi dhe konkretisht me qendrimet antidemokratike te qeverise dhe kryeministrit tuaj zoti Minarolli. Emigrantet nuk kane nevoje per asnje Ruci e Balla...
Ju personalisht kete gje e dini shume mire, por fatkeqesisht mentaliteti i juaj partiak, nuk ju le te shikoni te verteten. Dhe aq me keq kete te vertete kerkoni tia kamufloni dhe te tjereve. Mos valle te gjithe ata mijera shqiptare qe protestuan ne menyre demokratike dhe vazhdojne te protestojne ne mbare Shqiperine, kane kaluar ne fillim nga klubet?
Mitingu i PS me 1 dhjetor te ketij viti, ishte vazhdimesi e te gjitha atyre mitingjeve qe zhvilluan shqiptaret nen udheheqjen e partise socialiste e te kryetarit te saj z. Edi Rama. Se shpejti para godines se ambasades do te manifestojme perseri zoti ambasador. Ne nuk do te pushojme se manifestuari deri sa te hapen kutite e votimit e te dal ne shesh e verteta e 28 qershorit.
Zoti ambasador!
Per diplomacine shqiptare eshte turp qe brenda ketij emri kaq te madh te ndodhet nje njeri kaq i vogel. Ka vite qe te personi juaj emigrantet shqiptare shikojne diplomatin militant te PD dhe jo ambasadorin e gjithe shqiptareve ne emigracion. Fatkeqesisht jeni kthyer ne nje artopalant shurdhues te partise suaj.
Ne fushen bashkekohore te zhvillimeve te sotme ne nje vend te BE, nuk e ndihmoni vendin tone per t’u integruar. Na vjen turp ne emigranteve qe ne raste te tilla politiken e vendit tone e perfaqesojne miqte e mashtrimeve dhe te shpifjeve.
Fitojnë nënshtetësinë greke 100 mijë fëmijë emigrantësh
Urdhri i Ministrise së Brendshme helene
21/07/2008 Gazeta Ballkan
Ministria eBrendshme greke ka vendosur t’u japë nënshtetësinë greke 100 mijë fëmijëve emigrantëve shqiptarë, të cilët kanë lindur atje dhe mbushin moshën 18 vjeç.
Pas shumë diskutimesh dhe debatesh kjo ministri vendosi, që të njohë me ligj si qytetarë të saj fëmijë që kanë lindur në Greqi dhe kanë mbaruar studimet në vendin fqinj. Komisioni i përbërë nga përfaqësues të Institutit të Politikave të Emigracionit. Forumi i Emigrantëve të Greqisë, Ministria e Brendshme, Policia, Avokati i Popullit, etj. dolën në përfundimin se fëmijët e lindur në Greqi nuk kanë asnjë lidhje me vendin e origjinës, përveç kësaj të fundit, saqë nuk flasin gjuhën amëtare. Kështu me këtë vendim, këta fëmijë do të regjistrohen për të marrë nënshtetësinë.
Në fillim atyre do t’u jepet leje qëndrimi për një kohë të papërcaktuar, deri në përfundimin e procedurave për nënshtetësinë. Shtypi grek citon në faqee e tij se, vendimi i ministrit të Brendshëm, Prokopis Pavlopulos favorizon fëmijët e lindur në vendin fqinjë, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç e që kanë ndjekur studimet në shkollat e Greqisë. Po këtë të drejtë e fitojnëedhe ata fëmijë që do vijnë në jetë, po me një kusht që regjistrimi i fëmijës të bëhet brenda muajit, në qendrat perkatese të emigracionit, dukeu pajisur me dokumentin përkates.
Nëqoftëse këta fëmijëqëndrojnënë këtëvend, ndjekin shkollën pa shkëputje deri në moshën 18 vjeç, përfitojnëmarrjene nënshtetësisë. Por, shumë gras kanë lindur fëmijët e tyre në Greqi dhe prej shumë vitesh figurojnë ilegale. Pra, ato edhe sot janë ilegale edhe pse fëmija e tyre fiton nënshtetësinë. Ndërkohë që shifrat janë alarmante. Sipas të dhënave të shtypit, janë mbi 200 mijë fëmijë të paregjistruar në regjistrin themeltar ( ose 9.5 % të numrit të përgjithshëm të nxënësve në Greqi)
Ndërkohë, Greqia renditet ndër vendet e fundit në dhënien e nënshtetësisë për fëmijët e shtetasve të huaj, të lindur në këtrë vend, në një kohë ku Gjermania apo Franca u larguan nga kjo politikë vite më parë, duke i hapur rrugë të reja emigracionitr të ligjshëm.
Shifrat
Emigrantët në Greqi
1.347 është numri i përgjithshëm i emigrantëve, pa dallim kombi
480 mijë janë të pajisur me leje qendrimi
250 mijë kanë bërë kërkesë për leje pune dhe qendrimi
200 mijë janë minoritarë nga Shqipëria që e kanë përfituar automatikisht lejen e qendrimit.
150 mijë janë greke të ardhur nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik
167 mijë ndodhen ilegal në këtë vend, ku 50% prej tyre janë nga Shqipëria. Në këtë numër përfshihen edhe emigrantët të cilët presin të bëjnë bashkimin familjar
54% janë burra dhe mosha mesatare e tyre është 20-045 vjeç, përbëjnë forcën e aftë për punë.
40 % prej tyre punojnë në punëra të ndryshme të rëndomta, ndërsa 35% në ndërtim, si 2 % në bujqësi dhe 15 % në shërbime të tjera.
65-75% e tyre janë të siguruar në Sistemin e Sigurimeve Shoqërore (IKA-TEVE )
Kur do të ndahet pushteti nga shteti?
7/12/2009 Tirana Observer
Shoqëria shqiptare aktualisht ndeshet përballë një qeverie, e cila bën sikur harron ose nuk e kupton se, shteti jemi ne të gjithë. Me kuptimin e fjalës se nuk mund të ketë shtet pa një popull, ashtu si nuk mund të ketë një shtet pa një qeveri, si dhe një qeveri pa një kryeministër. Kjo gjë do të thotë se askush nuk ka të drejtë të lozë me fatet dhe interesat e popullit shqiptar shumëvuajtur...Në parim, përfaqësuesi i shtetit, (kryeministri) siguron dhe ruan të përhershëm interesat e shoqërisë, dhe jo interesat e disa të fuqishmëve të veshur me pushtet e që bien në kundërshtim me interesat e kombit. Si përfaqësues shteti, si një kokë për qeverisje të vendit, demokracia shqiptare i ka dhënë mundësi lejimi të veprojë si të dojë e kur të dojë, por gjithmonë në emër të shtetit të tij, duke bërë gjithmonë të papërcaktuar jo vetëm premtimet por edhe marrjen e vendimeve.
Në parim në emër të demokracisë, përfaqësuesi i shtetit është kudo ndodhur si një person i shërbimeve publike, si një “pronë e shtetit”, fatkeqësisht kundra çdo mekanizmi të ashtuquajtur “shtetëror”.Konkretisht, si i pari i vendit e ish-doktor, kryeministri aktual është në përgjithësi i papërcaktuar në operacionet e tij, duke siguruar një neutralitet të shtetit kundër intervenimet qeveritare. Është më se e qartë se, shteti që ai drejton është në një entitet të vazhdueshëm e të përhershëm, të pandryshueshëm nga fillimi i tij, në një kohë që koha për Shqipërinë po ndryshon dhe evoluon.
Si pari i vendit, (kryeministrin) e bën të nevojshëm që të ketë fuqinë e shtetit në mënyrë që zgjidhë problemet komplekse, për të vepruar drejtë në interes të popullit, por jo që të jetë i njëanshëm për interesa të parapërcaktuara, pasi politika është e lirë dhe e barabartë para qenieve njerëzore. Po vallë a ndodh kjo, për një liri politike dhe autoritet të barabartë? A jemi të gjithë të barabartë?...
Dimë që shteti përbën qeverinë, por nuk është identike me atë, dhe se shteti nuk i takon qeverisë, por është qeveria ajo që i takon shtetit. Por, realiteti tek ne tregon se qeveria aktuale po çekuilibron këto marrëdhënie. Konfliktet e fundit në politikën shqiptare, edukata dhe gjuha banale e kryeministrit në Parlament, përbën një rrezik mbarëkombëtar të vendosjes të një “diktature të re” Made in Albania.
Sipas tij, të gjithë komunistët nuk kanë ndryshuar, përveç tij.Sot, shoqëria shqiptare aktualisht ndeshet përballë një qeverie, e cila bën sikur harron ose nuk e kupton se, shteti jemi ne të gjithë. Me kuptimin e fjalës, nuk mund të ketë shtet pa popull. Ashtu si nuk mund të ketë një shtet pa një qeveri, si dhe një qeveri pa një kryeministër.
Kthimi i përfaqësive shqiptare në çifligje interesash dhe korrupsioni të njëpasnjëshme. Emërimi i ambasadorëve të tipit militant partie, mësues fshati në vendet e BE-së, si dhe diplomatë pa arsimin përkatës dhe kulturën më elementare të punës janë pasqyra e qeverisë së sotme. Kryeministri shqiptar nuk nguroi të mashtronte me premtime lehtësimi biznesin shqiptar në Greqi, duke mos u bërë më i gjallë për ta.
Protesta e fundit e simpatizantëve emigrantë të PS-së në Athinë, tregoi qartë se përfaqësia shqiptare nuk i përket mbarë emigracionit, por i përket simpatizantëve të PD-së. Ambasadori shqiptar i veshur nën petkun diplomatik, bëhet zëdhënës i partisë në pushtet, duke lënë mënjanë detyrat shtetërore. Kjo gjë u pa edhe në deklarimet e fundit në shtypin shqiptar, ku sipas tij, protesta e emigrantëve nuk qenka bërë nga socialistët.
Ky përfaqësues i shtetit shprehet njëlloj siç thoshte dikur Ludoviku se: “shteti jam unë”, në një kohë kur duhet të sigurojë dhe të mbrojë liritë individuale kundër arbitraritetit të qeverisë. Shteti (pra qeveria) është i papërcaktuar në operacionin e tij. Personeli i burokracisë publike, forcat e sigurisë, ushtrisë, të drejtësisë dhe të gjitha shërbimet publike, janë në pronësi të shtetit, por jo të Qeverisë.
Kryeministri i sotëm i do të gjitha. Do bregdetin, por do malet dhe fushat. Çfarë shikon i do t’i ketë të gjitha të tijat, dhe për këtë ushtron pushtetin mbi vetë shtetin. Skandalet e herëpashershme nga disa anëtarë të qeverisë, tregon se (shteti i uzurpuar nga pushteti) është i pa fuqishëm për t’i dalë ballë jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë juridike. Kjo ndodh pasi qeveria del mbi kompetencat e mekanizmave, që në përgjithësi përbëjnë vetë shtetin. Pra mbi të gjitha qeveria ka “pushtuar” shtetin, në një kohë kur dihet se qeveritë vijnë dhe ikin, ndërsa shteti qëndron që nga krijimi i tij. Por për një pjesë të mirë, akoma nuk është kuptuar që qeveria është një mekanizëm i shtetit...
Në teori flitet se të gjithë njerëzit janë para ligjit të barabartë, edhe pse nuk janë të gjithë të njëjtë. Interesat e njerëzve janë të ndryshëm, me konflikte dhe mosmarrëveshje në shoqëri, ku në këto momente është e nevojshme ndërhyrja e shtetit për të zgjidhur këto konflikte të situatës në shoqëri, por duke mos ndërhyrë në fushën e drejtësisë. Konfliktet e qeverisë me opozitën për mos-hapjen e kutive të votimit. Akuzat kundrejt njeri-tjetrit, mungesa e kulturës dhe e tolerancës përbëjnë një shqetësim për mbarë shoqërinë shqiptareNjë dialog i ndershëm është e vetmja mënyrë e zgjidhjes së problemeve në shoqëritë demokratike dhe civilizuese, për të gjetur një zgjidhje të dobishme të interesit të përbashkët të të gjithë qytetarëve. Kur bëhet një padrejtësi, të gjithë mbështetemi te shteti, por edhe kur kemi nevojë që të ndërhyjë themi;
A ka shtet?
Ku është shteti?
Pra nuk themi ku është qeveria...
Pak kohë më parë, lidhur me dënimin e Bollanos, pamë se në një deklaratë për shtyp “ KRYEMINISTRI” mbrojti me pa të drejtë kryetarin e shoqatës “Omonia”, duke deklaruar se, “Zbatimi i ligjeve, me nuanca politike nuk i shërbejnë vendosjes së ligjit”. Në këtë mënyrë, kryeministri i qeverisë shqiptare mbron Bollanon, duke hedhur poshtë me pa të drejtë drejtësinë e vendit të tij. Pra ky ishte pozicioni i parë i kreut të qeverisë shqiptare ndaj procesit gjyqësor të nisur pak muaj më parë ndaj kryebashkiakut të Himarës.
Kryeministri ndërhyn në drejtësi pa të drejtë, kur njerëzit para ligjit janë të barabartë. Ai fyen jo vetëm altarin e drejtësisë, por njëkohësisht i jep një goditje edhe demokracisë së vendit. Drejtësia e dënoi Bollanon jo për nuance politike, por se ai me vetëdashje ka shkelur ligjin, duke fyer popullin e cënuar vlerat e tij. Futja e hundës së kryeministrit në punët e brendshme në Drejtësisë, tregon qartë se, Berisha është Ludoviku i shqiptarëve. Se shteti i përket Berishës dhe jo popullit. Por për çdo padrejtësi themi se ku është shteti dhe jo pushteti...
Qeveria e 28 qershorit në koalicion me LSI-në, duhet të jetë më ambicioze në diplomacinë e jashtme. Emigrantët në Greqi kanë nevojë për një përfaqësi të denjë, ku porta e saj të jetë e hapur për të gjithë, dhe jo një degë partiake.
Demokracia është ajo që të jep të drejtën të ngresh një problem që i shërben interesave te vendit, pavarësisht nga kostumi dhe kravata politike që ka veshur politikani apo diplomati. Kritika që bëhet në interes të vendit nuk është inat personal, por është një e drejtë e çdo qytetari si brenda dhe jashtë vendit. Nga politika shqiptare dihet shumë mirë që në shtete anëtare të BE-së, nuk pranojnë ambasadorë të kriterit politik, por diplomatë karriere. Të kundërtën ndodh me shtetin tonë, ku në këto vende emëron ambasadorë dhe diplomatë të karakterit politik (militant) , që kanë treguar thjesht zbatues, ose përcjellës “megafon” të politikës së qeverisë. Një fenomen i zakonshëm që u duk për të parën here pas viteve 90-të, e që vazhdon deri më sot.
Një institucion shtetëror që nuk ka vend për njerëz të aftë, që kanë mbaruar studimet përkatëse, për njerëz të aftë e mëndje të freskët, padyshim është i një energjie që nuk i përgjigjet situatës, në një kohë kur Shqipëria është në NATO dhe po bëhet gati të trokasë në portën e BE-së.Sot, në demokracinë e brishtë shqiptare, shumica e partive politike po përfaqësojnë interesa të ngushta materiale si edhe të disa klasave duke dëmtuar deri diku imazhin e tyre politik. Mungesa e transparencës në investime të ndryshme ekonomike për interesa të tyre janë një tregues kuptimplotë përball elektoratit.
Nga ana tjetër, partitë politike të përfaqësuar nga shtresa e popullit pa bërë dallim të pasur apo të varfër, do të mbeteshin gjithnjë të pashmangshme nga misioni i tyre historik. Mos kryerja e misionit ndaj situatave dhe kërkesave në kohë do rrisnin pakënaqësinë e elektoratit. Lidhur me këtë Uinston Çërçill ka theksuar se “Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave. Konflikti politik në Shqipëri përbën një rrezik kombëtar, por mbi të gjitha nën hijen e presidentit i cili deri më sot nuk po mban një qëndrim kritik ndaj dy forcave të mëdha politike.
Çdonjëri nga ne është i lirë të mendojë dhe të vendosë për mendimin e tij ashtu siç mendon, për të mirën e përgjithshëm, për të zgjedhur figurën politikë që beson, për Demokracinë. Në këtë liri të shprehjes dhe të barazisë u mbështet dhe u ndërtua demokracia e sotme, ndërsa disa të tjerëve në vendin tone u dha të drejtë që partinë për të cilën ju besua ta trajtojnë si një çiflig të vetin. Sikur të mos mjaftojë kjo, një pakicë njerëzish të veshur me pushtetin që i dha populli, brenda një periudhe të shkurtër janë pasuruar aq shumë sa që sot nuk u besojnë syve të tyre.Demokracia nuk është vendi i këtyre parazitëve, por mesa duket demokracia shqiptare i pranon këta parazit në trupin e saj të brishtë.
Këta drejtues pushteti që uzurpuan shtetin të kthyer në parazitë në kurriz të shoqërisë, janë të pathyeshëm në demokracinë shqiptare. Por në këtë demokraci të brishtë që sapo ka hedhur themelet pas një diktature 50-vjeçare, duket se i lehtëson këta parazitë të zhvillohen. Ndërsa vetë parazitët kujdesen që mundësinë që i dha demokracia për tu zhvilluar pa pengesa, të mos i lërë mëndja që të të sundojnë në dëm të saj, sepse më pas nuk do të kenë më mundësi për të gjetur vendin dhe kohën për të qenë më parazitë në kurriz të popullit.
Demokracia u ka dhënë të drejtën krerëve të pushtetit që për të na qeverisur na premtojnë, të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë sa here që duan, vetëm e vetëm për të veshur kostumin e pushtetit së bashku me kravatën politike.U ka dhënë mundësi që kur marrin në duar frenat e drejtimit të vendit, pa pasur turp e dinjitet të luajnë me fatet e popullit tonë, duke na treguar se pa ata vendi do të shkonte në katastrofë, pasi më parë kanë siguruar jetën e familjeve dhe fëmijëve të tyre. Gjithashtu u lejon këtyre parazitëve të shoqërisë që të bënin privatizimin shtetëror me stilin “Made in Korruptiv Albania”, duke grabitur për vete dhe njerëzit e tyre pasuritë e popullit, pasurinë shumë vjeçare të ndërtuar me mund dhe djersë.
U lejon që të na flasin për korrupsion, në një kohë kur këta parazitë nuk mund të jetojnë një ditë pa të. Na flasin për një ndryshim në sistemin tonë demokratik, kur vetë në radhë nuk kanë ndryshuar, duke ditur se erdhën nga sistemi i mëparshëm.
Na flasin për anti-komunizëm nga pozita e ndekomuniste apo të kriptokomunizmit, duke na bërë që të qeshim, në një kohë kur është për të qarë. Thua se Shqipëria nuk kishte më parë, si edhe nuk ka as sot element fizik të pastër.
Në emër të demokracisë na vidhen në mes të ditës votat. Në emër të demokracisë zënë karrigen për në parlament njerëz që nuk e meritojnë, pasi priten të dalin para drejtësisë. Në emër të demokracisë na flasin kur zihen ngushtë dhe kur duhet të japin llogari para drejtësisë. Fenomeni i shumë përfolur Gërdeci i Mediut apo rruga Basha, mbeten tashmë të harruar nga pushteti i sotëm. Po këta njerëz që vranë apo vodhën popullin, sot janë përfaqësues të tij.
Dihet që demokracia nuk mund të qëndrojë në këmbë e të ecë përpara pa prezencën e qytetarëve. Populli voton për qeverinë për të udhëhequr shtetin. Është populli ai që i jep besimin disave që të jenë në krye të shtetit. Demokracia u ka lejuar që në emër të saj çdo gjë të legalizohet, edhe pse prish interesat e shoqërisë dhe mbarë kombit. Për të mbajtur pushtetin legalizojnë qindra objekte e banesa të pa miratuara në kundërshtim me ligjin mbi urbanistikën, në një kohë kur duhej prishur. Flasin për liberalizimin e vizave kur vetë janë të liberalizuar pasi e dinë që nuk realizohet. Flasin dhe premtojnë pasi e dinë sa më shumë të premtojnë aq më shumë do ti besojmë. Miratojnë ligje penale dhe statute partie, në një kohë kur janë këta të parët që nuk i zbatojnë. Bëjnë sikur aspirojnë dhe japin jetën për demokracinë që edhe Shqipëria të integrohet sa më parë në familjen evropiane, pasi më parë na kanë marrë votën, e më pas na lëmë të rrimë në mëshirën e fatit dhe në duart e ndërkombëtarëve për të na ndihmuar. Demokracia gjithashtu lejon edhe indiferentizmin tonë për mëkatet e mëkatarëve, duke lënë në mëshirë të tyre fatin e fëmijëve tanë, fatin e kombit tonë. Për këtë indiferentizëm të sotëm, shoqëria e të nesërmes nuk do të na i fal, por ja që në demokraci duhet të jetojmë së bashku edhe me këta...
Emigrantët: Jo 300 abetare, por shkolla
Gjuha shqipe një, gjuhë e vdekur, por edhe një sfidë për shtetin shqiptar
27/11/2009, Tirana Observer
Kryeministri Sali Berisha jo pak herë ka marrë angazhimin në hapjen e shkollave shqipe në Greqi, por deri më sot angazhimi mbetet vetëm një premtim, por me gjithë kërkesat e njëpasnjëshme të komunitetit shqiptar drejtuar edhe ministrit të Arsimit dhe ministrit të Jashtëm nuk ka asnjë përgjigje konkrete. Qeveria Berisha duhet ta kuptojë se, humbja e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve është një përgjegjësi kombëtare.
Është detyrë e shtetit shqiptar dhe jo një dhuratë politike për zgjidhjen e problemit të mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve në emigracionHapja e shkollave apo të kurseve në gjuhën shqipe në rrugë shtetërore sjell padyshim edhe hapjen e shkollave të tjera kudo, pasi shqiptarët tashmë kanë vite që po emigrojnë në Greqi, Itali, Angli apo Amerikë, por fatkeqësisht gjuhës shqipe i është lënë spontanitetit dhe kontributit individual vullnetar, rutinës dhe premtimeve. Fjalëve të shumta nga ana e politikës shqiptare, si dhe të disa kurseve dhe asgjë më shumë.
Në gjithë diasporën emigrantët të vetëm e të përbuzur me mundësitë që u jepet, bëjnë të pamundurën për mësimin e gjuhës shqipe. Kjo në mënyrë vullnetare nuk do të ishte një zgjidhje e plotë pa kontributin e shtetit shqiptar, që vazhdon akoma të ëndërrojë se kjo zgjidhje mund të bëhet nga dikush tjetër. Mendimi i gabuar se shteti e mbaron detyrimin e tij kundrejt dhënies falas të 300 abetareve për komunitetin shqiptar në Greqi, tregon qartë indiferentizmin në këtë drejtim. Po kush mund ta zgjidhë më mirë këtë problem se sa vetë shteti? Cila është kostoja e politikës shqiptare që ngurron për të firmosur marrëveshjen me Greqinë ? Gjithsesi, është e pajustifikueshme vonesa e tejzgjatur e ministrive tona të Arsimit e të Jashtme, për të kërkuar nga qeveritë e vendeve ku kemi një numër masiv emigrantësh shqiptarë.Greqia, si çdo vend tjetër i BE-së, e ka për detyrë të krijojë kushtet për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë.
Nga ana tjetër “Qeveria Berisha" s’ka bërë asgjë, ndërsa mburret se po i fryn financat nga viti në vit, megjithëse ka premtuar se do të realizojë hapjen e shkollave shqipe jashtë vendit tonë. Synimi është që shteti dhe shoqëria të shqetësohen dhe të bashkohen sot, për ta ngadalësuar e kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur këtë hemorragji kombëtare, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Për këtë shqetësim shteti duhet te ndërgjegjësohet për interes të kombit.
Edhe pse mungon dëshira dhe mbështetja zyrtare e qeveritare nga të dy anët e kufirit, edhe pse idetë dhe nismat për këtë qëllim keqinterpretohen e sulmohen, nga lart e nga poshtë, me paragjykime dhe veprime paralizuese dhe ndëshkuese, përsëri nuk kanë munguar lëvizjet sfiduese. Janë emigrantët që marrin vetë iniciativa dhe vënë përpara shtetin që të bëjë detyrën që i takon. Kështu me punë vullnetare është bërë e mundur që sistemi i shkollave plotësuese në gjuhën shqipe pati shtrirje më të gjerë në disa qytete të mëdha në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Austri, Suedi, Finlandë, Francë, SHBA, Australi etj.
Problemi i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigranteve është prekur jo pak herë, kjo më shumë bën fjalë për shtetin fqinjë helenë. Ky vend nga ana e tij e ka zgjidhur këtë problem këtu e 30 vite më parë, duke filluar nga Evropa, Afrika, Azia e deri në Alaskë. Asnjëherë nuk e pa mësimin e gjuhës greke në diasporë si një zgjidhje të “kontributit vullnetar” apo si një biznes, siç pretendon një pjesë e politikës shqiptare.
Në Greqi funksionojnë shkolla të ciklit të ulët dhe të mesëm nga vendet e Polonisë, Bullgarisë, nga vendet aziatike dhe ato afrikane, arabe, etj. Këto shkolla nuk janë ngritur me kontribut vullnetar, por janë hapur me rrugë ligjore nga vetë shtetet e tyre përkatëse. Ambasada shqiptare 3-4 vitet e fundit është mjaftuar vetëm me shpërndarjen e 300 abetareve të dhëna nga MASH, si dhe nga z. Fatmir Toçi.
Por a mjafton kjo?
Ndiqet penalisht sepse përkrahu gjuhën shqipe
Një fjalë e urtë na mëson se: “Çelësi i burgut i popujve të robëruar është gjuha”, si dhe “Çdo gjuhë është një dritare për ta parë dhe njohur më mirë jetën”. Por? Ish drejtoresha e shkollës fillore nr. 132 në Athinë znj. Stela Protonotariu ndiqet penalisht sepse përkrahu mësimin e gjuhës shqipe, ku në këtë shkollë fëmijët e huaj përbënin 75 për qind të numrit të përgjithshëm. Një veprim racist që pa dyshim diskriminon edhe fëmijët shqiptar në mësimin e gjuhës amtare. Jepet një dënim para syve të fëmijëve të dëshpëruar dhe të indinjuar.
Një realitet që indinjon çdo njeri të epokës së sotme, përball një sistemit mesjetar. Një realitet që ndodh në vendin fqinjë, në djepin ku lindi demokracia, arti dhe kultura. Një realitet që tregon shumë e që lë për të dëshiruar, kur mëson se një drejtoreshë shkolle ndiqet penalisht në një vend të BE, pasi krimi që kishte bërë ishte se pas mësimit u kishte dhënë klasa fëmijëve të emigrantëve shqiptarë të mësonin gjuhën e tyre.
Veprimi i saj human dhe njerëzor u ndesh përball sistemit të sotëm të shtetit grek, që e pushon nga puna dhe e penalizon para organit të drejtësisë. Sot kjo mësuese apo nënë, paguan ndershmërinë dhe dinjitetin e saj përball shovinizmit. Ishte një krim që duhej dënuar, apo një vlerësim që duhej dhënë nga qeveria greke. Ky fenomen tregon qartë se Greqia nuk është e gatshme për një shkollë shumëkulturshe, por është e gatshme vetëm për një shkollë nacionale, për një shoqëri të ndarë në shtresa.
Penalizimi i drejtoreshës tregon edhe një herë se në politikën vendase sundon nacionalizmi dhe shovinizmi i tepruar grek. Tregoi se mësimi shumë kulturor mund të mësohet dhe mbetet vetëm në letër vetëm me anën e ligjit nr. 2413 të 1996, ku bën fjalë për dhënie ambientesh dhe mikpritjen e mësimit të gjuhës. Gjithashtu parashikimet e ligjit për mësimin e gjuhës amtare për fëmijët e emigrantëve mbeten vetëm teori dhe premtime, kur asnjëherë nuk u zbatuan.
Nga ana tjetër, Greqia, ashtu si çdo vend tjetër i Bashkimit Evropian, e ka për detyrë të krijojë kushtet për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e qytetarëve shqiptarë. Shteti shqiptar sot më shumë se kurrë, duhet te ndërgjegjësohet për interes të kombit. Kërkesat për mësimin e gjuhës shqipe janë edhe për fëmijët që jetojnë në Itali dhe Angli.Emigrantët, në përgjithësi, gjetën në këtë vend një popull me një arsimim më të ulët se vetë ata, si dhe një vend tepër fanatik të besimit fetar, ku një grek i vërtetë është vetëm ai i fesë së besimit ortodoks dhe askush tjetër.
Ky nivel i ulët arsimor luajti një rol të rëndësishëm në mbarë politikën greke. Izolimi nga mësimi i gjuhës shqipe bën një gabim taktik e politik të rëndë, që në thelb dëmton fëmijët e një kombi të huaj që të integrohen normalisht në jetën shoqërore të vendit pritës.
Rilindësit e sotëm në emigracion
Komuniteti shqiptar në Greqi prej shumë vitesh nga politika shqiptare shkolla dëgjon dhe shkolla nuk po shikon. Por, atë qe nuk bën shteti e bëjnë rilindësit e rinj në emigracion. Janë disa shoqata që prej vitesh bëjnë të pamundurën në të mundur, pasi gjatë këtyre viteve shteti shqiptar ka qenë prezencë vetëm në premtime boshe.
Mungesa e tij në këtë drejtim ka dhënë shembullin më të keq në krahasim me komunitetet e tjera, edhe pse komuniteti shqiptar përbën 65.4% të gjithë emigracionit në Greqi, ai mbetet bishti i emigracionit në këtë vend. Për nëntë vjet radhazi Shoqata “Iliria” në Volos ka hapur falas kurse për mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa në Athinë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe kanë filluar në 7 mars të 1998 nga z. Jovan Mëhilli.
Në këtë kohë rreth 2 mijë fëmijë shqiptarë nuk shkonin në shkolla. Këmbëngulja e këtij rilindësi bëri që gjerat të marrin rrugën e duhur për momentit. Pati reagime nga komuniteti shqiptar, ku më pas shteti ynë detyrohet të nënshkruajë një marrëveshje nga ish ministri Et’hem Ruka, ku Ministria e arsimit të Greqisë do të bënte përpjekje dhe të krijonte mundësi fëmijëve tanë që mbas mësimit në shkollat greke, të mësoni gjuhën shqipe. Por kjo marrëveshje mbeti e tillë vetëm në dosjet e ministrive përkatëse, pasi më pas asgjë nuk u bë.
Dihet që Greqia me anën e dikasterit përkatës ka bërë të mundur hapjen e një numri të madh të shkollave greke, ndërsa për mësimin e gjuhës shqipe sipas marrëveshjes duket qartë se nuk ka më asnjë angazhim. Por, atje ku ka jetë ka dhe shpresa, por ka edhe. Përfaqësia e shtetit ka qëndruar më pas nga iniciativat e emigrantëve, pasi edhe diplomati kulturor (si ndonjë militant partie apo biznesmen) nuk kishte ndonjë kulturë të veçantë në këtë drejtim, përball punës së dobishme vullnetare të 136 mësuesve dhe 68 mijë nxënësve shqiptarë, që “shkolla dëgjojnë dhe shkolla nuk shikojnë”.
E drejta e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë për të mësuar gjuhën amtare, ndikon tek disa politikanë greke dhe shqiptarë që të reagojnë në mënyra të papëlqyera. Deri më sot askush nuk përgjigjet haptazi. Përse fëmijët tanë nuk kanë të drejtë të mësojnë gjuhën e vendit të tyre? Shteti grek ende nuk premton për ngritjen e shkollave shqiptare pasi këtë e sheh si një të pamundur nga ana politike, pasi kjo ka një lidhje të pamohueshme me të kaluarën. Historia e këtij vendi ka në rrënjët e saj edhe kontributin e arvanitasve. Dihet që, kurrë një popull nuk mbijeton në rast se humbet gjuhën e tij, por kjo mund të ndodh në Greqi në një kohë që vazhdojmë ta lëmë në harresë këtë problem aq delikat për Kombin tone.
Nëse shqiptarët shkollohen në gjuhën e tyre patjetër do ndikojnë dhe në rritjen e nivelit shoqëror, ku do ta mbështesin më mirë shtetin grek, sepse interesat shtetërore do të jenë edhe interesat e tyre, sepse siguria dhe ardhmëria e një shteti bazohet në mbështetjen dashamirëse të qytetarëve të vetë dhe jo në bindjen e verbër të tyre dhe në nënshtrimin e tyre ndaj shtetit. Ky i fundit kur funksionon në mënyrë të drejtë për të gjithë qytetarët e vet, nuk duhet të ketë frikë ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve, por, nëse nuk ka barazi, atëherë mund të ndodhin më të këqijat, ku këto duhet t’i parandalojnë drejtuesit politikë, duke u kujdesur që shteti të funksionojë në rregull pa dallim feje dhe kombësie.
Grekërit janë shumë patriotë dhe fanatikë të mëdhenj ndaj gjuhës së tyre, por janë edhe shumë konservatorë në futjen e fjalëve të huaja. Organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, kërkon mbi të gjitha mirëkuptimin e gjithsecilit prind, familje, individ etj. Një mirëkuptim që kërkohet gjithandej. Problemi nuk është vetëm shoqëror, por është mbarë kombëtar. Marrëveshjet dhe premtimet
-Në 2007, Presidenti Topi kërkoi nga parlamentarët grekë që shteti helen të lehtësojë procedurat për emigrantët shqiptarë me hapjen e shkollave shqipe për fëmijët shqiptarë.
-Nëntor 1998, nënshkruhet një akt-marrëveshje ndërmjet dy ministrive përkatëse të Greqisë dhe Shqipërisë, ku përfshin mësimin e gjuhës shqipe.
-Janar 2001, ish-kryeministri Ilir Meta u premton emigrantëve 300 abetare dhe asgjë më shumë.
-Më 2004, ish-ministri Luan Memushi justifikohet se për shkollat shqipe në diasporë shteti ynë nuk ka fuqi financiare për të investuar njëlloj si vendet e tjera.
-Më 2005, ish-ministri i Arsimit Genc Pollo pat theksuar se:“Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi do të kenë mundësi të mësojnë në gjuhën shqipe. Jemi në tratativa për të krijuar mundësinë e hapjes së shkollave shqipe aty ku përqendrimi i shqiptarëve është më i madh, si Athina, Selaniku, Volo Patra etj. Synimi është që shkollat që çelen në vitin 2006. Kjo pagesë duhet bërë nga buxheti i vendit ku derdhin taksat emigrantët. Ne synojmë që këto shkolla të jenë publike, pra të paguhen nga buxheti ku derdhin taksa edhe emigrantët. Ne kemi mundësi që të ofrojmë tekste. Ne librat e arsimit të detyrueshëm në Shqipëri i japim falas. Edhe komunitetet e emigrantëve, ku në disa vende janë të mirorganizuar, mund të kontribuojnë, por ndonjëherë kanë nevojë për koordinim,kërkojnë ndihmën e shtetit”. Opozita mundohet të bëjë opozitë në kurriz të këtij problemi, duke harruar se edhe kjo pat qenë në qeverisje para 5 vjetësh.
-Më 2006, ish-kryebashkiak i Athinës Dora Bakojanis në një takim me përfaqësues emigrantësh pat deklaruar se : "Askush nuk ju ndalon të hapni shkolla shqiptare në Greqi. Duhet që vetë shteti juaj të ketë një interes në këtë drejtim. Ne ju ndihmojmë me ambientet (shkolla), ndërsa ju duhet të siguroni librat dhe mësuesit".
-Maj 2008, ish-ministri i Jashtëm Lulëzim Basha u ka premtuar më 7 maj se, emigrantëve shqiptarë në Greqi se do të kenë mbështetje nga qeveria. Duke takuar përfaqësues të tyre në Tiranë, Basha theksoi se qeveria pret që të arrijë së shpejti një marrëveshje me autoritetet e Athinës lidhur me sigurimin shoqëror dhe pensionet për emigrantët shqiptarë në Greqi. Përparësi të tjera janë mësimi i gjuhës shqipe në shkollat anembanë Greqisë dhe liberalizimi i vizave.
-Shtator të 2008, ambasadori Vili Minarolli gjatë një interviste pat theksuar ka deklaruar se: Nga kjo eksperiencë trevjeçare dhe duke jetuar çdo çast me dëshirën për ta futur problemin në rrugën e zgjidhjes, mund të them që në radhën e faktorëve që e kanë penguar vënien në rrugën e zgjidhjes të këtij problemi, faktori politik duhej të zinte vendin e fundit. MASH-i duhet të ndihmojë me librat e shkollës dhe me bazë materiale të domosdoshme për mësimdhënien, mundësisht falas, të ndërtojë programe të integruara për këto kurse.
Dade: Berisha të kërkojë hapjen e shkollave shqipe në Greqi
Ish-ministrja e Jashtme në qeverisjen socialiste, Arta Dade, nëpërmjet gazetës “Shqip” i ka kërkuar kryeministrit Berisha hapjen e shkollave shqipe në Greqi, duke zbuluar se në qeveri ka mbërritur një letër nga një grup arsimtarësh shqiptarë, emigrantë që informojnë për gjendjen aktuale dhe kërkojnë nga autoritetet shqiptarë që të ndërhyjnë. Të mbështesë hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe, duke inkurajuar këta mësues që edhe vullnetarisht kanë qenë gati t‘u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.
Është për të ardhur keq që fëmijët e emigrantëve e kanë vështirë të flasin gjuhën shqipe. Nuk është faji i fëmijëve, por i shtetit shqiptar që në Greqi nuk krijon dhe zbaton qofshin edhe marrëveshje që kemi pasur me palën greke. I takon shtetit shqiptar që të krijojë kushtet që fëmijët atje të mësojnë gjuhën
Shkollat dhe kurset e mësimit në gjuhës shqipe
Athinë, Shkolla Shqiptare e Athinës, Rruga Feron nr.15, kati 3.
Tel. 2105203179 – Cel. 693 7187695.
Nea Redhesto të bashkisë së Thermit, në Selanik
Korinth, Marinela Duri + 3027480523 në internet:
mduri@atenet.gr– Korinth - +3027480523
Volos, shoqata Iliria, Esmeralda Kasaj – 6944102400 dhe 6945823586;
Zëri i emigrantit në Radio me valë 1431 AM, emision në gjuhën shqipe, çdo të Μartë ora 19:00, në internet: www.1431am.orgNë Kretë,
Shoqata Shqiptare me z. Astrit Jolla ka bërë të mundur që të hapë katër kurse.
Protesta e PS transferohet nga Tirana në Athinë
1/12/2009,
Tirana ObserverTubim para selisë së BE-së
Partia Socialiste ka nisur një lëvizje tjetër kundër mazhorancës. Selia rozë dhe emigrantët shqiptarë do të organizojnë sot një protestë në kryeqytetin grek, Athinë, për hapjen e kutive. Edi Rama u ka nisur një letër emigrantëve shqiptarë, për protestën e sotme, që është e para e këtij lloji që zhvillohet në një vend të huaj. Protesta do të zhvillohet në kryeqytetin helen dhe do të jetë përballë selisë së 27 ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të mbahet mbledhja e radhës së diplomatëve të huaj. Emigrantët do të hartojnë dhe një peticion për njohjen e kërkesave të PS-së.
Socialistët protestojnë sot para Asamblesë të ministrave të Jashtëm të BE-së
Protesta e PS transferohet në Athinë
Partia Socialiste ka nisur një lëvizje tjetër kundër mazhorancës. Selia rozë do të organizojë një protestë për hapjen e kutive edhe në vendin fqinj, në Greqi, ku edhe numri i emigrantëve është më i madh. Me një interesim pritet edhe nga mediat e huaja kjo protestë paqësore nga emigrantët, pasi dihet që këtë vend socialistet përbëjnë 60-70 për qind të emigracionit.
Letra e Ramës
Lidhur me fillimin e protestave në shtetin helen, mësohet se kryetari i PS, Rama u ka dërguar një përshëndetje falënderimi emigrantëve për mbështetjen dhe për protestën që do të zhvillohet përpara godinës ku do të mbahet Asambleja ministrave të Jashtëm të Evropës. Sot në orën 17 emigrantët në Athinë dhe në periferitë e saj do të organizojnë një protestë paqësore, përball godinës së mbledhjes të Ministrave të Jashtëm të Evropës, në zbardhjen e të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Për këtë protestë emigrantët kanë disa ditë që janë përgatitur që ky tubim të dalë me suksese për të sensibilizuar ministrat e huaj që do të mblidhen në Athinë. Mësohet se për realizimin e protestës paqësore në Athinë është ngritur dhe një shtab qendror ku kanë bërë edhe ndarjen e detyrat përkatëse. Protestuesit kërkojnë numërimin e votave një për në parlamentin shqiptar në sy të të gjithë shqiptarëve, pasi dyshimet për vjedhje të votave të tyre sipas socialistëve as nuk diskutohet.
Deputetët socialistë shprehen se kryeministri shqiptar e ka më të lehtë që të rrënojë demokracinë se sa të zbardhë të vërtetën. Gjendja e rëndë politike në Shqipëri, mungesa e transparencës, dhe mos hapja e disa kutive të pretenduara nga opozita ka sensibilizuar edhe vetë emigrantët, për protestat, që tashmë kalojnë dhe kufirin shqiptar përbën një sfidë për qeverinë aktuale.
Peticioni
Nga kjo protestë përballë sallës së ministrave të 56 vendeve të OSBE-se do t’u dërgohet edhe një peticion për njohjen e kërkesave dhe gjendjes aktuale për zbardhjen e së vërtetës.
Sipas organizuesve kjo protestë kërkon zbardhjen e plotë se ku kanë shkuar votat e shqiptarëve, si dhe të 75 mijë emigrantëve gjë që kanë cënuar parimin bazë të demokracisë. “Mbrojtja e dinjitetit dhe të autoritetit i kryetarit PS, zbardhja se ku kanë vajtur votat tona na bën, që të hidhemi të tërë në protestë paqësore. Për këtë janë marrë të gjitha masat e nevojshme si edhe leja nga policia”, është shprehur kryetari i socialistëve në Greqi Anastas Murati. Nga shtabi qendror mësohet se kjo protestë përbën fillimin e protestave.
Mbas kësaj proteste, Greqia do të përballet me protesta të njëpasnjëshme të emigrantëve deri në zbardhjen e së vërtetës. Mesazhi paqësor i emigrantëve, “Dua të shoh votën time, dhe se qeveria nuk mund të udhëheqë në bazë të votës së vjedhur po ngreh në këmbë dita ditës emigrantët në Greqi. Kryeministri shqiptar tashmë ka hapur një konflikt jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, duke përfshirë edhe vetë emigrantët, që përbëjnë forcën më të madhe jo vetëm në emigracion, por edhe në Shqipëri. Sipas socialistëve kjo protestë bëhet në një vend të huaj përballë nderit dhe dinjitetit të qeverisë shqiptare, përball një qeverie jo legjitime, që di të vjedhë votën e lirë.
Protesta
Sot në orën 17 emigrantët në Athinë dhe në periferitë e saj do të organizojnë një protestë paqësore, përball godinës së mbledhjes të Ministrave të Jashtëm të Evropës, në zbardhjen e të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Për këtë protestë emigrantët kanë disa ditë që janë përgatitur që ky tubim të dalë me suksese për të sensibilizuar ministrat e huaj që do të mblidhen në Athinë.
Deputetët
Deputetët socialistë shprehen se kryeministri shqiptar e ka më të lehtë që të rrënojë demokracinë se sa të zbardhë të vërtetën. Gjendja e rëndë politike në Shqipëri, mungesa e transparencës, dhe mos hapja e disa kutive të pretenduara nga opozita ka sensibilizuar edhe vetë emigrantët, për protestat, që tashmë kalojnë dhe kufirin shqiptar përbën një sfidë për qeverinë aktuale.
Peticioni
Nga kjo protestë përballë sallës së ministrave ye OSBE-s do t’u dërgohet edhe një peticion për njohjen e kërkesave dhe gjendjes aktuale për zbardhjen e së vërtetës. Sipas organizuesve kjo protestë kërkon zbardhjen e plotë se ku kanë shkuar votat e shqiptarëve, si dhe të 75 mijë emigrantëve gjë që kanë cënuar parimin bazë të demokracisë.
Emigrantët protestë për kutitë para OSBE-se në Greqi
Socialistët transferojnë protestën në kryeqytetin helen
2 /12/2009 , Tirana Observer
Emigrantët shqiptarë organizuan dje, më 1 dhjetor, një protestë në kryeqytetin grek, Athinë, për hapjen e kutive. Kjo protestë zhvillohet në një kohë kur në Shqipëri politika është mbërthyer nga një konflikt i ashpër. Protesta e djeshme është e para e këtij lloji që zhvillohet në një vend të huaj, me karakter politik kundra qeverisë. Protesta u zhvillua në kryeqytetin helen, përballë ambienteve të ish-aeroportit të vjetër, ku mbahej mbledhja e radhës së diplomatëve të huaj. Gjatë gjithë protestës emigrantët me parulla dhe thirrje, kërkuan hapjen e kutive me kërkesë për të parë se ku ka shkuar vota e tyre. Protesta u shoqërua me thirrjet, “Dua të shoh votën time” dhe “Berisha na kthe votat e vjedhura”, etj.
Nga Dega e PS-së në Greqi, mësohet se kryetari i PS-së, Rama, nëpërmjet deputetit Arben Ahmetaj, i ka dërguar një përshëndetje falënderimi emigrantëve për mbështetjen e tyre në këtë proteste. Sipas drejtuesve socialistë, muajin e ardhshëm një tjetër protestë në shkallë të gjerë në Greqi pritet të bëhet. Protesta të kësaj natyre do të vazhdojnë deri sa vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme.
Kërkesa për votat
Në një nga ambientet e vjetra të ish-areportit në Athinë, në Eliniko, rreth 200 metra larg godinës, emigrantët u mblodhën për të protestuar njëzëri hapjen e kutive të votimit. Me parulla në duar dhe flamur kombëtar, protestuesit kanë kërkuar një zëri numërimin e votave një për një në Parlamentin shqiptar, pasi dyshimet për vjedhje të votave janë më se të sigurta dhe nuk lënë më vend për të diskutuar. Në takimet e bëra me emigrantët dhe simpatizantë e PS-së, deputetët Taulant Balla, Stefan Çipa dhe Arben Ahmetaj, theksuan se kryeministri Berisha e ka më të lehtë për të rrënuar demokracinë se sat ë numërojë votat e vjedhura.
Ata shprehën optimizëm për të ardhmen e PS, besimin se në mars të këtij viti Shqipëria mund të kaloj edhe në zgjedhje të parakohshme. Hapja e kutive tashmë përbën një kërkesë të domosdoshme të një vendi të një demokracie të vërtetë pasi në asnjë vend të botës nuk mund të ketë një qeverisje me vota të vjedhura. Në asnjë të botës një vend nuk mund të qeveriset me një shtet pa legjitim, janë shprehur para emigrantëve deputetët e PS-së.
Peticion ministrave të Jashtëm
Gjatë protestës, një grup emigrantësh me ne krye kryetarin e Degës së PS-së në Greqi, z. Anastas Murati, me anën e një peticioni, u janë drejtuar derës së godinës ku zhvillohej takimi i ministrave të OSBE-së, në, çastin ku ndodhej edhe z/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta. Gjatë protestës, kryetari i Degës së PS-së në Greqi, Anastas Murati, theksoi se: "Emigracioni shqiptar në Greqi kërkon zgjedhje të parakohshme dhe të menjëhershme. Kërkon solidarizim dhe mbështetje të kërkesave tona nga mbledhja e ministrave të Jashtëm të OSBE-së, si dhe hapjen e menjëhershme të kutive të votimit, për t’i hapur rrugën Shqipërisë drejt demokracisë".
Gjatë mitingut të emigrantëve shqiptarë në Greqi, u vu re një tjetër grumbull njerëzish të cilët kundërshtonin protestën e emigrantëve të majtë. Sipas protestuesve që kundërshtonin opozitën, protesta e emigrantëve ishte e pakuptimtë, pasi vendi ka ecur përpara duke bërë disa reforma dhe duke u anëtarësuar në NATO.
Peticioni i emigrantëve
Gjatë historisë së saj 20-vjeçare të tranzicionit, qeveria shqiptare ka dështuar vazhdimisht për të përmbushur standardet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qeveria vazhdoi të dështojë në përmbushjen e standardeve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, edhe pse opozita përmbushi rolin e saj si dhe angazhimet e saj, rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në reformën elektorale dhe procesin zgjedhor. Shqetësime të rëndësishme janë ngritur nga OSBE/ ODIHR-i në raportin vlerësues mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009.
Së pari Partia Socialiste kërkon publikisht hapjen e kutive të votimit, duke mos pasur si qëllim ndryshimin e rezultatit ligjor të zgjedhjeve, por për të hetuar mbi vërtetësinë e numrit të fletëve të votimit, listat e votuesve dhe raportet e komisionerëve.
Mazhoranca me forcë mban mbyllur kutitë e votimit, nuk lejon transparencën publike, ndërsa për vrasjen paraelektorale të një deputeti të opozitës ende nuk ka një version zyrtar të policisë ende pas 6 muajsh.
Parregullsi të tjera janë nxjerrja e detyrueshme e nxënësve në mitingje, përdorimi i televizionit publik, dhe lirimi i të dënuarve, të gjitha këto janë larg të qenit standarde demokratike. Menjëherë pas këtyre zgjedhjeve, dy gazetarë janë rrahur publikisht nga miqtë e qeveritarëve. Pjesëmarrja e gabuar e opozitës në Parlament do të çonte në BE mesazhin e gabuar për demokracinë në Shqipëri.