Qeveria Papandreu hesht…
Grupet naziste, zjarr në strehëzen e emigranteve shqiptarë
18/12/2009, "Tirana Observer"Racizmi kundra të huajve për këtë vend përbën një problem serioz jo vetëm për qeverinë greke, por edhe për BE. Sulmet raciste të grupeve të ndryshme me pikpamje fashiste duket qartë se kanë gjunjëzuar autoritet vendase për parandalimin e tyre. Emigrantët e pambrojtur nga askush janë bërë epiqendra e këtyre sulmeve të cilat sa vine dhe po marrin përmasa të mëdha, duke mos kursyer edhe jetë njerëzish.
Emigrantët nuk jetojnë nga rastësia ne kete vend evropian. Por nuk mund të përballojnë të jetojnë gjithashtu në të rastit e te pambrojtur nga shteti vendas. Të gjithë qytetarët demokratike që jetojnë në Chania do ngrihen per t’u thene mjaft sulmeve.Sot vune zjarr, dje vranë, por nesër cili do te jetë fati i tyre, përball heshtjes së sotme së qeverisë Papandreut?...

Ne te gdhire te 16 dhjetorit grupet naziste greke kane sulmuar strehen e emigranteve shqiptare ne ishullin e Kretes ne Chania, duke e shkaterruar ate plotesisht e me pas jane larguar pasi i kane vene edhe zjarrin. Perfundimisht qendra e emigranteve ne Chania ka pesuar deme te medha duke dale edhe njekohesisht jashte perdorimit te saj. Sulmi behet vetem dy dite me pare nga 18 dhjetori, dita e emigrantit
Heret ne mengjez, nazistet pasi kane thyer deren e jane futur brenda kane shkateruar me mani do gje dhe jane larguar pa rene ne gjurmet e autoriteteve vendase. Behet e ditur se nje jave me pare ne hyrrje te strehes se emigranteve ishin shkruatur thirrje naziste dhe kryqi nazist.
Ky sulm ka ndodhur ne nje kohe kur per gjashte muaj rresht organizatat raciste kane marre here pas here sulme brutale duke mos kursyer as jete njerzish. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kretës dhe oficerëve të tjerë kanë filluar hetimet e sulmit, por deri tani hetimet paraprake të zhvilluara nga Drejtoria e Sigurimit të Chania, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat
Duhet theksuar se per muaj te tere emigrantet e ketij ishulli ndodhen perballe sulmeve raciste, ku ka patur edhe te vdekur ne qender te sheshit 1866. Sebashku me emigrantet viktima te kesaj natyre jane edhe vendasit qe ndodhen ne krahe te emigranteve. Jo pak here shtepite e emigranteve jane bere epiqendra te sulmeve barbare. Po keto sulme nuk jane kursyer edhe ne qendrat e institucioneve qe kane te bejne me emigracionin. Më 3 korrik të këtij viti i vihet i vihet zjarr ne hyrrje Institutit të Politikave për Emigracionin në Kolonakis, duke shkatuar deme materiale. Me pas nje bombe vihet ne hyrrje te qendres se Forumit Shqiptar ne rrugen Valenciu 37 ne Athine, ku pati dhe deme materiale.
Dënohen sulmet fashiste
Menjëherë këtë sulm fashist me terma të ashpra për shtypin e ka dënuar Qendra e Punës të qytetit Chanias duke theksuar se,"Qendra e Punës në Chania, në mënyrë aktive mbështet në praktikë emigrantët ekonomik dhe përpjekjet për të rregulluar të drejtat e punës, të drejtat sociale, sigurimin e jetes. Është një fatkeqësi për një qytet demokratik, siç është qyteti historic i Chanias, që ka, ka grupe rraciste që e thyejnë urrejtjen e tyre në emigrantë ekonomikë. Lusim direkt autoritetet vendase për zgjidhjen e kësaj historie të errët, sa nuk është vonë.
Po edhe Bordi i Sektorit të Shërbimeve Publike të këtij qyteti (A.D.E.D.Y) ka dënuar ashpër sulmin e kryer në sheshin 1866,duke theksuar se, " Racizmi dhe ksenofobia janë një kërcënim ndaj kohezionit social dhe si i tillë duhet të trajtohet. Punëtorët dhe qytetarët kanë nevojë që të shprehin në çfarëdo mënyre kundërshtimin e tyre ndaj sulmeve barbare kohëve të fundit në qytetin tonë kundra emigrantëve nga grupet e fashistëve.
Legalizimin e migrantëve, mbrojtjen e të drejtave të tyre, për të identifikuar dhe ndëshkuar fajtorin, është përgjigje e një shoqërie demokratike në të cilën ne duam të përkasin. Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për të demostruar ditën e enjte, 17 dhjetor në sheshin 1866 ora 19, për të dhënë përgjigje të nevojshme sulmeve raciste, të papranueshme, por edhe të politikave që krijojnë ".