të dalësh kundra të vjetrës nuk është gabim...
Written by Gazeta
SOT
Wednesday,
19 August 2009 15:16
Abuzime në kurriz të elektoratit tregojnë se “filozofia Rama” ka një ngritje profesionale për të mos njohur humbjen dhe nxjerrë përgjegjësinë. Filozofia Rama një “lider me pushtet absolute” mban përgjegjësi absolute për humbjen, në një kohë kur fituari nuk gjykohet njëlloj sa humbësi. Partia Socialiste, pa zgjeruar koalicionin, pa rritur në maksimum aleancat, sfidat për fitoren e radhës do të mbeten të vështira. Më shumë se kurrë sot PS i nevojitet që të çlirohet nga censura dhe diktatura Rama… Siç dihet socialistët janë duke përjetuar një përçarje duke pritur me padurim kongresin e tyre të jashtëzakonshëm se dikush ndoshta mund t’i bashkojë. Humbja në zgjedhjet e 28 qershorit tregoi se Edi Rama nuk e lë aq kollaj kolltukun e kryetarit të PS, pasi kohët e fundit po jeton në botën e tij të vogël të karrierizmit shqiptar. Interesat vetjake për të patur në dorë partinë dhe Bashkinë përbëjnë një rast të jashtëzakonshëm jo vetëm për vendin tone por edhe për vendet e tjera. Edhe pse ka qenë në qendër të kritikave më shumë se kushdo kryetar tjetër, Rama vazhdon të heshtë përball tyre, duke mos justifikuar akoma qëndrimin e tij në krye të partisë. Koha ka bërë që Partia Socialiste që nga 28 qershori ka mbetur në vend, duke përjetuar një ngërç të madh që vetëm një pjesë e vogël e kishin menduar, për të mos bërë evoluimin e duhur.Zgjedhja e kreut të ri brenda kampit socialist padyshim duhet që të rrisë besimin në krijimin e një kredibiliteti të mëtejshëm përball elektoratit të tyre, me qëllim për të siguruar në të ardhmen fitoren e maxhorancës, pasi “filozofia Rama” nuk funksionoi ashtu siç duhej. Një nga figurat më të rëndësishme në PS, Arben Malaj, e sheh si një gjë konkrete dorëheqjen e Edi Ramës nga kryesimi i partisë, me shpresë kundrejt një platforme politike për bashkimin e së majtës.
Zgjedhja e kreut të ri brenda kampit socialist padyshim duhet që të rrisë besimin në krijimin e një kredibiliteti të mëtejshëm përball elektoratit të tyre, me qëllim për të siguruar në të ardhmen fitoren e maxhorancës, pasi “filozofia Rama” nuk funksionoi ashtu siç duhej. Një nga figurat më të rëndësishme në PS, Arben Malaj, e sheh si një gjë konkrete dorëheqjen e Edi Ramës nga kryesimi i partisë, me shpresë kundrejt një platforme politike për bashkimin e së majtës.Populli shqiptar është i vetëdënuar që të durojë akoma edhe disa vite të tjera deri në ndërgjegjësimin e politikës, ku mungesa e një uniteti ndërmjet partive politike edhe kur vjen koha për interesat e kombit shqiptar ende nuk njihen në vendin tonë.
të etur për plotësimin e interesave vetjake e kokëfortësi, politikanët tanë tregojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët me kolegët e vendeve te tjera europiane.Tashmë të ndarë në grupe të "aftë"
e të "pa aftë", brenda PS në emër të një reforme e majta e re duket se diçka po lëviz. Të tjerët fshihen pas hijes së kryetarit duke mos marrë guximin për të kërkuar arsyet e humbjes. Dhe kjo është kolona e xhaketave të vjetra, është kolona e djeshme që nuk ka asnjë të përbashkët me pjesën më të madhe të PS. Është kjo kolonë që mban në censurë të plotë dhe peng PS. Është kjo kolonë që rrallë kanë folur ndonjëherë në altarin e Parlamentit kur duhej folur, ndërsa sot heshtin përsëri në një kohë kur nuk duhej heshtur.
Po kush janë këto ngërçe që pengojnë partinë më të madhe opozitare të mos ecë përpara e që po mundohen me të gjitha mënyrat që të mbajnë peng këtë?
Logjikisht pak interes ka nëse Rama do të rikandidojë përsëri, aq sa ka rëndësi transparenca brenda partisë, zbatimi i statutit të firmosur dy vite më pare nga vetë dora e tij. Që të jetë në krye të një partie duhet të ndjejë përgjegjësinë morale dhe atë politike, pasi partia nuk është prone vetjake, por është një pasuri e një pjesë e popullit shqiptar. Qëndrimi Rama përbën një rast të veçantë. Ai nuk e njeh “dorëheqjen”, duke dhënë shembullin më të keq për të gjitha subjektet e majta, duke treguar se para se të rikandidojë duhet të japë dorëheqjen, të pranojë në mënyrë të kulturuar humbjen, duke bërë edhe autokritikë.
I fituari nuk gjykohet sa humbësi, Rama e di këtë strategji dhe me shumë mënyra mundohet të shtyjë ditë deri në kongresin e jashtëzakonshëm, me një shpresë se mund të hipnotizojë e të mbahet gjallë akoma nga “xhaketat e vjetra”, duke mbajtur një qëndrim të ulët përballë njerëzve që sot kanë dale kundra tij.
Të dalësh kundra të vjetrës nuk është gabim se sa të mbahesh mbas saj. Duke bërë një krahasim me të ndonjë kandidat tjetër, Malaj del në skenë si një politikan i plotësuar plotësisht, si një politikan i karakterit evropian. Së bashku me Ben Blushin janë të parët që po ngrenë zërin kundër Ramës për largimin e tij në zbatim të statusit të partisë Sjellja dinjitoze e Arben Malajt, ish ministrit të ekonomisë tregon se brenda PS, ka edhe intelektual të cilët nuk mund të pajtohen me politikën e brendshme të kësaj partie, që humbi zgjedhjet nga strategjia, “Rama i vetëm në votime”. Rama i djeshëm apo i sotëm, ndryshe nga Malaj me çdo lloj mënyrë mundohet të mbajë në krizë politike mbarë Shqipërinë, duke mbajtur peng rezultatin përfundimtar për mosnjohje të humbjes. Veprimi i tij njëanshëm cinik po ul nga dita në ditë imazhin e partisë së tij.
Rama sot mundohet që të luftojë errësirën me të njëjtën monedhë dhe jo me dritë. Duke mos bërë një analizë konkrete, të ndarë në grupe me opsionet e tyre për mbështetjen e njerit apo tjetrit grup tregojnë se në përgjithësi vuajnë nga plogështi, në një kohë kur me kohë duhej të kishin mbajtur qëndrim konkret. Qëndrimi dhe mbështetja e Ramës nga grupi “xhaketat e vjetra” dëshmon përsëri se edhe në të ardhmen nuk pritet që brenda kësaj partie të mbahet një qëndrim serioz , pasi nuk pritet të bëhet ndonjë një analizë serioze, sepse ka përballë vullnetin dhe këmbënguljen Rama, duke lënë mënjanë ndonjë konkluzion të mundshëm realist. Deklaratat e fundit të kreut të PS-së, apo bashkiakut të Tiranës, treguan se Rama nuk ka asgjë të përbashkët me tezën e partisë së tij “POLITIKË E RE”, po tregon se akoma ky njeri po vuan nga sëmundja e kokëfortësisë apo thjesht nga çaste emocionale, duke përfaqësuar njëherësh politikën e vjetër të kësaj partie.
Kreu i kësaj partie nuk do qe brenda në parti të ketë debat dhe konkurrim ndërmjet njerëzve më të “mire” përball njerëzve më të “këqij”, për të përballuar ndershmërisht luftën politike brenda gjirit të partisë. Mosdhënia e dorëheqjes në kohën dhe vendin e duhur dëshmon për të ardhmen se politika brenda partisë do të vuajë akoma për një kohë të gjatë, pasi plogështia nga shumica e të paaftëve, që fshihen prapa pantallonave dhe figurës Rama, janë një barrikadë me rrënjë të thella nga e kaluara, për të ecur përpara.
Në themelet e demokracisë së brishtë shqiptare të sapo ndërtuar ky subjekt politik po jep shembullin më të keq përball elektoratit të tij, duke mos u shkëputur një herë e përgjithmonë nga nostalgjia e të kaluarës. Një shqetësim është dhe mbetet se me çfarë fytyre të re opozitare do të paraqitet në parlamentin e ri ky subjekt që sot për sot po bën një shqetësim për mbarëpolitikën shqiptare.
Rama kërkon ti largohet një analize për përgjegjësinë politike të humbjes duke mos njohur parimet më elementare, duke mbajtur në censure të plotë këtë subjekt politik, duke mos njohur as termin UNITET. Malaj dhe Blushi duket se janë larguar një here e përgjithmonë nga plogështia dhe strategjia që ka ndjekur brenda partisë kreu i saj Rama. Të shkëputur njëherë e përgjithmonë me një opsion të hapur dhe me platforma të reja duket se do të jenë një shpresë të re për PS. Mendojë që hapi i pare I kësaj partie për një “politikë të re” është që të bëhet një analizë e punës katërvjeçare, pasi në zgjedhjet e fundit janë afruar edhe shumë deputetë të rinj, jo sipas aftësive profesionale aq sa vetë përzgjedhja e kryetarit. Por brenda partisë këta të rinj përballë të një revolucioni brenda partisë padyshim do të mbështesin Ramën të qëndrojë akoma, në një kohë kur ka njerëz të tjerë që nuk janë venë në prove si kryetar partie.
Rotacioni në një vend demokratik është i pranueshëm.
Arben Malaj jo pak here ka dale i vetëm për të çliruar nga censura partinë e tij, jo pak here ka deklaruar për median se ka hedhur kandidaturën për kryetar partie , por ai nuk mund të mbështet nga të “sapoardhurit e rinj”, po ashtu edhe nga “xhaketat e vjetra”. Malaj si një politikan me cilësitë e një europiani po fiton nga dita në ditë moralisht mbështetjen e tij për kandidimin e kryetarit. Kjo mbështetje tashmë ka kapërcyer edhe kufijtë e vendit. Dega e PS në Greqi, duke pare cilësitë Malaj, si dhe premtimet boshe të Ramës, gjatë këtyre katër viteve të shkuara, mbështet kandidaturën Malaj.
Në takimet e bëra në Greqi me emigrantët, Malaj ka fituar simpatinë e shumë emigrantëve tanë. Është një reformim që pritet nga njerëz të aftë dhe të disiplinuar që kërkojnë revitalizimin e koncepteve, me një sjellje moderne që mund të bashkojnë përçarjen e sotme apo copëzimin e mëtejshëm të së majtës në të ardhmen. Këto realizohen me një vullnet të mirfilltë, duke ju larguar kokëfortësisë që është dëshmitari që thellon përçarjen.
Besoj se Malaj do të bëjë të pamundurën në të mundur, me sjelljen dhe edukatën qytetarë do të bashkojë të majtën në mbrojtjen e interesave të saj. Qëndrimi i mëtejshëm i Ramës mund të plotësojë dëshirat e subjektit të tij, por në asnjë mënyrë nuk mund të bashkojë të majtën shqiptare.
Greqia mbyll skandalin e fëmijeve shqiptarë
Friday, 14 August 2009 15:20
Tirana Observer
Organizata ndërkombëtare “The Swiss Terre Des Hommens” zbuloi zhdukjen e 502 fëmijëveFëmijët jetonin në Institutin Bamirës “Agia Varvara”, gjatë viteve 1998-2002E pabesueshme por një realitet. Greqia më së fundi ka mbyllur skandalin më të madh të zbuluar nga organizata “The Swiss Terre Des Hommens” të zhdukjes së 502 fëmijëve shqiptar në Institutin Bamirës në “Agia Varvara” të Athinës, për periudhën 1998-2002. Një skandal që më 2003 tronditi Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që menjëhere pati dërguar komisionerin e saj Zhan Miguel Peti. Skandali i porsa mbyllur nga autoritetet greke nuk është rast i vetëm i zhdukjeve masive së fëmijëve shqiptarë, në këto institucione bamirëse greke, kjo sipas evidentimit të fondacionit “The Sëiss Terre Des Hommens” për mbrojtjen e fëmijëve.
Lidhur me këtë shqetësim, më 8 shkurt të 2009, nga punonjës të Institucionit të rehabilitimit “Agia Varvara” të Athinës, mësuam se ky “skandal” është mbyllur një herë e përgjithmonë dhe se i përket të kaluarës, gjithashtu të gjitha akuzat e ngritura nga organizmat ndërkombëtare nuk qëndrojnë. Kjo ishte përgjigja e punonjësve të këtij institucioni shtetëror. E lyer dhe rregulluar për bukuri, duke mos pasur asgjë të përbashkët me atë të viteve 1999-2002, institucioni “Agias Varvara”, duket se është ndarë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e hidhur, në një kohë kur ende nuk është zbardhur mirë zhdukja masive e fëmijëve. Sot akoma në disa institucione të tjera reahabilituese vazhdohet të mbahen fëmijë pa dijeninë e shtetit shqiptar.
Edhe pse ky vend tregoi se e ka të pamundur mbajtjen e fëmijëve në qendra të posaçme dhe të financuara nga shteti, edhe pse OKB-ja pret akoma përgjigjen dhe arsyen e zhdukjeve masive të fëmijëve, Greqia vazhdon të mbajë të izoluar fëmijë shqiptarë pa dijeninë e shtetit te tyre. Me ligjet e vendit të tyre, mjafton që me urdhër të prokurorit të fëmijëve në institucione të ndryshme në Greqi mund të strehohen fëmijët shqiptarë, në një kohë kur ata duheshin dorëzuar organeve të Shqipërisë, pasi në Athinë ka edhe përfaqësi të shtetit shqiptarë. Edhe pse kemi një përfaqësi si dhe dy - tre konsullata, askush nuk e di me siguri numrin e saktë të fëmijëve që mbahen të izoluar në këto qendra.
Konkretisht detyrë për dorëzimin e fëmijëve tanë në organet shqiptare në kufi e ka Ministria e Brendshme e Greqisë, ku edhe për këtë u janë caktuar edhe fonde nga BE. Menjëherë pas skandalit të 2002, kjo ministri më 2004 i kthen organeve shqiptare 134 fëmijë që jetonin të vetëm. Organizata Terres Des Hommens (Tokë për njerëzit), në Greqi ka studiuar dhe vëzhguar për më se dy vjet trafikun e paligjshëm të fëmijëve nga Shqipëria për në Greqi.
Nga të dhënat e kësaj organizate del se vetëm nga rrethet e Elbasanit dhe Korçës u futën të paligjshëm për në Greqi 3.800 fëmijë, ku 1.245 prej tyre nuk u gjetën më kurrë. Vetëm 15% prej tyre, pra 570 shpëtuan nga kthetrat e mafies, ndërsa 1.986 u detyruan të punojnë në punë të tjera. Përfundimisht organizata thekson se vetëm nga trafikimi klandestin i fëmijëve nga rrethet Elbasan dhe Korçë kanë humbur gjurmët 1.245 fëmijë. Lënia pas dore e këtij skandali tregoi se miratimet në programet, të ligjeve dhe strategjive për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, mbeten shkruar mirë e bukur vetëm në letër, pasi realiteti tregon te kundërtën. Asgjë nuk ka ndryshuar për mbrojtjen e fëmijëve shqiptar në Greqi.
Asnjë dikaster i shtetit përjashto Avokatin e Popullit Shqiptar nuk ka patur ndonjë interesim për të zbardhur zhdukjen masive të 502 fëmijëve shqiptar. Nga të dhënat e publikuara në Strategjinë Kombëtare për Fëmijët, mësojmë se 4.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria drejt emigracionit klandestin, të pa shoqëruar nga prindërit. Nga këta 3.000 fëmijë janë larguar drejt Greqisë dhe 1.000 të tjerë drejt Italisë, një numër i madh për Shqipërinë.
Nga ana ligjore shikojmë se, ligji Nr.3920 i datës 21/11/64 u jep një mbrojtje të veçantë dhe njëkohësisht një përkrahje fëmijëve të emigrantëve. Nga ana tjetër, në aspektin ligjor për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri thuhet se, fëmijëve u garantohen të drejtat e tyre me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në nenin nr.54, i cili sanksionon: Fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti. Po a mjaftojnë këto vetëm për t'i pasur në letër?
Shteti shqiptar në asnjë mënyrë nuk mund të veçojë fëmijët e vet, si brenda vendit ashtu edhe jashtë truallit të tij, përsa i përket mbrojtjes në aspektin ligjor. Asnjë institucion shqiptar nuk di saktë numrin e fëmijëve shqiptarë të larguar në rrugë të paligjshme drejt emigracionit (të rrëmbyer, dhënë me qera nga familja për të punuar lypës rrugësh, prostitucion etj).
Politika shqiptare kur ndeshet përballë këtij problemi social, gjithmonë ka qenë për t'i minimizuar gjërat, por faktet janë më tronditëse. Shqipëria duhet t'i kërkojë shpjegime shtetit helen përse nuk njoftohej ambasada shqiptare në Athinë, si dhe përse sot nuk është bërë e mundur akoma gjetja e tyre.
Shteti shqiptar me heshtjen e tij duket se ka ndërmend ta mbyllë këtë problem, po të njëjtën gjë po kërkon të bëjë edhe shteti fqinje. Në Shqipëri asnjë institucion përkatës nuk ka marrë rrugën drejt vendeve ku kanë emigruar fëmijët në rrugë të paligjshme, për të verifikuar se a ndodhen sot në jetë.
Institucionet kryesore që mbulojnë problemin e fëmijëve
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës,
- Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale
- Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve
- Ministria e Shëndetësisë
- Ministria e Drejtësisë Ministria e Rendit Publik.
502është numri i fëmijëve shqiptar që janë zhdukur në Institucionin Bamirës në “Agia Varvara” të Athinës, për periudhën 1998-2002.
Një skandal u zbulua nga organizata “The Swiss Terre Des Hommens” dhe në 2003 tronditi Organizatën e Kombeve të Bashkuara.3.800 është numri i fëmijëve të larguar nga Shqipëria. Sipas organizatës “The Swiss Terre Des Hommens” shumë prej tyre nuk u gjetën më. Vetëm 15% ose 570 prej tyre kanë arritur të shpëtojnë nga kthetrat e mafies, dhe 1986 të tjerë u detyruan të punojnë në punë të tjera. 1245 është numri i fëmijëve shqiptarë të cilët janë larguar nga vendi i tyre drejt Greqisë dhe nuk janë gjetur kurrë. Raporti i organizatës “The Swiss Terre Des Hommens” thekson se: nga Korça dhe Elbasani kanë humbur gjurmët me qindra fëmijë. 4.000 është numri fëmijë që janë larguar nga Shqipëria në mënyrë klandestine, të pa shoqëruar nga prindërit. Nga këta 3.000 fëmijë janë larguar drejt Greqisë dhe 1.000 të tjerë drejt Italisë, një numër i madh për Shqipërinë.
Avokati i Popullit, dëshmitarët nuk u dërguan në Greqi
Në një raport të Avokatit të Popullit mësojmë se i ka dërguar një informacion (23/03/2006), për sugjerim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për të bërë të mundur që të dërgohen në shtetin helen si dëshmitarë ( 4 fëmijë të humbur), në shtëpinë e Fëmijës "Agia Varvara" Singru 221 në Athinë. Bëhet fjalë për dëshmitarë të kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të Greqisë, por me gjithë interesimin e Avokatit të Popullit, dëshmitarët nuk u dërguan nga shteti shqiptar. Bëhet fjalë për skandalin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në shtetin fqinj, ku në këtë institucion shtetëror, u zhdukën gjatë viteve 1998-2002, pa asnjë gjurmë 502 fëmijë, ku 84 per qind ishin shqiptar. Ky shqetësim u pa vetëm tek Ermir Dobjani, Avokati i Popullit, ndërsa për shtetin shqiptar as nuk u vu uji në zjarr. Edhe takimet e mëvonshme të Avokatit të Popullit, me kolegët e tij në Greqi, tregojnë se ky institucion nuk do të heshtë përballë këtij skandali të turpshëm. Një problem shqetësues mbetet dhe është, se përse shteti ynë nuk bën detyrën që ka në mbrojtjen e fëmijëve, në mbrojtjen e shtetasve të tij.
Departamenti i Shtetit Amerikan thekson se, Shqipëria është një vend-burimi për trafikimin e fëmijëve
Nga raporti i fundit i Departamenti i Shtetit Amerikan theksohet se, Shqipëria është një vend-burimi për trafikimin e fëmijëve për qëllim shfrytëzimi seksual dhe punë të detyruar, kryesisht në Greqi dhe Itali, për këtë qeveria shqiptare nuk ka përmbushur plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikimit. Gjykatat shqiptare kanë lënë të lirë trafikantët e fëmijëve. “Qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithatë, ajo ka ndërmarrë përpjekje serioze për ta bërë një gjë të tillë.Kohët e fundit janë ngritur një sërë organizmash pranë disa dikastereve për parandalimin e mundshëm të trafikimit, por duke mos patur konkretisht një organizëm të veçantë për rregjistrimin e numtir të fëmijëve të zhdukur. Por me gjithë këto, sipas raportit të fundit të CIA-s, trafiku i fëmijëve mbetet një problem për Shqipërinë, ku një pjesë e fëmijëve janë dërguar në Greqi e shfrytëzohen në mënyra nga më të ndryshme CIA-s ka theksuar se qeveria shqiptare nuk e ka përmbushur akoma detyriminj për të identifikuar viktimat e trafikut dhe është e aftë të hetojë zyrtarët e implikuar gjatë vitit 2008.
Asnjë të dhënë për birësimet e fëmijëve shqiptarë
Pas viteve ’90-të është abuzuar me fëmijët jetimë. Në vitet 1990-1993 birësimet bëheshin pa procedura të rregullta. Një i huaj birësonte fare lehtë një fëmijë shqiptar, që jepej për birësim dhe askush nuk merrej me pas me fatin e fëmijës. Në vitin 1992 janë realizuar 100 birësime në SHBA, Francë, Norvegji, Itali dhe Greqi. Në vitin 1993 janë birësuar 180 fëmijë shqiptar nga shtetas të huaj, ku për fatin e tyre nuk dihet asgjë.
Me Urdhrin nr.118, datë 30.06.2004, të Kryeministrit, u ngrit një strukturë e re për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve (KNDF). Në zbatim të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë (2001-2005) pranë disa ministrive janë ngritur e funksionojnë disa njësi në mbrojtje të fëmijëve.
- Në Ministrinë e Rendit Publik është ngritur Njësia për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Kjo njësi përfshin forca nga të gjitha Departamentet e Policisë Rajonale
- Në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, veç Drejtorisë së Shërbimeve Sociale që harton dhe zbaton politika në mbrojtje të fëmijëve dhe bashkëpunon dhe koordinon veprimtarinë e saj me OJF-të që punojnë në këtë fushë, është një njësi e veçantë që punon për eliminimin e punës së fëmijëve.
- Në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve funksionon Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore, e cila harton politika në fushat e pjesëmarrjes, të kulturës dhe sporteve.
- Ministria e Drejtësisë në strukturat e saj ka ngritur një drejtori të veçantë, e cila merret me studimin dhe zhvillimin e sistemit ligjor në fushën e drejtësisë për të miturit, në përputhje me aktet ndërkombëtare.
- Pranë Zyrës së Avokatit të Popullit, në Prill të vitit 2004 është ngritur Seksioni i të Drejtave të Fëmijëve, si pjesë e Seksionit të Përgjithshëm të Ankesave. Edhe pse është nënshkruar marrëveshja me Greqinë për rikthimin e fëmijëve të trafikuar, edhe janë krijuar komitet rajonal të luftës kundër trafikimit, Greqia në kundërshtim me çdo ligj mban akoma fëmijë të izoluar pa njoftuar përfaqësinë shqiptare në Athinë.
Fëmijët që janë të pashoqëruar me prindër, janë më të rrezikuar nga shfrytëzimi dhe nga lloje të tjera të trafikimit, ku numri i tyre llogaritet në rreth 3.000, ndërsa numri i përgjithshëm i femijeve klandestin që shfrytëzohen në mënyrë të paligjshëm shkon në 6.000. Në Tetor 2003, qeveria shqiptare miratoi Planin e Punës Anti-trafik 2003-2004, brenda kuadrit të Strategjisë Kombëtare, një nga objektivat e të cilit ishte dhe hartimi i Strategjisë për Luftën Kundër Trafikut të Fëmijëve ( burimi sipas Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 2001)
Ambasada Shqiptare, nuk janë 480 të humbur por vetëm 12-të
Në ambasadën tonë në Athinë, nga personi përkatës Andi Lila mësojmë me një indiferentizëm se te ashtuquajturit “fëmijë të zhdukur” figuronin në fletoren e tij vetëm 12 fëmijë dhe jo aq sa thuhet ne raportin e OKB. Kjo tregon se vendi ynë, organet përkatëse, jo vetëm që nuk ka asnjë informacion të saktë, por as që do të mësojnë realitetin nëpërmjet organizatave të huaja. Faktikisht mbahen akoma fëmijë shqiptarë në disa institucione, ku për këtë as që lajmërohet ambasada jonë. Por edhe kur ajo lajmërohej me anën e OKB-së, dhe në mënyra të ndryshme nuk merrte mundimin për zgjidhjen e problemit. Akoma nuk kemi mësuar që nga pësimi të nxjerrim mësim.
Në Selanik mbahen akoma edhe 44 fëmijë shqiptarë
Askush nuk ka marrë mundimin që të pyesë organet greke përse mbahen këta fëmijë dhe përse nuk u kthehen familjeve të tyre. Simbas të dhënave të organizatës jo qeveritare Arsis për 2008, nga rruga u strehuan për në institucione përkatëse rreth 100 fëmijë, prej tyre :
- 44 ishin nga Shqipëria,
- 24 Bullgaria,
- 26 Rumania,
- 6 nga Greqia, Maqedonia, Polonia dhe Rusia.
Sipas shtypit vendas Qendra e Mbështetjes Arsis, për vitin 2008 ka strehuar në institucione përkatese 211 fëmijë rrugësh të moshës 14 vjeç, nga Shqipëria, Romë, si dhe fëmijë myslimanë grek të Trakis. Në stacionin trenit në Manastirak dhe disa metra larg sheshit Sintagma, gjen sot fëmijë të vegjël shqiptar 10-12 vjeç, të detyruar nga familja dhe rrjeti shfrytëzues punojnë, lypin dhe shesin lule në taverna kafene e kudo.
Në Athinë zhduken 300 fëmijë çdo vit
Sipas Departamentit të policisë greke, zhduken çdo vit rreth 300 fëmijë. Nga viti 1993 deri më sot janë larguar nga shtëpitë e tyre 3400, prej tyre, u gjetën 2659, ndërsa 728 kërkohen akoma. Megjithatë, kërkimi për prindërit nuk është detyrë e lehtë, për shkak të mungesës së organizuar të zhdukjeve të miturve dhe përdorimit të pamjaftueshme të teknologjive të reja dhe të internetit. Ndryshe nga jashtë Greqisë, ku dhjetra e organe shtetërore veprojnë në disa ëebsite, në Greqi vetëm një organizatë merret me fëmijët e humbur. Por, policia nuk ka bërë akoma të mundur të japë njoftim në faqen e internetit për figurat e fëmijëve.
Në 9 muaj, 65 fëmijë të zhdukur
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Rendit të Greqisë bëjnë fjalë se vetëm për nëntë muajt e parë të vitit të kaluar( 2005), u zhdukën 65 fëmijë të moshave 6-12 vjeçar, ose në çdo muaj 6 fëmijë të zhdukur (rrëmbyer), ku deri me sot nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre. Nga viti 2000 deri në nëntor të vitit 2005 janë zhdukur 3.000 fëmijë.
Tre janë arsyet që fëmijët zhduken dhe bien në kthetrat e mafies.
-Më e rëndësishmja për mafien është shitja e tyre në klinika private, ku atje u merren organet e brendshme, si zemra, veshka, sy etj.
-Hedhja e fëmijëve në rrugën e prostitucionit, ku dhe fitimet janë nga më të mëdhatë.
-Adoptimi i fëmijëve kundrejt një shume të madhe nga familjet që nuk kanë mundësi të kenë fëmijën e tyre. Italia dhe Holanda mendohet se jane epiqendra e kësaj makabre në bashkëpunim me mafiet shqiptare, bullgare, polake dhe bullgare, ku në qendra të ndryshme klinike bëhen edhe operacionet ku u merren organet e porositura.
Vetëm 90 fëmijë u kthyen pranë familjeve
Zhdukja misterioze në "Agjia Varvara" tregoi se ajo nuk ishte e gatshme për të pritur kaq të madh fëmijësh, pasi nuk u mbështet me programe të veçanta nga vetë shteti grek, ku dhe nuk solli një gjë pozitive ashtu siç ishte menduar. Përsa i përket të ardhmes ky rast tregon se kjo shtëpi tregoi se nuk ishte një shtëpi pritje në mbrojtje të jetës së fëmijeve, por në fakt ishte një "shtëpi" ikje, nga ku zhdukeshin pa lënë gjurmë çdo ditë fëmijë të moshave 6-12 vjeçare. Autoritetet greke i kishin të gjitha mundësitë për të parandaluar këtë fenomen, por siç duket interesimi i tyre u pa që në fillim kur këta refuzuan për të lënë tek porta e "shtëpisë së fëmijës" një polic, pasi roja civil kishte kohë që kishte dalë në pension, ndërsa sot nuk bëjnë përpjekje për të nisur hetimet etj.
Nga organizata ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Terres des Hommens” në raportin e saj me temën, “The Trafficking of Albanian Children in Greece”, në tabelën e mëposhtme raportohet se nga 661 fëmijë që u strehuan në këtë "varrezë shtëpi", autoritetet greke kthyen pranë familjeve të tyre vetëm 90 fëmijë. Këto të dhëna dolën nga raporti i organizatës ndërkombëtare "Terres Des Hommens".
Greqi –Shqipëri, në mes emigrantët…
Ministrja e Jashtëme e Greqisë, znj. Dora Bakojanis me Presidentin Shqiptar z. Bamir Topi
gazeta Tribuna
23 shtator 2005
Grekët e dine shumë mire se kushdo tjetër se çdo të thotë jetë emigracioni dhe kurbeti, dhe kjo ruhet ende në kujtesen e tyre. Greqia e sotme është krejtësisht e ndryshme nga ajo e dekada 60-70-të, nga një eksportues I madh emigrantësh, u shndrua në një vend me fluks të madh importues dhe shfrytëzues emigrantësh.
Sot, kalimi I shoqërisë vendase në “shoqëri multikulturore” nuk ishte I thjeshtë dhe as kalimtar ashtu siç mendohej, por e gjeti shoqërinë vëndase fare të papërgatitur për të jetuar sëbashku me të huajt.
Politika jo e drejtë e shtetit grek ndikoi negativisht në popull. Niveli i ulët i populates,reflekset frikësuese të mbarsura nga media, përshtypja se emigracioni është një fenomen fatkeqësie kombëtare, ndikojnë në krijimin e një mentaliteti ksenofob, gjë që secili prej nesh e ndesh përditë.
Mendojmë se ishte pasojë e këtij ndikimi si e mangësive në aparatin administrative shtetëror, fakti që një sere masash dhe ligjesh, të konsiderohen nga organizmat ndërkombëtare si jo rezultative, pa zgjidhje për emigrantët e izoluar prej vitesh në këtë vend demokratik, në djepin ku lindi demokracia…
Kryeministri I sotëm Karamanli kur ishte në opozitë kishte kritikuar Simitisin, kryeministrin e mëparshëm se: “Duhet respekt nga të gjithë për emigrantët, duam një politikë njerëzore e të kohës, të hapur ku të respektohen e të mbrohen të drejtat…”. Po edhe pas ndryshimit të pushtetit, emigrantët ishin, janë dhe mbeten jo vetëm pengje të politikës, por edhe viktima të tij.
Një fuqi e madhe, por e izoluar
Në këto 15 vite që ndodhen në Greqi emigrantët përbëjnë një force të madhe pune, më kryesorja me kosto të ulët, që japin kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Greqisë. Ata gjithashtu përbëjnë 7.1 për qind të çpopullsisë së Greqisë, ndërsa në këtë shifër përfshihet edhe një brez I dytë emigrantësh, fëmijët që u linden dhe u rritën këtu, në këto 15 vite të emigracioni.
Lind pyetja: - Si ka mundësi që në Greqinë demokratike të izolohen një pjesë kaq e konsiderueshme e popullsisë, që kontribuon jo vetëm me punën e vet, por edhe me pagimin e taksave? Të izoluar për të shkuar në atdheun e tyre, të izoluar nga shoqëria, të izoluar në të drejtat sociale dhe politike që garantojnë integrimin thelbësor dhe pjesmarrjen e organizuar të emigrantëve në shoqërinë greke.
Pse vallë politika u ndalon emigrantëve integrimin social, që këta të kenë mundësi të integrohen në mënyrë funksionale në shoqërinë greke, gjë që garanton barazinë dhe mirkuptim të ndërsjelltë, të cilat përbëjnë themelin e vetëm për një shoqëri të sigurtë. Ka ardhur koha që sistemi politik në Greqi duhet të ketë qartë se integrimi social i emigrantëve nuk është një kuptim apo një shprehje e thjeshtë, pasi ka të bëjë me fatin e familjeve të qindra e mijra emigrantëve. Mbi të gjitha për këtë duhet krijimi i infrastrukturave të përcaktuara qartë, funksionimi i programeve mbështetës duke investuar për të ardhmen. Janë këto investime thelbësore që duhen bërë për një të ardhmen e një Greqie multikulturore. Integrimi i emigrantëve varet në radhë të pare nga vetë integrimi i politikës së Greqisë duke mos përjashtuar edhe atë të privo
Çështja e politikave të emigracionit i përket edhe Shqipërisë
Emigrantët janë njerëz që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e Jashtëme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinjë deri tash ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen e masave policore në rruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përball varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm, nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë.
E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjestar e popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vëndi, të jenë të bashkuar dhe jot ë veçantë.
Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot ka dale humbur në raport me vëndet e tjera të botës. Forca dhe uëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut etj, kanë qenë të pafuqishme për të kërkuar llogari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo ndodhur.
Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinjë Helen. Shteti shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, në se u sigurohen të drejtat që u takojnë në konformë të ligjit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kjo gjë është më e llogjikshme dhe një sjellje normale për çdo qeveri që ka jashtë territorit njerzit e tij. Shqipëria duhet të ndërrojë mentalitetin për të kuptuar se emigracioni shqiptar është një problem mbarëkombëtar dhe jo aspak partiak…
Duhet sa nuk është vonë të hedhë hapin e pare për të marrë parasysh vullnetin politiktë emigrantëve, se në njëkohë kur zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, shqiptarët pa dyshim duhet qëtë japin votën e tyre e të mos privohen nga kjo e drejtë. Kjo gjë do të zgjidhej për së miri sikur emigrantëve t’u krijiheshin kundër votimi pranë përfaqësive tona dipllomatike kudo që ata janë, pasi kjo më shumë se kurrëdo të rrisë ndërgjegjën kombëtare, interesimin, besimin në vlerat tona.
Shqipëria nuk duhet që të jetë në hartë vetëm gjeografikisht një pjesë e Europës, por duhet të ndjejë se është e denjë për të…
Europa, një këmbanë tjetër për emigrantët
Publikuar më 16 dhjetor 2005
Gazeta “Tribuna”
Emigracioni sa vjen dhe po bëhet një problem nga më kryesore në axhentën ditore në Bashkimin Europian. Strategjia e saj për parandalimin e emigracionit ilegal, si ndihmë ekonomike vendeve nga emigrojnë, rruajtja e kufujve të përbashkëta, si dhe masa të tjera të kësaj natyre, akoma nuk ka bërë të mundur për të gjetur një rrugëdalje këtij problemi jetik.
Në francë, pak ditë pas revoltave të nëntorit, ministri i brendshëm Nikola Sarkozi ka kritikuar Italinë dhe Spanjën që ligjet e tyre të emigracionit të jenë të ashpra në proçesin e legalizimit në mënyrë që ti pritet rruga legalizimit të emigrantëve.
Strategjia “Bibla Jeshile”, një këmbanë tjetër për emigrantët
Më 11 janar të vitit 2005, Komisioni Parlamentar i BE-së, lidhur me emigracionin paraqiti një “strategji “ të ashtuquajtur “Bilba Jeshile” me qëllim debati ndërmjet vendeve anëtare, për të detajuar një ligj të veçantë për emigrantët e ardhur nga vëndet e “botës së tretë”. Strategjia europiane “Bibla Jeshile” do të japë rezultate përfundimtare në fund të këtij viti, pasi të kenë përfunduar bisedime përfundimisht duke iu përmbajtur në thelb Konventës së Hagës.
Qëllimi i kësaj strategjie mbarëeuropiane është që të gjëndet një rrugëdalje për emigrantët të cilët duan që të punojnë në Europë, por një problem i madh për “strategët” e strategjisë është dhe mbetet se në ç’mënyrë do të organizohen emigrantët, cila rrugë është ajo që do t’i integrojë këta në shoqërinë vendase. Ç’duhet bërë që këta njerëz të një kategorie tjetër të ndihen mirë në Europë, si dhe për t’u siguruar të drejtat e tyre.
Eurodeputeti gjerman Aleksandër Alvaro lidhur me këtëstrategji është shprehur se: “qëllimi kryesor është që këta njerëz të kenë mundësi për të ardhur në rrugë legale dhe për të mos rënë në duart e njerëzve shfrytëzues dhe trafikut të paligjshëm. Në këtë mënyrë ne duhet të bëjmë kufijtë tanë të pakapërcyeshëm kundër njerëzve të cilët tentojnë të futen ilegalisht në Europë”.
Zerve AnaV, president i organizatës ndërkombëtare për emigracionin: “Europa duhet të ketë programe për emigrantët e paligjshëm. Duhet të jemi në gjendje për t’i ndihmuar në vendet e tyre. E gjithë europa, ashtu si çdo vend duhet të kundërveprojë në këtë mënyrë...”
Një “politike e re” për emigracionin
Emigracioni në teori nga njera anë përmban një numër të pallogaritshëm ligjesh e qarkoresh të njëpasnjëshme, reforma, studime marrje masash për arsye të ndryshme në përshtatje të interesave të çdo vëndi , si e si për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Ligjet e legalizimit për emigrantët që jetojnë në Bashkimin Europian nga një vënd në tjetri nuk kanë asnjë ngjashmëri ndërmjet tyre, ku në shumë prej tyre ligjet janë bërë një pritë e pakapërcyeshme për emigrantët, ndërsa në disa vënde të tjera jo.
Ndërsa nga ana tjetër në praktikë është shumë i ashpër dhe me përmasa konkrete. Vjet në Itali në ishullin Lambetuza protestuesit emigrantë dhe vendas shprehën pakënaqësinë për ngritjen e një kampi përqëndrimi të qindra emigrantëve të paligjshëm. Kampe të tilla ka propozuar në parlament dhe Gjermania. Kohët e fundit në shumë vënde anëtare të Bashkimit Europian ku bën pjesë edhe Greqia, ligjet e legalizimit janë ashpërsuar në atë mënyrë, ku zor se mund të gjendet filli i zgjidhjes, jo se është e vështirë po shumë vënde u intereson mbajtja e emigrantëve të paligjshëm.
Në vitin 2000 në Gjermani në një vend ekonomikisht të fortë është hedhur ideja se përsa i përket emigrantëve ekonomik në këto vënde janë mirëpritur ata njerëz për të cilët ka nevojë ekonomia. Kjo ide u përqafua si nga Greqia, Anglia si dhe ndonjë vënd tjetër. Në mars të 2005, kryeministri i Anglisë Toni Bler në parlamentin vendas tha se :“duhet të kemi një politikë të re kontrolli për emigracionin, të shikojmë se çfarë interesi i sjell Anglisë. Duhet të ketë një kontroll të rreptë kundër emigracionit të paligjshëm, por në të njëjtën kohë na duhen disa njerëz për të punuar në këtë vënd, për të ndihmuar ekonominë” përsa i përket problemit të emigracionit Anglia po ndjek të njëjtën praktik me atë të Francës.
Kryeministri francez Zhan Pier Rafaren ka deklaruar se së shpejti do të marrë një inisiativë lidhur me një reformë të re për emigracionin. Në këtë vënd, një martesë me vendasit ndikonte që të jepej menjëherë leja e qendrimit, por edhe këtu ligji gjen zbatim me një ashpërsi të theksuar, duke i veçuar emigrantët nga shoqëria vëndase.
Në Europën Veriore, në Danimarkë që prej dy vjetësh zbatohet ligji i legalizimit për emigrantët, si një nga ligjet më të ashpra të Europës. Emigranti për të marrë një leje qëndrimi me afat 7 vjeçar duhet që patjetër të ketë shtëpinë e tijë të përhershme, të ketë të ardhura standarte në familje, gjithashtu të ketë si garanci një shumë prej 8.000 euro. Por, sikur të mos mjaftojë kjo emigrantët duhet që të tregojnë se marrëdhëniet e tyre me këtë vend janë më të forta se me çdi vend tjetër. Por, kjo gjë nuk ndodh me Suedinë e cila në këtë drejtim është më liberale dhe luan një rol pozitiv në zgjidhjen e problemeve të emigrantëve.
Çdo vit me vendim të qeverisë në Itali jepen leje për emigrantët, ku vitin e kaluar u dhanë për emigrantët që vinin nga vendet jashtë Bashkimit Europian rreth 80.000 leje, ndërsa më 2003 u legalizuan afërsisht 700.000 emigrantë. Në këtë vend sot janë legalizuar rreth 2.6 milionë emigrantë, baraz kjo me 4.6 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Papunësia sot në Gjermani kap shifrën rreth 5.5 milionë njerëz. Nga 1 janari i këtij viti u jepet përparësi emigrantëve dhe fëmijëve e prindërve të tyre, të cilët janë me arsim të lartë dhe kryesisht zotërojnë mirë teknologjinë në fushën e kompjuterizmit. Në vitin 2000-2003, lejet e lagalizimit kishin karakter pesëvjeçar, ku u ndalohesh pjestarëve të tjerë të familjes që të punonin.
Edhe Greqia ka problemet e saja në këtë drejtim , ku edhe sot ajo ende nuk po gjen një rrugëdalje.Reformat dhe ndryshimet e herëpashershme të ligjeve kanë treguar se proçesi i legalizimit po dështon për emigrantët e paligjshëm. Një fakt është se deri tani janë futur në proçesin e legalizimit afërsisht 8-10 për qind e emigrantëve ku llogaritet se janë rreth 300.000, në një kohë kur problemet e emigrantëve të ligjshëm sa vinë dhe po bëhen më të vështira përball aparatit burokratik vendas.
Mënyrat dhe kushtet e legalizimit, ensimat, intervista përpara një komisioni i cili do të vendosë fatin e këtij emigranti për t’u, kushtet e ndryshme për bashkimin familjar, si dhe për hapjen e një biznesi duhen që të kesh mbi 60.000 euro, tregojnë qartë se emigrantët, jo vetëm që nuk janë të njëjtë e të barabartë me vendasit, por ndodhen në një shkallë akoma më të ulët, në një kohë kur vetë këta po mundohen të integrohen në jetën e përditëshme.
Europa të mos mbyllë sytë, kur duhet të shohë të vertetën
Vendet e BE-së, e kanë të qartë se studimet e njëpasnjëshme të tyre kanë nxjerrë në drttë se “Kështjellës së Plakur Europiane” në vitet e ardhëshme i duhen miliona krahë pune, jo vetëm për rinimin e moshës së popullit, por këta emigrantë të derdhin miliarda para për të mbajtur gjallë sigurimet shoqërore për pensionet e tyre. Kjo strategji e strategëve ekonomikë sot mbizotëron mbi ata politikë, duke detyruar Europën të mbyllë sot para të vertetës.
Europa i mbyll sytë e saj, në një kohë kur duhet të shohë të vërtetën, pasi e verteta, siç theksojnë specialistët e ekonomisë, është se Europës i duhen më së fundi emigrantë nga çdo fushë e specialiteti.
Pse heshtet akoma per zhdukjen e 1245 femijeve shqiptare ne Greqi?...
Institucioni shteteror i femijeve "Agias Varvara" ne Athine
gazeta,
Koha Jone E Diele, 08 Shkurt 2009
Shqiperia vazhdon te mbetet nje shtet i pafuqishem ne Evrope, sa i perket mbrojtjes se vecante te femijeve, edhe pse per kete qellim ka institucione dhe dikastere perkatese. Nga te dhenat e publikuara ne Strategjine Kombetare per Femijet, mesojme se 4.000 femije jane larguar nga Shqiperia drejt emigracionit klandestin te pa shoqeruar nga prinderit. Nga keta 3.000 drejt Greqise dhe 1.000 Italise, nje numer i madh per Shqiperine.
Nga ana ligjore shikojme se, ligji Nr.3920 i dates 21/11/64 u jep nje mbrojtje te vecante dhe njekohesisht nje perkrahje femijeve te emigranteve. Nga ana tjeter, ne aspektin ligjor per te drejtat e femijeve ne Shqiperi thuhet se, femijeve u garantohen te drejtat e tyre me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ne nenin nr.54, i cili sanksionon: Femijet kane te drejten e nje mbrojtje te vecante nga shteti. Po a mjaftojne keto vetem per t'i pasur ne leter?
Shteti ne asnje menyre nuk mund te vecoje femijet e vet, si brenda vendit ashtu edhe jashte truallit te tij, sa i perket mbrojtjes ne aspektin ligjor. Asnje institucion shqiptar nuk di sakte numrin e femije shqiptare te larguar ne rruge te paligjshme drejt emigracionit (te rrembyer, dhene me qera nga familja per te punuar lypes rrugesh, prostitucion etj). Politika shqiptare kur ndeshet perball ketij problemi social, gjithmone ka qene per t'i minimizuar gjerat, por faktet ja me tronditese.
Shqiperia duhet te kerkoje shpjegime shtetit helen perse nuk njoftohej ambasada shqiptare ne Athine, si dhe perse sot nuk eshte bere e mundur akoma gjetja e tyre. Shteti shqiptar me heshtjen e tij duket se ka ndermend ta mbylle kete problem, po te njejten gje po kerkon te beje edhe shteti fqinje. Ne Shqiperi asnje institucion perkates nuk ka marre rrugen drejt vendeve ku kane emigruar femijet ne rruge te paligjshme, per te verifikuar se a ndodhen sot ne jete.
Trafiku i femijeve, OKB akuzon Greqine
Organizata e Kombeve te Bashkuara akuzon Greqine per zhdukjen e 500 femijeve shqiptare nga qendrat greke te mbajtjes se te miturve. Sipas Raportit te publikuar dje, shteti grek ka mbledhur rreth 600 femije ne qendren "Aghia Varvara" dhe nga kontrollet ka rezultuar se 500 prej tyre jane zhdukur pa lene gjurme. Ne raport jane permendur edhe raste ku eshte verejtur perdorim i tepruar i dhunes dhe i armeve te zjarrit nga policia dhe rojet kufitare greke, ndaj shtetasve shqiptare. Madje ne disa raste, policia dhe rojet kufitare greke kane kryer edhe vrasje te pamotivuara si dhe abuzime seksuale ne ngarkim te shtetasve shqiptare. Raporti ne fjale eshte perpiluar nga Grupi Grek i Helsinkit dhe eshte paraqitur para Komitetit te Organizates se Kombeve te Bashkuara kunder Tortures."Komiteti eshte i shqetesuar per abuzimet e vazhdueshme te policise dhe rojeve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptare. Ne kemi verejtur raste te perdorimit te tepruar te dhunes, armeve qe perfshijne edhe vrasjen e shtetasve shqiptare, por edhe abuzime seksuale. Per kete gje me shume pergjegjes jane rojet kufitare greke",- thuhet ne raportin e Grupit Grek te Helsinkit.
Sipas tij, disa nga shifrat jane fshehur nga shteti grek. Raporti i publikuar dje nuk ka paraqitur raste konkrete te dhunes, vrasjeve ose abuzimeve seksuale qe jane ushtruar mbi shtetasit shqiptare nga autoritetet greke. Ne raportin e tij, komiteti shpreh shqetesimin edhe ne lidhje me nje numer te madh femijesh shqiptare qe jane zhdukur ne Greqi. "Sipas materialeve te siguruara nga Grupi Grek i Helsinkit, gjate periudhes 1998- 2003 nje numer i madh femijesh jane marre nga autoritetet greke dhe jane vene nen kujdesin e shtetit. Ne vecanti ne jemi shqetesuar per rreth 600 femije qe jane derguar ne qendren e "Aghia Varvaras", ku me pas 500 prej tyre jane zhdukur pa lene gjurme.
Ne kete rast, nuk ka pasur asnje hetim nga ana e autoriteteve gjyqesore greke" Organizata Terres Des Hommens (Toke per njerezit), ne Greqi ka studiuar dhe vezhguar per me se dy vjet trafikun e paligjshem te femijeve nga Shqiperia per ne Greqi. Nga te dhenat e kesaj organizate del se vetem nga rrethet e Elbasanit dhe Korces u futen te paligjshem per ne Greqi 3.800 femije, ku 1.245 prej tyre nuk u gjeten me kurre. Vetem 15% prej tyre, pra 570 shpetuan nga kthetrat e mafies, ndersa 1.986 te detyruar per te punuar ne pune te tjera. Perfundimisht organizata thekson se vetem nga trafikimi klandestin i femijeve nga rrethet Elbasan dhe Korce kane humbur gjurmet 1.245 femije.
Ne muajin nentor te vitit 2005 Kombet e Bashkuara, nepermjet perfaqesuesit Zam Migel Petit, i dhane Greqise nje raport tjeter prej 24 faqesh rreth problemit te femijeve. Po vend per kritika ka dhe per Shqiperine e cila tregohet e gatshme per te bashkepunuar me qeverine e Greqise dhe deri me sot nuk ka bere te mundur bashkepunimin reciprok. Po me gjithe kritikat e bera nga organizmat nderkombetare te dy vendet ende nuk po gjejne gjuhen e perbashket per te filluar hetimet, ne nje kohe kur numri i femijeve shqiptar nuk eshte i vogel. Drejtesia vendase eshte mjaftuar vetem te dhenat e kritikat e organizmave nderkombetare, por ne te kunderten ka vepruar Avokati i Popullit grek. Ky fenomen sa vjen dhe shtrihet gjithnje e me shume, dhe per kete eshte e nevojshme bashkepunimi i organizmave te ndryshme ndermjet shteteve, me qellim qe femijet t; gjenden dhe te kthen per andej nga u grabiten...
Avokati i Popullit, deshmitaret nuk u derguan ne Greqi
Ne nje raport te Avokatit te Popullit mesojme se i ka derguar nje informacion (23/03/2006), per sugjerim Ministrise Puneve te Jashtme dhe Ministrise se Brendshme, si dhe Prokurorise se Pergjithshme, per te bere te mundur qe te dergohen ne shtetin helen si deshmitare ( 4 femije te humbur), ne shtepine e Femijes "Agia Varvara" Singru 221 ne Athine. Behet fjale per deshmitare te kerkuar nga Prokuroria e Pergjithshme te Greqise, por me gjithe interesimin e Avokatit te Popullit, deshmitaret nuk u derguan nga shteti shqiptar. Behet fjale per skandalin me te madh qe ka ndodhur ndonjehere ne shtetin fqinje, ku ne kete institucion shteteror, u zhduken gjate viteve 1998-2002, pa asnje gjurme 502 femije, ku 84 per qind ishin shqiptar. Ky shqetesim u pa vetem tek Ermir Dobjani, Avokati i Popullit, ndersa per shtetin shqiptar as nuk u vu uji ne zjarr. Edhe takimet e mevonshme te Avokatit te Popullit, me koleget e tij ne Greqi, tregojne se ky institucion nuk do te heshte perball ketij skandali te turpshem. Nje problem shqetesues mbetet dhe eshte, perse shteti yne nuk ben detyren qe ka ne mbrojtjen e femijeve, ne mbrojtjen e shtetasve te tij.
Ambasada Shqiptare, nuk jane 480 te humbur por vetem 12-te
Ne ambasaden tone ne Athine, nje vit me pare mesova nga personi perkates A.L, se te ashtuquajturit te zhdukur ishin vetem 12, dhe jo aq sa thuhet ne raportin e OKB. Kjo tregon se vendi jo vetem qe nuk ka asnje informacion te sakte, por as qe do te mesoje realitetin nepermjet organizatave te huaja. Faktikisht mbahen akoma femije shqiptare ne disa institucione, ku per kete as qe lajmerohet ambasada jone. Por edhe kur ajo lajmerohej me anen e OKB, dhe ne menyra te ndryshme nuk merrte mundimin per zgjidhjen e problemit. Femijet Afrim Duda nga Kavaja dhe Seit Hajdari nga Tirana ishin rrembyer e sjell me force ne Greqi per t i hedhur ne rruget e semaforeve si lypes, por edhe pse kishin kaluar dy jave qe ambasada shqiptare ne Athine ishte lajmeruar me te gjitha te dhenat kjo nuk kishte marre asnje veprim konkret per njoftimin e familjeve te tyre, Theofani Rasvani, drejtoreshe e Organizmit Kombetar te Ndihmes Shoqerore, ka thene se, gjate 11 muajve te pare te vitit 1999, megjithese shqiptaret perbenin 99 per qind te numrit te pergjithshem u lidhem vetem me dy familje shqiptare.
OKB akuzon Greqine
(Nentor 2003 )
Organizata e Kombeve te Bashkuara akuzon Greqine per zhdukjen e 500 femijeve shqiptare nga qendrat greke te mbajtjes se minoreneve. Sipas Raportit te publikuar dje, shteti grek ka mbledhur rreth 600 femije ne qendren "Aghia Varvara" dhe nga kontrollet ka rezultuar se 500 prej tyre jane zhdukur pa lene gjurme. Ne raport jane permendur edhe raste ku eshte verejtur perdorim i tepruar i dhunes dhe i armeve te zjarrit nga policia dhe rojet kufitare greke, ndaj shtetasve shqiptare. Madje ne disa raste, policia dhe rojet kufitare greke kane kryer edhe vrasje te pamotivuara si dhe abuzime seksuale ne ngarkim te shtetasve shqiptare.
Raporti ne fjale eshte perpiluar nga Grupi Grek i Helsinkit dhe eshte paraqitur para Komitetit te Organizates se Kombeve te Bashkuara kunder Tortures."Komiteti eshte i shqetesuar per abuzimet e vazhdueshme te policise dhe rojeve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptare. Ne kemi verejtur raste te perdorimit te tepruar te dhunes, armeve qe perfshijne edhe vrasjen e shtetasve shqiptare, por edhe abuzime seksuale. Per kete gje me shume pergjegjes jane rojet kufitare greke",- thuhet ne raportin e Grupit Grek te Helsinkit. Sipas tij, disa nga shifrat jane fshehur nga shteti grek.
Raporti i publikuar dje nuk ka paraqitur raste konkrete te dhunes, vrasjeve ose abuzimeve seksuale qe jane ushtruar mbi shtetasit shqiptare nga autoritetet greke. Ne raportin e tij, komiteti shpreh shqetesimin edhe ne lidhje me nje numer te madh femijesh shqiptare qe jane zhdukur ne Greqi. "Sipas materialeve te siguruara nga Grupi Grek i Helsinkit, gjate periudhes 1998- 2003 nje numer i madh femijesh jane marre nga autoritetet greke dhe jane vene nen kujdesin e shtetit. Ne vecanti ne jemi shqetesuar per rreth 600 femije qe jane derguar ne qendren e "Aghia Varvaras", ku me pas 500 prej tyre jane zhdukur pa lene gjurme. Ne kete rast, nuk ka pasur asnje hetim nga ana e autoriteteve gjyqesore greke".Femijet mbaheshin pa dijenine[ e shtetit shqiptarFemijet shqiptar mbaheshin ne keto institucione te izoluar pa dijenine e shtetit shqiptar, dergoheshin dhe izoloheshin me urdher te prokurorit te femijeve.
Edhe pse ky institucion kishte karakter shteteror te habit, duke pare se me cfare lehtesie u zhduken 500 femije. Koha e mbajtjes se femijeve ishte e pakufizuar, ne nje kohe kur duhej te lajmerohej perfaqesia shqiptare. Greqia ka pergjegjesi jo vetem per te dhene llogari se ku kane vajtur, ose ku kane perfunduar keta femije, po ajo duhet te pergjigjet perse nuk ka lajmeruar shtetin shqiptar per mbajtjen e tyre si dhe per zhdukjen misterioze. Te gjitha keto ndodhnin ku ne Greqi zbuloheshin grupe trafikantesh te organesh te brendshme te femijeve.Vetem ne kater muajt e pare te inaugurimit ne kete shtepi, nga 84 femije qe jetonin, 80 ishin nga Shqiperia. Me 7 dhjetor 1998, midis Ministrise se Rendit dhe Ministrise se Shendetesise bihet dakord qe te ngrihet nje organizem i karakterit kombetar, ndihmes per femijet e rrugeve. Nderkohe, dhjete muaj me vone po ne Ministrine e Rendit, organizohet nje takim per hapjen e programit me pjesemarrjen e shume personaliteteve te tjera, me qellim qe te ndihmohen nga Ministria e Shendetesise keta femije, persa kohe te qendrojne ne Greqi. Nje ide kjo aq e mire, pasi femijet e kapur nga policia, tani e tutje nuk do te qendronin me ne dhomat e ndalimit ne polici, por do te trajtoheshin ne menyre njerezore dhe te kontrolluar, gjithashtu kujdesur nga vete dora e Shtetit...
Lidhja me ambasaden behej nepermjet OKB-se
Ndoshta e pabesueshme, por eshte nje realitet. Nje realitet per te cilen askush nuk mund ta mohoje. Kete gje e ka faktuar ish drejtoresha e Shtepise se Femijes "Agia Varvara", Ana Kuri, per te cilen pata fatin qe te bisedoja nga afer. Per nje bashkepunim ndermjet dy vendeve, Ana Kuri, (ish-drejtoresha e Agias Varvara) eshte shprehur se lidhja me ambasaden shqiptare behej nepermjet OKB. Ka shume raste qe femijet shqiptare, pasi shoqerohen nga policia perkatese per ne Shqiperi, lihen ne kufi ne meshire te fatit. Edhe pse Shteti Shqiptar ka njoftim, nuk merr masat e duhura per t'i pritur, megjithese ne Tirane ka nje zyre perkatese ende nuk eshte bere e mundur lidhja direkte me te. Per femijet shqiptare, nuk kemi ndonje program te vecante. Por edhe kur lajmerohej personeli perkates i ambasades sone ne Athine, kishte nje indiferentizem dhe nuk vepronte sipas ligjit, per rikthimin e femijeve prane familjeve te tyre.
Nga organizata nderkombetare ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut, Terres des Homes ne raportin e saj me temen, The Traffiickking of Albanian Chil dren in Greece, ne tabelen e meposhtme raportohet se nga 661 femije qe u strehuan ne kete "vareze shtepi", autoritetet greke kthyen prane familjeve te tyre vetem 90 femije. Keto te dhena dolen nga raporti i organizates nderkombetare "Terres Dess Homes".
- U larguan 5022 U dhane familjeve te tyre 903
- U transferuan ne vende te tjera 474
- U debuan nga policia per ne vendet e tyre 225
- Numri i pergjithshem i femijeve 66
- Ne 9 muaj, 65 femije te zhdukur
Te dhenat zyrtare te Ministrise se Rendit se Greqise bejne fjale se vetem per nente muajt e pare te vitit te shkuar ( 2005), u zhduken 65 femije te moshave 6 -12 vjecar, ose ne cdo muaj 6 femije te zhdukur ( rrembyer), ku deri me sot nuk eshte gjetur asnje gjurme e tyre. Nga viti 2000 deri ne nentor te vitit 2005 jane zhdukur 3.000 femije.
Tre jane arsyet qe femijet zhduken dhe bien ne kthetrat e mafies.
-Me e rendesishmja per mafien eshte shitja e tyre ne klinika private, ku atje u merren organet e brendshme, si zemra, veshka, sy etj.
-Hedhja e femijeve ne rrugen e prostitucionit, ku dhe fitimet jane nga me te medha.
-Adoptimi i femijeve kundrejt nje shume te madhe nga familjet qe nuk kane mundesi te kene femijen e tyre.
Italia dhe Holanda mendohet se jane epiqendra e kesaj makabre ne bashkepunim me mafiet shqiptare, polake dhe bullgare, ku ne qendra te ndryshme klinike behen edhe operacionet ku u merren organet e porositura.
Vetem 90 femije u kthyen prane familjeve
Zhdukja misterioze ne "Agjia Varvara" tregoi se nuk ishte e gatshme per te pritur kaq te madh femijesh, nuk ishte e gatshme pasi nuk u mbeshtet me programe te vecanta nga vete shteti grek, ku dhe nuk solli gje pozitive ashtu sic ishte menduar.
Persa i perket te ardhmes ky rast tregon se kjo shtepi tregoi se nuk ishte nje shtepi pritje ne mbrojtje te jetes se femijeve, por ne fakt ishte nje "shtepi" ikje, nga ku zhdukeshin pa lene gjurme cdo dite femije te moshave 6 -12 vjecare. Autoritetet greke i kishin te gjitha mundesite per te parandaluar kete fenomen, por sic duket interesimi i tyre u pa qe ne fillim kur keta refuzuan per te lene tek porta e "shtepise se femijes" nje polic, pasi roja civil kishte kohe qe kishte dale ne pension, ndersa sot nuk bejne perpjekje per te nisur hetimet etj.
Nga organizata nderkombetare ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut, Terres des homes ne raportin e saj me temen, The Traffiickking of Albanian Chil dren in Greece, ne tabelen e meposhtme raportohet se nga 661 femije qe u strehuan ne kete "varreze shtepi", autoritetet greke kthyen prane familjeve te tyre vetem 90 femije. Keto te dhena dolen nga raporti i organizates nderkombetare "Terres Dess Homes".
Kur përçahet e majta, fiton e djathta.
Malaj ne Kallamate me emigrantet 26/06/2009
e martë , 11 gusht 2009
Tirana Observer
Sot më shumë se kurrë socialistët e kanë të detyrueshme të bëjnë atë që nuk bënë dje, duke u shkëputur me të djeshmen për të dalë nga errësira e sotme e getos. Së bashku të kenë një strategji bashkëpunimi për të ardhmen, të kenë një unitet brenda partisë së tyre, por mbi të gjitha edhe një bashkim të spektrit të majtë. Siç dihet përçarja e të majtës për së dyti herë ardhësi i dha fitoren të djathtës, në një kohë edhe pse këtë radhë u morën më shumë mandate në krahasim me atë të 2005.
Zgjedhja e kreut të ri brenda kampit socialist padyshim duhet që të rrisë besimin në krijimin e një krebiliteti të mëtejshëm përball elektoratit të tyre, me qëllim për të siguruar në të ardhmen fitoren e maxhorancës, pasi “filozofia Rama” nuk funksionoi ashtu siç duhej. Një nga figurat më të rëndësishme në PS, Arben Malaj, e sheh si një gjë konkrete dorëheqjen e Edi Ramës nga kryesimi i partisë, me shpresë kundrejt një platforme politike për bashkimin e së majtës. Edhe pse kanë kaluar një muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, socialistet brenda selisë rozë ende nuk po gjejnë vetveten, duke pritur me padurim kongresin e tyre si një zgjidhje vendimtare.
Të ndarë në dy klane të “mirët dhe të “këqijtë”, socialistët treguan se të “mirët” nuk mundën të ecin përpara, pasi nga prapa nuk i lënë të “këqijtë”, ndërsa këta të fundit nuk mund të bëjnë më shumë se më parë, sepse nuk i lënë të “mirët”. Por a mjafton kjo për partinë më të madhe opozitare? Zgjedhjet treguan karakterin moralo-politik të çdo partie, njëkohësisht treguan edhe vetë karakterin e drejtuesve të tyre. Treguan banalitetin e gjuhës së politikanëve, treguan kulturën individuale të tyre përballë elektoratit shqiptar, i cili në përgjithësi tregoi një nivel më të lartë se sa këta politikanë.
Fituesi nuk gjykohet dhe as kritikohet një lloj si humbësi...
Që të humbasësh në zgjedhje elektorale do të thotë që ke bërë një sërë gabimesh, po kjo humbje në asnjë mënyrë nuk të jep të drejtë të mbash peng një parti të tërë. Asnjë ligj apo statut partie nuk e lejon një gjë të tillë, të veprohet sipas qejfit e të mos jepet dorëheqje në rast humbje. As një parti kudo ndodhur nuk konsiderohet si një pronë personale dhe trajtohet si një çiflig familjar, por ja që kjo gjë ndodh në vendin tonë, pasi politika shqiptare në përgjithësi është e lidhur me korrupsionin. Entuziazmi dhe dëshira i popullit tonë, “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, sot duket si një diçka e pabesueshme, pasi politika i ka rrënjët tek e djeshmja. Populli shqiptar është i vetëdënuar që të durojë akoma edhe disa vite të tjera deri në ndërgjegjësimin e politikës, ku mungesa e një uniteti ndërmjet partive politike edhe kur vjen koha për interesat e kombit shqiptar ende nuk njihen në vendin tonë.
E majta për herë të dytë e shikon veten në opozitë në një kohë kur në mbarë Evropën kishin fituan të djathtët, për këtë shkuan në zgjedhje të papërgatitur, pa asnjë program zgjedhor me mendimin se mund të bëhej ndonjë shaka për të fituar. Socialistët brenda kampit të tyre i kishin të gjitha mundësitë që të bindnin jo vetëm simpatizantët e tyre, por edhe njerëzit e lëkundur. Por kjo nuk u bë pasi “Filozofia Rama i vetëm” drejt fitores dështoi, duke treguar se një bashkiak i mirë nuk mund të jetë dhe një politikan i mirë. Në selinë rozë pak janë ata që marrin kurajën dhe kritikojnë atë.
Arben Malaj nga të parët ka marrë përsipër përgjegjësinë morale dhe atë politike, duke luajtur një rol të rëndësishëm në çlirimin e plotë të partisë nga censura Rama, ndërsa Blushi shihet më tepër si një “zhurmues” në momente të caktuara. Islami del në skenë pas një muaji, ku pa bërë autokritikë personale del si një njeri kryesor “anti Ramë”. Tashmë të ndarë në grupe të aftë e të pa aftë, brenda PS në emër të një reforme e majta e re duket se diçka po lëviz. Të tjerët fshihen pas hijes së kryetarit duke mos marrë guximin për të kërkuar arsyet e humbjes. Dhe kjo është kolona e xhaketave të vjetra, është kolona e djeshme që nuk ka asnjë të përbashkët me pjesën më të madhe të PS. Është kjo kolonë që mban në censurë të plotë dhe peng PS. Është kjo kolonë që rrallë kanë folur ndonjëherë në altarin e Parlamentit kur duhej folur, ndërsa sot heshtin përsëri në një kohë kur nuk duhej heshtur. Vallë kjo është PS e sotme?
Konkretisht në Asamblenë e PS, Rama tregoi se nuk është një politikan me vizion të gjerë, por është një njeri që di të vendos diktate dhe të shpërfillë mbarë një parti, gjë që më parë nuk ka ndodhur kurë. Humbja në zgjedhje po ndikon tek vete kreu i PS, si edhe një humbje të logjikës me ideologjinë se fajtorë janë edhe komisionarët e tij duke i kërcënuar deri në penalizimin e tyre para drejtësisë. Abuzime të tilla në kurriz të elektoratit tregojnë se “filozofia Rama” ka një ngritje profesionale për të mos njohur humbjen dhe nxjerrë përgjegjësinë. Rama nuk pati njerëzillëkun në kohën dhe vendin e duhur, që të përshëndeste emigrantët e ardhur nga Greqia, të përshëndeste degën e PS në Greqi, të cilët dhanë ndihmesë e tyre në organizimin dhe dërgimin e dhjetëra autobusëve, si dhe të qindra mijërave emigrantëve.
Malaj: Në garë pa kushte
Malaj një ndër nga figurat më të njohura, si dhe më pak të përfolura të PS, duket qartë se është kandidati i vetëm deri në këto momente, më potent për të marrë në dorë frenat e partisë më të madhe në opozitë, ku do të ketë mbështetjen edhe të ish-liderit të kësaj partie të Fatos Nanos. Ish-ministri i Ekonomisë shqiptare Aben Malaj, po shihet qartë se mbetet një nga protagonistët që është futur në garë për kreun e PS.
Ndryshe nga të tjerët Malaj pretendohet si një kandidat i mundshëm për të marrë kreun, pasi më shumë se të tjerët ka cilësitë e një politikani evropian. Si një ekonomist me përvojë, me një gjuhë të moderuar Arben Malaj mund të jetë ndoshta politikani që i mungon sot kreut të PS,në vendosjen e një uniteti brenda dhe jashtë partisë së tij. Duke bërë një krahasim me të ndonjë kandidat tjetër, Malaj del në skenë si një politikan i plotësuar plotësisht, si një politikan i karakterit evropian. Së bashku me Ben Blushin janë të parët që po ngrenë zërin kundër Ramës për largimin e tij në zbatim të statusit të partisë.
Malaj ka një favor kundrejt Blushit pasi ky i fundit ka mundësi që të mos hedhë kandidaturën në qoftë se do të ketë përsëri përball Ramën. Malaj e ka nisur garën pa kushte brenda PS dhe për këtë ku ende nuk kanë përfunduar zyrtarisht përfundimet zgjedhore, ka kërkuar njohjen e humbjes nga Rama. Tashmë Malaj, po përbën për Ramën një dhimbje koke, po kjo nuk e shpëton atë, pasi humbja në zgjedhje i jep të drejtë Arben Males të kandidojë. Duke marrë parasysh çdo kosto politike brenda partisë Malaj me vendosmëri do të bëjë të pamundurën në të mundur për të pasur sukses. Bëhet fjalë se brenda kampit socialist ai do të ketë mbështetje edhe sikur të ketë përballë edhe vetë kreun e sotëm Ramën. Ai është i vendosur deri në fund pasi vetë statusi i partisë ja lejon një gjë të tillë, për të hedhur kandidaturën e për të marrë kreun. Duke pasur përballë edhe Ben Blushin, z. Malaj duket se do ta ketë të lehtë betejën për të fituar, duke marrë në konsideratë aftësitë e tija si një ekonomist e politikan.
Si një ekonomist nga më të mirët e vendit, si një figurë me zë politik brenda kampit, pritet që në të ardhmen të jetë ai që do të drejtojë PS, duke pasur mbështetjen e ish-liderit të kësaj partie të Fatos Nanos dhe shokëve të tij. Në media Malaj është shprehur se: "Vendimet e duhura në kohën e duhur, por ju garantoj vetëm një gjë që çdo angazhim do të jetë pozitiv për t’u bërë pjesë e maksimizimit të energjive pozitive që ka PS-ja në tërësinë e saj dhe jo si një garë individuale, për një sfidë individuale. Besoj që në politikë secili ka detyrimin të jetë aktiv dhe jo thjesht shikues lajmesh".
Toleranca dhe mënyra e komunikimit nga ana e Arben Malaj janë një plus që mund të luajë edhe një rol të rëndësishëm në pajtimin për bashkimin e të majtës së sotme të përçarë. Paralel me të Ben Blushi si një ish-ministër i Arsimit nuk ka rezultatet e ish-ministrit të Ekonomisë, në një kohë kur vendi ynë sot me krizën ekonomike ka nevojë më shumë për një kryeministër me profil ekonomik se sa një doktor apo piktor.
Rama luftë për të mbajtur pushtetin e kreut
Rama i djeshëm apo i sotëm, ndryshe nga Malaj me çdo lloj mënyrë mundohet të mbajë në krizë politike mbarë Shqipërinë, duke mbajtur peng rezultatin përfundimtar për mosnjohje të humbjes. Veprimi i tij njëanshëm cinik po ul nga dita në ditë imazhin e partisë së tij. Rama sot mundohet që të luftojë errësirën me të njëjtën monedhë dhe jo me dritë. Kjo tregon se gjatë gjithë karrierës së tij politike nuk mësoi se urrejtja nuk luftohet me urrejtje, por me dashuri. Për kreun e PS këto ishin krejt të huaja, pasi harroi nga vinte dhe nuk dinte se ku të shkonte, duke mos pranuar se në Demokraci njerëzit të zgjedhin të heqin për gabimet që bën.
Por një ide e re që shprehet për të ecur përpara duhet pranuar dhe jo shkatërruar, duke vrarë moralisht njerëzit për të cilën besojnë se kanë aftësi më të mira se Rama për të udhëhequr PS-në atje ku e meriton. Por kjo ide nuk duhet vrarë me logjikën humbëse se: “Jam akoma unë”. Kjo gjë i ngjan më shumë Kolombit i cili kur u nis, nuk dinte se ku shkonte dhe kur arriti, nuk dinte se ku ndodhej.
Në jetën politike Rama gabimisht u fut nga Nano, pasi për të politika ishte njëlloj si mbas thënieve të piktorit të madh me famë botërore Pikaso që, “Një pikturist bën atë çfarë shet, ndërsa një artist shet atë që pikturon”. Atij ju dhanë shumë shanse për të mësuar nga të tjerët, por më e mira për të, ishte largimi i tyre dhe vendosja e vetos nga ana e tij. Sot kreu socialist nuk di se ku ndodhet. Ai harron parimet më elementare të Demokracisë. Me idetë e tij mundohet të shmangë realitetin, pasi për të çdo gjë për të mbetet ashtu siç ishte më parë.
Njëkohësisht ai futet në rangun e atyre gjeneralëve, të cilët kur fitojnë betejën në luftë zor se mund të bëjnë paqe. Me shpresën e numërimit të disa kutive kreu socialist shtyn nga dita në ditë dorëheqjen e tij sipas statutit të kësaj partie, duke mbajtur peng moralin e partisë më të madhe të vendit. Sipas parimit: “Sa më shumë të jesh i heshtur, aq shumë dëgjon”, rreth tij janë mbledhur ata njerëz të cilët rrallë kanë folur në parlament, ose rrallë dolën për të bërë fushatë elektorale. Janë këta që fatkeqësisht që nuk dalin në skenë në rast humbje, por në hije brenda mureve të selisë rozë i bëjnë këshilla për të mos dhënë dorëheqje.
Me punën e tij si kryetar bashkie, Rama u bë njeriu më i dashur i shumicës, ndërsa në jetën politike si kryetar i saj, po humbet nga dita në ditë atë dashuri që kishte fituar në beteja për vite të tëra. Që të ngjitesh sipër në majën e suksesit politik duhet që të mos i shkelësh njerëzit që ke poshtë, pasi kur të zbresësh ata që i kishe poshtë do t’i kesh përballë. Rama erdhi në Shqipëri dhe u ngjit brenda një kohe të shkurtër me katapultë, ku brenda partisë nuk njohu termin e fjalës “UNITET”.
Me një strategji se marketingu është një profesion ku mund të bindësh njerëzit që të blejnë gjera që nuk duhen me para që nuk kanë, Rama u mundua shumë në fushatën elektorale, duke mos paraqitur në programin e partisë së tij asnjë gjë të re, duke ju larguar përfundimisht parimit se: Mos pyesni çfarë bën vendi juaj për ju, por pyesni çfarë mund të bënit ju për vendin tuaj”. Rama sot ka braktisur në një moment të pa përshtatshëm partinë e tij, duke bërë pushime personale nga shtet në tjetrin, në një kohë kur duhej të ishte sa më pranë.