Friday, December 04, 2009

Protesta e PS transferohet nga Tirana në Athinë

1/12/2009, Tirana Observer
Tubim para selisë së BE-së
Partia Socialiste ka nisur një lëvizje tjetër kundër mazhorancës. Selia rozë dhe emigrantët shqiptarë do të organizojnë sot një protestë në kryeqytetin grek, Athinë, për hapjen e kutive. Edi Rama u ka nisur një letër emigrantëve shqiptarë, për protestën e sotme, që është e para e këtij lloji që zhvillohet në një vend të huaj. Protesta do të zhvillohet në kryeqytetin helen dhe do të jetë përballë selisë së 27 ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të mbahet mbledhja e radhës së diplomatëve të huaj. Emigrantët do të hartojnë dhe një peticion për njohjen e kërkesave të PS-së.
Socialistët protestojnë sot para Asamblesë të ministrave të Jashtëm të BE-së

Protesta e PS transferohet në Athinë

Partia Socialiste ka nisur një lëvizje tjetër kundër mazhorancës. Selia rozë do të organizojë një protestë për hapjen e kutive edhe në vendin fqinj, në Greqi, ku edhe numri i emigrantëve është më i madh. Me një interesim pritet edhe nga mediat e huaja kjo protestë paqësore nga emigrantët, pasi dihet që këtë vend socialistet përbëjnë 60-70 për qind të emigracionit.

Letra e Ramës

Lidhur me fillimin e protestave në shtetin helen, mësohet se kryetari i PS, Rama u ka dërguar një përshëndetje falënderimi emigrantëve për mbështetjen dhe për protestën që do të zhvillohet përpara godinës ku do të mbahet Asambleja ministrave të Jashtëm të Evropës. Sot në orën 17 emigrantët në Athinë dhe në periferitë e saj do të organizojnë një protestë paqësore, përball godinës së mbledhjes të Ministrave të Jashtëm të Evropës, në zbardhjen e të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Për këtë protestë emigrantët kanë disa ditë që janë përgatitur që ky tubim të dalë me suksese për të sensibilizuar ministrat e huaj që do të mblidhen në Athinë. Mësohet se për realizimin e protestës paqësore në Athinë është ngritur dhe një shtab qendror ku kanë bërë edhe ndarjen e detyrat përkatëse. Protestuesit kërkojnë numërimin e votave një për në parlamentin shqiptar në sy të të gjithë shqiptarëve, pasi dyshimet për vjedhje të votave të tyre sipas socialistëve as nuk diskutohet.

Deputetët socialistë shprehen se kryeministri shqiptar e ka më të lehtë që të rrënojë demokracinë se sa të zbardhë të vërtetën. Gjendja e rëndë politike në Shqipëri, mungesa e transparencës, dhe mos hapja e disa kutive të pretenduara nga opozita ka sensibilizuar edhe vetë emigrantët, për protestat, që tashmë kalojnë dhe kufirin shqiptar përbën një sfidë për qeverinë aktuale.

Peticioni

Nga kjo protestë përballë sallës së ministrave të 56 vendeve të OSBE-se do t’u dërgohet edhe një peticion për njohjen e kërkesave dhe gjendjes aktuale për zbardhjen e së vërtetës.

Sipas organizuesve kjo protestë kërkon zbardhjen e plotë se ku kanë shkuar votat e shqiptarëve, si dhe të 75 mijë emigrantëve gjë që kanë cënuar parimin bazë të demokracisë. “Mbrojtja e dinjitetit dhe të autoritetit i kryetarit PS, zbardhja se ku kanë vajtur votat tona na bën, që të hidhemi të tërë në protestë paqësore. Për këtë janë marrë të gjitha masat e nevojshme si edhe leja nga policia”, është shprehur kryetari i socialistëve në Greqi Anastas Murati. Nga shtabi qendror mësohet se kjo protestë përbën fillimin e protestave.

Mbas kësaj proteste, Greqia do të përballet me protesta të njëpasnjëshme të emigrantëve deri në zbardhjen e së vërtetës. Mesazhi paqësor i emigrantëve, “Dua të shoh votën time, dhe se qeveria nuk mund të udhëheqë në bazë të votës së vjedhur po ngreh në këmbë dita ditës emigrantët në Greqi. Kryeministri shqiptar tashmë ka hapur një konflikt jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, duke përfshirë edhe vetë emigrantët, që përbëjnë forcën më të madhe jo vetëm në emigracion, por edhe në Shqipëri. Sipas socialistëve kjo protestë bëhet në një vend të huaj përballë nderit dhe dinjitetit të qeverisë shqiptare, përball një qeverie jo legjitime, që di të vjedhë votën e lirë.
Protesta

Sot në orën 17 emigrantët në Athinë dhe në periferitë e saj do të organizojnë një protestë paqësore, përball godinës së mbledhjes të Ministrave të Jashtëm të Evropës, në zbardhjen e të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Për këtë protestë emigrantët kanë disa ditë që janë përgatitur që ky tubim të dalë me suksese për të sensibilizuar ministrat e huaj që do të mblidhen në Athinë.
Deputetët

Deputetët socialistë shprehen se kryeministri shqiptar e ka më të lehtë që të rrënojë demokracinë se sa të zbardhë të vërtetën. Gjendja e rëndë politike në Shqipëri, mungesa e transparencës, dhe mos hapja e disa kutive të pretenduara nga opozita ka sensibilizuar edhe vetë emigrantët, për protestat, që tashmë kalojnë dhe kufirin shqiptar përbën një sfidë për qeverinë aktuale.
Peticioni

Nga kjo protestë përballë sallës së ministrave ye OSBE-s do t’u dërgohet edhe një peticion për njohjen e kërkesave dhe gjendjes aktuale për zbardhjen e së vërtetës. Sipas organizuesve kjo protestë kërkon zbardhjen e plotë se ku kanë shkuar votat e shqiptarëve, si dhe të 75 mijë emigrantëve gjë që kanë cënuar parimin bazë të demokracisë.